- Asht provë e xhentilesës së
pashterrshme të perendimorëve, fakti se gjithmonë shqiptarët
paguejnë.
- Perendimorët tue pasë shum
ma shumë pare, janë rrjedhimisht shum ma xhentila, për ma tepër
që kto pare nuk i kanë ndy duert me i fitue vetë dhe nuk i ndyjnë
duert as me i harxhu për ju.
- Sepse po tu fik makina,
mashkulli perendimor të thrret direkt zjarrfiksen, kurse shqiptari
përvjel mangët dhe ta shtyn, si katundar i pandreqshëm që asht.
- Sepse me shqiptarin ju mund
të humbisni virgjëninë, kurse me perendimorin humbni direkt
ndjeshmërinë dhe s'keni ça me humbë ma.
- Sepse shqiptari të rrah dhe
s'të len me qa, kurse perendimori t'kalon në depresion.
- Sepse perendimori asht shum
xhentil me kafshët, veç ekosistemin kafshon.
- Ju duhet të lidheni me
perendimorin se shqiptari e ka kafshën jashtë, kurse perendimori e
ka mbrenda, dhe ju s'guxoni me vlersue mbrendinë e tjetrit, kjo
asht kaq indiskrete.
- Sepse shqiptari fut hundët
në punët tueja personale, kurse perendimori fut hundët vetëm në
punët e vendit tand.
- Ngaqë kur shqiptari t'i fut
duert nuk asht tue t'lypë kuletën, kurse perendimorit ia fut duert
ti dhe ia gjen mejherë kuletën, por hadje gjeji pin-in mandej.
- Sepse me shqiptarin ju nuk
mund të ndrroni garderobë kaq shpesh, kurse me perendimorin ju
mund të veshni pantallonat sa herë të doni.
- Sepse perendimori e ka kthye
xhentilesën në institucion. Mos ia merrni për formalitet.
Formalitetet të mbajnë në formë.
- Sepse perendimori e ka shpikë
gjuhën e aparencës dhe në ktë gjuhë juve ju dalin llogaritë,
të paktën për sa kohë ju tërhjek aparenca.
- Sepse me perendimorin ju bani
eksperienca interesante, kurse me shqiptarin përjetime të
dhimbshme.
- Sepse me perendimorin
ndaheni mirë, kurse me shqiptarin do t'ishte ma mirë mos të ishit
njoftë.
- Sepse perendimori ka takt,
kurse shqiptari të prek.
- Sepse ma mirë nji perendimor
sado-mazo, se nji shqiptar sade.
- Sepse perendimori asht ulok,
kurse shqiptari asht malok.
- Sepse shqiptari asht xheloz
provincial, kurse perendimori kozmopolit formal.
- Sepse perendimorët edhe kur
s'dijnë ma me ba art, bajnë art kontemporan, kurse shqiptarët
njohin vetëm artin e luftës.
- Sepse pjeshkëria juej ka
shum pak treg në Shqipni, dhe shum shum treg në perendim, ku
vetrinat ju presin dhe nuk mungojnë bananet.
- Sepse shqiptari të kujton
cipën, kurse perendimori t'emancipon.
lunedì, marzo 28, 2016
21 arsye pse meshkujt perendimorë janë ma xhentil se shqiptarët (dhe pse shqiptaret duhet të lidhen me ta)
Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)