Kur kemi hyrë në fundin e tremestrit të parë të lëvizjes së lirë në Schengen, në regjistrat e kthimeve mungojnë më shumë se gjysma e të nisurve. Kjo nuk tregon dhe aq se shqiptarët kanë përfituar nga heqja e vizave për t'ia mbathur, por, tregon se 90 ditë nuk mjaftojnë. Nuk mjaftojnë për të bërë diçka më të hajrit sesa thjesht vizita familjare apo turizëm. Nuk mjaftojnë për të plotësuar një cikël jetësor.
Kjo e dhënë na sinjalizon disa të tjera: pikësëpari, shqiptarët që mund të udhëtojnë për qejf, ose me dëshirën rinore për të parë botë me sy, nuk kanë ose nuk duan t'i prekin kursimet e tyre, të paktën nuk kanë ndonjë ngut në lidhje me këtë. Kjo edhe për faktin se fluturimet, pavarësisht uljes së çmimeve që kanë nisur vitet e fundit disa kompani, nuk janë akoma në fashën low-cost. Përpos kësaj, ata që udhëtojnë, kanë dëshirë të fitojnë hapësirë dhe jo të gjinden më ngushtë nga sa janë nisur.
Këtë herë duket se ata që kanë lëvizur janë ata që në njëfarë mënyre ishin në pritje të kësaj dite, por, kjo nisje është shoqëruar edhe me kthimin e atyre që rrinin jashtë duke mos e pasur një shans të tillë. Dhe ky shans erdhi. Por erdhi kaq vonë sa nuk prodhoi ato energji të reja, atë dinamizëm që përndryshe do pritej.
Kjo ikje nuk mund të quhet eksod, për arsye se është thjesht pjesë e mobilitetit normal europian. Ky kontingjent ikësish nuk e varfëron atdheun. Çka do të thotë: ata që gjejnë një atdhe tjetër, nuk mbesin apolidë, e ata që nuk gjejnë dot atdhe të dytë, kanë ku të kthehen. Ky kontingjent nuk është më një kontingjent ikësish, por udhëtuesish.
Heqja e vizave vjen në një moment kur ne shqiptarët, popull rinor e energjik, por që kemi trashëguar një varfëri të rëndë nga e shkuara, nuk mund ta shijojmë plotësisht, të paktën jo po ta marrim në mënyrë spontane, pa reflektuar.
Kostoja e jetesës në qendrat europiane, ka mbërritur rekorde historike. Qytetet si Parisi, Zyrihu, Amsterdami, Strasburgu, Milano kanë mbërritur në caqe të papërballueshme. Por a duhet të na stepë kjo? Fakti që Parisi nuk mund të presë më shpirtra bohemë me humanizmin e tyre on the road, por është bërë një qytet i politikave të djathta, i snobëve të feminizuar, i intelektualëve të tredhur, ku nuk vërshojnë më brezat e artistëve të rinj me vitalitet, nuk kompensohet mjaftueshëm me fenomenin Berlin.
Në fund të fundit në bashvendin gjerman, eksperimenti po bëhet me projektim nga lart, nga pushteti dhe artistët po shkojnë aty për turizëm artistik. Europa fle mbi një revolucion të dështuar. '68 ka lënë pas kulturën e konsumit.
Me një refleksion të thjeshtë, mund të kuptojmë se në kohën e lëvizjes së lirë, shqiptarët e thjeshtë, kanë pikësëpari shansin të zbulojnë Europën suburbane, provincat e lira dhe të ngeshme të mare nostrumit: ishujt e Greqisë, e Italisë së jugut dhe fshatrat e veriut të Mesdheut: duke rigjetur kështu frymëmarrjen e tyre mesdhetare. Ky integrim mesdhetar në radhë të parë, do i ndihte valorizimit të pasurive tona natyrore në vetë perceptimin tonë. Pa kërkuar akoma ultra-urbanizimin e hapësirave tona jetësore, mund të shijojmë një model bio të bashkëjetesës sonë me mjedisin ku evoluojmë.
Nga ana tjetër, nëse ka shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt destinacioneve më ambicioze, këta janë shqiptarët që kërkojnë kulturë. Jo thjesht që të shijojnë dhe të marrin pjesë nëpër veprimtaritë e pafundme kulturore, me të cilat Europa mundohet të rrijë zgjuar në pleqërinë e saj urtake. Por ata që, fjala vjen, e ndjejnë Pragën për arsye të Kafkës, Rilkes, Kunderës e Dublinin - që do jetë i hyshëm pas një viti - për Swiftin, Joyce-in dhe aradhën e poetëve e shkrimtarëve të mëdhenj që dha. Këto takime do mundësojnë një proces plotësimi, do jetë njësoj sikur pasiqë ke dëgjuar një muzikë shumë herë me radhë, të arrish me në fund me ia vendosë fjalët.
Kontakti i drejpërdrejtë me realitetin perëndimor, i hap rrugë në radhë të parë distancimit me folklorin lokal, emancipimit nga mendësia e vetëmjaftueshmërisë. Maturimi i një komunikimi mbi-kombëtar, zgjerimi i pakthyeshëm i tregut të punës, lidhjet dhe kurorëzimi i tyre në martesa mikse, do krijojnë një hibridizëm, çka do jetë fytyra me të cilën do të na buzëqeshë e ardhmja me risitë e saj, me gjenet e reja që mbart. Kjo rrugë ka qenë e komplikuar dhe e vranët për ne, por na çon tek thjeshtësia dhe kthjellësia.
Pasojat më komike do vijnë prej kontaktit të pjesës më të papërpunuar të bashkësisë sonë me këto kopshte antropologjike. Në banjat e stacioneve të trenit të Europës do shtohen mbishkrimet e tipit: "këtu e ka bërë sh...n një shqiptar".
Lëvizja e lirë, do vërtetojë mandej dyshimin që dikur përhapën antropologët sllavo-bizantinë: se jemi njerëz me bisht. Dhe njëherit do heqë çdo dyshim se ne bishtin e kemi përpara.
Një gjë është e sigurt, në tërë udhëtimet tona në zonën Schengen, vendi që do vizitojmë më pak, do jetë pikërisht qyteti Schengen i Luksemburgut, që i dha emrin kësaj zone mbarë-europiane.
Ditën kur u hoqën vizat, në Tiranë ndodhi një gjë e bukur. Xhami i zi i sportelit të ambasadës italiane u bë i tejdukshëm. Shqipëria në "Schengen" është pikërisht Shqipëria pa xhama të zi.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento