Motmote
leximi
(Una
lettura d’anni)
I.
Do dojshem
që të harlisej kopshti
të mësynte
anekand
e rrugët
të ishin mrize
dhe
rravgimi nji lojë
fjalësh e
deka
fundi i nji
libri.
….
dhe
gjithçka të mbetej aty
mes nji
stoli tek nji hije
e nji
galerie gjethesh
që shkimet
pa fije zhurme.
Por thonë
se në verë
Vdiset
edhe këndej.
II.
Im
atë, lexonte padà.
Nata kishte
për mue
peshën
e nji flete që kthehet.
Prej dhomës
së tij drita
ishte nji
dorë për mue
pa krahë.
III.
Minut mbas
minuti orë e ças'
po njato
datëlindje
sekush me
moshën e vet
mes dritës
dhe fundit
të nji
grimhere kursye kohës.
Motmotesh,
së toku, përmbushëm
Po
atë shoqni.
Po sa
shum emna te ky emën.
IV.
Ka
afri – më
thojshe –
sa ka vend
qendrojnë
si qetësia
petashuqe e
Navigli-ove
se nuk
dijnë gja për digën
nji grimëz
ma andej
qysh të
shkîm.
Ajgtojnë
resmat e etnëve
në nji
besniki
në nji
pushtim majhosh
dhe vjen
nji moshë prej hijesh
e na
tëharr.
V.
Natën e
ndjej kah mban
hesapin e
kcimeve
marrakotjeve
të ditëve pezull
porsi fari
që lajmon ikanakët:
lëshon
sinjale jete
për me u
dhanë zemër.
VI.
Tekembramja
a ngjajmë përnjimend?
Frymon
kopshti pranë nesh
kah rritet,
tue na lanë vend
e
prehje. Na mban.
Fryma jote
asht dukuni e habitshme
shkërmoq
frymëmarrjet
dhe anekand
kopshtit ndehet
lufta jote.
Mbahen
lidhun qent
secili
sipas emnit të vet.
Dhe nji
lehje ma e fortë
Të qet
strofulle, të njeh
dhe bishtin
ma dredh pranë
si me
m’pasë xhan.
VII.
Jemi dy
skaje ledhatimi
kurrë aq
pranë sa duhet
kurrë
s’hoqëm dorë nga dita.
…
dhe vemi te
po njai dikund
së toku,
guvat e datave
n’hapsinat
miope pranverës
shkalamendshëm
porsi
saksia lulesh
që
parmakët i bartin
me sajdisë
rrugët.
VIII.
Im atë, sa
emën shkamb.
Mbledh dêj
kujtese
për hir të
frymëmarrjes.
Ripërtyp
ditnet,
- e diela
asht
ças pas
çasi
qeti e
sprasme -
dhe në
bahçe më lexon pranë
me gjest tiran.
Maj
1996
(version i A. Canit, 2007)