martedì, marzo 06, 2007

Paraadhësit e SOKRATIT

Diogjen LAERCI (-i biri i Laertit)

Jeta, doktrinat dhe sentencat e filozofëve të shquar




PARAARDHËSIT E SOKRATIT


ANAKSIMANDRI

Anaksimandri, i biri i Praksiadesit, me origjinë nga Mileti. Ai mendonte se parimi i parë ishte e PAKUFISHMJA, gjithsesi pa e përcaktuar në ishte ajri, uji a diçka tjetër; se ajo ndryshonte në pjesët e saj dhe për këtë mbetej e pandryshuar në tërësi; se toka gjendej e vendosur në mes të botës dhe i qe kësaj qendër dhe se ajo ishte sferike; se hëna nuk jepte dritë të vetën por pasqyronte dritën e diellit; se dielli ishte po aq i madh sa toka, dhe se ai ishte një zjarr absolutisht i kullua. Ai zbuloi i pari shtizën e pjerrësueshme, e instaloi në kuadrante diellore në Lasedemon për të shenjuar solsticet dhe ekuinoset dhe ndërtoi ora. I pari gjithashtu zbuloi konturin e tokës dhe detit dhe ndërtoi sferën. Ai ka bërë një ekspoze të teorive të tij me kapituj, që u mbajt nga Athinasi Apollodor. Ky autor raporton në Kronikat e tij se ai ishte gjashtëdhjetë e katër vjeç në vitin e dytë të olimpiadës së pesëdhjetë e tetë, se ai vdiq pak më vonë, dhe se ai ishte rreth dyzet vjeç pak a shumë bash në kohën kur Polikrati qe tiran i Samosit. Rrëfejnë se fëmijët talleshin me të kur ai këndonte dhe se kur e mori vesht ai tha: «Mu dashka pra të mësoj me këndue për fëmijët.» Ka pasë një tjetër Anaksimandër, edhe ai Miletas, dhe që shkroi në dialektin jonian.


ANAKSIMENI

Anaksimeni, i biri i Eristratit, me origjinë nga Mileti, qe dishepull i Anaksimandrit; sipas një tradite tjetër, i Parmeneidit. Ai pohonte se parimi i parë i gjërave ishte ajri i pakufishëm; se yjet lëviznin përqark tokës e jo sipër. Ai shkruante në dialekt jonian të tjehstë e të esëllt. Ai ka lindur, sipas Apollodorit, në Olimpiadën e gjashtëdhjetëetretë dhe vdekur në momentin e marrjes së Sardenjës. Kemi dy të tjerë, me origjinë nga Lampsaku, një orator, një historin. Ky i fundit ishte i biri i motrës së oratorit që shkroi Gjestet e Aleksandrit. Ky për të cilin flas ishte filozof. Ai ka shkruar letrën që pason:

ANAKSIMENI PITAGORËS

«Taleti, i biri i Eksamosit, vdiq në pleqëri nga një aksident i veçantë. Ai kish dalë, gjatë natës, sipas zakonit të vet, me shërbëtoren e tij, për të vrojtuar yjet. Teksa i sodiste ai ra në pusin e vet, që kish harruar se egzistuake. Ja si e tregojnë në Milet vdekjen e këtij astrologu. Për ne, të dashuruar mbas studimit, e ruajmë besnikërisht kujtimin e këtij burri; fëmijët tonë, miqtë tonë dhe ne i zbatojmë këshillat e tij. Në krye të çdo diskutimi duhet të vihet emri i Taletit.»
Ai ka shkruar ehde këtë letër:

ANAKSIMENI PITAGORËS

«Qetë më i kujdësshëm se ne duke lënë Samosin për Krotonen, ku jetoni në paqë; sepse Easidët kthehen në barbarë, tiranët qeverisin deri në Milet, dhe mbrati i Medës na kërcënon, nëse nuk do pranojmë t’ i paguajmë tribut. Jonianët po nisen në luftë kundër medejve, për çlirimin e përgjithshëm. Kur të ketë filluar lufta, nuk do ketë më për ne asnjë shpresë shëndeti. Qysh vallë Anaksimandri do kishte shije me studjue yjet, kur duhet drojtur çdo çast vdekja a sklavërimi? Sa fat që keni, ju që shiheni me sy të mirë nga Krotonasit dhe nga Italiotët e tjerëm vijën të kuvendojë me ju edhe nga Siqelia? »


ANAKSAGORA

Anaksagora, i biri i Hegesibylit o i Ebylit, me origjinë nga Klazomena. Dishepull i Anaksimenit, qe i pari që ia shtoi inteligjencën materies. Ja fillimi i librit të tij, shkruar me një stil të pasur dhe të pëlqyeshëm: «Gjërat ishin në kaos; inteligjenca ia behu dhe i bëri një gjë të oraganizuar. Dhe prej kësaj ajo mori emrin inteligjencë.»
Timoni, te Silat e tij, flet edhe ai në këto skaje: «Anaksagora thotë se egziston diku një hero shumë i fuqishëm i quajtur shpirt, sepse qenkërka, dikush që papritur bashkoi të gjitha gjërat dhe rendoi atë që ishte mëparë kaosi.»
Ishte i përnderuar prej farës dhe pasurisë së tij, akoma më shumë për shpirtgjerësinë e tij, ai u përgjigj: «Merruni ju vetë pra me to.» Dhe ai u stakua prej tyre më së fundi për tu dhënë vetëm pas studimit të natyrës, pa asnjë vramendje për politikën. Një ditë i thanë: «S’ të interesoka fare pra atdheu yt?» Ai u gjegj duke treguar qiellin: «Mos blasfemo, unë kam merakun më të madh për atdheun tim.» Ishte njëzet vjeç, thonë, kur Kserksi kaptoi detin. Ai jetoi shtatëdhjetëedy vjet. Apollodori, në Kronikat e tij, thotë se ai lindi në olimpiadën e shtatëdhjetë dhe se ai vdiq në vitin e parë të olimpiadës së tetëdhjetëetetë. Ai filloi të filozofonte në Athinë në moshën njëzet vjeç dhe jetoi tridhjetë vjet në këtë qytet.
Ai ka thënë se diellli idhte një masë inkandeshente më e madhe se Peleponezi (fjali që i atribuohet nganjëherë Taletit), se hëna kishte shtëpia, dhe kodra dhe lugina; se elementet e parë ishin Homeomeri; se, sikundër ari përbëhet nga kashtëza, njësoj Gjithçkaja përbëhet nga pjesëza të ngjashme mes tyre; se inteligjenca është parimi lëvizës, që përmes trupave, ato që të rëndë gjenden poshtë, për shembull toka; ato që janë të lehtë gjenden lart, për shembull zjarri; uji dhe ajri janë në midis, në fakt deti ka zënë vend mbi tokën që është e sheshtë, dhe pjesëzat e lagështa avullojnë në veprimin e diellirt; se yjet në fillesë kishin një lëvizje qarkore, asodore që pjesa që dukej mëpas në majë të tokës ishte poli; se më vonë, ato morën një përthyerje; se udha e qumështit ishte pasqyrim i dritës së yjeve që nuk ndriçohen nga drita e diellit; se kometat ishin bashkimi i yjeve endacakë që nxjerrin flakë, dhe se yjet që këputen projektoheshin nga era si xixa: se ernat lindnin nga një rrallim i ajrit prej diellit, se bubullima vikesh nga përplasja e reve, dhe vetëtimat nga fërkimi i tyre; se dridhja e toëks vikesh nga era që fryn në tokë gremisen në tokë;: se qeniet e gjallat ishin formuar nga një përzjerje lagështije, ngrohtësie dhe substancash dheu dhe që më vonë ato qenë riprodhuar me njëri-tjetrin; prej nga vjen që Euripidi, që qe dishepull i tij, thotë te Fetoni se dielli është«një xollë ari». Thonë gjithëaq se kur pat shkuar në Olimpia, ai u mbulue me një mantel lëkure në parashikim të shiut që s’ mungoi së rëni. Dikush e pyeti nëse një ditë malet e Lampsakuës do bëheshin det. Ai u përgjigj: «Po, me kalimin e kohës.» I pyetën një ditë pse kishte lindur: «Për të vrojtuar diellin, hënën dhe qiellin.» I thanë: «Ti po privohesh nga Athinasit.» «Jo more, u gjegje ai, janë ata që privohen nga unë.» Kur pa varrin e Mozolit, ai tha: «Një varr i mrekullueshëm është shenjë e një fati të kthyer në gurë.» Një burrë ankohej se vdiste në vend të huaj, ai i tha: «Nga çdo drejtim të nisesh, rruga që shpie në ferr është e njëjta.» Qe ai që ka treguar se poema e Homerit kish për objekt virtytin dhe drejtësinë, ide që vuri më se miri në pahje Metrodori nga Lampsaka, familjar i tij, ai studioi atë çka te poema e Homerit prek çështjet e fizikës. Anaksagoraështë gjithashtu i pari që ka botuar një libër me shkrimet e tij (në prozë). Dhe Silenos (Historia, lib. I) thotë se nën arkontatin e Lisit… një gur mulliri ra nga qielli, dhe se Anaksagora pohoi se qielli qe i bërë prej gurësh; një lëvizje e gjallë rrotullimi i mbante të ldihur, po të reshte kjo lëvizje, gurët binin. Mbi proçesin e tij ka tradita të ndryshme. Sotion në fakt, te libri i tij mbi Pasueshmënrinë e Filozofëve, thotë se ai u auzua për empieti nga Kleoni, pse kish pohuar se diuelli ishte një masë inkandeshente, se ai u mor në mbrojtje nga Perikliu dishepull i tij, dhe se u dënua me një gjobë prej 5 talonash dhe me azil. Por Satyros te Jetët e tij regon se proçesi iu shpif nga Tuqiditi, që ishte kundërshtar politik i Perikliut, dhe se ai u akuzua jo vetëm për empieti, por edhe për medizëm, dhe se u dënua gabiumisht me vdekje. Ia njoftuan, shton Satyros, dënimin dhe në të njejtën kohë vdekjesn e fëmiëjve të tij, ai thotë se «ai e dinte mirë se kish sjellë në botë fëmijë të destinuar me vdekë një ditë». Autorë të tjerë ia atribuojmë shprehjen Solonit, dhe prapë të tjerë Ksenofonit. Gjithsesi, dijmë se ai i varrosi fëmiëjt e tij me dorën e vet. Hermipi (Jetët) tregon se në çastin kur po e kërkonin në burg për të çuar në vdeje, ia behu Perikliu.ai i pyeti armiqtë e tij: «A keni diçka me më vërejtë?» Atë u gjegjën«jo».«Ja pra, tha Perikliu, uën jam dishepulli i Anaksagorës, mos e lini veten të shpërdoreni nga shpifjet, mos e ndëshkoni këtë burrë, besomëni mua e lirojeni atë.» Dhe ata e liruan. Por Anaksagora, duke mos mundur ta duronte këtë fyerje, shkoi vullnetarisht në azil. Jeronimi (Kujtime të ndryshme, lib. II) thotë përkundrazi se qe Perikliu që e paditi te drejtësia, por se athinasit, duke e parë Anaksagorën të sfilitur dhe krejt të dobësuar nga sëmundja, e mikëpritën më shumë për mëshirë se në virtyt të një gjykimi të rregullt. Ka krejt çka thuhet për procesin e tij.
Besohej gjithashtu se ai kisht urrejtje për Demokritin, prejse ai s’ kish mundur të fitonte pjesëmarrjen në gostat e tij. Kah fundi, ai u tërhoq në Lamsak ku vdiq. Teksa, pa para vdekjes, arkantët e qytetit pyetën kush ishte dëshira e tij e mbrame, ai lypi që të liheshin me luejtë fëmijët çdo vit, në muajin e vdekjes së tij. Ky zakon ruhet akoma në ditët topna. Pas vdekjes së tij, populli i Lampsakës i bën varrim plot ndera, dhe ky shkruan mbi varrin e tij:

Këtu prehet Anaksagora, që shpjegoi botën qiellore
Në mënyrën më të vërtetë.


Edhe unë e kam hartuar epitafin e tij:

Pse tha se dielli s’është veçse masë e përflaktë,
Anaksagora duhej të vdiste,
Miku i tij Perikli e hoqi nga rreziku;
Por urtësia e tij e bëri ta lërë jetën pa brengë.


Ka tre Anaksagora të tjerë, që patën cilësi të ndryshme: një rektor dishepull Izokratit, një skulptor, i cituar nga Antigona, një gramarien dishepull i Zenodotit.



ARKELAOSI

Arkelaosi, me origjinë nga Athina a nga Mileti, biri sipas disave i Apollodorit, sipas të tjerëve i Midonit, qe nxënës i Anaksagorës, dhe mësues i Sokratit. Është ai që i pari e bëri me kalue filozofinë e Jonisë në Athinë, dhe u quajt «Arkelaos fizikani», mbasi ai qe përfaqësuesi i mbramë i kësaj forme të filozofisë, të quajtur fizikë, që me Sokratin ia la vendin etikës. Duket gjithashtu se është interesuar edhe vetë për moral, dhe ka filozofuar mbi rregullat, të mirën dhe të drejtën. Por meqë është Sokrati, dishepulli i tij, që e përparoi shumë këtë disiplinë, më në fund Sokratit ne ia atribuojmë futjen e saj në Athinë. Arkelaosi mendonte se jeta rridhte nga dy shkaqe: të ngrohtët dhe të lagështët, se qeniet e gjalla kishin lindur nga balta e tokës, dhe se e drejta dhe e padrejta s’ ishin të tilla prej natyre, por prej përdorimit.
Ja si e shpjegon ai botën: «Uji avullon nën veprimin e nxehtësisë; kur ky avull thahet dhe përflaket, ai krijon tokën; kur ai shkrihet dhe rrjedh, ai gjeneron ajrin, asodore që toka përmbahet nga ajri, dhe ajri prej lëvizjeve qarkore të zjarrit.» Ai thotë gjithashtu se qeniet e gjalla lindin nga ngrohtësia e tokës. Ai e reprezentonte diellin si më të madhin e yjeve, dhe e mendonte universin të pakufishëm.
Ka pasë tre Arkelaos të tjerë: ai që përshkroi vendet e përshkuara nga Aleksandri, ai që bëri një poemë përmbi dukuritë e veçanta, dhe i treti, një orator, autor i një traktati retorike.


zgjodhi e përktheu prej gluhës franke: Astrit Cani

Nessun commento: