domenica, febbraio 25, 2024

 Peticioni dhe shqipja si ajsbeg

 

 

Peticioni i disa akademikve me rroga buxhetore, në fakt, po t'ishin të frymëzuem për punë të mira, duhej t'i drejtohej shtetit për furnizim me fonde për veprat e tyne, jo me ndalimin e tregut të lirë gjuhësor a para-gjuhësor, i cili, rregullon veten dhe ata.
Zonja Kocaqi shet ma shum kopje dhe asht historiane ma e papërtueshme se krejt aradha e sklerotizueme e akademikve që kanë mbetë si dordoleca të arës komuniste, tokë djerrë që nuk mbahet as me importe as me fason shkencor. Limitet e saj si gjuhëtare, vijnë për mungesë të kontributit tuej, jo të sajit.
Metoda ka thanë Albert Camus, iu përket njerzve pa karakter. Pra njerzve që nuk guxojnë. Ata që i merrnin të gatshme thezat prej shkollës së gjuhësisë staliniste, e tash përkthejnë me chat gpt, qëllimi i të cilëve asht me ba ditirat, dhe nuk kanë ndoj horizont që ta kapërcejë Lanën, dhe nuk dinë shkencë ku të mos bahen lanet.
Nse theza themelore e shqipes si çils i sistemit indo-evropian amplifikohet prej ndokujt në qarqet shqiptare, kta janë të parët që i sulen pa argument dhe pa debat. Nse ju kujtojmë se kjo nuk asht theza e Sazanit, por e Leibnizit (evropiani ma gjenial i mijëvjeçarit të kaluem), at-herë iu rikthehet kompleksi i inferioritetit dhe s'bajnë za. Cili prej tyne e njeh shqipen ma mirë se Gjon Shllaku a Petro Zheji, Gjergj Fishta a Naim Frashëri, Jeronim De Rada apo Prokop Gjergjo, Dhimitër Pilika apo Lasgush Poradeci? Ata janë të parët që thonë s'e ka shqipja ktë term, ngase nuk janë në gjendje me krijue a rikrijue terminologji tue u nisë prej shqipes, as me përkthye nji libër për studentat e tyne, ku terminologjia historike a gjuhësore të jetë në rregull.
Por të pandehësh se shqiptarët janë e kanë kenë kaq të rrudhun sa janë sot, don me thanë mos me njoftë minimalisht jo vetëm antikitetit por as shekullin e 19të, që asht ma se i dokumentuem.
Dhe kur shkenca botnore e vendos shqipen si nji ndër tri gjuhë ma të vjetra të krejt njerzimit, askush nuk e kupton sa e madhe asht pasoja e ksaj konferme. Kjo don me thanë se në botën e hijeve, ne jena perandoria ma e madhe, se shqipja asht gjuha ma e folun përgjatë rrugëtimit të qytetnimit dhe ne që ende e flasim sot, jena thjesht maja e nji ajsbergu që e ka bazën kaq të gjanë, sa me mbajtë mbi vete, krejt sistemit gjuhësor. Prandej asht i rrejshëm imazhi i trungut të gjuhëve, ku shqipja jepet si nji degëz e izolueme afër rrajëve (asnji pemë nuk ka të tilla natyrshëm), por duhet imazhi i ajsbegut, dhe baza që bân krejt peshën strukturore të ngrehinës gjuhësore evropiane. Nse ekziston nji gjuhë që mund të quhet si evropianishe, kjo asht shqipja dhe derivatet e saj thjesht e konfermojnë.

Nessun commento: