E kujt është gjuha? Sipas vehbizmit, ajo është e shtetit. Shteti është pronari i gjuhës (sikurse i historisë dhe i tokës).
Sipas masës gri të intelektualoidëve (ku valëvitet edhe vehbizmi),
ajo është e gjuhëtarëve. Domethënë është e burokratëve të posaçëm të
shtetit. Këta janë qeraxhinjtë e gjuhës. Vetëm këta paskan tagrin me e
banue atë.
Përtej ironisë, pohimi gjuha është e popullit të saj, është
pafundësisht më i vërtetë se dy të parët, por nuk është absolutisht i
vërtetë.
Ngase gjuha është e atyre që e duan. Qofshin të një gjaku a jo, (të
një shtetësie njëherë s’ka pikë rëndësie), hëngshin a jo bukë me ose
prej saj.
Na vlen parabola e mbretit-profet Salomon. Dy gratë që ziheshin për
një foshnje. Askush s’i jepte dot drejtim dhe përfunduan para gjykatësit
me mandat hyjnor, hazretit Sulejman. Me intuitë profetike, mbreti mori
shpatën dhe shpalli se vendimi i tij ishte ta ndante më dysh; gjysmën
njërës, gjysmën tjetrës. Njëra prej grave ishte dakord me zgjidhjen
“demokratike”, por tjetra tha mos, se ajo e falte gjysmën e vet vetëm që
foshnja të rronte.
Kjo grua që e fal gjysmën e vet, vetëm që foshnja me rrnue, është gegnishtja. Áma e vërtetë.
Mbi faktin se magjet e shqipes janë të sajat, nuk ka dyshim. Mbi
faktin se ajo është ura drejtlidhëse me origjinën indo-evropiane, s’ka
mëdyshje. [Kujtoni, për qejf, fjalën urë (urë zjarri), urtinë dhe fjalën
UR të gjermanishtes. Nga kjo e fundit Husserl-i ngjizi konceptin e
mrekullueshëm të Ur-kind-it. Fëmija zanafillor, ai që ka veshin muzikor
me kapë muzikën e universit.]
Simbolikisht ajo është dielli, e toskërishtja është hëna.
Gjendja e sodit, mund të jepet edhe me këtë imazh: gegnishtja është
motra e madhe, që prej fatalitetit historik (histerik) mbeti lëneshë dhe
tash punon për prikën e pajën e motrës së vogël që u martua me
burrin-shtet. (Martesë që bëhet në kohë lufte por muajin e mjaltit e ka
sot, ku çdo standardfolës e shet veten për profesor në Prishtinë.)
Megjithëse kjo motër (kujtoni mutter dhe mother) e madhe mjaftohet vetëm
me ‘pasunue’ prikën e të voglës, prapë e vogla bën naze. Nuk kam
nevojë, thotë, se kam burrin unë!
Nuk ka nevojë thotë vehbizmi! Pasurimi virtual, thotë! E dimë ku ka çuar autarkia moniste, te fakti që sot importojmë gjithçka!
Gegnishtja s’kërkon ndonjë gjë të madhe. T’i themi pamuk, thotë, e jo
pambuk. Tërë bota thotë Orhan Pamuk, apo jo? Pse duhet që ne të
kërkojmë në librari librat e Pambukut? A nuk është pa(m)bukësi gjuhësore
nga ana jonë?
Për ‘i ndytë’ dhe ‘i ndymun’, standardi ka vetëm ‘i ndyrë’, por italishtja ka ‘sporco’ dhe ‘sporcato’.
Vehbizmi ka këtë argument bazë: trajtat gegë si ranë, venë, Vlonë, të
tanë, mëni, kroni, hangër mistifikohen kot, thotë, sepse standardi e ka
zgjedhur rotacizmin dhe në fund të fundit janë të njëjtat fjalë, po me
një ‘r’ të vogël, dhe me shumë ‘ë’, pra me zanoren e pazëshme, me
zanoren që s’bëzan.
Në radhë të parë këto trajta nuk janë fare gegë, ato janë shqipe, e
janë indo-evropiane: thjesht gegnishtja i ka ruajtur. Ranë është ‘arena’, Vlonë është Aulona
(mbijeton tek mbiemri ‘vlonjat’ – e jo vloriat) [lat.], të tanë është
‘to tanos…’ mëni asht menos [...], kroni është Kronos [gr.],
anglo-gjermani thotë hunger, hanger e me radhë. Màrrìa është moria
(gr.), por shembujt ka pa fund. Rotacizmi ka hy’ me pushtim prej
bullgarishtes, dhe e prish larminë e temave të shqipes, duke krasitë
shumë tema me ‘n’ a ‘m’.
Vehbizmi i thotë vetes: bac u kry! Po mirë bac, por a s’do të na i shkoqisësh edhe disa gjëra.
Në radhë të parë, nëse gegnishtja është dialekt, kurse dialekti i
b(ër)llokut është gjuha, pse nuk e quajmë letërsinë në gegnisht letërsi
dialektore. Kështu, në vend të Ernest Koliqit, shkrimtar shqiptar do të
kishim Ben Blushin & Co. Do të ishte më e drejtë kështu. Duhet ta
çojmë logjikën deri në fund, a jo? Që Koliqi të pijë nga gjashtë paketa
duhan përditë edhe në atë botë. Kurse çunat të pinë birra ke lagjja dhe
të lozin 5katsh.
Është e vërtetë se Shqipni dhe Shqipëri janë e njëjta gjë. E marrim
të mirëqenë. Por i pamë dhe i parë, nuk janë njësoj. Në biletat bankare
kombiare shkruhej “i paguhet prusit me të pame”, përkthim i përpiktë nga
italishtja: “pagare al portatore a vista”. Kjo formë sot, qarkullon e
shtrembëruar si “i paguhet prurësit më të parë”, pra “pagare al primo
portatore”. Është ndryshuar krejt kuptimi, edhe fjala ‘me’ për hatër të
gabimit me rrokjen e fjalës ‘të parë’. Në emër të mos-kuptimit të
gegnishtes, mundësitë e këtyre lapsuseve vetëm janë shumëfishuar.
Shumica e atyre që thonë nuk e kuptoj, janë veriorë vetë. Kjo
shpjegohet sinkronikisht me kompleksin e inferioritetit, por, nga ana
tjetër, çka është më e rëndë, nevoja me pasë një gjuhë publike që nuk
është ajo që flitet në shtëpi, ka ekzistuar diakronikisht ndër ne të
paktën për 2000 vjet. Dygjuhësia për ne është kthyer në nevojë
psikologjike, kemi qenë për dy mijëvjeçarë të pushtuar. Në sheshet e
qyteteve tona është folur tjetër për tjetër. Madje, kulmi i kësaj
prirje’ është fakti se ne edhe të vërtetën duhet të na e thonë gjithmonë
të tjerët. Kjo e vërtetë është sistematikisht rrenë,
por fakti që na e thonë të tjerët, ne na mjafton madje edhe na kënaq,
sepse ata nuk janë ne.
Edhe tashti kemi një pushtim, ky është më i rrezikshëm, sepse është
pushtimi spektakolar, pra bombardim me boshllëk; dhe është një pushtim
brenda familjes. Kompleksi i inferioritetit është më i fortë tek
shqiptarët e Kosovës, pasi ata kanë edhe mallin shekullor për atdhé.
Kështu Tirana e kuqrreme atyre ju duket qytet i butë italian. Vdesin për
gjuhën amtare, por bilbili i saj i duket Adi Krasta. Po t’i përmendësh
Anton Pashkun, emrin e tij me gjasë mund ta lidhin me punë të fisme si
rezistenca apo pajtimi i gjaqeve. Por vetëm me cicërimin shqip nuk e
lidhin.
Fëmijët e Tiranës që flasin gjuhë standarde, kanë obezitet gjuhësor.
Përsërisin fjalë boshe, pa spontanitet, pa shije, pa shpikje. Domethënë
po të dëgjosh, të trashin. Flasin si prezantues të errët televiziv.
Është e gjitha kashtë. Standardi (i çdo gjuhe qoftë ai) është daltonik,
ai nuk t’i jep ngjyrat! Fëmija don qumështin e nënës.
Kur u hap një institut për tu marrë me këtë punë, pati në Tiranë
shpërthime të tipit: pra ëndrra serbe që të ketë dy kombe shqiptare po
bëhet realitet. Demagogji e pastër sigurimse. Thua se këta spiunët e
Tiranës e çliruan Kosovën. Në vitin 2012 kur kjo koine ka mijëra vjet që
flitet dhe përjetohet, e ka të paktën pesë shekuj që shkruhet, si koine
e vjetër shqipe e indo-evropiane, po ta kultivosh atë në nivel publik,
të akuzojnë se merr direktiva nga serbët. Pra qenka tradhti kombëtare?!
Pra po u kultivua gegnishtja letrare po realizojmë një ëndërr serbe. Nuk
e dimë, nëse ky institut u tut a s’u tut. Nuk e dimë a u kthye në
biznes a në stres. Nuk e dimë a bëri kozmos a kozmetikë. Nuk e dimë a
tha gjëra të reja, apo ia leu flokët kokave të vjetra. Por vetëm tradhti
s’kishte aty. Tradhtia ishte ajo e ‘72shit.
Kulmin e kësaj prirje inkuizitore e kam përjetuar vetë tek një
librari që quhej “Andrra e Jetës”. Aty na kaloi një zyshë dhe na
deklaroi se ishte gabim, se shkruhej me ‘ë’. Ua, na tha zysha, pse ashtu
e keni shkruar: po është ëndrra, jo andrra. Duke na kujtuar
analfabetizmin tonë drejtshkrimor, zysha, harroi analfabetizmin e vet
kulturor: harroi se ky është titulli i poemës së Ndre Mjedës, që është
më e bukura në gjuhë shqipe, deri në ditë të sodit. E krahasueshme për
nga muzikaliteti me poemat e letërsive më të mira.
Shpesh më bëhet se këto qëndrime mbartin një injorancë të qëllimshme.
Kjo prirje quhet obskurantizëm. Specifikisht kemi obskurantizëm
gjuhësor.
Prirja raciste brenda familjes shqiptare ose shqiptarisë, është e
theksuar pikërisht kur vjen fjala te gjuha, ethos da-llojës në spikamë
(etos dallues par excellence). Parapëlqehen në masë huazimet nga jashtë,
dhe tjetërsimet e huazimeve të vjetra nga veriu. Shtatzania bëhet
shtatzënia. Krenat bëhen kokat si tek: kokat e këtij vendi. Imagjinoni
ç’do ndodhte sikur rrënja ‘krye’ të zëvendësohej me ‘kokë’ edhe tek emri
Krenar…
Studentet tonë shkrimshpejta, kur marrin shënim leksionet për ta
shkurtuar fjalë “është” shkruajnë formën italiane ‘è’ dhe kurrë s’iu ka
shkuar ndërmend me shkrue formën veriore ‘â’. Apo s’â kështu?
Kjo â hundore ju duket e trashë, pavarësisht se frëngjishtja hundore
ju duket gjuha më ‘sexy’. Nga ana tjetër kanë fobi nga nëndialekti
dibran, që flet me –aj, por kjo –aj ju shijon shumë në anglisht, siç e
flet tërë bota.
Mbaresa –ni, s’i ka punët më mirë. Shqipja ka marrë prej turqishtes
mbaresën trashaluqe –llëk, dhe prej rusishtes sovjetët shqiptarë kanë
futur mbaresën e lëpirë –naja. Kjo mbaresa e fundit ka “bërë shkollë”
duke u nisur nga Kadareja. Por edhe përkthyesit e ri si B. Andoni, e
dashurojnë. E përdorin kudo. Ia mbrapashtojnë çdo fjale. Kujtojnë se
mjafton ta kesh dhe formon fjalë sa të duash. Një ditë do të kemi jo
vetëm fush-najë, ar-najë, çel-najë… por edhe najë-najë! Atyre mbaresa
–ni ju duket gotike! Gegnishtja ju duket gotike, por jo gjuhët sllave!?
E pra, vetëm mbaresën –ni nuk e duan! Kjo në fakt është mbaresa që të mbaron punë.
Pse çel-najë e jo çel-ní? Pse fush-najë, e jo fush-tinë etj.
Mbaresa –ni, është sot pjesë e gjuhëzimit botëror, tek fjala etni.
Kjo fjalë, që më kot e quajnë greke, vjen nga shqipja etnit, pra do të
thotë: prejardhja jote në linjë mashkullore. Kush janë etnit e tu, kush
është etnia jote?
E përsëris: këto forma që ju i quani të gegnishtes, simethënë
dialektore, të izoluara, të papushtetshme, të panakafa, janë
indoevropiane dhe janë pjesë e koinesë së madhe.
Nuk është këtu logu as hera të ndalemi tek vlerat botëkuptimore të të
ashtuquajturës gegnishte, që është thjesht shqipja e vjetër, ajo e
shtresëzuara, ajo, mbretëria e ngjyresave ose e sfumaturave, aq e pasur
dhe aq modeste njëkohësisht, ajo që edhe pse ishte më e madhja i la
radhën të voglës dhe u emancipua vetë nga pushteti, d.m.th. u çlirua
prej petkave të tij që janë lëkurë shagreni, dhe mbajti vetëm çelësin e
solit që është çelësi shpirtëror i një gjuhe.
mercoledì, ottobre 03, 2012
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento