venerdì, ottobre 23, 2009
Debord - Shoqeria e Spektaklit - Botime Gaid Margot
Parathënie për botimin e tretë francez
Shoqëria e spektaklit është botuar për herë të parë në Paris në nëntorin e 1967, pranë botuesit Buchet-Castel. Trazirat e 1968-s e bënë të njihet. Libri, të cilit nuk i kam ndryshuar as një presje, është rishtypur duke filluar nga 1971 tek Éditions Champ Libre, që kanë marrë emrin Gérard Lebovici në 1984n, pas vrasjes së botuesit. Rishtypjet kanë vazhduar rregullisht deri më 1991. Edhe ky botim ka ngelur rigorizosht identik me atë të 1967s. Po ky rregull do ruhet, natyrisht në rishtypjen e veprave të mia tek Gallimard. Nuk jam njeri që kalon kohën duke korrigjuar veten.
Një teori e tillë nuk duhet ndryshuar, për aq kohë sa të mos jenë shkatërruar kushtet e përgjithshme të periudhës së gjatë historike të cilën kjo teori ka qenë e para që e ka përcaktuar me saktësi. Zhvillimet e kësaj periudhe nuk kanë bërë tjetër veçse kanë verifikuar dhe ilustruar teorinë e spektaklit paraqitja e të cilës, e përsëritur këtu, mund të konsiderohet në të njejtën mënyrë si historike në kuptimin më pak të ngritur: ajo dëshmon ato që kanë qenë pozicionet më ekstreme të epokës së betejave të 1968-s, dhe pra gjithë sa ishte e mundur të dihej mbi 1968-n. Ata që atëherë ishin më të verbuar kanë mundur me mësue në vazhdim, falë zhgënjimeve të ekzistencës së vet, atë çka donin me thanë «mohimi i jetës që është bërë i dukshëm», «humbja e cilësisë» e lidhur me formën-mall dhe «proletarizimi i botës».
Nga ana tjetër kam shtuar, në kohën e vet, vëzhgime të tjera në lidhje me risitë më domethanëse që duhet të dilnin në pah nga evolucionet e të njejtit proces. Në 1979n, me rastin e një parathënie’ të destinuar për një përkthim të ri italian, trajtova transformimet efektive të vetë natyrës së prodhimit industrial, sikurse për teknikat e qeverisjes, që po fillonin të autorizonin përdorimin e forcës spektakolare. Në 1988, Komentaret ndaj shoqërisë së spektaklit kanë përcaktuar në mënyrë të prerë se «ndarja botërore e detyrave spektakolare» e përparshme, mes mbretërive rivale të «spektakolares së përqendruar» dhe të «spektakolares së shpërhapur» ishte mbyllur tashmë, në avantazh të shkrirjes së tyre në formën e përbashkët të «spektakolares së integruar».
Kjo shkrirje mund të përmblidhet në mënyrë koncize duke korrigjuar thezën 105 që, në lidhje me atë që ishte verifikuar para 1967s, dallonte akoma format e përparshme mbi bazën e disa praktikave të kundërvëna. Pasi është ribashkuar në godi Thyerja e Madhe e pushtetit klasor, duhet thënë se praktika e unifikuar e në spektaklin e integruar, sot, ka «transformuar ekonomikisht botën» ndërsa «transformonte perceptimin në sens policor». (Me këtë rast edhe policia është krejtësisht e re.)
Është vetëm e vetëm ngaqë kjo shkrirje kishte ndodhur në realitetin ekonomik-politik të tërë botës, që bota mund të deklarohej më në fund zyrtarisht e bashkuar. Është edhe ngaqë situata ku ka mbërritur në shkallë botërore pushteti i ndarë është kaq e rëndë, që kjo botë kishte nevojë për tu unifikuar sa më shpejt; për të marrë pjesë si një bllok i vetëm në po atë organizim konsensual të tregut botëror, të fallsifikuar dhe të garantuar në mënyrë spektakolare. Dhe në përfundim nuk do unifikohet fare.
Burokracia totalitare, «klasë dominuese zëvendësuese e ekonomisë së tregut», nuk kishte besuar kurrë shumë tek fati. E dinte se ishte një «formë e nënzhvilluar e klasës dominuese», dhe ushqente ambicje më të larta. Theza 58 kishte përcaktuar prej kohësh aksiomën që vijon: «Rrënja e spektaklit është në terrenin e ekonomisë së bërë të bollshme, dhe është prej andej që vijnë frutat që priren më në fund të dominojnë tregun spektakolar.»
Është ky vullnet modernizimi dhe unifikimi i spektaklit, i lidhur me të gjithë aspektet e thjeshtimit të shoqërisë, që në 1989n e ka çuar burokracinë ruse të konvertohet papritur, dhe në mënyrë unanime, te ideologjia aktuale e demokracisë: si me thanë tek liria diktatoriale e Tregut, e zbutur nga përnjohja e të Drejtave të njeriut spektator. Në Perëndim askush nuk ka gjetur asgjë për të thënë mbi domethanien dhe pasojat e një ngjarjeje mediatike kaq të jashtëzakonshme. Nuk është bërë fjalë për të regjistruar tjetër përpos aparencës së njëfarë trandje gjeologjike. Datohet fenomeni, dhe bëhet sikur është kuptuar me themel, duke u kënaqur së përsërituri një sinjal shumë të thjeshtë – rënien-e-murit-të-Berlinit –, i padiskutueshëm si gjithë sinjalet e tjera demokratike.
Në 1991shin, efektet e para të modernizimit janë shfaqur me zhbërjen e Rusisë. Aty shprehet, më qartë edhe se në Perëndim, rezultati katastrofik i evolucionit të përgjithshëm të ekonomisë. Trazirat janë vetëm pasoja. Kudo ka me u shtrue po ajo pyetje për tu pasur frikë: si t’i bëjmë të varfërit të punojnë, atje ku iluzioni e ka tradhuar forcën dhe forca është mposhtur?
Theza 111, duke përnjohur simptomat e para të një rënieje ruse nga e cila sapo kemi parë shpërthimin final, dhe duke paralajmëruar zhdukjen e ardhshme të një shoqërie botërore që, mund të thuhet sot, do e fshijë veten nga memoria e kompjuterit, shpallte gjykimin strategjik që vijon, të cilit do jetë e udhës t’ia njohim korrektësinë: «Dekompozimi botëror i aleancës së mistifikimit burokratik është, në analizë të fundit, faktori më i sfavorshëm për zhvillimin aktual të shoqërisë kapitaliste».
Duhet lexuar ky libër duke mbajtur në mend se është shkruar me qëllimin e saktë për me damtue shoqërinë spektakolare. Nuk ka thënë kurrë asgjë të tepërt.
Guy Debord
30 qershor 1992
Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)