Ajo çka shitet si pushtim i perëndimit, ose në fjalët e islamofobëve
ma të shitun, si “kryqëzatë mbrapsht”, nuk i gjegjet shifrave reale, por
pritshmënisë së vërtetë perëndimore. Në fakt, kryqëzata asht po ajo pa
ndoj përmbysje epokale, vetëm se tashma nuk prihet andej apo kndej nga
feja, por nga kapitali. Dhe pushtimi që pritet në perëndim, pavarsisht
se atij i jepet emni Islam, asht pushtimi që bota e tretë po fillon me i
ba perëndimit, në radhë të parë për arsye demografike. Pse Turkia nuk
tutet nga miliona sirianë që pret mbrenda territorit të vet, por
perëndimi ndihet i tronditun nga disa mija? Arsyeja nuk asht te “stili i
jetesës” që përmendet rregullisht si përligjie e fobisë, por te fakti,
se kta që vijnë kndej, nuk kthehen ma matanë dhe në nji trajtë të
pasistemueme, vendosen e përvendosen mbrenda popullatave, tue u ba ajo
pjesë e popullit që mund të quhet si pjesa ma popullore, ajo që ban
“punën e krahut”, ajo që shtohet me “prole”, dhe bahet “proletariat”. Në
fjalët e Emil Çioranit, tek intervista e tij e fundit per Savaterin,
dekadenca e perëndimit konstatohet tek fakti se perëndimorët refuzojnë
me ba “punën e krahut”. Stadi epik i nji populli asht stad para-politik,
ku edhe mbretnit bajnë “punë krahu”. Stadi i zhvillimit perëndimor,
mund të quhet tashma si post-politik. Koha e politikes asht shterrë me
luftën e ftohtë. N’eposin tonë, Muji, kreu i kreshnikëve, i dorovitun
prej zanavet, nuk zgjedh as gojarinë, as urtinë, por zgjedh fuqinë.
Fuqia e Mujit asht shì njajo forca virile, krejt fizike, që i shërben me
i ba ballë edhe kopesë, edhe barijve të tjerë që e ngacmojnë me
qëllimin për me vu në provë pikërisht burrninë e tij, lidershipin e tij.
Brezi i parë i emigrantave shqiptarë ishte brez “epik”. Brezi i punëve
të randa. Prandej shihej me frikë nga oksidentalët. Nuk asht ma i tillë
brezi i shqiptarëve që kërkon azil sot në Gjermani. Ky asht brez me
iphone, asht i-brez. Spektakli mandej, e ka afirmue sot plotsisht
domejnin e tij ndër shqiptarë, e ksodore, ne jemi i vetmi popull që ka
kalue nga stadi katundar në stadin postmodern, ose nga stadi
para-politik në stadin post-polik, pa kalue nëpërmjet politikes. Ajo çka
ne kemi, dhe e kemi me shumicë, asht folitika. Pra llafollogjia
pseudo-politike e paparaprimun nga veprimi politik. Se si nji popull
mundet me kalue nga stadi epik fill në stadin dekadent, ky asht nji
mister të cilin ia kemi borxh komunizmit shqiptar. Misteri tjetër që
prapë bijon prej mjegullës bolshevike apo neo-bolshevike, asht pse ndër
shqiptarët e sotëm, që vazhdojnë me qenë evropianë me shumicë myslimane,
janë kthye masivisht në islamofob. Pyesim: pse i besojmë islamit që
shohim në televizor dhe jo islamit që kemi në shpi? Nuk besoj se asht ky
rasti i shqiptarëve të Kosovës, por ky asht rasti jonë, i shqiptarëve
të Shqipnisë londineze, pra i neve që e kemi psue nji lavazh spektakolar
total nga enverizmi si fillim. Mnyra sesi Islami asht perceptue dhe
mnyra sesi asht servirë në perëndim, ka vuejtë gjithmonë nga kuti i
dyfishtë. N’oksidentin mesjetar arsimi konsiderohej “jo në nderin tonë,
pra jo në derën tonë” nga parìa fshatare dhe qytetase kjoftë, ishte gja
klerit, por edhe për klerin ishte e kufizueme te skolastika dhe dogma
fetare. Arsimi në kuptimin e vet grek, pra si dashni pa interes për
dijen, si filozofi, ekzistonte i përhapun në masë vetëm për myslimanët,
dhe vetëm mbas kontaktit kryqëzor të perëndimorëve me orientalët, u
kuptue dhe u përvetsue kjo kredo, bashkë me bagazhin e pamatë qytetnues,
që ajo mbartte me vedi. Mirëpo, pavarsisht borxhit të jashtëzakonshëm
që perëndimorët morën me hir ose me pahir në lindjen klasike islame, ky
borxh u shlye me harresë dhe me mohim. Ndërkohë që Danti, e merr “in
toto dhe integrum” eskatologjinë e tij hyjnore prej mitit arab të
Shkallës, falë studimeve iberike të mjeshtrit të tij Arnaut Daniel, ai,
për shkak të sistemit, e vendos profetin sikurse imamin Ali në nji prej
golleve ma të skëterrshme të ferrit, ndërkohë që tregohet disi ma bujar
me Salal-ul-dinin, baballësin e fisëm dhe mposhtësin e kryqtarëve në
tokë të shejtë, për të cilin në çizme qarkullojshin lajme ma të
freskëta. Për shum breza, të krishtenët perëndimorë, kryesisht italikët,
studiuen ndër mysliman në Spanjën arabe, prej kah morën çmos, përpos
teologjisë dhe tolerancës fetare, që i lanë aty dhe nuk i përfillën kur
themeluen simbas arabëve edhe universitetet e tyne, që njihen si ma të
parat në Evropë. Thuese modelet prej kah i kopjuen që ishin në Spanjë
nuk ishin mjaftueshëm universale që me u quejtë universitete. Ktë mohim
të prumjes së pallogaritshme të Islamit në Evropë, e vulosi
përfundimisht Rilindja evropiane, që si çdo revolucion borgjez, pohon se
historia fillon me të. As reforma protestante, pavarsisht kontributeve,
nuk i lvizi presjen a ndoj shenj tjetër piksimi ksaj dogme. Perëndimi
dukej ma i interesuem për shpërfaqjen artistike të msimeve profetike,
sesa për praktikimin esencial të atyne msimeve. Dhe kjo asht përplasja e
vërtetë mes politikës perëndimore dhe besimit Islam. Nyjëtari i
qytetnimeve, Borges, ven në dukje se Averroe në orët e vështira të punës
së tij me Aristotelin, nuk po dinte me e përkthye fjalën tragjedi
n’arabisht dhe nuk po e kuptonte për se bahej fjalë. Pavarsisht se
Islami e kishte traditën poetike tejet të zhvillueme, ai nuk pranonte
për-fytyrim, pra përshfaqje antropomorfike të hyjnores. E themelueme mbi
zanin pra muzikën, poezia ishte në linjë me esencën e besimit, kurse
teatri piktura (filmat ma vonë) dhe çdo gja tjetër e bazueme ose e
lidhun ngusht me imazhin ishte antropomorfike, pra ma afër idhujtarisë
sesa besimit në thelbin e vet. Islami mëtonte dhe mbronte teomorfiken.
Ishte shkrettina që pohonte qiellin, por mohonte mirazhet. Kjo diferencë
paradigmatike, asht nji arsye me A të madhe, pse ende sot, pavarsisht
pranisë së tij 14 shekullore, Islami konsiderohet mish i huej n’Evropë.
Pavarsisht mohimit dogmatik të Islamit në perëndim, për shekuj me radhë
ekzistoi nji respekt dhe nji nderim i ndërsjellë, çka se masat e popujve
myslimanë kishin ra në regjime e sundime koloniale pa mujtë me e arritë
kurrkund ma nivelin e pararojës që kishin pasë me kalifatin. Shekulli i
njizet me dominimin agresiv të teknologjisë që shitet për shkencë, ose
dijes që shitet për njohje, i gjeti të paorganizuem dhe të papërgatitun
para formave të reja “inteligjente” të pushtimit apo “nënshtrimit”. Por
teksa myslimanët në nivele shtetnore mbetën të nënshtruem të kapitalit
politik ose politikës kapitaliste perëndimore – tue i dhanë Cezarit at
çka asht e Cezarit -, ata nuk ia nënshtruen ndërgjegjen as stilin e
jetës kolonizimit – tue vazhdue me i dhanë Zotit at çka asht e Zotit.
Format e rezistencës së tyne luftarake, kjenë, kuptohet krejt ma
ekstreme dhe krejt ma të dobëta, simbas situatave në të cilit u gjendën
palët ndërluftuese. Ata adoptuen edhe figurën e kamikazit, që si sindrom
i sëmundjes së globalizmit, e huazuen tek japonezët. Teksa terrorizmi
në shekullin e njizet (si shpërfaqje teknologjike e dominimit
teknokratik), kje gjithandej fenomeni i parë i globalizimit bashkë me
mediatizimin, mbas luftës së ftohtë, u duk, sikur stafeta i kishte mbetë
dashtë pa dashtë myslimanëve, që tashma quhen veçse islamikë. Për shkak
se mbas ramjes së murit të Berlinit emni i kërcnimit të ri madhor nuk
ishte ma Sovjet por Islam. Dhe anmiku i jashtëm ishte vital për
plutokracinë perëndimore, me ushqye reaksionin e mbrendshëm. Sulme
terroriste nga grupe arabe kishte pasë mbas luftës së dytë kndej e andej
LaManshit, por para viteve nantëdhetë, ato i faturoheshin politikisht
autorëve dhe grupeve përkatëse. Me rivendikim. N’Olimpiadat e
Mynihut 1972, akti terrorist në dam t’atletëve izraelitë iu faturue
atyne që kishin rivendikue ate, grupit palestinez Shtatori i Zi. Në ’86
hezbollahët sulmojshin metronë e Parisit, por faturën e merrshin ata, jo
Islami në përgjithsi. Tashma për çdo gja që ndodh, fatura i shkon
Islamit, thue se Islami na i paskej në programin e vet kto gjana. Kshtu
faji lihet n’ether, çka tregon se politikës perëndimore, nuk i intereson
drejtësia, por propaganda, jo dënimi por fajësimi. Ndërkohë në rastin e
terrorizmit së Ira-s irlandeze, pavarsisht se lufta civile irlandeze ka
pasë ngahera në mos arsye, ngjyrime fetare, nuk i asht vu kurrë epiteti
fetar. Kurse që grupet terroriste arabe kanë vetëm qëllime fetare, kjo
tashma merret e mirëqenë nga i madh e i vogël. Dhe që kjo asht feja e
terrorit të cilën duhet ta drashtin i madh e i vogël, kjo asht
rrjedhimisht logjike. Në Berlin arrestohen njerzit në xhami. Policia nuk
ka të drejtë me hy në universitet (se asht ‘zona franca’), por ka të
drejtë me hy në xhami. Në Zvicër lejohen xhamitë, por jo minaret. Të
terrorizuemit nga feja kujtojnë se kjo asht feja e terrorit. Por ata që
besojnë, cilido kjoftë besimi i tyne, nuk kanë frikë. Në problemin e
genocidit ndaj popullatave me shumicë myslimane, ata nuk kanë akuzue
Krishtnimin për kte, as Perëndimin në përgjithsi. Ndaj popullit çeçen
asht ushtrue nji genocid sistematik, për të cilin flitet pak ose aspak.
Kur çeçent përgjigjeshin, kjo i faturohej Islamit. Kur sulmojshin rusët,
kta i përgjigjeshin pa i faturue gja ortodoksisë a kishës. Asht
gjithmonë Davidi kundër Golias. Krimet e Israelit kundër palestinezëve
nuk i faturohen n’asnji rast hebraizmit, as aktivisti ma ekstrem
mysliman nuk akuzon fenë e tjetrit, por shtetin/ushtrinë e tjetrit. Prej
ktyne quhen “të pafé” jo pse nuk besojnë në Islam, por sepse nuk
besojnë në fenë e vet. Pra Islami nuk asht anmik i Perëndimit, nuk ka
qenë i tillë gjatë tanë historisë, dhe nuk mund të jetë ba i tillë dy
dekadat e fundit. Në kulmin e fuqisë së vet politike, Islami ia dha
djepin helen perëndimit, pa e përplasë kund, përkundrazi me respektin ma
të përsosun, paçka se ishte kohë përplasjesh. I dorzoi ‘demokracisë’
perëndimore, origjinën dhe dimensionin e saj parak. Islami nuk u përplas
kurrë me Platonin e Aristotelin, as at-herë as sot. At-herë me cilin
perëndim kenka anmik Islami? Islami asht anmik i spektaklit. Ose ma mirë
Spektakli asht anmik i Islamit. Dhe përdor tana armët e tij iluzore për
ta luftue atë. Veçse nji ditë mirazhet kanë me u zhdukë dhe ka me mbetë
edhe njiherë shkrettina poshtë dhe qielli nalt.
botue te Mapo
venerdì, dicembre 04, 2015
giovedì, novembre 05, 2015
Petro Zheji, kërkimtar i Alephit
Me kthimin e vëmendjes shpirtnore kah gjuha shqipe, prej të cilës, ai
s’e pati hekë ndojherë, Petro Zheji, arrin, pa llafe, me e mbisundue
diskursin komiar, tue shpalosë të vetmin realitet kulturor që kemi, të
vetmen kulturë tonën reale: shqipen.
Në një vend ku i miri përmendet vetëm për keq, ose pritet me vdekë për me thanë sa i mirë ka qenë, dhe sidomos sa të mirë kemi qenë ne me ‘të, mirësia eprane asht me ndejtë mënjanë, ose në shmang, tue sfidue me integritetin tand, bashkëpunimin e ngushtë të dy formave ma korruptive të organizimit të njerzores: turmës dhe shtetit. Ç’asht turma përpos se nji shtet në stadin e vet ma kaotik, ç’asht shteti përpos se nji turmë e organizueme me shtypë individin?!?
Jo vetëm mbrenda politikes, por edhe mbrenda letrave duhet me ndejtë në shmang. Në mënyrë që mos me u zyrtarizue kurr, as në gjallje as në dekë, tue ruejtë pra gjanë ma të randsishme n’art: vitalitetin. Vitalitetin si cilësi e mbrendshme e punës tande. Çdo jetë që mundesh me i dhanë veprës, duhet me e marrë prej gjuhës, prej zemrës së gjuhës. Nuk ka jetë te shteti, as te turma, as te shkolla. Jetë ka te gjuha.
Kush merret shum me përkthim, e din, se me përkthye, ma shum se me tradhtue, asht me u tredhë. Por ka vetëm nji mnyrë me vitalizue vedin me anë të ksaj pune. Vetëm nji pshtim. Përkthimi nuk asht zanat buke (se as bukën s’e siguron), e aq ma pak asht punë për lavdi (se lavdia ju shkon të zotve të veprave, pra shkrimtarëve). Përkthimi nuk asht absurd vetëm në nji rast, rast kur ai, bahet zanati ma kuptimplotë. Asht ky rasti i Petro Zhejit.
Petro Zheji, nuk përkthente as për bukë as për lavdi; në kohën e bjerrjes totalitare të njerzores, ai po kërkonte Alephin.
Dëshmitë janë aty.
Mandej dimensionohen te Shqipja e sanskritishtja, që kam pasë fatin me e recensue sa kje halà gjallë maestroja, dhe Libri i Aforizmave, që falë nji rastisje fatlume, me ra në dorë këtë pranverë.
Zheji asht nji ndër të paktët heroj shqiptar të mendimit, e ma shum se shkrime gazetash, meriton me i kushte ditirambe niçeane.
Te Shqipja e Sanskritishtja, ndihej nji mbledhje e farishtes gnostike të shqipes, por te Libri i aforizmave, ky visar shpaloset në tanë rrezatimin dhe rrezeveprimin e tij. Aq sa të ban me ndie sikur gjendesh para nji kabale të gjuhës shqipe.
Të gjitha gjuhët, kte Zheji e skjaron disa herë, janë udhërrëfyese për te arketipi, por ne si shqiptarë bajmë mirë me u nisë pikërisht prej shqipes, sikurse asht nisë vetë autori, i cili asht edhe ndër njerzit që kanë mrritë ma larg kso shtegu, e pra, ma thellë.
Gjetja e parë, asht vetë lloji i aforizmës që parashtrohet këtu. Jemi msue e velë, me aforizmën si zhanrin e mendimtarisë së thatë, nji lloj ping-pongu subjekt-objekt, që kajherë rezulton sport akademik, e kajherë tagji parazitare që ndërkallet aty ku arti nuk çel vetiu. Petro Zheji kërkues i Alephit, kupton falë nji intuite që iu asht dhanë vetëm artistave të vërtetë, se gjuha i ka në vetvete aforizmat, dhe se aforizmat janë filozofia intime e vetë gjuhës. Pra kemi të bajmë me meta-aforizma. Jo me fjalën e urtë, aq sa me urtìnë e fjalës.
Ktu duhet ba nji skjarim.
Gjuha shqipe lejon hymjen pandërmjetsim tek dimensioni arketipal i gjuhës, ngaqë ajo, asht gjuhë e pahipostatizueme. Çka don me thanë hipostatizim? Për me e skjarue do të marr nji shembull, nga intuitat e mia, që mbase do ta kishin ba me qeshë maestron.
Në helenisht, Ungjill, don me thanë lajm i mirë. Pra Eu-vangelos. Kurse në shqip, don me (e) thanë lajmin e mirë. Ngaqë shqipja, pra gjuha primordiale, si na kujton shpesh Petro Zheji te Libri, emërton gjithmonë në sensin superlativ. Cili asht lajmi i mirë? Lajmi i mirë asht: Krishti u ngjall. Pra në shqip Ungjill, don me thanë U-ngjall.
Kjo asht pra gjella (arbanisht: jeta) me të cilën na ushqen edhe libri i Petro Zhejit.
Due me u marrë vetëm me nji kryeaforizëm, atë që thotë se vetëm e mbara asht e mirë.
E mbara, pra e tana.
Mendoj për “ma të mirën botë të mundshme” të Leibnitzit. Kjo botë asht ma e mira e mundshme, por vetëm e marrun në tansi, pra e marrun mbarë. Mendoj për Voltaire-in që e ven në lojë tek romani i tij Idliri, ku e personifikon si filozofin naiv të cilit i ndodhin tana rrëmetet, e prapë s’hek dorë nga bindja se kjo asht ma e mira e botëve. Mendoj, se teksa e shkruente, Voltaire mendonte primend për të keqen, për tërmetin e Lisbonës, për natën e Shën Bartholomeut, të tana kto dhe shum të kqija historike i kishte ndërmend, por harronte se edhe ai vetë nuk ishte tjetër, por ma i miri Voltaire i mundshëm…
Shqipja si gjuhë parahelene, asht pra nji gjuhë e pahipostatizueme, asht gjuha mitike, paradialektike, parafilozofike, kur nuk ka ndodhë halà skizma S/s, ku koncepti nuk i asht mbivendosë simbolit.
Nji tjetër intuitë që mjeshtri duhet ta ketë pasë parasysh, asht se helen dhe ilir, e kanë rranjën të përbashkët tek hylli ose ylli.
Libri nuk asht nji doracak përjashtimor (manual ekskluziv) i shqiptarëve, por ka rreze të gjanë, tue rrokë plotsisht sferën gjuhore, sferë e cila nuk mund të përthehet në perspektivë, ngase nuk asht thjesht tridimensionale.
Vetëm tek “truth” kam nji vrejtje postume për maestron. Ai e lidh me frangishten “trou”, pra vrima kozmogonike, prej kah buron mbrapsht transhendenca, ose mbarë imanenca. Kjofsha historicist, por mue ma kanda me e lidhë me fjalën “dru” të shqipes. Pse “truth” asht e vërteta në fenë druide, fé e cila e ka burimin e vet prej Dodonës, dhe në shqipe ka lanë fjalën “druej/truej”, sidhe “troç”. Thueje “troç”. Ishte druni që fliste me pëshpërima në Dodonë, dhe të thanmet e drunit ishin orakuj, pse druni fliste “troç”, pra truth. Në gjermanisht “treue” asht besatari. Ndërkohë që “dru” në shqipen e sotme asht ba “pemë”, për shkak të rrëshkitjes semantike (prej atit te biri) dhe fryti bahet zavendës për drunin që e dha, i bijuemi mëkamb bijuesin. Si ndodh random që atributet e Zotit i mveshen të birit. Drus në helenisht don me thanë “lis”, pra ka marrë kuptimin në spikamë të drunit dodonas, prej ktu shejtnia e lisit (prej foljes lind të shqipes, e mandej prapë te shqipja landë), por në sankritisht asht “dru” emërtuesi i përgjithshëm për pemët, e në shqip ruen kuptim edhe ma të hershëm, pra lidhet me landën “dru”.
Pra, ndërkohë që Petroja e pati vendosë ma së miri “gurin” në ekonominë e shqipes dhe ma gjanë krejt gjuhsisë botnore, ngase edhe vetë “GUR” quhej, dhe gurnonte porsi nji guru i vërtetë i shqipes, na kje dukë sikur kishte mbetë druni jashtë, ndaj dhe ky parashtrim.
Por un s’e kam lexue ende librin postum të mjeshtrit (Rolin mesianik…), ku edhe kjo mund të jetë plotsue.
Petro nuk i ban asnji lëshim materialistave.
Mkatnofsha për historicizëm, por mendoj se nji prej drejtimeve ku mund të zhvillohet filozofia e tij, asht ai i institucioneve parashtetnore, si qendra të mendimit dhe veprimit të kryehershëm njerzor. Edhe në ktë fushë, shqipja ka nji kontribut real për me dhanë.
Të marrim kryeinstitucionin parashtetnor: besën.
Sikur shqiptaria t’iu përkiste me të vërtetë shqiptarëve, dhe shqiptarët ta njihnin veten, republika e tyne do të ishte e themelueme mbi besën.
Gjithsesi, për me iu kthye fillit të diskursit tonë, besa asht institucioni dorëzanë i tana institucioneve të tjera në shoqninë klasike parashtetnore. Nuk luftojnë akejt për bukurinë e Helenës, si mtojnë do spitullaqë estetikë të Abendlandit, por se i kanë pré në besë.
Besa asht simethanë, metainstitucioni. Në shoqninë e shtetëzueme, çka ishte besë bahet kredit, madje guxoj me thanë, në rastin e pseudoshtetit shqiptar, republika asht e themelueme mbi bastin.
Asht e kjartë se besë dhe bast, kanë të njejtën rrajë, madje janë e njejta fjalë, thjesht ka hy shteti në mes. Mes besës dhe bastit, rrin shqipja betohem, dhe anglishtja: bet. I bet it, n’anglisht: vë bast.
Mjafton ky shembull që pruna, me pá rolin e patjetërsueshëm të shqipes, n’ekonominë krahasimore të gjuhve. Shqipja, asht gjuha e mitit, para se ky të bahej histori. Asht gjuha e institucioneve të bazueme mbi ligjet e pashkrueme, kur fjala kishte vlerë ligji.
Petro përban nji përmbysje radikale të perspektivës tonë mbi veten. Në nji kohë kur, të tjerë, flasin me ndjet inferiorit për identitetin europian të shqiptarve, thue se publiku i tyne përbahet prej utbashësh, Zheji hedh dritë mbi identitetin shqiptar të europianëve. E gjithë kjo duket dramatike, rapsodike, në fakt asht nji ndër gjanat e pakta thelbsore të kohës sonë, pavarsisht përshfaqjeve tingullkeqe që ka marrë anembanë shqiptarisë.
Me zbulue se katundarët shqiptarë flasin sanskritisht, se ndërtuesit e kullave në bjeshkët e veriut, janë kah përsërisin kullën e babelit, nji kullë pra që e ka qëllimin në vetvete, autoreferenciale, domethanë me minue me themel çdo racizëm shqiptaro shqiptar, me zbulue pikërisht tek mosevolvimi i gjuhës shqipe, sekretin e mbijetesës së saj, si mit dhe si fat.
Kjo e vërtetë nuk na fosilizon, ajo na dimensionon.
Të gjitha gjuhët e lejojnë kte shtegtim drejt qendrës, përsërisim bashkë me mjeshtrin, dhe shqiptarët s’kanë pse me e kërkue larg kur ata e kanë shtegun në derë të shpisë. Qendra asht kudo, dhe nuk kemi pse me u ndie në faj pse qendër jemi dhe ne.
Në kohën ma të errtë të shqiptarisë, Petro Zheji i sfidoi materialistët në mënyrën ma fisnike. Ndërsa njerzia jonë kje joshun nga terri dhe terrori i pushtetit, ky shpirt epran, nuk po punonte për laperat e ksaj bote, me nji përvujtni dhe me nji en-teus-iazëm siç i kanë veç dëshiruesit pra dashuruesit e mdhej, ai po kërkonte Alephin.
E gjeti te gjuha shqipe.
Në një vend ku i miri përmendet vetëm për keq, ose pritet me vdekë për me thanë sa i mirë ka qenë, dhe sidomos sa të mirë kemi qenë ne me ‘të, mirësia eprane asht me ndejtë mënjanë, ose në shmang, tue sfidue me integritetin tand, bashkëpunimin e ngushtë të dy formave ma korruptive të organizimit të njerzores: turmës dhe shtetit. Ç’asht turma përpos se nji shtet në stadin e vet ma kaotik, ç’asht shteti përpos se nji turmë e organizueme me shtypë individin?!?
Jo vetëm mbrenda politikes, por edhe mbrenda letrave duhet me ndejtë në shmang. Në mënyrë që mos me u zyrtarizue kurr, as në gjallje as në dekë, tue ruejtë pra gjanë ma të randsishme n’art: vitalitetin. Vitalitetin si cilësi e mbrendshme e punës tande. Çdo jetë që mundesh me i dhanë veprës, duhet me e marrë prej gjuhës, prej zemrës së gjuhës. Nuk ka jetë te shteti, as te turma, as te shkolla. Jetë ka te gjuha.
Kush merret shum me përkthim, e din, se me përkthye, ma shum se me tradhtue, asht me u tredhë. Por ka vetëm nji mnyrë me vitalizue vedin me anë të ksaj pune. Vetëm nji pshtim. Përkthimi nuk asht zanat buke (se as bukën s’e siguron), e aq ma pak asht punë për lavdi (se lavdia ju shkon të zotve të veprave, pra shkrimtarëve). Përkthimi nuk asht absurd vetëm në nji rast, rast kur ai, bahet zanati ma kuptimplotë. Asht ky rasti i Petro Zhejit.
Petro Zheji, nuk përkthente as për bukë as për lavdi; në kohën e bjerrjes totalitare të njerzores, ai po kërkonte Alephin.
Dëshmitë janë aty.
Mandej dimensionohen te Shqipja e sanskritishtja, që kam pasë fatin me e recensue sa kje halà gjallë maestroja, dhe Libri i Aforizmave, që falë nji rastisje fatlume, me ra në dorë këtë pranverë.
Zheji asht nji ndër të paktët heroj shqiptar të mendimit, e ma shum se shkrime gazetash, meriton me i kushte ditirambe niçeane.
Te Shqipja e Sanskritishtja, ndihej nji mbledhje e farishtes gnostike të shqipes, por te Libri i aforizmave, ky visar shpaloset në tanë rrezatimin dhe rrezeveprimin e tij. Aq sa të ban me ndie sikur gjendesh para nji kabale të gjuhës shqipe.
Të gjitha gjuhët, kte Zheji e skjaron disa herë, janë udhërrëfyese për te arketipi, por ne si shqiptarë bajmë mirë me u nisë pikërisht prej shqipes, sikurse asht nisë vetë autori, i cili asht edhe ndër njerzit që kanë mrritë ma larg kso shtegu, e pra, ma thellë.
Gjetja e parë, asht vetë lloji i aforizmës që parashtrohet këtu. Jemi msue e velë, me aforizmën si zhanrin e mendimtarisë së thatë, nji lloj ping-pongu subjekt-objekt, që kajherë rezulton sport akademik, e kajherë tagji parazitare që ndërkallet aty ku arti nuk çel vetiu. Petro Zheji kërkues i Alephit, kupton falë nji intuite që iu asht dhanë vetëm artistave të vërtetë, se gjuha i ka në vetvete aforizmat, dhe se aforizmat janë filozofia intime e vetë gjuhës. Pra kemi të bajmë me meta-aforizma. Jo me fjalën e urtë, aq sa me urtìnë e fjalës.
Ktu duhet ba nji skjarim.
Gjuha shqipe lejon hymjen pandërmjetsim tek dimensioni arketipal i gjuhës, ngaqë ajo, asht gjuhë e pahipostatizueme. Çka don me thanë hipostatizim? Për me e skjarue do të marr nji shembull, nga intuitat e mia, që mbase do ta kishin ba me qeshë maestron.
Në helenisht, Ungjill, don me thanë lajm i mirë. Pra Eu-vangelos. Kurse në shqip, don me (e) thanë lajmin e mirë. Ngaqë shqipja, pra gjuha primordiale, si na kujton shpesh Petro Zheji te Libri, emërton gjithmonë në sensin superlativ. Cili asht lajmi i mirë? Lajmi i mirë asht: Krishti u ngjall. Pra në shqip Ungjill, don me thanë U-ngjall.
Kjo asht pra gjella (arbanisht: jeta) me të cilën na ushqen edhe libri i Petro Zhejit.
Due me u marrë vetëm me nji kryeaforizëm, atë që thotë se vetëm e mbara asht e mirë.
E mbara, pra e tana.
Mendoj për “ma të mirën botë të mundshme” të Leibnitzit. Kjo botë asht ma e mira e mundshme, por vetëm e marrun në tansi, pra e marrun mbarë. Mendoj për Voltaire-in që e ven në lojë tek romani i tij Idliri, ku e personifikon si filozofin naiv të cilit i ndodhin tana rrëmetet, e prapë s’hek dorë nga bindja se kjo asht ma e mira e botëve. Mendoj, se teksa e shkruente, Voltaire mendonte primend për të keqen, për tërmetin e Lisbonës, për natën e Shën Bartholomeut, të tana kto dhe shum të kqija historike i kishte ndërmend, por harronte se edhe ai vetë nuk ishte tjetër, por ma i miri Voltaire i mundshëm…
Shqipja si gjuhë parahelene, asht pra nji gjuhë e pahipostatizueme, asht gjuha mitike, paradialektike, parafilozofike, kur nuk ka ndodhë halà skizma S/s, ku koncepti nuk i asht mbivendosë simbolit.
Nji tjetër intuitë që mjeshtri duhet ta ketë pasë parasysh, asht se helen dhe ilir, e kanë rranjën të përbashkët tek hylli ose ylli.
Libri nuk asht nji doracak përjashtimor (manual ekskluziv) i shqiptarëve, por ka rreze të gjanë, tue rrokë plotsisht sferën gjuhore, sferë e cila nuk mund të përthehet në perspektivë, ngase nuk asht thjesht tridimensionale.
Vetëm tek “truth” kam nji vrejtje postume për maestron. Ai e lidh me frangishten “trou”, pra vrima kozmogonike, prej kah buron mbrapsht transhendenca, ose mbarë imanenca. Kjofsha historicist, por mue ma kanda me e lidhë me fjalën “dru” të shqipes. Pse “truth” asht e vërteta në fenë druide, fé e cila e ka burimin e vet prej Dodonës, dhe në shqipe ka lanë fjalën “druej/truej”, sidhe “troç”. Thueje “troç”. Ishte druni që fliste me pëshpërima në Dodonë, dhe të thanmet e drunit ishin orakuj, pse druni fliste “troç”, pra truth. Në gjermanisht “treue” asht besatari. Ndërkohë që “dru” në shqipen e sotme asht ba “pemë”, për shkak të rrëshkitjes semantike (prej atit te biri) dhe fryti bahet zavendës për drunin që e dha, i bijuemi mëkamb bijuesin. Si ndodh random që atributet e Zotit i mveshen të birit. Drus në helenisht don me thanë “lis”, pra ka marrë kuptimin në spikamë të drunit dodonas, prej ktu shejtnia e lisit (prej foljes lind të shqipes, e mandej prapë te shqipja landë), por në sankritisht asht “dru” emërtuesi i përgjithshëm për pemët, e në shqip ruen kuptim edhe ma të hershëm, pra lidhet me landën “dru”.
Pra, ndërkohë që Petroja e pati vendosë ma së miri “gurin” në ekonominë e shqipes dhe ma gjanë krejt gjuhsisë botnore, ngase edhe vetë “GUR” quhej, dhe gurnonte porsi nji guru i vërtetë i shqipes, na kje dukë sikur kishte mbetë druni jashtë, ndaj dhe ky parashtrim.
Por un s’e kam lexue ende librin postum të mjeshtrit (Rolin mesianik…), ku edhe kjo mund të jetë plotsue.
Petro nuk i ban asnji lëshim materialistave.
Mkatnofsha për historicizëm, por mendoj se nji prej drejtimeve ku mund të zhvillohet filozofia e tij, asht ai i institucioneve parashtetnore, si qendra të mendimit dhe veprimit të kryehershëm njerzor. Edhe në ktë fushë, shqipja ka nji kontribut real për me dhanë.
Të marrim kryeinstitucionin parashtetnor: besën.
Sikur shqiptaria t’iu përkiste me të vërtetë shqiptarëve, dhe shqiptarët ta njihnin veten, republika e tyne do të ishte e themelueme mbi besën.
Gjithsesi, për me iu kthye fillit të diskursit tonë, besa asht institucioni dorëzanë i tana institucioneve të tjera në shoqninë klasike parashtetnore. Nuk luftojnë akejt për bukurinë e Helenës, si mtojnë do spitullaqë estetikë të Abendlandit, por se i kanë pré në besë.
Besa asht simethanë, metainstitucioni. Në shoqninë e shtetëzueme, çka ishte besë bahet kredit, madje guxoj me thanë, në rastin e pseudoshtetit shqiptar, republika asht e themelueme mbi bastin.
Asht e kjartë se besë dhe bast, kanë të njejtën rrajë, madje janë e njejta fjalë, thjesht ka hy shteti në mes. Mes besës dhe bastit, rrin shqipja betohem, dhe anglishtja: bet. I bet it, n’anglisht: vë bast.
Mjafton ky shembull që pruna, me pá rolin e patjetërsueshëm të shqipes, n’ekonominë krahasimore të gjuhve. Shqipja, asht gjuha e mitit, para se ky të bahej histori. Asht gjuha e institucioneve të bazueme mbi ligjet e pashkrueme, kur fjala kishte vlerë ligji.
Petro përban nji përmbysje radikale të perspektivës tonë mbi veten. Në nji kohë kur, të tjerë, flasin me ndjet inferiorit për identitetin europian të shqiptarve, thue se publiku i tyne përbahet prej utbashësh, Zheji hedh dritë mbi identitetin shqiptar të europianëve. E gjithë kjo duket dramatike, rapsodike, në fakt asht nji ndër gjanat e pakta thelbsore të kohës sonë, pavarsisht përshfaqjeve tingullkeqe që ka marrë anembanë shqiptarisë.
Me zbulue se katundarët shqiptarë flasin sanskritisht, se ndërtuesit e kullave në bjeshkët e veriut, janë kah përsërisin kullën e babelit, nji kullë pra që e ka qëllimin në vetvete, autoreferenciale, domethanë me minue me themel çdo racizëm shqiptaro shqiptar, me zbulue pikërisht tek mosevolvimi i gjuhës shqipe, sekretin e mbijetesës së saj, si mit dhe si fat.
Kjo e vërtetë nuk na fosilizon, ajo na dimensionon.
Të gjitha gjuhët e lejojnë kte shtegtim drejt qendrës, përsërisim bashkë me mjeshtrin, dhe shqiptarët s’kanë pse me e kërkue larg kur ata e kanë shtegun në derë të shpisë. Qendra asht kudo, dhe nuk kemi pse me u ndie në faj pse qendër jemi dhe ne.
Në kohën ma të errtë të shqiptarisë, Petro Zheji i sfidoi materialistët në mënyrën ma fisnike. Ndërsa njerzia jonë kje joshun nga terri dhe terrori i pushtetit, ky shpirt epran, nuk po punonte për laperat e ksaj bote, me nji përvujtni dhe me nji en-teus-iazëm siç i kanë veç dëshiruesit pra dashuruesit e mdhej, ai po kërkonte Alephin.
E gjeti te gjuha shqipe.
Etichette:
KRYEVEPRA,
Metafizika,
Petro Zheji,
SHQIPJA
martedì, giugno 23, 2015
PORNOKRACIA - J.-P. Proudhon, Copyleft prej perkthyesit
Pierre-Joseph
Proudhon
PORNOKRACIA
ose
femrat
në kohët moderne
përktheu:
Astrit
Cani
Një
libër i edukimit qytetar
(Fjala
e përkthyesit)
Me
vite i jam drejtuar termit 'pornokraci', duke nënkuptuar
gomorrën-bllok të Tiranës, me kah nga muzika 'nudiste' që
shpërtheu në masë në Ballkan qysh në fundin e viteve '80, por që
në Shqipërinë tonë hyri sidomos pas vitit sizmik '97.
Pikërisht
tani që disa nga këto këngëtare ia hynë politikës, duke u bërë
'pornokrate' me të gjitha atributet, ndjej se termi pornokraci nuk
duhet përdorë më për 'to. Janë të tjera 'pornet'*
që e prodhojnë sistemin perceptiv ku vegjeton shqiptaria. Dhe këto
'porne' janë së pari opinion-keqbërësit dhe klika e njerëzve që
dreqosin perceptimin publik shqiptar, bashkë me burokratët e
kulturës, legjitimuesit zyrtarë të çdo skandali. Dhe shì këta
'pornë' janë dorëzanët e hyrjes së 'porneve' në politikën
shqiptare. Dhe pikërisht pse janë këta, nuk kemi më çfarë të
shpresojmë.
Ka
shkruar Brankati: «[...] “Neroni u kujtua për Epikarinë, dhe
duke mos besuar që një grua e duronte dhimbjen urdhëroi ta
torturonin. Por as kërbaçi as zjarri as tërbimi i xhelatëve nuk e
bënë me rrëfye; dhe kështu, ajo fitoi ditën e parë. Pasi e çuan
të nesërmen tek po ato tortura, duke mos mundur me u mbajtë në
këmbët e saj të dërmishura, grisi nga gjoksi një cohë, e lidhi
nyjë tek stoli, bëri një lak në fyt duke e ngushtuar me peshën e
trupit, dhe e mbyti edhe atë pak frymë që i kishte mbetur.
Shembull i paharrueshëm sesi një prostitutë donte me shpëtue do
të panjohur pas gjithë asaj agonie, kurse burrat - kalorës,
senatorë - pa torturë, kallëzonin njerëzit më të dashur. [...]
kur një shoqëri nuk mund t'i zërë më besë prostitutave të
veta, ka marrë fund gjithçka! Nuk ka mbetur asgjë më ku të
shpresosh!»**
Përtej
Ballkanit, pornokratët janë do udhëheqës të jugut t'Europës apo
veriut të Afrikës, në një moshë që shqipja e quan 'të thyer',
por që nuk ua përtojnë festave goliardike. Rininë mundohen ta
ruajnë falë 'implementimit' të një lënde sintetike që në rast
se pas vdekjes do çoheshin në kremim, do i bënte me u ardhë era
gomë***.
Po përse një libër merret direkt apo indirekt me këso inertesh?
Pavarësisht
se jo pa qëllim jam munduar ta bëj me qarkullue termin
'pornokraci', nuk kam pasë ndërmend me e përkthye një libër të
tillë, edhe pasi zbulova që një libër i tillë ekzistonte.
Ajo
çka më bindi për shqipërimin e këtij libri ishte një libër
tjetër, ai i bashkëkombasit të Prudonit (këtej e tutje emrin e
autorit shkurtimisht do e hasim hera herës thjesht me inicialin
“P.”), Guy
Debord,
dhe pikërisht 'Shoqëria e spektaklit' (bot. Gaid Margot, 2009): një
kritikë radikale e pushtetit të imazhit në shoqërinë aktuale, e
shprehur nga një laik e mbase ateist, por me ndjetin e një profeti
Moisi, përmbysësit më të madh e më të hershëm të
antropomorfizimit.
Tjetër
ngjashmëri e Deborit me Prudonin është refuzimi me u ba autoritet
në kontestimin e autoritetit, siç e gjejmë te një letër që P. i
dërgon K. Marksit për bashkëpunim. Ai i thoshte:
«Hajt
t'i kërkojmë bashkë, në daçi, ligjet e shoqërisë, mënyrën
sesi realizohen këto ligje, procesin sipas të cilit arrijmë me i
zbulue, por, pashi Zotin, pasi t'i kemi shkatërruar të gjitha
dogmatizmat a
priori,
të mos mendojmë me e indoktrinue popullin; të mos biem në
kontradiktën e bashkatdhetarit tuaj Martin Luter... Nuk duhet ta
shtrojmë aksionin revolucionar si mjet reforme sociale pasi ky mjet
i pretenduar do ishte thjesht një apel ndaj forcës, arbitraritetit,
shkurt, një kontradiktë».*
Situata
e sotme na lejon së paku një konsideratë në lidhje me këtë; se
Prudoni, edhe duke qenë një dialektikan shumë
modest
para Marksit, rezulton një edukator shumë më i mirë se ai.
Prudoni beson te ndryshimi i vetvetes. Marksi tek ndryshimi i botës.
Por sa më shumë njerëz të besojnë tek ndryshimi i vetvetes, aq
më shumë ka me ndryshue bota.
Ndryshimi
më i madh dhe më dramatik i ndodhur në kohën tonë i përket
sferës së edukimit. Ky ndryshim ka trajtat e një përmbysjeje
radikale. Më parë, përgjatë të gjithë periudhës klasike (nga
antikiteti në Rilindje) e deri me revolucionin industrial, mjeti
kryesor i edukimit ishte narracioni. Në qendër ishte njeriu. Sot
jemi të pranishëm në eklipsimin e plotë të këtij instrumenti
par
excellence
të ethosit njerëzor. Narracioni është i vetmi instrument që mund
të quhet organ. Humanizmi është në krizë. Mjeti kryesor i
edukimit sot është imazhi. Një mjet që kurrë s'mund të jetë
një organ, pasi është i vdekur. Pasojat janë të pallogaritshme.
Ngushtimi i rrezeveprimit të memories. Debilizimi. Kakofonia. Makthi
teknokratik. Karaokja ekzistenciale.
Ne
shqiptarët jemi te karaokja ekzistenciale. Kushdo që jeton në
Tiranë a Prishtinë e kupton këtë gjë. Karaokja kombëtare është
emisioni më i ndjekur.
Thamë,
se pornet
sot
nuk mund të quhen vetëm ato që për P. ishin të tilla, por
sidomos duhen quajtur të gjithë individët që e kanë shitur jetën
e tyre për t'i dhënë jetë imazhit spektakolar. E gjithë 'rizoma'
që përmendëm: e opinion-keqbërësve, fuksave, sekserëve që e
kanë shndërruar pushtetin në një orgji onaniste që pushteti
kryen mesveti. Kjo sot ka mbërritur deri në atë pikë, sa nuk
dallohet më a e kanë shndërruar këta politikën, a politika këta.
Nën
dritën e Debord-it,
ne sot kuptojmë se pushteti - për relativizimin e të cilit P.
luftoi gjithë jetën - na ka vjedhë të vetmen pronë, që as
Prudoni nuk do e quante një vjedhje: kohën. Ka të drejtë P. kur
thotë se prona është një vjedhje, qysh në paragrafin e parë të
librit të tij më me ndikim. Por kohën time unë si individ (pra si
i pa-ndashëm
shì nga
ajo) nuk ia kam vjedhur njeriu, por po ma vjedhin. Jetojmë në
epokën kur kompanitë e telefonisë së lëvizshme bëjnë oferta
'marramëndëse' duke të ofruar me qindra minuta në javë,
falas(!), për të ndjenjur në linjat e tyre. Ato na falin kohën
tonë sikur të ishte e tyrja. Dhe shumë spektatorëve të devotë
kjo i duket përfitim.
Kuptohet,
se kuplaraja globale ka në qendër femrën, imazhi i së cilës
është gjëja më e prostituuar në ekran, po aq sa ç'është i
prostituuar edhe trupi i saj në rrugë. Dhe Prudoni sak ka gjetur
tek libertinazhi i femrës sindromin e dekadencës së perëndimit,
si dekadencë e tipit dhe e modelit perandorak, e pame qysh në
Egjipt, Romë e me radhë; por duhej të kalonte një shekull pas
tij, për të kuptuar se kjo dekadencë jo vetëm që ishte pa fund,
jo vetëm që nuk do prunte humusin e nevojshëm për lindjen e një
kulture të re, por është përjetësuar in
vitro nga
pushteti dhe është bërë e shitshme nën formulën 'fundi i
historisë'.
Dhe
nëse Prudoni me të drejtë e dënon kultin e erotizmit si kancerin
e kombit francez në shekullin e tij, sot Erosi ndryshon konotacion.
Erotizmi bëhet debord-ianisht
një nga barkat e pakta të shpëtimit ndaj 'irrealizmit të botës
reale'. Një ndër të paktat fusha të veprimit njerëzor ku mund të
gjindet 'jetësorja' në botë. Me kusht që ky erotizëm të jetë
hedonizëm, jo përftim tekno-komercial i imazhit erotik.
Nëse
duhet të flasim për 'pornon' si zhanër apo si kategori të së
shëmtuarës mandej, do përmendim fjalët e shkrimtarit siçilian,
Leonardo Shasha, që gjenden tek ditari i tij i titulluar “E zezë
mbi të zezë”. Ka shkruar Shasha aty, se vetëm një herë i ka
ndodhur në jetën e tij të shohë një film porno. Për pak minuta.
Dhe e ka kuptuar se e vetmja gjë porno e një filmi porno janë
spektatorët e tij. Pra nëse spektatorët janë porno, atëherë si
e ka emrin qytetërimi që i prodhon ata në shifra industriale?
Megjithatë,
pas një refleksioni kam mëtuar t'i jap një konotacion tjetër
fjalës porno. Për mua ajo shënon njeriun pa metafizikë, çdo
gjest a veprim që e mëton lirinë a vlerën si diçka fizike; anën
formale të praktikimit të një kredoje, mekanikën e një mënyre
jetese - deri edhe të një religjioni; banalizimin e tejskajshëm të
çdo hapësire, mizozofinë e turmave, folitikën
non-stop, makiavelizmin fshatar të kapitalizmit egërshan në
Evropën lindore, skizofreninë e kapitalizmit të avancuar
perëndimor etj. Porno është fryma e kopjes. Është kallpi që
vetëquhet origjinal. Liria pa metafizikë.
O
spektator: gjëja më pak porno, pra, është filmi i zhanrit porno,
kulmi i pornos je ti që e sheh. Nuk është aq porno politikani që
çon kamerieren në banjo, sa ç'është suksesi që ka videoja (e
fshehtë!?) e këtij skandali. Qoftë ky një sukses i kurorëzuar me
(dis)kreditimin publik të politikanit. E kështu me radhë. Dhe
akoma më porno është harresa mes dy skandalave. Suksesi është
institucioni më pornografik i shoqërisë së spektaklit. Dhe vini
re se si një botë që e ka zhdukur ngjarjen, krijon një mit që e
ka rrënjën të prejardhur nga ngjarja!
Shpresoj
që ky libër të mos lexohet për turizëm mendor, si ekskursion në
një shekull ekzotik, aq sinkronik me moshën psikologjike tonën, të
shqiptarëve, por të kuptohet ashtu siç është, si një polemikë
e zhvilluar (atëherë në Francë dhe sot te ne) në kohën e duhur,
kur emancipimi i femrës brenda patriarkatit, po shndërrohej në
zholin me ngjyra të vetë patriarkatit. Kur patriarkati duke pranuar
kufinjtë e vet, e zhdukte njëherësh rolin e burrit apo të gruas
duke i hapur udhë karrieristit pa shpirt e pa gjini të kohës sonë.
Epoka jonë është domain-i
i të pakategorizueshmes, dhe e pakategorizueshmja është
monstruozja.
Pornokracia
është patriarkati pa patriarkë, kulti pa kulturë, kandisja pa
moral; është asgjësimi i diferencave përplotësuese mes femrës e
mashkullit, në favor të vetëmjaftueshmërisë egocentrike si
gjegjëse e modelit të monopolit në
sferën
private.
Besoj
se librin Pornokracia, do e ndjejnë më pranë leçitësit e
kakotopive, asaj aradhe librash që në fakt do e përuronte
Zamjatini
gjysmë shekulli më vonë me romanin 'Ne', ndjekur nga Huxley,
Orwell, Burgess.
Pavarësisht se nuk ka kompozicionin as thukninë e romanit, ky
pamflet ndan me këta diziluzionistë të mëdhenj energjinë e tij
profetike.
Në
kohën kur fizikja ulërin se po ulërin realen, realja është bërë
më e fshehtë se kurrë. Realja, realja e mirëfilltë ka gjetur një
poezi të sajën që dukej se e kish humbur.
Realja
është bërë metafizike!
A.
Cani
Milano,
fund
gushti-fillim shtatori 2011
PJESA
E PARË
PREMISË
Për
zonjat J.L.
dhe
Jenny d’H.
Zonja,
kam në dorë tre vëllimet tuaja1
dhe i kam lexuar: sigurisht, jo pa mundim. Kurrë nuk kam provuar
zhgënjim të tillë; kurrë s’kishte ndodhur që një kauzë kaq e
urryer të mbrohej me mjete kaq të këqija. Nuk ju qortoj për
sharjet tuaja: kur lindin nga një indinjatë legjitime, i kuptoj të
sharat dhe i duroj në përvuajturi absolute, thua se bëhet fjalë
për motive të arsyeshme. Por nisur nga arsyeja nuk gjendet as hija
më e vogël në sulmet tuaja; ajo që më godet më shumë nga ana
juaj, është vetë pacipësia në mënyrën tuaj të arsyetimit. Nuk
shpresonit sigurisht, zonja, se do t’i isha përgjigjur kësaj
rrjedhe fjalësh; juve vuanit, pikësëpari, për të shfryrë vrerin
tuaj; fundja, pak rëndësi kishte për ju. Kur prodhon këso
fenomenesh, një doktrinë është e gjykuar tashmë; nuk më ngelej
tjetër përpos të fërkoja duart dhe t’iu lija në triumfin tuaj.
Çfarë mund t’i uroja vetes më mirë, përpos që të shihja një
antagoniste të pretenduar që zbret te ky nivel falë të gjitha
budallësive që mëria dhe vaniteti i lënduar mund ta grumbullojnë
në trurin e një gruaje?
M’u
duk me vend, megjithatë, të mos e lë pasdore punën tuaj, ndërkohë
që ju mund ta merrni me mend fare mirë, zonjat e mia, se kjo nuk ka
ndodhur pa shkak. Bëhet fjalë për diçka krejt tjetër, në fakt,
sesa për deklamimet tuaja dhe për keqardhjen time.
Dekompozimi
i shoqërisë sonë përparon çilembyll sytë; sa më shumë që
analizoj simptomat, aq më tepër vë re se liritë publike kanë për
bazë dhe për tutelë zakonet shtëpiake; që maksimat me të cilat
të drejtat e popujve janë shkatërruar, janë po ato me të cilat
ju dhe shefat tuaj e përmbysni rendin e familjeve; se çdo tiraní,
me një fjalë, përfundon në prostitucion dhe se prostitucioni, i
shqyrtuar në themelet e veta, është saktësisht ajo çka ju, zonja
të dashura, me Át Enfantinin2
e ndihmësit e tij, e quani çlirim të gruas ose dashuri e lirë.
Tani,
a thua është faji im që ju, si dama të zonja, figuroni në
rreshtin e parë të kësaj pornokracie,
e cila prej tridhjetë vjetësh e ka bërë Francën t’i rroposet
erzi publik, duke krijuar gjithandej ndër avoketër, filozofë,
poetë, të devotë*,
një mal me përçartje dhe me ndihmën e korruptimit më hollë? Ju
sulmoni gjithçka që unë dua dhe nderoj, të vetmin mes
institucioneve tona antike ndaj të cilit unë kam ruajtur respekt,
pikërisht sepse shquaj aty një mishërim të drejtësisë. Pranoni,
pra, pasojat e rolit që keni marrë; pësoni, pa shumë qaravitje,
përçartjet që ju a imponon teoria juaj; për sa më takon mua, më
quani edhe katallàn, Minotaur dhe Mjekërblu: po arritët të më
provoni, me argumentime serioze, se unë gabohem afërmendsh që nuk
do të ankohem.
kapitulli
i Parë
ÇËSHTJA
E MARTESËS
A
doni të lozim me letra të hapura, zonja të dashura? Atëherë
rrëfeni se ajo që ju irriton në Studimin tim1
nuk është paragjykimi që teoria ime e martesës mund t’i
shkaktojë seksit tuaj: mbi po këtë plan, e dini më së miri, nuk
keni asgjë për të drashtur. Nga ana ime, jam gati t’iu rrëfej
se aty ku kam trajtuar, me njëfarë ironie, mendoja në të vërtetë
për diçka krejt tjetër nga gjysma më e bukur e sojit njerëzor.
Mes meje dhe jush problemi është mirëfilli vetanak: nuk i përket
as nuses, as nënës, as bijës, as aq më pak kreut të komunitetit.
Për këtë do të doja të ishte shumë e bindur çdo grua e
ndershme që do t’i lexojë këto faqe.
Çështja
e martesës, kështu siç është shtruar prej meje, mund të
përkthehet te kjo alternativë: 1) ose burri dhe gruaja, të
konsideruar në shpërfaqjen e tyre të trefishtë fizike,
intelektuale dhe morale, janë në të gjitha aftësitë të
barabartë:
shì për
këtë arsye duhet të jenë njësoj edhe në familje, në luftë;
pra, në çdo funksion publik dhe shtëpiak; 2) ose janë vetëm të
barzvlefshëm dhe secili ka epërsi mbi tjetrin për shkak të një
parakushti të veçantë: burri për shkak të forcës, gruaja për
bukurinë. Në këtë rast, bilanci i të drejtave dhe detyrave të
tyre përkatëse duhet të bëhet ndryshe, por në mënyrë të tillë
që, për rrjedhojë, të ketë mes dy sekseve barazi mirëqenieje
dhe nder.
Në
të dy rastet, e drejta dhe dinjiteti i gruas njihen; ajo mund ta
quajë veten të lirë dhe është e shpëtuar. Sistem të tretë nuk
ka: madje nëse doni të jeni të drejta, duhet të më thurni
lëvdata për shkak se kam ditur ta reduktoj një çështje kaq
komplekse në një alternativë kaq të thjeshtë. Çfarëdo që të
ndodhë, legjislatori kryefamiljar, filozof, ekonomist apo moralist,
duhet të sjellë një ekuacion, nga momenti që nuk është e mundur
të pranosh, siç vë në dukje unë vetë, që gruaja, krijesë
racionale dhe morale, shoqe e burrit, të trajtohet sikur seksi i saj
nënkupton minorizim. Përse nuk jeni mjaftuar që t’i merrni
shënim fjalët e mia, në vend që të më mbuloni me sharje?
E
di mirë se, sipas paragjykimit dominues, paragjykim nga i cili ju
nuk jeni të imunizuara, bukuria duket diçka me fare pak peshë, një
fantazi e kulluar, një jo-realitet; e di mirë, ndërkohë, se kur
them «po, burri është më i fortë, por gruaja është më e
bukur», më duket sikur po bëj një shakà pa kripë. Sipas
mendimit tuaj, është njëlloj sikur mbi kokën e burrit të
vendoset shenja pozitive + dhe mbi atë të gruas shenja negative –.
Pyesim veten: çfarë është bukuria? Sa rëndësi ka në qeveri, në
familje, në treg?... Kështu arsyeton vulgu, që pranon si reale
vetëm atë që mund të peshohet dhe të matet me metër; në të
njëjtën mënyrë arsyetoni ju, zonja të dashura: pavarësisht
krenarisë suaj, në fakt, duhet akoma shumë kohë që ju të jeni
të lira, siç pretendoni.
E
pra, bukuria nuk është diçka e vogël; do të më lejoni të
pohoj, në lidhje me këtë, se burrat janë gjykatës më kompetentë
se gratë. Bukuria nuk është një hiçmosgjë. I referohem bukurisë
ashtu si forcës nën të gjitha pikëvështrimet, fizike,
intelektuale dhe morale e mos ta harrojmë: bukuria është e
anasjellta e forcës, një fuqi, një virtyt, një tharm të cilit
është shumë më e lehtë t’i tregohet veprimi se t’i
përçanësohet thelbi; por amà diçka që nuk është një
hiçmosgjë, sepse vepron dhe shërben si ndërlidhës për forcën
dhe për substancën, duke mos mundur kështu të mos jetë një
hiçgjë.
Jam
përpjekur, në një Studim, me shpjegue rolin e idealit në lëvizjen
e njerëzimit; kam besuar se kam njohur tek ai atë hir promotor me
të cilën teologët shpjegojnë të gjitha virtytet dhe progreset e
tij; që pohojnë se, pa këtë fuqi idealizimi, burri, mospërfillës
për dinjitetin e vet, do të mbetej shurdh ndaj kërkesave të
vetëdijes. Dhe kur, më vonë, në një Studim tjetër, e kam bërë
gruan pamjen e gjallë të këtij ideali, nuk kam bërë tjetër pos
konkretizimit të një mendimi deri atëherë të humbur në
abstragimet e teologëve dhe të filozofëve. Oh, sikur ta kishte
vënë re këtë gjë i nderuari Ati
Enfantin;
sikur të kishte thënë se bukuria te gruaja është më efikase, më
krijuese se forca e shokut të saj, duke konsideruar faktin se është
bukuria, shumicën e herëve, që e vë në lëvizje forcën, sa
duartrokitje dhe tufa lulesh, madje dhe puthje që do kisha marrë!...
Tani
zonja të dashura, ka mundësi që unë edhe të gabohem. Mbase
ideali, gruaja dhe bukuria nuk mbulojnë në shoqërinë njerëzore
rëndësinë që unë u caktoj. Mbase, mundet dhe që unë po tregoj
thjesht shije të keqe kur pohoj, së bashku me pothuajse tërë të
ngjashmit e mi, se gruaja është më e bukur se mashkulli, siç
mundet që gratë, figura e të cilave na josh, të jenë në
realitet të shëmtuara, gjithaq e më të shëmtuara për sa kanë
privilegjin që të mund të bëhen të padurueshme sepse duan t’u
ngjasojnë burrave. Por në këtë gabim të padëmshëm, a kishte
për ju një motiv minimal zemërate? Ç’të keqe ju shkaktonte kjo
juve dhe kauzës suaj? Të paktën qëllimin tim të mirë duhet ta
kishit mbajtur parasysh, nga çasti që, duke u realizuar (si me
thanë) në personin e gruas bukuria e përjetshme dhe qiellore, në
përfundim shtoja në të mirë të seksit tuaj një vlerë shumë të
madhe. Jeni avokatë fort të çuditshëm të kauzës suaj, nëse
ankoheni se kundërthënësit tuaj u japin mjetet më vendimtare,
titujt më solidë, madje edhe nëse e quani të gabuar që ne ta
zbukurojmë ca si tepër nusen!
Duke
e konsideruar gjithë këtë, kam pyetur veten: «Çfarë është
martesa?». Bashkimi i forcës dhe i lëndës, bashkim i pazgjidhshëm
sa dhe i bukur i formës dhe i materies, ku divorci nënkupton
shkatërrimin e të dyjave. Pikërisht për këtë martesa ndryshon
nga shoqëria*
civile dhe komerciale, në thelb e zhbëshme dhe që ka për objekt
fitimin. Forca dhe bukuria bashkohen falas: ato nuk paguhen
përkëmbyeshëm - e para në shërbime, e dyta në favore; nuk është
e mundur të maten frytet e punës dhe dhantitë**
e idealit. Martesa, në pastërtinë e idealit të saj, është një
pakt vetëmohimi absolut. Kënaqësia është e pranishme aty - vetëm
se në plan të dytë; çdo shkëmbim i pasurive që prodhon burri
kundrejt gëzimeve që gruaja jep, çdo shkëmbim epshesh është
konkubinat,
në mos qoftë prostitucion
i dyanshëm.
Kështu, për çiftin e të martuarve, martesa është bërë një
kult i vetëdijes dhe për shoqërinë është bërë vetë organi i
drejtësisë. Një martesë e shenjtë, nëse është për të
martuarit e pa mëkat, përjashton nga ana e tyre, kundrejt të
huajve, çdo krim dhe djallëzi; konkubinati, ose bashkimi i burrit
dhe gruas, i fshehtë ose solemn, por në funksion vetëm të
kënaqësisë, megjithëse nganjëherë i justifikueshëm, është,
përkundrazi, streha e zakonshme e parazitëve, e hajdutëve, e
mashtruesve dhe e vrasësve.
Oh,
zonja të dashura, e di sa i rreptë ju duket ky moral, pikërisht
juve që qeshni me forcën dhe akoma më shumë me bukurinë, e që
madje pretendoni se kënaqësia dhe pasuria janë në fund fare
kontrata e vërtetë sociale, religjioni i mirëfilltë. Pranoni
megjithatë se në kushtet e punës dhe të kursimit që vetë natyra
e gjërave i imponon llojit tonë, nëse duam të formojmë martesa
solide dhe një shoqëri të virtytshme, më shumë sesa maksimat
tuaja epikuriane vlen kjo teori e sakrificës. Gjithsesi, nuk mund të
mëtoni se i kam ngrënë hakun gruas, pra qenies sipas meje më të
dobët: ja, në vija të përgjithshme, si e kam trajtuar.
Për
sa i takon familjeve, ekonomia e ekzistencës ndahet në dy pjesë
kryesore: prodhim dhe konsum.
E
para është, pa dyshim, më e mundimshmja: e kam bërë atribut të
burrit: e dyta është më e lehtë, më zbavitëse: ia kam rezervuar
gruas. Burri plugon, mbjell, korr, bluan drithin; gruaja pjek bukën
dhe ëmbëlsirat. E gjithë jeta e tyre, për sa i përket punës,
mund të përkthehet te ky simbol: pak rëndësi ka se në ç’mënyrë,
në t'ardhmen, do të mund të ndahet puna, t'organizohet dhe të
shpërndahet; në analizë përfundimtare, të gjitha operacionet
virile dhe femërore janë në vartësi gjegjëse nga plugu ose nga
tigani. A do dinit të më tregoni se në çka është e padrejtë
kjo ndarje?... Po a i kam thënë vallë gruas, pasi është shtruar
tavolina dhe është shërbyer dreka, të ulet në një qoshe, të
presë, për të ngrënë, një shenjë të të zotit dhe padronit të
saj, të kënaqet me bukë të zezë, të thatë, teksa burri shijon
bukën e bardhë dhe të freskët? Larg qoftë, unë i mësoj burrit
se gjithë sa ka më të mirë shtëpia i duhet rezervuar gruas dhe
bijve dhe se gëzimi i tij duhet bazuar sidomos mbi atë të tyrin.
Pa dyshim, kam lënë pa përmendur shumë gjëra; nuk harroj,
pikërisht sepse kam dëgjuar të ma përsërisin shumë herë, të
jem pak i sjellshëm dhe i dashur; por, tekefundit, do të pranoni
besoj, se sistemet e mia nuk janë aspak ato të një egoisti, të
një shfrytëzuesi, të një tirani. Nëse është kauza e lumturisë
së grave që ju doni të shërbeni, njehmëni, pra, mes partizanëve
tuaj.
Në
vazhdën e Auguste
Comte2
dhe më mirë se ai, kam pohuar se gruaja, mishërim i idealit,
shfaqet me një natyrë eprane ndaj burrit, i cili nuk ka nga ana e
tij gati asgjë tjetër përpos forcës; nëse ai provanon*
për gjërat e dobishme, ajo vetëm shpërndan lumturi; për këtë
arsye gruaja duhet të ishte - për sa qe e mundshme - e çliruar nga
çdo vepër utilitare, sidomos nga puna e rëndë dhe e papëlqyeshme.
E kam bërë monogaminë ligjin themelor të çiftit androgjen;
e kam përzënë divorcin; kam pohuar se, në një martesë me të
vërtetë të denjë, dashuria duhet të ishte e nënshtruar ndaj
vetëdijes, në atë pikë që martesa e ndërgjegjja e mirë mund
dhe duhej të ruante vendin e dashurisë: për të mirën e kujt
qenkej e gjithë kjo, nëse nuk ju vjen keq? Dihet, në të mirë të
gruas, të asaj që, mes dy bashkëshortëve, mbretëron sidomos me
bukurinë dhe, prandaj, është e ekspozuar me lehtësi më të madhe
ndaj humbjes së të drejtave të veta.
Për
sa i takon gjërave të jashtme, nuk kam dashur as nuk dua për
gruan, për të njëjtat konsiderata, luftën, sepse lufta, ashtu si
shërbyesia, nuk i kanë hije bukurisë.
Nuk
dua politikën, se politika është luftë.
Nuk
dua funksione juridike, policore ose qeverisjeje, sepse edhe kjo
është luftë.
Pohoj
se mbretëria e gruas është te familja; se sfera e rrezatimit të
saj është vatra bashkëshortore; dhe pikërisht në këtë mënyrë
burri, tek i cili gruaja duhet të dojë jo bukurinë, por forcën,
do zhvillojë dinjitetin e vet, individualitetin, karakterin,
heroizmin dhe drejtësinë; dhe pikërisht me qëllimin për ta bërë
këtë njeri gjithmonë e më të guximshëm dhe të drejtë, ndërsa
nusen e tij, për pasojë, gjithmonë e më mbretëreshë, unë
luftoj centralizimin, burokracinë, feudalizmin financiar, mësymjen
e fuqive qeverisëse dhe gjendjen e përhershme të luftës.
Për
këtë arsye, qysh prej tetorit 1848, kam protestuar kundër
restaurimit të Perandorisë3,
që konsideroja si një prostituim kombëtar, madje nuk kam pushuar
kurrë së kërkuari reforma ekonomike të afta, që duke i bërë
më pak të shpeshtë dhe më pak të rëndë pauperizmin,
revoltën dhe krimin, të reduktojnë hap pas hapi numrin dhe
kohëzgjatjen e magjistraturave, duke e çuar pak nga pak rendin
social te liria e thjeshtë dhe e pastër, çka domethënë restaurim
i plotë i familjes dhe glorifikim i gruas.
Kam
dënuar me tërë forcën për të cilën isha i aftë, joshjen,
tradhtinë bashkëshortore, incestin, dhunën mishtore,
prostitucionin, të gjitha krimet dhe keqbërjet kundër martesës
dhe familjes: kundër gruas, do të ishte dashur të thosha. I kam
kallëzuar ato si shenja dhe instrumente të despotizmit – dua të
shpresoj që në këtë pikë fjala ime të mos ketë ngjallur
dyshime. Nëse e kam justifikuar - në njëfarë mase, në pajtim me
autoritete më të mëdha – konkubinatin, edhe kjo ka qenë
n'interesin e grave. Nuk dyshoj se do të kishte qenë e mundur për
një tjetër të thoshte më mirë se unë; por, në fund, unë kam
folur sipas mjeteve të mia të dobëta dhe, nëse shoh rrotull, po
t’i kthehem të shkuarës, nuk arrij të gjej një autor, as edhe
një, që ta ketë marrë kaq shumë për zemër kauzën e gruas.
Përse
atëherë gjithë ky qamet epitetesh sharës? Përse të thonë se
jam i poshtër, gomar, burracak? Já, zonja të dashura, sikur të
drejtat tuaja të ishin gjëja e vetme që keni për zemër, vetëm
këtë duhet të më kishit thënë: «Zoti Prudon, deri më sot ju
jeni i pari i mbrojtësve tanë dhe ne jemi shumë të lumtura për
mtesat tuaja të shkëlqyera. Kondita ku e vini seksin tonë nuk
është aspak për t’u përçmuar dhe, në rastin më të keq, do
të na garantonte një ekzistencë të durueshme. Por, na lejoni t’ua
themi, se, për sa i përket gruas, ju nuk jeni tjetër përpos një
beqar i thjeshtë; nga shkëlqimi i saj nuk keni vënë re tjetër
përpos një rrezeje të zbehtë dhe, si ju ka thënë një artist
miku juaj, nuk
kuptoni asgjë nga dashuria4”.
«Ju
na çmoni të dobëta fizikisht, të varfra në intelekt, të
ndrojtura në guxim dhe, vetëm në konsideratën e asaj që juve ju
pëlqen ta quani bukurinë tonë - e që neve na frymëzon vetëm një
stimë mediokre, - e pandehni veten të detyruar t’i përkushtoheni
lumturisë sonë. Gabim bujar, por i përbuzshëm! Ne zotërojmë, që
ta dini, forcën fizike, ose të paktën mund ta fitojmë atë, në
të njëjtin nivel si ju - edhe pa hequr fare dorë nga sharmi ynë.
Pastaj, edhe sikur të mos mund ta fitonim, ç’rëndësi ka! A thua
se kemi ndonjë nevojë të madhe! Demi është më i fortë se
burri, por kjo a provon vallë se është e mundur të kundërvihet i
pari me të dytin?... Për sa i përket cilësive të shpirtit, të
vetmeve që ia vlen të konsiderohen, gjenia, kujdesi, drejtësia,
dinjiteti, guximi, ne do të ishim vetëm modeste duke iu mësuar se
nuk na mungojnë më shumë se juve. Arsyetues jo fatlum, nëse me
kaq pak sa keni kuptuar nga natyra femërore e doni atë kaq shumë,
çfarë do të ndodhë sikur ajo t’iu zbulohej plotësisht? Na lini
pra neve t’ua shpjegojmë, dhe jini të sigurt për mirënjohjen
tonë. Shpirti juaj nuk e ka pa' fare; zemra juaj nuk e ka njohur
kurrë vullnetin e pamatë me të cilin një grua e lirë mund të
mbushë një vdekatar. Sigurisht, ju zotëroni stofin e një
adhuruesi të zjarrtë të gruas, të një kalorësi besnik të
Mbretëreshës së Qiellit. Tashmë, bëhet fjalë vetëm, për t’iu
hequr këtë njollë që ju qorron, që t’iu kthejmë ju në Shën
Palin e revolucionit femëror - mes të gjitha revolucioneve më i
madhi dhe i sprasmi».
Kjo
ishte gjuha e vetme me të cilën kishit të drejtë të më
drejtoheshit mua, nga çasti që asnjëra prej jush nuk përmendej në
librin tim; madje, duke folur për hesap të të gjitha simotrave
tuaja, nuk duhet të bënit gjë tjetër përpos që të zaptonit
rolin e volitshëm që iu caktoja, pa përfshirë aty në asnjë
mënyrë personat tuaj. Paskëtaj,
duke i ndihur shpërblimi i premtuar budallësisë sime,
kushedi a nuk do të kisha pranuar në
fund se kandari im i të dhënit dhe të marrit të gruas nuk qenkej
i saktë; sepse, e barabartë me burrin në fuqi, ajo zotëron për
më tepër bukurinë; se në këtë mënyrë ëpránësia juaj është
e plotë; se, në lidhje me ju, ne jemi qenie të rëna dhe, për ta
thënë shkurt, gruaja, shumë larg nga të shkaktuarit e humbjes së
përgjithshme të sojit njerëzor me kureshtjen e saj të pacipë,
siç referon ligësisht dhe me shpifje Zanafilla,
a i është dhënë burrit për ta shëlbyer dhe për t’i shërbyer
si engjëll mbrojtës?
Do
ta pranoni, zonja të dashura, se do të ishit avoketër të këqij.
Do të mjaftonte një fjalë e vetme me dy kuptime për t’iu bërë
t’i kapërceni kufijtë; dhe, përveç rastit kur do përdornit me
gjykatësit tuaj një dialektikë krejt të ndryshme, do të arrinit
njësoj t’i çoni në gijotinë tërë klientët tuaj. Këtë kauzë
femërore, që me ndërhyrjen tuaj deklaroni se doni ta mbroni, ju e
tradhtoni në çdo pikë, dhe e çnderoni. Meqë kjo i përket
saktësisht diferencës së prerogativave mes dy sekseve që unë kam
besuar, në vazhdën e shumë të tjerëve, pa e nxjerrë në pah,
pavarësisht se ju e mohoni pa asnjë provë me pafytyrësinë më të
pabesueshme, nuk do t’ju duket e çuditshme që unë të ndalem
këtu. Është kjo pika themelore e çështjes.
Kapitulli
i Dytë
PARALELI
MES BURRIT DHE GRUAS
Nuk
ka fuqi pa bukuri dhe, anasjelltas, s’ka bukuri pa fuqi, sikurse
nuk ka lëndë pa formë, ose formë pa lëndë; prandaj thuhet një
bukuri
mashkullore
dhe një grua
e fortë;
ja përse gruaja ka pjesën e saj në prodhimin shtëpiak, teksa
burri ka të vetin në artin e të jetuarit virtytshëm, që mandej
bëhet njësh me vetë familjen. Por fuqia dhe bukuria, sado që
intimisht të bashkuara si lënda dhe forma, nuk janë një gjë e
vetme dhe identike; natyra e tyre nuk është identike; dhe aq më
pak është aksioni i tyre. Asnjë përpjekje e mendimit nuk do të
ishte e aftë për t’i reduktuar në një shprehje të përbashkët.
Kjo bën që, përtej seksualitetit organik, t'ekzistojë mes burrit
dhe gruas një diferencë që të gjithë e ndjejnë dhe që arsyeja
e shpall si të paepshme.
Por
a nuk mund të jetë iluzor, ky ndryshim? A duhet të dallojmë tek
ai, sikundër do të pretendoni ju, vetëm një efekt të edukimit
dhe të zakonit, në mënyrë që të shpresojmë, pas një ndryshimi
të regjimit, ta eliminojmë dhe të mos lëmë t'ekzistojë mes dy
sekseve ndryshim tjetër përpos atij t'organeve të riprodhimit? Në
fjalë të tjera, sistemi i raporteve mes burrit dhe gruas, që jam
përpjekur të themeloj mbi barazvlerën e atributeve të tyre, a
duhet të mbështetet, përkundrazi, mbi barazinë dhe mbi
identitetin e vetë këtyre atributeve? Problemi qëndron i gjithi
këtu.
Vëmë
re se nga ligji i sekseve do të varet ai i familjes, dhe, për
pasojë, rendi i shoqërisë dhe përvendosja e mbarë sojit
njerëzor. Thashë se faktet konfirmojnë atë që për çdo individ
të mirë do të mjaftonte një shikim për ta vënë re, pra që
burri është më i fortë, por më pak i bukur dhe gruaja më e
bukur por më pak e thantë. Mbi këtë pikë ju ngërdhesheni së
tepërmi. I mohoni faktet sepse, përkundër tezës sime, hamendësoni
se unë i citoj në keqbesim. Mbërrini deri aty sa pohoni se nuk kam
prodhuar fakte, madje, edhe më tepër, se faktet janë nga ana juaj.
Gruaja e kapur në shkelje kurore mohon gjithmonë; po t’i zësh
besë asaj, i shoqi do të paskej ende detyrime kundrejt saj. Të
kujtojmë atëherë, të paktën në vija të përgjithshme, këto
fakte, në mënyrë që të mos jetë më e mundur t’i kalojmë në
heshtje.
Aftësitë
fizike.
Merrni sidorasti*,
në klasa dhe kushte të ndryshme sociale, dy të rinj, një fshatar
dhe një fshatare, një punëtor dhe një punëtore, një riosh dhe
një zonjushë; merrni, në shkelëza të tjera të shkallës, një
burrë të rritur dhe një grua të pjekur, dy të moshuar, ose dy
adoleshentë, një djalosh dhe një vashë, një vogëlush dhe një
vogëlushe, dhe vërini të luftojnë bashkë. Është një provë që
secili mund ta bëjë dhe që unë vetë e kam bërë njëqind herë,
kur isha bari1.
Ndonjëherë do të mund të ndodhë që shorti të përvijojë në
këtë dyluftim një djalë të dobët dhe një vajzë shumë të
fortë, që në këtë rast do të korrë fitore. Por nëntëdhjetë
e nëntë herë në njëqind do të dalë që fituesi të jetë
mashkulli. Në këmbim, do të gjeni një numër të barabartë
herësh që gruaja është më e bukur se burri. Ky rast i dytë
është kundëranësor i të parit.
A
është pikërisht natyra ajo që e ka vendosur këtë ndryshim mes
dy sekseve? Gjykimi është i lehtë, mjaftojnë sytë. Krahasojeni
Herkulin e Farnës, gladiatorin, Tezeun apo Akilin me Venerën e
Milos, me Venerën e Mediçit, me Hyjneshën Gjuetare: a nuk janë
vallë të parët të dallueshëm për forcën dhe të dytat për
bukurinë? Zbriteni në Arenë, si në Spartë, tërë rininë, tërë
popullatën: efekti i prodhuar do të jetë i njëjti. I tillë është
fakti dhe ky fakt do të përsëritet të gjitha herët - qofshin
këto pak a shumë - që keni formuar çifte.
Mbase,
do të hiqni vërejte ju, shkaku qëndron te regjimi. Të shohim.
Deri në epokën e pubertetit, diversiteti mes çunave dhe gocave ka
rëndësi të pakët: Fourier2
i
quante seksi neutral. Regjimi i tyre është pak a shumë i njëjti;
nëse ekziston ndonjë diferencë, është në pamje t'asaj çka
vajza duhet të bëhet në mënyrë të pashmangshme. Pra,
adoleshentët dhe fëmijët e dy gjinive afrohen shumë për nga
forca dhe nuk janë shumë larg për nga bukuria; nga kjo,
pjesërisht, rrjedh ajo dashuria greke, mbi të cilën nuk është
nevoja që të zgjatem shumë me ju, zonja të dashura. Papritur, tek
dy subjektet fizionomia ndryshon; format bëhen më të thata te
njëri, më të rrumbullta tek tjetra; zhvillimi i ijëve dhe i
gjirit, duke i dhënë penelatën e fundit bukurisë femërore, ia
zvogëlon në të njëjtën kohë shkathtësinë.
Poetët
e lashtë i kanë bërë Atlantën dhe Camillën3
gra të shpejta në vrap: trillim i kulluar! Shpejtësia e gruas
është diçka e pamundur: përpjesëtueshmërisht, ajo mban më
shumë peshë se burri. Rilexoni, tek Emili4,
përshkrimin e garës mes Emilit dhe Sofies; do të shihni sa figurë
të keqe bën gruaja kur konkurron me burrin për çmimin e garës.
Rilexoni, në poemën e Kuintos prej Smirne5,
dyluftimin mes Akilit dhe Pentesileas, mbretëreshës së Amazonave
dhe do të shihni se çfarë ndryshimi i madh ekziston, edhe nga
pikëpamja e epikës
së mrekullueshme, mes një heroi dhe një heroine. Nëse Kamila,
Atalanta, Diana vetë, e kishin këmbën e lehtë, siç pohojnë
poetët, kjo vjen ngaqë nuk ishin gra të lehta; qendra e tyre e
gravitetit duhet të gjendej - si tek burri - në kraharor; pra,
kishin këmbë të dobëta, ije të zgavruara dhe s’kishin gjoks.
A
doni shembuj të tjerë? N'Amerikë, gratë nuk angazhohen në punët
e fushave dhe, sipas relacioneve të të gjithë udhëtarëve, janë
të bukura dhe të preme mirë. Në Fransh Konte, në Borgonjë, ku
fshataret punojnë si kafshë barre, qysh në moshën tridhjetë vjeç
janë të shëmtuara, teksa burrat, që prapë marrin përsipër
punët më të rënda, në moshën pesëdhjetë vjeçare janë ende
të pashëm. Mbi gjithë këtë, konsultoni fiziologët, dhe do t’i
gjeni dakord me piktorët dhe me skulptorët.
E
keni parë ndonjëherë duke parakaluar ndonjë regjiment, përgjatë
një parade, me në ballë
një shportare*
n'uniformë? Asgjë s’është më e bukur, në përgjithësi, se
një trupë burrash të rreshtuar në rend beteje; por ka diçka që
stonon: shportarja. Kjo grua në pantallona, që marshon me hapin e
trupës dhe që tërheq menjëherë shikimin tuaj, sepse është grua
dhe sepse ka veshur uniformë, në fund të fundit është pa hir.
Gruaja, që vrapon keq, po aq keq dhe ecën. Ajo çka i vjen mirë
përshtat është vallëzimi, valsi, ku udhëhiqet nga balerini, ose
edhe hapi i ngadaltë dhe përgjumës i procesionit. Ja, këto janë
fakte, besoj, të cilat mbase mund t’i shumëfishoja dhe t’i
varioja në pafundësi. I kam shpikur unë, vallë, apo juve u duket
se janë pa kuptim? Tekefundit, edhe pse ju vjen ndot ta pranoni, ju
nuk e mohoni dot, në mënyrë pozitive, ëpránësinë e forcës
fizike të gjinisë mashkull: e kaloni në heshtje, sikur të mos
ekzistonte fare. Forca, mendoni ju, çfarë provon?...
Çfarë
provon zonjat e mia? Se në sajë të përvendosjeve natyrore,
ekziston një ndryshesë rrënjësore mes funksioneve dhe destineve,
sa sociale aq edhe të jetës familjare, të burrit dhe të gruas:
tek njëri, ka më shumë lëvizje, energji, aktivitet; tek tjetra,
një shërbim më i ëmbël, një jetë më sedentare, tek e cila çdo
tërheqje e personit shpaloset më mirë dhe prodhon tërë efektin e
saj. Opinioni i sojit njerëzor është përshtat këtij ligji të
natyrës: epiteti
i viragos,
me të cilin përvijohen krijesat e dysta, me forma virile dhe
temperament ushtarak, në përgjithësi nuk interpretohet në kuptim
pozitiv.
Cilësimet
e kurvicës dhe t'emancipuarës, në sajë të po asaj analogjie të
fizikut dhe moralit, janë edhe më të këqija. Dhe gratë në masë
i bashkohen këtij gjykimi, përpos një grupi të vogël, nga i cili
Enfantin-i
nuk ka gjetur ende një kampion të paraqitshëm. Nga origjina e
botës dhe pa dalë nga rendi fizik, natyra dhe ndërgjegjja
universale e kanë dënuar Kishën tuaj, duke ju damkosur me
poshtërsi. Ky është një fakt, apo jo?
Aftësitë
intelektuale.
Kam deklaruar se, nëse burri paskej forcë më të madhe nervore dhe
muskulore se gruaja, falë unitetit të qenies, solidaritetit dhe
harmonisë s'aftësive, duhet të kishte edhe një fuqi më të madhe
intelektuale. Por, për të njëjtën arsye ishte e nevojshme të
shtohej - dhe unë e kam shtuar - se inteligjenca
femërore
duhej dalluar, si trupi, për disa cilësi të veçanta, që janë
përmbushje dhe kundërpeshë e atyre të burrit. Ku ka gjë më
logjike se kjo, dhe njëkohësisht më të drejtë; ku ka gjë më
pak kërcënuese për të drejtën e grave, sesa ky induksion nga
fizikja tek intelektualja, që megjithatë duhej mbështetur me
fakte.
Fakte,
ju kam cituar nga të gjitha llojet; por meqë keni preferuar të mos
shihni gjë tjetër përpos sarkazmave t'adresuara kundër jush, i
keni deklaruar të pambërritura në destinacion. Megjithatë, zonjat
e mia, është e nevojshme që të nisemi nga një pranim, nëse duam
që të na dëgjojë publiku i lexuesve. Për çfarë bëhet fjalë,
për ju a për gjininë tuaj? Me sa duket, për gjininë tuaj, n'emër
të së cilës protestoni dhe e quani si të tiranizuar, të
degraduar nga gjinia ime. Ta lëmë atëherë veçmas atë çka mund
të rezultojë fort e papëlqyeshme për ju në këtë hetim: ose do
të shpëtoheni së bashku me të gjitha gratë, dhe kjo domethënë
se do të mohoni maksimat tuaja, ose do të qortoheni vetëm ju. Jini
të qeta, nuk do të ketë konfuzion, as padrejtësi.
Fakte!
Ju kam cituar në një turr gjashtëdhjetëmijë brevetat*
e shpikjeve dhe perfeksionimeve të marra nga burrat, në Francë,
nga 1791, kundër një gjysmë duzine brevetash të marra nga gratë
për modën!
Fakte!
Do t’ju citoj edhe Biographie
universelle:
numëroni sa subjekte të dy gjinive janë shquar në filozofi, në
drejtësi, në shkencë, në poezi, n'art, me një fjalë, në të
gjitha veprat e shpirtit: sa për rezultatin, ua lë juve në dorë.
Pas fakteve bruto, a doni dëshmi, që prapë janë fakte? Ju kam
cituar të urtët e Antikitetit dhe të kohërave moderne, poetët,
teologët, koncilet, sigurisht duke mos marrë në konsideratë
termat fyes me të cilët, tepër shpesh, është prononcuar arsyeja
mashkullore ndaj femrës.
Gjithçka
që është thënë e shkruar në lidhje me këtë gjë reduktohet te
këto fjalë të Lamentais6:
«Nuk kam takuar kurrë një grua që të ishte e zonja për të
ndjekur një arsyetim gjatë një gjysmë çereku ore. Gratë
zotërojnë cilësi që neve na mungojnë, cilësi të një tërheqje
të veçantë, të pathënë; por, sa i takon arsyes, logjikës,
aftësisë për të lidhur idetë, parimet dhe pasojat, dhe për të
perceptuar raportet, gruaja, edhe ajo me më shumë dhanti, rrallë e
mbërrin lartësinë e një burri me aftësi mediokre. Edukimi mund
të ketë sigurisht një peshë në gjithë këtë, por në themel të
diferencës qëndron diversiteti i dy natyrave». Dhe e përmbyll:
«Femra është një flutur e lehtë, e hirshme, brilante, që disa
kërmillesha filozofe janë përpjekur ta deklasifikojnë në vemje».
Doni
rrëfime, që janë gjithsesi fakte? Ju citova fjalët e Sandit, e D.
Stern, e Necker de Saussure, e Guizot7,
fjalët më të famshme t'epokës sonë, më të favorshmet ndaj
teorisë së barazisë. Të gjitha, me një thumb me pak a me shumë
majë, por shumë pa vend, flasin si Hegeli dhe Lamennais. Është e
gjithë gjinia që rrëfehet me gojën e përfaqësueseve të saj më
domethënëse dhe në të njëjtën kohë më të devotshme dhe e
njeh dobësinë e vet. Cili fakt rezulton më shpartallues se ky?
Doni
përvoja? Përvoja, në filozofi, nuk është tjetër përpos arti i
kapjes së natyrës n'akt. I kam krahasuar veprat letrare të femrave
me ato të burrave dhe kushdo që ka përvojë në procedurat e artit
oratorik dhe të mënyrës me të cilën sot ndërtohet pjesa me e
madhe e librave apo romaneve, mund të përsërisë, deri sa të
ngihet, të njëjtin krahasim. A nuk rezulton vallë prej kësaj, që
veprat e shkrimtareve kanë shumë më tepër aftësi shprehëse dhe
gjallëri se aftësitë e mendimit? A nuk është vallë e vërtetë
se i kemi gjetur të gjitha pak a shumë të prekura nga një lloj
nimfomanie intelektuale që, përmes një rrebeshi fjalësh, i bën
të vringëllojnë formula virile, madje i degdis pa pushim te një
ide fikse, dashuria, ose ajo që ju e quajtët emancipimi juaj?
A
doni tani të shtyheni përtej fakteve dhe t’u ikni shkaqeve?
Drejtohuni frenologjisë*.
Ajo ju thotë se truri i gruas është ndryshe prej atij të burrit.
Njëmend seksionet cerebrale që i korrespondojnë për aq sa është
arritur të përvendoset mbi bazën e mijëra vëzhgimeve, aftësive
kryesore të mendjes, shkakësisë, krahasimit, përgjithësimit,
idealizimit, perfeksionimit ose progresit, sikundër nga ana tjetër
instinktet polemike dhe luftarake, të komandimit, të ngulmimit dhe
të personalitetit, zhvillohen në masë më të madhe te burri dhe
më të vogël te gruaja.
Anasjelltas,
a thua se nuk është e kënaqur me këtë epránësi të fuqisë që
i akordohet burrit dhe duke dashur të parandalojë çdo kryengritje
nga ana e seksit të dobët, natyra i ka dhënë këtij të fundit,
në masë mbizotëruese, venerimin, nënshtrimin, fiksimin, kujdesin,
nevojën për pajtim dhe lazdrim, të gjitha aftësi që janë
treguese të besimit të mangët që i ka gruaja te mjetet e saj,
madje përfund njëfarë shpirti intuitiv dhe hyjnizues që te gruaja
zëvendëson arsyetimin dhe bindjen. Dhe sikur kjo të mos ishte e
mjaftueshme për paqen shtëpiake, për rendin social dhe për fatin
final të llojit njerëzor, masa totale e trurit është më e vogël
te gruaja në përpjesëtimin mesatar prej 3 libra dhe 4 oncë
kundrejt 3 libra dhe 8 oncë.
Tani,
siç pohon Broussais8,
qoftë edhe sikur pjesa tjetër të ishte njësoj, ka më shumë fuqi
aty ku ekziston një sasi më e madhe; dhe vërejtja që mund të
bëhet kundër frenologjisë duke u nisur nga truri i elefantit ose
nga ai i balenës nuk qëndron, sepse truri i kafshëve nuk është i
organizuar si ai i njeriut, nuk i përgjigjet të njëjtave nevoja,
me aftësi kaq të shumta në numër, nuk qëndron pra, sepse mes
kafshëve dhe njeriut të gjitha gjërat nuk janë të barabarta dhe
homologe. Ju i mohoni mbase, pa asnjë dallim, të gjithë pohimet e
frenologjisë?
Këto
fakte, përveç atij të kategorisë së pestë, që i referohet
krahasimit të veprave letrare, jam i kufizuar për ti treguar në
bllok, sepse nuk e quaj veten të detyruar të referoj në mënyra të
ndryshme të vërteta tashmë të domenit publik. Kjo ju shërben si
pretekst për të mëtuar se nuk kisha cituar asnjë fakt. Kështu
arsyeton femra kur e mbisundon pasioni, femra e privuar nga çdo
besim sikundër nga çdo mirëbesim. Ajo nuk sheh, as nuk kupton;
njësoj me Shilën e famshme9
të mitologjisë, ajo leh. Shkatërrojeni pra statistikën e tregut;
shkatërroni jetëshkrimin universal; shkatërroni dëshminë e
teologëve, të filozofëve, poetëve, moralistëve; duhet të
shkatërroni konfesionet e drejtuesve tuaj; shkatërrojeni atë
kritikë letrare që ju vendos në vendin tuaj; shkatërrojeni
frenologjinë dhe, kur ta keni shkatërruar të gjithë këtë, do të
mund të mëtoni se unë nuk parashtroj fakte.
Për
sa më përket mua, duke e përndjekur në mënyrë të paepur këtë
kalbësirë sensimoniane, nuk kisha asnjë qëllim për të ribërë
satirën e Bualo-së mbi gratë10,
kam nxjerrë konkluzionin, mbi bazën e këtyre fakteve (siç kisha
bërë përpara në lidhje me pabarazinë e forcave), që fuqia
intelektuale e burrit duhet të kishte si korresponduese te gruaja
një cilësi të një lloji tjetër, cilësi aplikimi, thjeshtësimi,
vulgarizimi, cilësi që për pasojë duhet t’i jepte shpirtit
femëror, në pëlqyeshmëri, atë që burri ka në thellësi. Kam
diskutuar për ushqimin shpirtëror sikundër për atë fizik. Por
nuk mjafton që një tru ta prodhojë, është e nevojshme që një
tru ta përgatisë.
Kemi
një shembull të bukur te Mary
Somerville,
që, me lutje të lordit Brougham,
përktheu në 1831-shin për Shoqërinë e përhapjes së dijes
Mekanikën
qiellore
të Laplasit, «algjebra në gjuhë të përbashkët»; për këtë
përkthim John
Herschel
flet si për një vepër të bërë për brezat që do vijnë11.
Sigurisht, mistress
Somerville
mund të kalonte, në llojin e vet, për një dukuri; por kjo gjë
nuk e pengoi të ishte amvisa më e mirë në botë. Përkthente nga
Laplasi «algjebrën gjuhë vulgare» në çastet e lira, sikundër
një tjetër do të kishte qëndisur; ndjente nga ana tjetër se, po
të kishin qenë pak burra të aftë për një detyrë të tillë,
asnjë grua, në të sajën, nuk do të kishte mundur ta zëvendësonte
Laplasin apo Njutonin.
Nuk
është pak që kam ditur të fitoj, thoshte Napoleoni; por pika
themelore është të dish ta përdorësh mirë fitoren. E pra, është
femra që e gëzon fitoren e burrit dhe nxjerr përfitim nga arritjet
e tyre. Atij i takon puna e prodhimit ekonomik dhe filozofik; asaj
arti i kënaqjes me ’të. Vetëm se, ai nuk do të dinte ta
përdorte: ajo çka ai fiton me forcë, pa femrën, shkon dëm. E ku
qenka më pak i denjë njëri prej këtyre atributeve nga tjetri?
Le
ta ushtrojë burri, deri sa të ketë dëshirë, trupin e tij dhe
mendjen, le të grumbullojë zbulim mbi zbulim, krijim mbi krijim,
kryevepër mbi kryevepër: cilido qoftë zhvillimi i tyre, nuk do të
arrijë kurrë ta ndryshojë natyrën e vet, as ta kamuflojë
karakterin e tij. Forca do të ngelet atributi i tij kryesor; ai nuk
do të bëhet kurrë një fytyrëz e hirshme sa i takon trupit, as
një silf*
sa i takon inteligjencës. Do të bëhet aq më pak sa më shumë të
jetë munduar me trupin dhe me mendjen e tij.
Në
të njëjtën mënyrë, gruaja le ta mprehë intelektin e saj, sa
t’ia ketë qejfi, për të kuptuar idetë e burrit, le t'i
shumëfishojë me 'të njohuritë e veta, le të depërtojë
ndonjëherë deri në fund të spekulimeve të burrit: nuk do të
bëhet kurrë mendimtar
i lirë
(e përdor këtu termin në kuptimin mirëfilli viril dhe filozofik
të tij); ajo nuk do të bëjë tjetër përpos se do të rritet në
hiret e saj, gjithë më shumë sa më tepër të ketë mësuar.
Natyra, siç thashë, e ka prangosur, në vetë zhvillimin e saj, me
bukurinë: është destini, është si me thënë kondita
e saj.
Çdo
devijim i qenies gjeneron sëmundje ose deformim. Homoseksuali i ri
që merr pamje me hire femërore, është i neveritshëm si zezaku
fytyrë-gorillë; femra që mban baseta dhe mustakë është mbase
edhe më e turpshme. Për këtë arsye intelektualja e vetëshpallur
që dogmatizon, që përdhos, që shkarrashkruan, që përsërit me
çdo qëllim, siç bëni ju, madame
Jenny
H., «mëtoj, pohoj, mësoj, ekspozoj, pranoj, mohoj, kam shkruar,
deklaroj», femra që ngjesh një mjekër filozofike, që e përkthen
metafizikën në një gjuhë të pakuptueshme dhe ka mendjemadhësinë
të kundërshtojë teori që nuk i kupton, madje që prapë i kopjon,
sikundër bëni ju, madame
J.L., kjo femër rrëzohet nga cilësitë e saj dhe bëhet e
shëmtuar. Ekziston në fakt një shëmti në shpirt, njëqind herë
më e shëmtuar se ajo e trupit: është ajo që Molièri ka
përshfaqur, mes duartrokitjeve të tërë shekujve, në komedinë e
pavdekshme: Shkolla
e grave12.
Shkoni rilexojeni, zonja të dashura: ajo që do t’ia ketë kuptuar
më shumë filozofinë asaj, do të mund të krenohet se ka hedhur
hapin më të madh në udhën e urtësisë.
Aftësi
morale.
I kam trajtuar aftësitë morale saktësisht siç i kisha trajtuar
ato intelektuale: nëse te njeriu ekziston një forcë më e madhe
temperamenti dhe inteligjence, falë unitetit kushtetues
të qenies, ligjeve të harmonisë dhe përpjesëtisë, duhet të
jetë edhe një forcë më e madhe vetëdijeje. Për të njëjtën
arsye, duhet të verifikohet edhe këtu ajo dukuri që kemi vëzhguar
sakaq për dy herë: nëse lejohet, në rendin moral, si në atë
fizik dhe intelektual, femra duhet të dallohet nga burri për diçka
të veçantë, diçka që rivendos mes asaj
dhe atij
ekuilibrin e dinjitetit. Në këtë mënyrë burri, pasi ka shërbyer
si nismues
i gruas, për të drejtën sikundër për idenë, merr prej saj një
ndikim që ia dyfishon zellin për të vërtetën dhe drejtësinë.
Të gjitha këto gjëra unë i kam pohuar: ju i keni lexuar; asnjë
bilanc nuk u hartua ndonjëherë me kujdes më skrupuloz. Për çfarë
më qortoni, pra? Kam përvendosur si s’do të kisha mundur të
bëja më mirë të vërtetën e këtij pohimi: nëse burri -
shprehje e fuqisë -, i rri gruas si 27-a 8-s, gruaja, shprehje e
ideales, i rri burrit si 27-a 8-s. Ju që pohoni, propozoni, mësoni
kaq shumë gjëra zonja të dashura, a e pranoni apo e mohoni
barazvlerën e gjinive? Në fakt sa më shumë që t’ju lexojmë,
aq më pak merret vesh se çfarë doni?
Është
apo jo e vërtetë se këtu, si tjetërkund, çështja është me
marrë vesh nëse bukuria duket diçka e kotë dhe kimerike, aparencë
e kulluar, apo gjë pozitive, që ka një rol të vetin, një ndikim
shumë të madh dhe një vlerë të paçmuar? Dhe meqenëse ju nuk i
besoni asaj që unë do e quaj ekzistenca
e bukurisë,
duke mëtuar me këtë, pa dyshim për arsye të mira, një doktrinë
të kundërt me atë të filozofëve, poetëve, teologëve më të
mëdhenj; meqë, në çështje ideali, ju jeni ateiste të vërteta,
i thoni vetes se gruaja për të balancuar të shoqin ka vetëm
bukurinë e vet, bukurinë e trupit të saj, të shpirtit të saj,
atëherë për të paska mbaruar gjithçka.
«Gruaja
është një skllave që duhet vetëm të bindet»13.
Kështu
paskeni vendosur që të mohoni (por kjo a mund të quhet vallë me
mohue?) të gjitha faktet fiziologjike, psikologjike, ekonomike dhe
sociale, që ju kisha paraqitur në mbështetje të teorisë sime të
martesës, pikërisht si ato gra që, duke mos e duruar lojën, kur
vënë re se kanë humbur, vendosin të trukojnë letrat.
Çdo
virtyt është një rrezatim i drejtësisë. Drejtësia e ka
pikënisjen e vet në ndjenjën e dinjitetit, që sigurisht është
gjith’ e më i fortë, sa më shumë që subjekti ndihet epran për
inteligjencë, talent dhe forcë. Luani është më krenari dhe më i
guximshmi mes kafshëve, ngase është më i forti dhe ngase zotëron
në nivelin më të lartë vetëdijen e forcës së vet. Le t’ia
aplikojmë njerëzimit këtë parim që është i përbashkët me të
gjithë qeniet e gjalla dhe që përbën saora një fakt të parë.
Te
burri, personaliteti është më energjik: ka më shumë krenari, më
shumë sqimë, më shumë pavarësi; pika e nderit është më e
ndjeshme; ambicia, shpirti i dominimit, instinkti i komandimit janë
më të fortë; është një nga qortimet që na bëni. Femra,
përkundrazi, është më e ndrojtur dhe, fakt akoma më i dukshëm,
kjo ndrojtje nuk është se nuk i shkon; ajo nuk turpërohet fare:
është në natyrën e saj, kur duket e përshpirtshme dhe e
ndrojtur. Ajo ka, si me thanë, dhantinë e lotëve, që e bën
mallëngjyese si sorkadhen, por që nuk do ta gjeni te luani dhe te
demi dhe rrallë te burri. Është më e butë, më e gatshme për
t’u bindur dhe për t’u dorëzuar; e valëvit shumë më pak
autoritetin, e kënaqur se mbretëron, si një zanë, me rezervimin e
figurës së saj dhe virtytin e shkopit të saj magjik. Këtë fakt
nuk mund ta mohoni më shumë se tjetrin, meqë sidomos për shkak të
këtij fakti indinjoheni kundër femrave, motrave tuaja, dhe i
trajtoni si budallaçka dhe frikacake.
Është
energjia morale e burrit që ka futur zakonin e duelit, i panjohur
për gjininë tjetër: çfarë mund t’i themi këtij fakti tjetër?
Mbi
bazën e këtij parimi, është organizuar lufta mes kombeve dhe
konsiderohet një nga format e drejtësisë14:
formë e tmerrshme që, sipas bindjes sime dhe shpresës sime, duhet
të dalë pak e nga pak nga përdorimi, por që është gjithsesi
thelbësore për mëvendimin
e njerëzimit dhe për shpërfaqjen e së drejtës. Por këto janë
gjëra që shkojnë përtej natyrës suaj prej femre ndaj nuk mund
t’i kuptoni.
Ju
mëtoni për gruan, sikundër për burrin, funksionet e gjykatëses.
Mësoni pra, një herë e mirë, se çdo magjistraturë është një
shpërbërje e autoritetit ushtarak, ashtu sikundër çdo urdhër
është një deduksion i së drejtës së forcës. Mëtoni pra edhe
për të rejat, si për të rinjtë, privilegjin e shërbimit të
detyruar ushtarak. Por ju nuk jeni as në gjendje të bëni rojë!
Gjithsesi,
pikërisht ngaqë gruaja zotëron më pak energji morale se burri,
ajo prun
te
drejtësia e tij një moderim të domosdoshëm, pa të cilin gjendja
jonë juridike nuk do të dallohej në asgjë nga gjendja e luftës;
ky moderim qëndron në idetë e përdëllimit, tolerancës, faljes,
hirit, pajtimit dhe mëshirës, që kudo bashkohen me këtë ide
drejtësie. Burri priret edhe më shumë të arrijë me mbizotnue e
drejta e kulluar, rigoroze, e pashtershme; femra priret të
mbretërojë me mëshirë dhe me dashuri. I tillë është mendimi i
krishtërimit, te Kushtetuta e të cilit femrat kanë një pjesë kaq
të madhe. Është ndikimi femëror që e shtyn burrin që të heqë
dorë me dashje nga një pjesë e së drejtës së vet dhe me qenë i
lumtur për këtë sakrificë, çka ia vë vulën bujarisë të tij,
më shumë nga sa do të ishte për një rivendikim të plotë dhe
tërësor. Këtë faktin e fundit ju nuk e mohoni, meqenëse jeni të
parat që i volisni këto thesare dashurie, zemërgjerësie, mëshire
dhe hiri me të cilat Zoti e ka mbushur zemrën e grave. Vetëm se,
nuk vini re që këto cilësi morale të seksit tuaj, të cilat ia
ngrenë në kulm përsosjen, janë dëshmia e saktë, për nga
pikëvështrimi i drejtësisë së kulluar, i inferioritetit të saj.
Përkundër
opinionit të mbjellë nga kalorësit e dashurisë së lirë, kam
guxuar të them se, edhe për atë çka lidhet me erzin, femra kishte
marrë nga burri nismimin e saj. Mbi këtë gjë, bëhet nami mes
feministeve a thua se u ndjeka ndopak për erzin. Ideja, megjithatë,
ishte shumë e thjeshtë dhe nuk kishte asgjë paradoksale.
Qenia
inteligjente dhe e lirë ndjen ndot kundrejt gjithçkaje që i kujton
kafshërinë dhe e degradon në nivelin e brutëve. Për këtë
arsye, meqenëse vetëdija e saj zgjohet, burri e mbulon lakuriqësinë
e vet, pjek ushqimet, shmang, vetëm ose në shoqëri, gjithçka që
i duket e pandershme. Në këtë pikë, Pentateukosi15
sjell më shumë se një normë të një thjeshtësie primitive, që
do të ishte mirë t’ua kujtonim disa kombeve civile. Sa më shumë
që përparon shoqëria në drejtësi, aq më shumë shquhet në
artin e të ngrënit, aq më shumë individët bëhen të rezervuar
në gjuhë e në gjeste. Gjithçka që i referohet dashurisë hyn te
kjo kategori.
Natyrisht,
individi aq më mirë do të bëjë dallimin mes gjërave të
ndershme dhe të turpshme dhe aq më i ndjeshëm do të jetë për
pasojë ndaj trashësisë së tjetrit, ndaj asaj që e quan mungesë
respekti kundrejt vetes, sa më e fortë që do të jetë tek ai
ndjenja e nderimit. Faktet këtu përputhen me induksionet e teorisë.
Në
tërë këtë mes, femra është në marrëveshje të plotë me
natyrën e saj dhe me destinin e saj, madje ajo që kam thënë për
’të nuk e turpëron aspak. Ajo është e gjitha bukuri dhe
dashuri: pra, si mund të mos ketë inisjativë në çështjet
dashurore? E njëjta ndjenjë që e bën të kalisë drejtësinë e
rreptë të burrit, të zbukurojë strehën e tij, t’i bëjë
poetike konceptimet e tij, e mëson edhe ta habisë nga mendimet e
tij, nga sipërmarrjet e tij, nga luftërat e tij, për t’ju
kushtuar bashkë me ’të veprave të tjera. Është e domosdoshme
që të jetë kështu për rendin e shoqërisë dhe lumturinë e të
dyve. Ndjenjë e lumtur, nëse idhujtaria e dashurisë nuk i bën të
harrojnë për sa i detyrohen dinjitetit social, mu sikurse
dinjitetit të tyre vetjak.
Por,
edhe në lidhje me këtë, vini re ndryshimin mes dy gjinive: nëse
burri, më shumë se gruaja, ka nsimën e erzit, ky nuk duket i bërë
për ’të; ruajtja e këtij thesari do t’i takojë shoqes së
tij. Tek burri erzi është zhdukur brenda fitores, tek gruaja rritet
pas mposhtjes. Shenjtëria e vatrës shtëpiake do të jetë vepër e
gruas; nga kjo shenjtëri e familjes do të dalë virtyti republikan.
Ja përse, pranë popujve antikë, nëna ishte më e nderuar se
virgjëresha, madje dukej edhe më e bukur: Gratia
super gratiam, mulier sancta et pudorata*,
thotë Bibla. Krishtërimi e ka përmbysur këtë rend: ai e deklaron
jo të dëlirë femrën e martuar; i fal vëmendje vetëm vashës:
pikërisht kjo është një përmbysje e natyrës, një atentat ndaj
nderit të familjes dhe ndaj vetë dinjitetit të burrit.
Përse
duhet të jem unë, zonja të dashura, që t’ua shpjegoj këto
gjëra? Ja: është për faktin se pacipësia e dijenisë së
pretenduar vërshon në mungesën e erzit nga ana e gruas. Ju
gërthisni sepse, pa ju përmendur, meqë nuk ju njihja, i kam
taksuar si të padëlira femrat e lira, kauzën e të cilave ju e
mbështesni e vërtetoni, përmes të gjitha fjalëve tuaja, ngaqë
edhe në qoftë se falë forcës së natyrës, jeni akoma të afta
për t’u skuqur, e keni humbur ndijën e duhur të erzit. A nuk
thoni vallë se shkelja e kurorës dhe prostitucioni, nuk janë aq
faj për gruan sikurse për burrin, ndërkohë që po të gëzojë
një tolerancë kaq të madhe mëkati i njërit, ai i tjetrës nuk
duhet të duket si më i shfajsueshëm? Ky mosbarazim, që opinioni i
të gjithë popujve e ka përcaktuar mes mospërmbajtjes së burrit
dhe pacipësisë së gruas, a nuk është vallë një nga akuzat
kryesore që e vini të rëndojë mbi tiraninë e burrit bashkëshort?
Të marra, tri herë të marra, nëse nuk e kuptoni që duke
rivendikuar një imunitet të tillë për gruan, i ngrini një
piedestal... në baltë. Kujt shpresoni se do t’i pëlqeni, kur do
të keni fituar për gjininë tuaj këso të drejtash: burrave apo
majmunëve?
Po
e sintetizoj tërë analizën në dy fjalë: burri është
thelbësisht një fuqi veprimi; gruaja, një fuqi tërheqjeje. Nga
diversiteti i natyrave të tyre rrjedh diversiteti i cilësive të
tyre, i funksioneve të tyre, i ekzistencave të tyre. Si përshtaten
këto cilësi, këto funksione, këto ekzistenca, njëra me tjetrën,
për të formuar një çift? Me fjalë të tjera, cili është
qëllimi dhe cili është ligji i martesës? Është pikërisht ajo
çfarë duhet të shqyrtojmë tani.
Kapitulli
i Tretë
RAPORTI
I DY GJINIVE.
LINDJA
E VETËDIJES.
THEMELI
I RENDIT POLITIK.
Deri
më sot, më duket se femra nuk ka qenë tepër e shfavorizuar nga
shorti. Sikur engjëjt në parajsë, që teologët e ditur
pretendojnë se janë pa seks, të merrnin nga i Amshueshmi urdhrin
për të zbritur në tokë dhe për të veshur këtu mishin tonë,
por me aftësinë për të zgjedhur gjininë tonë a tuajën, a nuk
mendoni, zonja të dashura, se këto shpirtra qiellorë do të
zgjidhnin të lindnin femra më shumë sesa meshkuj?
Po
a shqetësohesh për shortin e një krijese detyra e së cilës
qëndron që të tregohet e bukur në gjithçka, e hirshme, e ëmbël,
modeste, diskrete, e dashur, joshëse, e devotshme, e aftë nëse
është nevoja për një sforcim heroik dhe e detyruar, për të
mbijetuar, të bashkohet me një qenie më të fortë se ajo dhe që,
për pasojë, nuk shkëlqen saktësisht për të njëjtat cilësi. Në
fakt, nuk ke ç’të thuash, bashkimi është i detyruar.
Nga
pikëpamja e inteligjencës dhe e vetëdijes, sikundër nga ajo e
trupit, burri dhe gruaja formojnë një tërësi të plotë, një
qenie në dy persona, një organizëm të mirëfilltë. Ky çift, që
Platoni e ka përkufizuar androgjin1,
është subjekti i vërtetë njerëzor. Secila nga dy gjysmat që e
përbëjnë, e marrë veçmas, duket si një gjymtim. Ju nuk e
mohoni, zonja, ju që përdorni këtë fjalëz të hirshme:
androgjin, burrë-grua, për ta përmbyllur me atë që quani barazi
të gjinive. Vini re sidoqoftë se kjo androgjinia nuk do të
ekzistonte, sikur dy personat të ishin të barabartë në gjithçka,
sikur secili prej të dyve të mos shquhej për disa cilësi të
veçanta, ingranimi i të cilave përbën saktësisht organizmin.
Në
këtë ekzistencë më dysh, fuqitë e shpirtit, të vetëdijes dhe
të trupit fitojnë, për shkak të vetë ndarjes së tyre, energji
më të madhe: ky është një aplikim i parë prej natyrës i
parimit të madh të ndarjes së punës. Përvoja vërteton, në
fakt, se rezultati më i madh është i këtillë për shkak të
lumturisë së të bashkuarve kur veprimi i tyre i përbashkët
ndahet në dy dhomëza: njëri material dhe utilitar, tjetri
shpirtëror dhe estetik; njëri për jashtë, tjetri për brenda.
Nëse prodhimi tërësor pakësohet prej kësaj, konsumi duket i
organizuar më mirë; nëse zotësia filozofike është më e
ngadaltë, veprimet fitojnë në konkretësi dhe bëhen familjare;
nëse përparimi i të drejtës pëson ndonjë vonesë, ajo bëhet më
njerëzore në tolerancë dhe mëshirë.
Le
të depërtojmë më thellë në këtë sistem që e kam quajtur
organ, i krijuar nga vetë natyra e drejtësisë. Cilat do të jenë
të drejtat dhe detyrat e ndërsjella të bashkëshortëve?
Në
të gjithë raportet me të ngjashmin e vet, burri kërkon shërbimin
për shërbimin, produktin për produktin, këshillën për
këshillën, të drejtën për të drejtën. Ligji që e qeveris
është ligji i tatimit të drejtëpërdrejtë, ligji i tmerrshëm i
konkurrencës, i luftës ose, çka mandej është e njëjta gjë, i
ekuilibrit të forcave.
Mes
burrit dhe gruas, sipas diversitetit të karaktereve të tyre
dominuese, gjërat nuk ndodhin më në të njëjtën mënyrë.
Pikësëpari, burri nuk mund të kërkojë nga gruaja punë për
punë, shërbim për shërbim, produkt për produkt, sepse ajo është
më e dobët. Në këto kushte, ajo do të trajtohej fatalisht si
inferiore; dhe e dini se çfarë i ndodh, një krijese njerëzore,
për inferioritetin e saj të deklaruar me të drejtë apo gabimisht?
Çlirimi? Jo, skllavërimi! Shikoni zezakët e kolonive, shikoni
kushtet e gruas pranë popujve të egër!
Çfarë
mund t’i japë pra gruaja burrit në këmbim të punës së tij, të
pasurisë që ai krijon, të të gjitha mrekullive që shpik?
Bukurinë e saj, do të thoni ju, tërheqjen e saj, hiret e saj,
dashurinë e saj, idealizmin e saj, të gjitha joshjet e trupit të
saj, të frymës së saj dhe të shpirtit të saj. Është një
diskutim prej mercenari, që beson se mund të bëhet pazar me
bukurinë, me dashurinë dhe me idealin si me mishin apo me peshkun.
Enfantin-i,
mjeshtri juaj, që ka folur kaq shumë për dashurinë, dishepujt e
të cilit pas grushtit të Shtetit2,
kanë bërë afera të mrekullueshme, nuk ka ditur kurrë t’i ndajë
këto dy elemente: të bukurën dhe të dobishmen. Nuk ju ka thënë
se bukuria dhe dobia ishin dy elemente të paepshëm e se nga kjo
rrjedh si pasojë që nuk shkëmbehen kurrë, se bukuria nuk mund të
shkëmbehet si një vlerë në mall apo monedhë, se femra, përfund,
nuk do të mund t’i paguante dhuratat e burrit me asnjë huazim të
hireve të saj, për faktin se këto hire nuk janë diçka që
numërohen, maten, një produkt i industrisë së cilës mund t’ia
llogarisim kostot: ato janë një dhanti e natyrës, jolëndore, që
nuk mund të lëshohen dhe prodhimi i të cilave nuk ka kushtuar
asgjë.
Unë
ua kam thënë dhe askush nuk e kishte ngritur ndonjëherë gjininë
tuaj kaq lart. Tërë veprat e burrit janë të shpërblyeshme, edhe
ato të magjistratit të vendosur për të zbatuar të drejtën; të
gjitha pasuritë e dorovitura nga natyra mund të shkëmbehen; të
mirat që gruaja i premton burrit dhe për të cilat është
depozitare, janë të vetmet që s’kanë çmim.
A
është vallë e mundur të paguhet lëmosha, mëshira, falja,
zemërgjerësia? Me i pague don me thanë me i asgjësue; ministri që
bën pazar me koncesione të Shtetit është një ryshfetçi;
gjykatësi që pezullon, për pare, sanksionin e ligjit, është një
i mbiligjshëm. Vallë a mund të shitet erzi? Erzi që shitet, ju e
dini si quhet: është prostitucion.
Njësoj
edhe bukuria, termi i cili përmbledh të gjitha prerogativat e
gruas, nuk shitet as nuk ulet: është jashtë çdo tregtie. Prandaj
mes burrit dhe gruas që martohen, nuk ekziston, siç po thoni dhe
siç e imagjinoni ju, ortakëri të mirash dhe fitimesh, sikundër
mes dyqanxhinjve a pronarëve: ekziston në të kundërt dhuratë e
dyanshme dhe falas, përkushtim absolut. Kontrata e martesës ka,
pra, një natyrë krejt tjetër nga kontrata e shitjes, e shkëmbimit
dhe e qirasë: është e kundërta.
Burri,
shprehje e forcës, është i tërhequr nga bukuria, dëshiron të
bëhet padron i saj, dëshiron të bashkohet me ’të në një
lidhje të pazgjidhshme. Si do t’ia arrijë? Çfarë çmimi do të
japë? Asnjë. Asgjë nga ajo çka burri zotëron, nga ajo çka mund
të krijojë apo të blejë, s’mund ta paguajë bukurinë. Vetë
përkëdheljet dashurore a nuk janë një çmim i denjë: dashnorët
që e marrin shoqi-shoqen vetëm për epsh, janë egoistë, bashkimi
i tyre nuk është një martesë; vetëdija universale e ka quajtur
kurvërim, fëlligështi, libertinazh. Burri i denjë, zemra e të
cilit aspiron për zotërimin e bukurisë, e kupton menjëherë një
gjë: se mund ta fitojë vetëm me anë të përkushtimit. Ai zotëron
forcën, por vendoset në vend të gruas, ia shenjtëron asaj detyrat
dhe bëhet shërbëtor i saj. Duke e ditur se ajo është e dobët, e
dehur nga dashuria, ai bëhet i respektueshëm, shmang çdo fjalë,
çdo mendim epshi. Pasurinë dhe ambicien e tij, do ta çojjë deri
në sakrifikim, për t’i pëlqyer asaj; vetëm vetëdijen e tij nuk
do ta sakrifikojë kurrë, sepse kjo është forca e tij dhe se në
bashkimin e forcës dhe të bukurisë qëndron martesa. Përkushtim
absolut, përkushtim me një vetëdijeje të fortë dhe të
papërlyeme: ja, në të vërtetë, ajo çka dhëndri i mundëson
nuses së tij, e vetmja gjë që mund t’i japë dhe ajo nga ana e
saj, domethënë të pranojë.
E
njëjta gjë ndodh për gruan. Sa më shumë zotëron si karakter
dominues bukurinë, aq më shumë ajo ka prirjen drejt forcës. Këtë
forcë, kaq të dëshirueshme, ajo në fillim e ka frikë; çdo qenie
e dobët provon njëfarë frike drejt qenies së fortë. Për ta
reshtë, për ta zbutur këtë forcë, oferta e bukurisë së saj nuk
do të shërbente për asgjë, do të zgjidhej vetëm n'akt
prostituimi. Për ta bërë për vete forcën e burrit, bukuria
femërore është e pafuqishme, siç është e pafuqishme vetë forca
për ta bërë për vete bukurinë. Këtu, sikundër në rastin
përpara, ngelet veçse një mjet: përkushtimi.
Përkushtim
për përkushtim, ndaj cytjes së tërheqjes që provojnë
ndërsjelltas forca dhe bukuria; ky është, tekembramja, pakti
bashkëshortor, më sublimi nga të gjithë paktet, që duke e
imituar do të bëhen më vonë paktet kalorsiake. A nuk e shihni
sesi epshit, dashurisë, i është zëvendësuar një ndjenjë më e
lartë, ndjenjë që nuk përjashton dashurinë dhe epshin, por që i
komandon ato, i bën dytësore, i fshin dhe, nëse është e
nevojshme, i zëvendëson? Ja, moj zonja, kjo është martesa, që më
duket se asnjëra prej jush nuk e njeh. Përjashta saj - kini mendjen
te këto fjalë që po u them - nuk ka gjë tjetër për gruan pos
turpit dhe prostitucionit. Burri dhe gruaja të martuar në këtë
mënyrë, e dinë, mund të më besoni, se çfarë është drejtësia:
asnjë mashtrim nuk do të hyjë në vetëdijen e tyre të
përbashkët. Do të duhej, për këtë gjë, që ata të ribëheshin,
me marrëveshje të përbashkët, ajo çka nuk kanë dashur të jenë,
ajo që janë betuar se nuk do të jenë kurrë: konkubinë
të padëlirë.
Martesa e tyre është një kolonë më tepër tek ai tempull i
amshueshëm që Krishti donte me themelue në shpirtrat tonë dhe të
cilin unë ju akuzoj, ju dhe ndjekësit tuaj, se po e shkatërroni.
A
doni tani që të nxjerrim pasojat e kësaj kontrate martesore? Le të
fiksojmë prej saj pikësëpari dhe më nga afër fillimin.
Burri
dhe gruaja, që dashuria dukej se duhej t’i qeveriste në mënyrë
ekskluzive, kanë përfunduar duke u angazhuar sipas një ligji më
të lartë, ligjit të përkushtimit. Por përkushtim për çfarë?
Në çfarë? Përse? Kjo çështje kërkon të sqarohet sepse, e kemi
vënë re sakaq, burri nuk i paguan as në parà, as në xhevahire
apo vlera të tjera gëzimet e dashurisë dhe zotërimin e bukurisë;
dhe, nga ana tjetër, falë përparimit të qytetërimit, e reja nuk
e pret më përkushtimin e të shoqit, për ta mbajtur frymën
gjallë, as i riu përkushtimin e një gruaje që ajo të lajë dhe
të kujdeset për ndërresat e tij. E çfarë lloji qenka atëherë
ky përkushtim dhe mbi çfarë bazohet?
Përcaktimi
që i kemi bërë cilësive përkatëse të burrit dhe gruas do të
na e japë përgjigjen. Burri paraqet mbizotërimin e forcës fizike,
intelektuale dhe morale; gruaja mbizotërimin - në këtë
pikëvështrim trefish - e bukurisë. Duke u martuar, pra, nën
ligjin e një përkushtimi të ndërsjellë, burri dhe gruaja votojnë
për njëri-tjetrin: i pari, për kultin e bukurisë së personit të
gruas; e dyta, për respektin e forcës në personin e burrit të
vet; të dy, votojnë për zhvillimin e forcës dhe të bukurisë së
bijve të tyre.
Në
fakt, ai që i përkushtohet një personi ose një vepre, angazhohet
ta shërbejë këtë person ose këtë vepër sipas natyrës dhe
sipas aftësive të veta: kjo për ‘të nënkupton, për më tepër,
detyrimin për ta ruajtur këtë aftësi në gjendjen më të
përsosur të mundshme. Tani, kemi thënë se burri dhe gruaja, të
krahasuar njëri me tjetrën, mund të përcaktohen, i pari si një
natyrë ku dominon forca, e dyta një natyrë ky mbizotëron bukuria.
Për pasojë burri dhe gruaja, duke iu përkushtuar njëri tjetrës,
angazhohen ndërsjellas njëri për të ndjekur femrën e vet sipas
prirjeve që i ka të sajat, bukurinë, butësinë, hirësinë,
idealin, dhe pra, për ta bërë veten gjithnjë e më burrë; tjetra
për të shërbyer të shoqin sipas temperamentit të tij, që është
forca dhe, pra, për ta bërë veten gjithnjë e më grua. Duke i
bërë në mënyrë të ndërsjellë të gjitha shërbimet që mbart
një përkushtim absolut, sa më shumë që ata do t’i afrohen
secili tipit të vet, aq më shumë falë këtij diferencimi në
rritje bashkimi i tyre do të bëhet intim dhe aq më pak do të
rëndojë përkushtimi i tyre. I këtillë është ligji, në
shprehjen e tij më të saktë dhe më të përgjithshme: fusha e tij
e veprimit është shumë e madhe.
1)
Bashkimi bashkëshortor do të jetë nga të dyja anët monogamik dhe
i pazgjidhshëm. Arsyet kuptohen lehtë. Atje ku ndahet, përkushtimi
pushon së ekzistuari. Një grua që mbahet e përkushtuar ndaj më
shumë se një dashnori, në të vërtetë nuk është e përkushtuar
ndaj asnjërit; një burrë që e quan veten të përkushtuar ndaj më
shumë se një gruaje, nuk është i përkushtuar ndaj asnjërës.
Dhe jo vetëm që nga kjo poligami dedikimi del i shkatërruar, por
edhe burri dhe gruaja dalin të pakësuar në dinjitetin e tyre.
Burri është egoist, i pashtruar, autoritar, përjashtues; ai e bën
gruan të besuarën e tij, rrëfyesen e tij, ruajtësen e fatit të
tij dhe të nevojave, po ashtu edhe orakullin e vetëdijes. Me nda
dashurinë e gruas së tij do të nënkuptonte për ’të me
sakrifikue nderin dhe vetë dashurinë e tij. Nga ana e saj, gruaja
vlen veçse për dëlirësinë; lavdia qëndron në besnikërinë e
të shoqit: si - duke humbur njërën - do të ekspozohej ndaj
rrezikut me humbë dhe tjetrën? Bashkëshortët janë, njëri për
tjetrën, përfaqësues të hyjnisë; bashkimi i tyre formon
religjionin e tyre: çdo poligami është një politeizëm, një ide
kontradiktore, një gjë e pamundur.
2)
Në dashuri, ekskluzivizmi sjell me vete ndarjen e familjeve, pa të
cilën intimiteti bashkëshortor do të ishte vazhdimisht i dhunuar,
i ekspozuar ndaj çnderimit dhe ndaj tradhtisë. Po të pranojmë
monogaminë, askush s’do të mundet ta mohojë këtë pasojë:
komuniteti i familjes mund të mbahet vetëm mes prindërve dhe
bijve, sepse nga bijtë tek prindërit nuk mund të ketë lakmi
dashurore, dhe sepse, nga ana tjetër, qëllimi i martesës është
të krijohet familja dhe nga prindërit te bijtë familja nuk bën
tjetër por vazhdon, është e njëjta.
3)
Me të krijuar familjen, burri merr përsipër punën, prodhimin,
marrëdhëniet me jashtë; gruaja, administrimin e brendshëm. Kjo
ndarje përcaktohet nga cilësitë përkatëse të bashkëshortëve.
Më të fortit, veprimi, lufta, lëvizja; asaj që shkëlqen dhe që
dashuron, por që duhet të shkëlqejë vetëm për të shoqin, ta
dojë atë dhe vetëm atë, përkujdesjet shtëpiake, paqja dhe
rezervimi i vatrës. Të dy janë përgjegjës dhe prandaj janë të
lirë në funksionet e tyre; megjithatë burri do të ketë të
drejtë kontrolli mbi gruan, kurse gruaja duhet vetëm ta ndihmojë,
ta këshillojë, ta informojë të shoqin. Motivi i kësaj gjëje
është i qartë: mbajtja e familjes varet shumë më tepër nga
prodhimi i burrit sesa nga ajo, dhe, meqë burri ngarkohet me punën
kryesore, meqë i takon atij epërsia e fuqisë dhe sa më e madhe
është përgjegjësia që i bie mbi kokë, ai gjendet i vënë - për
vetë të drejtën e fuqisë - kré i komunitetit. Dhe e drejta -
sikundër detyra - e gruas është ta
përnjohë
këtë fuqi, t’i
mbrojë
aktet e saj, ta
shkaktojë, t’i shërbejë, t’i përkushtohet
asaj. Eliminojeni këtë fuqi më të madhe të të shoqit,
mënjanojeni përkushtimin e bukurisë ndaj forcës, madje do të
bini në konkubinat, do ta shkatërroni martesën.
4)
Le të shtjellojmë tashti sa ndikon martesa mbi zhvillimin e
drejtësisë. Në krye të komunitetit, dhëndri i ri ndjen tek
rritet brenda tij personaliteti, ambicia, shpirti i nismës, krenaria
e karakterit, pavarësia e shpirtit. Njëherit rritet energjia e tij,
ndo për ndihmën që i jep gruaja, ndo për vetë nënrenditjen e
kësaj të fundit, ose, nëse preferoni ta quajmë kështu, për
diskrecionin me të cilin ajo sillet. Mandej afshi dashuror
qetësohet, epshi kalon në plan të dytë kundrejt punës, pranisë
së fëmijëve, perspektivave t'ardhshme; mbretërisë efemere të
dashurisë ia ka zënë vendin, për pjesën tjetër të jetës,
mbretëria më serioze e vetëdijes. Për këtë arsye kam mundur të
pohoj, në njëfarë kuptimi, se mes njerëzve të ndershëm nuk
flitet për dashuri, madje sa më pak hapësirë që nxë dashuria në
ekzistencë, aq më shumë rriten mundësitë për të jetuar të
lumtur. Do shohim pas pak efektin e kësaj metamorfoze.
5)
Burri, vetëm me përpjekjet e tij, do të mundohej shumë për të
plotësuar nevojat vetjake; aq më tepër do të stërmundohej po të
kujdesej fill i vetëm për mbajtjen e gruas dhe fëmijëve. Është
e nevojshme që ai ta kombinojë veprimtarinë e vet me atë të të
ngjashmëve të tij. Që këtej lind shoqëria politike, ku familja
është veçse embrioni. Kjo shoqëri zotëron ligjet dhe fatin e
saj, që filozofia i njeh akoma shumë pak; por nuk është e mundur
me
dyshue
se ajo nuk ka edhe si qëllim, nga njëra anë, zhvillimin e
dinjitetit dhe të lirisë së njeriut, nga ana tjetër, rritjen e
pasurisë pra edhe të mirëqenies së të gjithëve. Raporti i
familjeve me Shtetin, me një fjalë Republika - ky është, për
gjininë mashkullore, problemi për t’u zgjidhur. Femrat ndërhyjnë,
vetëm se në mënyrë të tërthortë, me një ndikim të fshehtë
dhe të padukshëm.
Si
mundet me qenë ndryshe? Organ n'embrion i drejtësisë,
bashkëshortët përbëjnë një trup të vetëm, një vullnet, një
shpirt, një inteligjencë të vetme; i përkushtohen njëri-tjetrit
për jetë dhe për vdekje; si mund të kenë opinione dhe interesa
të ndryshme? Nga ana tjetër, çështja politike, që i afron
familjet, nuk ka qëllim tjetër përpos atij që të ndërtojë
solidaritetin e tyre, dhe t’u sigurojë të gjitha garancitë e
lirisë, pronës, punës, tregtisë, sigurisë, arsimimit,
informimit, qarkullimit, që gjakojnë - gjëra që janë të gjitha
kompetencë ekskluzive e atributeve të burrit. Si munden gratë të
konsultohen nominalisht?
Të
hamendësosh që gruaja të ketë të drejtën për t’u shprehur
n'asamblenë popullore me një votë të kundërt me atë të të
shoqit, domethënë t’i hamendësosh se janë në mosmarrëveshje
duhet edhe t’ua gatitësh divorcin. Të marrësh me mend se arsyeja
kryesore mund ta kundërpeshojë atë të të dytit, do të thotë të
shkosh kundër dëshirës së natyrës dhe ta degradosh
mashkullësinë. Të pranosh në fund se në ushtrimin e funksioneve
publike një person që natyra dhe ligji bashkëshortor e kanë
shenjtëruar si me thanë për funksionet thjesht shtëpiake, do të
thotë t’i bësh atentat erzit familjar, ta bësh gruan person
publik, ta shpallësh me fakte ngatërrimin e gjinive, përbashkësinë
e dashurive, zhdukjen e familjes, absolutizmin e Shtetit,
shërbëtorësinë dhe feudizimin e pronave.
Ja
si përcaktohet nënrenditja e bashkëshortes dhe bashkëshortit në
martesë; ajo nuk është as një fiksion ligjor, as një uzurpim i
forcës, as një deklarim padenjësie për seksin e dobët, as një
përjashtim që i imponohet të drejtës pozitive të gruas nga
nevojat e një rendi shtëpiak dhe shoqëror: kjo nënrenditje rrjedh
nga fakti, i qartë dhe i pamohueshëm, se detyrat mashkullore rrokin
shumicën madhore të punëve, publike sikundër edhe familjare; veç
kësaj, kjo nuk përbën për burrin, në dizavantazh të gruas, as
prerogativën më të vogël të mirëqenies ose të nderit;
përkundrazi, duke i imponuar barrën më të rëndë, ajo e bën atë
ministër të besnikërisë femërore, nga e cila vetëm ai duhet të
nxjerrë mandej të vetën.
Ndërroni,
ndryshoni apo përmbysni me çfarëdo mjeti, këtë raport mes
gjinive, dhe do ta keni shkatërruar martesën n'esencën*
e saj; prej një shoqërie të themeluar mbi mbizotërimin e
drejtësisë, do të keni bërë një shoqëri të mbisunduar nga
dashuria; do të keni rënë në konkubinat dhe në shthurje; do të
mund të keni ende baballarë dhe nëna, siç keni dashnorë, por nuk
do të keni më familje; dhe, pa familje, kushtetimi juaj politik nuk
do të jetë më një federim njerëzish, familjesh dhe qytetesh të
lira, por do të jetë përkundrazi një komunizëm teokratik ose
pornokratik - tirania më e keqe.
Për
ta bërë këtë fakt edhe më sheshit, le të hamendësojmë se
natyra, që sipas meje, për mënyrën sesi i ka pajisur dy gjinitë,
ka formuar martesën, familjen dhe shoqërinë civile sikurse i
shohim, ose të paktën siç na vjen e lehtë t’ua përcaktojmë
tipat, le të marrim me mend, pra, se vetë kjo natyrë paska dashur
ta ndërtojë shoqërinë njerëzore ndryshe. Çfarë duhet të
bënte? Plani që ajo ka ndjekur, na tregon atë që ka refuzuar: ose
faktin se i ka shpërndarë të gjitha aftësitë mes dy gjinive në
masë të barabartë, se u jep të dyve bukuri dhe fuqi të njëjtë;
se e bën gruan energjike, prodhimtare, luftarake, filozofe,
gjykatëse, sikundër burrin; dhe burrin të hirshëm, të
njerëzishëm, delikat, engjëllor, me të gjithë ato që e pasojnë,
sikundër gruan; me fjalë të thjeshta, se nuk lë që të ketë mes
tyre asnjë diferencë tjetër përpos asaj të aparatit gjenital,
për të cilën me sa duket nuk ankohet njeri, madje pa të cilën,
çfarëdo që të thonë mistikët, nuk mund të konceptohet
dashuria.
Në
këto kushte, është e qartë se burri dhe gruaja, duke zotëruar
sekush atë plotësi atributesh që sot e gjejmë vetëm tek çifti,
duke qenë në gjithçka të barabartë njëri me tjetrën dhe të
ngjashëm, përpos në atë që s’është nevoja ta përmendim, do
të ishin në marrëdhënie shumë të ndryshme nga ato që
parashikon aktualisht martesa. Burri nuk do të rezultonte aspak i
përkushtuar ndaj bukurisë që do të kishte në zotërim; gruaja
nuk do t’i përkushtohej forcës që barabar do t’i takonte në
pjesë. Ndikimi që, në gjendjen aktuale të kushtetimit të tyre,
ata ushtrojnë njëri mbi tjetrin, nuk do të ishte më i njëjti;
nuk do të ekzistonin mes tyre as admirim, as kult dhe asnjë prirje
ndaj përkushtimit; nuk do të ekzistonte asnjë nevojë miratimi,
konfidence ose inkurajimi, sikundër mbrojtjeje, shërbimi ose
mbështetjeje.
Do
të përcaktoheshin atëherë, mes burrit dhe gruas, raporte si ato
që shohim mes personash të së njëjtës gjini: shërbim për
shërbim, produkt për produkt, ide për ide. Pa dyshim do të
vazhdonte të kishte dashuri, meqë e ruajmë, me këtë qëllim të
shkoqur, dallimin seksual. Por do të ishte e karakterizuar ndryshe:
dashuria e tyre nuk do të shkonte përtej eksitimit epshor, as nuk
do të kishte diçka të përbashkët me vetëdijen, mbi të cilën
madje do të mbizotëronte; duke mos qenë e sublimuar nga
përkushtimi më absolut, ajo nuk do të synonte më tek monogamia,
tek pandashmëria. Përkundrazi do të mbetej në zonën e lirisë
dhe konkubinatit, pa ngjallur kurrfarë xhelozie, duke përjashtuar
çdo ide tradhtie, madje duke u ekzaltuar, në të kundërt, në
garën e aventurave galante, meqë prirja e përgjithshme do të
ishte drejt një komuniteti pak a shumë të shënuar nga dashuriçka,
biribija*,
bashkëjetues, brenda një familjeje unike, Shtetit.
Ky
organizim, përjashta monogamisë dhe familjes, është ëndërruar
nga të gjithë ata që - si t'emancipuarat dhe t'emancipuarit tanë
modernë - kanë besuar në barazinë e forcës dhe të bukurisë tek
të dyja gjinitë; mistikët e kanë vendosur në qiell ku, siç
mëtojnë ata, nuk do të ketë më as meshkuj as femra; në ditët
tona, ajo u duket një shumësie personash, madje shumë të
kulturuar, mjeti i vetëm për të shkatërruar antagonizmin, për të
shuar pra krimin dhe mjerimin. Por a mund të qëndrojë një shoqëri
e tillë? Unë guxoj të pohoj se ajo do të ishte njëqind herë më
e keqe se e jona; më mirë me thanë rrënjësisht e pamundur.
Shoqëria
qëndron prej nënrenditjes së të gjitha forcave dhe aftësive
njerëzore, individuale dhe kolektive, ndaj drejtësisë. Në
sistemin që skicova pak më sipër, individi, duke pasur në vetvete
plotësinë e atributeve që natyra, siç e patëm rastin të binim
në godi,
ia ka falur vetëm çiftit, do të jetë i pahyshëm në
personalitetin e tij; elementi idealist do të bëhej mbizotërues në
të; vetëdija do të mbetej anësore; drejtësia do të reduktohej
në një ide të kulluar; dashuria - sinonim i epshit - kishte për
të qenë thjesht një kënaqësi.
Do
të shpërthente atëherë, me dhunë të papërmbajtur, kontradikta
mes individit dhe shoqërisë: vetë ky subjekt, që na rrente mendja
ta lidhnim fort me rendin publik e me përbashkësinë e dashurive,
grave, bijve, familjeve, shtëpive, do të ishte gjithaq e më i
kundërt për komunizmin social, sa më shumë që ta kemi çliruar.
Ka mundësi se nuk do të luftohej më për femrat, meqë, sipas
hipotezës dhe në konsideratë të kushtetimit fizik e moral të
individit, nuk do të ekzistonte më xhelozia; por kompeticioni do të
ishte akoma më i zjarrtë për plaçkën, pasurinë, rehatinë,
luksin, të gjitha gjëra, prodhimi i të cilave do të ngelej i
nënshtruar ndaj të njëjtave ligje, madje, në një shoqëri në
mëshirë të dashurisë dhe të idealit, do të ishte édhe më e
pamjaftueshme nga ç’është sot. Vendoseni, me përbashkësinë e
dashurive, universalitetin e beqarisë dhe, nuk kam frikë ta pohoj,
do të keni një teprí të konsumeve, më pak punë, më pak kursim,
pra më shumë mjerim; n'analizë përfundimtare, në vend të një
shoqërie civile, do të kini një shoqëri të përkushtuar ndaj
cubërisë ose, përndryshe, ndaj shërbyesisë më degraduese. Ky
rezultat - për çdo burrë që ka reflektuar mbi raportet e
familjes, të martesës, të punës, të prodhimit dhe të
grumbullimit të pasurisë, sikundër mbi kushtet e drejtësisë në
shoqëri - është i sigurt siç është i sigurt se dy plus dy bëjnë
katër.
Kështu
konfirmohet, me zhvillimin e idesë së kundërt, teoria
e martesës.
Shoqëria, ose bashkimi i forcave, bazohet mbi drejtësinë.
Drejtësia ka si kusht organik një dualizëm, përjashta të cilit
ajo reduktohet shumë shpejt në një nocion të kulluar, joefikas.
Ky dualizëm është martesa, e formuar nga bashkimi i dy personave
përplotësues njëri me tjetrin: esencë e kësaj është
përkushtimi, përgatitja e kësaj është dashuria.
Kështu
zgjidhet ajo kontradiktë në dukje që i thotë burrit: ji i bindur,
për të mbretëruar më mirë; kontradiktë që e shpreh me shumë
energji ingranazhin martesor dhe përmban tërë ligjin e misterin e
sakramendit. Bota është plot me kësi kontrastesh; ajo jeton dhe
përparon vetëm në këtë mënyrë. Nëse domethënia e maksimës
së famshme, mbreti mbretëron dhe nuk qeveris, është e errët
vetëm për ata demagogë që aspirojnë pushtetin absolut, aq më
tepër këto dy pohime: të komandosh, për të shërbyer më mirë
dhe për të qenë i bindur, për të mbretëruar më mirë, duhet të
duken të qarta për çdo njeri që ka ndjenjën e detyrës dhe të
drejtës së vet, por edhe për çdo grua që ka respekt për të
shoqin dhe për dinjitetin e tij. Ekziston vetëm ky ndryshim mes
monarkisë kushtetuese dhe martesës, pra që tek e dyta thjesht kemi
konstatuar vetë rendin e natyrës; ndërsa tek e para bëhet fjalë
- veç në rast informacionesh më të mëdha - thjesht për një
krijim të intelektit, për një teori të kulluar, një fiksion.
Deri
më tash, zonja të dashura, më duket se vëzhgimet e mia nuk janë
të pasakta. Në çdo rast, nuk mund të më akuzoni për anshmëri
dhe t'ankoheni për ndonjë të padrejtë që i bëkam gjinisë suaj,
meqë gjithmonë, përballë prevalencës mashkullore, konstatoj një
preminencë femërore, ndoshta pse në këmbim të përkushtimit që
kërkoj nga gruaja, i imponoj burrit detyrimin e një përkushtimi
akoma më të madh. Çfarë ju trazon pra ende? Nëse nuk gjakoni
asgjë tjetër përpos të drejtës suaj, ja: barazi
shansi dhe nderi;
zhvillim
dhe triumf të cilësive tuaja më të çmuara;
një pjesë e drejtë ndikimi; nisjativë më e vogël në sektorët
e ekonomisë e të politikës, por edhe përgjegjësi më e vogël;
në përfundim mbretërimi, pa mundimet dhe rreziqet e pushtimit.
Çfarë ju duhet më shumë? Dhe përse tërë kjo mëri?
Kur
kam trajtuar - duke e përmbledhur në dy fjalë teorinë e martesës
dhe fatit të gruas - duke u shprehur kundër disa tendencave të
epokës sonë, si përfundim kam thënë këtë shprehje energjike:
kurtizane ose amvisë - për të cilën në të vërtetë ju duhet të
më kishit duartrokitur. E kur në vazhdim, në indinjatën time në
rritje, shtova këtë formulë me të sharë: më mirë burgu, sesa
ky emancipim i pretenduar i gruas!, sikur të kishit pasur qoftë
edhe më të voglin respekt kundrejt gjinisë suaj, do të kishit
mundur të më citonit dhe të thoshit, siç do të kishte bërë
Lukrecia3:
më mirë vdekja! Dhe kur, në fund, i vendosur për t’ia marrë
hakun erzit publik nga fyerjet e ndonjë të emancipuare - i kam
quajtur këto lloj femrash 'të përlyeme' që mëkati i ka bërë të
marra - ju duhej vetëm të heshtnit, pa i dhënë shkas publikut që
të mendonte se shprehja ju drejtohej juve.
Në
vend të kësaj sjelljeje, e vetmja që i shkon për shtat femrave të
ndershme, parapëlqyet, të mbështetura dhe të inkurajuara prej
ndonjë letrari të tredhur, të rroknit sfidën; édhe më e
çuditshme, jeni ju që qëndroni si të përgojuara: «já ne të
dyja, që nuk jemi as 'të përlyeme' as të marra, që pohojmë,
rivendikojmë dhe mëtojmë çlirimin e gruas. Sfidojmë këdo që të
na përgjigjet».
Oh
zonja, larg keqkuptimet, ju lutem. Mos bëni si të fyera më shumë
nga sa jeni, as unë më provokues nga ç'jam. Kur kam shkruar atë
libër nuk ju njihja, as ju njoh më shumë tani. Parapëlqej të
besoj se virtyti i të dyjave nuk e ka kapërcyer atë farë hendeku
nga i cili nuk kthehesh mbrapsht; sa u takon juve, zonja J.L., e lë
veten në dorë t'atij që prej ligjit të martesës është thirrur
të ruajë dhe të përgjigjet për zakonet tuaja: të kish dashtë
Zoti që ai ta kishte ruajtur me kujdes penën tuaj!... Dhe sa u
takon juve, zonja Jenny d’H., ju besoj në fjalë dhe ju lehtësoj
nga prodhimi i arnave tuaja për mbështetje. Më me qejf i besoj
humbjes së shpirtit tuaj sesa perversionit të zemrës suaj. Mbase,
mes promovueseve të emancipimit femëror, ka të tjera në kushte të
njëjta me ju: le ta mbajnë shënim edhe ato këtë deklaratë
timen.
Unë
gjykoj qëllimet, jo aktet. Me të thënë këtë, më lejoni, zonja,
t’ju tërheq vëmendjen te mendimi që i ka dhënë zanafillë
kritikës sime dhe që e ka motivuar epitetin 'të përlyeme',
absolutisht të përligjur për pjesën më të madhe të femrave të
famshme në shekullin tonë, sikundër në të mëparshmin, pasi
kundër tij është e kotë që të protestoni. Ky mendim është se
çdo grua që po ëndërron emancipimin ka humbur, ipso
facto,*
shenjtërinë e shpirtit, mprehtësinë e mendjes dhe virgjërinë e
zemrës, madje është përudhur drejt mëkatit: nuk po shkoj më
tej. Dhe nga çasti që preferoni çiltërsinë - pasi provokimet
tuaja më detyrojnë për këtë - do të arrij t’ju them, zonja,
se dy botimet tuaja, nëse vërtet janë tuajat, e konfirmojnë
rregullin. Është ajo çka do t’ju vërtetoj menjëherë.
Kapitulli
i Katërt
FIZIOLOGJIA
E FEMRËS SË EMANCIPUAR
Natyra
është fuqi absolute dhe harmoni. Por veprat e saj, siç ka vëzhguar
me të drejtë Raffaello1,
nuk janë gjithmonë siç i dëshiron ajo: shumë shpesh, shenjohen
nga dobësia dhe nga shëmtia. Kjo është një nga arsyet për të
cilat natyra e ka krijuar njeriun: duke u vetëglorifikuar me
prodhimin e kësaj kryevepre, ajo ka zgjedhur tek ai një soditës
dhe një kritik, mjaft inteligjent për t’ia rrokur ligjet e
krijimit dhe për t’ia dalluar idealin, sigurisht mjaft të fortë
për t’ia riparuar të metat dhe për t’ia shëruar plagët, por
tepër të dobët gjithsesi, në trup dhe në mendje, për ta
modifikuar e shkatërruar. Bir i mbramë i natyrës, i ngarkuar për
t’i dhënë prekjen e fundit rendit të botës, vetë njeriu, në
shpërfaqjen e tij, nuk është përsosmërisht sipas prototipit të
vet, të paktën jo më shumë se krijesat e tjera. Kështu vepra e
tij e riparimit zë fill dhe përfundon me vetë atë: progresi
i drejtësisë tek njerëzimi është fillimi e fundi i të gjitha
gjërave.
Ajo
çka e bën krijimin e njeriut, përshtat tipit të tij, më të
vështirë se cilido tjetër, është mënyra sesi natyra e ka
kushtetuar me këtë element të dyfishtë - forcën dhe bukurinë -
të ndara në përpjesëtime të barabarta në tërësinë e llojit.
Por lloji njerëzor nuk vepron vetëm si qenie kolektive, por sidomos
edhe përmes nënndarjeve të tij: ekzistojnë burra dhe gra, raca,
kombe, familje, individë.
Gjinia
mashkullore zotëron fuqi më të madhe; ajo femërore shpërfaq
bukuri dhe ideal në masë më të madhe: në çfarë përpjesëtimi,
njërën dhe tjetrën? Do të ishte shumë i vështirë, në mos
shumë i guximshëm, përcaktimi i kësaj.
Në
disa kombe, burrat duken më të fortë se në kombe të tjera, dhe
gratë më femra: prej kësaj lind pohimi i etnografëve sipas të
cilit nga njëra anë është elementi mashkullor më i zhvilluari,
nga tjetra është elementi femëror. Doktor Claveli, në veprën e
tij diturake Racat njerëzore2,
vërteton se karakteri anglez mëkaton për tepri mashkullsie, teksa
karakteri francez për tepri femërsie. Sipas përshkrimit që bën
ky autor, tipi gjermanik duket si një nga më të ekuilibruarit në
elementin e tij të dyfishtë. Të tilla mosbarazi i detyrohen dy
shkaqeve: ndikimi i mjedisit, ligji i të cilit është përcaktues
në krijimin dhe zhvillimin e mbretërisë së kafshëve dhe ndikimi
i institucioneve, që nga ana e tyre veprojnë si vetë mjediset.
Nga
kjo rrjedh që një komb, pasi ka hedhur hapat e para me energji
burrnore, mund të femërzohet, dhe të rrënohet për këtë shkak:
i ka ndodhur persëve pas Kirit, grekëve pas luftës së
Peloponezit3,
vetë romakëve, si pasojë e pushtimeve të tyre të pamata dhe të
luftërave civile. Për të njëjtën arsye, nëse një racë mund të
vijë duke u femërzuar, mundet po ashtu, me punë, filozofi dhe
institucione, të bëhet më burrnore: kjo u ka ndodhur francezëve
të Shtetit
të Tretë.
N'atë periudhë përgjithmonë të lavdishme që shkon nga vdekja e
kardinalit Flërí (1743) tek ajo e Luigjit XVIII (1824)4.
Nuk mund të thuhet sigurisht se kjo lëvizje ka vazhduar mirë edhe
nga 1825a
te 1860a;
por vepra mund të vazhdohet.
Kjo
luhatje nga elementi mashkullor tek ai femëror, me fjalë të tjera,
nga forca te bukuria, nga politika tek arti, nga e drejta tek ideali,
është tregues i caqeve të fuqisë së njeriut mbi veten, i sferës
së veprimit të tij dhe i dy skajeve mes të cilëve ai duhet ta
gjejë temperamentin e tij të drejtë.
Sikundër
burri, në shpërfaqjet e tij, nuk është gjithmonë i pajisur me
një burrëri të theksuar mjaftueshëm, kështu dhe gruaja jo
gjithmonë është e bukur: në moral, si në fizik, ajo i
nënshtrohet një mijë shëmtive. Shpesh bie nën nivelin e vet dhe
është e ligë, e flashkët e budallaqe, siç thotë Zhorzh Sand.
Mund të themi, në këtë rast, se ajo abuzon me koncesionin e
natyrës, që e dëshiron të ngathët, por relativisht më të dobët
dhe natyrisht më të bukur se shoku i saj. Nganjëherë ndodh dhe e
kundërta. Teksa burri degradon duke u zhytur në kotnitë
e Kapuas5,
shohim gruan tek emancipohet, teksa vesh, siç thotë Bibla, rrobat e
burrit, gdhend pamjen, gjuhën, sjelljet e virilitetit, dhe të
aspirojë që t’i ushtrojë funksionet.
Në
çdo vend dhe në çdo epokë takohen krijesa ekcentrike të këtij
lloji, qesharake në gjininë e tyre dhe të padurueshme për tonën:
janë disa llojesh. Në disa, kjo shkujdesje mashkullore është
efekt i temperamentit dhe i një energjie të madhe fizike: quhen
virago*.
Janë më pak të frikshmet; nuk janë prozelite
dhe mjafton kritika e femrave të tjera për t'i pru' në fé. Në
lloje të tjera, prirja për emancipim vjen nga një ekstravagancë e
mendjes, ose nga profesioni që ushtrojnë, ose, më në fund, edhe
nga libertinazhi. Këto janë më të këqijat: nuk ka prapësi ku
nuk mund t’i shpjerë emancipimi. Në disa epoka, shpirti sektar
përzihet në kësî çorbe; dekadenca e zakoneve publike e komplikon
të keqen: flashkësia e burrave bëhet mbështetje për guximin e
grave, dhe shohim tek shfaqen këto teori të emancipimit dhe të
promiskuitetit, për të cilat fjala e fundit është pornokraci.
Atëbotë është fundi i shoqërisë.
Pornokracia
kombinohet më së miri me despotizmin dhe me vetë militarizmin:
perandoria romake jep një shembull të kësaj me Eliogabalon6.
Dhe kombinohet po ashtu me teokracinë. Është ajo për çfarë u
përpoqën gnostikët
në shekullin I dhe II pas Krishtit, madje për çka përpiqeshin
edhe mistikët,
në kulmin e shekullit XVII7.
Në epokën tonë, kemi parë pornokracinë të bëjë aleancë me
burokracinë! Maltusi8
dhe Enfantini
janë shprehja e dyfishtë e dekadencës moderne. Por ora ka kaluar
dhe bota, që po e sheh me indiferencë fikjen e teokracisë papale,
ia kthen shpinën pornokracisë
maltusiane.
Nuk
do të ankoheni, zonja, për faktin se unë i konsideroj idetë tuaja
me rëndësi të pakët, si njeri që nuk e ka kuptuar rëndësinë e
doktrinave tuaja. E di mirë se me çfarë fryme jeni gatuar dhe nuk
kam asnjë vështirësi të pranoj se pikërisht kjo frymë, frymë
epshi dhe shfrenimi, frymë konfuzioni dhe promiskuiteti, prej
tridhjetë e pesë vjetësh ka qenë murtaja e demokracisë dhe
shkaku kryesor i disfatave të partisë republikane. Prandaj ma ndjen
që publiku t’u gjykojë, intus
et in cute.*
Le
të fillojmë me shembujt më pak të dyshimtë. Parent-Duchâtelet
(Parò-Dyshatlé),
në veprën e tij mbi Prostitucionin9,
ka sinjalizuar se prostitutat ishin të babëzitura, të dhëna pas
dehjes, shushunja të pangishme, shurdhane, bjerraditëse,
grindavece, thashethemexhie, të padurueshme dhe pa asnjë fije
logjikë. Nën këto tipare njihet gruaja e rënë në gjendjen
natyrore ose të femrës së thjeshtë. Nga se lind kjo dekadencë?
Nga frekuentimi i tepërt i burrave, gjë që i bën ato të
humbasin, bashkë me rezervimin, ndrojtjen, kujdesin, cilësinë
thelbësore të gjinisë së tyre, atë që përbën shpirtin dhe
jetën e gruas së ndershme, erzin. Parò-Dyshatlé
do të kishte mundur të shtonte se pamja e këtyre grave ndryshon në
po atë masë si zakonet e tyre: ato shformohen, marrin shikimin,
zërin dhe sjelljen e burrave dhe nuk ruajnë tjetër, në gjininë e
tyre, te fiziku sikundër te morali, përpos pjesës ngushtazi
materiale, minimumin e domosdoshëm.
«Po
çfarë kemi të përbashkët ne – do të jeni duke thënë – me
këto prostituta?». Do t’ju pyes pikësëpari, zonja, ç’kuptim
ka në gojën tuaj fjala prostitutë. Ju lutem të vini re se këto
gra, tekembramja, nuk bëjnë tjetër përpos që zbatojnë dashurinë
e lirë; se, po të jetë shtyrë aty ndonjëra nga joshja, shumica
shkon aty
me zgjedhje; se madje, nga pikëvështrimi i demokracisë dashurore,
ato bëjnë një akt filantropie dhe mëshire, si e nënkuptojnë
gnostikët;
dhe se, tekembramja, gjithmonë sipas maksimave tuaja, ëndja erotike
në vetvete nuk ka asgjë imorale, është legjitime sa edhe është
e natyrshme, formon të mirën më të madhe dhe veprimtarinë më të
shumtë të sojit njerëzor; madje rrjedhimisht, ajo femër e bukur
që, për lumturinë e një burri të ngazëllyer nga dashuria,
pranon t’i sakrifikojë një ditë të kohës së saj, ka
përsosmërisht të drejtën, siç do thoshte J.-B. Say10,
të marrë në këmbim një shpërblim. E ka gjith’ e më shumë të
drejtën, sepse me ushtrimin e funksionit dashuror, femra shprishet
gati pa e vënë re dhe degradon. Nuk ekziston, nuk mund të
ekzistojë dashuria falas, jeni dakord?, me përjashtim të asaj nga
e cila heqim dorë, në emër të vetëdijes, në martesë.
Pra,
ose martesën, nëpërmjet së cilës dashnorët bashkohen
përgjithmonë, sipas ligjit të përkushtimit dhe në një sferë
fort më të lartë se dashuria, ose (dëm)shpërblimin: nuk ka rrugë
të mesme. Mbase të emancipuarat, që jetojnë si konkubina do të
kishin pretendimin të jepeshin për hiçmosgjë, rastësisht? Të
paktën e kanë marrë kënaqësinë, siç e provon fakti se, kur kjo
gjë nuk u pëlqen më atyre, i kanë rezervuar vetes të drejtën
për ta rimarrë. Dashnorja që jepet në këmbim t'asgjëje, është
një feniks dhe ekziston vetëm te poetët; për vetë faktin se e
jep veten (jashtë martesës), ajo është e
lirë,
është prostitutë; e kupton kaq mirë sa, në vazhdim, po t’i
ndodhë të martohet, do të paraqitet si vejushë; do të gënjejë;
mungesës së erzit, do t’i shtojë hipokrizinë dhe pabesinë.
Ja
sesi pazari i burrave, ose dashuria e lirë, e transformon gruan: e
shkreton, e shnatyron, e deformon dhe e bën vitrinë, të lmertë në
të pame, mashkullí. Mirëpo, ju paralajmëroj, çdo frekuentim i
ekzagjeruar i burrave, edhe kur kufizohet në biseda të thjeshta
salloneske, akademike, në punë, e kështu me radhë, në fund del i
dëmshëm për gruan, që zvenitet dhe zvetënohet në mënyrë të
pandjeshme. Po them edhe këtë: nuk është e mundur që një grua,
pa i frekuentuar më shumë se duhet burrat, të merret zakonisht me
gjithë sa i takon gjinisë së saj pa e pësuar hiret natyrore dhe,
sipas rasteve, pa iu ndezur imagjinata, pa iu përflakur shqisat dhe,
sigurisht, pa iu hapur kanát porta e mëkatit përpara.
Ekziston
një raport i atillë mes faktit dhe idesë, saqë gjithmonë, te një
burrë që e mohon me kryeneçësi njërën anë të moralit, mund të
rroket një fill thyerjeje ndaj këtij parimi. Është krejt e
pamundur, për shembull, me mëtue në teori despotizmin dhe me qenë
çiltërsisht liberal në praktikë; është e pamundur në ekonomi
politike të mbështetësh lirinë e vlerave dhe të mos biesh
mandej, qoftë për pak kohë, në spekulim ose në fajde; është e
pamundur të ekzaltosh shkëmbimin e lirë, pa favorizuar, në masë
më të vogël a më të madhe, kontrabandën. Pohoj gjithashtu se
është e pamundur që një grua ta shkojë jetën mes burrave, të
jepet pas studimeve apo pas veprimtarive burrnore, të mëtojë, për
shembull, teorinë e dashurisë së lirë dhe në fund fiziku i saj
të mos përftojë diçka prej viragos,
dhe të mos i ngelet një majth lirie
në fund të zemrës.
Kjo
pikë është rrokur me përsosmëri nga Molièri në komedinë
Shkolla
e grave.
Ai shpërfaq një nënë, Filamintan, një grua e ndershme (lulja e
intelektit i ka ardhur më vonë), por që gërthet më fort se një
gjel, siç thotë shërbyesja, prej karakterit të saj ndër më
t'urryeshmit, tiranik ndaj të shoqit dhe së bijës; në fund, është
më e mjerueshmja mes budallaqeve. Ngjat Filamintës është motra
Belisa, bigotja plakë gjithë e tendosur të dëbojë nga vetja
dashurinë, por që imagjinon se të gjithë burrat janë të
dashuruar me 'të, që megjithatë nuk ua merr për keq. Sapo të
dalë njëri që do të përpiqet ta bindë, është e qartë se
Belisa do të bëjë çfarëdo marrëzie. Vazhdon në fund e
paralindura e Filamintës, zonjusha Amanda, që nuk do të lypte gjë
më të mirë se të lozte nga agu në mug lojën e dashurisë, por
që nuk di ta ndajë mendjen e të shkojë në shtrat me një burrë
vërtet lakuriq. Është spiritualizmi i Kartezit11
që e pajis me këso idesh, për të cilat përkundrazi nuk mendon
fare Enriketa, amvisa, që nuk han as greqisht, as filozofi. Molièri,
moralist i madh përpos që komedian gjigand, ju njihte me themel. E
dinte sa vlejnë arsyeja, virtyti dhe finesat e t'emancipuarave. Ju
nuk kufizoheni të doni me qenë burra: e kërkoni; ja çka ka
provuar Molièri në komendinë mbi Femmes
savantes
dhe tek ajo mbi Précieuses12.
Përmenda
qëparë shportaret. Qoftë larg që unë të mendoj ose të flas keq
për këtë kategori interesante qytetaresh. Janë të gjitha të
martuara; në pjesën më të madhe, pa dyshim, janë besnike. Por
janë përgjysmë ushtarë: jetojnë në kazermë, marrin pjesë në
paradat, janë të shënuara mbi regjistrat e regjimenteve me një
numër amze. Nuk e di nëse shërbimi i tyre është absolutisht i
domosdoshëm, por do të më pëlqente, për respektin që kam
kundrejt gjinisë femërore, që të ishte krejtësisht e larguar nga
ajo ushtarake. Shportarja
e Béranzherit13
më është dukur gjithmonë, madje ende më duket, një këngë
shumë e bukur. Le të pranojmë, sidoqoftë, se ky kompozim nuk merr
ndonjë pah të veçantë nga hiret e një lavireje. Po këtë
diskutim e bëj për shitëset e tregjeve qendrore, më të tmerrshme
se burrat e tyre, shkarkuesit. Asnjë qeveri nuk ka guxuar akoma t’i
bastisë tregjet pariziene nga privilegji i këtyre zonjave: mund të
thuhet se ato bartin një revolucion ndër funde.
Kam
banuar për një kohë të gjatë në një azil ku mbahej një kurs
obstetrie: bëhej fjalë për një shkollë të vërtetë
prostitucioni dhe kodoshllëku. Sigurisht, ka njerëz të ndershëm
në korporatën e mëndeshave, kam njohur të tilla dhe pikërisht
ju, zonja Jenny d’H., jeni një shembull i bukur. Por s’mund ta
pengoj veten të mëtoj, kur të zini e të përgojoni palët, se po
luftoni më shumë në favor të klientelës suaj, sesa të
emancipimit. Në mirëbesim, si thoni që një romake të mendojë në
trurin e vet për disa gjëra, pa iu ndezur flakë imagjinata dhe pa
iu ngazëllyer koka e saj e gjorë? Më e pakta që mund t’i ndodhë
është, duke u martuar me tërë shpejtësinë, të veshë, si i
thonë, pantallonat. A njihni ndonjë burrë me shije të mirë,
ndonjë grua që ka respekt për veten, që dëshiron një zanát të
tillë dhe një short si ky, për të bijën?
Vërtè
me të padrejtë, zonjë, ju doni të na bëni që ta konsiderojmë
angazhimin e obstetrikeve si një simptomë relaksi dhe zelli që
tregoni në lidhje me këtë në fejtonet tuaja provon përkundrazi,
se thjesht përpiqeni të ruani me tezën tuaj erzin e lehonave. Kjo
është taktikë, asgjë më tepër. Do të kisha shumçka për të
thënë mbi mëndeshat, si mbi ato të qyteteve si mbi ato të
fshatrave. Abstenoj, nga frika e shpifjeve. Nga çasti që gratë, në
një shoqëri me nivel të lartë qytetërimi, nuk mund të pjellin
vetë, siç bënin gratë e çifutëve në Egjipt dhe siç bëjnë
ende sot të gjitha zezaket dhe të egrat, prandaj dhe nga ky çast,
në vijim të zhvillimit të ndjeshmërisë nervore, pjellja është
bërë tashmë një rast patologjik, është e parapëlqyer, në vetë
interesin e ndershmërisë publike, që t’i drejtohesh një mjeku,
më mirë se sa t’i arsimosh, në këtë shkencë të pahijshme, të
rejat nga fshati. Mes mjekut dhe gruas që pjell, e rrethuar nga i
shoqi dhe njerëzit e familjes, erzi nuk është më në lojë më
shumë sesa mes ushtarit të plagosur dhe murgeshës.
A
doni pra t’i përzini gratë, me pretekstin e erzit, edhe nga
spitalet? Jo, jo: sikundër mjeku, gruaja është në vendin e vet në
shtratin e të sëmurit; përballë rrezikut, erzi tërhiqet nën
flatrën e mëshirës. Këtu shpërfaqet vetëm përkushtimi:
përkushtimi i burrit ndaj gruas, përkushtimi i gruas ndaj burrit.
Këtu, është ligji i martesës që qeveris, ligj që erzi juaj i
rremë nuk e kupton, çprej se ju jeni një grua e lirë. Sa më
takon mua, po ua deklaroj, unë parapëlqej njëmijë herë, për
moralin publik dhe për atë familjar, rrezikun e mjekut ndaj atij të
mëndeshave, qofshin edhe të betuara.
Kjo
histori e mjekëve-obstetër, mbi të cilën lëshoni kaq shumë
vikama, më kujton një tjetër që dua t’ju tregoj, edhe me
rrezikun që të akuzohem prapë nga zonja J.L. për prirje
pacipësie. Jam i sigurt se do të më jetë mirënjohëse për
anekdotën.
Kam
njohur një apaltator*
zëvendësuesish për shërbimin ushtarak, kur këto ishin ende
objekt tregtie14,
gruaja e të cilit, në mungesë të tij, i vizitonte fizikisht
subjektet. E ndjente, e prekte mallin e tij, e bënte me ecë.
Kollituni, u kërkonte atyre... Tekembramja, një grua shumë e
zonja, që kurrë nuk u dyshua mos kishte zakone të shthurura. E
ushtronte zanatin e vet me filozofi. Në sytë e saj zëvendësuesit
nuk qenë burra: ishin mish për top. Një këso gruaje, do të ishte
një model, në botën e të emancipuarave; por cili burrë me dy
fije mend do të mund t’i afrohej pa neveri?...
Në
fshat kam parë bija të një fermeri pronar të një demi fare që,
në rast nevoje, në mungesë të tatës, e përmbushnin detyrën pa
sikletin më të vogël. Honni
soit qui mal y pense.*
Ajo çka bënin me duart e tyre këto virgjëresha fshatarake nuk
është e mundshme të përshkruhet. Çuditërisht, ato nuk dukeshin
aspak të ngazëllyera, përkundrazi. Sa më takon mua, që atëherë
isha djalosh, mund të pohoj shumë mirë se nuk kam ndjerë kurrë
asgjë kundrejt atyre grave kaq të fuqishme.
E
gjithë kjo është shumë vulgare dhe çon në pasoja mediokre; nëse
flas për të e bëj që në fund të përcaktohet kundër
njomëzakeve të shtira, që vënë duart mbi sy dhe shohin nëpërmes
gishtave, se duhet bërë një dallim pozitiv mes adeteve të burrit
dhe atyre të gruas; se paqja shtëpiake dhe një pjesë e
konsiderueshme e moralit publik, varen nga përkufizimi që do të
bëhet nga njëra dhe nga të tjerat, meqë sa herë që gruaja del
nga caqet që i ka caktuar natyra, prishet dhe zvetënohet në po atë
masë sikurse burri dhe që, larg nga uzurpimi i funksioneve, frika e
saj më e madhe duket të jetë me
i ngja
atij.
Citova
të bijën e fermerit të zotit të një demi, pazaritësen
e
burrave, mëndeshën e betuar, shitësen tek tregjet qendrore,
kurtizanen, intelektualen; a thua mbarova? Mund të bëhet një
fjalor me këto. Le të ndalemi pak mbi dy kategoritë kryesore:
artistet kështu i quajnë, por edhe mendimtaret e lira.
Gruaja,
shprehje e idealit, së cilës natyra i ka dhënë kryesisht
bukurinë, ka prirje estetike që s’më shkon mendja t’i mohoj
sepse kjo do të nënkuptonte që unë
t'i dilja hasha
vetes. Por këtu, si kudo, është çështje mase, gjë për të
cilën ju të tjerat, zonja pa kut, nuk doni të dëgjoni as të
flitet. Përpos faktit se asnjë grua nuk iu është afruar kurrë,
as nga larg, artistëve të mëdhenj, sikurse oratorëve të mëdhenj
dhe poetëve të mëdhenj, është e nevojshme të konsiderojmë
gjithashtu, në angazhimin e talenteve femërore, konvencionin e
gjinisë dhe të familjes, që mbizotërojnë mbi gjithçka.
Tek
antikët, pjesët femërore recitoheshin nga burrat. Arsyeja qëndron
në faktin se antikët mendonin se ishte e pamundur ta përshfaqje
mirë dashurinë pa e konsumuar dhe se nuk pranonin në skenë këtë
kalim nga fiksioni
te realiteti; në vazhdim do ta kishin konsideruar zanatin e aktores,
ose cilindo që i ngjan atij, si një reklamë ose nxjerrje zyrtare
në publik të gruas, fakt për të cilin ishte kundër ndershmëria
qytetëse. Tani e kemi ndryshuar këtë gjë: ka mundësi që teatri
të ketë fituar prej kësaj; po zakonet? Le të reflektojmë: çdo
kryefamiljar i ndershëm bëhet pak a shumë përkrahës
prostitucioni nëse çon aty të shoqen apo të bijën...
Nuk
po shkoj më tej. Është fakt se shumica dërrmuese e grave të
teatrit kultivojnë dashurinë e lirë; kurse për sa i takon atyre
që kënaqen me burrin e tyre dhe më sigurojnë se ka sosh, do të
duhej parë nëse, brenda meselesë së tyre, ndoshta do të
pretendojnë se kanë kryekëput të njëjtën rëndësi si
bashkëshortët. Jà nënrenditjen e grave, të garantuar nga
rezervimi i jetës së tyre, jà zvjerdhjen e burrave: duhet
zgjedhur! E di mirë se natyra, që në çdo fushë krijon
dykuptimësi, siç thoshte Furjé, duket sikur i ka predestinuar disa
meshkuj për të shërbyer si shoqërues të gjysmave të tyre. Më
në fund! Gruas së emancipuar, burrin kukuvajkë! Paqe dhe tolerancë
për të sakrifikuarit e ngratë. Por të mos i transformojmë në
modele amà, sidomos të mos ua kodifikojmë shembullin në maksimë
të së drejtës civile dhe politike. Në sintezë, unë nuk kërkoj
mbylljen e teatrove; por pohoj se na ngelet shumë punë për të
bërë që t’i moralizojmë. Në këtë pikë, nuk iu është dhënë
kurrë përgjigje vërejtjeve të Rusoit apo të Bosuesë15.
Le
të kalojmë te letraret. I kam përnjohur gruas një funksion
edukatoreje; nuk besoj se u kam bërë, duke përnjohur këtë gjë,
ndonjë lëshim kundërshtareve të mia. Gruaja, për cilësinë e
mendjes së saj, vendoset mes burrit dhe të bijve si një reflektor
i gjallë, që ka funksionin të bëjë konkrete, të thjeshtojë,
t’u transmetojë inteligjencave të reja mendimin atnor*.
Meqë burri jeton në shoqëri dhe familjet me bashkimin e tyre
solidar formojnë qytetin, besoj se gruaja që i zotëron në një
nivel të lartë adetet
e
gjinisë së saj mund ta shtrijë sferën e ndikimit të saj në
mbarë komunitetin. Ashtu sikundër bukuria e disa të rejave mund
t’u shijojë të gjithave, virtyti i lartë dhe talenti i
jashtëzakonshëm i disave mund të jenë edhe të dobishme jo vetëm
për të gjitha, por për të gjithë. Për pasojë, jam dakord se
gruaja mund të ndajë, deri në njëfarë pike, me burrin funksionin
e shkrimtarit; por gjithmonë me kusht që, edhe kur shkruan, edhe
kur shfaqet në publik, ajo të ngelet grua dhe nënë: përtej atij
caku, nuk e toleroj më.
Kjo
është pika më delikate. Është shumë e vështirë që gruaja që
merr fjalën n'asamble te mos ketë një ton pak më të lartë në
familje. Pra, sa më shumë që një grua tregon talent, aq më shumë
ka nevojë për virtytin shtëpiak. A kemi mbërritur në këtë
pikë? Publiku, me miratimin e tij indiskret, është autori i parë
i kësaj tollovie. Mund të thuhet dhe se unë i çmoj pak gratë që
bashkojnë me talentin më të vërtetë një sjellje të rezervuar
dhe modeste. Një majth skandali e rrit ndershmërinë e gruas
diturake dhe e mbështjell në një brerim
të parfumosur. Amable Tastu dhe zonjusha de Meulan16
po fillojnë të harrohen; Necker de Saussure njihet vetëm nga
zyshat.
Sa gra të tjera, përkundrazi, më të pafytyra, kanë parë tek
zgjerohej reputacioni i tyre bashkë me zakonet e lehta!
E
pranoj pra që një grua, kur i vjen rasti, të shkruajë dhe të
botojë veprat e saj, por kërkoj që para së gjithash të
garantohet respekti i familjes. Kodi pohon se «gruaja nuk mund të
dhurojë, të tjetërsojë, të hipotekojë, të blejë, të dëshmojë
në gjyq, pa autorizimin e të shoqit». Si ka mundur t’i shpëtojë
legjislatorit se rasti është fort më i rëndë, për dinjitetin e
burrit dhe për sigurinë e tij, kur bëhet fjalë për botimin e një
shkrimi, ose të çdo shpërfaqjeje tjetër të së shoqes. Në
Francë, janë burrat që tregohen më të zellshmit në vleftësimin
e gjysmave të tyre. Në 1847n,
disa kohë para revolucionit të shkurtit, qeshë i pranishëm në
një mbledhje politike socialiste, ku një grua, shumë e bukur,
debutonte si oratore, nën mbrojtjen e të shoqit. Improvizimi qe më
keq se mediokër: zonja nuk kishte zë. Nuk do të dija ta përshkruaj
sa kam vuajtur për atë grua të gjorë, të shfaqur nga ai debil.
Besoj se, po të kisha qenë dashnori i saj, do ta kisha bërë të
kthehej menjëherë në shtëpi dhe do ta kisha kapur në shpulla të
shoqin. Një grua që shkruan duhet të njihet nga publiku vetëm si
emër; një grua që flet në publik duhet vënë n'arrest shtëpie.
Gjendesha
në seancën e pesë Akademive ku zonjusha Luizë
Kolé-Révual17
erdhi të merrte çmimin e poezisë për shkrimin e saj mbi muzeun e
Versajës. Kanë kaluar më shumë se njëzet e pesë vjet: Luizë
Kolé duhet të jetë plakur tashmë; qysh prej atij çasti e mbrapa
nuk ka prodhuar asgjë të vlefshme. Brenda meje, irritohesha kur
shihja një grua të re të ekspozuar ndaj shikimit të të gjithëve,
e ekzaltuar nga duartrokitjet e publikut, pa dyshim më shumë nga sa
do ishte në rast të miratimit të të shoqit dhe përkëdheljet e
të bijve. Më dukej atëherë se, sikur të kisha qenë i afërmi
përgjegjës për atë fitimtare, do t’i kisha thënë, kur të
vinte për të më treguar kurorën e saj: «Zonjë, i keni dërguar
vargjet tuaja në konkurs pavarësisht lutjeve të mia. Jeni
paraqitur në seancën e Akademisë kundër vullnetit tim. Vaniteti
që ju mbyt do të dalë vrastar për të dy. Por e keni
mbushur kupën.
Në mosbindjen e parë, do t’ju gjej kudo që të jeni strukur dhe
do t’jua bëj të pamundur që të paraqiteni prapë para publikut
dhe të flisni për veten...». Do të kisha bërë siç thashë. Në
një shoqëri ku ligji nuk mbron dinjitetin e kryefamiljarit, i takon
këtij të fundit të mbrohet vetë. Në raste të tilla besoj,
sikundër romakët, se burri ka mbi gruan të drejtën e jetës dhe
të vdekjes.
Soji
më i keq i gruas së liruar është mendimtarja e lirë, ajo që fut
hundët në të filozofuarin, që ekstravagancave të zakonshme të
lirimit, lmerës për martesën, i bashkon pretendimet doktrinare,
krenarinë e një partie, shpresën e fshehtë të një dekandence
masive të gjinisë mashkullore.
Tek
artistja apo tek romancierja, emancipimi mbërriti nëpërmjet
rrugëve t'imagjinatës dhe të shqisave. Ajo joshet nga ideali dhe
nga epshi. Këtyre kategorive i përkiste kurtizania e dikurshme:
ishte, në llojin e vet, një artiste. Artiste janë edhe baiadera
hindu, almea
egjiptiane, gratë e shtëpisë së çajit japonez. Një fjalë që
vjen nga zemra, një frazë e sjellë, shumë shpesh pak vëmendje:
nuk duhet kushedi çë për t’i ndryshuar. Kështu u soll Jezusi me
Magdalenën. Tekembramja bëhet fjalë për gra të humbura më shumë
sesa të emancipuara. Ja për ç’arsye shumë burra i parapëlqejnë
stoiket, pranë të cilave virtyti merr karakter autoriteti.
Mendimtarja
e lirë femër, kjo pulë që këndon si gjel, siç thonë fshatarët,
është e pa-marr-vesht. Çekuilibri mes mendjes dhe zemrës, në
këtë kategori, është i përgjithshëm. Në kritikat që kam
shprehur mbi zonjat Roland,
de
Staël18,
Necker
de Saussure dhe
Zhorzh
Sand,
tek të cilat kam sinjalizuar, anipse në nivele të ndryshme,
praninë e sëmundjes, ia kam nxjerrë në pah simptomat kryesore në
këtë mënyrë:
«Për
vetë faktin se një grua, me pretekstin e religjionit, të
filozofisë, të artit apo të dashurisë, emancipohet në zemrën e
vet, duke dalë nga gjinia e saj, duke dashur të barazojë burrin
dhe të gëzojë prerogativat e tij, ndodh që në vend që të
prodhojë një vepër filozofike, një poemë, një kryevepër arti,
mënyra e vetme për të justifikuar ambicien e saj, ajo dominohet
nga një mendim fiks që nga ai moment nuk e braktis më dhe
zëvendëson çdo prirje dhe çdo ide: pra mendimin se në çdo gjë,
arsye, forcë, talent, gruaja vlen sa burri, dhe se kur ajo nuk nxë
të njëjtin vend në familje dhe në shoqëri, i bëhet dhunë dhe
padrejtësi.
«Barazi
e shqisave me pasojat e saj të pashmangshme, liri në dashuri, dënim
i martesës, përçmim për gruan, xhelozi dhe mëri e fshehtë për
burrin, dhe për ta kurorëzuar sistemin, një epsh i paçmuar: kjo
është, në mënyrë të pandryshueshme, filozofia e gruas së
emancipuar...».
Dhe
më tej përfundoja: «Do duheshin përsëritur vazhdimisht të
njëjtat gjëra. Do duhej të tregoja gjithmonë femrën, sapo mania
e barazisë dhe emancipimi ta ketë zaptuar mendjen e saj, e ndjekur
nga ky obsesion si nga një spektër; do të duhej ta tregoj
mërimbajtëse ndaj gjinisë sonë, plot përçmim për të vetën,
në kërkimin e shajnitur të një ligji të jashtëzakonshëm që
t’i falë, mes të ngjashmeve të saja, privilegjet politike dhe
familjare të virilitetit; plus kësaj, tërhiqet te Zoti dhe tek
egoizmi i vet, nëse është besimtare; çartet
në
fantazi dhe figura të turpshme, nëse është grua bote, e robtuar
nga dashuria; nëse shkruan, kapardiset, e fryn zërin dhe shpik një
stil ku nuk gjendet më as mendimi origjinal i burrit, as riprodhimi
i këtij mendimi të reflektuar me hir te gruaja; nëse shkruan një
roman, rrëfen dobësitë e veta; nëse i fut hundët në filozofi, e
paaftë për të rrokur me forcë një subjekt, për ta shestuar, për
ta argumentuar, për të bërë një sintezë, në impotencën e saj
metafizike, ajo e vendos mendimin e vet në majë të fjalisë; nëse
merret me politikë, ngacmon me thashethemet e saj zemërimin dhe
acaron urrejtjen».
Në
sintezë, gruaja e sëmurë nga kjo mani priret me marrë distancë
në zemër dhe në mendje nga gjinia e vet, që ajo e shpërfill dhe
që e merr zët pikërisht në gjënë më të mirë që ka.
Ndërkohë, lakmon, denigron dhe sforcohet të barazojë apo edhe të
zëvendësojë tonën, pa mundur veç kësaj ta zëvendësojë kurrë,
ose edhe vetëm ta kuptojë. Nga e gjithë kjo rrjedh për fatkeqen
njëfarë hermafroditizmi
idiosinkratik
që e bën të humbasë, përpos nurit të gjinisë së saj, ndjenjën
e vërtetë të dashurisë, ia bën të urryeshme martesën dhe e bën
të bjerë, me mendim e shumë më shpesh me fakte, në një erotizëm
gjithmonë e më ekscentrik. Kur afeksionet korruptohen, edhe
inteligjenca shpërbëhet; veprat e gruas s'emancipuar sinjalizohen
për një mosnivelim të tepërt, një llafologji të pashtershme,
një përzierje të kalamanësisë femërore dhe të gjakimit të
mashkullsisë. Që të mos flasim për arsyen a për gjykimin; fjalë
të boshatisura nga domethënia e tyre, ide të përmbysura; një
ngut i dukshëm në zaptimin e mendimeve dhe të shprehjeve të
kundërshtarit për t’i transformuar në argumente të vetat;
zakoni me iu gjegjë
fjalisë së fundit të muhabetit; të përgënjeshtruara kundër çdo
evidence, formula të plaçkitura kudo dhe të aplikuara mbarë e
prapë, lojëra fjalësh, kërcime pup këtu e pup në Stamboll,
teprime karikaturale: shkurt, ngatërrimi i të gjitha raporteve,
anarkia e nocioneve, kaosi! Ja se në çfarë dallohet intelekti i
një gruaje të emancipuar. Këto karakteristika, që në studimin
tim jam kufizuar t’i rrok tek disa të famshme të shekullit, i kam
vëzhguar në qindra subjekte. Nga çasti që botimet tuaja më
autorizojnë për këtë gjë, nuk do ta gjeni të mbrapshtë faktin
se, zonja të dashura, unë ju rehatoj edhe juve në galerinë time
dhe që, duke i lënë mënjanë personat tuaj, të tregoj, përmes
librave tuaj, se çfarë ka ngjarë me intelektin tuaj.
Oh,
zonja, e di se çfarë do të thoni: se idetë që mbroni nuk janë
tuajat; se janë më të vjetra se ju; se gjithçka që keni bërë
është se i keni vënë vulën tuaj dhe se rrjedhojat pra që marr
përsipër të nxjerr nga kjo autopsi janë pa themel. Ju, zonja
J.L., rridhni në linjë të drejtpërdrejtë nga Ati
Enfantin;
ju, zonja Jenny
d’H.,
bëni pjesë në një tjetër degë të sensimonizmit që, para do
vjetësh, kishte si organ një revistë të vetëshpallur filozofike
dhe religjioze19.
E di gjithë këtë dhe jam gati t’ju shkarkoj si njërën dhe
tjetrën nga barra e çdo shpikjeje dhe nisjative. Kurrë s’u
pretendua se gruaja që emancipohet nga burri nuk ishte e aftë për
të pjellë, pa të, një sofizmë, si kopilin. Por ndo teoritë
tuaja të rrjedhin nga të femërsuarat a nga të emancipuarat, është
gjithmonë e njëjta gjë, në fund: qoftë, në radhë të parë,
për sa i përket teorive të marra veçmas, parimi i të cilave
është promiskuiteti i nocioneve, dhe konkluzioni i të cilave është
ai i dashurive; qoftë, mandej, për sa iu përket juve, që bëheni
oshënare të këtyre. Ç’rëndësi ka, në fakt, për gjendjen
tuaj mendore, që mendja juaj mund të prodhojë apo të krahasohet
vetëm me disa kërpudhëza? Është vesi specifik i tezës suaj
fakti që nuk mund ta refuzojmë pa konstatuar, njëherit,
ulçerizimin e trurit tuaj.
Kapitulli
i Pestë
PORNOKRACIA
Zonja
J.L., ju e dini se çfarë ka në fund t'ideve
antiprudoniane mbi dashurinë,
femrën dhe martesën? Jam i sigurt se as që e dyshoni. Pikësëpari,
fejtoni juaj prej 196 faqesh ngjan si i shkruar me shumë duar. Ka
disa pjesë që janë vërtè katilinare*:
sidomos te këto shpërfaqet prirja e gruas; të tjerave u vjen era
profesorát prej një milje larg. Me një lehtësi fjale të aftë
për të çmeritur injorantët, ju flisni për metafizikë, për
sintezë, për antinomi; nën penën tuaj, absolutja, idealja,
konkretja dhe abstraktja lozin si dashuriçkat nën brezin e Venerës.
Këtu shihet pedantja që përsërit, fjalë për fjalë, leksionin e
një dite para, kur nuk ka qenë pikërisht profesori që ia ka
përgatitë temën.
E
pra moj zonjë, sado që është e dhimbshme t’i thuash një femre
të arsimuar, që zotëron një inteligjencë të natyrshme, se nuk
kupton asgjë nga ajo që flet, më duhet t’i dorëzohem një
nevoje kaq mizore. Fejtoni juaj, sikundër dy vëllimet e zonjës
Jenny d’H., janë gjëja më e mirë që kam takuar deri më tani
për të vërtetuar me anë të shembullit këtë pohim, që përmban
ajkën e përgjigjes sime: promiskuiteti i nocioneve çon në
promiskuitetin e dashurive, dhe e kundërta. Këtu gjendet karakteri
i epokës sonë, për të cilin të gjithë shkrimtarët me ndopak
vlerë pajtohen kur vjen puna për të sinjalizuar analogjinë me atë
që shenjoi fundin e qytetërimit pagan dhe ardhjen e krishtërimit.
Keni
ndjekur një udhërrëfyes të keq: àtë
Enfantinin
që është braktisur prej njëzet vjetësh nga mendjet më të
thanta dhe nga ndërgjegjet më të kthjellëta të shkollës
sensimoniane, ndaj të cilit tribunali penal1
ia ka vlerësuar saktësisht, sipas meje, doktrinën, sado që i vjen
keq që nuk i ka lënë moralit të përjetshëm, të mohuar por jo
të abroguar prej tij, kujdesin për të gjetur disa mbrojtës.
Enfantini
është një nga ata burra me kujtesë të dobët, me imagjinatë
vetëlavdëruese, që nuk janë të zotë të prodhojnë vetë ide,
megjithëse kanë talentin për të rrënuar gjithçka që prekin.
Prej disa vjetësh, ka marrë zakon të qëndrojë prapa siparit,
teksa përkundrazi, për mendimin tim, paskërka ardhur momenti që
ai të dilte zbuluar pa mbështetjen e ndonjë bukle dhe të thoshte:
ja tek jam!
Do
ta ekzaminoj librin tuaj, zonjë, me ftohtësi, seriozitet dhe,
sikundër edhe ju padyshim e dëshironi, me doktrinë. Në shembullin
e teologëve, duke lënë pasdore çështjet dytësore, do të
kufizohem të nxjerr pohimet që përbëjnë skelën e ideve tuaja
dhe pa të cilat nuk do të kishte ide enfantiniane, por që
sigurisht do të kishte më shumë gra të lira. Pak durim: nuk do të
duhet shumë kohë.
1) Për
sa i përket punës sime të fundit mbi drejtësinë, ju është
dukur origjinale të pohoni se libri im është një udhëtim i ri në
kërkim t'absolutes. Është fort e pakëndshme për mua, që njihem
sot për luftën që udhëheq kundër absolutes siç kam qenë njohur
dikur për sulmet e mia kundër pronës, të ndjehem fajtor pse
kërkoj absoluten nën një emër tjetër. Kështu, në lidhje me
këtë absolute që më paska infektuar, nuk përtoni të më akuzoni
sheshit se e bëj popullin që ta harrojë drejtësinë. Është
akuzë e rëndë: nëse akuzohem për absolutizëm, ja që jam i
dyshuar; nuk meritoj më të më dëgjojnë; nuk paskam të drejtë,
veç të tjerash, të flas për martesën e as për gruan. Është
një fakt shqetësues në të vërtetë.
Duke
ekzaminuar mbi këtë bazë jo vetëdijen time, që në çështje
absolute nuk më qorton për asgjë, por për tuajën, kam pyetur
veten nëse ju e dini çfarë thoni, kur flisni për drejtësi dhe
për probleme absolute. Dhe ja me çfarë rezultati; një rezultat me
të vërtetë befasues e, për kryepriftin tuaj, shumë i rëndë.
Nëse
për absolute ju nënkuptoni të sigurtën, atëherë sigurisht unë
besoj tek absolutja, madje e pohoj sepse u besoj disa ideve të
sigurta, disa ideve që kanë siguri absolute, si të vërtetat
matematike, ligji i serisë, vijimësia e kohës, raporti i
shkakësisë, nocioni i ekuilibrit e kështu me radhë. Nëse për
absolute, prapë, nënkuptohet universalja, përgjigjem edhe këtu se
jam një përkrahës i absolutes, sepse u besoj ideve universale, pse
pranoj që ka universale dhe kategori, të cilave u atribuoj një të
vërtetë njësoj objektive e subjektive dhe ndër të cilat në sytë
e mi ideja më universale është drejtësia.
Por
kurrë, për sa më është dhënë të njoh, këto skaje,
universalja, e sigurta dhe absolutja, nuk janë konsideruar si
sinonime, përpos kur ato bashkohen për të thënë: kjo është
absolutisht e sigurt; absolut bëhet atëherë një mbiemër i
aplikueshëm për çdo lloj ideje apo objekti, për të nxjerrë në
pah fuqinë më të lartë, idealsinë apo realitetin.
Kur
e mohoj absoluten, i referohem, tok me të gjithë logjicienët,
besoj, një esence ose entiteti që do të bashkonte në vetvete,
njëkohësisht dhe në një shkallë të pafundme, çdo fuqi, çdo
jetë, çdo bukuri, çdo të vërtetë, çdo drejtësi, e kështu me
radhë. Absolutja duhet kuptuar atëherë në një kah logjik,
ontologjik, estetik, juridik: s’ka gjë më të qartë se kjo.
Duket
evidente, pas këtij shpjegimi, se Drejtësia, që e marr si bazë të
filozofisë sime, nuk është absolute, sado që për mua është një
realitet dhe një siguri absolute. Prova është në faktin se me
nocionin e Drejtësisë, edhe pse mund të deduktoj tërë
legjislacionin dhe tërë moralin e njerëzimit, megjithatë nuk do
të mundem t’i jap jetë as një mize, apo të zbuloj sistemin që
mban botën, apo të ndërtoj një statujë si ajo e gladiatorit, apo
të shpik një algjebër.
Sall
me nocionin e së Drejtës, po kështu, nuk do të mundem me
improvizue një kushtetim politik, nga çasti që duhen njohur, për
ta aplikuar të drejtën, raporte të tjera që nuk varen
drejtpërdrejt nga kjo: raporte politike, ekonomike, gjeografike,
historike, e kështu me radhë. E gjithë kjo nuk e pengon fare
Drejtësinë të jetë për nga natyra absolutisht e sigurt, në çdo
kohë dhe në të gjithë dekretet e saj, sikundër është shkenca
aritmetike në tërë artikulimin e vet, qoftë sikur të kufizohet
në formimin e numrave, qoftë sikur të shtrihet edhe në të
kuptuarit e logaritmeve.
Kurse
ju, zonjë, dhe padroni juaj Enfantin,
nuk nënkuptoni kështu as drejtësinë, as absoluten, as
universalen, as saktësinë. Për ju, asgjë nuk është e sigurt,
asgjë nuk është universale, asgjë nuk është e drejtë në
vetvete. Gjithçka është relative, e ndryshueshme, variabël, si
dallgë deti: drejtësia, bukuria, dinjiteti. Të mëtosh të
kundërtën, ose të pranosh ide të sigurta, nocione universale,
parime të drejtësisë së pandryshueshme, domethënë të kërkosh
absoluten, domethënë ta korruptosh moralin; urtësia qëndron në
marrjen e gjërave sipas rrethanave dhe pikëvështrimit që duket më
i leverdishëm. Sot republikë, nesër monarki; një herë martesë
dhe familje, herë tjetër dashuri e lirë; tani demokraci
socialiste, diku më tej feudalizëm industrial dhe pronar; të
krishterë në Mesjetë, protestantë me Luterin, deistë me Rusoin,
maltusianë dhe spekulatorë në shekullin XIX. Kini pra guximin të
flisni qartë, gjith’ nëse ia arrini ndonjë herë të keni
qartësi; thoni atë që keni në zemër, në mënyrë që të
mundemi t’ju gjykojmë.
Ajo
që ju, zonjë, zbuloni tek unë dhe e cilësoni si absolute, është
arsyeja, e vërteta, realiteti, drejtësia, siguria, mbarë morali,
çdo ligj natyror e social; teksa relativi juaj qëndron te
pirronizma2,
te shkatërrimi i çdo arsyeje, i çdo shkence, i çdo morali, i çdo
lirie. Për ju, për Enfantinin,
që së bashku me dishepujt e tij e ka treguar, shoqëria është
arbitrariteti në pushtet, spekulimi n'ekonomi, konkubinati (po
përdor këtu termin më të butë) në familje, është prostituim i
vetëdijeve, është shfrytëzim i besëtytnisë, i makutërisë dhe
i çdo instinkti tjetër të keq njerëzor. Oh, fejtoni juaj prej 196
faqesh, që pak vetë e kanë lexuar, është një shenjë e
kohërave! Ai na tregon se korruptimi ka rënë, përmes mendjes,
zemrës, shqisave, deri tek gratë; nesër, do ta kenë radhën edhe
më të rinjtë.
2) Tash
që e kemi kapur pikën tuaj të fortë, madje pikën tuaj të dobët,
mund të diskutojmë më mirë. Nuk jeni, ju dhe Enfantini
aq fare pa logjikë: por është gjithaq e vërtetë se nuk ju
kushton sforcim të madh të trurit, sepse bëhet fjalë për
logjikën e konfuzionit, logjikën e kaosit, logjikën, siç thashë
sakaq, të promiskuitetit. Me ju, zonjë, ne përparojmë me hapa të
mëdhenj drejt pornokracisë.
Çdo
e vërtetë bashkësore nënkupton harmoni, simetri, seri mes termash
të ndryshëm, ose raport. Kur harmonia kriset, kur seria ndërpritet,
nuk ka më raport; relativi nuk ekziston. Shkak tjetër i gabimit
tuaj; disa qenie, disa bashkësi prodhohen nëpërmjet rritjes së
vazhdueshme; kështu ndodh për qeniet e gjalla, kështu edhe për
drejtësinë. Në atë logjikë krejt tuajën, ju mëtoni se
skllavëria është më e mirë se antropofagia, shërbyesia më e
mirë se skllavëria, proletariati më i mirë se shërbyesia, e
kështu me radhë. Pra, konkludoni se skllavëria qenka relativisht
pozitive, proletariati relativisht pozitiv; dhe, meqë nuk është e
mundur të mbërrihet e përsosura, absolutja, gjithçka është
relativisht pozitive dhe negative.
Por
kjo është logjikë miopësh, njerëzish të deridikushëm ose që
ngatërrojnë për dialektikë disa maksima konvencionale. E vërteta
logjike, filozofike, e saktë, e rreptë, është krejt gjë tjetër.
Ja, kjo e vërtetë: drejtësia, e vërtetë në vetvete në çdo
pjesë të saj, zhvillohet progresivisht te njerëzimi. Në masën që
ky proces vjen duke u realizuar, njerëzimi ngrihet përmbi gjendjen
kafshërore, për të hyrë në gjendjen e shoqërisë dhe të
drejtësisë. Nga kjo rrjedh që skllavëria, në vetvete, nuk është
më e vërtetë, as e marrë më vete, as relativisht, se
antropofagia: është, sikundër kjo tjetra, ende kafshëri;
shërbyesía, proletariati, janë kafshëri, fatalizëm,
progresivisht të reduktuara nga aksioni i lirisë dhe i drejtësisë.
Them
po këtë gjë për zhvillimin e institucioneve politike e fetare.
Kështu, skepticizmi juaj mbështetet vetëm mbi konfuzionin e ideve
dhe mbi arbitraritetin e përkufizimeve tuaja: filozofia juaj, po jua
përsëris, është kaos, është promiskuitet, ndërsa do t’jua
vërtetoj menjëherë që është prostitucion. Ju flisni për
relativitet, për të vërteta relative, duke ia kundërvënë këtë
term absolutes. Por edhe këtu gaboheni, madje nuk dalloni gjë
tjetër përpos konfuzionit. Çdo e vërtetë është e vërtetë,
nga një këndvështrim i dyfishtë: në vetvete, e konsideruar
individualisht; ndoshta si pjesë përbërëse ose kushtetuese e
sistemit të gjërave, inteligjenca (inteligjenca, në kuptimin që i
vjen prej 'intelligere')*
e plotë e së cilës do të na pajiste, në fakt, me një aspekt
t'absolutes.
Kështu,
çdo pohim i Euklidit është i vërtetë në vetvete dhe pavarësisht
tërë gjeometrisë, është i vërtetë si term i tërë serisë së
gjeometrisë, e cila është po ashtu e vërtetë në tërësinë e
saj. Teoria e baticave është e vërtetë, pavarësisht sistemit
kopernikan. Qarkullimi i gjakut, sistemi i funksioneve ushqyese,
janë fakte të vërteta në vetvete, pavarësisht nga çdo teori e
riprodhimit: çka nuk i pengon ato të jenë të vërteta edhe në
raportet e tyre me sistemin gjenerues, sistemin cerebral, e kështu
me radhë. Ja se çfarë janë absolutja dhe relativja; dhe ju punoni
me fantazi, duke ndjekur dritën e bishtukut, kur i kundërvini njëra
me tjetrën: ato qëndrojnë së bashku, po edhe sikur të
konsiderojmë se çdo ide, çdo fenomen, çdo qenie e krijuar, a e
marrë veçmas, formon një të tërë, një universale, një
absolute (shumë filozofë s’kanë asnjë ngurrim për ta përdorur
këtë term), duhet të pranoni se absolutja dhe relativja janë
prapë identike.
E
vërteta, pra, zotëron një aspekt të dyfishtë: aspekti më i
qartë është ai i relacionit, sepse kur njihet një pohim në
vetvete, nuk njihet e vërteta në tërë shtrirjen e saj; prej saj
dihet diçka, jo gjithçka. Nga kjo rrjedh se idetë e relacionit që,
sipas mendimit tuaj, nuk janë të vërteta, janë përkundrazi më
të mëdhatë nga të gjitha: kjo provon që ju i përdorni termat
mbrapsht. Shkaku i gabimit tuaj, në këtë rast, është se e bëni
gabimin, mos’harmoninë, anomalinë, sinonim të relatives, çka
është përsëri një kundërsens.
Kështu,
e gjithë metafizika juaj kaq krenare, kaq e shkujdesur, reduktohet
në një mosdije të thellë jo vetëm të termave, por të raporteve
dhe të nocioneve. Nuk e dini më se çfarë është absolutja dhe se
çfarë është relativja; për ju, nuk ekzistojnë as saktësia, as
realiteti, as universalet, as kategoritë: jeni si një idhull që ka
sy, por nuk sheh, ka veshë, por nuk dëgjon, ka një intelekt por
nuk dallon më as mbresa as raporte. Te kjo reduktohet forca
spekulative e Enfantinit:
mbase me këtë gjë ai ju ka joshur, ju e të gjitha ato tek të
cilat prirjet mashkullore e kanë fshirë shqisën morale dhe kanë
shkatërruar gjykimin e shëndoshë. Në gjithë këtë, Enfantini
ka qenë një burrë i kohës së vet, ithtar i denjë i religjionit
të kurmit, përfaqësues i atij shkatërrimi të parimeve, e asaj
zhbërjeje të ndërgjegjeve, për të cilat mbretëria e Lui
Filipit3
qe momenti përgatitor.
3) Tashti
që zotërojmë çelësin e fshehtë të doktrinës suaj, mund t’ju
ndjekim dhe t’ju ftillojmë. S’më shkon mendja t’ju bëj një
kurs logjike: nuk është çasti e mandej nuk do të më kuptonit. Ju
kam premtuar një autopsi, autopsinë e shpirtit tuaj; dëshiroj
vetëm ta mbaj premtimin.
Nga
çasti që e keni hedhur poshtë drejtësinë si absolute, cila do të
jetë pika juaj e orientimit? Në fakt keni nevojë për një
orientim në skepticizmin tuaj. Nuk po ju flas për parime, ju nuk do
t’i njihnit ato: bash ato do t’ju çonin tek ideja universale, te
siguria, tek ajo që e quani absolute. Ju duhet një ligj, më e
pakta konvencional. Ky ligj i aftë për t’u orientuar, kjo dritë,
pra, e ka emrin ideal. Por, konsekuente me veten tuaj, dua të them
besnike ndaj errinive që ju mbështjellin, nguteni të mëtoni se ky
ideal nuk ka asgjë absolute. Mbi këtë pikë e tërheq sërish
vëmendjen tuaj, për t’ju treguar: 1) se nuk dini çka thoni, kur
flisni për ideal; 2) që, edhe po e njohët, bini në gabimin më të
rëndë, duke e bërë udhërrëfyese të arsyes suaj dhe zotin e
zemrës suaj.
Në
faqen 13 pohoni se «nuk është e vërtetë që ideali i
shenjtërohet fatalisht absolutes». Dhe mbi këtë ju mënoni për
të shpjeguar se si ju e merrni një ideal ad
libitum*,
ndo në veten tuaj, ndo në natyrë, pa i atribuar kurrë as mirësinë
e pafundme, as përsosmërinë supreme, as ndonjë gjë që gjakon
absoluten.
E
gjithë kjo do të thotë se për ju, zonjë, që mëtoni se
kultivoni idealin, ai në fakt nuk ekziston; ekzistojnë vetëm
objekte që e tërheqin pak a shumë dëshirën, nepsin. Ideali, për
çdo burrë që e kupton vetveten, është një fjalë me të cilën
shprehet konformiteti i një qenieje me tipin e vet; që përdoret
edhe në lidhje me atë aftësi të shpirtit, falë së cilës, -
sikundër thashë qëparë,duke u nisur nga realiteti se të gjitha
janë pak a shumë defektoze sipas Rafaelos - ne ngjitemi me mendim
deri te modeli i përsosur që supozojmë se ekziston në mënyrë të
pashmangshme në mendimin e natyrës krijuese, n'arsyen hyjnore. Në
këtë kuptim ideali, gjë jo reale, por e rrokshme më së miri
nëpërmjet intelektit, është një absolut, meqë bashkon të
vërtetën, harmoninë, saktësinë, përpjesëtimin, forcën,
bukurinë. Ne nuk mbërrijmë kurrë aty, kjo është e sigurt, por
sillemi në bazë të tij, me përjashtim të të drejtave të
drejtësisë, që këtu janë të rezervuara: bastardohemi, kur
ndjekim diçka tjetër. Heqja dorë nga ideali është një shenjë e
dekadencës sonë.
Në
të kundërt, ju e mohoni a
priori
këtë ideal, e mohoni si absolut; absolut, në mendimin
tuaj, është sinonimi i të vërtetës, ligjit, sigurisë. Për ju,
e përsëris, nuk ka ideal; me këtë term, gishtoni gjithçka që ju
pëlqen: gishtoni shëmtinë. Ideal është një term që duhet
fshirë nga fjalori juaj, barazi me
absolut, relativ, i sigurt, universal, sepse nuk dëshironi të
thuhet asgjë, absolutisht asgjë për ju. Do duhej zëvendësuar me
një term tjetër që quhet në latinisht libido,
në frëngjisht 'fantaisie'4.
Në
këtë terren, jeni në shoqërinë e shumëkujt, çka sigurisht nuk
ju bën nder. Në letërsi, në poezi, në pikturë, në dramaturgji
(është e kotë të citosh dancin), jemi në mes të shkollës së
fantazisë, fjala e fundit e romantizmit; frytet i kemi para syve. E
njëjta gjë ndodh në fushën e moralit, dhe rezultati është
gjithmonë po ai: prostitucioni. A do e njihni veten aty? Lexoni
fejtonet e Gotjesë5,
gjithë atë masë romanesh, dramash, poeziçkash, që ilustrojnë
epokën tonë.
Një
nga efektet e këtij zëvendësimi të fantazisë me idealin, është
fakti se nuk kemi më, në Francë, teori arti, madje nuk kemi më
art; vepra shthurjeje, asgjë më shumë. Dikur, arti kishte për
qëllim riprodhimin ndo të ideales, për aq sa mund ta zaptojë
imagjinata nëpërmjet të dhënave t'inteligjencës, ndo të reales,
por si antitezë ose shprehje pak a shumë e plotë e ideales.
Shkolla e Rafaelos është eksponente e tendencës së parë; shkolla
flaminge e së dytës. Këto dy qëllime të ndryshme të artit janë
njësoj legjitime, sikundër janë komedia dhe tragjedia. Arti është
në përshfaqjen sa të reales aq dhe të ideales. Antikët e njihnin
këtë teori dyfishe. Sot, masa e artistëve dhe e letrarëve nuk
njeh kurrë tjetër pos një gjëje, fantazisë dhe, nëpërmjet saj,
largohet barabar nga realja dhe nga idealja. Në këto vepra nuk ka
të vërtetë, nuk ka sipëráni: ka vetëm mall në modë, artikuj
pornokracie.
Por
nuk kemi mbaruar akoma. Ju vetëmashtroheni plotësisht mbi
karakterin e ideales; pasi e keni mohuar si absolut, e bëni zotin
tuaj, gjë që kuptohet mirë në një religjion pa parime, pa ligj,
pa siguri, pa ide universale, pa njohje, pa drejtësi, pa zakone, në
një shekull ku çdonjëra nga këto gjëra zëvendësohet nga
fantazia, që implikon një inkoherencë, një kundërtí.
Në
teorinë që u përpoqa të formuloj mbi progresin, kam shpjeguar
sesi progresi e kishte fillin e vet te drejtësia; sesi, jashtë
kësaj, çdo zhvillim tjetër politik, ekonomik, letrar, filozofik,
bëhej subversiv dhe shthuranik; si idealja na qenkej dhënë për të
na çuar te drejtësia; ndoshta më në fund, sikur po kjo ideale të
merrej si rregull dhe qëllim i jetës, në vend që të ishte si
ndihmëse dhe mbështetje e së drejtës, shumë shpejt do të sillte
për shoqërinë dekadencë e vdekje. Me një fjalë, ia kam
nënrenditur drejtësisë idealin, ideja e të cilit, nga
këndvështrimi i arsyes spekulative, është më pak universal,
ndjenja e të cilit, është më pak sociale se ajo e të drejtës.
Ju,
përkundrazi, ia nënrenditni të drejtën idealit, sipas shembullit
të politeistëve idhujtarë, dekadencën e të cilëve unë e kam
ilustruar: në këtë jeni përsosmërisht dakord me artistët
modernë bohémë, maksima e të cilëve, e dini shumë mirë, është
arti për art. Mirëpo, ky parim shpie në gjithfarë përfundimesh,
që sigurisht hynë në katekizmin tuaj: pushteti për pushtet, lufta
për luftë, paraja për parà, dashuria për dashuri, kënaqësia
për kënaqësi. Kur ju them, o zonjë, se të gjitha mendimet tuaja
çojnë tek prostitucioni, se nuk keni në tru gjëkafshë tjetër -
nuk them në zemër (ju që jeni gruaja e zotit L., që e konsideroj
si shpëtimtarin, shëlbuesin, një Krisht tuajin) - përveçse
prostitucionit, e gjitha kjo ndodh sepse i keni vënë veshin atij
hipnotizuesit
Enfantin!...
Shkolla
e fantazisë, metafizikën absurde të së cilës ju na e jepni, pa e
marrë vesh dhe thjesht për shkak të tronditjes së trurit dhe të
sëmundjes së shpirtit tuaj, është vesi, pavdekësia, denigrimi
politik, është pornokracia.
4) Më
qortoni se ngatërroj vazhdimisht konkreten me abstrakten: në lidhje
me këtë, ju e mohoni ekzistencën e kolektiviteteve dhe të
atributeve të tyre. Mbi gjithë këtë do të kem nderin t’ju bëj
të vini re, zonjë, se edhe më përpara se të më qortoni që i
ngatërroj, do të duhej të ishit siguruar se dinit t’i dallonit
ju vetë, gjë që, për fatin tuaj të keq, nuk është e vërtetë.
Nocioni juaj i abstraktes është i pasaktë dhe akoma më tepër
është ai që keni krijuar për konkreten.
Në
vazhdën e nominalistëve të vjetër6,
përsërisni se shoqëria është një fjalë, se nuk ekziston asnjë
qenie sociale përmbi individin, burrë a grua; se çifti që
formohet me bashkimin e tyre nuk është tjetër pos një krijim
moral, jo një krijim real; që aq më tepër nuk mund t’i
atribuohen, si një qenieje pozitive sui
generis,
disa cilësi, disa atribute dhe disa funksione (do të flasim më
vonë) pro, kundër ose mbi individët, burrë dhe grua. «Në
kuptimin e fenomenit, njeriu shoqëror nuk është asgjë. Nuk hyn
në shqisat tona; por, i konsideruar në kuptimin abstrakt, ai është
rezultati i cilësive specifike të burrit dhe atyre specifike të
gruas»: këtë thotë mjeshtri dhe këtë përsërit nxënësja.
Ja
një çështje tjetër. Pak më parë keni mohuar, nën emrin e
absolutes, idetë universale, sigurinë; keni mohuar relativen,
shkatërruar idealen, të cilën e keni zëvendësuar me fantazinë,
duke eliminuar drejtësinë: dhe ja që tani mohoni kolektivitetet,
ekzistencat e përgjithshme, pra idetë e përgjithshme, ligjet e
përgjithshme, ose vetë natyrën e shoqërisë. Nga kaosi, biem në
nihilizëm, nga pornokracia biem në vdekje. Është logjike, për aq
sa është e mundshme të përdorësh sensin logjik në lidhje me
errnitë, me vdekjen, me hiçin.
Një
ide quhet abstrakte kur shërben me përshfaqë*
një raport të thjeshtë, pavarësisht dhe madje me përjashtim të
çdo realiteti. Numri 5, për shembull, është një ide abstrakte;
numri 7 është një tjetër. Formula 5 x 5 = 25 është abstrakte,
sikurse për të njëjtën arsye formula 7 x 7 = 49. Nëse, duke
përgjithësuar akoma më shumë, i eliminoj numrat e veçantë 5, 7,
25, 49, dhe them A x B = C, formula do të jetë më abstrakte se dy
të parat. Ekzistojnë ide abstrakte të çdo lloji, por ky shembull
mund të mjaftojë.
Tashti,
idetë e kolektivitetit, grupit, gjinisë, llojit, janë gjë tjetër
kundrejt ideve abstrakte: janë madje diametralisht e kundërta. Të
parat, sapo e kemi parë, e përjashtojnë idenë e materies; të
dytat, përkundrazi, në thelb e presupozojnë. Kur shqiptoj numrin 5
ose shumëfishat e tij 25, 150, 250, 2.500, 25.000, e kështu me
radhë, është e qartë se nuk nënkuptoj as njerëz, as kuaj, as
pemë etj.; por kur them një koshere, një tufë, një komb, një
pyll, është po aq e qartë se nënkuptoj bletë, kafshë, burra,
pemë, cilido qoftë numri; pa këtë, fjalët koshere, tufë, pyll,
komb, nuk do të kishin asnjë kuptim.
Ideja
abstrakte dhe ideja kolektive, ideja e grupit, gjinisë dhe llojit,
janë pra diametralisht të kundërta njëra nga tjetra: por ju,
zonjë, dhe mjeshtri juaj Enfantin,
nuk e keni pasur kurrë vëmendjen. Konfuzioni juaj kaotik do të
kishte qenë i pamundur, sikur t’u kishte hyrë në mendje ky
dallim, tekembramja fare i qartë. Por nuk mbaron me kaq.
Kolektivitetet,
grupet, gjinitë, llojet, nuk janë stisje të kulluara të
intelektit tonë, porse realitete reale sa dhe individualitetet,
monadat apo molekulat, që i përbëjnë, dhe me të njëjtin tagër
me këto të fundit. Vërtèt çfarë është një pemë, apo një
njeri, apo një insekt? Një qenie e formuar nga pjesë në raport me
njëra-tjetrën, që prodhojnë, me këtë raport, një njësi të
një rendi sipëran, të cilit i jepet emri njeri, pemë, insekt.
Qenie të thjeshta, nuk njohim: për ne, kjo është absolutja,
absolutja që ju e mohoni, zonjë. Tani, një komb, një shoqëri,
një koshere, një shkëmb, një mineral, një gaz, një pyll, të
gjitha rendet, gjinitë dhe llojet e bimëve dhe kafshëve, formojnë
njësi rendi superior, ekzistenca pozitive, të përbëra nga raporti
mes njësive inferiore dhe që kanë veti, cilësi, aftësi të
veçanta. E kam trajtuar në shumë raste këtë argument, prandaj e
quaj veten të falur që të mos ndalem prapë mbi ’të.
Në
thelb, ne njohim, rrokim, shohim, prekim, e masim vetëm
kolektivitete, grupe, vëllime, konglomerate: njësia elementare nuk
kapet kurrë. Realja është e shumëfishta, seria, sinteza;
abstraktja, absolutja, është atomi. Si ndodh pra, zonjë, që duke
kërkuar realen, konkreten, idealen, madje duke iu arratisur
absolutes, në filozofinë tuaj ju gaboni vazhdimisht adresë, duke e
marrë gjithmonë absoluten për relative, konkreten për abstrakte
dhe e kundërta? Si ia bëni që nuk e dalloni se ajo çka, për
inteligjencën tonë, i bën reale qeniet, është raporti mes
pjesëve të tyre; se, pra, duke qenë burri dhe gruaja përplotësues
njëri me tjetrin, siç janë pjesët e trupit njerëzor, burri dhe
gruaja formojnë me bashkimin e tyre një organizëm shumë pozitiv,
shumë real, shumë konkret, aspak abstrakt, por të një rendi
superior; dhe se ndodh absolutisht e njëjta gjë në lidhje me
familjen, qytetin, kombin?
Për
njëfarë periudhe, shpirti njerëzor ka ngurruar mbi këtë pikë:
një dokument i qartë i kësaj është lufta e realistëve dhe e
nominalistëve. Duhet një shkallë vëmendjeje më e madhe për të
perceptuar raportin e pjesëve të ndara, nganjëherë shumë të
largëta, sesa për të rrokur atë të gjymtyrëve të një trupi të
gjallë: kjo dobësi perceptimi është një nga tiparet që
karakterizojnë fëmijërinë e shpirtit njerëzor, intelektin e
fëmijëve dhe të grave. Është dashur teoria e Njutonit për të
kuptuar se sistemi planetar është pa dyshim një gjë unike, siç
janë dielli dhe secili nga planetët.
A
doni ta shikoni tani se ku çon ngatërrimi mes ideve abstrakte dhe
ideve të përgjithshme, dhe mohimi juaj i realitetit të
ekzistencave kolektive? Do t’jua shpjegoj në dy fjalë. Për mua,
shoqëria njerëzore është një qenie reale, me të njëjtin tagër
si njeriu, që bën pjesë tek ajo. Kjo qenie, e përbërë nga
njerëz, por që nuk është e njëjta gjë si disa njerëz, ka jetën
e vet, fuqinë e tij, atributet, arsyen, ndërgjegjen, pasionet e
veta. Diçka kam përmendur në studimet e mia IV dhe VI7.
Pra ajo ka edhe ligjet e veta, ligje dhe relacione që na i zbulon
vëzhgimi dhe që vetëdija organike dhe psikologjike e individit, e
vetme, nuk do të ishte në gjendje ta tregonte. Nga kjo rrjedh,
sipas meje, një botë e tërë relacionesh, tërësia e të cilave
formon atë që quaj e drejta publike, e drejta ekonomike, e drejta e
njerëzve; njëlloj sikurse rrjedh morali privat dhe individual, prej
studimit të aftësive të njeriut,. Në të kundërt, për ju, që
shihni te shoqëria vetëm se një abstragim, që për pasojë nuk i
njihni as atribute, as funksione, as relacione, pra asgjë nga gjithë
çka përbën ekzistencën e jetën, qenia sociale nuk është tjetër
pos rezultati i relacioneve që ju japin individët, relacione, sipas
jush, e në thelb të shndërrueshme e të ndryshueshme. Nuk paska
kushtetutë të shoqërisë, nuk paska të drejtë ndërkombëtare,
nuk paska sistem ekonomik: gjithçka u mbaka nga fantazia, në raport
me rrethanat dhe sipas urtësisë së atyre që nga rasti, nga teka e
masës, nga korrupsioni ose nga forca janë paracaktuar për të
menaxhuar interesat e përgjithshme. Citoj atë që ju pohoni në
faqen 173: «Shoqëria nuk është një autoritet sui
generis,
një fuqi e jashtme; nuk zotëron një sferë që është tamam e
saja; ajo është mjedisi ku funksionojnë qeniet shoqërore,
sikundër eteri është mjedisi ku sferat qiellore kryejnë
rrotullimin e tyre».
Për
disa centralizues, shoqëria ose Shteti është gjithçka; individi
është asgjë; e para e përthith të dytin. Për ju, shoqëria
është asgjë, ekziston vetëm individi, mashkull apo femër;
shoqëria është një skaj që shërben për të përvijuar tërësinë
e relacioneve të individëve mes tyre (a thua se disa individë
munden që të mbajnë raporte, e jo përkundrazi të krijojnë,
ipso facto,
një tërësi konkrete, një realitet sipëran që i shkapërcen!).
Të parët përfundojnë në komunizëm, që është e njëjta gjë
me despotizmin; të tjerët në anarki ose në fantazi; por meqë
fantazia dhe anarkia janë nga natyra të papraktikueshme, është e
pashmangshme për këta nominalistë të përdorin forcën: kështu,
duke u nisur nga dy skaje të horizontit, mbërrihet tek tirania.
Gjithmonë
lëmsh, gjithmonë promiskuitet i qeverisur nga qejfet, nga idealizmi
i epsheve, i mbështetur nga nevoja e forcës. A e keni të qartë,
zonjë? Mjeshtri juaj Enfantin nuk do ta kishte guximin për ta
mbështetur sot sistemin komunist, kundër të cilit opinioni publik
është prononcuar përfundimisht. Por është e qartë se, duke
mohuar realitetin e Qenies shoqërore, duke pranuar vetëm një
drejtësi të ndryshueshme dhe arbitrare, të nënrenditur ndaj
idealit, ose ndaj fantazisë së qejfeve, ai bie përfundimisht në
komunizëm, në një promiskuitet, në një pornokraci të
përgjithshme. Ky citim i fundit do ta tregojë menjëherë.
5) Librushka
juaj mbaron me një seri pyetjesh dhe përgjigjesh, që ju e keni
titulluar «Përmbledhje sintetike». Ky term, sintetik, vendoset
këtu qëllimisht, për të kundërvënë sintezën e Enfantinit me
antinominë time, që në disa pika ju e keni tallur për bukuri. E
deklaroni ju vetë, në faqen 152: «Gabimi themelor i Prudonit
qëndron në faktin se ka dashur t’i studiojë dy termat në
raportet e tyre, pa dashur t’i referojë këto raporte ndaj një
termi të tretë, që ua vendos shprehjen dhe domethënien reale».
Konceptim
ky prej Enfantini të kulluar. E gjora grua! Si e keni pasur guximin
ta fusni veten në atë diskutim trinitar, kur Enfantini e ka
kapërcyer me njëqind kut qesharaken, sakaq kolosale, të vetë atit
të triadës, të mirit dhe të ndershmit Pierre
Leroux
(Pjer Lëru)8?
E përsëris, i mirë dhe i ndershëm, pavarësisht sarkazmave të
vogla që Lëru i ka lejuar vetes kundër meje: kafshon keq e
përdreq; i mungojnë dhëmbët.
A
është e nevojshme mbase që unë t’ju tregoj, zonjë, për t’i
marrë hakun asaj filozofie që ju tallni kaq përçudnisht, se
kryeprifti juaj ju ka çuar mjerisht në gabim me sintezën e tij të
ashtuquajtur; se dialektika e tij është një karikaturë e asaj të
Hegelit; se antinomia nuk zgjidhet; se termat e kundërvënë thjesht
kompensojnë shoqi-shoqin; se ekuilibri mes tyre nuk lind nga
ndërhyrja e një termi të tretë, por nga veprimi i tyre i
ndërsjellë; se asnjë fuqi nuk do të dinte t’ia fiksonte vlerën;
se ky përcaktim është një konvencion i kambistëve i aplikueshëm
vetëm ndaj aftësisë së tyre të shkëmbimit; se në këtë mënyrë
nuk ekziston njësi natyrore ose kampion peshe, mase, vlere dhe se
ajo që tregohet me këtë emër nuk është tjetër pos një
konvencion i kulluar; se teoria juaj bankare është ajo e
spekulimit, e kështu me radhë? Do të ishte një procedim fort i
gjatë, që nuk do të ishit në gjendje as ta kuptonit. Parapëlqej
të procedoj me shembuj, duke e lënë pas dore demonstrimin: do të
jetë më zbavitëse për ju, do t’ju godasë në masë më të
madhe, do të prodhojë efekte më të mira. Është me të vërtetë
interesante: do të shihni sesi Enfantini
mbërrin, nëpërmjet sintezës, ose Triadës, tek pornokracia.
Më
kujtohet se një ditë, në 1848n,
në një mbledhje ku po ekspozoja parimet e Bankës së Popullit9,
Pier Lëru u përpoq ta hidhte poshtë sistemin tim, duke vëzhguar
se ato parime kundërshtonin, nga a-ja te z-ja, ligjet e Triadës.
Durimhumbur, desha ti vija në dukje filozofit se Triada, në fushën
e financës dhe të skontos, ishte e papërdorshme, meqë këtu,
sikurse në kontabilitet, gjithçka rrotullohet përreth dy termave
të vetëm: jep e merr, aktiv dhe pasiv, shitje dhe blerje, konsum
dhe prodhim, e me radhë. “Ekonomia juaj politike, bërtiti Lëru,
është e rreme; kontabiliteti juaj është i rremë; unë ju them,
në emër të Triadës, se mbajtja e librave kontabël duhet bërë
në parti trefishe, jo në parti dyfishe, çka është absurde!”.
Në këtë çast, Lëru dukej në pikën për të akuzuar në
regjistrat në parti dyfishe përgjegjësit e lindjes dhe mjerimit të
proletariatit.
Mënyra
sesi e nënkupton dhe e praktikon Enfantini
sintezën
është saktësisht identike me atë të Lërusë; nuk e kuptoj sesi
këta dy reformatorë kanë mundur të grinden. Me mendue është si
me peshue, mëton Enfantini.
E dimë qysh nga kohët e kolegjit10;
por meqë peshimi është vetëm një formë krahasimi, mund të
pohojmë, sikur te mendimi të mos hynte asgjë më shumë se
krahasimi, se me mendue është si me krahasue; formula do të ishte
më e përgjithshme, pra dhe më e mirë.
Veprimi
i të krahasuarit ose i të përshkuarit implikon dy terma. Nuk mund
të krahasohet asgjë me asgjë; është një aksiomë logjike.
Enfantini
amà nuk kënaqet me dy terma, dëshiron tri. Mund t’i bëjmë
rixhà katër, njëqind, njëmijë, sepse rezultati i krahasimit del
aq më i madh sa më shumë që ajo është bazuar mbi një numër të
madh objektesh. Por këtu bëhet fjalë për një operacion logjike
elementare, që duhet reduktuar për pasojë në shprehjen e saj më
të thjeshtë të mundshme. Pyesim veten, pra, nëse krahasimi
implikon të paktën tri terma apo vetëm dy.
Enfantini
merr si shembull peshoren. Nëpërmjet zëdhënësit të tij, zonjës
J.L., ai pohon (faqja 153): “Duke krahasuar në raportet e peshës
dy trupa të rëndë, janë pikërisht dy pjatat e peshores që
shënojnë peshën më të madhe apo më të vogël; por, për të
përcaktuar ndryshimin, për ta shprehur dhe për ta konvertuar në
substancë, është i nevojshëm një kriter rëndese që bën pjesë
te peshorja ose që i shtohet në çastin e operacionit (sikurse
peshat), por që, në normën e tij unitare, të jetë parak
dhe epran
ndaj faktit të peshimit, ndërkohë që i duhet të lidhet me ligjin
e përgjithshëm të gravitetit. Në këtë operacion, keni
nënshtruar një fenomen nga ligji i tij vetjak, e keni kthyer në
unitet; keni krahasuar dy gjëra mes tyre në lidhje me një ligj të
përgjithshëm, duke formuluar kështu një fakt të ri. E pra, në
të njëjtën mënyrë procedon intelekti juaj; vetëm intelekti ynë,
që është i gjallë, është njëherit agjenti dhe instrumenti i
operacionit. Sikurse peshorja, ai ka dy pjatat e tij dhe një masë
të vetën”.
Nuk
kuptoni asgjë prej kësaj
gjuhe të çuditshme, apo jo, zonjë? As unë. Mundem sall t’iu
garantoj, të paktën, se termi i tretë është një ré që
ekziston vetëm në trurin e Enfantinit; kaq është e gjitha.
Peshorja, për shembull, është një aplikim i një ligji që e ka
modelin e vet në sistemin planetar. Toka dhe hëna, në këtë rast,
duke tërhequr njëra-tjetrën, duke peshuar njëra mbi tjetrën,
balancohen, formojnë një peshore. Këtu nuk ekziston një term i
tretë; sikur dielli dhe të gjithë planetët e tjerë të mos
ekzistonin, asgjëmangut, mes tokës dhe hënës
fenomeni do të vazhdonte të prodhohej. Në peshoren që përdor
komshiu juaj, bakalli, gjithçka ndodh në të njëjtën mënyrë: dy
objektet masat e të cilëve krahasohen, balancohen mes tyre si toka
dhe hëna; kaq është e gjitha. Vetëmse, meqë operacioni ndodh mbi
sipërfaqen e tokës, që tërheq tek vetja objektet e
sipërpërmendura, duke shkatërruar, si me thanë, me tërheqjen e
vet eprane tërheqjen e tyre të ndërsjellë, vendosemi mbi pjatat e
një peshoreje dhe gjykohet atëbotë, për krahasim, cila peshon më
tepër, jo mbi tjetrën, por mbi tokën që i mban të dyja. Fenomeni
është bërë më i komplikuar, siç shihet, por nuk është më pak
dualist në formën e vet elementare; provë e kësaj është fakti
se në peshim abstragohet toka, tërheqja e të cilës ka ndryshuar
formën e përvojës.
Ajo
çka në këtë rast ju mashtron, zonjë dhe mashtron gjithashtu
Enfantinin, është se kur tregtari e peshon mallin e tij, nuk e
krahason me sendin e parë që i vjen ndoresh: për këtë i duhet
një peshë, mbi të cilën është vendosur një vulë e Shtetit, që
ka shumëfishe dhe nën-shumëfishe, me të cilën është rënë
dakord që të raportohej masa e çdo sendi. Kështu, në vend që të
themi se një pulë vlen baras me peshën e një lepuri, me shumë
duzina vezë, me shumë kokrra grurë, thuhet se peshon kaq e aq
kilogram (kilogrami apo decimetër kubi i marrë si njësi është
fuqia e tretë e Enfantinit); por bëhet fjalë vetëm për një
konvencion të zëvendësueshëm me po aq konvencione të ngjashme,
sa ç’janë edhe trupat e rëndë, të matshëm dhe të
krahasueshëm që ekzistojnë në natyrë; pra, kthehemi gjithmonë
të përsërisim se veprimi i peshimit ose i krahasimit është i
dyfishtë, implikon dy terma, as më shumë e as më pak. Ta bësh
kilogramin apo decimetrin kub të ujit të distiluar në një
temperaturë prej zero gradë rregulluesin dhe prototipin e peshores,
është në rregull për praktikën komerciale, por nuk mund të
thuhet asgjë në filozofi dhe në ekonomi politike: është një
naivitet fëmijëror nën moshën shtatë vjeç.
Sikurse
mbi peshën Enfantini arsyeton edhe mbi shkëmbimin, mbi monedhën,
mbi bankën. Në mënyrën e tij të të pamit, edhe krahasimi i
vlerave implikon tri skaje: dy objekte të ndryshme që krahasohen,
për shembull një kapelë dhe një palë çizme dhe një të tretë
që shpreh çmimin, monedha. Por edhe në këtë rast, është e
qartë se monedha, sikundër kilogrami, është një shenjë
konvencionale, e zgjedhur mes të gjitha mallrave për lehtësinë
dhe shpejtësinë e transaksioneve; nuk ka tri terma, ekzistojnë
vetëm dy: analiza ekonomike nuk ka më asgjë për t’i shtuar
këtij qëllimi.
Mjaftojnë,
këta shembuj, për të treguar logjikën e veçantë të Enfantinit.
Kalojmë tani tek aplikimet, që janë me të vërtetë të
çuditshme: filozofia sintetike e Enfantinit mund të emërtohet
filozofia e ndërmjetësit. Në veprimet e peshimit, për shembull,
nuk janë të mjaftueshme, mëton ai, dy pjatat e peshores: duhet
pesha - shprehje e njësisë së peshës. Kjo përcaktohet nga
Shteti, organ i ligjit të përgjithshëm dhe mbi bazën e saj dy
trupat e vendosur mbi peshore krahasohen dhe vlerësohen në çmim.
Shteti, shpikësi i peshave dhe i masave, rezulton pra si ndërmjetës
i detyrueshëm i çdo peshimi: vetë peshimi, në disa raste, ishte
një funksion publik dhe peshorja ishte një instrument publik për
të cilin paguhej një e drejtë e caktuar. Mbesin akoma sot disa
gjurmë. Nga ana ime, pohoj se e gjithë kjo është një stisje dhe
se asgjë s’duhet paguar.
Kështu
për shkëmbimin: «Në operacionin e shkëmbimit - mëton Enfantini
gjithmonë nëpërmjet penës së zonjës J. L. (faqja 158) - nuk
mjaftojnë dy fuqi individuale, shitësi dhe blerësi, duhet një e
tretë që, duke përvendosur vlerën, të përcaktojë unitetin mes
pjesëve dhe të lidhë faktin e veçantë të shkëmbimit në një
ligj të përgjithshëm të riprodhuar në rendin shoqëror. Kjo fuqi
e tretë përfaqëson pra ndërhyrjen e shoqërisë: instrumenti i
saj është monedha».
Prej
këtu, siç thamë më parë, rrjedh një e drejtë që shoqëria
vjel mbi shitjet dhe mbi blerjet, e drejta e qarkullimit, e
ushtrimit, e licencës. Mbretërit e lashtë të Francës arrinin të
mëtonin se monedha ishte vetëm një shenjë, madje s’e kishin të
drejtën për t’i dhënë me një çmim të kalibrit të 1 frange
vlerën e 5, 10, 50 frangave; bëheshin falsifikues monedhash.
Unë
mëtoj, përkundrazi, se monedha është një çështje konvencioni
të thjeshtë, një mënyrë për ta bërë më të shpejtë
shumësinë e shkëmbimeve; se, në fund, produktet shkëmbehen
kundrejt produkteve; se vetë monedha është thjesht një produkt,
pavarësisht privilegjit që gëzon; që, siç ndodhte kaq mirë në
shoqëritë primitive, akoma sot mund të bëhet pa ‘të; që, në
çdo rast, tregtia është për nga natyra falas dhe nuk duhet t’i
paguajë të drejta askujt.
E
njëjta gjë për Bankën. Këtu, duke mbrojtur sintezën e vet,
Enfantini lufton për altarin e tij, për vatrën e tij. Meqë tek
operacioni i peshimit ndërhyrja e një të termi të tretë është
e nevojshme dhe e njëjta gjë ndodh te shkëmbimi, e njëjta gjë do
të ndodhë edhe në operacionet e kreditimit, që janë thjesht një
aplikim më i komplikuar i përdorimit të monedhës dhe shkëmbimit.
Edhe në lidhje me këtë do të jetë e nevojshme ndërhyrja e një
termi të tretë: Banka e Francës, e autorizuar nga Shteti, shoqëria
e Kreditit fondiar dhe mobiliar, njësoj të autorizuara, agjentë të
privilegjuar shkëmbimi e kështu me radhë. Për të gjitha këto
shërbime, do të vilet një e drejtë: skontoja, ose mita, ose
kurtazhi, ose interesi; të gjitha këto skaje shprehin nuancat e një
gjëje të vetme dhe unike: të drejtën e ndërhyrjes.
Unë
them, në të kundërt, se institucioni i një Banke sociale nuk ka
asnjë nevojë për ndërhyrjen e një fuqie të tretë; që kjo fuqi
e tretë është thjesht një stisje; se Shteti nuk përfaqëson gjë
tjetër, në këtë rast, përpos ndihmës së ndërsjellë të
qytetarëve, që në zanafillë nuk presupozon mëse dy terma,
sikundër vetë kontabiliteti, debit dhe kredit, huadhënës dhe
debitor; se në këtë mënyrë organizohet krediti mutual,
që ka shumë shembuj në Belgjikë; dhe se, për pasojë, krediti
njësoj si tregtia mund dhe duhet të ushtrohet një ditë pa kanun
tjetër përpos shpenzimeve të operacionit.
Dihet
si ka operuar, në këto vitet e fundit, shkolla sensimoniane. Këta
apostuj që duhet ta anulojnë proletariatin dhe të shëndoshin
mjerimin, kur i ka ardhur radha, pas 2 dhjetorit, që t’u pranohen
shërbimet, kanë kryer një lëvizje të pamasë kapitalesh dhe, si
ndërmjetës krediti, kanë filluar të përvetësojnë, qysh para
çdo prodhimi efektiv, përfitime të pamasa. Nderi i apostullatit do
të kishte kërkuar në radhë të parë që ata ta bënin më të
pasur masën, duke ruajtur për vete pjesën e fundit, sikundër
gjatë tërheqjes gjenerali i armatës mbahet në rresht të fundit
dhe sikundër, në mbytje, kapiteni është i fundit që e lë
anijen. Enfantini dhe sintetistët kanë marrë kurtazhet e tyre,
ndërsa janë të gjithë milionerë. Franca a mos është bërë
vallë më e pasur? Pyetja e plebenjve, rrogat e të cilëve
sigurisht nuk janë rritur në përpjesëtimin e rritjes së çmimeve
të produkteve; po pyes borgjezinë e vogël, të rrënuar në tre të
katërtat. Vetëm shërbimet falas mund ta çojnë sot prapë në
Francë mirëqenien, lirinë, barazinë: por kjo është saktësisht
e kundërta e asaj që na mëson Enfantini.
Vini
re se, duke kujtuar këto fakte, nuk e vë në dyshim mosinteresimin
e Enfantinit: një herë për të gjitha, zonjë, ju përsëris se i
çmoj burrat dhe gratë shumë më të mira nga sa duken.
Enfantini
është shumë i bindur për nevojën e një parimi autoriteti. Ai
beson në fuqinë absolute të Shtetit dhe në hierarkinë sociale.
Beson se fuqia sociale, ajo fuqi sintetike që është në bazën e
metafizikës së tij, është pararendëse dhe sipërane ndaj termave
që përbashkon; dhe se, për pasojë, kjo ekzistencë është e
saktë dhe kalon para gjithçkaje. Prandaj, meqë nuk dëshpërohet
për t’u bërë papa suprem dhe të konvertojë kah doktrinat e
veta tërë botën, duhet thënë se, për të kushtetuar priftërinë
e re, paraja ishte e domosdoshme, sepse me paranë do të kishte
ardhur pushteti: dhe atëherë është përshpejtuar, me dishepujt e
tij, të vërë pará. Skrupuj ka pasur shumë pak, edhe ngaqë
mënyra sesi vinte pará, me miqtë e tij, ishte një aplikim i
metafizikës vetanake; në linjë principi dhe në praktikë, është
gjykuar i paqortueshëm. Oh, e njoh mirë, Enfantinin tim; mes nesh,
s’ka shpifje, s’ka zili, s’ka sharje; vetëm, luftë për
vdekje!
Ja
se në çfarë qëndron filozofia e Enfantinit: sipas logjikës,
quhet realizimi i një abstraksioni, i një konvencioni, pra krijimi
i një ndajvënieje, që nuk është e ndryshme, në politikë, meqë
dikur quhej e drejtë hyjnore dhe, në moral, priftëri. Kështu,
Enfantini na del thelbësisht legjitimist dhe priftëror, pavarësisht
revolucionit të ’89s,
njeriu është zot i vetes, promotor, princ, gjykatës, prift; kam
shpjeguar herë të tjera, me teorinë e punës, për shkëmbimin e
për kreditin, se si nëpërmjet ndihmës së ndërsjellë ai ishte
edhe huadhënësi i vetes, bashkëortak, padron, punëtor, shërbyes.
Enfantini
nuk e kupton kështu: në të gjithë këto raste, ai shfaq një
ndërmjetës, një fuqi të tretë, që shkatërron lirinë, barazinë
dhe autonominë; ngel fikse dhe e drejta për t’u paguar për këtë
ndërhyrje të vazhdueshme nuk harrohet kurrë. Çfarë është,
sipas tij, gjykatësi? Një ndërmjetës epran që vendos të drejtën
e palëve, interpreton ujditë e tyre, madje dikur për këtë punë
merrte peshqesh. Unë pohoj se gjykatësi i përfton pushtetet e tij
nga palët që i drejtohen atij, se çdo njeri është i aftë të
jetë gjykatës dhe se funksioni i magjistratit, në fund, është ai
i një dëshmitari; asgjë më shumë.
Anglia,
Amerika, Belgjika, Zvicra, e kështu me radhë, afirmojnë
self-governmentin,
dhe e provojnë tezën e tyre me një aplikim nga më të arrirët.
Ligji, thonë këto kombe, është shprehja e vullnetit të
përgjithshëm: për t’u shpërfaqur ka nevojë vetëm për një
debat kontradiktor, për një votim, e paskëtaj vihet në zbatim nga
qeveria. Nuk është i nevojshëm, për këtë gjë, asnjë autoritet
i ndërmjetëm. Të njëjtën gjë ka thënë revolucioni i ‘89s:
ndaj kushtetutat e ndryshme të quajtura monarki që kanë dalë,
kanë dashur që mbreti, drejtori apo presidenti, të ishte thjesht i
ngarkuar për të ushtruar ligjin dhe personi i kërkuar me këtë
qëllim nga formimi i qeverisë; jo autori i saj, por
shpalosësi
i saj!
Disa
parti, të shtyra nga kujtime të largëta, janë rrekur ta rrisin
pushtetin vetjak të mbretit, prerogativat e kurorës, ta ribëjnë
pra, mbretin kushtetues një ndërmjetës në kuptimin që ka dashur
Enfantini dhe ancien
régime*.
Por kjo përpjekje mandej u neutralizua; është e kotë tani t’ia
përkujtojmë motivet. Është thënë se Franca nuk e rrënjëzon
fiksionin
e papërgjegjësisë, atë të princit; sigurisht, nëse princi del
nga atributet e tij. Por akoma nuk kemi pasur shembull të një
qeverie që të mbyllej në atributet e saj ligjore; të gjithë duan
të bëjnë ligjin; të gjithë bëhen autoritete. Shihet se
Enfantini
dhe
shkolla e tij nuk janë bash liberalë.
Në
lidhje me punën, gjejmë prapë të njëjtën metodë. Enfantini
shpjegon në këto terma maksimën sensimoniane «secilit sipas
aftësisë së tij, secilës aftësi sipas veprave të saj»: kush do
ta gjykojë, pyesim, aftësinë? Kush do ta gjykojë veprën? Jo
individi i aftë; jo prodhuesi, që është i interesuar ta
ekzagjerojë meritën e vet; jo ai që e paguan, i interesuar ta ulë.
Atëherë duhet një fuqi e tretë, interpretuese dhe organ i ligjit
të përgjithshëm, që shpërndan funksionet dhe shpërblesat, që i
cakton rolet dhe atitudat.
Kjo ndodhte në Ménilmontant11?
Dhe
ja tani goditja përfundimtare. Katolicizmi, religjion i së drejtës
hyjnore, që pohon nevojën e një priftërie, që priftin e bën një
ndërmjetës mes ndërgjegjes së njeriut dhe lirisë së tij,
gjykatësin një ndërmjetës mes palëve, bankierin një ndërmjetës
të shkëmbimit, princin një ndërmjetës mes çdo relate sociale
dhe politike, e pra, as katolicizmi nuk ishte shtyrë kurrë deri sa
të supozonte ekzistencën e një ndërmjetësi të martesës. Prifti
u jepte bekimin të martuarve, por i linte të lirë të zgjidheshin
mesveti; nuk shfaqej fare në bashkim. E njëjta gjë ndodh me
nëpunësin bashkiak të ngarkuar për martesën civile, që pret
deklaratën e të martuarve dhe e regjistron, në mënyrë që të
gjithë të dinë se filani e filania janë burrë e grua.
Enfantini
nuk
e ka këtë rezervim. Burri dhe gruaja, thuhet aty, janë dy termat e
parë t'ekuacionit. Por ku është fuqia e tretë që do t’i
bashkojë? Kjo fuqi, thuhet aty, është prapë shoqëria, pra princi
a papa, depozitar i fuqive të saj. Jo vetëm, pra, që ky ndërmjetës
konstaton bashkimin, por edhe formën: është ai që gjykon, në
teorinë enfantiniane, pëlqimin e të martuarve, afinitetin e tyre
të ndërsjellë; është ai, me një fjalë, që u shpërndan
burrave gratë, grave burrat, sipas dijes së saktë që ka për
simpatitë dhe antipatitë e tyre; është ai, mandej, që shqipton
ndarjen e tyre, kur shteret dashuria e ndërsjellë, dhe që
përvendos lidhjet e reja; pra, është prifti androgjin, që bën e
zhbën bashkimet dashurore dhe ua përcakton kohëzgjatjen. Meqë
gjithçka është relative; meqë ideali ndryshon, le të mos e
harrojmë; dhe meqë, në fund, dashuria është e lirë.
Tashti,
nëse supozohet se në këtë rast, si tek rastet e bankës,
politikës e kështu me radhë, ndërmjetësi ka të drejtë për një
taksë, po ju lë vend të mendoni se çfarë mund të bëhet nga një
ndërhyrje e tillë. Deri më tash, kemi jetuar në pornokraci; çfarë
emri do t’i jepnit tani këtij princi-papë të ngarkuar për të
siguruar gra e burra? Çfarë mendoni për këtë sintezë? A e ka
ajo një emër në gjuhën e prostitucionit.
Po
ndalem këtu; kam thënë sa mjafton që kushdo që të lexojë këto
faqe të mund ta kuptojë se metafizika juaj, se metafizika e
Enfantinit, është veçse konfuzion, lëmsh, kaos, realizim
abstragimesh dhe mohimesh realiteti; se ju nuk e kuptoni domethënien
e fjalëve: abstrakt, konkret, absolut, relativ, siguri, e vërtetë,
universal, ligj, tezë, antitezë dhe sintezë, ideal, drejtësi,
progres; se e gjithë filozofia juaj reduktohet tek një promiskuitet
nocionesh, dhe se ky promiskuitet ju shpie tek fantazia e kulluar, në
drejtësi, në shkencë, n'art dhe në zakone, tek arbitrariteti në
qeverisje, te spekullimi në afera, te mitmarrja në drejtësi, te
prostitucioni dhe tek sekserizmi në dashuri; për ta thënë të
gjithën me një fjalë të vetme, te pornokracia.
Çfarë
nevoje kam, pas gjithë kësaj, t’i përgjigjem kritikave tuaja mbi
teorinë time të martesës? Vërejtjet tuaja janë pasoja të
pastishit
intelektual për të cilin shquheni; a mund t’i përgjigjem vallë
një personi që nuk e kupton veten, dhe që mëson konfuzionizmin?
E
mohoni se çifti bashkëshortor është organi juridik, elementi
primitiv i shoqërisë njerëzore që jepet dhe përvendoset në
zanafillë nga natyra: kjo kuptohet; ju nuk do ta njihnit drejtësinë;
kjo për ju nuk është përpos se një ide e ndryshueshme dhe që,
për t’u bërë diçka, ka nevojë për një fuqi, Zotin, princin,
ose papën, që ta bëjë të mbizotërojë. Për sa i takon çiftit
bashkëshortor, gjithë duke e njohur, ia mohoni realitetin kolektiv,
sepse intelekti juaj nuk i rrok ekzistencat kolektive dhe e bëni atë
një makinë dashurore.
Është
e thjeshtë, ju mohoni pazgjidhshmërinë e martesës, që sipas meje
i bie të jetë e kundërta, çprejse shpreh rregullin themeltar
zanafillor të ndërgjegjes. Zotimet?
janë një simbol i martesës: kur njeriu e kupton veten, nuk duhet
të përdorë më simbole. Sipas jush, në të kundërt, drejtësia
nuk është tjetër pos një raport i ndryshueshëm; ajo i
nënrenditet idealit, që në radhën e vet është i ndryshueshëm;
nga ana tjetër martesa, ose më thjesht bashkimi i dy sekseve, është
organi i dashurisë, asaj ideale dhe më të fuqishme, por gjithmonë
të ndryshueshme, i epshëm për t’u rritur a për t’u zvogëluar.
Si do të mundnit ta pajtonit këtë pazgjidhshmëri? Në lidhje me
këtë, bëni këtë arsyetim të çuditshëm: Shteti i ka anuluar
zotimet e përhershme. Mirëpo martesa e pazgjidhshme është një
zotim i përhershëm, që çdokush mund ta bëjë sipas qejfit të
vet, por që Shteti nuk duhet ta njohë më. Por ju nuk e vini re se
votat e përhershme, në religjion, janë themeluar pikërisht mbi
shembullin e martesës, që është e përhershme!
E
refuzoni familjen dhe ky është një diskurs akoma më i thjeshtë.
Sepse të martuarit nuk bashkohen, nën ligjin e përkushtimit, për
praktikimin, realizimin dhe përhapjen e të drejtës; ata nuk do
formojnë një krijim juridik, të destinuar për tu rritur me
lindjen e bijëve dhe më vonë me martesën e tyre. Është një
shoqëri e dashurisë, e dominuar nga një fuqi e tretë që fut
hundët mes burrit dhe gruas, të cilës mund t’i besohet
momentalisht edukimi i bijve që prodhon, por që mbi këta bij, që
varen nga fuqia e tretë akoma më shumë se nga prindërit e tyre,
nuk ka asnjë të drejtë drejtësie apo prone.
Ju
refuzoni trashëgiminë: është e natyrshme, meqë nuk njihni as
vlerën juridike të martesës, as atë të familjes, as të bijve,
as vlerën e atësisë dhe prejardhjes dhe meqë çdo pronë, çdo
punë, çdo pasuri, zbulokërkan, sipas jush, një pushtet të tretë,
pararendës dhe epran ndaj njeriut, ndaj qytetarit, ndaj punëtorit,
ndaj pronarit.
Unë, që synoj ta eliminoj gjithmonë e më shumë aksionin e
qeverisë, e gjej logjike, natyrore, morale, që të mirat të
transmetohen nga i ati tek i biri, pa asnjë formë tjetër procesi;
preferoj t'ekspozohem ndaj gabimeve të natyrës më shumë sesa ndaj
arbitritaritetit të një administrimi. Kurse ju, që gjithçka e
merrni në konsideratë nga lart, në bazë të maksimës secilit
sipas aftësisë së vet, ju bëni të ndërhyjë paprâ autoriteti
publik ose krerikal, gjykatës i aftësisë dhe i veprave.
Për
faktin që burri dhe gruaja, njëri shumë i fortë, tjetra e bukur,
janë ekuivalentë në intimitetin e tyre, ju i shpallni të
barabartë me shoqërinë, duke rivendikuar pra për gruan analogji
funksionesh, punësh, zelli, atribute. Duket sheshit konfuzioni, por
edhe logjika, dhe gjithnjë e më tepër i pashmangshëm. Me të
mohuar familjen, me të shfronësuar burrin, me të degraduar gruan
në nivel konkubine, e redukton martesën te dashuria dhe edukimin e
fëmijëve tek një detyrë e autoritetit publik, ndaj dhe për
pasojë me tu reduktuar në hiç jeta private, bëhet shumë e
nevojshme që gruaja të transformohet në funksionar publik,
përndryshe nuk është më asgjë. Atëherë, për inat të natyrës
dhe të bonsensit, jeni e detyruar të kërkoni për gruan atribute
përjashta seksit të saj, për t’i krijuar muskuj më të fortë,
tru më të hapur, nerva më të forta; e bëni burrë, e denatyroni,
e bëni më të shëmtuar, me një fjalë e emanciponi: ju a përsëris
se është logjike. Konfuzioni është në kulm.
Duke
e pranuar të gjithë këtë si të mundshme, jemi tek çrregullimi:
jo më familje, jo më drejtësi, virtyt, dashuri. Drejtësia nuk
është më një religjion. Përse, pyesni ju, burri dhe gruaja nuk
mund të jenë, nga jashtë, të barazvlefshëm siç janë nga
brenda, nëse është e vërtetë se forca dhe bukuria vlejnë baras?
Jam
përgjigjur sakaq që forca dhe bukuria janë gjëra që nuk maten me
një kut; shërbimet e së parës mund të shiten, të së dytës jo.
Është aplikimi i vetë parimit të estetikës që e vendos jashtë
tregut të vërtetën, bukurinë dhe drejtësinë, duke i shpallur
jo-veniale,
ndryshe prej produkteve të industrisë, të vetmet që hanë
shkëmbim. Por ju, që bëni gjithçka me ndihmën e termit të
tretë, ju nuk jeni i këtij mendimi; thoni se «mes forcës dhe
bukurisë ekziston një kompensim», çka domethënë se njëra mund
ta kompensojë shumë mirë tjetrën, prandaj ja venaliteti
i gruas. Forca është paraja, bukuria është trupi; fuqia e tretë,
është kuplaraja. Dhe ju nuk do të dilni prej kësaj, për aq kohë
sa të bëni dashuri për hir të dashurisë, për aq kohë sa të
kërkoni idealin për ideal, për sa të përnjihni të vërtetat
relative, të drejtat relative, dhe përderisa të pohoni, si
zgjidhje, sintezën tuaj: autoritetin.
Për
një idealist (çuditem që nuk e keni kuptuar), kjo është një nga
gjërat që e nxjerrin në pah gjininë tuaj. Po të dal nga kjo, do
të përgjigjeni ju, do e bëj gruan prodhuese sa burri. Atëherë do
të mund të shkëmbehet produkti me produktin dhe dashuria me
dashurinë. Mirë, nëse gruaja punon me të vërtetë! Po nëse nuk
punon, si n'Amerikë? Ekstrem tjetër: shkëmben rolet.
Ju
flisni për barazi. Ky ekuivok duhet sqaruar. Ju nuk doni barazi, ju
jeni një aristokrate. Çerdhet, azilet, ju shërbejnë për të
mbajtur të
zëna
mësueset tuaja, presidenteshat tuaja, gjykatëset tuaja dhe kështu
me radhë. Sipas mendimit tuaj, dy sekset, si sekse dhe si persona,
janë njësoj ose të barasvlershëm, është e vërtetë; por nga
kjo nuk rrjedh, për këtë arsye, se të gjithë individët, meshkuj
e femra, janë të barabartë mes tyre; përkundrazi. Hierarkia
sensimoniane prehet mbi mos-barasvlershmërinë.
Budallenjtë
u vetëmashtruan me këtë. Aksh zotni vetëquhet barazimtar, sepse
synon barazinë mes njerëzve; ne jemi shumë më tepër, ne që
synojmë te barazia mes burrave dhe grave. Mendimi im është
ndryshe. Të gjithë individët, njerëzit e së njëjtës racë,
janë njësoj përpara ligjit, dhe qëllimi i arsimit është t’i
bëjë të barazvlefshëm me shkencën, veprimtarinë, artin dhe
punën. Burri dhe gruaja janë të barabartë në brendësinë e
tyre, si persona; por, me të marrë akt për vështirësitë e tyre,
burri ngelet epran në punën dhe në jetën e relacionit, teksa
gruaja nuk e fiton dinjitetin e saj përpos se me martesën dhe
përmbushjen e detyrave që kjo imponon. Është false çdo barazi
tjetër.
Ju
pohoni: forca, inteligjenca, talenti, te burri si te gruaja,
ndryshojnë në pafundësi. Kush mund ta thotë nëse, me një regjim
tjetër, nuk mund t'arrihet të bëhet gjithçka e barabartë mes dy
gjinive? Kushedi nëse gruaja nuk mund të bëhet energjike, e
shkathët, e aftë për shkencë, sa burri? Kushedi që burri nuk
mundet të fitojë bukurinë, hirin, butësinë femërore? Kështu
arsyeton pafuqia kokëfortë, duke iu ngjitur disa mbaseve
dhe kjo ndoshta tregon akoma sa konfuze i kemi idetë.
Është
sikur të thoshit: gjithçka është relative n'intelektin tim,
gjithçka varion, gjithçka ndryshon dhe gjithçka më vallëzon në
krye. Kushedi a nuk ndodh e njëjta gjë në natyrë? Kushedi se mos
lisi nuk është duke u bërë kallam, kulumbria iriq dhe e kundërta?
Kushedi se mos toka, pasi ka piruetuar përreth diellit për njëqind
vjet, nuk përfundon aty brenda?... Arsyetoni pra me njerëz që ju
përgjigjen me mbase.
Bëni ligje në parashikim të fundit të botës!... Mohimi i
ngultësisë së ligjeve dhe të tipave të natyrës është shenjë
e sëmundjes mendore. E gjejmë te zonja Jenny d’H.
Çfarë
është progresi?, hiqni vërejte ju (faqja 81): «Femra e gorillës
ose e gibonit nuk është aspak më e dobët se mashkulli, as ky nuk
është më pak i bukur se shoqja e tij. Mes Adamit dhe Evës,
diferenca nuk është më e madhe». Dhe këtu ju citoni Volterin.
Jeni ju, zonjë, që e keni shkruar dhe keni dëshmuar respektin tuaj
të mangët për paraardhësit tuaj. Kjo nuk ju pengon të më
qortoni në një pikë tjetër, shumë pa lidhje me këtë, se e kam
krahasuar gruan (gruaja e emancipuar, pa dyshim) me majmunin12.
E
pra, zonjë, ju ngatërroni dy gjëra: progresin, dhe shkallën e
racave. Të gjithë popujt e sotëm civilë kanë kaluar gradë të
ndryshme civilizimi: gjendjen e egër, barbarinë, patriarkatin e
kështu me radhë, por secili prej tyre i ka mbetur besnik vetvetes:
gjermanët, grekët dhe keltët nuk qenë kurrë Kum-Kum; hindutë
dhe arianët nuk qenë kurrë të krahasueshëm me patagonasit dhe me
eskimezët, sikundër nuk mund të krahasohet një semit me nativë
të Zelandës së Re. Kurrë Afërdita hotentote*
nuk lindi dashuriçka. Racat e forta dhe të bukura kanë përthithur
ose eliminuar të tjerat: është fatale. Pra, ju përfitoni nga një
dukje false, që dëshmon mirë se sa i errësuar është intelekti
juaj.
Ju
përmendni historinë, duke pohuar se njerëzimi perfeksionohet
dora-dorës që gruaja fiton liri më të madhe dhe ndikim më të
madh në shoqëri. Çfarë po pretendokeni me këtë pohim? Liria e
gruas është shkaku apo pasoja e përsosjes së përgjithshme, apo
nuk është tjetër përpos një aspekt i veçantë? Nuk arrini të
dalloni asgjë dhe çdo fjalë që ju del nga goja është një
përrua tymi. E pra zonjë, ja ajo që na mëson historia: në
fillim, bashkimet ishin të rastësishme, kalimtare; jo për këtë
shkak gratë e burrat rezultonin më libertinë
ose vendosnin mënyra të rafinuara dhe djallëzi. Mandej u formuan
çiftet: poligamia dhe konkubinati. Në fund, u kushtetua martesa:
facta
est sanctificatio ejus**.
Privilegj i patricëve, në vazhdim u pranua edhe për plepsin; në
radhën e vet, krishtërimi e bëri sakramend. Në këtë pikë jemi,
tani.
A
mendoni vallë se progresi qëndron në dashurinë e lirë?... Në më
shumë se një rast, zakonet familjare janë dobësuar në kombet,
duke i bërë të bien në promiskuitet, duke i bërë të vdesin.
Çfarë mendoni për këtë simptomë? Për sa i takon vështirësive
shtëpiake, për të cilat shumë herë është fajësuar martesa,
është e qartë se ato rrjedhin nga sistemi ekonomik, nga ai
organizim i keq i punës dhe i kapitalit, që ju pretendoni se do ta
bëni jetëgjatë dhe se do ta zhvilloni edhe më shumë përmes
sintezës suaj të famshme; është me të vërtetë tepër ofensive
ta akuzosh martesën për të keqen që prodhojnë tek ajo armiqtë e
saj.
Ju
mohoni të drejtën e forcës dhe qeshni me të. Pa dyshim, zonjë,
vetëm personi human zotëron të drejtat, sepse vetëm ai është i
lirë, i moralshëm dhe i respektueshëm. Por kjo nuk na ndalon të
pohojmë, duke klasifikuar të drejtat e njeriut sipas aftësive të
veta, që ekzistojnë: një e drejtë e inteligjencës dhe një e
drejtë e punës; ju vetë do të pranoni, në avantazh të gruas,
një të drejtë të bukurisë. Përse s’u dashka t'ekzistojë edhe
një e drejtë e forcës? Mos vazhdoni të përsërisni, do të thoni
ju, si një fëmijë që s’e bën dot dallimin, përrallat e La
Fontaineit13:
«Arsyeja e më të fortit është gjithmonë më e mira»! Kur
thuhet kjo, besohet se ke thënë gjithçka. Jo, do t’ju përgjigjem
unë, arsyeja e më të fortit nuk është gjithmonë më e mira; por
nganjëherë ama është, mbajeni mend.
Kundrejt
jush, zonjë, nuk ka të drejtë force: përndryshe, mund të jeni e
sigurt se nuk do të kishit prekur penë në jetën tuaj. Por kam të
drejtën e kritikës dhe e përdor atë pa përdëllim. Fejtoni juaj
është një sulm, fare pak i maskuar, por thellësisht hipokrit,
kundër martesës dhe familjes. Për ta bërë të kalueshëm, jeni
mbështetur te burri që gjykata, për arsye që nuk dua të
diskutoj, e kishte dënuar si fajtor për sulmin ndaj moralit publik
dhe religjioz*;
jeni rrekur t’i bëni të gjithë gratë t'interesuara për kauzën
tuaj, duke e bërë copash veprën time dhe duke paraqitur si
t'adresuara kundër të gjitha grave shprehjet që binin vetëm mbi
ju dhe mbi të ngjashmet tuaja. Jeni rrethuar me keqkuptime, keni
rizbuluar me shprehje erzplota mendimin tuaj, keni folur për
martesën duke shitur respekt, a thua se do të duhej t’i merrnit
hakun kundër një teorie absurde. Keni mburrur dashurinë e
përkryer, aq t'ëmbël për zemrën e grave, jeni rrekur t’i
verboni lexuesit tuaj, herë me përqeshjen dhe sarkazmën, herë me
ojna metafizike çka nuk mund të mos i mashtronte syleshët...
PJESA
E DYTË
Citime
nga Cornaelius
Agrippa
mbi gruan, të përftuara nga monografia e Margeritës nga Burgonja,
regjente e Vendeve të Ulëta, nga Altmeyer1,
“De
feminei sexūs praecellentiā”,
përkthyer nga Guerdeville:
«Burri
është Adami; është natyra, mishi, lënda. Gruaja është Eva;
është jeta, fryma, tetragrami i mistershëm i fuqisë së
pakumtueshme hyjnore. Kështu gruaja është, në vetvete,
përplotësim i krijimit; pasi që i dha ekzistencën, Zoti pushoi,
gati i lodhur nga një vepër kaq e përsosur. Gruaja pati për djep
parajsën, burri pá dritën mes brutëve. Gruaja është eprane ndaj
burrit për nga intelekti sikundër për nga bukuria, ky pasqyrim
hyjnor, kjo rreze e dritës qiellore; më shumë se kaq, gruaja është
vetë Hyu».
«Në
këtë libër të çuditshëm – vazhdon cituesi – të shumtë
janë pasazhet ku autori shpreh mbi konditën femërore ide të
drejta dhe shumë të përparuara; në fakt gjithçka që ekziston në
shoqërinë tonë s’e ka atë delikatesë formash, atë shkathtësi,
atë sharm, që gjithsesi duhen; e përse? Sepse vetëm burri ka
ndërhyrë me dorën e tij gjithë kallo në vepër dhe nuk i ka lënë
asgjë gruas të bëjë, ose hirit që perfeksionon gjithçka. Kush
ka ndërtuar, gdhendur, shkruar, pikturuar? Burrat, gratë kurrë.
Arti ka vetëm një gjini, atë mashkullore, teksa duhet të bashkojë
- dhe një ditë do t’i bashkojë - fuqinë e seksit qartazi më të
fortë dhe sharmin e seksit më të dobët. Atëbotë do ketë
mbërritur dita për bukurinë e shprehjes ideale».
Mjerisht,
nëse burri i ka bërë të gjitha kjo vjen ngaqë gruaja s’ka
gjenialitet dhe nismë. Ajo nuk di. Nga ana tjetër, me ç’qëllim?
Arti a nuk është vallë femëror për nga natyra, sado që janë
burrat që e ushtrojnë? Nëse fusin hundën gratë, bëhet i
sipërfaqshëm, ndotet.
Altmeyer
pranon vetëm se teza e Agrippas është sall një paradoks, e se i
mbrojtur nga ajo ai englediset kundër
Biblës, historive të saj skandaloze, dogmave të saj... Në një
vepër tjetër, Agrippa shprehet në mënyrë më pak galante mbi
seksin e bukur: De
incertitudine et vanitate scientiarum atque artium declamatio.
Zakonisht, sipas Agrippas, çdo art, çdo shkencë, çdo profesion i
jetës çon vetëm te një rezultat fatkeq dhe i kotë:
«Të
gjitha të vërtetat e jetës, thotë ai, më kanë bërë ta marr
zët atë. E vërteta e shkencës më ka konsumuar me mërzitje; e
vërteta e miqësisë më ka treguar shëmbëlltyrën e saj dhe më
ka larguar nga realiteti; e vërteta e dashurisë më ka bërë të
njoh femrat, për të qenë më pak i lumtur më to dhe për të
kuptuar sa larg lumturisë është dashuria».
A
nuk i njohim vallë gratë? Çfarë nënkuptohet me njohim?
Askush s’i ka njohur më mirë se Fénelon-i2,
pafajësia e të cilit nuk është vënë kurrë në diskutim. Me
njohtë, domethënë të vëzhgosh në jetën private dhe në tërë
aktet e saj, përshfaqjet dhe kushtet. Domethënë të mbash parasysh
historinë, gjendjen natyrore në nivelin më të lartë të
qytetërimit; të studiosh fiziken dhe të moralshmen; të matësh
forcat, të gjykosh produktet, librat, punën, stilin; të pyesësh
vëzhgimet e bëra sakaq nga shkrimtarët paraardhës, filozofët,
udhëtarët, natyralistët, frenologët, poetët, dhe aktet e
drejtësisë penale.
Me
njohtë, domethënë të kesh marrë rrëfimin e çdo lloji
personash, të rinj, pleq, burra, dashnorë, vasha dhe gra. Me
njohtë, në fund, domethënë të kesh provuar vetë afektet
familjare, dashurinë në aspektin e saj të dyfishtë: familjen,
atësinë; të kesh qenë vëlla, bir, mik, person i besuar, babë, e
kështu me radhë. Me njohtë, domethënë në analizë
përfundimtare, të kesh studiuar higjienën dhe patologjinë e
dashurisë, në mos me përvojë të drejtpërdrejtë, të paktën me
vëzhgim. Mjeku a është i detyruar të ketë ethe për t’i njohur
ato, apo të sëmuret nga murtaja për ta kuruar atë? A është
vallë e domosdoshme me të kafshue nepërka apo me të kullufitë
luani, për t’i njohur ato?
[A
nuk i njohim gratë?] Fyerje prej kalamàneje, prej mendjemadhi të
vogël a prej të degjenuari të ndyrë. Por, meqë nuk pranohet
përvoja aktuale, duhet saktësuar menjëherë se ndjenja e dashurisë
ruhet deri në pleqërinë e skajshme; se ajo vetëm dobësohet, por
nuk shuhet; se burri pesëdhjetë vjeçar është në të njëjtat
kushte të atyre që janë njëzet, veç përvojës që e ka më me
shumicë dhe vullnetit për t’i dhënë drejtim gjërave,
gjithsesi; dhe se, për pasojë, gjykatësi më i mirë është ai që
ka parë më shumë.
Jo
të gjitha gratë janë të hijshme: ja një vërejtje prej vashe të
njomë. Ne arsyetojmë mbi seksin të marrë në universalitetit e
tij, mbi gruan në tërësinë e aftësive të saj fizike, morale,
intelektuale. Kësodore, bukuria fizike e disa grave u shërben edhe
të pabukurave dhe meqë është më pak e rëndësishmja dhe çdo
grua e ka në dorë të fitojë kulturë e zakone të mira, si dhe të
tregohet e zellshme, e ëmbël dhe e urtë, kam të drejtë të pohoj
se bukuria iu përket të gjithave.
Po
ç’arsye kanë pra gratë t'ankohen? Epo, padyshim ekzistojnë gra
që kanë arsye me qenë të pakënaqura, por kauza e tyre nuk është
ajo e gjinisë, sikundër as triumfi i mbështetësve të tyre nuk
është triumfi i së drejtës.
Kur
flitet për seksin e tyre, gratë e ndershme kanë dobësinë të
solidarizohen me të pandershmet. A duhet t’u përsërisim pra
njëqind herë të njëjtën gjë? Për mua, si për të tjerë,
është një e dhënë e fituar fakti që gratë - padyshim inferiore
për nga forca fizike, gjenialiteti, puna, filozofia, politika, arti
dhe aferat - marrin njëfarë avantazhi në praktikën e virtyteve
shtëpiake, në atë moralitet të vijueshëm, që mbase është më
i zjarrtë se vetë erotizmi. E gjithë kjo varet nga ndjeshmëria
natyrore, personaliteti i gjinisë të tyre, nga idealizmi e butësia
e tyre. Për fat të keq, duhet përsëritur këtu se ky superioritet
i veçantë që ato përftojnë mbi ne kundërbalancohet nga një
aftësi po e njëjtë imoraliteti, ku ne burrat nuk jemi në gjendje
të arrijmë. Rezulton se, meqë gratë e ndershme përbëjnë vetëm
elitën e seksit të tyre, një elitë të vockël, të mbytur nga
masa, duhet konsideruar moraliteti i mesëm i seksit, bazuar vetëm
mbi ndjenjën, si inferior ndaj moralitetit të mesëm të burrave.
Kjo
nuk është një shpifje e shpikur këtu për këtu: është
konkluzioni logjik i fakteve. Atëherë, çfarë mund të bëj
unë?... Jeni një grua e ndershme, një grua e mirë, juve që
fjalët e mia ju bëjnë të rebeloheni? Në këtë rast ju
kanonizoj; më shumë; gjunjëzohem përballë jush për t’ju
adhuruar dhe për t’ju dashuruar. Dhe jini e sigurt se kjo fjalë e
fundit mbi buzët e mia është më e forta që mund të përdor për
të provuar ndjenjën time; sepse nuk shoh tjetër pos mesatares, jam
i detyruar të pranoj, sado që ju jeni një grua e ndershme dhe sado
që zemra ime bashkë me arsyen time të përulen përpara jush, nuk
e dua fare seksin tuaj dhe se akoma më pak e marr parasysh.
Çfarë
doni pra më shumë dhe më mirë se kaq? Në gjendjen primitive,
edenike, të natyrës, gruaja mundet të ngjallë tek ne
seksualitetin, siç bëjnë gratë n'ishujt e Paqësorit, por ka të
drejta të mangëta ndaj afeksionit tonë dhe ndaj konsideratës
sonë. Dhe sa më pak që gruaja civile largohet nga kjo gjendje
primitive, aq më pak ka të drejtë t'ushtrojë një patronazh
çfarëdo, përpos atij të mishit dhe të shqisave. Jini pra ajo çka
ju kërkohet: e ëmbël, e rezervuar, e edukuar, e devotë, punëtore,
e dëlirë, e përmbajtur, e nxitur, e butë, modeste dhe jo vetëm
që nuk do të polemizojmë mbi meritat tuaja, por do t’ju vëmë
n'altar dhe do t’ju jepemi trup e shpirt.
Të
mos ju frikësojë numërimi i kaq shumë virtyteve: në fund, del në
pah gjithmonë i njëjti virtyt; jeni shtëpiake: kjo fjalë thotë
gjithçka. As dashuria, as dashuria për veten, s’do kenë ç’të
humbasin, ju betohem.
Mëtoj
se duke e quajtur gruan shoqe të burrit ajo ngrihet tepër lart. E
lumtur dhe e denjë për lavd qoftë ajo që arrin ta meritojë një
titull të tillë; por sa i vogël dhe i padenjë për stimë është
ai që nuk është shumë më lart kësaj shoqeje! Gruaja nuk është
aspak një shërbëtore, as një mercenare dhe aq më pak një
konkubine. Do ta përkufizoja me qejf një nxënëse, jeta e së
cilës është një emancipim i vazhdueshëm, që merr fund vetëm me
vdekjen. Prandaj, në përgjithësi, asnjë grua s’duhet
konsideruar sui
juris sui compos
[«plotësisht padrone e vetes»]: mbahet përherë në tutelën e të
atit, vëllait, ungjit, burrit, mandej dashnorit, atje ku konkubinati
përnjihet ligjërisht. Në mungesë të një tutori natyror, ligji
duhet t’i caktojë një nga personazhet e përvijuar ligjërisht
për të bërë pjesë te këshilli i familjes: kryebashkiaku,
gjykatësi i paqit, shefi i repartit e me radhë.
Dhe
këtë e pohoj jo dhe aq për shkak të dobësisë së seksit, sa për
sigurinë e tij. Gratë nuk do të jenë larg nga shijimi i të
gjithë lirisë për të cilën kanë nevojë, kur të vendosen në
këtë mënyrë nën mbrojtjen shoqërore, kur secila prej tyre të
ketë mbrojtësin e saj natyror ose legal, që duhet ta këshillojë
e kështu me radhë.
Gra
mbretëresha.
Kanë lozur një rol shumë të keq në Poloni. Bona Sforza,
arqidukeshat Maria Grisilda, Luisa di Gonzaga, Maria d’Arquien3,
qenë po aq damtore. Të vetmet të përjashtuara nga qortimi janë
ato që nuk kanë bërë të flitet për ’to në histori.
Mes
veseve kryesore të monarkisë, ndryshe nga funksionet e tjera të
Shtetit, është ai për t’u përfaqësuar nga një çift: mbret e
mbretëreshë. Sigurisht, çdo funksionar publik, çdo magjistrat
mund të përballet nga e shoqja: provë e kësaj është procesi i
Beaumarchais
(Bomarshesë)4.
Por çfarë ndryshimi! Sistemi Kushtetues e ka reduktuar ndikimin e
grave, që megjithatë ngelet i konsiderueshëm dhe që, pa dalë nga
Vendi im, nuk druhem ta përcaktoj negativ.
Një
grua mbretëreshë mund të mbahet në dy raste të përkundërta: në
një Shtet kushtetues, ku mbreti nuk bën ligjin, nuk qeveris, nuk
vendos asgjë, si në Angli; ose në një despotizëm absolut, ku
kapriçioja dikton ligjin dhe bindja është e verbër. Të gjitha
gazetat angleze përnjohin sot se princi Albert5
ka qenë këshilltari dhe udhëheqëse ka qenë Viktoria: a do t’ia
kishte hedhur më mirë, kjo, në pozicionin e një Katerine II, të
një Semiramide apo të një Zinge? Dhe më, kush na siguron se këto
mbretëresha të famshme nuk kanë qenë buratinë në duart e
dashnorëve të tyre? Ksenobia, më e dëlirë se Elizabeta, ia hodhi
mirë deri sa mundi të bazohej te një këshilltar si Longjini, dhe
deri sa mbeti e lirë: e bërë për vete nga Aureliani, e humbi
toruan dhe i tradhtoi miqtë e saj6.
Barazia
e sekseve.
Ky sofizëm fiton kredi n'epoka lodhjeje, gjunjëzimi, sidomos
shtypjeje dhe shfrytëzimi; kur një numër i madh meshkujsh janë
transformuar në kafshë pune; kur padrejtësia e bën punën më pak
fitimprurëse, jetën të vështirë, të rrezikshme martesën, të
mundimshme lindjen e fëmijëve, të pamundur familjen. Atëherë
martesa çnderohet nga interesi, ligji i vijimësisë konsiderohet si
shplëngim,
familja braktiset për Shtetin. Të gjithë i turren Shtetit. Liria
mohohet. Nuk ekziston më drejtësia; pasi zë të mungojë drejtësia
nëpër ndërgjegje, njerëzit i drejtohen forcës.
Martesës
i faturohen të këqijat dhe mjerimet që janë pasojat e rendit
social; martesa dhe shpirti i saj i përkushtimit e i vetëmohimit
shmangen; kalohet në konkubinat, por vetëm për pak kohë; dashuri
lule më lule, poligamike dhe poliandrike; përbashkësi,
promiskuitet, ngatërrim gjinie; degradim për burrin, që
femërsohet; degradim për gruan, që prostituohet; zhbërje e
shtatit shoqëror, që bie në skllavëri dhe sodomi.
A
i njihni tani? Këtë deduktim përfundimtar, e kam bazuar mbi
faktet. Kam treguar me shembullin e antikëve dhe modernëve, të
paganëve dhe të të krishterëve, me teoritë e filozofisë dhe me
ato të Kishës, se gjërat qëndrojnë saktësisht kështu.
Kam
mëtuar që në këtë çast, gjashtëdhjetë e dy vjet pas
Revolucionit të ’89-s, gjendemi në të njëjtën situatë si në
shekullin e parë. Kam rigjetur në fakt, në sekte bashkëkohëse,
humanitare, sensimoniane, falansteriane, në tërë këtë bohèmë
artistike
dhe letrare, të njëjtat prirje, të njëjtin karakter, të njëjtën
korruptim si ndër gnostikët.
Duke
e shtyrë analizën deri në fund, kam vërtetuar me shembuj të
famshëm se gruaja që largohet nga seksi i vet, jo vetëm humbet
hijeshitë që natyra i ka dhënë, pa përftuar tonat, por ndodh
edhe që bie në statusin e femrës llapazane, të pacipë,
bjerraditëse, të pafytyrë, djallëzore, bartëse korruptimi,
helmuese publike, një lokustë, një murtajë për familjen dhe
shoqërinë. Këtë kam thënë dhe e pohoj prapë: kam akuzuar dhe e
akuzoj korruptimin aktual si shkak për dekadencën e Francës dhe të
një pjese të Evropës, mes shkaqeve të tjera si dhe idetë që
janë hedhur në qarkullim mbi gruan.
Nivelimi
i sekseve vërshon në shthurjen e përgjithshme. Pa një larmi
aktuale të atributeve, nuk ka as martesë, as familje. Pa ménage*
dhe pa familje, nuk ka as drejtësi, as shoqëri, por vetëm egoizëm
të pastër, luftë civile, banditizëm. Zemra e mashkullit do duhej
të mund të fryhej nga afshi për të komanduar në shtëpinë e
vet: përndryshe, burri zhduket.
Kam
kritikuar shën Palin dhe më thonë se përkundrazi e imitoj atë.
Ç’keqbesim! Ajo çka i qortoj shën Palit është fakti se
arsyeton mbi dashurinë e martesën, saktësisht si Enfantini, me
ndryshimin e vetëm të nënrendimit, që ky i fundit nuk e pranon.
Të
më qortojnë pse nuk di këtë apo atë fakt! Sa peshon, e gjithë
kjo, n'arsyetimin tim? Është si të qortohesha për gabimet e
gramatikës dhe të sintaksës që gëlojnë në librin tim: sa
peshon, e gjithë kjo, në stilin tim?
Thuhet:
sa më shumë që gratë kanë fituar liri e respekt, aq më shumë
është zhvilluar shoqëria. Është e vërtetë e kundërta amà: sa
më shumë që një racë shpreh inteligjencë, aftësi, poezi, aq më
shumë e ka respektuar seksin dhe aq më pak i ka dhënë liri...
Shembuj: racat gjermanike, greke e latine.
Atributet
e ndërsjella nuk duhen përmbysur. Seksi vetjak nuk duhet ndryshuar.
Njeriu që e bën është i pafisëm, i mjerë, i papastër. Gruaja
që e bën bëhet katalkë, e surrufjasur, kuçkë...
Ju
deklaroheni e dëlirë; dhe, me atë mënyrë arsyetimi tipike
tuajën, arrini të pretendoni se gabimet që burri i lejon vetes
kundër dëlirësisë nuk janë më të përbuzshme te gruaja.
Lemmonier,
Fauvety, Massol, Guépin, Brothier, Renouvier, Ausonio Franchi
e kështu me radhë, që punojnë tek «Revue philosophique», janë
miqtë tuaj7.
Kam pra arsye të supozoj se opinionet tuaja janë edhe të tyret.
Pra, le të flasin, le të shpjegohen! Mjaft me hipokrizinë! Duhet
që të gjitha opinionet të dalin në dritë, të gjitha doktrinat
të paraqiten. Jetojmë në kohë revolucionare;
të shpjegohemi!
Nëse
ju jeni treçerek të marra, për këtë fajësoj ata burra!
Jeni
një kishë rrufjanësh dhe të pacipash. Ja fjala ime e fundit.
Sensimonizmi, ose pornokracia,
e bën të urryeshme edhe gruan.
Ndikimi
femëror, në 1848n,
ka qenë një nga rrënimet e Rupublikës. Zhorzh
Sand,
grua dhe artiste, që bashkë me Jules
(Zhyl) Favre,
një artist tjetër, hartonte komunikatat e famshme: këtu qe
katandisur Republika e rënë në dorë të grave. Ku ishte burri, në
qeverinë provizore? Lamartini, një artist, Crémieux (Kremië),
artist; A. Marrast, artist; Louis Blanc (Lui Blan), artist; po e lë
me kaq. Elementi femëror ishte në shumicë. Arago ishte burrë,
sigurisht; por, pikërisht për këtë, i çuar me detyrë në
marinë, një instrument, një vegël8.
Lloji
më i keq i t'emancipuarave: mendimtaret
e lira,
ato gra që kanë zjarrin për të filozofuar, dhe që me këtë tekë
të tyren bashkojnë pretendimin e një doktrine, krenarinë e një
partie, shpresën e një korruptimi të shoqërisë. Shenjë e
veçantë: çekuilibrim i arsyes, që bart me vete zhdukjen e cipës
dhe humbjen e ndjenjës morale.
Tek
artistet dramatike, lirike, koreografike, emancipimi lind nga shqisat
dhe nga imagjinata. Jezusi i ka folur Magdalenës: ishte një
artiste. Kurtizania e vërtetë, në kuptimin e lashtë të fjalës,
ishte artiste, madje dhe priftëreshë: baiaderat, almeat janë
artiste. Mendimtari i lirë femër është prapë gjë tjetër. Është
një pulë që këndon si gjel;
ideja e saj fikse: me imitue, me kopjue dhe me përtallë burrin,
kuturù.
Na
ka ardhur në majë të hundës zvarritja nga një tirani tek tjetra!
T'ia besojmë fëmijët shoqërisë: s’ka dyshim se funksionarët
publikë, dada
dhe dado,
do të vlejnë për fëmijët më shumë se prindërit e tyre!... A
është diskutim serioz, ky? Është një ëndërr prej utopisti
beqar dhe prej beqareshe të emancipuar. Natyra na ka caktuar pjesën
më të mirë të kësaj detyrë të vështirë dhe ne e pengojmë në
ligjet e saj.
Sado
e kulturuar të jetë gruaja, ti e dallon shumë shpejt se nuk di
shumë, madje gojëtaria e saj e mjegullt është më e padurueshme
se thashethemet e injorancës.
Kam
parë një grua që
stërligjëronte.
I shoqi, me pamjen e njeriut që shet mend, dukej se i thoshte
publikut: «çfarë burri që jam, unë që jam martuar me një grua
të aftë me improvizue!»...
Kundër
grave të emancipuara.
Nuk na pëlqeni, në këtë mënyrë; na dukeni shushka, budallaqe
dhe të helmëta: çfarë keni për të kundërshtuar këtu? Kujt
merakoseni për t’i pëlqyer? Cjapit të shtrigave, Belfagorit,
Kings-Charles-ve
tuaj9...?
Dakord; por kur meshkujve do t’u jetë kthyer cipa, ata do t’ju
mbysin në një pus me dashnorët tuaj. Kësaj i përgjigjeni se edhe
ne nuk u
vijmë përshtat?
Ashtu pra qoftë: atëherë luftë. Çështje force.
Ç’pretendim
të çuditshëm kanë këto mantenutat:
duan që t’i dashurojmë, kur ne nuk i gjejmë aspak të denja për
t’u dashur! Duan që t’i trajtojmë si vestale*,
kur ne i njohim si saktësisht të kundërta! Krishtërimi ka
kanonizuar tre apo katër gra të përdala: Magdalenën, Taiden,
Afran10,
por pasi e kishin mbledhur mendjen: mbajeni shënim këtë. Sot,
përkundrazi, mëtohet që ne t’i temjanisim të papenduara!
U
dashka mëtuar se mundimet intelektuale veprojnë mbi uterusin në
mënyrën e anjokastos
ose të kantarideve11:
nuk mjaftoka që babai i familjes, burri, i dashuruari, t’ia
ndalojë së bijës, së shoqes, të fejuarës?
E
kam lutur një shok të mbledhë ndonjë shënim për të hartuar një
biografi të zonjave tona shkrimtare: mbeta i shkurajuar qysh nga
rreshtat e parë.
Një
grua nuk mund të bëjë më fëmijë kur mendja, imagjinata dhe
zemra e saj shqetësohen për çështje të politikës, të shoqërisë
dhe letërsisë.
Nuk
janë në gjendje t’i kryejnë deri në fund punëdoret e tyre dhe
vijnë për të na thënë se duan të bëjnë gjykatësit, mjekët,
bakallët, prefektët; ku di unë, edhe xhandarë e dragoj!
Mbani
parasysh se gratë, të cilave i janë hequr dore rrobat për të
larë, pastiçeria, kujdesi për bagëtinë, kanë lënë pas dore
edhe vegjët dhe punëdoren. E kam parë nënën time t’i bëjë të
gjitha këto punë. Bënte brumin, lante teshat, hekuroste, qepte,
milte lopën, shkonte në fusha të siguronte foragjeret; bënte
shtizë sa për pesë veta, madje arnonte dhe ndërresat.
Roli
i gruas. Mëndeshë
dhe kullandrisëse.
Nga çfarë rrjedh fakti se fëmija i ngjan së ëmës? Shpjegimi
mund të rroket në shembullin e bletëve: ndikimi i ushqimit. Bletët
prodhojnë sipas qejfit të tyre, me të njëjtën vezë, një
mbretëreshë, një mashkull, një punëtore!
Quid
vero*,
kur ushqimi i parë i farës është substanca përkatëse e një
gruaje, e një qenieje të gjallë? Nuk ekzistojnë ngjizje të tjera
përpos atyre spontane. Ngjizja është spontane në qelizën e
bimës, në zoospore, ndër rotiferë; është spontane te kallamari,
ku nuk dallohet nga rritja; është spontane tek burri, i cili
pikërisht formon farën! E gjitha kjo është e madhe, sublime dhe e
bukur.
Nuk
di çfarë të bëj me këtë unë, me frenologjinë, anatominë,
fiziologjinë; është detyrë e hetuesve kureshtarë të lëndës të
kërkojnë cila pjesë e organizmit i përgjigjet një akti të tillë
të ndërgjegjes ose të mendjes. Pa dyshim, është interesante të
shohësh të konfirmuar nga vëzhgimi kranioskopik, fiziognomik, të
dhënat e kulluara të arsyes dhe të ndërgjegjes; por filozofi nuk
procedon në këtë mënyrë. Sikurse lloji njerëzor, ai procedon
nga intuita, nga a
priori,
nga pasuria e zemrës dhe nga përkryerja e idesë.
Ka
mundësi që burri të ndryshojë nga gruaja vetëm për një gradë
nxehtësie më tepër, që e prodhon mikroorganizmin.
Martesa
lind me natyrën e burrit dhe të gruas: përjashta saj, ka
pornokraci.
Ja motivi i monogramisë: 1) barazia numerike e sekseve: tani,
meshkujt, të barabartë mes tyre, kanë të drejtë secili për një
grua; 2) përse të mos kalohet nga njëra te tjetra: dinjiteti i
burrit dhe individualiteti i tij. Në përfundim, shoqëria është
për burrin sa një mjet aq dhe një qëllim.
Martesa
është një kushtetim natyror, i përshtatshëm për fizikun dhe për
moralin, sipas atitudave të ndryshme të dy gjinive, që është
kuptuar menjëherë nga ndërgjegjja e popujve, në lindjen e
kombeve, por në vazhdim e mjegulluar nga paragjykimet dhe nga
pasionet, madje sot pothuajse krejt e pakuptuar. Është mbërritur
deri sa të konsiderohet martesa shkak kryesor i të gjitha
vështirësive sociale. Nuk është një punë e thjeshtë t’ia
kthesh domethënien e vërtetë, pra ta rivendosësh; përjashta saj,
është vdekja shoqërore. Organ natyror dhe krijues i drejtësisë,
martesa është parim themelor i shoqërisë: ajo prodhon lirinë dhe
Republikën. Pornokracia,
e kundërta e saj, është rezultati i fundmë i çdo uzurpimi dhe
tiranie.
Para
se të mbushin përkatësisht njëzetenjë dhe njëzetegjashtë vjeç,
gruaja dhe burri nuk mund të martohen, për arsye të ndryshme:
arsye shëndeti, morale, ngjizjeje më të mirë, ekonomie publike,
ekonomie familjare dhe edukimi të bijve, kohëzgjatje dhe
paprekshmërie të bashkimit bashkëshortor. Çdo gabim personi,
familjeje, cilësie, moraliteti, fati, shëndeti, çdo mashtrim me
një fjalë, është arsye anulimi.
Të
paktën tre muaj fejesë. Edhe refuzimi i konsumimit të martesës
është një arsye anulimi, për më tepër i ndëshkueshëm me
gjobë.
Do
të duhej kënaqur në një herë të vetme kurioziteti që kërkon
vazhdimisht të shohë objekte që nuk duhen parë. Për shembull,
hollësitë e veçanta të ngjizjes, të lindjes dhe kështu me
radhë. E gjithë kjo është shumë e pacipë, përveçse për
fiziologun-filozof, që sheh aty gjëra krejt të tjera.
I
gjori djalosh: nuk ka asgjë për të parë në të gjithë këtë,
për ty. Arsyeja jote nuk duhet të mësojë asgjë prej kësaj.
Të
lexosh te botanika e zotit de Jussieu
(Zhysië)12
përshkrimin e riprodhimit; kaq është e mjaftueshme, asgjë më
tepër. Të shohësh një herë, në një traktat mbi lindjen,
detajet e operacionit; pasi ke bërë këtë, dihet gjithçka. Sa për
të tjerat, është çështje imagjinate, epshi, korruptimi të
fshehtë. Është gjithmonë i njëjti roman që rilexohet dhe të
cilit i lypen shtysa të ndaluara. E pra edhe nga kjo duhet të
çlirohemi njëherë e mirë, duke e kthyer në realitet.
Të
rinjtë duhet të jenë plotësisht të informuar mbi dashurinë: kjo
vlen më shumë se përvoja e rrejshme dhe tepër e parakohshme që
bëjnë. Asnjë iluzion mbi gratë. Por gjithashtu asnjë përbuzje
dhe asnjë përçmim.
Këshilla
për të riun: edhe në dashuri, duhet të jesh ti që komandon. Po
more një grua energjike, a do durosh me qenë lodra e saj,
engletisja a skllavi i saj? Jo lehtë. Gjithçka që mundet me të
degradue ty faqe vetes, e tulat afshin tënd.
Nëse
engledisesh me një prostitutë dhe e trajton me dashamirësi e
njerëzisht, a do mund të duroje që të mos të të respektojë, që
të mbahet si e barabarta jote? Jo, do të humbisje dinjitetin dhe,
për pasojë, kënaqësinë. Në martesë, dominimi është i një
lloji tjetër: ti e do gruan dhe ti mbetesh zot.
Tertulliani,
Exhort.
ad
cast.,
i
cituar nga Vatel13:
«Videtur
esse matrimonii et stupri differentia, sed utrobique est
communicatio. Ergo, inquis, et primas nuptias damnamus? Nec immerito,
quoniam et ipsae constant ex eo quod est stuprum»
[Duket se ka një ndryshim mes martesës dhe përdhunimit, por në të
dyja rastet ka pjesëmarrje. Pra, a duhet ta dënojmë edhe natën e
parë të martesës? Pyesim jo pa arsye, nga çasti që edhe ajo
bazohet mbi përdhunimin»].
Vattel-i,
si protestant i mirë, indinjohet për këtë shenjë barazimi. Por
protestantizmi, që e ka rivendosur divorcin, ka treguar edhe ai se e
koncepton martesën vetëm si mjet për të kënaqur natyrën. Romani
i
Rusoit dhe Rrëfimet
e tij shpjegojnë sesi e kupton protestantizmi martesën; dhe po
kështu edhe historia e Sofisë14.
Dihet fakti se pastorët e kultit protestant, megjithëse janë të
martuar, vazhdojnë të bëjnë galantët me gratë, saktësisht si
priftërinjtë tanë; dhe nuk ka asgjë më të shthurur, në
përgjithësi, se bashkëshorti protestant, në atë masë që i
bindet protestantizmit. Edhe mbi këtë pikë Luteri ka kryer një
tregim besimi të pakeqkuptueshëm, siç e tregon konsulta në favor
të landgravit*.
Shën
Jeronimi15
pohon (Vattel,
që e citon këtë pjesë, nuk e specifikon nga cila vepër e ka
nxjerrë): «Hanc
tantum esse differentiam inter uxorem et scortum, quod tolerabilius
sit uni esse prostitutam quam plurimis»
[«Gruaja dhe lavirja ndryshojnë vetëm nga fakti se është më e
durueshme të jesh prostituta e një burri të vetëm se e shumë
burrave»]. Është e qartë. Në çdo dashuri, mëton i krishteri i
vërtetë, ka ndotje dhe prostituim të trupit. Prandaj, bekimi
martesor nuk është përpos që absolutisht preliminar.
Krishtërimi,
duke ngritur në qiell dashurinë e të krishterit, sikundër
mendimin e tij, ka organizuar, si me thanë, shpërbërjen shoqërore.
Fakt që do ta kishte habitur bonsensin antik, në atë shoqëri ku
konkubinati dhe kurvërimi i thjeshtë mbahen si krime kundër
dokeve, një ligj kundër beqarisë do dukej arbitrar. Jo familja,
por një përkorje murgjërore, antishoqërore, mbrohet nga ligji i
krishterë. Ne e dimë, megjithatë, përmes vetë asaj përvoje që
i kishte bërë të dijenishëm të lashtët, se «kryefamiljarët
janë qytetarë më të mirë, më të interesuar se beqarët për të
mirën publike».
Nuk
ke ç’ti bësh: në botën tonë, sekush bën garë me nda çka
natyra
vetë përpoq: Kisha
shumëfishon sa mundet kuvendet e saj; Shteti shton ushtritë e tij;
dhe për martesë ngelin veç të gjymtët dhe veremlinjtë; letërsia
dhe sektet rekomandojnë dashurinë e lirë. Kështu, duke mos qenë
më shoqëria e mbështetur nga familja dhe e drejta publike nga ajo
familjare, s’kemi hall as derman pa përdorur forcën: pasi ka
kushtetuar të drejtën e votës për të gjithë, ja që emëron një
perandor!...
Përse
të mos ketë një certifikatë martese? Çdo individ i gjinisë
mashkullore, «omnis
masculus adaperiens vulvam»**,
siç thotë Bibla, që nuk jep provë të një aftësie dhe zotësie,
dhe të njëfarë force muskulare, nuk duhet të konsiderohet i
përshtatshëm për martesë. Fuqia për të dhënë jetë është
vetëm një kusht: ka shumë të tjera.
Çdo
komunizëm çon në rrënimin e familjes. Çdo sulm kundër familjes
çon tek tirania. Çdo dashuri e lirë sjell zvetënimin e
ndërgjegjes bashkëshortore dhe shpërbërjen e shoqërisë. Nëse
natyra ka pasë qëllim ta kushtetojë shoqërinë njerëzore mbi
parimet e drejtësisë, të barazisë dhe të lirisë civile, të
përgjegjësisë së funksionarëve publikë, të kontrollit mbi
pushtetet dhe të shfaqjes së lirë të mendimit, i është dashur
medoemos të bëjë atë që unë mëtoj se ka bërë. Gruaja merr
pjesë tek e drejta: këtu qëndron barazia e saj.
Nëse,
përkundrazi, ka dashur të përcaktojë parimet e autoritetit,
përbashkësisë, promiskuitetit apo absolutizmit, atëherë natyra
ka qenë e detyruar t’i bëjë gjinitë krejt të ngjashme,
përveçse n'organin e dashurisë.
Mes
dashurisë dhe drejtësisë, me fjalë të tjera mes martesës dhe
shoqërisë apo Shtetit, ekziston një marrëdhënie e afërt, një
lidhje solidariteti, që është pranuar në çdo epokë, falë së
cilës çdo goditje që i jepet drejtësisë dhe lirisë publike
zbulohet shkatërruese për familjen, pra dhe për vetë dashurinë;
dhe e kundërta, çdo goditje ndaj dashurisë dhe ndaj martesës
është shkatërruese për shoqërinë dhe Shtetin.
Burri
i shëndetshëm e ruan deri në fund fuqinë e tij jetëngjizëse dhe
mençurinë e tij, sado që mosha e shtyrë i imponon ta përdorë
gjithnjë e më pak të parën dhe ta moderojë të dytën. Kurse
gruaja, në njëfarë pike, e humbet aftësinë për të ngjizur, por
jo gjithmonë edhe pasionin dashuror; së bashku me këtë aftësi të
ngjizjes, ajo humbet hirin rinor dhe bëhet njëfarë hibridi, as
burrë as grua, psikologjia e së cilës ngelet e gjitha për t’u
studiuar, madje që ka nevojë të kontrollohet edhe më shumë se
vasha. Në këtë fushë edukimi mund të bëjë gjithçka.
Disa
gra, si Lukrecia, janë në gjendje më parë të vdesin se sa të
njollosen me një faj, ose të vrasin veten kur bëhen me faj. Kam
njohur të tilla. Janë të rralla. Bëhet fjalë, sigurisht, për
një virtyt të çmuar, që tregon shumë të tjera. Por çdo medalje
ka faqen tjetër. Te gruaja një dëlirësi e madhe dhe një virtyt i
paepur janë treguesi i një personaliteti të fuqishëm: gratë e
këtij lloji nuk janë të përshtatshme për të gjithë burrat. Një
Lukrecie i shkon përshtat një burrë i ëmbël, i duruar, i urtë;
një karakter pasional nuk i volitet. Shumëkush, duke e menduar
mirë, do të preferonte një heroizëm më të vogël dhe një
nënshtrim më të madh. Gruaja mendjelehtë është shpesh më e
mirë. Të gjithë ndjejnë dashamirësi kundrejt Maria Magdalenës,
kurse të paktë janë ata që shqetësohen për motrën e saj të
tmerrshme Marta16.
Prej
natyrës dhe prej shortit të vet, gruaja kërkon elegancën dhe
luksin; s'ka si të mos jetë kështu. Në një shoqëri dhe në një
familje të mirëorganizuar, ajo e përfton këtë elegancë veç me
burimet familjare, produktin e punës së të shoqit; ky luks është
pasojë e administrimit dhe ekonomisë së saj. Por kur dashuria dhe
idealizmi bëhen ligji suprem, puna dhe përkorja shumë shpejt e
lodhin, bashkëjetesa fillon të përçmohet, bashkimi bëhet
konkubinat,
madje gruaja, nga ministër i kursimeve dhe i rehatisë, bëhet
agjent shpërdorimi dhe rrënimi. Atëherë gruaja korruptohet dhe
pëson ligjin e të gjitha gjërave luksoze; perversioni i saj është
mes të gjitha perversioneve më i keqi. Konkubinë apo kurtizane,
ajo bëhet një torturë për burrin.
Luksi
gëlon sot në të gjitha kryeqytetet e Evropës: Paris, Bruksel,
Berlin, Vjenë... Aq sa prodhojnë burrat nuk mjafton më: kësaj i
duhen shtuar borxhet, mashtrimet, abuzimi me besimin, falimentimi,
prostitucioni. Bëhet gjithmonë e më i ashpër shfrytëzimi i
popullit punëtor, që korruptohet edhe vetë, prostituohet dhe heq
dorë nga puna. Atëherë prodhimi i përgjithshëm zë të
zvogëlohet, pikërisht kur, prej luksit pa hesap, do të ishte e
nevojshme të dyfishohej.
Rritje
sa hap e mbyll sytë e çmimit të gjërave. Nga pajimet e përvitshme
të kreut të Shtetit, tek soldi i trupave; nga taksa e skontos tek
buka e thekrit.
Femërzimi
social ose pornokracia
është një dukuri që vihet re tek të gjitha kombet.
Prirja
e përgjithshme për të vënë pasuri me marifete rrjedh nga epshi i
përgjithshëm, nga nevoja e tepruar për elegancë dhe për jetë
komode, pa të cilën nuk ka dashuri që duron: sine
Baccho et Cerere friget Venus*.
Akoma
më e urryeshme se puna është përkorja: është shumë e thjeshtë,
qullja e trurit dhe e trupit kërkon një ushqim më të bollshëm.
Në
sintezë, Michelet17
jep receta për të kultivuar martesën dhe gruan, t'imituara nga
autorë si Ruso, Bomarshé, e kështu me radhë. Ai ngelet skllav i
dashurisë, që vetëm ndërgjegjja e zbut; i gjithë libri i tij e
tregon nga fillimi në fund. Gjithë duke përnjohur vazhdimisht
brendësinë e gruas, e shpall të barabartë dhe superiore ndaj
burrit. Më befasojnë shumë gjëra që sforcohet të pajtojë.
Si
Ruso dhe të tjerë, ai pikturon një bashkim të rehatshëm (10 mijë
franga të hyra mujore), por nuk thotë asgjë për familjet punëtore
dhe për më tepër mbi ato inferiore. Drejtësia e ka frikësuar: ai
nuk e kupton ëmbëlsinë e saj, veprimin e dobishëm, pasurinë,
garancinë e fuqishme, burimet e stërmëdha dhe reale. Dhe sidomos
harron se gruaja, e trajtuar me dashuri, bëhet gjithmonë e më e
dobët, e brishtë, e epshme; teksa, e ngritur pak nga pak kah
drejtësia, më parë me edukim të rreptë, mandej nga bashkimi
martesor, bëhet e guximshme, heroinë dhe me lehtësi të madhe, pa
emfazë, pa sforcim, pa siklet.
Ndërgjegjja,
ndërgjegjja! Ku është, ndërgjegjja? Në zemër, në tru, në
stomak, në veshka, a në ndonjë pjesë tjetër të trupit? Asgjë
nga e gjithë kjo. Ndërgjegjja është e përbashkët me të gjithë
njerëzit: është e pandashme. Por natyra, para se të formohej
shoqëria, u desh të përdorë një krijim special që, sipas meje,
qëndron në dualitetin androgjin ku reciprociteti është, në
nivelin e tij më të lartë, respekti sublim i ndërsjellë,
sakrifica më e plotë.
Gruaja
është e dobët por e bukur; burri i fortë, por i palatuar; gruaja
është joproduktive, por e nënshtruar; burri punëtor, por
mbisundues. Kjo përballje mund të vazhdohet. Këtu është fjala
për diç më shumë sesa një aleancë: është fjala për një
asociacion, për një ingranazh mes më të veçantëve, ku kënaqen
si krenaria ashtu dhe dashuria.
Bëhet
vërejtja: si ta ngjizim një organizëm të përbërë nga disa
persona? Me teorinë e qenies, njësi kolektive. Mjafton objekti më
i thjeshtë; një vandak shermendi, për shembull. Nuk duhen futur të
gjitha në një thes.
Një
vandak shkarpash është një gjë, kurse shermendi nga të cilat
përbëhet janë një gjë tjetër. Zgjidheni vandakun, ndajini
shermendet: do keni shkatërruar një gjë reale, sado që nuk do
t’ia keni asgjësuar elementet. Kështu për shermendin: mund të
gdhendet, ndahet, prehet, thyhet, e kështu me radhë: pjesëzat e
tij qëndrojnë. Mund të digjet, bëhet hi, gaz, mandej mund ta
zhbësh akoma: shkatërrohet gjithmonë një realitet, një gjë, por
kurrgjë nuk asgjësohet. Nëse sprapseni para kësaj pasoje, s’ka
më drejtësi: shoqëria evoluon. Për ta rindërtuar, është e
nevojshme të kthehemi tek e drejta hyjnore, ose të rifillojmë prej
fillimit.
Gruaja
e martuar nuk do më fëmijë. Gruaja e pamartuar nuk do më martesa.
Në
shëtitjet e mia në rrethinat e Brukselit kam mbledhur një batutë
thumbuese nga një grua e popullit, që kishte mbetur e ve me shtatë
fëmijë. I shoqi, një punëtor i paguar me mëditje, që fitonte
një frangë e gjysmë në ditë, kishte pësuar një lëndim
vdekjeprurës. Në vdekjen e tij, shtëpitë e asistencës, damat e
lëmoshës, të gjithë ishin kujdesur për ’të: vajza e madhe
kishte zënë një punë; me dy fëmijët që pasonin ishin marrë
disa të tjerë; e ëma merrte ndihma të përjavshme dhe për më
tepër gjente mënyrën si të fitonte diçka.
Sa
e lumtur ishte ajo vejusha, më e lumtur se kur kishte burrë. Duke
folur për të ndjerin, thoshte: «I
gjori, duhej ta mbanim; për çdo të diel, t’i laja këmishën,
t’i laja tutat, t’i jepja pesë groshë për të pirë dy gota
birrë; t’i shërbeja, bashkë me bukën, pak gjellë!... Çfarë
ngelej për ne? Ka mbaruar: burri kushton më shumë sesa vlen!».
Djalosh,
nëse ke dëshirë të martohesh, të dish para së gjithash se
kushti i parë, për një burrë, është të dominojë gruan, të
jetë zot i saj. Nëse pasi e ke ndalur vëmendjen tënde mbi një
person dhe e ke konsideruar me vëmendje, nuk ndjehesh në tërësinë
e aftësive të tua të paktën njëherë më i fortë se gruaja
jote, mos u marto. Nëse është grua me mendjen fjollë, me talent
dhe kështu me radhë, duhet që ti të jesh shtatë herë më i
fortë se ajo; përndryshe mos u marto.
Nuk
ka paqe për burrin kur dëgjon ta kritikojnë; nuk ka dinjitet kur e
kundërshtojnë; mund t'i ndodhë nga çasti në çast që të bëhet
loloja i gruas, ose poshtërimi dhe mjerimi i fundmë. Më mirë të
frekuentosh femrat e përdala, sesa të kesh një kontratë të keqe
martesore. Duhet me mundë sa më shumë. Dhe meqë është e
vështirë që ndonjëherë të mos bësh gabime, mos lejo që të të
qortojnë ose të të thërrasin në rreshtore. Nëse gruaja jote të
kundërvë një rezistencë ballore, duhet ta zbusësh me çdo kusht.
Mos
u marto me një artiste, për tri arsye: 1) sepse i përket publikut;
2) sepse, nëse zotëron talent, do dojë me të qenë superiore; 3)
sepse do jepet pas jetës shoqërore dhe do të thotë se nuk i
detyrohet asgjë të shoqit. Lëre që të jenë Talmat që martohen
me Georges, Mars apo Duchenois18;
edhe ai i përket publikut, madje për më tepër është më i
forti.
Duhen
ridimensionuar idetë e mëdha të të riut; i duhet mësuar atij se
rrallë, shumë rrallë, dashuria e parë e tij mund të përmbyllet
me martesë dhe se është pozitive për të që kjo nuk ndodh; se
nuk duhet të martohet para njezetetetë-tridhjetë e dy vjetëve; që
duhet të presë sa të jetë i pjekur, moralisht e fizikisht, të
lërë pas krahëve idealizmin e vet dhe të mund t’i dalë zot
vetes, të jetojë jetën e vet dhe të kontrollojë gruan.
I
duhet mësuar se çdo dashuri e parakohshme gjeneron një nivelim të
pakëndshëm; se gruaja dëshiron ta zbusin dhe ndjehet mirë ashtu;
se ajo ka prirjen të jetë epshore, e shfrenuar, e pacipë, e
shthurur dhe se aq më tepër i imponohet një burrë i fortë; që
është e lehtë të dominohet përderisa është e re, e dashuruar
dhe bën fëmijë: paskëtaj, bëhet burrneshë dhe atëherë është
akoma më e domosdoshme që burri të ruajë predominimin, që e ke
vetëm nëpërmjet zakonit të fituar, nga drejtimi që ka marrë ai
bashkim (por kjo nuk pengon që të ketë dërdëllitje të shurdhëta
revolte).
I
duhet mësuar se edhe bijtë mund të japin njëfarë kontributi, në
kuptimin që e ëma identifikohet me dëshirë me bijtë, rinohet me
‘ta, madje nga kjo forcohet autoriteti atnor, pa të cilin nuk ka
paqe, as rend, as erz, as nder, as shpëtim; në rast të kundërt,
gjithçka degjeneron në trazira e skandale.
I
duhet mësuar se kryefamiljari duhet t’i përkushtohet plotësisht
të vetëve; se çdo egoizëm duhet fshirë nga zemra e tij, afektet
duhen shumëfishuar; por, në të njëjtën kohë, se ai është
roja, furnizuesi dhe edukatori përgjegjës, dhe pra nuk duhet të
lejojë kurrë as thyerjen më të vogël ndaj urdhrave të tij.
I
duhet mësuar se gruaja priret vazhdimisht ta ulë burrin, duke e
lajkatuar, duke e mikluar, me qëllimin për ta bërë shokun e të
barabartin; është në natyrën e saj; ajo e bën pavetëdije, duke
konspiruar pafajnisht kundër hierarkisë familjare dhe kundër
vetes.
Por
i duhet thënë edhe se herë pas here është e nevojshme me e
kurdisë orën, me marrë qëndrim për vendim, e kështu me radhë;
se i takon të shoqit të shqyrtojë se me ç’mënyrë të sillet,
në ç’rast, me çfarë toni e kështu me radhë.
Duhet
bërë gjithmonë të psherëtijë dhe të kujtohet për këtë
aforizëm: burrat që duhen më fort nga gratë e tyre janë ata që
dinë më shumë të ngjallin respekt, si dhe pak frikë. Mos harro
se gruaja priret ta bëjë pa qëllim burrin e vet dashnor, por që
burri duhet të ruhet nga kjo dobësi si nga një degradim.
Është
pozitive për burrin që një grua bashkohet në martesë me
dashurinë e saj të parë; në këtë perspektivë, aq sa mundet, ai
duhet ta marrë të virgjër. Po të supozojmë se zemra e saj ka
psherëtirë sakaq për një tjetër, buzët e saj do të mbyllen.
Gruaja afeksionohet gjithmonë me atë që i ka shpërfaqur vëmendjet
e para.
Të
lejosh shumë, jo në formë tranzicioni, porse liberaliteti. Burri
është zotni, duhet të jetë bujar, nuk duhet të bëjë pazare.
Besimi duhet të jetë absolut nga ana e gruas kundrejt të shoqit;
ky duhet ta kërkojë me ngulm; besimi drejt gruas në të kundërt
s’ka si të mos jetë i kufizuar. Çdo burrë ka të fshehta që
mund t’ia besojë një miku, por jo të shoqes.
Shumë
indulgjencë, sepse gruaja është e dobët. Kurrë mos me e falë
për mangësi të mëdha: do të përfundonte duke e përçmuar të
shoqin në përpjesëtim me fajin e vet. Një burrë i tradhtuar mund
ta mbrojë duke shmangur skandalin, por duhet të ndahet fizikisht
dhe afektivisht: nëse vepron ndryshe, zvetënohet dhe është i
humbur. Është një triumf për nusen ta rikthejë tek vetja burrin
kurorëshkalë; është degraduese për të shoqin të marrë gruan
jo besnike. Nuk është aspak e gabuar me qenë energjik kur duhet,
në fjalë, në vullnet, në veprim edhe në gjeste... Burri e
zotëron forcën për ta përdorur; pa forcën, gruaja do ta
përçmonte; ta bësh që ta ndjejë se je i fortë është një
mënyrë edhe për t’i pëlqyer, për ta magjepsur, për ta joshur.
Gruaja gërnjare, grindavece, pret çastin e favorshëm për ta
përgënjeshtruar arsyen e të shoqit. Me
u gjegjë pak a mos me u gjegjë fare, me u sjellë në mënyrë që
me pasë të drejtë, dhe me dashtë.
Vullnet dhe sovranitet, është diçka më shumë se arsyeja.
Në
fund fare, duhet të reflektosh mirë mbi faktin se gruaja i është
dhënë burrit për lumturinë e tij, për zhvillimin e dinjitetit të
tij dhe të drejtësisë së tij, për gëzimin e zemrës së tij;
por me kusht që ai të bëhet zot absolut i saj dhe që të jetojë
së bashku me ’të, pothuajse të njësohet me ’të, t’i
shërbejë si ndihmë e vlefshme, si partner dhe si bashkëbisedues.
Nuk
po shprehem mbi galanterinë dhe mbi format e saj. Atje ku pranohet,
bëhet fjalë për një stil, sikurse të dish me kërcye, me
përshëndetë, me ecë, e kështu me radhë. Në mënyrën më të
rafinuar, është shestuar se ajo shërben më tepër për t’i
garantuar vetes favoret e grave sesa t’i dominosh. Është fjala
këtu për një formulë mirakandje, asgjë më shumë. Në fund të
fundit, gratë elitare parapëlqejnë troçësinë, ndershmërinë e
thjeshtë e të njerëzishme, ndaj të gjithë favoreve të
galanterisë.
Në
marrëdhëniet me gratë, të tregosh një respekt të madh, një
nderim të thellë, por të shprehur në mënyrë që gruaja të
kuptojë se nga njëra anë, pjesa më e madhe, i drejtohet të
shoqit. Mesveti, burrat e kanë detyrim këtë respekt, dhe gratë i
japin rëndësi të madhe. Fyerja më e madhe ndaj një gruaje, është
t’i lësh të nënkuptuar një mungesë vlerësimi kundrejt të
shoqit.
Në
përgjithësi, le ta mbajë mend i riu ynë se të gjithëve na bie
për hise dashuria dhe bashkimi martesor. Heqja dorë me dashje nuk
është e pamundur dhe mund të bëhet absolutisht e lavdërueshme,
si çdo sakrificë, kur e lyp detyra, ose puna. Në çdo rast tjetër,
ta lësh veten që të konsumohesh nga dëshirat është krejt e
pahijshme dhe çon në veprime të turpshme.
Mbi
marrëdhëniet dashurore.
Marrëdhëniet me prostitutën, kur nuk mbartin shthurje, janë një
fakt i falshëm, po aspak i denjë, dhe i patolerueshëm te një
republikan, mik i popullit. Shenjë mjerimi dhe shfrytëzimi.
Kurtizania ose gruaja e rrugës, një pus korruptimi. Konkubinati,
ose lidhja e lirë, nëse personi ka ndonjë vlerë, transformohet në
një martesë; për pasojë, nuk mund të tolerohet apo edhe të
justifikohet, përpos në raste të jashtëzakonshme. Pra duhet
mbërritur te martesa.
Talente:
balerina, muzikantja, letrarja. Nëse bëhet fjalë për një zanát,
hahet. Është gjë e rrezikshme, por e pranuar, si me qenë
kapelabërëse, rrobaqepëse, e kështu me radhë. Në këtë rast,
burri që gjen grua, përnjëherësh, një nuse dhe për më tepër
një ortak në tregti, është në pozitën e kompleksit të
inferioritetit.
Ruaju
nga virgjëreshat mendjeshthurura, nga gratë e lehta. Thuhet lehtë,
për t’u gjetur ndonjë shfajësim, se kanë zemër të mirë. Po,
ju gllabërojnë me puthje, ju lëpijnë, ju kënaqin; janë të
lezetshme në shtrat, të shërbyeshme, të dashura; janë të dhëna
për entuziazëm, për sakrifica; kanë shpirt mëshire, do të
arrinin deri edhe të jepnin peng xhevahiret e kështu me radhë.
Këto cilësi për të cilat i lëvdojmë, madje që kanë rëndësi
të paktë te gruaja serioze, që është e lidhur me detyrat e saj,
janë tek ato subjekt vithisjesh të rënda.
Tek
jeta familjare, këto gra nuk janë të mira për asgjë; lodhen
shpejt, tregohen të guximshme një herë në javë, erzi i tyre
është i dyshimtë; urrejnë të gatuajnë, e detyrojnë burrin të
shkojë vazhdimisht në restorant; lodhen shpejt nga sertësia
shtëpiake. Kanë nevojë të ngushëllohen goxha nga engletisje,
vizita, pritje, shëtitje, spektakle. Konkubinati është shorti i
tyre, veç në mos e kompensofshin mediokritetin e tyre si gra
shtëpie me ushtrimin e një veprimtarie fitimprurëse, në të cilin
rast bëhet e nevojshme t’i zëvendësosh në shtëpi me një grua
tjetër, gjë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Zemër
virgjëreshe, zemër mermeri. Asnjë grua nuk është më e pafytyrë
se vasha; asnjë nuk është më e dyshimtë, e brishtë dhe false,
se vajza e pjekur.
Vasha
nuk ëndërron gjë tjetër, me pretekstin e martesës, përpos të
bjerë në krahët e një burri. Dhe sa më shpejt që është e
mundur. S’ka fejesë: moshë hyjnore, thotë Grün19.
Pasi të jetë ngopur burri i saj dhe ajo të ketë ngelur shtatzanë
e mandej të ketë lindur, jeta e saj ka mbaruar, veç në mos gjettë
ndonjë dashnor!...
Hegeli
pohon se dinjiteti i vashës është ta lërë që ta martojë i ati.
Féneloni, tek Telemaku, mëton të njëjtin parim. E gjithë kjo ka
ndryshuar me Rusonë dhe Héloizën
e tij.
Nga
se lind madhështia sublime e martesës? Nga të qenit e saj
sakrificë e përkushtim i plotë. Nuk martohesh për të bërë
dashuri. Dashuria për dashurinë, dashuria për kënaqësinë: çdo
grua që e mendon kështu është kurvë.
Vajzë,
kam vetëm një këshillë me të dhanë. Pikësëpari, mos u marto
tepër e re; ruaje për vete, nëse e ke të mundur, rininë tënde
dhe virgjërinë deri në moshën njëzet e katër vjeç. Atëherë,
nëse gjen një burrë më të vjetër se ti me nja dhjetë vjet, të
fortë, inteligjent, punëtor, të guximshëm, të vullnetshëm,
që të mundësohet, merre menjëherë, edhe pse nuk është as i
bukur, as i gojës, as artist. Me ’të do të ndihesh e nderuar dhe
e lumtur sa ç’mund të jetë një grua me gjykim të shëndoshë.
Kujtohu se më galanti dhe më i pasionuari ndër të dashuruarit
është bashkëshorti më i keq, një qenie qesharake, që shumë
shpejt ka për të t’u neveritur dhe të cilin rrezikon ta bësh
lolo, sapo të mos kesh më dëshirë për ’të.
Çdo
grua e kullandris të shoqin, shumë më tepër ngaqë e sheh si
budallà, të dobët e qesharak, a ngase gjithë duke luajtur me ’të
lojën e dashurisë, ai e ka humbur respektin në sytë e saj, sesa
pse nuk e don më. Burri që mbetet serioz dhe që ruan forcën e tij
nuk do të bëhet kurrë qesharak dhe vetëm rrallë ka për t’u
tradhtuar.
Çdo
grua ka në jetën e saj çaste të mira; kjo të shtyn ta kërkosh,
kjo mjafton për të dehur ndonjë fatkeq që prangoset në shortin e
saj dhe nuk e kupton se çfarë ka bërë. Mirëpo, hiqeni zotimin e
martesës, katandisuni në konkubinat: gruaja është e humbur.
Kur
merret zotimi, vendosesh në shërbim të personit apo të Zotit të
cilit i përkushtohemi, sipas aftësive vetjake dhe nevojave ose
ligjit të këtij personi ose Zotit. Një grua që i kushtohet një
burri, premton ta ndjekë dhe t’i bindet totalisht dhe të ketë
kujdes për ’të, përderisa është më e dobët se ai, si një
damë shoqërie. Një burrë që i përkushtohet një gruaje, premton
se do t’i dalë zot, do ta ushqejë, do ta mbrojë e kështu me
radhë, siç bën më i forti ndaj më të dobëtit!
Përkushtimi
nuk është diçka arbitrare; pra, ai presupozon kushte natyrore të
vendosura a
priori.
Ai e përjashton kapriçion, ku në të kundërt do të katandisej
martesa e bazuar mbi pretendimin se burri e pranon gruan të
barabartë me veten dhe këmben me ’të funksionet, të drejtat dhe
detyrat. Por quid,
nëse gruaja mohon raportin e përkushtimit dhe pretendon
paritet e barazi?
E
pra, ruaju mos e marrësh për grua, atëherë. Dëboje nga vetja,
tek budallai që do të interesohet për ’të, këtë bishë të
egër. Nëse mandej lidhja është konsumuar sakaq, nëse kanë
lindur fëmijë, nëse fatkeqësia jote është e pakthyeshme, e pra,
në këtë rast mos ngurro. Me arsyen dhe me forcën, duhet vënë ai
bast. Mos thuaj: do ta lë; kështu bën i dobëti. Është e
nevojshme që ajo të jetë e bindur, qysh në ditën e parë, për
një gjë: që ti nuk do ta lësh dhe se ajo do të ulë kokën.
Një
burrë inteligjent dhe i vendosur zotëron në vetvete atë çka
duhet për ta zbutur këtë rebele. Ekziston vetëm një rrezik dhe
është komploti i shoqërisë kundër të drejtës së
bashkëshortit; gjykatat i pranojnë lehtë kallëzimet e të
përdalave, përzihen në çështjet familjare, ndërhyjnë në të
drejtën shtëpiake: është një uzurpim autoriteti dhe funksionesh.
Disa i kanë përdorur detyrat e tyre si mjet libertinazhi. Bëhet
fjalë për burra që duhen vrarë si qenër. Duhet kapërcyer
pengesa, duke e konsideruar drejtësinë e shtetëruar si armike të
qetësisë shtëpiake, madje edhe si shtyllë të imoralitetit dhe të
revoltës femërore.
Bashkëfajësia
sociale: burracakët, gjithmonë të gatshëm të mikpresin të
përdalat dhe kurorëshkalat. Bota është plot me ’ta.
Duhet
ndërhyrë mbi opinionin e zakonshëm dhe prej këtej mbi drejtësinë
dhe legjislacionin, në mënyrë që kryefamiljari të rifutet në
juridiksionin e vet shtëpiak, në nderet dhe në autoritetin e tij.
Nëse gratë nuk ndihen të kontrolluara në nivel social, si në
vatrën shtëpiake, janë tradhtuar pushtetet e Shtetit: do të ishte
rasti të thoshim se kryengritja e qytetarëve bëhet detyrim.
Në
familje, burri është gjykatës; gruaja është priftëreshë dhe
idhull.
Kontradiktë
në dukje: me u bindë për me mbretnue. Gruaja që komandon e
turpëron të shoqin dhe herët a vonë ia dredh. Gruaja që në
martesë kërkon kënaqësinë, nuk vlen më tepër: është një
lavire bjerraditëse, makute, llafazane, plangprishëse, të cilës i
shoqi nuk i mjafton gjatë. Pra, ose kurtizane ose amvisë; kam pasur
të drejtë kur e kam pohuar këtë gjë dhe nuk ndryshoj mendje. Më
mirë burgosja se emancipimi; Lukrecia, Kornelia, Virgjinia20
do thoshin: më mirë vdekja!
Raste
në të cilat burri mund të vrasë gruan, sipas drejtësisë së
rreptë atnore: 1) kurorëshkelja; 2) mungesa e cipës; 3) tradhtia;
4) dehja dhe shthurja; 5) plëngprishja dhe vjedhja; 6) mosbindja
kryeneçe, arrogante, përçmuese.
Burri
në martesë ka të drejtë ta gjykojë gruan, teksa kjo nuk ka të
drejtë të gjykojë të shoqin. Një ndërsjellshmëri në këtë
rast do të ishte e papajtueshme me nënrenditjen martesore: ajo
nënkupton një kontradiktë. Gruaja e keqtrajtuar, e përdhosur,
mund t’i drejtohet këshillit të familjes dhe, nëpërmjet këtij,
drejtësisë publike.
Çdo
familje e formuar nga burri dhe nga gruaja, me apo pa fëmijë, ose
nga një vejan apo vejushë, me të bijtë, ose vetëm nga bijtë,
jetimë, përbëhet natyrisht prej babait e nënës, ungjërve dhe
tetove, vëllezërve dhe kunetërve, kushërinjve dhe kushërirave,
vjehërrve dhe vjehrrave, bijve e nipërve në moshë të rritur, të
mbledhur në numrin prej së paku katër personash; në mungesë të
të afërmve, afrohen persona të përcaktuar ligjërisht:
kryebashkiaku ose zëvendësi, gjykatësi i paqit, kryetari shefi i
uzinës a shefi i zyrës, ortaku, kolegu ose vëllami; kapedani i
shoqërisë, nëse kryetari i bashkisë bën pjesë te garda
nacionale apo tek ushtria; mjeku i familjes, miqtë, të njohurit.
Këshilli
i familjes ekziston në titull të plotë në tërë botën. Thirret
në mënyrë legjitime, me kërkesë të pjesës paravajtëse, nga ai
që mes përbërësve të tij është kryetari i natyrshëm, sipas
rendit t'afërsisë së gjakut ose të pozitës civile. Është një
turp për shoqërinë tonë, një simptomë dekadence, fakti se
gruaja mund të lypë divorcin për mospërputhje karakteri ose për
shkak të dhunës së të shoqit. Derisa nga ana e këtij të fundit
nuk ka urrejtje, imoralitet, paaftësi, vese të rënda dhe të
pamotivuara, gruaja që bën kallëzim duhet të gjykohet fajtore dhe
të çohet në shtëpi. Vetëm këshillit të familjes i takon të
formulojë, për ’të, kërkesën e ndarjes.
Burri
ka aftësinë të përçmojë ad
libitum.
Prodhon kontradiktë detyrimi - tek ai që ushtron autoritetin - me
jetue pa dëshirën e tij me nusen. Vetëm këshilli i familjes dhe,
nëse i shkohet më tej, gjykatat, do gjykojnë në lidhje me
kthimet dhe dëmshpërblimet. Nëse burrit i është dhënë më
shumë inteligjencë dhe karakter se gruas, ato janë për t’i
përdorur. Këtë e imponojnë inteligjenca dhe karakteri. Dhe nëse
i është dhënë një forcë më e madhe, është edhe për t’ia
ushtruar të drejtat e saj. Forca e zotëron të drejtën, forca e
imponon.
Brezi
i sotëm nuk është në lartësinë e martesës; shoqëria
kërcënohet nga një rënie drejt konkubinatit. Në këtë
parashikim, ka rëndësi që ai burrë, i cili në vend të një
gruaje merr një dashnore, të dijë si të sillet. Marrëdhëniet e
lira nuk kanë qëllim tjetër përpos dashurisë: të nisemi nga ky
parim, pa i shtuar asgjë tjetër. Posa të vendosni edhe miqësinë,
çështjet e interesit, edukimin e bijve, ju dashnorë rrëshqisni
gati pa e vënë re tek martesa. Atëherë mos bëni pazare:
martohuni.
Pra,
mes dy dashnorësh asnjë strehë e përbashkët, asnjë bashkëjetesë
dhe numri më i vogël i mundshëm i netëve bashkë. Zelli,
bashkëbanimi, e bëjnë dashurinë të amësht; vetëm dinjiteti
bashkëshortor nënkupton jetën në bashkësi. Secili në shtëpinë
e vet, secili duke u marrë me punët e veta: dashuria, epshi, do
fitojnë prej kësaj dhe po kështu morali. Nëse mandej ju e lini
veten të tërhiqeni drejt jetës së përbashkët, mos bëni pazar,
martohuni! Jeni praktikisht bashkëshortë, përveçse nga lidhja
zyrtare: është e kotë t’i kundërvihesh zakonit dhe ta ofendosh
institucionin me njëfarë sfide. Që të dy do të gjendeni keq:
duke pushuar së qeni diçka e rrallë, duke mos qenë më paradoks,
paradoksi që është përgjithësuar, konkubinati juaj nuk do të
ishte tjetër përpos një martesë, pa garancitë e saj ligjore, çka
është një absurditet.
Një
burrë nuk duhet t’ia prezantojë kurrë dashnoren e vet miqve, t’i
çojë tek ajo, ta çojë në shoqëri. Nderet dhe aletet e nuses nuk
janë bërë për ‘të: është natyra e gjërave që i
kundërvihet. Dashuria bëhet kapardisje e vetëm dy tipave: atij
bashkëshortor dhe atij të prostituuar, dy skajet pra, antiteza.
Dashuria konkubine fshihet; sekreti është ligji dhe rregulli i saj.
Konkubina që shfaqet në shoqëri, duke mos qenë nuse, është një
prostitutë. Meqë nuk është kund nderi bashkëshortor që ta
mbulojë, ajo është e pacipë, ka zakone të shthurura, është e
pacipë. Dashnores që rri në hije dhe mezi e lë veten të duket, i
falen shikime; dashnores që kapardiset, i rezervohet vetëm përçmim
dhe, me raste, fyerje.
Burri
galant i detyrohet afekt dashnores së tij, mbrojtje, ndihmë; por
asgjë më shumë. Meqë nuk merr përsipër përgjegjësinë e
sjelljes së saj, nuk ka autoritet mbi ’të; nuk duhet të presë
nënshtrim, sakrificë prej saj: anasjelltas, nuk i detyrohet asaj
kurrfarë sakrifice; gabon nëse i komprometon qoftë dhe pjesërisht,
për ’të, projektet e tij, të ardhmen e tij, ambicien, fatin,
jetën e tij.
Skllavëria
e konkubinatit është më e rëndë se lidhja bashkëshortore, pasi
vjen nga mishi: martesa në të kundërt ka për qëllim, në flinë
e dashurisë, çlirimin nga skllavëria mishtore dhe epshore, madje
përvendosjen e lidhjeve të arsyes, nderit dhe së drejtës.
Dashuria e lirë është një tiran, ai tiran që të gjithë poetët
(mos harroni!), e kanë celebruar. Burrë, nuk do t’ia japësh
lirinë gruas përveçse në kurriz të
lirisë
sate; grua, nuk do t’i japësh leje dashnorit tënd përveçse në
dëm të nderit tënd dhe të lumturisë sate.
Mos
ia beso sekretet ose punët e tua dashnores sate: do të abuzonte me
’to. Mos i kërko shërbime: do të përfitonte për të
tiranizuar. Mos i jep kurrë një gruaje të lirë, dashnores sate,
ndonjë vend ku me të kapë; mos u angazho, mos premto asgjë, mos i
jep garanci. Mbaje në distancë, larg; vepro me ’të, në çdo
çast, thua se një ditë do të ndaheni.
Një
bashkëshort me namuz mund ta shkojë në thikë gruan e pabesë. Por
nuk jam i bindur se i lejohet t’i japë një çokë dashnores
tradhtare. Ajo është e lirë; ti e ke dashur të lirë; liria është
karakteri i konkubinatit. Nën këtë raport, dashnorja e lirë ndan
shortin e kurtizanes, që është gruaja e lirë në
spikamë:
ajo nuk e gëzon të drejtën të shkohet në thikë.
Xhelozia
është shoqja e dashurisë së lirë: në mes çiftit, ajo është e
panjohur. Këtu, mosbesnikëria të fyen, të bën fatkeq, shkakton
dhimbje, por kaq është e gjitha. Te çifti ajo krijon një xhelozi
djegëse, furinë e rivalitetit, dhe bren, të bën të xhindosur, të
shtyn në vrasje. Te konkubinati dashuria për veten, vaniteti,
krenaria, goditen nga mosbesnikëria; te martesa, goditet e drejta.
Mosbesnikëria e dashnorit është gati një rezervë e nënkuptuar e
kontratës së dashurisë së lirë dhe dashnori nuk ka të drejtë
të marrë hak; vrasja e nuses së pabesë, në të kundërt, është
një akt drejtësie bashkëshortore.
Dashuria
bashkëshortore është ekskluzive, unike, e shenjtë; prandaj ta
dhunosh është një krim, i dënueshëm me vdekje. Dashuria e lirë
nuk është absolutisht e papajtueshme me shumësinë, kështu siç e
ka parë Furie, e siç e kanë kuptuar mirëfilli Orientalët
poligamë; prandaj premtimi i besnikërisë mes dy dashnorëve në
vetvete është i pavlefshëm: është bileta për La
Châtre21.
Prandaj e vetmja hakmarrje që i lejohet konkubinatit të tradhtuar
është ndarja dhe përçmimi.
Përkushtimi
është epran ndaj dashurisë; ligji bashkëshortor është më shumë
juridik se erotik.
Siç
duhet të na çlirojë nga skllavëria, nga proletariati, nga
poligamia, nga prostitucioni, kështu qytetërimi duhet të na
çlirojë edhe nga ngatërrimi i gjinive, duke i dhënë burrit një
edukim gjithmonë e më mashkullor dhe gruas gjithmonë e më
femëror.
Konkubinati,
në një demokraci, nuk mund të përnjihet si formë legale e
bashkimit mes burrit dhe gruas. I përket në fakt, thelbësisht,
dokeve aristokratike. Gjithsesi, lidhjet intime pa mashtrim dhe që
janë zhvilluar në mirëbesim krijojnë disa të drejta në favor të
gruas dhe të bijve dhe i lënë vend një veprimi kundër
mashkullit. Ndihma, mirënjohje, dhe kështu me radhë.
Dashuria:
është e shuar; është më i madh afshi: i shqisave, i gjakut.
Mbi
dashurinë në martesë.
Të gjithë e urojnë këtë gjë, të gjithë thonë se është një
gjë e dëshirueshme, por asnjë moralist, asnjë poet s’e ka
kuptuar se dashuria është e sigurt, por vetëm mes njerëzish të
ndershëm dhe të arsyeshëm. Dhe përkundrazi bëhen gjykatëse
vajzuket dhe të rinjtë njëzetvjeçarë! Si nëpër komedi: këtu
janë kapriçioja (është zakon të thuhet: më është shkrepur për
atë burrin), instinkti, turma, me mbretnue! Mirëpo, parimet e
bashkimeve të lumtura janë të mëposhtmet:
1)
Një edukim i mirë dhe një inteligjencë e mjaftueshme bëjnë që
mes subjekteve të zhduken zakonet e këqija, tiket e papëlqyeshme,
teprimet e temperamentit, të përpjetat pasionale, e kështu me
radhë, dhe krijojnë një gjendje të ndërmjetme që, medoemos,
është e epshme të përshtatet me gjithçka. Kështu zvogëlohen
mospërputhjet dhe antipatitë e karakterit që, tek subjektet,
përvijojnë temperamente fare pak të latuara.
Burri
racional dhe i lirë, i dijenishëm nga përvoja universale, duhet ta
mundë epshin e pashuar dhe mospërmbajtjen që ka brenda vetes, të
kontrollojë zemrën e vet, të mos i zërë besë imagjinatës së
tij, të ruhet nga prirjet e vetvetishme, të mbajtura si zbulesa
hyjnore ose parandjenja misterioze, dhe që përkundrazi shumë
shpesh janë vetëm shtazëri. Duhet të mbajë për të sigurt se
mes burrit të ndershëm dhe gruas së ndershme dashuria është e
sigurt dhe e cilësisë më të mirë. Çifti duhet të zgjidhet duke
e parë njëri-tjetrin, si me thanë, vetëm me sytë e shpirtit;
burri duhet të mëtojë se gruaja është e denjë për ‘të dhe
bëhet e çmuar nëse bashkon këto cilësi: nëse është e
shëndetshme, me mend në krye, punëtore, e dëlirë, e hijshme, e
zonja në punët e shtëpisë, nëse e do rezervimin dhe erzin.
Nga
ana e saj, gruaja duhet ta quajë burrin e saj të denjë për gjithë
dashurinë e saj, nëse është i shëndetshëm dhe i fortë,
mendjembledhur, punëtor, i urtë në gjykim, pa vese të tepruara
(epsh, pije, mëri), arsimdashës, i sertë, padron i opinioneve dhe
zakoneve të tij, aspak përtac... Bashkëshortë kësoje do mund të
duhen pa qenë pamë asnjëherë, do jenë të përkushtuar shoqi
ndaj shoqes, dhe dashuria e tyre do duket e paqtë dhe e freskët si
një mbrëmje qershori.
Gruaja
e hijshme dhe shtëpiake nuk është ajo që prek arkën e plehrave
me majën e gishtave; që, për të pastruar, vesh një fustan
miklues ose që, duke marrë zvarrë pantoflat me justifikimin e
pastrimit, mbetet e mbuluara me rrecka dhe me zhele plot zdralë.
Është në të kundërt ajo që, e ngjeshur në rrobat e saj, me
fund të shkurtë, të ngjeshur, e veshur sa më thjeshtë, madje pa
stërhollime, por në mënyrë të hijshme, me këpucë të
qëndrueshme, me përparësen para kokës së mbuluar nga një kufje
e mbyllur, nuk ka frikë të zhysë duart dhe krahët në pisllëk, e
fshin tej pisllëkun, përdor fshesën dhe gatuan pa probleme.
Është
absolutisht e nevojshme që burri t’i imponojë respekt të shoqes,
duke përdorur të gjithë mjetet që i janë dhënë: forcën,
largpamësinë, punën, zellin. Në asnjë nga këto fusha gruaja nuk
do dinte ta mbërrinte. Veç kësaj, është e nevojshme që ai të
ketë dhe të japë provë guximi, vullneti, drejtësie, mëshire; që
të jetë i mirë, i devotshëm kundrejt miqve dhe gjësë publike.
Mbi këto dy pika të fundit, gruaja është prej natyre kaq larg nga
barazia me burrin, sa në vend që të lëvdojë virtytin e tij është
në gjendje ta bëjë me faj. Virtyti femëror ka si masë
intimitetin, jo dimensionin e jashtëm. Atë çka një burrë do
bënte për miqtë dhe për republikën, ajo do e pretendonte për
vete dhe për bijtë e saj: këtij justifikimi të bukur që fsheh
egoizmin, burri nuk duhet të marrë kurrë mundimin për t’iu
përgjigjur. Do bëhen përpjekje për ta bindur se nuk ka të drejtë
t’u sakrifikojë të tjerëve, të huajve, as bijtë, as gruan, as
mirëqenien e vet, as veten. Dhe këtu duhet kuptuar mirë ajo që ka
thënë Krishti: se dora e majtë nuk duhet ta di të mirën që ka
kryer dora e djathtë. Dora e majtë, kjo është gruaja! Një burrë
i vërtetë nuk do t’i kërkojë leje para se të bëjë mirë: por
as, më mbrapa, nuk do shkojë që t’ia thotë. Gjuha e gruas është
shpifësja e virtytit viril, posa ky virtyt e kalon pragun e
shtëpisë.
Vlen
më shumë një grua sakate në shtëpi, se një lozonjare e shkathët
që vërdalliset.
Mes
epsheve, kam stimë vetëm për atë që është në gjendje të
arsyetojë dhe të më lerë të lirë; atë që, për të rënë në
sy, kërkon thjesht afeksion, folatroçësi, vetëdije dhe shije të
mirë: përjashta kësaj, ka teprim, degjenerim, përdalje.
Inteligjenca, shija e mirë, pacenueshmëria, liria: ja katër
kushtet thelbësore të lumturisë, ja si mund ta shijosh një grua
të ndershme, modeste dhe punëtore.
Për
të qenë i lumtur me një grua, duhet: 1) me e respektue; 2) me e
dashtë, jo me pasion, por me shpirtbutësi; 3) me qenë superior
ndaj saj, për aq sa është e mundur, për nga kondita,
gjenialiteti, puna, guximi, forca, përkushtimi; me një fjalë,
duhet që ajo të marrë vesh se ju mund të bëni më shumë se ajo
dhe se ajo ju ka borxh nga çdo anë. Këtu, pasioni dashuror nuk ka
rëndësi; ëmbëlsia dhe sakrifica janë gjithçka.
Një
romancier, nuk më kujtohet cili, ka botuar një libër të
titulluar: Gruaja
tridhjetë e tre vjeçare22,
dhe një tjetër me titull: Gruaja
dyzetvjeçare.
Do kishte mundur me shkrue një vepër të dobishme, sikur vetëm të
mos i kishte marrë shumë seriozisht pasionet dhe ekstravagancat që
e kapin gruan kur iu afrohet të dyzetave. Edhe në martesat e
zakonshme, gjërat shkojnë mirë për dhjetë a dymbëdhjetë vjetët
e para, nganjëherë për pesëmbëdhjetë apo njëzet vjetët e
para.
Mandej,
papritur e pa kujtuar, kur fëmijët bëhen të mëdhenj, gruaja
kapet nga një gjendje e veçantë melankolie, tipike për gjininë e
saj dhe që përbën krizën më të madhe të jetës së saj morale.
Duke reflektuar mbi ekzistencën e saj, mbi konditën femërore në
familje dhe në shoqëri, arrin ta konsiderojë veten një krijesë e
flijuar, me fat të dorës së dytë, që nuk vlen dhe nuk jeton as
vetë, as për vete. Krenaria e saj rebelohet; ajo thartohet dhe bie
në mizantropi, në hipokondri; ka çaste braktisjeje, merakosje pa
shkak, lot pa shkak. Aspiron barazinë, përqesh të zotin. Nëse i
shoqi del, ia lejon vetes këtë edhe ajo, e kështu me radhë: kjo
duhet shtypur, nuk duhet duruar asnjë rebelim.
Cila
është domethënia e gruas në tokë? Të supozojmë se shorti i saj
ka qenë më zemërgjerë, aq sa me u shtie zili gjithë të tjerave;
që, e lindur pa pasuri, është zgjedhur dhe dashuruar nga një
burrë i ndershëm, besnik, bujar, pikërisht siç e dëshironte ajo
dhe që mandej është martuar me ‘të. Le të marrim me mend se ka
gëzuar të gjitha të mirat e dashurisë, të gjitha epshet e fatit,
të gjitha vëmendjet sociale, të gjithë homazhet familjare, të
gjitha kënaqësitë e amësisë; e pra, kur ka mbrri’ ora, e
zbulon veten të palumtur. Në përfundim, ajo i thotë vetes, nuk
kam lindur për vete, por për një tjetër; unë nuk jam qendra, por
një rreze; jeta ime nuk është një jetë, është një shtojcë.
Më kanë dashuruar, jam rritur e lumtur; iluzion!, jo për mua, por
për atë që më ka marrë! Jam një xhevahir, një e mirë e
lëvizshme; më kanë admiruar, rrethuar me vëmendje, me kanë
trajtuar me çdo respekt, më kanë adhuruar; kam pasur suksese: por
gjithçka i takonte atij, si një pronari. Vallë a nuk mbaj mbiemrin
e tij, unë?
Një
bashkëshorte nuk ka mbiemër, në mos atë që kishte në vajzëri.
Nuk është një qenie që shquhet nga mbiemri: është e shoqja e
Pjetrit apo e Palit, asgjë më shumë. Unë, e pafajshme, e verbër,
iu dhashë atij, ai më deshi e më mori. Për çfarë u desh mosha
ime më e bukur, më e ndritshme? Për ta bërë të lumtur, për ta
bërë që ta kenë zili kudo, për t’i dhënë fëmijë. Gruaja
është një makinë riprodhimi. Ai komandon dhe unë bindem; ai ecën
dhe unë duhet t’i shkoj mbrapa. Dhe tani, gjithçka mbaroi; ditët
e mia më të mira, dhe unë çfarë jam? E vraguar, e përdorur, e
eklipsuar, e veçuar, gjyshe pas pak, objekt ironie dhe mëshire.
Kurse ai, a nuk duket se po rritet në autoritet, fuqi, stimë? A nuk
po bëhet më sqimatar, më i fortë, më i vlerësuar, më padron i
vetes, dhe i të vetëve dhe i të tjerëve, sa më shumë që fytyra
e tij mbulohet nga rrudhat, i përkulet këmba, i kërruset trupi dhe
koka e tij thinjet? Lavdia e burrit rritet deri në vdekje; ajo e
gruas bie qysh nga dita e martesës. E pra, unë bëj pjesë, pa
asnjë dyshim, te grupi i grave të lumtura! Pale të tjerat pastaj!
Ç’shakà!... Do jepja tërë jetën time për një ditë lirie,
pavarësie, jete prej njeriu të vërtetë: ne, në fakt, nuk jemi
njerëz të vërtetë. Personaliteti i gruas nuk riprodhohet jashtë
familjeve, ai mbetet objekt pronësie të pandashme.
Kjo
sëmundje mendore godet sidomos gratë e klasave të rehatuara, ato
që kanë kohë të lirë dhe arsim: ato fatlumet, ato që lakmohen
nga të gjithë; teksa është shumë më e rrallë - mezi i gjendet
ndonjë gjurmë aty-këtu - në shtresat popullore, tek fshatarja dhe
tek gruaja e punëtorit, atje ku veprimtaritë e përditshme, nevojat
urgjente, nuk i lënë vend meditimeve. Jeta e burrit është një
luftë, sidomos për burrin e popullit; gruaja është etèra*
e tij, shoqja, ajo që i bien ushqim ushtarit. Pale, ku bëhet fjalë
mes atyre të dyve, me debatue mbi mbizotërimin dhe mbi autoritetin!
Duhet të luftojnë; rolet shpërndahen sipas qëndrimeve të
subjekteve; asnjeri s’e ka kohën për të pyetur veten nëse
qëllimin e tij e gjen brenda vetes a gjetiu, nëse është bosht apo
tel, diell apo planèt.
Dëmet
e kësaj sëmundjeje janë nganjëherë shpresëhumbës: disa bëhen
kryengritëse të vërteta; disa të tjera, duke mos ditur si me e
përdorë lirinë e tyre, hidhen te tradhtia bashkëshortore; të
tjera mandej, n'urrejtje të seksit, hidhen në dashuri heterogjene.
Pa një motiv të vlefshëm, shumë raporte familjare, përsosmërisht
të bashkuara për dymbëdhjetë a pesëmbëdhjetë vjet, janë bërë
një ferr.
Gruaja
që i afrohet të dyzetave, dhe që sulmohet prej këtij Azmodeu23,
pendohet pse është martuar; harron burrë, fëmijë, kurorë e
shtëpi; gjithçka e neverit, i bëhet e papërfillshme ose e
padurueshme; ajo do veten, kërkon, dhe nuk gjen.
Bëhet
fjalë me e kapërcye këtë çast krize; varet nga ti, bashkëshort,
me ia dalë në krye shëndosh e mirë këtij shtrëngimi dhe me e
shëndue të sëmurën tënde. Sapo, prej disa shenjave të
padurimit, prej disa akteve të vogla të pavarësisë, prej
ashpërsisë së ndonjë vëzhgimi, do kesh përnjohur simptomën
fillestare të së keqes, ka me tu dashtë me adaptue një sjellje të
rreptë dhe të peshuar mirë. Asnjë këshillë, asnjë
paralajmërim, asnjë fjalë ankese; kjo sëmundje nuk duhet trajtuar
me arsye, e logjikë; gjithçka që do të thoje do shërbente vetëm
për ta përkeqësuar të keqen. Është e qartë se nuk duhet ta
kundërshtosh gjysmën tënde në gjithçka që e ç’aftëson:
është kështu, dhe është mirë. Në vend që të përpiqesh ta
ëmbëlsosh situatën, duhet përkundrazi ta bësh jo më pak të
ashpër, por më të pathyeshme, më të paepur. Duhet të jesh,
atëherë, gati për një përshfaqje të fatit. Aq më keq akoma do
të ishte me e ngushëllue nga dertet e saj, me i dhanë zhdëmtime,
me fshehë prerogativat e saj: do të kishte me të konsiderue dhe me
të drejtë, hipokrit, të dobët; do kishe me e neveritë. Lëre ta
shfryjë pikëllimin, pa asnjë fjalë, pa asnjë vëzhgim: sidomos
atëherë, asnjë shenjë butësie. Në atë çast, ajo nuk është
më një grua; dashuria jote do të ishte kundër natyre; kastiteti
më i plotë të bëhet rregull. Përndryshe do humbisje, madje dhe
ajo me ty. Mbi atë zemër të pandjeshme duhet të veprosh me mjete
të tjera, për t’ia kthyer energjinë dhe moralitetin.
Në
radhë të parë, duhet të mbikëqyrësh veten, duke abstenuar në
mënyrë të skrupullt nga kuvlia bashkëshortore dhe duke ruajtur
besnikërinë më rigoroze. Asnjë fjalë, asnjë gjest galant, as
djathtas, as majtas. Me t’u goditur nga kjo sëmundje gruaja jote,
duhet të sillesh si të ishte shtatzanë apo eremit. Vlera jote,
autoriteti yt, do të shtohen shumë më tepër: dhe ajo nuk do ta
kalojë pa e vënë re.
Me
të hequr mënjanë dashurinë dhe butësinë, duhet të dyfishosh
veprimtarinë e punës, në krye tek të gjitha gjërat që bëjnë
pjesë te puna jote, mandej, dhe më shumë se në të shkuarën, në
atë të shtëpisë. Gruaja jote vuan; mendja jote është e
tronditur, zemra jote është e dobësuar; pa lënë me të shpëtue
qortimi minimal ndaj saj, bëj si atëherë kur ajo është e sëmurë;
shfaqu i zënë me punët e shtëpisë, duke treguar se, në mungesë
të saj, mund t’ia dalësh fare lehtë.
Bisedat
tuaja le të bien vetëm mbi të ardhmen: edukimi i bijve, paja e
vajzave, shpenzimet që e gjithë kjo sjell, sforcimet që duhet të
bësh, masat për t’u marrë, luftërat me u përballue. Pak e pak,
gruaja jote do të përnjohë se ti vlen më shumë e më mirë se
ajo; do të reflektojë mbi faktin se edhe ti je i nënshtruar dhe
ekzistenca jote është e nënshtruar; por edhe që, teksa zemra jote
mbushet dhe fryhet me tymtajë, ti përparon mendjembledhur, pa u
ankuar, pa pritur shpërblime, mbi rrugën e sakrificës dhe të
detyrës. Herët a vonë, këtë do të mendojë ajo dhe do të kapet
nga brejtjet e ndërgjegjes.
Mandej,
natyra femërore do të marrë prapë frerët: pasi ka gjëmuar dhe
fsharë, ka me vu re se i ngelen akoma miket e rinisë; ka me dashtë
me e rrokë këtë kthim dashurie, me u ndie ende e re, me u pëlqye
prapë; atëherë ka shpëtuar, dhe ti ke me qenë edhe më padron i
saj se më parë.
Mbi
raportet mes burrit dhe gruas mendoj si mbi të drejtën e pronësisë.
Përmes drejtësisë vetjake, burri mund të motivojë dhe
legjitimojë zotërimin e tij tokësor, që në fund nuk është
tjetër pos një uzurpim. Dhe, meqë përjashta pronës, shoqëria
njerëzore është e papërsosur dhe liria është e paplotë, kam
nxjerrë përfundimin për pasojë se nevojitet drejtësia. Në të
njëjtën mënyrë pohoj se, jashtë martesës dhe nënshtrimit të
seksit femëror ndaj atij mashkullor, bashkimi mes burrit e gruas
është i pamundur; dhe meqë mbizotërimi i burrit mund të
legjitimohet veçse me anë të drejtësisë, është e nevojshme që
burri të jetë i drejtë. Kjo drejtësi kundrejt gruas do t’i jetë
më e përshtatshme me dashurinë.
Jini
të drejtë, burra, madje zotërojeni në superioritet dhe sovranitet
të plotë tokën; drejtësia ju bën të gjithëve sovranë; e tërë
natyra është mbretëria juaj. Jini të drejtë, burra, mandej
zotërojini në epërsi të plotë femrat tuaja; drejtësia, që ju
takon, e kalon dashurinë që iu takon atyre; dhe pa drejtësi nuk do
të mund të donit në mënyrë dinjitoze, as t’ju duan. Çdo
doktrinë e kundërt është prostitucion, është mohim i së
drejtës: duhet ndaluar dhe ndëshkuar. Por mos u frikësoni për
qarjet e vazhdueshme të grave tuaja: është në natyrën e tyre të
priren pa fund drejt dominimit, madje do thosha edhe se është e
drejta e tyre të vënë në provë pa fund autoritetin tonë dhe
drejtësinë tonë, për të konstatuar se jemi të denjë për
dashurinë e tyre. Mos bini në gabim: pavarësisht se të përcipta,
ajo çka gratë duan tek ne është drejtësia, forca dhe puna. Sa i
takon mençurisë, do të kenë gjithmonë pretendimin se kanë po aq
sa ne.
Nuk
e di cila grua skandalizohej duke parë se, ne të tjerët, burrat,
mëtojmë se një bashkëshorte di sa duhet, kur na arnon këmishat
dhe na përgatit beefsteaks.
Unë jam mes këtyre.
E
mohoj kategorikisht se gratë janë gjeniale. E mohoj se lloji
njerëzor në gjashtë mijë vjet i ka qoftë edhe një ide të vetme
borxh gjinisë femërore: me përjashtim të Cereres, Palladës,
Prosepinës, Izidës, perëndeshave dhe zanave; por...
Kam
vënë re se ndër dymbëdhjetë letrare, artiste lirike, teatrore,
këngëtare, shkencëtare ose filozofe, të ditura, të paktën
dhjetë ishin shushka. Çfarë kanë për të thënë mbi këtë gjë,
zonjat L. dhe d’H.? Në këmbim, kam njohur një numër të mirë
grash të paharrueshme për nga guximi, thjeshtësia dhe karakteri,
që për pesëdhjetë vjet, pa u lodhur, pa u qarë, ia kanë
rregulluar shtratin burrit, i kanë larë çorapet, i kanë
përgatitur çajëra dhe kështu me radhë. Ishin të gjitha të
ndershme, të virtytshme, të afta, modeste, e kështu me radhë.
Pyes veten çfarë mund të fitojmë prej kësaj, në këmbim? Pa
dyshim, ato do të thonë se gratë kanë të drejtë sa dhe burrat
për t’u zbavitur: nuk jam dakord.
Por
edhe sikur t'ishte kështu, një fakt është i sigurt: ne burrat nuk
duam gra që zbaviten; dhe meqë nuk jemi të detyruar t’i marrim,
nëse këto zonja, pasi janë zbavitur deri në dyzet vjeçe,
pesëdhjetë vjeçe vdesin nga mjerimi dhe shkujdesja, pyes veten: i
kujt është gabimi? A nuk jemi pra padronë, ne? Ja merr, ja len.
Pornokracia
moderne.
Është folur për feudalizmin e ri, ose feudalizmin industrial. Ai
ka një pendant*
të trishtë: pornokracinë. Duke abstraguar qeverinë, që, në çdo
shoqëri, është pothuajse vetëm instrument i partive, i pasioneve,
i veseve ose interesave, nganjëherë i lirive, i virtyteve sociale
(dhe, nganjëherë, i të gjitha këtyre njëkohësisht), mund të
konsiderohet pornokracia si fuqia e dytë e ditëve tona, pas asaj të
parasë. Fuqi okulte, e kallëzuar prej shumë kohësh; gjithçka
ndodh nëpërmes grave. Prej tridhjetë vitesh, kjo prirje theksohet
në mënyrë progresive nga teoritë, nga librat, dhe nga një parti,
që nuk është tjetër përpos la
bohème.
Pornokracia
ose maltuzianizmi ecin dorazi: tërhiqen, çiftohen, bashkohen,
martohen, njëra si shkak, tjetri si efekt. E para do që të mos
bëhen më fëmijë, tjetra mëson mos me pasë më. Poliandrinë për
gratë; poligaminë për burrat; promiskuitetin për të gjithë: ja
sekreti i Maltusit. Jeta është një banket, thotë Maltusi; bravo!,
i përgjigjet pornokrati; duam kënaqësinë, shijimin, lumturinë!
Punoni pak, konsumoni shumë dhe bëni dashuri.
Nuk
ka rrugëdalje në mos me lirinë dhe me të drejtën; me lirinë dhe
me të drejtën, jo me feminizimin. Prodhuesi, duke disponuar të
gjitha garancitë që më kot ja kërkon centralizimit, duhet të
detyrohet të bazohet vetëm tek vetja. Kombi francez i ruan cilësitë
e veta dhe iu shton ato të popujve të tjerë.
Çdo
prostitucion e ka themelin e vet te sensualizmi dhe tek idealizmi,
madje mund të përkufizohet si vartësî e vullnetit ndaj shqisës
ose idealit, ose prostituim i shpirtit, i ndërgjegjes dhe i lirisë
ndaj një qëllimi më të ulët, shijimin ose kënaqësinë
epsharake. Çdo doktrinë e cila, në vend që të kënaqë
imagjinatën dhe shqisat, në vend që t’ia nënshtrojë drejtësisë
pasionin, priret përkundrazi t’u shkojë mbas qejfit dhe t’i
kënaqë ato, priret kah kurvërimi, kah pornokracia.
Filozofia
e dashurisë e Rusoit dhe natyralizmi i Bernardin
de Saint-Pierre24
bëjnë pjesë tek këto doktrina. Këta dy shkrimtarë, në pjesën
më të mirë të veprave të tyre, janë moralistë të shkëlqyer;
nuk është absolutisht e mundshme me vu’ nën akuzë qëllimet e
tyre të mira; por mund të vihet re tek ata, për koncesionet që të
dy i bëjnë dashurisë dhe epshit, një prirje ekuivoke që, veç
tjerash, është e pranishme edhe tek jeta e tyre...
Në
të njëjtën kategori duhen numëruar të gjithë idhujtarët e
lashtë e modernë, religjiozë ose thjesht artistë e diletantë.
Fermenti i vërtetë i pornokracisë arrihet kur i jepet parimit
estetik eprania mbi parimin juridik dhe moral. Kjo është rruga
nëpërmjet së cilës shumë njerëz mbërrijnë tek prostituimi i
ndërgjegjes, tek braktisja e të drejtës dhe filozofia e
Epikurit25;
në fillim e lënë veten të mbërthehen nga mirakandja artistike,
nga adhurimi i së bukurës, fill mandej nga epikurizmi dhe nga
sensualizmi.
Përveç
ndonjë përjashtimi të lavdërueshëm, artistët dhe literatët
janë fare pak të virtytshëm, pak të prirë kah e drejta, me
ekzemplaritet fare të mangët në zakonet e tyre. Lind që këtu,
mes të tjerash, jeta bohème. Në këtë mënyrë, veç të tjerash,
nuk janë sjellë artistë si Albert Dyreri, Rembrandti, e kështu me
radhë. Faji i duhet hedhur reformuesve pasionantë, sensualistë:
Helveciusit, Sen-Lamberit26,
e të tjerë, kurse, në ditën e sodit, sensimonistëve,
enfantinianëve, falansterianëve
dhe
komunistëve.
Similiter*,
me adhurue një Zot perfekt, një Krisht heroik, të ëmbël,
shpirtbutë, të mëshirshëm, nuk përkon me moralin; me ba
procesione, me ndërtue kisha, me shkri këmbana, statuja, kupa, nuk
don me thanë me qenë religjiozë; një kushtetim i kodeve, një
procedurë, nuk përkojnë me drejtësinë. Idealizmi i krishterë
është i pafuqishëm. Mistere, alegori, mite: arsyeja nuk është
këso gjërash. Nuk kishte asgjë më të bukur se Homeri, Fidia27,
e kështu me radhë: por e gjithë kjo nuk e ka shpëtuar Greqinë;
romakët me jus-in*
e tyre, ishin më të fortë se grekët.
Po,
njëqind mijë herë po: para së Drejtës asgjë nuk reziston;
gjithçka është imorale, e përçmueshme; prona është një
vjedhje; përbashkësia e të mirave, shthurje; konkurrenca, cubëri;
tregu, spekulim; autoriteti, shtypje; e drejta e votës për të
gjithë, anarki; religjioni, dekadencë; Zoti, Djall; dashuria, epsh;
ideali, mëkat; absoluti, hiç; puna, skllavëri. E gjithë kjo a
pengon vallë që këto elemente të ndryshme të jenë pjesë e
nevojshme e kushtetimit shoqëror? Nuk ka të tjerë: janë këto
forcat e botës së shpirtit, e rendit ekonomik. Çfarë, atëherë,
i shenjtëron dhe blaton, këto forca? Drejtësia, që i vendos në
ekuilibër, e kështu me radhë.
Dashuria
për veten, parim i drejtësisë: sa më i bukur ndihem, aq më shumë
e respektoj veten? Sa më shumë dua, aq më shumë druhem se nuk i
pëlqej kujt; por sa më shumë e respektoj veten, aq më i drejtë
jam.
Shesin
mend se rimarrin një klishé të vjetër sa bota, pra faktin se
dashuria është zoti i njerëzve dhe i hyjnive, dhe triumfon mbi
heroin sikundër mbi skllavin, mbi të diturin sikurse mbi injorantin
dhe se fuqia e saj është e parezistueshme, fatale. Ç’budallësi!
Ekzistojnë fatalitete krejt të tjera pos dashurisë: çfarë tregon
ky fakt? Është fatale që ju hani dhe pini: por a është motiv i
mirë, ky, për të vjedhur drekën nga fusha e fqinjit tuaj, nga
tigani i tij, nga kantina e tij? Sigurisht, dashuria është e
domosdoshme: por mos vidh të mirën e tjetrit; nënshtrojuni
kushteve të dashurisë normale, ose martesës dhe detyrimeve të
saj. Në rendin natyror, konkubinati është dobësi, faj i falshëm.
I takon legjislatorit me e vendosë në ndalim, sikurse i takon me e
ba legale pronën mbi tokën... Është e sigurt se në këtë
drejtim ecën qytetërimi.
Nga
konfuzioni i ideve dhe nga anarkia e gjykimit mbërrihet - në fushën
morale - tek shthurja dhe tek prostituimi. Në të njëjtën mënyrë,
nga prostituimi që sjell korruptimin e zakoneve mbërrihet tek kaosi
intelektual: dy gjërat janë të lidhura, janë në mënyrë të
ndërsjellë shkak dhe pasojë. Burri ka zakone të degjeneruara dhe
nuk ka parime, as morale, as religjioze, as filozofike; ai e vë
zemrën në paqe sipas asaj çka i dikton ndërgjegjja e tij.
Kthjelltësia e mendjes dhe errësimi i ndërgjegjes janë të
papajtueshme mes tyre.
Rrëmuja
prodhon rrëmujë; rendi, në të kundërt, thërret rend. Mes të
dyjave, ka një luftë të pamëshirshme: τάξις
άταξία διώκει
[«rendi e zbon rrëmujën»]. Kthejini qartësinë mendjeve, dhe ato
do kthehen mbi rrugën e drejtë; kthejini qartësi ndërgjegjeve,
detyrojini zemrat t’i besojnë drejtësisë dhe ato shumë shpejt
do të peshkojnë do teorina, një doktrinë, një filozofi, një
shkencë universale. Për këtë arsye, gruaja qëndrimet, zakonet,
mendja dhe sifatet e së cilës janë të ndryshme dhe të kundërta
me gjininë e saj, nuk vonon të humbë, së bashku me virtytet
femërore, gjykimin moral dhe gjykimin e shëndoshë.
Ribëhet pra kafshë.
Populli
francez është një popull-grua. Zotëron cilësi të shkëlqyera,
eprane: është i dashur në shoqëri, i gjallë në mënyrën si
mendon, i flaktë në intuitat e tij, simpatik për të gjithë, i
shtruar, aspak kurrnac, i ndjeshëm ndaj së bukurës, i gatshëm për
heroizëm. Prodhon një aradhë mendjesh të epërme, shkrimtarë,
mendimtarë, artistë, shpikës, shkencëtarë. Është një popull
që do të shkojë gjithmonë duke përparuar, derisa ta shohë botën
duke përparuar, pa dashur kurrë të mbesë mbrapa dhe duke synuar
me ia dalë më mirë se popujt e tjerë në çdo fushë; mjerë ajo
qeveri që do dyshohet se e pengon të bëjë mirë dhe të dallohet.
Me
të thënë këtë, s’ka dyshim që francezi, gjithmonë i gatshëm
për të krijuar dhe për t’u trazuar, për t’u ngritur e për
t’u emancipuar, sikurse gratë, nuk e zotëron ndjenjën fisnike të
lirisë, të lirisë civile dhe politike. Nuk e kupton fare, dhe ia
ndjen shumë pak, si gratë. Dhe, po si gratë, bie fare lehtë
viktimë e atyre që e joshin. Mjafton me e entuziazmue pak dhe ja e
lëshon veten, ja shpërfundet në prostituimin e tij, si gratë. Si
gratë ai është mendjemadh, dhe besim-madh me sharlatanët. Meqë,
me ligj, qeveria duhet të jetë shprehje e shoqërisë, në Francë
ndodh që qeveria u takon mediokërve, mendjeve që nuk kanë asgjë
virile, njerëzve me mjekër false.
Revolucioni
i ’89-s ka treguar meshkuj të vërtetë; demokracia nuk i ka
dashur, i ka ndotur, i mohoi, i mbuloi me shpifje: Mirabonë,
Dantonin. Ka adhuruar amà Robespierin28...
Franca nuk i ka çmuar kurrë me të vërtetë Rishëlienë,
Kolberin, Tyrgotin: ndaj këtyre gati gjithmonë ka preferuar
Fushenë,
Luvuasin, Nekerin29.
Kjo mund të vihet re sidomos në rrethet politike dhe në prapavijat
e partisë. Gazeta me numrin më të madh të abonentëve do të jetë
gjithmonë ajo me një nivel më të ulët se mediokriteti.
Revolucioni
francez nuk është një fakt i tërë kombit; ky i ka rezistuar
Tyrgosë,
e ka mohuar Mirabonë30;
nuk e di çfarë është sistemi kushtetues; parimisht burrave s’iu
zë besë, por është gjithmonë shpirtbutë karshi burrave të
pajisur me ndjenja. Kombi, sot është e provuar, ka qenë nën
nivelin e revolucionit të vet. Bonaparti, përhapësi i Kushtetutës
së vitit VIII31,
ka mundur të pohojë se populli francez nuk ishte i pjekur për
revolucionin; nuk ishte akoma në 1814n,
as në 1830n,
as në 1848n;
nuk duket më i pjekur në 1860n:
nuk do piqet kurrë.
Jo
mbi bazën apo për efekt të pjekurisë së Francës ajo do të
bëhet e lirë; por kur të bëhet e lirë tërë Evropa dhe pasi të
aplikohen mandej reformat ekonomike, do të jetë e pamundur që dhe
Franca të mos jetë e tillë. Dhe e lirë ajo do të ngelet, sepse
nuk do të ketë më asgjë që mund ta pengojë të jetë; sikur të
bazohej te vetja, te forca e saj e gjykimit, tek energjia e
karakterit të saj, te krenaria e shpirtit të saj, jo mbi kuptimin e
së drejtës, mbi besimin e saj te legaliteti, Franca nuk do të
bëhej kurrë e lirë. Është e paaftë për këtë, ia ndalon
demokracia e saj.
Kulti
i dashurisë dhe i epshit është kanceri i kombit francez.
Partia
republikane i ka shkuar pas avazit kësaj prirjeje të urryeshme.
Gazeta pesëcentëshe, në ditët e festës. Populli i dëndur me
romane: qejf e epsh si informacion i përgjithshëm!... Një komb i
mbaruar, që nuk ka më mision, nuk ka më rol; që e përuron
Babiloninë e re me fanfarën e 130 regjimenteve të tij; që
praktikon një politikë force për çdo përdorim dhe jo me forcën
e volitshme, të zellshme, të virtytshme, por atë teatroren, atë
brutalen, ushtaraken, shterpën.
Raporti
i Delanglë32
mbi statistikën e krimeve në Francë nga 1851shi
deri më 1860ën
dhe artikulli i fashikullit të dhjetë të «Revue
britannique-belge»,
shërbejnë për të treguar - ndryshe nga konkluzionet e
pularuajtësit - që moraliteti publik në Francë ka pësuar një
rënie të frikshme në dhjetë vitet e fundit.
Rënie
e krimeve kundër rendit, e fenomene të banditizmit, e vrasjes, të
gjithçkaje që presupozon njëfarë energjie; por rritje e krimeve
të fëlliqura, të turpshme dhe të poshtra: krime kundër moralit,
të kryera kryesisht mbi fëmijët e të dyja gjinive; vrasje të
miturish; marrëdhënie seksuale të përgjithshme, kurorëshkelje (e
pa përndjekur): jetë bohèmë; krime kundër nderit, mosrespektim i
fjalës së dhënë, mashtrime të rafinuara, të paparashikuara me
ligj, përvetësime abuzive, spekulime, baste, zarfe, fajet e
falshme, tradhti, mosmirënjohje, mitmarrje, falimentim me qëllim
mashtrimin; mosparaqitje në punë, e kështu me radhë. Ka dekadencë
te vetë krimi! Është një komb që të kujton Italinë e shekullit
XVI.
Mbi
pornokracinë dhe mbi feminizimin në kohërat moderne. Ky infeksion
shpërhapet gjithandej, në Belgjikë dhe në Gjermani sikurse në
Francë. Kombësitë limohen, fshihen, ndërsa perfeksionohen.
Franca
është e ngopur me lavdi ushtarake dhe me rrigixhingla nga Luigji
XIV33.
Njëzet vjet pas vdekjes së mbretit të madh, tashmë e kishte
humbur kujtimin e disfatave dhe mjerimeve të veta. Mandej, me
Volterin, Monteskiënë, Dideronë, e kështu me radhë, u bë
libertine34,
për t’u bërë mandej sentimentale me Rusonë; epshi është
kundërshtuar nga fëlligshtia e shfrenuar seksuale. Sërish e dehur
me militarizëm, e katandisur në grua kazerme nën Napoleonin, më
vonë u përflak me diletantizëm, industrializëm, bankokraci,
jakobinizëm banal. Në atë masë që përparonte në degjenerimin e
saj, aftësitë virile iu dobësuan. Sot, Franca është një
prostitutë.
15
qershor 1862. Ndoqa në Bruksel në Spektaklin
e Parkut, një shfaqje e kuruar nga Raveli,
artist i Palais-Royal,
shok i vjetër i Alsid
Tuseit
dhe i Grasotit.
“Një zjarrmi”, “Në shtëpinë e një gruaje zonjë” dhe
“Ferma e Gonxheve”: këto tri punë teatrale mund të shërbejnë
për të treguar lëmshin e ndjenjave, ideve, stolinë e epshit dhe
të pacipësive prej të cilave dominohen sot autorët. Ajo çka
habit më shumë, është fakti se publiku nuk kupton kushedi çka,
pavarësisht vullnetit të mirë që ka për t’u degjeneruar.
Pjesa
e parë, e njëfarë Mélesvil35,
është një satirë. Është përshkrimi i një burri njëzetepesë
vjeç, të pasionuar, ose më mirë të themi të babëzitur pas
grave, që del në pah nga episodet pak a shumë bufoneske të
shfaqjes, i zhytur në një ëndërr përherë të shfrenuar, teksa
dëshpërohet nga burracakëria e vet, ekzaltohet, do të vrasë
veten, i urren gratë, i adhuron dhe në fund i tërbuar në pikën
sa të bjerë në një ekses
likantropie,
dhe të angullijë (nga dashuria) si një qen!... E gjithë kjo, në
një kontur frazash bufoneske, keqkuptimesh, skenash të shfrenuara,
e kështu me radhë. Në Francë ekzistokërka censura!... Autori
është shtyrë deri aty sa ta cekë promiskuitetin e gjinive në dy
skena, ku tregon tri vajzat e maskuara si djem, që shkojnë me ftue
fqinjin e tyre; mandej, tregon po këto vajza, të veshura me rroba
femërore që i përvëluari vazhdon t’i marrë për burra dhe shet
mend se mund t’i puthë pa u eksituar!...
Në
shtëpinë e një gruaje zonjë:
doket e mbarë botës; është më pak imoralja nga të tria. Tek
Ferma
kemi përpjekjen për të joshur një fshatarkë të re nga ana e
princit të Uellsit, maskuar si kasap. Deri këtu asgjë. Por e reja
është shërbëtore pranë një fermeri, i cili e do pa ngjallur
dyshime, si një motër dhe që, për t’i sajuar pak zbavitje kësaj
motre, dëshiron të martohet me një grua që të bëjë punët më
të rënda në fermë! Gjithmonë vëllazëri e përzier me
dashurinë!
Mjafton
thjesht një sy me hedhë mbi teatrin modern për të treguar se
autorët degdisen tek jeta e shthurur, duke harruar moralin, natyrën,
dashurinë dhe veprat e tyre e zëvendësojnë pa skrupuj karakterin
e këtyre zonjave me atë të shoqërisë, që ato e plazmojnë mbi
modelin e tyre, duke funksionuar kështu si sekserë dhe si
korruptues. Fjalët më të pacipa, më të poshtra, mezi do
mjaftojnë për të dhënë një ide të këtyre zakoneve.
Prostitucioni.
Priret, thotë B., me u ba universal. Nuk mund t’i zihet më besë
asnjë gruaje, asnjë vashe. Ato që kanë marrë gjithçka nga fati
i mirë dhe që nuk janë të detyruara nga nevoja kah dashuria
mercenare, i përkushtohen papunësisë, për kureshtje karshi vesit,
për shkak të përflakjes së shqisave, në kërkim të epshit. Në
Spa36,
ku daljet e shtëpisë janë të ndara vetëm me reze, përfliten
dashuriçka natësore të vajzave. Teksa i ati dhe e ëma,
thellësisht të lodhur, flenë në dhomën e tyre, vajza çohet, del
me kujdes, të takojë dashnorin e saj të një dite të vetme, që
në dritë të hënës e çon shëtitje mbi male. Është rasti të
kujtomë këtë varg të Juvenalit: «...Nil
in montibus actum»37?
B.
më tregon se shkojnë t’i japin në shtëpi lista me vajza, nga
katërmbëdhjetë në tetëmbëdhjetë vjeç. E preferoni brune a
bionde, të gjatë a të shkurtër, të hajthme a dërdëngë?... Ka
zgjedhje. Çdo beqar a vejush, pareli e qejfli, është i fiksuar pas
rrufjaneve. Pyes veten nëse ka, në krejt këtë, një epsh të
vërtetë. Jo, bëhet fjalë për budallësi, pamendësi, nevojë
urgjente, mungesë absolute, te ajo lloj gruaje, e kënaqësisë, e
shpirtbutësisë, e artit. Bëhet fjalë për mishin sade dhe për
vanitetin mizor për të shijuar një burbuqe të butë. Punëtorja
nuk mund të jetojë më me punën e saj; kjo është e treguar. Më
jepni prostitucionin, pa’ vendos unë. Gruaja jeton me privime,
burri humbet kurajën, futen në borxhe, humbasin, për të mbajtur
një dukje momentale elegance. Na jepni prostitucionin, pa’
vendosim!
Shihen
vajza të dëlira, që pasi janë sakrifikuar gjatë me mbajtë
prindërit e tyre, me edukue vëllezërit e tyre dhe motrat e vogla,
pasi e kanë mbytur këtë mjerim të pandreqshëm, një ditë të
bukur humbasin vendimin për të lëshuar në radhën e tyre, për të
fituar një përmirësim të lehtë të situatës. Nga pikëvështrimi
i tyre, bëhet fjalë për një vendim heroik, por që shumë rrallë
arrihet të rroket, meqë nuk e përmendin. Këto lloj grash bëhen
armike të betuara të gjinisë mashkullore. Pas raporteve të para,
pasi është mposhtur turpi, ato bëhen spekulatoret më të zonjat
dhe më të pamëshirat. Fundja, prostitucioni është burimi i
armiqësisë mes burrit dhe gruas dhe, në vijim të shuarjes së
dashurisë dhe të degjenerimit të shqisave, fillimi i kënaqësive
kundër natyre.
Sipas
B.-së, që më ka thënë se e ka marrë vesh nga një polic, paska
në Bruksel 1800 a 2000 persona të akuzuar se praktikojnë këtë
lloj zgjedhje. Një fakt tregues i gjerësisë së parakohshmërisë
së degjenerimit të të rinjve; duket kur i sheh të shoqëruar në
tre a katër për të mbajtur, me shpenzime të përbashkëta, një
grua: një përbashkësi që është shkalla e fundit e poshtërsisë;
me shkue me gra i vetëm është një gjë njëqind herë superiore.
Konkubinati, ose dashuria e lirë, që do të ishte e preferueshme me
u quejtë martesë e lirë ose e nënshtruar ndaj revokimit, bëhet
shumë i rrallë. Të rinjtë, pasi e humbasin turpin dhe
delikatesën, nuk i përkushtohen gjatë. Preferohet me ndërrue
vazhdimisht, preferohet
promiskuiteti,
shumë më eksitues dhe i kushtueshëm. Është zanati i lorette38,
sot, që e ka mbushë Europën.
Femrat
e shquara të këtij lloji, nja pesëdhjetë prej të cilave kemi
mundur t’i vëmë re këtë verë (1859) në Spa, nuk janë aspak
të dalluara për bukuri rinore, siç mund të besohet, përkundrazi.
Janë të gjitha gra nga njëzetepesë në tridhjetë vjeç, që e
kanë lënë tashmë freskinë e rinisë me trupin e vyshkur sakaq,
por eksperte dhe të rafinuara në ves dhe të famshme për aventurat
më skandaloze, për burrat që i kanë shkatërruar, për ndonjë
aftësi të veçantë dhe kështu me radhë.
Kur
dashuria shuhet dhe shqisat firen, i zëvendësojnë vaniteti dhe
kureshtia. Është e lehtë t’i kuptosh motivet. Pjesa më e madhe
e burrave, duke mos ia dalë të sinjalizohen në asnjë fushë,
tepër të dobët për të mbërritur - mes punës dhe ndershmërisë
- në atë pozicion respekti pa të cilin jeta nuk vlen asgjë, vihen
në dritë, siç bëjnë shkollaret e vogla, me zhurmë, çirrma,
ngërdheshje, shakara, zdërhallje, dhe kështu me radhë. E gjithë
kjo më çon n'ide të tjera.
Çdo
burrë mund të dallohet në diçka, sa mjafton që dashuria e tij
për veten të plotësohet dhe ekzistenca
e tij të nderohet: mjaft me e dashtë. Puna, angazhimi, konstanca,
studimi, një ndershmëri e rreptë, besnikëria e miqësive: e
gjithë kjo është në dorë të të gjithëve, të të gjitha
konditave dhe, në një moshë degjenerimi,
me sigurinë e plotë se arrin suksesin. Ky dallim, do thuhet, do të
ishte pra më i vështirë për t’u mbërritur, në një shoqëri
të formuar në pjesën më të madhe nga njerëz të ndershëm?...
Përgjigjem: të bëhemi njëherë të gjithë të ndershëm dhe
atëherë do të mundemi të gëzojmë diçka më të mirë se
dallimi i thjeshtë; do të kemi lumturinë universale, stimën dhe
përkushtimin e ndërsjellë, vëllazërinë më të thellë. Do të
jemi të rilindur.
Disa
gazeta kanë mbërritur deri aty sa t’iu ndihin do korrespondecave
fajtore, nën formë insertesh enigmatike. Më sinjalizojnë «Office
de publicité»
dhe «Étoile
belge»39.
N'Amerikë,
janë shumë pak pronarët e zezakeve pakëz të pashme që nuk e
shohin veten të transformuar në sekser. Zezakja, në punën e
fushave, jep vetëm dy dollarë në javë: me prostitucion, prodhon
pesëdhjetë. Në Nju Jork, të gjitha veset e progresit gjejnë boll
me se të kënaqen. Në tërë Evropën, gëlojnë cafés-chantants*,
mejhane të pajisura me gra (mes të tjerave, për këtë qëllim
citohen dhe lavdërohen Anversa,
Roterdami, Amsterdami,
e kështu me radhë).
Çdo
luks degjeneron n'epsh; çdo trashëgimi e madhe degjeneron në
nëpërkëmbje. Kjo ndodh në përgjithësi.
Leximi
i një romani erotik, dhe vizita tek shtëpia e tolerancës që e
pason, prodhojnë një të keqe më të madhe se një javë mundi të
kotë.
Ka
degjenerim të turpshëm të shërbëtorëve, për mungesë cipe e
religjioni. Konsultojini gratë; janë në mjerim, nuk mundem më. Ka
anekdota, episode budallallëku, pacipësie, në numër të pacak:
një mungesë cipe e paramenduar, e vendosur, e qartë. Shërbëtorët,
klasa punëtore, ju tregojnë se çfarë është femra për
mashkullin.
Kur
policia, kritika, artistët, literatët dhe baballarët do të
tregohen të rreptë dhe mendjendarë, imoralitetit do t’i ketë
ardhur fundi. Epoka jonë prodhon vetëmse fotografi të paturpshme,
figura të përdalash të lumtura: inter
quas...**
Gjithçka
është prostituuar, deri edhe puritanët e vjetër të jakobinizmit.
Të rinj të vyshkur: asgjë nuk fërgëllon në ndërgjegjen e tyre:
apostatë të religjionit të etërve të tyre.
Duhet
organizuar propaganda kundër korruptimit të të rinjve dhe
rebelimit femëror. Burra, kushti i parë për të ngelur padronë
është të dini me i komandue shqisat tuaja dhe me qenë të matur.
Vlen
më shumë një këmbë druri në shtëpi se një krinolinë në
Opera.
Duhen
dalluar të gjitha tendencat jo natyrore dhe duhet përtërimë
seksi duke eliminuar subjektet vicioze, kështu siç bëjnë
anglezët, nëpërmjet ushqimit, me racat e buajve, të deleve dhe të
derrave.
Ajo
që quhet një zonjushë e edukuar mirë, është në të vërtetë
një vajzoshe shumë e paedukatë, një grua të cilën s’e ke për
gjë.
Është
e nevojshme me i studiue racat dhe me gjetë ato që formojnë nuset
më të mira, amvisat më të zonja: fiamingen, zvicerianen,
anglezen, rusen dhe kështu me radhë. Sidomos nga ky pikëvështrim
duhen studiuar kryqëzimet. Duhen skartuar pa mëshirë gratë e
pafytyra, vicioze, bjerraditëse, të bëra për luksin, spitullimin
dhe dashurinë.
E
drejta e forcës.
Ju flisni për ’të siç flet një i verbër për ngjyrat, për
shkak të zakonit dhe falë paragjykimeve, siç bëjnë fëmijët,
gratë dhe të gjithë ata që nuk reflektojnë. Kjo e drejtë është
më e lashta dhe, praktikisht, më themelorja; përjashta saj, nuk ka
asgjë! Të gjitha kombet janë të detyruara ta ushtrojnë dhe të
bëjnë që ajo të respektohet brenda tyre, përndryshe zhduken.
Grua
mosbesuese, e patënzonë, e paudhë: duhet marrë n'antipati
filozofia. Ta dini pra se nuk e kemi zëvendësuar akoma atë ndjenjë
të thellë morali të brendshëm që quhej ndjenjë religjioze, që
i jepte një karakter kaq të ngritur burrit, gruas dhe familjes.
Mjerë, ju që besoni se e gjithë kjo mund të zëvendësohet me
ndonjë kritikë dhe me ndonjë frazë! Çfarë do vendosim në vend
të Kishës, spektaklin, Operën, komedinë muzikore, garat me kuaj?
Spektakli nuk është tjetër pos cytje drejt qejfit dhe epshit;
është një mjet agjitacioni, tek e shumta; nuk ka më asnjë raport
me moralin.
Është
e nevojshme të rikuperohet morali gati si një kult. Vetëm me
forcat e mendjes, mund të ndërtojmë një teori, të përçanësojmë
të drejtën, t’ia formulojmë aplikimet; mund të themi gjëra
shumë të bukura. Por a mund t’i mbushim me ’to zemrën dhe
shpirtin? Kurrë! Na duhet diçka tjetër. Duhet të kthehemi tek
origjinat, të kërkojmë hyjnoren, të hidhemi prapë në një
venerim që të na japë edhe lumturi në të njëjtën kohë.
Kërkojmë diçka mistike, që gjithsesi nuk e fyen arsyen,
saktësisht atë çka do të donte të bënin me krishtërimin
besimtarët miratues. Për sa më takon mua, unë kam besuar se duhej
të ngjiteshim, ose të zbrisnim, deri te përthyerjet më të thella
të historisë. Arsyeja e kulluar dhe ajo filozofike nuk mjaftojnë
më, as mendimtarët dhe filozofët. Që këtu lindin shumë akte
apostazie kundrejt arsyes.
Ne
nuk mund të kënaqemi me protestantizmin, që ka vdekur sikurse
gjithçka tjetër. Nuk mund të kënaqemi me deizmin, me magjinë, me
tavolinat që çohen, me fantazmat që trokasin: jo, e gjithë kjo
nuk din më shumë se ne; as me paganizmin: bëhet fjalë për
foshnjarakësi. Është e nevojshme me u ngjitë përtej caktimit të
sakrificave. Nuk shoh tjetër pos familjes në gjendje me na angazhue
njëherit në zemër dhe në mendje, me na përmbytë me dashuri, me
respekt, me prehje, me na dhanë atë dinjitet, atë paqtim të
përshpirtshëm, atë ndjenjë të thellë morale, që dikur provonte
i krishteri me kungimin.
Është
një patriarkat ose patriciat i ri, tek i cili do të doja të ftoja
të gjithë burrat dhe ku unë mëtoj se ekziston një autoritet i
mjaftueshëm e një respekt i thellë për veten, për njeriun, një
dinjitet e modesti për gruan: madje, në tërësi, diçka
misterioze, hyjnore, që nuk e kundërshton fare arsyen, po që
gjithsesi i kalon caqet e saj.
Drejtësia,
sado që mund të qartësohet, ngelet gjithmonë, në fund, një
mister si jeta; mister është dashuria bashkëshortore, dashuria e
transformuar nga e drejta, që e ka përzënë tekën dhe idealin;
dhe e mistershme është gruaja, si akti i saj i të lindurit ashtu
dhe bukuria. Le të vendosim mbi këtë bazë drejtësinë e
paepshme, moralin e sertë,
padhunueshmërinë e vullnetit të lirë, zellin e së vërtetës, të
shkencës, të barazisë, të cipës; le t’u sajojmë familjeve
ditë dhe vende mbledhjeje: do të kemi një religjion.
E
kemi humbur zakonin e prehjes, nuk dimë me jetue më brenda vetes,
me qenë të lumtur me ndërgjegjen tonë, siç është besimtari me
zotin e tij... Ne ikim prej vetes sonë; kemi nevojë të ritakohemi
vazhdimisht me të tjerët; ekzistenca jonë është një lëmsh. Nuk
ka më religjion shtëpie. Babai dhe nëna përfundojnë duke u
mërzitur njëri nga tjetra: madje, mërziten së bashku, si persona
pa ndërgjegje dhe pa moral; dikur, të dielën40,
shkonin të kalonin një orë në kishë dhe tërë dita e tyre
vijonte e lumtur. Tash kanë nevojë për festa balloje, pritje,
spektakle, të trullosen. Dhe nuk gjejnë paqe përpos se tek puna,
te mundimet!
Besojmë
se e rregullojmë të keqen duke shfronësuar burrin, duke emancipuar
gruan, duke e bërë çiftin ortakë, konkubinë, qenie në
përbashkësi, aksionistë në një ndërmarrje jetë-dhënieje! Një
burrë i rrënuar, një grua arrogante: çfarë jete!
Suprimojeni
lirinë individuale do me thënë se nuk ka më shoqëri. Suprimojeni
martesën, autoritetin atnor, familjen: s’ka më shoqëri, s’ka
më Shtet, s’ka më komb, porse një rend fiktiv, të sanksionuar
nga forca. Dobësojeni bazën sociale, me reduktimin e lirisë dhe
denatyrimin e familjes: dobësoni lidhjen sociale. Sot, ne e dimë
veten (ose e besojmë veten) në rrugën e progresit? Priremi drejt
një rendi epran, ku paqja do të jetë e përhershme, puna solidare,
mirëqenia e shpërndarë më mirë, virtyti i përgjithësuar. A
mund të mendojmë se do ta mbërrijmë me shkatërrimin e respektit
bashkëshortor? Vallë duam ta shkatërrojmë burrin?
Ka
periudha kur rënia e kuptimit moral nga individët shtrihet te
masat: bota është dëshmitare e kësaj gjëje prej 1848-s.
Degjenerimi ishte shumë i madh, duke filluar me Direktoriatin, por
ngelej më shumë privat se publik. Papritur, Ai shpërtheu; masat u
degjeneruan duke ndikuar për pasojë tërë pjesën që mbetet. Ku
do të ndalet, kjo shthurje? Askush nuk mund ta thotë.
Një
komb në zhbërje është si një trup i sëmurë nga gangrena; duket
i goditur vetëm gishti i madh, por kirurgu pret tokësen*.
Gjashtë muaj më vonë gangrena është shtrirë te e gjithë këmba
dhe duhet prerë kofsha; në fund, mbërrin kofshën, barkun dhe
gjithçka ka mbaruar.
Ekziston
një parim i jetës vegjetative, një i jetës shtazore, një i jetës
shoqërore; ky i fundit shpërfaqet me religjionin, drejtësinë,
politikën, poezinë, letërsinë, artin, familjen, punën dhe
zakonet.
Pornokracia
dhe perandoria.
Zhdukja e lirive komunale dhe të jetës provinciale; zhdukja e
martesës dhe e familjes. S’ka më individ: këtu mbërrihet njësoj
si me transformimin e martesës në konkubinat, me dashurinë e lirë
dhe promiskuitetin, ashtu dhe me plotfuqinë e Shtetit. Prona
sulmohet me forcë: projekt ligje kalimi prone; jo më atësi. Te
gruaja bëhet e urryer puna shtëpiake; tek burri zanati; zhvillim i
byromanisë. Hotele të mobiluara, qytete punëtorësh: ja se ku
është katandisur tashmë vatra; një vend, një punë, ja se ku
është katandisur njeriu.
Napoleonidët
lëvdohen se kanë tredhur vendin duke i suprimuar të drejtat dhe
liritë publike; pornokracia do ta plotësojë këtë vepër, duke i
tredhur burrat me zëvendësimin e e martesës me konkubinatin.
Napoleoni III: kryetar i Shtetit, i lirive dhe i pronave; i punëve,
i të drejtave; Enfantin me konkubinën e tij: kryetar i çifteve të
martuara, rrëfimtar i burrave dhe kështu me radhë: një perandor,
një papë. S’ka më doktrina, ide, teori, metodë. Poshtë
arsyeja, rroftë improvizimi, rroftë arbitrariteti! Preket pulsi i
opinionit publik; eksitohet ai; i mbresohet një drejtim; dhe mandej:
vox
populi, vox Dei**.
Ngado
organizohet lufta ndaj familjes dhe individit. Nuk kërkohet më as
martesa, as e drejta. Prirja është, fare qartë, për një
prostituim të përgjithshëm: e tregojnë deklaratat eksplicite dhe
teoritë e shkrimtarkave. Dashuri për dashuri, ja motoja e tyre...
Mirëpo, dashuria për dashuri e përjashton martesën, peshën e
bijve dhe kërkon epshmërinë,
pra prostitucionin. Ja se në ç’pikë kemi mbërritur... Gjithçka
është e lidhur: kush dëshiron shkatërrimin e martesës,
emancipimin e gruas, dëshiron rrënimin e të drejtës dhe të
lirisë, përfundon pastaj tek sodomia.
E gjithë kjo është shumë e qartë dhe e pastër.
Personaliteti
nuk ekziston në një konkubinat të pozicionuar mbi bazën e një
barazie të përgjithshme. Në një shoqëri komerciale, ortaku më i
fortë e merr me vete tjetrin: nëse janë të barabartë, lindin
vështirësi; atëherë, në pjesën më të madhe të rasteve,
mbërrihet te ndarja, përpos kur tek të dy personaliteti është
shumë i dobët. Ose akoma, pushtetet ndahen dhe secili ndërton një
mbretëri të vogël për vete. Burri i vërtetë,
pater familias,
është burri më i fortë. Në një Shtet të formuar nga
kryefamiljarë të vërtetë, nuk ka tirani. Sot përkundrazi, quid?
Etërit u kanë dhënë shembullin e frikës fëmijëve dhe këta i
përçmojnë.
O
i ri, nëse personaliteti yt përballet me rrezikun të bëhet copë
e grimë, mos u marto. Nuk ka shurdh më të keq se ai që nuk don me
ndëgjue. Kur kam shkruar: «Kurtizane ose amvisë; rrugë të mesme
nuk ka» dhe që, në vend që me e pá gruan e emancipuar, siç
mëtojnë disa, do preferoja ta fusja në burg, është e qartë se
aludoja për gruan libertine. Kam folur për Bardha
prej Kastiljes41:
«Më parë se ta shihja fajtor tim bir, preferoj të vdesë!». Më
parë se ta shoh të çnderuar, preferoj që ime bijë të vdesë!
Te
gruaja më tërheqëse dhe më virtuoze ka tinëzi, bishë të egër.
Tekembramja, flitet për një kafshë të zbutur, që herë pas here
kthehet tek instinktet e saj të egra. E njëjta gjë mund të
thuhet, në të njëjtën masë, në lidhje me burrin. Ky, më tërë
forcën e tij, vullnetin, kurajën, inteligjencën, duke u zhytur
përditë në shtjellën dashurore të gruas, nuk do të arrinte
kurrë ta zbuste dhe të bëhej padron i saj, sikur të mos ndihmohej
nga sëmundjet dhe nga molepsjet prej të cilave goditet kjo
luaneshë: shtatzani, lindje, mëkime dhe mandej të gjitha të ligat
që rrjedhin e që i lejojnë burrit të marrë frymë prapë dhe të
bëhet sërish vetvetja, teksa gruaja, e gjunjëzuar nga vuajtja,
është e detyruar të përkulet dhe të poshtërohet: ja rrënja e
paqes shtëpiake.
Po
flas këtu për histori natyrore: e konsideroj gruan në natyrën e
saj, jo në gjendjen e saj të perfeksionuar. Edukimi i fsheh këto
vese, e qetëson këtë furi: zbutja e zgjatur, pjellja, disiplina, e
ndryshojnë pak nga pak brutalitetin. Por duhet të dimë atë që
ajo është nga natyra, nëse duam ta qeverisim. Duke ecur në vite,
gruaja përkeqësohet: në raportet e tij me ’të, duhet që burri
ta bëjë të ndjejë se është jo vetëm një dashnor, por një
atë, një shef, një padron: sidomos një padron!
Michelet,
nga vëzhgimet e tij mbi gjendjen e zakonshme në sëmundje të
gruas, nuk i ka nxjerrë të gjitha pasojat e mundshme prej saj: në
veçanti, faktin se ky kusht ka një qëllim providencial, prehjen e
burrit dhe nënshtrimin e gruas. Është një element që i egri e ka
kuptuar: bishën e egër, femrën e tij, e ka bërë kafshë barre:
te barbarët është gruaja ajo që punon: gruaja bën mund, teksa
burrat rrinë dorë mbi dorë. Në vazhdim, do jetë burri që do
punojë për ’të; por atëherë puna, gjithmonë e më jashtë
rrezes së gruas, do ta bëjë që ta ndjejë inferioritetin e saj
dhe nënshtrimin ndaj të shoqit. Ai do të fitojë katër franga në
ditë, ajo vetëm një: thjesht, sepse ai punon katër herë më
shumë dhe më mirë.
Mbaje
mend o djalë i ri se puthjet që të jep janë të numëruara; se
janë të gjitha lidhëse, dhe se tri ditë kreshmë mjaftojnë për
ta kthyer gruan, pa parë e pa ndjerë gjë ti, në tiran.
Dhuna,
tek femra, është në përpjesëtim me epshin që ajo ndjen.
Dashuria dhe lojrat e saj nuk vinë duke u ëmbëlsuar, por
përkundrazi. Ndaj dhe dhëndrri e nusja kurrë nuk janë më pranë
sherrit sesa kur puthen. «Prisni
vetëm sa të mbushet gruaja dhe të kënaqet burri.» Është çasti
kur i mbërthen hasharia, duke nxjerrë prapë
në pah xhindit egoist, vetanak, kryelartë, vrazhdësinë e
karakterit, brutalitetin e zemrën, me një fjalë egërsinë e
gruas. E kemi thënë: ajo është mace.
Femra
pa prehë, e bezdisshme, e provokon burrin; ajo e neverit, dhe e
trash nga koka; pa pushim, pa pushim, pa pushim!
Rusoi
ka gabuar, duke e porositur gruan e martuar të
jetë e kujdesshme dhe e matur në marrëdhëniet me të shoqin. Një
grua nuk ka me thanë kurrë: Mjaft! - Këtë këshillë duhet ta
marrë burri për vete dhe të mos e çojë veten dëm. -
sigurisht, femra me cipë,
e rezervuar, që vetëpërmbahet prej shpirtbutësisë, prej
largpamësisë, prej respektit për të shoqin dhe për vete, kjo
femër është një ideal hyjnor; por nuk është realitet. Realiteti
është pikërisht e kundërta. - I takon burrit që të
vetëpërmbahet, dhe të jetë gjithmonë
i denjë, i rreptë, ndryshe, e shoqja, duke e njohur dobësinë e
tij, do tallet me 'të dhe do ta kullufisë.
Gruaja
është një kafshë e hijshme, por gjithsesi një kafshë. Është e
babëzitur për puthje si dhia për kripë.
Pse
mos me thanë të vërtetën, kështu siç është dhe siç e
mendojmë të gjithë, mbi seksin dhe ndikimin e tij? A duhet të
jetojmë gjithmonë si në një roman? A është legjitime që
shkrimtari, moralisti, të kultivojnë galanterinë, duke dhënë mbi
gjininë e bukur një dëshmi të rreme që, duke e çuar të riun në
gabim, i përgatit zhgënjime
të hidhura dhe fut mosmarrëveshje në familje?... Në këtë mënyrë
e nderojmë? Meqë gruaja zbutet nëpërmjet dobësisë së saj,
paaftësisë dhe sikleteve të saj, është e nevojshme me e ba me
ndejtë e përvuajtur duke kallëzuar pa falsitet qenien e saj të
vërtetë dhe prirjet e saj reale. Tekembramja, nuk ka përse ta ketë
frikë braktisjen: shumë më tepër ka përse të ketë frikë, pasi
e ka kapërcyer masën dhe është tejet e marrë.
Duhet
që ajo të ndjejë, në përkëdheljet më intime të dashnorit të
saj, të burrit të saj, se nuk ka të bëjë me një naiv dhe as me
një leshko.
Ngaqë e pohoj pa frikë se, sado inat që mund të shkaktojnë këto
zbulesa tek të gjitha gratë, ato janë të gatuara në mënyrë kaq
të çuditshme sa, gjithë duke e përnjohur skepticizmin, e në rast
nevoje edhe energjinë e bashkëshortit: në thelb nuk se zemërohet
shumë; do të xhindoseshin sikur gjërat të ishin ndryshe.
Gruaja nuk përbuz fare që t’i bëhet pak dhunë dhe madje të
përdhunohet. Ka një hipokrizi të madhe te romansierët, burra e
gra, kur përshkruajnë brutalitetin mashkullor dhe pafajësinë e
virgjëreshës së re që i jepet, natën e dasmës. Në nëntëdhjetë
martesa mbi njëqind, është burri budallai.
Nuk
ka egoizëm që është baras me atë femëror: i ëmbël, prerës, i
hollë si një shtizë e zhytur në vaj; një egoizëm prej artisti.
Gratë e njohin, dhe e fshehin; por kërko mirë, dhe do ta zbulosh.
Kjo
është histori natyrore. Kam takuar në jetën time disa gra të
mira. Dashuria që ato nuk mungonin së frymëzuari, në të ri, e të
bashkuara me stimën, ka bërë që unë të afeksionohesha
përzemërsisht. Bëhej fjalë me njerëz që edukimi, religjioni,
një kulturë e thellë, i kishin transformuar, pak a shumë si ato
kafshë që transformohen me dieta e kryqëzime. Këtij lloj femrash
mund t’i zëmë besë deri në një farë pike: por është
gjithmonë e mira me fjetë vetëm me një sy. Gruaja e mirë-edukuar
sillet si racat për të cilat kam folur dhe që, pasi e kanë
braktisur veten, kthehen si përpara.
Një
anë e virtytit femëror rrjedh nga mizoria: ana e femrës, që është
e babëzitur për mashkull, por që akoma më tepër i druhet dhe që
nxjerr nga këllëfi kthetrat para se të jepet. Në një epokë
virtyti familjar dhe moraliteti të ngritur publik, e gjithë kjo nuk
perceptohet. Gruaja është ruajtësja e virtyteve që ajo
përfaqëson. Një kritikë e tillë do rezultonte në atë rast
skandaloze. Prandaj, e kuptoj mirë përse është protestuar kundër
disa satirave të Etërve të lashtë dhe moralistëve. Por në
epokat e dekandencës, kur gratë, duke ndjekur rrjedhën, kthehen te
natyra e tyre shtazore, secili mundet me gjykue vetë mbi
korrespondencën pak a shumë të saktë të përshkrimit tonë.
Tash, kur Etërit e Kishës bubullinin kundër seksit, kishin nën sy
modele, siç i kemi ne nën sy, sot. Merrni gruan e haremit ose një
grua të lirë: është e njëjta gjë.
Kam
folur tepër mirë për gruan! Më vjen keq për këtë por nuk kam
portretizuar asgjë: kam përshkruar gruan ideale; është gjithmonë
ideale, gruaja, kur nuk është e keqe. Por kam përshkruar edhe
gruan normale. Dhe ne jemi nën normën.
Tregoni
kujdesin më të madh para se me dënue atë që kam shkruar mbi
bukurinë e grave.
SHËNIME
PJESË
E PARË
PREMISA
1
Botimi, më 22 prill 1858, i veprës De
la Justice dans la révolution et dans l’Église,
i kushtoi Prudonit një dënim dhe 4.000 franga gjobë dhe 3 vjet
burg (2 qershor). U dënua edhe botuesi Garnier
dhe tipografët Burdier
dhe Bry.
Prudoni i iku ekzekutimit të dënimit duke u strehuar në Bruksel
(17 korrik), ku qëndroi, nën emrin Durfurt,
deri më 1863. Në Francë, ndërkohë, debati mbi veprën e dënuar
përftonte tone të ashpra. Në polemikë ndërhynë edhe disa
feministe, që e kundërshtonin Prudonin për një konceptim të
trashë konservator të rolit të gruas. Kritika të egra i rezervuan
në veçanti, Juliette
La Messine
(Zhylietë la Mesinë), romanciere, dhe Jenny
d’Héricourt
(Zheni Herikur), ndjekëse e Saint-Simon-it
(Sen Simonit); janë këto dy zonja të cilave, edhe pse pa u cituar
mbiemrin përsëgjati, Prudoni ua kushton “Pornokracinë”,
një pamflet që doli në dritë, në një hartim të paplotë, vetëm
dhjetë vjet pas vdekjes së tij [botuar nga Lacroix
(Lakrua), Paris 1875; një botim i ri, me hyrje dhe shënime të
J.-L. Puech
(Pyesh), u shfaq në 1939, te Oeuvres
complètes
(Ëvrë komplet – Vepra e plotë) de
P.-J. Prudon
të botuesit Rivière].
Vëllimet të cilave iu referohet Prudoni në tekst janë fejtoni
prej 196 faqesh i La
Messine, “Idées antiproudhoniennes”
(Idee antiprudoniënë – Idetë antiprudoniane), dhe dy vëllimet e
d’Héricourt,
“La femme affranchi. Réponse à Michelet, Proudhon, E. de
Girardin, A. Comte et aux autres novateurs modernes”, Bruxelles
1860.
2
Barthélemy
Prosper Enfantin
(1796-1864), dishepull i Saint-Simon-it;
me vdekjen e këtij të fundit themeloi një shkollë që pati
karakter sekti religjioz, dhe që shumë shpejt u nda në dy rryma:
te më ekstremistja ai qe «papa» dhe «Ati» Enfantin.
KAPITULLI
I PARË
1
Prudoni i referohet studimit të X dhe të XI të veprës së tij De
la Justice
(Dë la Zhystisë – Drejtësia).
2
Auguste
Isidore Comte
(Ogyst Izidor Kont) (1798-1857), mik dhe dishepull i Saint-Simon-it,
iu largua në epokën e botimit të Politique
positive
(Politikë pozitivë – politika pozitive-1824). Mes 1830-s dhe
1842-shit botoi veprën e tij më të rëndësishme, Course
de philosophie pozitive
(Kur dë la filozofi pozitivë – Kursi i filozofisë pozitiviste),
ekspozim organik i filozofisë pozitiviste. Mbi raportet mes Comte,
Prudonit dhe Saint-Simon-it, shih mes të tjerash Leroy
M., Histoire des idées sociales en France, vëll. III, Paris 1954.
3
Shpallja, në shkurt të 1848-s, i Republikës së Dytë, fryt i
lëvizjes ku mori pjesë edhe Prudoni, u ndoq shumë shpejt në
Francë nga një involucion konservator. Në zgjedhjet e
drejtpërdrejta të Presidentit të Republikës në nëntor,
borgjezë, fshatarë e katolikë i siguruan tre të katërtat e
votave Lui Napoleon Bonapartit, nip i Napoleon Bonapartit, kandidat i
forcave të moderuara. Ky qe hapi i parë drejt restaurimit të
Perandorisë: më 2 dhjetor 1851, me një grusht Shteti, Lui
Napoleoni siguroi kontrollin e pushtetit dhe, më 2 dhjetor 1852, u
shpall perandor me emrin Napoleon III. Prudoni, që qe kundërshtar i
tij kokëfortë dhe që madje bëri për këtë arsye tre vjet burg
(1849-1852), botoi në 1852-shin La
Révolution sociale demontrée par le coup d’État du 2 décembre,
vepër e dënuar rreptë nga Marksi në “18 brymeri i Lui
Bonapartit”.
4
Aluzioni është për Gustave
Courbet
(1819-1877), piktor, kryeshkollar i tendencës realiste, që pikturoi
në 1865-n Prudonin në një portret të famshëm (i ruajtur në
Paris, Petit
Palais),
dhe që në pozicione prudoniane mori pjesë te Komuna e Parisit.
KAPITULLI
II
1
Lindur më 15 janar 1809 në Besançon nga një fshatare dhe një
fuçibërës, Prudoni i kaloi dymbëdhjetë vitet e tij të para, siç
kujton ai vetë në një nga letrat e tij, «në fusha, herë në
punë të vogla fshati, herë duke kullotur lopët. Për pesë vjet
kam qenë bari».
2
Charles
Fourier
(Sharl Furje) (1772-1837), një nga pararendësit e socializmit,
shkroi mes të tjerash
Le nouveau monde industriel,
një vëllim të cilit bash Prudoni ia kuroi hartimin kur punonte si
tipograf. Fourier
projektoi dhe realizoi organizimin e «falansterit»,
shoqatë komunitare ku puna ndahej sipas prirjeve natyrore, e
konceptuar si bazë organizuese e shoqërisë së ardhshme. Mbi
falanserin, Prudoni shprehet edhe tek Pornokracia.
3
Heroinë e mitologjisë greke, Atalanta përshfaqej si e pakalueshme
në garë: pasi i kishte mposhtur, ajo i vriste kundërshtarët e
saj. E famshme për zotësinë në vrap ishte edhe Kamila, luftëtarja
mitike e kënduar nga Virgjili tek libri VIII i Eneidës.
4
Jean
Jacques Rousseau
(Zhan Zhak Ruso) (1718-1778) botoi në 1762-shin Émile-in,
vepër që konsiderohet manifesti i edukimit të ri. Në librin e
V-të, të titulluar «Virilitet», Ruso përshkruan Sofinë, nusen e
ardhshme të Emilit, kultura e vetme e së cilës duhet të jetë
studimi i «zemrës» së burrit, për t’i pëlqyer dhe për t’ia
bërë jetën e lumtur.
5
Kuinti nga Smirne (ose Kuinto
Kalabro),
poeti grek i shek. IV p.K., shkroi
Postmetriket,
në 14 këngë.
6
Abati Félicité
Robert de Lamennais
(Felisité Robert dë Lamëné) (1782-1854), eksponent i rrymës
katolike të ultramondanizmit, prej 1830-s përkrahu me revistën
«L’Avenir» liberalizmin katolik. Tezat e tij ngjallën jehonë të
madhe dhe i vlejtën në 1832-shin një dënim zyrtar nga ana e
Gregorit XVI.
7
George
Sand
(Zhorzh Sand) (pseudonim i Armandine-Lucie
Aurore Dupin,
1804-1876), shkrimtare romantike e famshme për veprat e saj (mes të
cilave Lélia, i 1833-shit), jo më pak sesa për dashuritë e saj të
përfolura (me Alfred
de Musset dhe
Frédéric
Chopin);
Daniel Stern (Marie
de Flavigny,
kontesha e d’Agoult,
1805-1876), romansiere dhe eseiste, e lidhur me Franz
Liszt;
Albertine
Necker de Saussure
(1766-1841), kushërirë e madame de
Staël,
autore e shumë veprave me peshë të rëndësishme mbi mendimin
edukativ të Tetëqindës; François-Guillaume
Guizot
(1787-1874), historian dhe politikan, eksponent i lëvizjes liberale
të moderuar: gruaja e tij e parë qe Pauline
de Meulan,
mbi të cilën shkruan Prudon, në f. 77.
8
François-Joseph-Victor
Broussais
(Fransua-Zhozef-Viktor Brusé) (1772-1838), mjek, ndjekës i
«frenologjisë», një teori e përpunuar nga gjermani Franz
Joseph Gall
(1752-1828), që lokalizonte emocione, pasione dhe elemente
karakteriale në zona të kafkës. E merr emrin nga Brusé teoria
(bruseizëm) që i konsideronte shqetësimet gastro-intestinale në
zanafillë të të gjitha sëmundjeve, dhe gjente tek ushunjëzat
kurën kryesore.
9
Në mitologjiën greke, Shilla
përshfaqej si një përbindësh detar me gjashtë qafa të gjata dhe
me gjashtë koka lehëse, secila me tri radhë dhëmbë.
10
Nicolas
Boileau
(Nikola Bualó), i quajtur Boileau-Despréau
(Bualó-Desprë) (1636-1711), autor i famshëm për
Satires
dhe Êpîtres,
botoi në 1694-n satirën Contre
les femmes (të
cilës i referohet Prudoni), ku dënonte evolucionin e zakoneve.
11
Astronomi anglez John
Herschel
(1792-1871), bir i sir William,
zbuluesi i planetit Uran, qe në 1812-ën një ndër themeluesit e
një Shoqërie analitike që promovoi dhe favorizoi, me përkthimin e
veprave
të matematikanëve francezë, përhapjen e metodës dhe të
përllogaritjes diferenciale
në algjebër. Pikërisht në 1831-shin u përkthye Traité
de Mécanique céleste
(1799-1803) i Pierre
Simon de Laplace
(1794-1827), me ftesën e Henry
Peter,
lord i parë i Brougham
dhe Vaux
(1778-1868), deputet whigs, përkrahës i ngulmët i nevojës së një
edukimi shkencor të përgjithësuar, dhe i themelimit të
Universitetit të Londrës.
12
Les
femmes savantes
(1672), komedi në 5 akte dhe në vargje, është ndër më të
njohurat e Molierit (pseudonim i Jean-Baptiste
Poquelin
(Zhan Baptist Pokëlen), 1622-1673); Prudoni ndalet përciptaz në
personazhet e tij në fq. 71-72.
13
Këtu Prudoni e deformon një varg të Art
poétique (1674)
të
Boileau
(Bualó): «La
rime est une esclave et ne doit qu’obéir»
[«Rima është një skllave që duhet vetëm me u bindë»].
14
Mbi temat e luftës që «prodhohet si një gjykim i bërë në emër
dhe për hir të forcës» Prudoni botoi në maj të 1861-shit veprën
La
Guerre et la Paix.
Recherches
sur le principe et la constitution du droit des gens.
15
Pentateukon
është emri që i është dhënë 5 librave të parë të Dhjatës
së Vjetër: Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat dhe Deuteronimi.
KAPITULLI
I TRETË
1
Miti i androgjinëve, nga të cilët për shkak të dënimit të
Zeusit rrjedhin dy gjinitë, ekspozohet nga Aristofani tek Banketi
(189 e) i Platonit.
2
Shih shënimin 3 të kapitullit të dytë.
3
Grua fisnike romake, grua e L. Tarkuin Kolatinit, Lukrecia vrau veten
(509 p.K.) pasi qe fyer në nder nga Seksti, i biri i mbretit Tarkuin
Mendjemadhi. Vdekja e saj ndezi revoltën kundër Tarkuinëve.
KAPITULLI
I KATËRT
1
Në kapitullin VII («La Renaissance») të traktatit Du
principe de l’art et de sa destination sociale,
botuar postum në 1865-n, Prudoni zbulon praninë e po kësaj
kontradikte në veprat e artistëve të Rilindjes italiane: «Nuk
është e mundur me ia refuzue një origjinalitet Raffaelo-s,
Michelangelo-s, Leonardo da Vinci-t, Tiziano-s, Correggio-s...
Virgjëreshat e Raffaello-s, që sigurisht nuk janë bija të
Afërditës, e aq më pak bija të pishmanit... Më pak hyjnore, më
njerëzore se perëndeshat e Olimpit, ato të frymëzojnë një
ndjenjë më pak të dëlirë se ajo e prodhuar nga statujat greke».
Më tutje, tek Pornokracia, Raffaello prezantohet si eksponent i
konceptimit të artit si riprodhim i idealit (shih f. 94).
2
A. Clavel, autor i Le
corps et l’âme, ou histoire naturelle de l’espèce humaine,
shkroi edhe një Traité
d’éducation physique et morale,
bot. Masson, Paris 1855: Prudoni i referohet, në veçanti,
paragrafit II të kapitullit I («Les races», ff. 13-21) të kësaj
vepre.
3
Kiri II i Madhi (v. 558 p.K.) konsiderohet themeluesi i perandorisë
persiane. Lufta e Peloponezit (413-404 p.K.) u zhvillua mes Athinës
dhe lidhjes së qyteteve të Peloponezit të udhëhequra nga Sparta.
4
André Hercule kardinal i Fleury (1653-1743), qe pretor dhe ministër
i Luigjit XV; nip i këtij të fundit, Luigji XVIII qe mbret i
Francës nga 1814-a deri më 1824-n, me intervalin e shkurtër të
Njëqind ditëve të Napoleon Bonapartit.
5
Fitimtar mbi Romakët në 216-n p.K. në Canne, Hanibali me trupat e
tij bujti fill më pas, në Capua, para se të hidhej në pushtimin e
Romës: në ato «safalleqe», shkoi dëm rasti ushtarak i favorshëm
për ’të.
6
Mark Aurel Antoni, perandor nga 204-a në 222-shin me emrin
Eliogabalo, oshënar i zotit Diell, futi në Romë kultin sirian të
’tij.
7
Gnostikët (Basilidi, Valentini, Bardesani, Karpokrati) përfaqësojnë
përpjekjen e parë për përpunimin e një filozofie të krishterë
që pajton Zbulesën me traditën filozofike heleniste. Rrymat
mistike të shekullit XVIII, për të cilat aludon Prudoni, qenë, në
Francë, ajo religjioze e jansenizmit, dhe ajo filozofike e
okazionalizmit; në Gjermani, ajo religjioze e pietizmit.
8
Thomas Robert Malthus (1766-1834) botoi në 1798 të famshmen Sprovë
Mbi Parimin e Popullsisë, ku pohonte se, duke u prirë me u rritë
me një ritëm gjeometrik popullata, teksa me ritëm aritmetik të
mirat ushqimore, rreziku i zisë së bukës ishte gjithnjë e më i
mundshëm dhe e pa gjithmonë e më të domosdoshme që të ndërhynin
faktorë frenues si epidemitë, luftërat, kufizimet e lindjeve.
Kundër këtyre tezave Prudoni u shpreh disa herë dhe në mënyrë
të rreptë (Libri
i cituar më lart i Maltusit është një nga librat më të
rëndësishëm i të gjitha kohërave dhe është i përkthyer edhe
në shqip nga redaktori i këtij libri dhe i botuar po nga Shtëpia
Bt. “Helga’s Secrets”; në fakt ka mundësi të jetë e
kundërta e asaj që kanë theksuar teoricienët e majtë dhe, në
mënyrë totalisht të kundërt duket se e përdor teorinë
maltusiane si të lidhur me ‘pornokracinë’ edhe Prudoni: Maltusi
thoshte se nëse njerëzit nuk kontrollojnë difektin e këtij ligji
të shtrembër natyror i cili shkonte kundër egzistencës së
njeriut, atëhere nevoja
për ekzistencë do ta çonte atë drejt luftrave për sigurimin e
burimeve, varfëria do e çonte drejt epidemive dhe sëmundjeve, etj;
ndaj Maltusi i madh thoshte: kontrolloni lindjet në raport me
burimet natyrore e teknologjike të mirëqenies – shën. në kllapa
nga redaktori A.C
).
9
Në 1836-n dolën dy vëllimet De
la prostitution dans la ville de Paris,
considerée
sous le rapport de l’hygiène publique, de la morale et de
l’administration,
e mjekut Aexandre-Jean-Baptiste Parent-Duchâtelet
(Aleksandër-Zhan-Baptist Paró Dyshatëlé) (1790-1836), për të
cilin Prudoni flet në Shtojcën e Propozicionit të Pestë të
kapitullit IV të Çfarë
është prona?
10
Jean-Baptiste
Say
(Saj) (1767-1832), ekonomist dhe burrë shteti, është autor i një
Traité
d’économie politique dhe
i një
Cours complet d’économie politique pratique,
ku sistemon doktrinën e shkëmbimit të lirë: Prudoni e sulmon duke
e përkufizuar «Hermes i ekonomisë, trismegjisti Say» në kapitujt
III dhe IV të Çfarë
është prona?.
11
Sistemi filozofik i René Descartes (Dekart) (1596-1650)
karakterizohet këtu si «spiritualizëm» mbi bazën e përkufizimit
të Victor
Cousin
(Kuzë) (1792-1867): spiritualizëm është çdo filozofi që e
vendos ndërgjegjen në zanafillë të njohjes.
12
Les
précieuses ridicules,
komedi me një Akt e 1659-s, e para në kostum e shkruar nga Molieri,
i siguroi mbështetjen përfundimtare të monarkisë.
13
Chansons
të
poetit autodidakt Pierre-Jean
de Béranger
(Beranzhé) (1780-1857), pjesa e parë e të cilave Vivandière,
kontribuan në periudhën e Restaurimit me përforcue kultin e
Napoleonit, admirues i zjarrtë i të cilit qe Béranger. Në Hyrjen
e tij për botimin italian të veprës La
sorcière të Jules Michelet
(cit. Shënimin 17 të Pjesës së dytë «Shënime dhe mendime»),
Franco Fortini e sintetizon kështu rolin e mitizuar femëror në
klimën politiko-kulturore franceze të shekullit XIX: «...e gjithë
Tetëqinda demokratike përshkohet nga figura e gruas luftarake,
amazonë, e gjirit të shpluar, krijesa e barrikadave, duart e të
cilës janë të zbehura, të mrekullueshme... mbi bronzin e
mitralozave/ përmes Parisit kryengritës, ose të një gruaje që
nuk është as nënë as bijë as grua por vetëm krijesë
maksimalisht e dëshirueshme, pra prej erosi e vdekjeje, që i shkul
bijtë nga nënat, vivandiera Carmen; prostitutë sublime,
tricouteuse
për gijotinë, marseillaise
për Hark Triumfi, petroleuse
komunare»
(La strega, BUR Rizzoli, Milano 1977, f. 18).
14
Mund t’i shpëtoje shërbimit ushtarak duke iu drejtuar disa
sipërmarrësve të vërtetë, që siguronin një zëvendësues në
bazë të një shpërblimi. Figura e sipërmarrësit u zhduk kur
Prudoni ishte akoma gjallë; kurse mundësia ligjore e zëvendësimit
u zhduk në 1872-shin.
15
Në një letër mbi spektaklet adresuar në 1752-shin Jean
le Rond d’Alembert-it
(Alamberit) (1717-1783), Ruso mëtonte, kundër Enciklopedistëve, se
objektivi i teatrit nuk ishte dobishmëria morale, por kënaqësia.
Në Maksima dhe refleksione mbi komedinë, të 1694-shit,
Jacques-Bénigne
Bossuet
(Busé) (1627-1704) pat folur kundër rreziqeve të teatrit, burim
korruptimi të zakoneve dhe shpirtrave. Prudoni shkroi se, në
periudhën kur punonte në tipografi, pikërisht «veprat e Bossuet,
e Bergier, etj., më kaluan nën sy; mësova nga këta mjeshtra të
mëdhenj ligjet e arsyetimit dhe të stilit».
16
Amable
Voïart Tastu
(1795-1885), poeteshë me frymëzim lamartinian (Les
Oiseaux du sacre,
1825), shkroi shumë vepra të destinuara për fëmijët. Mbi de
Meulan-ën, sh. shënimin 7 të kapitullit të dytë.
17
Mike e Flaubert-it
(Flober), Louise
Colet-Révoil
(Kolé-Revual) (1810-1876), poeteshë dhe shkrimtare, botoi mes
tjerash Les
couers brisés
dhe L’Italie
des Italiens.
18
E njohur në periudhën e Revolucionit si madame de Roland, Manon
Roland de la Platière
(1754-1793) e bëri sallonin e saj një qendër të grupit zhirondin,
në rënien e të cilit, ajo u gijotinua. Tjetër sallon politikisht
dhe kulturalisht i angazhuar qe ai i Anne-Louise-Germaine
Necker de Staël-Holstein
(1766-1817), autore e të famshmes De
l’Allemagne (1810),
që aq shumë kontribuoi në përhapjen e romantizmit gjerman.
19
Claude-Henri
de Rouvroy
(Ruvrua), kont i Saint-Simon (Sen-Simon) (1760-1825), konsiderohet
themeluesi i socializmit utopist francez; në periudhën e fundit iu
përkushtua përpjekjes për të themeluar një krishterim të ri
(është e 1825-s Nouveau
Christianisme
e tij). Në vdekjen e tij u themelua nga ndjekësit një shkollë
sen-simoniane që mori karakteret e një sekti religjioz, një pjesë
e të cilës u drejtua nga Enfantin. Në 1854-shin, pas rënies së
shpresave revolucionare të 1848-s, disa sen-simoniane themeluan
«Revue philosophique et réligieuse», që u botua deri më 1 janar
1859 (sh. shënimin e Pjesës së dytë).
KAPITULLI
I PESTË
1
Shih shënimin 11 të këtij kapitulli.
2
Pirron Elidi (365-275 p.K.), themelues i shkollës skeptike:
pirronizmi është teoria që mëton pamundësinë për njeriun me e
mbrritë njohjen e të vërtetës dhe të mirës.
3
Luigji Filipi I i d’Orléans, zgjedhur mbret gjatë revolucionit të
korrikut 1830-s, u rrëzua nga revolucioni i shkurtit 1848.
4
Fantaisie,
«fantazi», merr domethanien tek Romanticizmi, imagjinata krijuese,
e palidhur me realitetin, me skemat logjike; shprehje e një lirie
krijuese e ndryshme nga ajo e imagjinatës riprodhuese.
5
Théophile Gautier (1811-1872), gazetar e romansier (romani më i
njohur i tij është Kapiten Frankasa); qe mes animatorëve të
rrethit të Rue du Doyenné, i lëvizjes romantike të vonë të
quajtur parnasjane. U përplas me Rembonë.
6
Nominalistë u quajtën filozofët e Skolastikës mbështetës të
teorisë sipas të cilës universalja apo koncepti nuk ka realitet
përjashta mendimit, por është një shenj e predikueshme e disa
gjërave.
7
Prudoni i referohet këtu punës së tij Théorie
de l’impôt,
që kishte fituar çmimin e parë në një konkurs të organizuar nga
Kantori i Vaud-it, dhe që u botua në 1861-shin.
8
Pierre
Leroux
(Lërú) (1797-1871), socialist sen-simonian, themelues i gazetës
«Le globe», shkroi De
l’égalité, De la ploutocratie ou du gouvernment des riches.
9
I referohet «Bankës së popullit», që duhej të arrinte me
realizue lëshimin falas të kredive; e mbështetur mbi kolonat e
gazetës «Le représentant du peuple», e konkretizuar në 1849-n,
shumë shpejt Banka u zbulua si e pasuksesshme.
10
Në Kolegjin mbretëror të Besançon-it Prudoni kishte hyrë në
moshën njëmbëdhjetë vjeçe; në 1831-shin, veç kësaj, punoi si
mësues në Kolegjin
Gray.
11
Në Ménilmontant,
periferi pariziene, Enfantin-i kishte organizuar komunitetin e tij,
që u shprish pas një procesi në Gjykatën (e Assise), që u mbyll
me dënime të ndryshme.
12
Prudoni përdor këtu termin guenon
në kuptimin e dyfishtë të femrës së majmunit dhe të gruas së
përdalë.
13
Vargu i cituar bën pjesë tek fabula Ujku dhe qengji, që përmbahen
tek libri, I-rë i Fabulave të Jean
de La Fontaine
(1621-1695); edhe në pjesën e Parë të librit të 4-t të Çfarë
është prona?
Prudoni citon, por më pak saktësisht, një varg prej njërës nga
Fabulat e La
Fontaine.
PJESA
E DYTË
SHËNIME
DHE MENDIME
1
Jean-Jacques
Altmeyer
(1804-1877), historian belg, shkroi mes tjerash një Cours
de philosophie de l’histoire
dhe një Histoire
des communes flamande;
të Heinrich
Cornaelius Agrippa
prej Nettesheim
(1456-1535), filozof, mjek e magjistar; Prudoni sjell më poshtë një
pjesë të marrë nga De
incertitudine et vanitate scientiarum;
regjentja e Vendeve të Ulëta që përmendet këtu është Margerita
prej Jorkut (1446-1503), grua e Karlit Sypatrembur, dukës së
Burgonjës.
2
Aludohet për Traité
de l’éducation des filles,
shkruar në 1689-n nga François
de Salignac de la Mothe-Fénelon
(1651-1715), që Prudoni tregon se e njeh me themel: në të ri,
kishte lexuar veprat filozofike-religjioze të tij; te Pornokracia
citon (shih f. 150) edhe Les
aventures de Télémaque
(1699), një roman edukativ i famshëm në historinë e pedagogjisë.
3
Është një gjykim historik, veçantisht për Bona
Sforza-n
(grua nga 1518 e Zigismond
Plakut), Luisa
di Gonzaga-n
(nuse në 1645-n e Ladisllavit të 4-t), dhe
Maria Casimira Lagrange de Arquien
(që u martua me Jan Sobieski-n, nga 1676-a mbret i Polonisë falë
ndihmës së Luigjit të 14-të).
4
Pierre-Augustin
Caron de Beaumarchais
(Bomarshé) (1732-1799), shkrimtar komedish të suksesshme (Barbier
de Séville, Mariage de Figaro
– Martesa e Figaros), pësoi në 1770-n një seri procesesh dhe
grindjesh gjyqësore të bujshme me magjistratin Gowzmann;
u mbrojt duke përmbysur në katër Mémoires
e tij akuzën e gjykatësve të tij.
5
Alberti i Saksoni-Koburg-Gotas u martua në 1840-n me Viktorian e
1-rë, mbretëreshën e mbretërisë së bashkuar të Britanisë së
Madhe dhe Irlandës; më shumë se Alberton, Viktoria mori parasysh
këshillat e lord Melborn dhe të Disraelit. Katerina e 2-të, grua e
carit Pjetri i 3-të, e rrëzoi këtë në 1762-shin dhe mori kurorën
e perandores së Rusisë, të cilën e ngriti në rangun e
superfuqisë. Për Semiramidën, në fund, mbretëreshën e Asirisë
dhe themeluesen e Babilonisë, legjenda nënvizon degjenerimin dhe
mizorinë. Prudoni i vendos këto gra mbi të njëjtin plan dhe, më
shumë se një gjykim historik, shpreh mbi ’to vlerësime
moraliste.
6
Elizabeta e 1-rë, mbretëreshë e Anglisë (1558-1603), u mbiquajt
Virgjëresha për shkak të refuzimit të saj me u martue. Luçio
Domicio Aureli, perandor romak (270-275), shfronëzoi Ksenobian,
mbretëresha e Palmirës, dhe e vrau së bashku me këshilltarin e
saj të zotë Longinin.
7
Bëhet fjalë për bashkëpunuesit e «Revue philosophique et
religieuse» (mbi ’të shih shënimin 19 të kapitullit të
katërt). Charles Lemmonier botoi aty Essai
sur la personnalité de Dieu;
Charles
Fauvety, Aspirations vers une religion rationelle; Ange Guépin,
Esquisse d’une nouvelle théorie des fonctions
cérébro-intellectuelles;
Léon
Brothier, Nécessité d’un dogme e Fondements de la certitude;
Charles Renouvier, La Trinité au point de vue philophique;
dhe Ausonio
Franchi
(pseudonim i Cristoforo Bonavino) një Défense
du Criticisme.
Tek kjo revistë bashkëpunoi vetë Jenny d’Héricourt, me esenë
La
Bible et la question des femmes.
8
Jules
Favres
(1809-1880), avokat dhe burrë shteti republikan; Alphonse
de Lamartine
(1790-1869), poet e shkrimtar, i famshëm për Méditations
poétiques,
në 1848-n ministër i Punëve të Jashtme të qeverisë provizore;
Isaac-Moïse Crémieux, i quajtur Adolph
(1796-1880), avokat, politikan i moderuar deri në grushtin e shtetit
të Luigj Napoleonit; Armand
Marrast,
drejtor nga 1841-shi i gazetës «National»; Louis
Blanc
(1818-1882), gazetar dhe historian socialist, që në qeverinë
provizore të 1848-s u përpoq të realizonte «Ateliers
sociaux»,
dështimi i të cilave nxiti represionin e përgjakshëm të
qershorit; François
Arago
(1786-1853), shkencëtar, në 1848-n ministër i Marinës.
9
Belfagor,
hyjni e traditës kananase, u transformua në demon nga tradita
biblike dhe letrare e perëndimit të krishterë. Kings-Charles-at,
prej anglezit King Charles spaniel, janë një racë e veçantë
qensh.
10
Taide,
kurtizane egjiptase e shekullit të IV, qenkej konvertuar nga një
anakoret; Afra,
edhe ajo kurtizane e shekullit IV, e konvertuar, u dënua me turrë
drush pranë Augsbourg, në Bavari.
11
Prudoni i referohet fuqive afrodiziake dhe abortuese që i visheshin
të tharave të kantarideve dhe të agnokastit.
12
Shumë janë anëtarët e familjes së Jussieu që studiuan botanikë;
bashkëkohës të Prudonit qenë Antoin Laurent (1748-1836), i njohur
për «klasifikimin natyral» i bimëve, dhe i biri Adrien
(1797-1853).
13
Emmer de Vattel (1714-1767), studiues zviceran i së drejtës, i
kujtuar edhe mes studiuesve që kishin analizuar luftën, në veprën
La
Guerre et la Paix.
Vepra e apologjistit të krishterë Kuint
Septim Tetulian-it,
e cituar këtu në mënyrë të pjesshme dhe të pasaktë, u shkrua
rreth 207-s.
14
Confessions
u
botuan vetëm pas vdekjes së Rusoit; romani Émile
u rimor dhe u vazhdua në një roman të ri, Émile
et Sophie,
që ngeli i pambaruar. Julie
ou la Nouvelle Héloïse,
që Prudoni citon në f. 150, është i 1761-shit.
15
Shën Jeronimit (347-420), At i Kishës, i detyrohemi mes të tjerash
botimin «Vulgata» të Biblës.
16
Mbi Lukrecien shih shënimin 3 të kapitullit të tretë. Marta,
motër e Magdalenës dhe Lazrit, është, në Ungjill, simbol i jetës
aktive.
17
Jules
Michelet (1798-1874),
autori i famshëm i Histoire
de la Révolution française
(e lëvduar nga vetë Prudoni në një letër datuese më 11 prill
1851), i pezulluar nga mësimdhënia në ’51-shin, dhe i përzënë
nga Collège
de France vitin
më pas ngaqë kishte refuzuar betimin e besnikërisë ndaj
Perandorisë së Bonapartit, shkroi edhe një vepër mbi La
femme
(1859); katër vjet më vonë, teksa Prudoni ishte i angazhuar me La
Pornocratie,
nxori pranë botuesit Lacroix
të Brukselit botimin e dytë të La
sorcière
(Shtriga), një vepër e rivlerësuar kohët e fundit.
18
François-Joseph
Talma
(1763-1826), qe aktor i madh dhe organizues spektaklesh; tri gratë
të cilave iu referohet Prudoni qenë aktore të famshme të epokës
së Napoleon Bonapartit: Marguerite-Josephine
Weymer
(George), Anne-Françoise-Hippolyte
Boutet
(Mars), dhe Catherine-Joséphine
Rafuin
(Duchesnois).
19
Karl
Grün,
gazetar me prirje fourieriste: shkroi në 1845-n Lëvizjen sociale në
Francë dhe në Belgjikë, dhe qe përkthyes i Prudonit.
20
Kornelia,
fisnike
romake bijë e Skipion Afrikanit, kujtohet për anekdotën e të
bijve Tiber dhe Gaj Grak të paraqitur si xhevahirë. Virgjinia,
virgjëreshë shumë e bukur, sipas legjendës, e futur nga Ap Klaudi
Deçemviri, u var në publik nga i ati, që kishte qëllim ta
shpëtonte kështu nga çnderimi.
21
La Châtre, përpos që tregon qytetin kryesor të département-it të
Indre
(Donjon-i
i lashtë), mund të nënkuptojë në frëngjisht «tredhjen»:
dykuptimësia është e dukshme.
22
Prudoni «harron» se autori i romanit La
femme de trente ans është Honoré de Balzac (1799-1850),
që e botoi në 1831-shin. Është historia e Zhylisë, gruaja e
palumtur dhe e pakënaqur e kontit Viktor të Aiglemont. Për
Balzakun, mosha më e mirë për një grua është pikërisht
tridhjetë vjeçe, kur ajo arrin (është rasti për shembull i
Zhylisë) thantësinë fizike dhe pjekurinë e plotë.
23
Asmodeu është një personazh demoniak që, në Librin e Tobias, të
Dhjatës së Vjetër, përpiqet të pengojë dasmën e Tobisë me
Sarën: përfaqëson demonin e kënaqësive të papastra.
24
Jacques-Henri
Bernardin de Saint-Pierre
(1737-1814), pararendës i Romanticizmit, autor i të famshmes
Paul et Virginie,
kontribuoi me zhvillue shijen e natyrës, në veçanti tek vepra
Études
de la nature.
25
Edhe në këtë rast, si në lidhje me mbretëreshat e Polonisë,
Prudoni duket se bëhet zëdhënës më shumë i një tradite
skematike dhe kufizuese, sesa i një përkufizimi të përpiktë
historik: filozofia e Epikurit (341-270 p.K.) gjente qëllimin etik
të njeriut jo tek arritja e një kënaqësie nga çdo e drejtë dhe
virtyt, por në konkuistën e një paqeje të brendshme, ataraksisë,
e purifikuar nga pasionet dhe nga dhimbjet.
26
Albert
Dürer
(1471-1528), piktor, gdhendës, teoricien i artit; Harmenszoon
van Rijn
i quajtur Rembrandt
(1606-1669); Claude-Adrien
Helvétius
(1715-1758), mbështetës tek De
l’esprit
(1758) i sensualizmit; Jean-François
de Saint-Lambert (1716-1803),
shkrimtar që rrotullohej rreth zonës kulturore të
Enciklopedistëve.
27
Fidias (fund i shek. V-të – shek. IV-t p.K.), skulptor athinas, i
detyrohemi për sistemimin urbanistik të Akropolit dhe të
Partenonit të Athinës.
28
Siç dihet, Honoré
Gabriel Riqueti,
konti i Mirabeau-së
(Mirabosë) (1749-1791), një nga shefat e rrymës së moderuar të
Revolucionit, u akuzua për tradhti; Georges
Jacques Danton
(1759-1794) vdiq në gijotinë, pasi u akuzua nga
Maximilien-François-Isidore
de Robespierre
(1758-1794).
29
Armand-Jean
du Plessis de Richelieu
(1585-1642), ministër i Luigjit XIII; Jean-Baptiste
Colbert
(1619-1683), ministër i Luigjit XIV; Robert-Jacques
Turgot
(1727-1781), kontrollor i përgjithshëm i Financave nën Luigjin XIV
(Prudoni shton më tej se qe tërë kombi që rezistoi ndaj Turgot:
në të vërtetë, reformat që ky çalltiste u penguan nga Oborri);
Nicolas
Fouquet
(1615-1680), përgjegjës për Financat në periudhën e Luigjit XIV;
François-Michel
Le Tellier,
markez i Louvois
(1641-1691), ministër i Luftës dhe mandej i Punëve të Jashtme nën
Luigjin XIV; Jacques
Necker
(1732-1804), ministër i Financave nën Luigjin e XVI.
30
Tek Esprit
des lois
(1748) të Charles-Louis
de Secondat,
baron i Bréde
dhe i Montesquieu
(Monteskië) (1689-1755) dhe konceptimit të tij të sistemit
kushtetues iu frymëzua Kushtetuta franceze e 1791-shit. Gjykimi i
Prudonit mbi revolucionin e ’89-s përmbahet në Ç’është
prona?:
«Flitet me entuziazëm të ekzagjeruar për revolucionin e lavdishëm
francez, për ndryshimin e institucioneve: gënjeshtër!
gënjeshtër!».
31
Është Kushtetuta që sanksionon, në 1799, diktaturën e Napoleon
Bonapartit, pas grushtit të Shtetit të 18 brymerit (11 nëntorit).
32
Magjistrat dhe politikan, Claude-Auphonse Delange (Delanzh)
(1797-1869) u emërua senator nga Lui Napoleoni, pas grushtit të
Shtetit. Qe ministër i Brendshëm në 1858-n, mandej i Drejtësisë
deri në 1863-shin.
33
Gjatë mbretësisë së Luigjit XIV (Mbreti-Diell, 1643-1715), Franca
u angazhua në një seri të gjatë luftërash që, nëse i lejuan të
bënte zap Fiandrat, Franca Kontenë, dhe territore të tjera,
përfunduan duke zbrazur financat dhe burimet e saj.
34
Libertinizmi qe një lëvizje filozofike me karakter antireligjioz
dhe antiklerikal që u afirmua në Francë në Gjashtëqindën.
Ekstensivisht, Prudoni e përdor këtu termin për të rrokur
«antiklerikalizmin» e Volterit (François
Marie Arouet,
1694-1778), e Monteskjësë, dhe të Denis Diderosë.
35
Anne-Honoré-Joseph
Dyveyrier,
i quajtur Mélesville (1787-1865), magjistrat, shkroi më se 300
vepra teatrale, shumë prej të cilave humoristike dhe satirike.
36
Në shekullin e XIX, qyteti belg i Spa-së
(territor i Liezh-it)
përmendej për industritë dhe artizanatin e drurit.
37
Satira VI e Deçimo
Jun Juvenalit
(c. 60-140) është një përshkrim i egër i veseve të grave;
Prudoni rimerr një frazë nga vargjet 58-59 («Quis
tamen adfirmat nil actum in montibus aut in/ spelumcis? Adeo
senuerunt Iuppiter et Mars?»),
ku Juvenali ironizonte mbi banketet dashurore që Jupiteri e Marsi e
kishin zakon të kalonin te shpellat e maleve.
38
Në fillimet e shekullit të XIX prostitutat dhe gratë e hedhura të
Parisit quheshin lorettes,
prej emrit të lagjes Notre
Dame de Lorette.
39
Në gazetën «Office de la Publicité» Prudoni botoi artikujt
L’Empire
et la bohème, Mazzini et l’Unité italienne
(7 shtator), që ngritën kritika dhe ndjenja kaq të thella (dukej
në fakt sikur mbështeste tezën që, siç po bënte Italia duke u
bashkuar, kështu duhej të bënte Belgjika, duke zgjedhur të
bashkohej me Francën) sa shtyu më 16 tetor një turmë
demonstruesish të manifestonin në rue
du Conseil në
Bruksel, ku banonte Prudoni; për pasojë, ky e la Belgjikën për
Parisin. Në një letër të dy viteve më parë, adresuar avokatit
të tij Gustave
Chaudey,
Prudoni shprehej mbi atë gazetë në këto terma: «E dini se kjo
fletushkë e mjerë ka një tirazh prej 17.000 kopjesh, dhe kur vë
dorë unë ka 100.000 lexues?»; dhe, në
La Guerre et la Paix,
saktësonte akoma se bëhej fjalë për një «gazetë të vogël që
botohet në Bruksel dhe është krejt e panjohur në Paris». Mbi
«Étoile
belge»
- që qe një nga gazetat liberale që e sulmuan artikullin e tij mbi
Garibaldin, dhe ku aksioni kryesor ishte Toussaint,
një noter nga Brukseli - Prudoni shkroi në 1863-shin se e gjykonte
«pa asnjë opinion, megjithëse ishte më e shpërndara ndër të
gjitha, dhe megjithëse shtypej në 20.000 kopje. Thuhet se
financohet nga princat d’Orléans» (Du
principe fédératif et de la nécessité de reconstituer le parti de
la révolution, në Oeuvres complètes, bot. Rivière
cit., Paris, 1959, fq. 192-193).
40.
Referimi të dielës nuk është i rastit. Ditës së pushimit, dhe
nevojës e shansit për të festuar të dielën nën «profilin e
higjienës dhe të moralit, të relacioneve familjare dhe qytetëse»,
Prudoni i kishte kushtuar në fakt një studim, Célébration
du dimanche,
që fitoi një çmim special në një konkurs të çelur në 1839-n
nga Akademia e Besançon.
41
Grua e Luigjit të VIII, Blanka prej Kastiljes (1188-1252) qe
regjente e mbretërisë si gjatë vogëlisë së të birit Luigji IX
(shën Luigji), ashtu dhe gjatë periudhës kur ky i fundit organizoi
të parën nga kryqëzatat e tij në Palestinë: pikërisht në
1250-n, në Mansourah,
Luigji u mposht dhe u zu rob; pasi u lirua, qëndroi në Palestinë
edhe katër vjet të tjera.
*
Në lat.: porne - prostituta.
**
V. Brancati,
Il
bell’Antonio, Bompiani,
f. 50. Më sipër bashkëbiseduesi i protagonistit i referohet
faktit se një prostitutë, padrone e një bordelloje, ka shprehur
simpatinë për Duçen, duke thënë se do dhuronte dhjetë vjet nga
jeta e saj veç për të fjetur një natë me Mussolinin.
***
...siç vëren një kultivues i humorit të zi në Shkodër.
*
Letër e
7 majit 1846.
*
Në
kuptimin: të
devotë
në
besimin fetar. (të
gjitha shënimet me * janë të shqipëruesit)
*
Vini re se shoqëria ka edhe kuptimin e ortakërisë. Nga 'socio'
– ortak.
**
Na
duket se trajta 'dhunti' e dhunon origjinën e fjalës nga folja 'me
dhanë'.
*
Nga leksiku kishtar: provanon, fjalë e rrjedhur nga it. provvedere.
'Dio vede e provvede'.
*
Përzgjidhni rastësisht - neologjizëm i përkthyesit.
*
Shportaret ju shisnin ushqime ushtarëve
gjatë fushatave rraskapitëse të luftërave të atëhershme.
*
Akt ekskluziv i regjistrimit dhe përdorimit
të një shpikjeje i lëshuar nga shteti në përnjohje të
shpikësit.
*
Frenologjia: teoria e Gall-it
(1758-1828) sipas të
cilës çdo tipar i karakterit dhe çdo aftësi intelektuale shfaqen
përmes një protuberance në një pikë të caktuar të kafkës. E
krahasueshme me atë që thonë shahistët për “gungën e
shahut”. Megjithatë Gall-i
tek vepra e tij themeltare Sur
le fonctions du cerveau et sur celles de chacune de ses parties,
përdor termat kafkologji apo kafkoskopi. Fjala frenologji është e
Spurzheim-it
dhe mandej e A.
Comte-it.
*
Silfi: në
mitologjinë gjermanike, emër qeniesh demoniake, përgjithësisht
banues n'ajrí, që tradita popullore i mbante të zotë me u
shkaktue të liga njerëzve dhe kafshëve. [nga lat. e Paracelsit
(shek. XII) sylphus,
shkurt. i lat. silvester
' pyllësor'].
*
Hir përmbi
hirin, është gruaja e shenjtë dhe me cipë.
*
Parapëlqejmë
në çdo rast trajtën latine esencë, ndaj asaj shqipe 'thelb',
pasi nuk janë aspak të barazvlefshme: esenca është metafizike,
thelbi fizik.
*
Kjo fjalë
jepet në këtë trajtë të njësuar siç e ka përdorur Xhojsi.
*
Lat:
Vetë
fakti.
*
Fjala shqipe që
i afrohet më shumë kësaj është 'burrneshë', por 'burrnesha' ka
një konotacion të fortë stoik që 'virago-ja'
e Prudonit nuk e ka.
*
Lat.:
brenda dhe nën
lëkurë.
*
Ai që
fiton e merr përsipër një kontratë zbatimi.
*
Po e japim në
këtë trajtë: Iu
thaftë
truri atij që i shkon mendja për keq.
*
Mbiemri jepet në
trajtë gegë, për shkak të përkimit me substantivin ‘etni’,
fjalë që e kanë marrë shumica e gjuhëve europiane.
*
Ky
mbiemër,
epitet bijohet nga Katilina, një politikan i Romës antike disa
herë kanditat për konsull, e konspirator i përbetuar ndaj
origarkisë së senatorëve. Këta i kundërvunë në fillim
Ciceronin (që shkroi e ligjëroi anti-katilinaret), pastaj
gjenerali Mark Petrei e vrau pranë Pistoias duke ia hedhur eshtrat
në lum... Gjuhën e kulturën latine Prudoni i ka si autodidakt.
*
Lat:
prej 'intellego': shquaj, vërej,
kuptoj, rrok me mendje, shoh, vëzhgoj. Këtu P., autor me
pretendime dialektike (të cilat ia vinte në lojë Marksi që e
njihte Hegelin n'origjinal) i mëshon kuptimit: rrok me intelekt.
*
Si tua ketë
qejfi. (Libido
merr statusin që ka sot, vetëm duke filluar me Frojdin).
*
Kështu
kemi zgjedhur me e përkthye fjalën: représenter. Mendojmë se
është trajta më e afërt ndo i re-présenter (ri-paraqes), ndo i
vor-stellen (para-shtrim, para-vendosje).
*
Parapëlqehet
me u lanë origjinali pasi i referohet regjimit burbonik në Franë
dhe nuk ka si me pasë barazvlera në vende a gjuhë të tjera
europiane.
*
Hotentot-ë
quheshin popujt Khoi
të Afrikës së Jugut. Pra: Afërdita e zezë.
**
Lat.:
Fakti
është
shenjtërimi i saj.
*
Është rasti i vetë Prudonit.
*
Fr.:
jetë
në bashkësi.
*
Në
Romën e lashtë, oshënarja që ruante zjarrin e shenjtë të
qytetit.
*
Lat.:
përse
qenka e vërtetë?
*
Titull gjermanik i përdorur
së pari në Perandorinë e Shenjtë Romake, i krahasueshëm me atë
të kontit.
**
Lat.:
çdo mashkull që
hap vulvën.
*
Lat.:
pa Bakun dhe Cereren zvjerdhet Afërdita.
*
Në
Greqinë e lashtë një grua e dhënë pas jetës së lirë, tepër
e rafinuar për nga mënyrat e sjelljes.
*
Fr.:
gjegjës.
*
Lat.:
në mënyrë të ngjashme.
*
Lat.:
ligjin.
*
Kafene ku këndojnë femrat.
**
Lat.:
mes të cilave.
*
Po e përkthejmë
kështu 'le
pied'
për ta dalluar nga 'la
jambe',
këmba e gjatë.
**
Lat.:
zëri i popullit, zëri i zotit. (Po e tha populli, e ka thënë
zoti).
Etichette:
COPYLEFT,
DEBAT,
KRITIKA,
Letersi franceze,
PERKTHIM,
PROUDHON,
PROZE,
PUBBLICISTICA
Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)