venerdì, luglio 14, 2006

lunedì, luglio 10, 2006

thanie t'intelektualve oksidentalë për profetin e Islamit

Thanë n’Oksident për Muhametin



Muhameti: personazh tek i cili magjitë e sabeizmit
të hershëm e poezia orientale e fesë jahudite
u shkrinë për të prodhuar një nga poemat
më madhështore të njerëzimit: dominimin arab.

Honoré De Balzac (1799-1850)
Bambara, 1841



O kryetar i besimtarëve! Bota
Sapo të kuptoi, i besoi fjalës tënde.
Ditën që u linde një yll u lartua
E tre kulla të pallatit të Chosroe ranë!

Victor Hugo (1802-1885)
Légende des Siècles, IX, L’ Islàm.



Muhameti ishte i sinqertë,
ta bësh mashtrues është një kaptim i pandershëm.
Nuk ka gjasa që një njeri të mundet me fitue
besimin e bashkëkohësve në mënyrë, si të themi, aq të pakufishme…
Ishte njeri i pajisur me një personalitet të shkëlqyer,
një kasnec që na pasuroi me përqasje mbi të Panjohurën, mbi Pafundësinë.


Thomas Carlyle (1795-1881)
On the Heroes of Histiory, 1840.


Duhet të pranojmë se nxori gati të gjithë Arabinë
nga idhujtaria, mësoi njësinë e Zotit…
Kollaj të kuptohet sesi një fe kaq e thjeshtë dhe e urtë
e mësuar nga një burrë kurdo fitimtar ka nënshtruar
një pjesë të tokës…
Feja e tij është e urtë, e rreptë, e dëlirë, njerëzore:
E urtë sepse nuk bie në marrëzinë e të dhënit Zotit ortakë,
e pse nuk ka mistere; e rreptë pse ndalon bixhozin, venën, likeret e forta, dhe urdhëron lutjen pesë herë në ditë…
Shtojini këtyre cilësive edhe tolerancën.


Voltaire (1694-1778)
Oeuvres completes



Muhameti qe princ; bashkoi rreth vetes bashkëatdhetarët e tij.
Në pak vite Myslimanët e tij pushtuan gjysmën e botës.
I shkulën perëndive të rreme më shumë shpirtra, rrëzuan më shumë idhuj, përmbysën më shumë tempuj paganë në pesëmbëdhjetë vjet
sesa sektarët e Moisiut e Jezus Krishtit arritën të bënin
në pesëmbëdhjetë shekuj.
Muhameti qe një burrë i madh.


Napoleon Bonaparte (1769-1821)
Campagne d’Egypte et de Syrie, 1798-1799.


Kurrë një burrë s’mori përsipër,
në mënyrë të vullnetshme a të pavullnetshme,
një qëllim më sublim, mbasi ky qëllim ishte mbinjerëzor :
me zhbî bestytat e imponuara mes Krijuesit e krijesës, me ia kthye Zotin njeriut e njeriun Zotit,
me restaurue idenë racionale e të shëndoshë të hyjnisë në atë
kaos perëndish materiale e të figuruara : idhujtarinë.
Kurrë ndonjëherë një burrë s’ka kryer në gjithë botën
në më pak kohë një revolucion
po kaq të pamatë e të qëndrueshëm…
Nëse madhështia e përvijimit, mungesa e mjeteve,
pamatësia e rezultatit janë tre masat e mendjes së njeriut,
kush do guxojë ndonjëherë me e krahasue njerëzisht
cilido njeri të madh të historisë moderne me Muhametin?...
Muhameti qe më pak se një Zot, por më shumë se një njeri:
ishte një profet...


Alfonse de Lamartine (1790-1869)
Histoire de la Turquie, 1854


Një popull i tërë larton princin e vet,
e në rrjedhën e triumfit emra i fal tokëve;
qytetet linden nën hapat e tij.
Përparon e pandalshme, e mbas krahve lë pallate
mermeri e maja rrezatuese kullash
që virtyti e tij ka krijuar.
Atlanti bart shtëpia kedri mbi tors;
njëmijë flamuj, në qiell, valëviten fërgëllues
mbi kokën e tij, shenj i të tijit lavd.
E kështu, shungullues prej haresë, vëlleznit çon
me thesaret e bijtë n’prehër t’Atit që pret.


Johann Wolfgang Goethe (1749-1832)
Himn Muhametit (Mohamets-Gesang)


Përgatiti: A. Cani

venerdì, luglio 07, 2006

view of the Shkodra center