Ka thanë Herzeni, se “historia nuk kthehet mbrapsht… të tana
rivendosjet, të tana restaurimet kanë qenë gjithmonë maskarada”. Dhe i
tillë rezulton edhe ky restaurim i bolshevizmit, që gjithsesi shfaq
tipare të shfytyrueme, aq sa me u quejtë neobolshevizëm.
Neobolshevizmi realizon nji simbiozë mes bijve të persekutorve dhe
bijve të të persekutuemve. Papën, e presin tue varë (kët radhë
fotografitë) e të varunve me urdhën të baballarëve të tyne. Njiherit,
auktoriteti papal nuk bzan, sikundër nuk rezulton të ketë bza kur
ndodhte varja. Asht nji pushtet që rilegjitimon nji tjetër.
Neobolshevizmi ia ka marrë dorën pornografisë. Jo se bolshevizmi
shqiptar nuk ishte i tillë, por ndryshonte për shkak të përqendrimit
bardhezi të çdo regjie në duert e partisë-shtet. Tash kemi bolshevizëm
me ngjyra, neobolshevizëm.
Njiherit teksa bolshevizmi lidhte aleanca për arsye ideologjike,
neobolshevizmi e ka tejkalue dimensionin ideologjik, tue qenë
gjithëpranues ose gjithçkanganës, mjaft që të ketë logjikën vicioze të
kapitalit që qarkullon brenda rrethit vicioz.
Në fillim të viteve ‘90, pavarsisht se në krye të Shqipnisë ishin
akoma bolshevikët, pati nji hapje të çuditshme drejt lirisë. Shqipnia
nuk ishte ndërtue akoma, dhe ajo ishte koha kur mund të hidheshin
themelet. Brezi që mund ta kishte ndryshue paradigmën tue e mbajtë
vendin në kushtet e rritjes civile, nuk e filloi at punë, për shkak se
filloi punë jashtë vendit. Dhe atëherë bolshevizmi përpunoi dhe futi në
veprim programin e restaurimit.
Ky plan parashikonte veç tjerash, që shoqnia shqiptare, të mos ishte
thjesht e hapun, por e zbërthyeme. Ka nji mnyrë me e demoralizue,
çintegrue dhe shpopullue nji popull, kjo asht mnyra pornokratike, kur
pornokracia bahet stil jete. Qëllimi asht i kjartë: Shqipnia nuk duhet
të ketë ma popull të vetin. Pornokraci don me thanë pushtet i
prostitutave. Qofshin meshkuj a femna. Kah ana tjetër, demokraci don me
thanë pushtet i popullit. Pra, mënyra ma e mirë për me e kalue sistemin
nga demokraci në pornokraci, asht ajo me eliminue popullin. Me e
eliminue si subjekt historik, metafizik, botëprodhues, jetësor,
pavarësisht se kah ana biologjike vazhdon ta miklojsh, teksa e pranon
edhe si klient. Dhe kshtu shqiptarët në çdo sferë të jetës së tyne
shqiptare, ndihen klientë në vend të vet; madje klientë në nji treg të
pambuluem dhe pa rregulla loje.
Dhe kshtu mjafton mos me i dhanë të drejta sociale: punë, dinjitet,
arsim, shëndetsi. Dhe tue lshu dorën kah të drejtat civile me ba
koncesione antipopullore: martesën brenda të njëjtit seks, që i hap
rrugën edhe shtatzanisë me qira (me pasojë blemjen e fëmijës) e me
radhë. Të gjitha kto kanë bekimin e fondacionit për nji shoqni të
zbërthyer, pavarësisht se vetë drejtori, sa i takon familjes së tij, nuk
asht aq i hapun, madje asht kaq tradicionalist atavik, sa martohet me
nji vajzë gjysmë shekulli ma të re.
Lind pyetja: A do ta hanë shqiptarët tekun e radhës? Demoralizimi i
gjatë, e ka shndërrue korrupsionin në stil jete. Ka rrezik që shumica e
shqiptarëve të Shqipnisë janë tolerantë ndaj korrupsionit, si e vetmja
alternativë me shkepë ndoj gja prej publikes.
Njiherit edhe kategoritë e privates dhe publikes në Shqipni janë të
ndotuna. Ajo që e prish dialektikën mes tyne, asht kategoria e
kolektives. Shteti asht kolektiv. Vota nuk asht as private, as publike:
asht kolektive. Te klubi i lagjes lypet vota, dhe qytetarët e falin
shoqnisht, tue qenë krejtsisht shpresëhupun se mund të kenë za në
shkretëtinën e demokracisë shqiptare. Neobolshevizmi vazhdon me i rrejtë
me thasë mielli, si në kohën e Ylli Bufit, që asokohe pat deklarue se
kishte edhe 7 ditë bukë dhe populli me humorin e tij bujar e quejti Illi
Bifi. Por atëherë kishte popull.
97-a e vrau popullin shqiptar. S’e kishte ba asnji dominimin i huej,
as komunizmi s’kishte mujtë deri në fund. Kishte krijue bazat sigurisht.
Tue pré lidhjen me tokën (shpronësimi), dhe lidhjen me qiellin (ndalimi
i fesë si botëkuptim, jo vetëm i institucioneve fetare), kishte pré
lidhjet metafizike të popullit me esencën e vet. Neobolshevizmi, synon
edhe shkatërrimin e familjes. Propagandon nji stil jete të bazuem
tansisht mbi paren. Vetëm se nuk ka kuptim që ky stil jete t’u lehet
trashëgim mbasardhësve, kur shumica absolute e njerëzve nuk kanë me
mujtë me iu lanë edhe paret që duhen për me e jetësue at’ stil jete.
Tanë misioni konstruktiv i mediave pushtetare asht shkatrrimi i gjuhës,
traditës dhe vetë indit popullor shqiptar. Mjafton pra që nji gja të
shfaqet dhe ajo pranohet, nuk përban ma skandal. Çdo gja duhet të jetë
kronikë e zezë, në mënyrë që njerëzit të mos arrijnë me gjetë frekuenca
të tjera në jetë, përpos atyne të zisë spektakolare. Reality show-t janë
autopsitë live që i bahen kufomës së popullit. Nji reality show i
kangës, asht prova se shqiptarët s’dijnë ma me kndue, nji reality i
valles asht prova se shqiptarët s’dijnë ma me kcye, nji reality show i
llafeve asht prova se shqiptarët s’dijnë ma me ba as muhabet.
Kah ana tjetër, çdo snob, pretendon se menderja e tij meriton fronin e bashvendit.
Sigurisht edhe ktë primje majmuneske e kemi.
Në ditën botnore të nanës, google vendos nji doodle me kpucë unisex,
në vend të papuçeve klasike. Nji shkollë në Torino, anulon “Ditën e
nanës”, me pretekstin se u fyeka ndjeshmëria e minoriteteve të devijueme
(a thue se nuk janë bij nanash edhe ata?!), dhe tash e mbrapa ka me u
quejtë “la festa di chi ti vuole bene”. Nuk mbetet mbrapa edhe LGBT
shqiptare. Realizon nji klip, ku dy pjeshka lezbike përkujdesen për nji
fmi, dhe diçitura në fund: familja është dashuri dhe përkujdesje.
Reklamat bahen për me shitë produkte. D.m.th. kjo lloj familjeje që i
shitet publikut, asht produkt. Asht pra produkt dashurie, por në shitje.
Dashunia e vërtetë nuk ka nevojë për reklamë. Nji dashni që shitet,
quhet prostitucion.
Lufta e tretë botnore asht kjo. Nji luftë për frekuencën e
perceptimit. Nji luftë për me arritë me e dominue krejtsisht
perceptimin. Globalizimi ka tiparet e nji fashizmi light. Me filtër.
Filtri asht si gjithmonë mediatik, i patinuem. Falsifikon gjithçka.
Globalizohet vetëm e keqja, të mirat lokalizohen. Restaurimet që bahen
te ne janë pjesë e restaurimit të madh të bolshevizmit. Shikjoni
restaurimin e kullës së sahatit dhe a nuk ju duket gadi për spot
promocional?
Njerëzit nuk duhet të harrojnë se mund të jetohet ndryshe. Duhet të
fillojnë ta kapin në dorë seriozisht stilin e tyne të jetës. Ky asht
arti kryesor i ditve të sodit. Ka vend për kryevepra. Nuk duhet me
ndejtë me duer në xhepa, tue pranue si të mirëqenë nji stil jete të
induktuem prej pushtetit hegjemonist globalizues. Fundi i historisë
duhet me qenë fillimi i historive të reja të të gjithë popujve.
Të tana restaurimet kanë qenë gjithmonë maskarada. Por maskaradat nuk mund të zgjasin përjetsisht.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento