Julius
Evola
Çka
përfaqson tantrizmi për qytetnimin modern perëndimor*
("What
Tantrism means to Modern Western Civilization": "East and
West", I, 1, f. 28-32, botue në Prill 1950.)
[marrun prej librit Oriente e Occidente, La Queste, 1984]
Nji
nga karakteristikat e doktrinës hindu, siç mund të përshfaqet në
mnyrë të përgjithshme te Tantrizmi, qendron në pohimin prej saj
se ofron nji formulim të përgjithshëm të doktrinës tradicionale
që asht e vetmja e përshtatshme për epokën e fundit të ciklit të
tashëm, pra Kali-yuga-n.
Pavarsisht randsisë së tij, Tantrizmi pak njihej në Perëndim deri
para do kohësh. Pohohet se msimet, ritet dhe disiplinat që mund t'i
vinin përshtat kohës së kryehershme (Satya-yuga
[barazvlen me "kohën e arit" hesiodiane]) kanë prâjtë
se qeni për njerzimin e gjallë në epokat e mandejshme dhe janë
edhe ma pak [n'kohën e mbrame], në "kohën e errtë"
[(Kali-yuga)]. Prandej
nji njerzim i tillë, jo tek Vedat
a në tekstet e tjera ngushtazi tradicional, por tek Tantrat
dhe tek Âgamat
– pohohet – mundet me gjetë njohunitë [botëkuptimin, ritet]
dhe praktikat efikase të ekzistencës së kushtëzueme që i
mundësojnë me arritë qëllimin epran të nierit: lirimin prej çdo
formet. Kshtu, shpesh, Tantrat
paraqiten si nji "Vedë e pestë", si nji zbulesë e
matejshme gjegjëse me fazën e tashme të shfaqjes. Ata deklarojnë
për ma tepër se ritualet e maparshme janë ba të paefektshëm
sakur nji "gjarpën i hekun helmi", për arsye se cilsimi
mbizotnues (adhikâra)
i nierit ka psue nji ndryshim të tansishëm1.
*
* *
Historikisht,
Tantrizmi lidhet me nji revolucion karakteristik që filloi n'Indi
kah gjysma e mijëvjetshit të parë p.K. Tue fillue prej asaj kohe,
disa figura hyjnore femnore – Shakti
– fituen nji randsi gjithnji e ma të madhe, tue shoqnue hyjnitë
hindu që në periudhën ariane dukeshin të izolueme, dhe, në shum
raste, fituen edhe nji vend të dorës së parë kundrejt tyne.
Shaktismi asht nji nga aspektet kryesore të Tantrizmit.
Mirpo,
prej nji pikëpamje metafizike, "çifti hyjnor" asht simbol
i dy aspekteve kryesore të çdo parimi kozmik: hyjnia mashkullore
përfaqson aspektin e pandryshueshëm dhe përtejsor dhe ajo femnore
përfaqëson fuqinë, forcën, energjinë e shpërfaqjes dhe, në
njifarë kuptimi, dhe aspektin e saj aktiv dhe himanent. Prandej,
shfaqja e Shaktizmit në botën e hershme indo-ariane, pos formave të
veta popullore dhe përkushtimore, asht tregues "barometrik"
i ndryshimit tek besimet. Na thotë sesi, krahasuem me ndërgjegjen e
maparshme të nierit që thelbsisht prihej kah bota e qenies, aspekti
"shpërfaqje" dhe "veprim" i hyjnisë u ndie ma
drejtpërdrejtë dhe mori randsi të veçantë3.
Mirpo,
asht jashtë dyshimi se te kjo ne kemi njiherit edhe karakterin bazik
të qytetnimit modern perëndimor, tek i cili himanentizëm asht
fjala çils. Për ma tepër, domethania kryesore e fjalës Shakti
asht: aftësi me veprue, autoritet dhe fuqi. Tantrizmi
spekullativ e koncepton botën, jetën dhe nierin ekzistues
thelbsisht si njifarë fuqie. Ai flet për nji Brahman aktiv,
Mâyâ
(è ricondotta) te Mâyâ-Shakti,
që nuk don me thanë ma iluzion kozmik, por në të kundërt
"shpërfaqje e esencës që përbahet prej vullnetit Icchâmâyî.
Nga ana tjetër, Kâlî
(nji barazvlerës i Shakti),
qi simbas Tantave tek
Kali-yuga
"asht plotsisht e zgjueme", i shpërfaq aspektet e veta
demoniake, të shprangosuna dhe të
egra. A s'ka mundsi që kundërgjegjësja e tyne në botën moderne
të jetë gjithçka që mund ta kallzojë shpërthimin
e forcave irracionale elementare, nji "telurizëm" dhe nji
demon i rrymave kolektiviste që, tekembramja, zbulohen si vetë
fryma e botës së teknikës, teksa kundërgjegjësja e tyne
realizohet nga feja e adhmënisë, nga teoritë "vitaliste, dhe
nga zbulimi i fytyrës instinktive-të pavetëdijshme, natore të
shpirtit?"
*
* *
Nuk
mund të mohohet, se nën këtë aspekt, ka tema të konceptimit
tantrik që mton me veprue si pasqyrë ndaj qytetnimit modern në
format e veta ma të guximshme dhe problematike. Kah ana tjetër,
cila pikëpamje mundet me qenë ma tërheqëse për vokacionin e
Perëndimit se ajo për shkak të së cilës, simbas De La Vallée
Poussin, [te budizmi tantrik, te Vajrayâna,] Absoluti vetë prân se
qeni nji përvojë ekstatike për tu ba diçka që ai i cili ka
mrritë ndriçimin mundet me rrokë dhe me e zotnue?4.
Te
dishepulli, te Siddha
dhe te Vîra,
Kaula
tantrik ekzalton individin që asht epran ndaj çdo çifti të
kundërtash, që asht i lirë si nga e keqja si nga e mira dhe ligji
i të cilit asht vullneti i tij, (shvecchacarî)
tue shkue ksodore shum ma përtej se mbinjieriu i Nietzsches. Tue
ndjekë ktë rrugë, asketizmi i tipit damtor zëvendsohet prej
teknikave të Hatha-yogas
që prihen me i komandue forcat ma të mbrendshme të trupit,
sbashkut me nji urtì që shpall me Kulârnava-tantran:
"trupi asht tempulli i Zotit, dhe ndërgjegja e gjallë (Jiva)
asht Shiva i amshuem (Sadâshiva).
Rituali tantrik i msheftë (pancatattva)
shpall mosekzistencën e antithezës mes asketizmit dhe shijimit të
jetës, mes yogas
dhe
bhogas.
Ai premton zotnimin e njenit dhe tjetrit, tue nënvizue se bota e
lirimit asht në ktë botë dhe jo në tjetrën (yoga
bhojâte,
mokshyate
samsârah).
Zbatimi i rregullave morale si rite të dukshme, në rrethe të
tilla, asht e deklarueme se i përket pashusë,
nierit të lidhun, të trashë, që i përngjet shtazës, kurse
Tantrizmi premton njohjen ezoterike që liron dhe i thyen tana
zinxhirët5.
Mbi
kto baza, mund të lindë tundimi me folë për nji Tantrizëm
"modern" e mbase "perëndimor". E prapëseprapë
tue ba kshtu, nji keqkuptim kishte me dalë me siguri. Përkimet nuk
janë t'atilla sa me prekë nji ndryshim themelor te planet dhe
primjet. Vetëm tue e pranue ktë ka me qenë e mujtun me pranue se
Tantrizmi mundet me ia shenjue rrugën nji elite perëndimore që nuk
don me u ba viktimë e atyne përvojavet, teksa i gjithë qytetnimi
asht aty aty me u përmbytë sosh.
Në
radhë të parë duhet nënvizue se tek Tantrizmi vlerësimi i
forcave, të vërtetave dhe cilsimeve që mbisundojnë te Kali-yuga
nuk lejon nji nivel të poshtëm, as nuk lejon që e dhana
ekzistenciale të mrrijë me u konsiderue si nji instancë e mbrame,
dhe aq ma pak (si në rastin e shum prej filozofinave tona
himanentiste) si diçka që u dashka me qenë, e u dashka edhe
glorifikue. Vlerat që i përkasin realizimit shpirtnor epran, si i
pat konceptue tradita e hershme metafizike hindu, mbahen. Problemi
aktual i kohës sonë asht me gjetë metodën për me i ba efektive.
Kjo metodë, e krahasueme me të drejtë me "kalërimin mbi
shpinën e nji tigri", mundet me u përmbledhë te ky parim:
"Për me fitue lirinë duhet me futë në punë po ato forca që
kanë çue te ramja."
*
* *
Për
me gjetë rrugën e duhun në ktë kontekst, duhet me mbajtë mend
se, në teorinë tantrike të shpërfaqjes, mbisundimi aktual i
elementit shanktik në nji fazë të caktueme (faza zbritëse
pravrittî-mârga)
nuk don me thanë asgja kur krahasohet me parimin e nënrendimit
metafizik të Shaktisë
ndaj parimit të saj të përkundërt Shiva, Purusha
a në cilëndo mnyrë tjetër të quhet "mashkulli i Shkatisë".
Në ktë perspektivë gjinden të pranishme pika të caktueme
referimi që kanë humbë krejtsisht në vështrimin modern të
aktivizmit perëndimor, për të cilin, në njifarë kuptimi, janë e
përkundërta. Në fakt gjithçka që asht aksion, dinamizëm dhe
divenir, simbas pikëpamjes hindù dhe tantrike, mvesh gjithmonë nji
karakter femnor dhe negativ. Në të kundërt, gjithçka që asht
permanente, e palvizshme
dhe qendrore ka nji karakter mashkullor dhe pozitiv, zotnon dhantinë
e dritës dhe qenies, ose, në fjalë të tjera, asht "Zoti i
Skeptrit" (vajra-dhâra).
Kjo
pikë përcakton nji ndryshim të saktë mes horizonteve moderne dhe
atyne që iu tokojnë formave ma të nalta të Tantrizmit. Nse në
nji botë moderne asht e mujtun me konstatue nji tejngopje të
elementit shaktik, sidomos n'aspektet e tij ma të ulta, materialiste
dhe irracionale, kundërgjegjësja shivatike mungon. Kjo e fundit
mund të përçanësohet si viriliteti i njimendtë shpirtnor, i
lidhun ngusht me vlera, primje dhe shkenca të cilave edhe vetë
ideja iu asht humbë në perëndim. Dhe e gjithë kjo, në të
kundërt, merret në konsideratën e duhun nga Tantrizmi, dhe jo në
skaje spekullimi mirëfilli abstrakt, por si nji realizim. Pra asht e
kjartë me pá
ç'domethanie mundet me pasë kjo primje për ata që, edhe pse
merren si individë në vetvedi, duen me iu vue nji cak forcave që
përndryshe nuk do të kishin rezultat tjetër pos zhbamjes.
*
* *
Shakti
asht baza e jetës tantrike, por metoda qendron në kuptimin e saj me
nji intensitet që, në njifarë kuptimi, e ban të vetkonsumueshme
dhe e kthen në mjet transformimi dhe shpërfigurimi për nji
ndryshim objektiv niveli. Nuk duhet me harrue se karakteristikat
kryesore të hyjnive tantrike duhen konsiderue si simbole forcash
destruktive, "lakuriqe", të lira prej lidhjesh, eprane
kundrejt çdo ligji – Kalî, Durgâ, ose në disa aspekte të
sajat, vetë Shiva-Rudra – kanë nji natyrë të tillë sa me qenë
njiherësh hyjnitë e transhendencës së kullueme dhe të lirimit të
mbrendshëm.
Në
lidhje me ktë, nji aspekt "sakrifikal" dhe nji moment
"transformues" gjenden në të gjitha metodat tantrike,
deri edhe tek ato që ciken me magjinë në kuptimin e ngushtë ose
në dëfrimet orgjiastike, shì si nji kornizë e shejtnueme dhe
nismimore, ajo asht e pandashme nga çdo metafizikë dhe nga
konceptimi tantrik i botës si "fuqi". Kjo përfaqson
rishtas nji linjë ndamje dhe asht e lehtë me i kuptue plotsisht
kushtet në të cilat ideali perëndimor i afirmimit të Unit dhe i
lirisë së tij mundem me i shmangë revolucionet destruktive për të
cilat kemi saora do parandjenja të mbrapshta.
*
* *
Tue
i lanë mënjanë aspektet ma të jashtme dhe materialiste të
qytetnimit modern të aksionit, asht e nevojshme tash me konsiderue
at që në njifarë kuptimi mundet me u marrë si nji arterie
qendrore. Asht primja me glorifikue nierin që filloi gjatë
Rilindjes dhe që, përmes idealizmit kritik, racionalizmit etik dhe
moraleve "autonome" të imperativit kategorik, ka çue
n'ushtrimin e fuqisë së vullnetit të kulluet dhe tek ideali i
mbinjieriut. Baza e të tana ktyne primjeve asht ajo me mbetë, në
tanësi, mbi nji plan natyralist, individualist dhe intelektual.
Ksodore soset në qorrsokak. Po kje se konsiderohet seriozisht, asht
e barazvlershme me nji tejngopje të forcës që, falë caqeve të
natyrës njerzore, mundet me përfundue vetëm në nji qark të
shkurtë, në kolapsin e mbinjeriut në nji demon dhe në varietete
të tipit "jam naltësue falë ushtrimeve", kaherë e
dënueme prej urtisë së hershme si nji shmangie e rrezikshme prej
realizimit të vërtetë shpirtnor.
Atje,
kur ndalemi para ktyne pasojave të mbrame, duket kjartë se në
Perëndim e vetmja zgjidhje e njohun asht ajo me hekë dorë dhe me i
lejue fésë, në aspektet e saj mistike-humanitare dhe në
tërheksinë e saj, me u kthye në botë.
Jo
ma pak se çdo mësim tjetër me karakter nismues, edhe në Perëndim,
Yoga në përgjithsi, por sidomos Yoga që ka nji primje tantrike dhe
vajrayânike, na thotë se kjo alternativë mund të kapërcehet dhe
se nji rrugëdalje ekziston përnjimend, ani pse – simbas shprehjes
Kâthaka-Upanishad – asht si me ecë mbi tehun e briskut.
Ajo që Perëndimi duhet të mësojë në ktë fushë, asht se bahet
fjalë për nji ndryshim thelbsor dhe ontologjik natyre. Me folë për
"mbinjeri" mundet me çue në keqkuptim. Mbinjeriu
perëndimor shpreh kufijtë ekstrem ose potencialitetet e llojit
njerzor, kurse te Yoga ky asht tranziti nga ky lloj tek nji tjetër,
dhe, si qëllim, asht shkëputja nga çdo gjendje e cilsueme, kjoftë
ajo njerzore, a hyjnore, të cilin duhet me u sforcue me e mrritë
përmes nji teknike pozitive, e konfirmueme nga nji traditë
mijëvjeçare dhe që s'ka asgja të përbashkët me nji gjendje
demoniake të intelektit dhe me prevarikimet e veçanta të fesë së
njieriut materialist.
Prandej
afërmendsh se duhet pá
ku mbaron rruga dhe ku fillon nji tjetër. Në lidhje pikërisht me
Tantrat,
ka primje të përbashkëta me vokacionin perëndimor me realizue nji
vullnet të pamvarun dhe sovran. Por, në radhë të parë, ky
vokacion nuk shfaqet ma si "luciferin" apo "titanik",
por mund të quhet "olimpik", nse mbahet mirë parasysh i
njejti simbol tantrik ku Shkakti
rrok ta paepunin "mashkull hyjnor", të bamë me dritë dhe
që mban skeptrin, dhe ajo asht rrezatimi i fuqisë së tij.
Së
dyti, në ndjekjen e ksaj rruge asht e nevojshme me
i ba gjanat seriozisht.
Nji kualifikim i jashtëzakonshëm kërkohet. Vëmendja dhe
përqendrimi i thukët kërkohen gjithashtu dhe kto nuk kanë asgja
të përbashkët me ushtrimet e filozofisë himanentiste dhe
vullnetariste dhe, në përgjithsi, me qendrimi të thjeshta mendore.
Së treti, iluzionet dhe krenîa e vedit individual, i atij që në
termat hindù mund të quhet vedi samsârik, ose vedi i elementeve
(bhûtâtmâ)
që asht praktikisht i vetmi i njohun nga shumica dërrmuese e
Perëndimorve modern, duhen braktisë. Në fakt shkatrrimi i kësaj
vedje asht kushti i lirisë së vërtetë dhe i fuqisë së vërtetë,
rrjedhimisht ky asht qëllimi i nji numri të madh teknikash Yoga
sikurse edhe i atyne tantrike, çka se kto kanë karakter dionisiak
dhe orgjiastik6.
* * *
E
gjitha kjo, që ka të bajë me Kali-yugan, duhet mbajtë parasysh
prej çdo Perëndimori që, ani pse mbetet në të njejtën primje ku
forcat mbisunduese të qytetnimit të tij janë zhvillue, dëshiron
halà, me mjete virile, me e shtri rrugën drejt sferave ma të nalta
që ai ka braktisë me pretekstin e pushtimit të botës. Faktorë të
tjerë duhen marrë në konsideratë në mënyrë që të mos lindin
iluzione dhe që të kuptohet mirë kontributi i dhanë nga
shpirtërimi hindù i llojit Yoga. Sikurse kemi përmendë ma parë,
Tantrizmi ndjek sidomos – rrugën e Hatha-Yogas7
dhe kjo duket se përkon rishtas me primjet moderne perëndimore
meqense përçmimi i trupit zëvendësohet me idealin e nji zotnimi
të plotë mbi të. Por ky zotnim asht i
mbrendshëm; përkundër
mungesës së kuptimit që i detyrohet disa botimeve të përhapuna
në Perëndim, ajo nuk ka asnjë karakter fizik a fiziologjik.
Por
udhët që çojnë te trupi e që zanë fill së brendshmi, nga "e
imta", dhe përgjatë linjave të së cilës mund të zhvillohen
përvojat e mbinatyrshme – sikurse shpjegohet në mësimin që po
trajtojmë – paraqesin vështirësi të mëdha për shumicën e
perëndimorëve për shkak të proceseve shekullore që kanë nji
karakter gati konstitucional. Pjesa e mbrendshme e trupit asht e
mbyllun për nierin modern, sikurse për të asht i mbyllun realiteti
i jashtëm që lidhet me aspektet që nuk janë thjesht fizike,
ndjesore apo hapsinore. Yoga i tregon nierit perëndimor udhën për
tu ndjekë me qëllim që shpirti të mundet me e mbisundue trupin
dhe – simbas vetë teorisë antike perëndimore të lidhjes mes
makrokozmosit dhe mikrokozmosit – me zbulue te trupi i zotnuem
ksodore dhe i bamë i vetdijshëm, burimin e fuqive të
jashtëzakonshme. Mbetet, gjithsesi, me u pá
në ç'masë secili mundet me e ndjekë ktë rrugë dhe me fitue nji
njohje reale të ktyne proceseve.
Pika
e fundit me u marrë në konsideratë në mënyrë të veçantë,
ngaqë përgjithsisht keqinterpretohet në botimet perëndimore, asht
ajo se do t'ishte e vështirë me lanë mbas dore, në realizime të
këtij lloji, transmetimin e «ndikimeve» të caktueme, të nji
karakteri spiritual dhe mbiindividual, të kryeme nga organizata
nismimore të rregullta. Pikërisht si rastet e qarkut të shkurtë,
të përmenduna ma sipër, mund të shkaktohen nga himanenca dhe nga
vullneti, duhet nënvizue vështirësia e individit me kapërcye
vetvedin, përpos rastesh të veçanta të marra në konsideratë,
përkundrejt fantazive të nji vetafirmimi zhgënjyes. Duhet të
ndërmendim sesi studiuesi ma i madh në Evropë i tantrizmit, Sir
John Woodroffe, na tha se ai nuk mund t'i pranonte kushtet e
përgjithshme që i kërkoheshin për me hy në lidhje me organizata
tantrike nismimore për ndonji gja ma shum sesa plani i thjeshtë
doktrinor.
*
* *
Në
përfundim, ajo që kemi vu ma parë në dukje ktu gjen konfirmim.
Kah njena anë pra ka nji gjegjësi mes disa ideve tantrike themelore
dhe disa primjeve mbisunduese të shpirtit modern, për shkak të të
cilave mund të vihet re seriozisht njifarë baze në pretendimin e
Tantrave
me paraqitë nji ide të përshtatshme me epokën e mbrame, pra me
kohët e tashme. Kah ana tjetër ekziston nji vijë shenjimi e
mirëpërcaktueme mes dy domejneve, për të cilat nuk i kursyem
mundimet që t'i parashtrojshim. Aftësia me i tejkalue kto vija në
disa mendje perëndimore tepër të kualifikueme, i gjegjet në masën
në të cilën ato mund t'i qendrojnë besnike udhës kryesore të
ndjekun nga qytetnimi përkatës pa u drejtue, për ktë shkak, drejt
ndoj krize pa zgjidhje. Kto mund ta kthejë, të paktën për hesap
vetjak, nji helm të fuqishëm në nji medikament të shëndetshëm;
forcën që ka prodhue ramjen, në nji forcë që ngjall nji
ringjallje dhe ban pjesëmarrës bashkë me të tjerët tek diçka
eprane dhe shkëndritëse, përtej atyne fuqive pa qendër dhe pa
perspektiva që i tokojnë epokës së errtë.
1
Në lidhje me ktë, shih për
shembull: «Mahânirvâna-tantra, I,19; II, 7, 14; Târâpradipa»,
I; Shiva-Chandra, «Tantratattva», përkth. Angl. I A. Avalon,
Londër 1914, I, 382 etj. [Tek «Mahânirvâna-tantra» thuhet
(propriamente) se mësimi i përshattshëm për epokën e parë
(Satya-Yuga) ishte ai i Shruti, ose i Vedave, për të dytën (Treta)
ai i Smriti, për të tretën (Dvâpara) ai i Purânave, për të
mbramen (Kali-yuga) ai i Tantrave dhe i Âgamave. [Veni oroe se e
dyta qyhet e treta dhe e treta quhet dvapara, pra me numrin dy (dva),
për shkak se në epokën e dytë harmonia e shpërfaqjeve
t'ekzistencës zvogëlohet me nji të tretën, kur n'epokën e tretë
virtyti dhe drashtja prej Zotit përgjysmohen. Njiherit epoka e dytë
dhe e tretë janë të përkëmbyeshme, meqenëse 4 epoka janë
ciklike. shën i përkth.]
2
Për krahasimet mes formulimeve të ndryshme të doktrinës së katër
epokave dhe përdorimin e saj në nji metafizikë të përgjithshme
të historisë, shih J. Evola: «erhebungëieder
die moderne ëelt» Stuttgart, 1935. Pjesa e dytë (= «Revolta
kundër botës moderne»].
3
Fakti se nën disa kandpamje, Shaktizmi duhet konsiderue si
rigjallnimi i nji nënshtrese arkaike prearjane, nuk e paragjykon
aspak interpretimin e naltpërmendun.
4
L. De La Vallée Poussin: Bouddhisme. Études et matériaux, Paris
1989, f. 148.
5
Referimet dhe teksi si ma sipër,
shih J. Evola: «Lo Yoga della potenza (Saggio sul Tantra)», Milano
1949, passim.
6
[Në nji tekst orfik-pitagorik të vonë pos katër epokave të
shenjueme prej Hesiodit të cilat iu gjegjen yugave hindù, quhet
edhe nji epokë e mbrame, e vume nën shenjën e Dionisit. Mirëpo,
Dionisi edhe prej të lashtëve konsiderohej si nji hyj i ngjashëm
me Shivën, në nji prej aspekteve kryesore të vume në spikamë
prej Tantrizmit të Dorës së Majtë.]
7
[Hatha-yoga (në kuptimin tekstual don me thanë yoga-e dhunshme dhe
aspak «yoga-fizike») e nënkuptueme si
«yoga e fuqisë gjarpnushe», si Kundalinî-yuga e bazueme mbi
rizgjimin dhe përdorimin, për «lirimin» e saj, të Shaktisë së
parëlindun (latente) në organizmin njerzor, të cilës i
bashkëshoqnohet zhvillimi i nji shkencë të tanë që për si
objekt «trupësinë ekolute», anatomia dhe fiziologjia hiperfizike
e organizmin njerzor në kuadrin e korrespondencave mes nierit dhe
botës, mes mikrokozmosit dhe makrokozmosit.]