venerdì, novembre 07, 2008

DANIELE LUTAZZI

Daniele Luttazzi

Ka lindur në Sant’Arcangelo di Romagna në 1961 (siç kishte dëshiruar gjithmonë). Ka botuar 101 gjëra me u shmangë në një funeral, Seks me Luttazzi-n, Thuaji klitos po, Taboid etj. Ka punuar me RaiDue (Valë kozmike) dhe në tv (Magazine 3, Mai dire Goal, Barracuda).

Është i dashuruar.

S’qenë ba as dy minuta qysh se e kishim hapë restorantin, kur ia behu një klient i urtë plot maniera prej xhentëllmeni, me një shikim tejet inteligjent porse të tërhequr. Ishte Daniele Luttazzi, një nga mjeshtrat më të mirë të satirës italiane, sot, natyrisht, i çensuruar. Mbaj mend se porositi pjatën më të thjeshtë që kishim në listë e u tret saora në mendime. Ngula këmbë me e shërbye vetë, anipse roli im ishte ai i banakierit. Ndërruam ndonjë fjalë e më tregoi për punën e tij të fundme për teatër, ku edhe më ftoi. Natyrisht s’vajta. Teatrit, vazhdoj t’i ruhem.

A. CANI

Marxulo interviston Hitlerin

Skena: dy poltronëza të bardhë, dhe në sfond një orë muri madhoshe mbi kuadrantin e së cilës figurojnë veç numra 12.

Marxulo

Ja tek është, ora e Mesnatës me rrethina, takimi juaj i natës. Sonte, mysafir i Mesnata me rrethina, diktatori më profesional i të gjitha kohërave: Adolf Hitler. (Kthehet, e sheh.) Adolf Hitler: diktator, njeri spektakli, koleg. Si u bëtë diktator, doktor Hitler?

Hitler

Duke iu gjegjur një njoftimi të “Corriere della Sera“. Kërkonin dikë që të ndizte Luftën e Dytë Botërore në mënyrë kreative, duke pushtuar Poloninë, kampe përqëndrimi, dhoma gazi, dhe të gjitha të tjerat, në mënyrë që mandej Chaplini të mundej me përftue një film komik. Kjo gjë më vinte shumë përzemër, e kësisoj u paraqita. Kam pasur gjithmonë temperament artistik. Mos harronin se kam frekuentuar Akademinë e Arteve të Bukura.

Marxulo

Ku gjithsesi nuk arritët të diplomoheshit…

Hitler

Është e vërtetë. Më mbetën në provimin e fundit. Ishte një shkollë prestigjioze, shumë përzgjedhëse. Dhe do ishte edhe sot e kësaj dite, po të mos e kisha rrafshuar me anë të SS-ve.

Marxulo

Ah, të tmerrshmet SS! A është e vërtetë se s’i ishin të dytë askujt, për sa i përket mizorisë mendore?

Hitler

Është e vërtetë. Autorët e këtij emisioni s’kishin lindur akoma.

Marxulo

Bukuria. Fakti se ju jeni objektivisht i bukur si ka ndikuar, nëse ka ndikuar, në mënyrën tuaj të të qenit diktator?

Hitler

Oh, ka lehtësuar gjithçka. Shikoni, i dashur Marxulo, do iu zbuloj një sekret. Njerëzia – njerëzia zor se mbetet indiferente para një mbrapanice mashkullore të bërë më së miri. Merrni për shembull Göring, mareshallin Göring. A besoni se do i kish ardhur keq të bënte diktatorin, të ishte në vendin tim? I kishte të gjitha cilësitë e nevojshme për tu bërë, e prapë s’ia doli. Dhe e dini pse? Ishte barkiç.

Marxulo

Edhe duke mos u pajtuar me politikën e tyre të jashtme, kam menduar gjithmonë se nazistët ishin gjithsesi stilista mode të mëdhenj. Ato pantallona, ato tabare! Kush i vizatonte modelet?

Hitler

Unë. Ju falemnderit për komplimentin. Është gjëja që më ka dhënë kënaqësinë më të madhe absolutisht. Unë qeshë vizionari që në vitet Dyzet propozoi ngjyrat pastel për burrat. Dhe kështu do më pëlqente të kujtohesha: si vizionari që në vitet Dyzet propozoi ngjyrat pastel për burrat.

Marxulo

Jeta juaj sentimentale. Ç’raport keni me dashurinë, doktor Hitler?

Hitler

Shumë të mirë. Në fund s’jam tjetër në mos një romantik i dashur vjetran i pashërueshëm. Për mua, dashuria është laksativi më efikas që gjendet sot në treg.

Marxulo

Shumë bindëse. E tashti më hiqni një kuriozitet: ju, doktor Hitler, a do bënit dashuri me një vajzë hebreje të sëmurë me AIDS?

Hitler

Veç pasi ta kem kremuar.

Marxulo

Një pyetje që ia bëjmë gjithmonë të ftuarëve tonë. Ç’ëndërr do donit të shikonit, sonte?

Hitler

Po atë që bëj gjithmonë tash do kohë të mira: ëndërroj se bëj dashuri me Alba Parietti. Një ëndërr fantastike! Sikur një gjë e tillë të bëhej realitet. E mendoni? Unë që bëj dashuri me Alba Parietti-n... Nuk do e laja për një vit!

Marxulo

E kështu përfund do kishit një rezervë të mirë djathi. A keni ndonjë pishman?

Hitler

Nuk duhej të vetvritesha, në atë bunker të mallkuar. Duhej të filmoja gjithçka dhe mandej t’ia shisja ekskluzive-n Mixer-it. Ose t’ ia hyja bisnesit, të ristrukturoja bunkerin dhe të ndërtoja një McDonald’s. Diçka të tillë.

Marxulo

Jemi njëmend në mbyllje. Jeta është një ëndërr, apo ëndrrat ndihmojnë me jetue më mirë, doktor Hitler?

Hitler

S’kam më moshë unë për këso lloj pyetjesh. Jam një pesionist i qetë, tashti. Loz me koça, bëj pazarin te Coop, përdor panalonen dhe të enjtën mbrama shoh Telemike. Mbase jeta është një ëndërr.

Marxulo

A keni një apel të fundit me i lëshue spektatorëve të natës së Rai Uno?

Hitler

Një apel? Po, dhe është ky. (Sheh nga kamera.) Duke parë si po shkojnë gjërat në botë, nuk jam akoma i rehabilituar?



botue dikur te Milosao e Albri Brahushës dhe Shpëtim Kelmendit

Nessun commento: