lunedì, novembre 13, 2006
Letër Këndonjësit
HERMAN HESSE
Një letër lexuesit (Brief an die Leser)
Kam shkrue shumë letra. Anipse sytë e mi ma me qejf do t’ia kushtojshem luleve, koteleve a këndimit të një poeti.
E vetë ke për me mësue se kur je i ri asht e nevojshme me ndërtue, tue kërkue e tue vuejtë. Ke për t’ndie nevojën me e marrë veten seriozisht. Ke me u mundue me e zotnue medoemos të vërtetën. Dhe të patunit e saj tekembramja s’ka me të hy në punë kurrqysh, sepse për çdo të vërtetë asht e vërtetë edhe e kundërta e vet. S’po kuptojke asgja, ê? …mos me kuptue ka me kenë shkasi me e marrë me të qeshun.
Ji i vetëdijshëm se jeta jote prej njeriu asht pikëspari nji rrugë drejt vetes sate, mos u rrek me kërkue tjera. Çdo njeri asht qendra e botës.
Meqë ra fjala…besoj asht koha me u paraqitë…më quejnë Herman Hesse. Kam lindur më 1877, në korrik. S’kam kalue fëmini të lumtun. Biles pata ble edhe një pistoletë e me shumë gjasa do ta kisha pasë përdorë po t’mos ish për hatrin e dashnisë së nanës sime. Pak e kam dashtë tim atë. Fort e kam dashtë time amë. Mirëpo tok i kam dashtë me njat lloj dashnie për të cilën bahemi me dijë veç kur asht tepër vonë.
Kam marrë çmimin Nobel për letërsi në vitin 1946. S’asht qenë ndër andrrat e mija. Me u ba shkrimtar, po.
Ti po ashtu duhet me e hetue andrrën tande dhe, jo fill, rruga jote ka m’u ba e kollajtë. Andrrat e dobishme janë ato që dita- ditës ua lanë vendin andrrave tjera.
Duhet t’bash provë me u ndalë, me çue kryet e me hapë krahët: duket marrí, po veç njerëzit n’dukje të marrë arrijnë me u marrosë. Pyete veten sa herë që njeh një vajzë, sa i zoti do ishe me e dashtë. Pyete veten a je i zoti me dashunue pa dëshirue, me dashtë pa zotnue. Sikur me tana sendet që humbasim rrugës të mujshim me ndërtue, na do t’kishim shtëpin ideale. Sikur tana herët që buzëqeshim të kishim dikend me na e kthye buzqeshjen, na do kishim gruen e përkryeme. Sikur tu hapte fjala se duert kanë ledhatimet. Sikur t’ishim të ndërgjegjshmëm se të fortë na jemi kajherë ashtu sikundër budallejt…Sikur mos ta shndrronim kohën në një sëmundje. Sikur ta përdorshim ate për me u shërue.
A don me të dëftue ndonjifarë sekreti për me qenë i jetës e i lumtunisë? Nuk ka bash të tillë. Ndoshta vullneti, vendosmënia dhe durimi kanë me të ndihmue. Nuk jemi n’gjndje me e ndryshue vet-vedin. Por jemi gjithë e ma të fortë sa ma shpejt që e njohim pushtetin e jetës, sa ma shumë që arrijmë me u pajtue me çka na rrethon.
Cilido që ndjek rrugën e vet asht një hero. Mos u merr me ata të cilët veç flasin per idealet e tyne të bukura pa luftue aspak për ta.
Mos e fshikullo mendjen, mos u msheh mbas miqasisë, e mos i len vend arrogancës. Prano gjanat që i ke sak për zemër. Mandej gjanat kanë me rrjedhë vetiu.
Gjanat që sheh s’janë po të njejtat që ke përmbrenda. S’egziston realitet pos atij që asht në ty.Mos i merr për t’qenuna imazhet e botës së jashtme, lene botën tande të flasi.
Mos kij màrre pse e urren vetëkënaqsinë, shëndetin e paqtë, optimizmin e dhjamun të teveqelave; disiplinën e begatë të njeriut mediokër, normal, dyzinal.
Unë gjatë tanë jëtës time kam patun nevojë për vetmi dhe veçim. Kam ndie parreshtur nevojën me dashtë e me zgjue ku mund dashuninë, sidomos në drejtim të miqve e kolegëve shkrimtarë. Kam qenë në tanësi, pavarësisht jetës time të mbyllun, një mik i mirë.
Përkthye nga A. Cani janar 2003
venerdì, ottobre 13, 2006
MBI ROMANIN VDEKJA NUK VJEN, TE SHKRIMTARIT SHPETIM KELMENDI
Astrit CANI
Vdekja, identiteti, romani
Ese për romanin “VDEKJA NUK VJEN” të Sh.Kelmendit
Tue pa nji njoftim vdekje’, sytë nguliten vetiu te vitet ose skajet kohore të nji jete, e sidomos midis tyne te viza që i lidh. E atëherë diçka drithëmuese të thotë se jeta jonë âsht njajo farë vize fort e shkurtë që bashkon dy koordinata kohore. I vdekuni vazhdon me jetue nëpërmjet të afërmve e të dashtunve të tij, që zakonisht janë shumica të gjallë. Pra ai jeton halà mbi atë cope letre të vdekun, në sajë të lidhjeve njerzore që pat në jetë: pra identitetit të tij familjar, si zoon politicon. Për njerëzimin, kjo âsht vepra që i mbijeton vdekjes: familja me stadet e saj. Dhe identiteti vijon me u përtërî.
Artisti âsht ai njeri normal që realizon nji vepër tjetër, e sigurisht ia kundërvendos vdekjes. Nuk âsht fjala me luftue vdekjen fizike, që âsht e pathyeshme. Për veprën e artistit âsht rasa me mposhtë nji vdekje tjetër, të llaftarshme: vdekjen e njerzimit, fshimjen e identitetit.
Mbase identitetin ia detyrojmë grave, nanave, që nëpër shpella, kur njerzimi ishte halà bartës instinktiv i nji identiteti në potencë përpunonin rrëfimet e gjuetarëve dhe peshkatarëve ja shpiknin të reja: histori që gratë tregonin me rrejtë dimnin parahistorik. Atëbotë parahistoria filloi me u bâ histori, dhe vdekja u bâ pjesë e jetës, pse tashmâ ajo po i nënshtrohej nji zbulimi të jashtëzakonshëm: narracionit.
Narracioni, ka meritën e pazavendësueshme se e shndërron vdekjen në objekt të vetin, tue ia zbatue ligjësive të jetës, tue e bâ pjesë të harmonisë dhe moralit universal. Tue tregue për vdekjen, njeriu i rrëfehet jetës. Ai e njehë vdekjen si bosht identitar. Njeriu ka identitet, pse âsht i vdekshëm.
Dikur, kuptohet se shumica e përbâsave të llojit tonë të lavdishëm, ndodheshin andej jetës. Nji kafshë që âsht ndërgjegjësue për fatin e vet identitar, ka dalë prej llojit e ka hý te nji hipostazë e re: ajo e identitetit.
Identiteti i llojit, ruhet nëpërmjet identitetit gjenetik dhe përsoset te ai estetik. Mandej mbërrin edhe koha kur lloji fillon me mendue mendimin dhe thotë: E vetmja gja që di âsht se nuk di asgja, tue përftue mbrenda llojit, primatin e individit. Tashmâ mbijetesa e llojit duket e zgjidhun dhe objekti i perceptimit mësyn nji truell të ri: filozofinë. Porse filozofia me emnin e saj të kumbueshëm, âsht e vjetër sa bota, sa vdekja, sa letërsia. Objekti i parë i mendimit të fortë, âsht vdekja. Habia filozofike par excellence, âsht habia e vdekjes. Narracioni e ka kultivue mirësinë estetike të njeriut, dhe ka bâ të mujtun njiherësh, që çdo send me qenë send përjetimi estetik, edhe vetë vdekja, mësuesja e kohnave, para së cilës, pa mrekullinë e të rrëfyemit do njihnim histerinë mâ rrënuese.
Nji kënaqësi aq praktike siç âsht narracioni, çudi, si mun’ me pasë, nji vlerë aq të pamatshme filozofike dhe ditunore. Gjithmonë, kur e kam ndie veten të poshtnuem nga skizofrenia dhe virtualiteti i vjetëve të mija 2000, u jam kthye rrëfimeve të gjysheve të mija, e aty e kam gjetë atë urtësinë që e ban dallimin mes të mbijetuemit dhe të jetuemit. A mun’ njeriu i ishullit me i thanë qoftë vetes kam jetue? Cili udhëtim âsht real pa kthimin, pa Itakën pa historinë e vet të rrëfyeme?
Vdekja, âsht padyshim personazhi kryesor i letërsisë botnore. Nuk âsht nji personazh aktiv, nji personazh-tip. Por nji terminus ad quem, dhe nji deus ex machina. Vdekja si fundi i jetës, por edhe si pjesë e jetës (stafetë morale); vdekja si fundi i dashnisë, por edhe si pjesë e dashnisë ; vdekja si fundi i nji romani, finishi që ia çel vendin (simbas djalit të dialektikës Walter Benjamin), nji pyetje’ për kuptimin e jetës.
Në romanin « Vdekja nuk vjen », deus ex machina i vërtetë âsht personazhi i profesorit. Vdekja, këtu, âsht nji vdekje ekzistenciale - ajo nuk vjen : pret aty që ti t’a zgjosh! Vdekja fiton, vetëm atëherë kur jeta e pranon humbjen…
Profesori nuk ka droe : ai e din se vdekja nuk âsht asgja para budallësisë njerzore. Njeriu i qytetnuem, mëton maspari ligjin. Dhe vdekja âsht ligji nga i cili buron kodi moral, nji kod i pashkruem, pse ekziston qysh para shkrimit, si gramatikë e gjesteve dhe aksioneve të llojit. Vdekja si garanci se bota nuk âsht nji reprezentim, por nji realitet objektiv. E estetizueme nga nji qytetnim i tanë, ajo mbretënon format, përcakton etalonet, ofron kutin… Por le të dalim nga ky pus filozofik pa fund.
Në reprezentimin te romani në fjalë, vdekja âsht si e thamë, shum moderne. Nji sëmundje e keqe, si jeta. Dhe interesante âsht se këtë na e parashtron nji personazh i kallepit “klasik”, si profesori. Profesori, relacionohet me personazhet e tjerë, si “arketipi” me “prototipat” (këtë skemë e kam përdorë me përshkrue raportin e klasikut Rreshpja ndaj rrethit të poetëve modernë të sotëm me idiosinkrazitë dhe “soliloqui-ot” e tyne të urryeshme). Profesori ka fillue tue jetue vdekjen, ai jeton në do imazhe që veç vula e saktë e vdekjes i ka ngrî në kujtesën e tij. Ai jeton mementon, teksa të shtruemit e tjerë të infermierisë së burgut gjakojnë baudelaire-janisht se kjo jetë âsht nji spital ku çdo i sëmundë âsht i zaptuem nga dëshira me ndërrue shtrat. Ky memento, âsht vdekja e tij e bukur, pse ai tash âsht plak dhe kulti i tij i vdekjes së bukur i mbetet ligjësive të kontemplacionit.
Në nji nga poezitë e tij të fisme, Borges konstatonte: “Nuk kam ra/ Si shum prej të gjakut tim/ N’betejë.// Jam/ Në natën e kotë/ Ai që rrokjet numëron.” Të parët e Boges-it luftuen me shpatë pra tue vu në punë zanatin e vetëm, trimninë, me i pështue vdekjes së keqe: harresës. Horheja e dinte, anipse qe lodhë (si na e tregojnë këto vargje), se ai po e luftonte flakëpërflakë atë vdekje, me nji zanat tjetër të ngadalshëm e ma pak burrnor, atë të letrave (që lypte durimin e qendistoreve plaka), por fitorja s’do ishte kurrsesi mâ pak jetëgjatë.
Kurse profesori, (Maroni, si më duket se quhet), duket se ka vetëm nji zanat: të ndiemit, të ndiemit e naltë, të ndiemit e lirë e të dlirë, të ndiemit me dritën, të ndiemit si ligjërata e drejtë e të menduemit. Dhe të rrëfyemit e këtij të ndiemi.
Dhe zanatet e të tjerëve shpalosen aq mjeshtrisht në këtë roman të gjallë, sa duket se të gërvishtin edhe teksa t’gërdisin. Jevgu Rakip, që ka për zanat të vetëm mbijetesën e që s’i kursen vetes asgja, veç që ai dhe zanati i tij të mbijetojnë. Mjeku mandej, që ka për zanat shkërdhatërinë. Koloneli, përfund, i tmerrshmi, që (si çdo nazist i mirë) ka për zanat të zemrës vrasjen. Dhe bashkë me personazhet e tjerë, janë të gjithë njerz të skaduem! A janë njerzit e skaduem të fabrikës komuniste “NJERIU I RI”? Sigurisht. A janë njerzit e skaduem të ’97-s? S’ka dyshim! Por janë edhe dhe sidomos, njerzit e skaduem të tana kohnave dhe epokave, të tana vendeve dhe komuniteteve. Janë yahoos e Gulliver-it dhe Brodie-t. I gjejmë te Maupassant dhe Gogol, të gdhendun në mënyrën mâ plastike si te Dostojevskij e Céline. Janë obllomovët dhe humbert humbertët, janë tenorët e “procesit”, dhe vrasësit e Zotit.
Po ç’randësi ka me e dijtë nga vijnë? Autori na tregon kush janë, na i bân realë njiherë, dhe prej kësaj ne mandej mújm me ftillue nga vijnë e ku shkojnë. A janë realistë? Po, por jo edhe aq. Në ç’kuptim. Në kuptimin se këta, sikundër sall do personazhe të mjeshtrave Gogol, Dostojevskij, Kafka, e Nabokov janë për fatin tonë të mirë mrekullisht mâ shum realë se realistë. Dhe kështu duhet me qenë. Real si Çiçikov dhe si Don Kishoti*, mâ shum se realist si shoku Zylo a Enver Hoxha i «Dimrit të madh».
Dhe kjo âsht pranvera e letërsisë së madhe, pse me e pranue sfidën e realizmit domethanë me dhanë personazhe reale.
Pra, si e kam thanë kalimthi te nji shkrim tjetër, shkrimtari e ka lanë monologun (soliloquio-n), dhe âsht nisë drejt tjetrit, por në të vërtetë kundron Njisinë. Dhe ajo kurajo që i âsht dashtë për me e pranue sfidën, ia ka shpërblye bujarisht te romani “Vdekja nuk vjen”.
Kaq kishem, nuk mundem me e kapë mâ teknikisht, pse e kam lexue vetëm nji herë, me nji frymë këtë libër. Herë tjetër kur hyu kurrnac Kronos të ma lejojë, do i kthehem këtij romani, dhe shpresoj veprës së shkrimtarit në tanësi.
*Kryepersonazhi i realizmit âsht mâ shum real se realist!

martedì, settembre 12, 2006
lunedì, settembre 04, 2006
DORA MARKUS
Legjenda tregon se nji mik i postoi Montales, nji fotografi që shfaqte kambët e bukuroshes austriake D. M., tue e grishë me ia kushtue nji poezi. Poeti nuk e njohu kurrë bukuroshen por kjo s’e pengoi me e shndërrue në protagoniste të njanës prej poezive ma të “pezullueme” të tij për nga tensioni formë-përmbajtje. I tillë asht edhe vetë hartimi i saj. Veç në krye të nandë vjetëve poeti i ka dhanë nji mbarim (pjesën II.), në mos nji qendër – ndryshimi mes pjesëve rroket me ta lexue.
Nji lirikë e shqetësueme për vetminë, e kryqëzueme mes imazheve të ambla e helmplote të peizazhit detar, luleve, zogjve në shqotë… korrelativet objektive të nji ndjesie të (mbyllun) thellë e të pakompensueshme humbjeje. Dora Markus, mikesha platonike, me zemët të ftohtë, asht vetë natyra që mbetet larg… e tëhollon helm, pijen e preferueme të njeriut të vetmuem.
Mitologjia personale e poetit ka gjetë me poezinë Dora Markus, nji ndër pikat ma të nalta të sublimimit.
EUGENIO MONTALE
Dora Markus
I.
Qe shì tek ura e drunjtë qet
N’Porto Corsini mbi det të hapun
E njerz të rrallë, pothuej gdhunj, kridhen
Vetë, a rrjetat hedhin. Me nji shenj
Të dorës gishtnoje nji breg tjatër
Të padukshëm atdhenë e vërtetë.
Mandej ndoqëm kanalin deri në dok
Të qytetit, prej bloze shkëlqimtar,
N’ultësinën ku shpërfundej
Nji pranverë gjysëfjetun, pa kujtime.
E këtu ku nji jetë e lashtë
Bigëzohet n'ambëlshti
Të angshtë Orienti,
Fjalët tua pëshqisnin porsi luspa
Të barbunit vdekatar.
Shqetësia e zemrës sate më ndërmend
Zogjtë shtegtarë që shkapeten faresh
Mbramjeve me shqotë:
Nji shqotë asht dhe ambëlsia jote,
Gjallon e kurrë s'përfaqet,
E prehje gjen fort rrallë.
S’e di qysh e sfilitun ti duron
N’atë liqé
Indiference që ke zemër; kushedi
Ndoshta të pështon
Nji hajmali që e mban pranë
Lapsit të buzëve, puplës,
Limës, nji miush i bardhë,
Fildishi: e kshtu rrnon!
II.
Tashma n’Carnzia-n tande
Me luledëllinja e moçale,
Përkulë mbi parvaz përgjon
Krapin që drashtas ngecet
A ndjek mbi blirë, mes
Monopatesh t’ashprin xiglim
Të muzgut e ndër ujna nji flaknim
Tendash për skela e pensione.
Mbramja që tejzgjatet
Në gjiun e proshkët s’bje
Me rropamë motorash pos
Krikatje patash e nji mbrendi
Fajancash bardh si bora i thotë
Pasqyrës së nxime që të pa
Të ndryshueme nji histori gabimesh
Të patrazueme dhe e gdhend
Ku fshisa s’mbrrin.
Legjendën tande, Dora!
Veç â shkrue tashma n'ato
Shikime burrash me baseta
Fisnike e të holla ndër portrete
T’arta ndërsa kthehet
Në çdo akord që shpalon
Sazja e prishun e orës
Q’errëson, vonë e ma vonë.
 shkrue atje. Gjelbrimpërhershmi
Lar për guzhinë
Po duron, zani s’ndryshon
Ravenna ka mbet larg, tëhollon
Nji helm bestyte mizore.
Prej teje ç’don? E ku dorëzohet
Zani, legjenda fati jonë…
Por vonë po bahet, prorë e mâ vonë.
Përktheu: Astrit Cani
venerdì, luglio 14, 2006
lunedì, luglio 10, 2006
thanie t'intelektualve oksidentalë për profetin e Islamit
Thanë n’Oksident për Muhametin
Muhameti: personazh tek i cili magjitë e sabeizmit
të hershëm e poezia orientale e fesë jahudite
u shkrinë për të prodhuar një nga poemat
më madhështore të njerëzimit: dominimin arab.
Honoré De Balzac (1799-1850)
Bambara, 1841
O kryetar i besimtarëve! Bota
Sapo të kuptoi, i besoi fjalës tënde.
Ditën që u linde një yll u lartua
E tre kulla të pallatit të Chosroe ranë!
Victor Hugo (1802-1885)
Légende des Siècles, IX, L’ Islàm.
Muhameti ishte i sinqertë,
ta bësh mashtrues është një kaptim i pandershëm.
Nuk ka gjasa që një njeri të mundet me fitue
besimin e bashkëkohësve në mënyrë, si të themi, aq të pakufishme…
Ishte njeri i pajisur me një personalitet të shkëlqyer,
një kasnec që na pasuroi me përqasje mbi të Panjohurën, mbi Pafundësinë.
Thomas Carlyle (1795-1881)
On the Heroes of Histiory, 1840.
Duhet të pranojmë se nxori gati të gjithë Arabinë
nga idhujtaria, mësoi njësinë e Zotit…
Kollaj të kuptohet sesi një fe kaq e thjeshtë dhe e urtë
e mësuar nga një burrë kurdo fitimtar ka nënshtruar
një pjesë të tokës…
Feja e tij është e urtë, e rreptë, e dëlirë, njerëzore:
E urtë sepse nuk bie në marrëzinë e të dhënit Zotit ortakë,
e pse nuk ka mistere; e rreptë pse ndalon bixhozin, venën, likeret e forta, dhe urdhëron lutjen pesë herë në ditë…
Shtojini këtyre cilësive edhe tolerancën.
Voltaire (1694-1778)
Oeuvres completes
Muhameti qe princ; bashkoi rreth vetes bashkëatdhetarët e tij.
Në pak vite Myslimanët e tij pushtuan gjysmën e botës.
I shkulën perëndive të rreme më shumë shpirtra, rrëzuan më shumë idhuj, përmbysën më shumë tempuj paganë në pesëmbëdhjetë vjet
sesa sektarët e Moisiut e Jezus Krishtit arritën të bënin
në pesëmbëdhjetë shekuj.
Muhameti qe një burrë i madh.
Napoleon Bonaparte (1769-1821)
Campagne d’Egypte et de Syrie, 1798-1799.
Kurrë një burrë s’mori përsipër,
në mënyrë të vullnetshme a të pavullnetshme,
një qëllim më sublim, mbasi ky qëllim ishte mbinjerëzor :
me zhbî bestytat e imponuara mes Krijuesit e krijesës, me ia kthye Zotin njeriut e njeriun Zotit,
me restaurue idenë racionale e të shëndoshë të hyjnisë në atë
kaos perëndish materiale e të figuruara : idhujtarinë.
Kurrë ndonjëherë një burrë s’ka kryer në gjithë botën
në më pak kohë një revolucion
po kaq të pamatë e të qëndrueshëm…
Nëse madhështia e përvijimit, mungesa e mjeteve,
pamatësia e rezultatit janë tre masat e mendjes së njeriut,
kush do guxojë ndonjëherë me e krahasue njerëzisht
cilido njeri të madh të historisë moderne me Muhametin?...
Muhameti qe më pak se një Zot, por më shumë se një njeri:
ishte një profet...
Alfonse de Lamartine (1790-1869)
Histoire de la Turquie, 1854
Një popull i tërë larton princin e vet,
e në rrjedhën e triumfit emra i fal tokëve;
qytetet linden nën hapat e tij.
Përparon e pandalshme, e mbas krahve lë pallate
mermeri e maja rrezatuese kullash
që virtyti e tij ka krijuar.
Atlanti bart shtëpia kedri mbi tors;
njëmijë flamuj, në qiell, valëviten fërgëllues
mbi kokën e tij, shenj i të tijit lavd.
E kështu, shungullues prej haresë, vëlleznit çon
me thesaret e bijtë n’prehër t’Atit që pret.
Johann Wolfgang Goethe (1749-1832)
Himn Muhametit (Mohamets-Gesang)
Përgatiti: A. Cani

venerdì, luglio 07, 2006
mercoledì, giugno 28, 2006
Kadare e do atdheun, por pa letersine
KADARE E DO ATDHEUN, POR PA LETERSINE
Shpetim Kelmendi
Ja shkaku qe me nxiti per kete shkrim. Me qelloi te lexoja nje
interviste me titullin: "Si mbijetova nga vdekja e artit,
autocensura", qe Kadare paska dhene per suplementin New Yorker te
gazetes The New York Times, interviste e cila eshte rimarre edhe nga
nje e perditshme shqiptare. Pergjithesisht, Kadare mundohet te jape
pergjigje te kujdesshme, por gjithe pa hequr dora nga mania e
ravijezimit te nje autoportreti me blana te mugeta disidence. Nevoja
e domosdoshme per t'u shfaqur si disident apo si shkrimtar i
censuruar nga regjimi, mbetet e kudopranishme ne te gjitha
intervistat, pikepamjet apo opinionet e tij. E, nuk do shume mend
per t'u kuptuar kjo prirje e tij e vonuar heroike dhe qendrestare
ndaj diktatures. Qellimi nuk ka te beje asfare me ndonje mea kulpa
apo ndonje pendese ne lidhje me kompromiset e tij te vogla e po te
medha ne kohen e diktatures, por eshte thjesht praktik. Endrra e
cmimit te madh i eshte shndrruar ne nje ankth te vertete. E gjej me
vend te permend ketu, dy nobelistet e fundit, Jelinek dhe Pinter:
asnjeri prej tyre nuk mori pjese fare ne ceremonine e dhenies se
cmimit, duke na deshmuar kesisoj se ata mund te benin fare mire edhe
pa ate cmim, e se shkrimtarit qe eshte i tille me te tera atributet,
nje cmim nuk i shton e as i heq asgje nga vlerat e tij te
qenesishme. Ata qe jane vertete te medhenj, dine te jene te tille ne
cdo kohe. Por Kadare ka nevoje te jete disident! Me kete rast, e
gjej me vend edhe shprehjen e sterperseritur deri ne besdisje
se "Askush nuk eshte mjaft i pasur sa per ta blere te kaluaren e
tij". Personalisht, mendoj se me letersine e tij, Kadare i ka bere
nje sherbim madhor konsolidimit te diktatures. Pa u larguar nga
tema, me duhet te pohoj se nuk e kuptoj fare zotin John Hodgson,
perkthyes i Kadarese ne anglisht, kur thote se Kadare paskerka
formesuar ndergjegjen kulturore te shqiptareve, sepse ne kete rast
do me duhet ta pyes zoterine se "kush eshte me i lashte, Kadare, apo
populli shqiptar?". Dmth, ne paskeshim qene tribu, por pastaj erdhi
Kadare dhe fatmiresisht u beme saora popull. Kjo eshte vertete
fantastike!
Mandej me cudisin gazetaret shqiptare: pyesin perkthyesit ne lidhje
me shkrimtarin qe kane perkthyer. Eshte njelloj si te pyesesh
elefantin per llojin e trungjeve qe mban mbi kurriz. Nje individ me
thoshte para ca vitesh se, gjate kohes kur kishte qene i persekutuar
nga rregjimi komunist, pati lexuar "Dimrin e madh" dhe, pasketaj, i
gjori gati sa s'kishte filluar te mendonte se "per bese!) komunistet
nuk ishin edhe aq te keqinj sa dukeshin, dhe se me gjase fajtori
mund te ishte ai vete. Thene ndryshe, perpak s'kishte kishte filluar
ta lexonte si te drejte denimin qe i kishte dhene diktatura. Tashti,
te dashur miq, mendoni pak se c'ndodhte me njerezit e lire, pra me
ata qe nuk ishin te internuar apo te burgosur. Entusiazem i gjalle
revolucionar! Sepse dihet, roli i shkrimtarit eshte i madh Edhe
pergjegjesia e tij eshte po aq e madhe. Nje shkrimtar i vertete
quhet fajtor jo vetem per mbeshtetjen qe i jep nje diktature, por
edhe per heshtjen ndaj te keqijave qe ajo ben. Gjate nje takimi mes
Kadarese dhe Lasgushit, pohohet qe ky i fundit te kete
thene: "Prennushi ishte 82 vjec kur e denuam!". Kadare i
pergjigjet: "Ne mos gabohem, thate "e denuam'!" Lasgushi ia
kthen: "Po! Poeti eshte pergjegjes per gjithcka".
Por, ai ishte Lasgush Poradeci, poeti dhe burri i madh i Shqiperise.
Gjeja me e shemtuar eshte se ne intervisten ne fjale, pyetjes
se "Cfare po ndodh ne letersine e sotme shqipe?", Kadare i
pergjigjet ne menyre cinike, a thua se eshte fjala per Burkina
Fason:
"Letersia shqipe po zhvillohet normalisht, njelloj si letersia e cdo
vendi te lire. Megjithate, iluzioni se pas renies se komunizmit, do
te ndodhte mrekullia "iluzion qe i pikellon te gjitha vendet
postkomuniste) mbetet thjesht nje iluzion.
Letersia ka rregullat e saj te brendshme te zhvillimit. Tamam sic
mund te jete e lire ne roberi, mund te jete gjithashtu e roberuar ne
liri. Shkrimtaret e botes se lire jane fort te vetedijshem per
kete".
Ne kete pike, Kadare ka rastin te permende emrin e ndonje shkrimtari
qe perfaqeson letersine e re. Nuk e ben! Nga nje ane, edhe me mire,
sepse ne rastin kur e ka bere kete, ka permendur ca emra kot me kot,
qe jane thjesht ca shqytare apo epigone te tij. Strategjia e tij
eshte krejt e qarte: te krijoje idene se ne kete vend nuk po ndodh
letersi, e se ai eshte e vetmja ngjarje. Dhe, mjerisht, strategjia e
tij funksionon.
Para ca muajsh, dikush qe kishte marre pjese ne nje takim
shkrimtaresh te huaj, me tregoi fjalet e nje shkrimtari
ballkanas: "Sikur ne te kishim ne vendin tone nje shkrimtar me
njohje aq te gjere sa c'eshte Kadare, letersia jone do te ishte
padyshim me e promovuara ne Ballkan!". Nenteksti eshte i qarte: ata
e duan vendin e tyre.
Edhe Kadare, sigurisht e do atdheun vet, por, me sa shihet vesh, pa
letersine.

lunedì, giugno 26, 2006
A.Cani - mendime për misonin dhe për emisionin e gjuhës
Në fundin e nji shkrimi rrfé të ditëve të vona, Irhan Jubica thotë se: […] këtu problemi bahet shum shqiptar për me qenë i zgjidhshëm. Pra, shqiptar asht shenjim për: problematik, tejet problematik.
Nji ndër problemet ma shqiptare i kohëve të fundit, asht sigurisht edhe ai i gjuhës. Edhe mënyra se si u trajtue n'emisionin për gjuhën ishte shqiptare. Aut-auti i herojve të gjuhës klasore, versus dy intelektualëve normal të kohës sonë. Dy t’indoktrinuemit si dy bishtukë të konsumuem, ndriçojshin veç njani-tjetrin e jo ndoj aspekt të çashtjes në shqyrtim. Për Kelmendin e Klosin, mundem me thanë se ishin dy intelektualë normal, e normal asht cilësori ma elozhues për kohë që jetojmë.
Emisioni për gjuhën mu duk i bamë ma shum në emën të nji tolerance mediatike sipërfaqësore, siç asht kureshtija ndaj egzotikes, sesa në emën të nji mtese pozitive. A durohet ma që Gegnishtja të trajtohet si diçka ekzotike, dhe Gegët si shqiptarë të vjetruem? A durohet ma nji ndamje i historisë së gjuhës në prehistori ante 1972, dhe histori post 1972? Gjithë ndërsa këta personazhe historikë i drejtohen prehistorisë, pra Gegnishtes dhe e përdorin si tokë buke.
Nuk kuptohet deri në fund dashamirësia e M. Kelmendit për çeljen e dialogut për gjuhën me obelisket e manikeizmit komunist: ç’dialog mundet me u pasë me t’indoktrinuemit? Anipse ky asht nji gjest symptomatik për mendësinë europiane të këtij shkrimtari, a thue qenka Gegnishtja ajo që duhet me e shtri dorën e pajtimit?!
Çfarë faji pati varianti letrar gegë kulturës shqiptare që u përjashtue nga kultura shqipe më 1972?
Të na përgjigjen të indoktrinuemit, të na e thonë cili asht faji e mandej mund të bisedojmë.
Apo ishte arsye estetike, pse Gegnishtja asht gjuhë hundore dhe krenat e lëvizjes antinacional-çlirimtare na paskan pas mish në hundë, sado që kah ana tjetër adhuronin frangjishten, nji gjuhë hundore par exellence.
Gegnishtja asht dialekt, tha njani nga indoktrinuesit. Po mirë, bre axhë, atëherë fillo me e klasifikue letërsinë pesëqind vjeçare në këtë variant letrar, si letërsi dialektale...
Pse nuk kanë mungue edhe ata, që nën petkat e antifolklorizmës (si nji A.Vehbiu p.sh.), e kanë pas kte mtesë e ia kanë hî kësaj pune me merak. Tue epitetue në mënyrë të çartun, na e bajnë Fishtën arkaik dhe arkaizant, Mjedën parrokial e të dy ma parë shkodranë se gegë, ma parë gegë se shqiptarë. E përfund simbas këtij, Kadaré asht përfaqësuesi par excellence i urbanitetit shqiptar. Kjo asht nji idiotësi e tipit retroaktiv. Së pari mundemi me shtrue pyetjen ku do kishim qenë pa letërsinë e bame nga klerikët, që nuk asht fare letërsi klerikale. Sa për Kadarenë, kush e tha se ai i pështon folklorizmës. Shumica e romaneve të tij çka janë pa folklorin. E nse thue e Fishta asht ma parë shkodran se geg e ma parë geg se shqiptar, atëherë edhe alfabeti me të cilin ti shkruen duhet me u konsiderue ma par shkodran se geg e ma parë geg se shqiptar...
T’indoktrinuemit mirë asht me i lanë në fatin e vet. Paradigma e tyne e ndryshkun po shembet dita ditës e le t’ruhemi mos me hy në nji çadër me ’ta. Shqipja që flitet sot në Tiranë, nuk asht shqipja e së nesërmes, por nji gjuhë favelash braziliane. Asht vallë Tirana qyteti ma europian që kemi? Me sa ndigjohet të bjen mbi krye ideja se ai asht nji ndër qytetet ma të korruptueme në Europë. Pale po mëton me përçue idenë se jemi popull sensual. Po si qenka kaq i menjihertë kalimi nga popull iliro-malësor në popull sensual?
Sigurisht që ka arsye politike, masonike e triviale për me e mbajtë in vigore këtë gjuhë me vulë burokratike, por arsye estetike nuk ka. Me mbajtë në fuqi këtë gjuhë që përfaqëson nji Shqipni që nuk asht ma, asht si puna e mbajtjes së ligjit të luftës me Shqipnín nga ana e grekëve. Lufta ka mbarue, por ç’i ban se ora e tyne asht ndalë në ’46; ora e tonëve asht ndalë në vitin e ’72. Prandej e vetmja mënyrë me e mbyllë nji kapitull asht me fillue nji kapitull të ri.
Pra s’kemi ma çka presim nga të indoktrinuemit, se ata nuk i përkasin kohës tonë; s’kanë si e mbyllin at’ kapitull, do ishte vetvrasja e shkencës së tyne, për ’ta do ishte si me mbyllë tabutin e vet; horizonti e tyne, halà e gardhojnë parrullat komuniste. Ata e banë pjesën e tyne, dhe pasojat do i zgjidhim.
Po nga Ismail Kadaré a pritet gja?
Çka me u pritë? Ai e ka dhanë tashma maksimumin e vet.
Nuk jam antikadareist. Thjesht, sepse mendoj se kadareizmi nuk asht fé, por fenomen celebral i tranzicionit të letrave shqipe. Nga ana tjetër e di se ky shkrimtar që tue na dhanë antropologjikisht vetminë e njeriut nën diktaturë, vetmi që duhet ta ketë ndie diku në nji cep të ndërgjegjes së vet, anipse nën petkat e burokratit, e përfaqësoi në një moment frymën e romanit. Kurse tash 15 vjet që paradigma e lirisë ka ndryshue, përfaqëson sall veten, nji person të rrethuem nga nji kult personaliteti. I cili kult me sa duket ka egzistue krah për krah me kultin e diktatorit, si kult minor. Mandej, ma vonë pamë se edhe rreth Berishës së viteve ’90 u krijue nji kult i tillë, që u shfrytëzue gjanësisht nga kundështarët e tij e deridiku luhet halà me atë stereotip.
Këto forma, sigurisht nuk i kemi marrë uhá nga Ideja Europiane, por i trashëgojmë direkt nga stalinizmi. Një përqendrim i tillë energjish rreth një personi të vetëm, si minimum bart nji frenim të dinamikës shoqnore bashkë me ngritjen artificiale të barrikadave kulturore.
Problemi i afirmimit të paradigmës së re, nuk asht thjesht çashtje e akomodimit të Gegnishtes në kulturën shqipe si integrim kombëtar, por gjithaq ka të bajë me premisën e primatit shqiptar në Ballkan – gadishull ku kombet garojnë kush me u demokratizue ma parë, e nji shoqní e re si e jona pra nji shoqní e së nesërmes, i ka tana energjitë shpirtnore dhe fizike me konkurue denjësisht.
Kjo paradigmë, pra paradigma europiane, lyp dhe i ndih zhvillimit të kulturës urbane. Pra lypet që qytetet shqiptare të çlirohen nga korrupsioni ekonomik e moral. Korrupsioni kulturor shkakton dame në tana nivelet dhe sakaton edhe trashëgiminë humane të nji shoqnie. Ky korrupsion ka rrezikue për gjithë këto vite me u ba mënyrë jetese, dhe asht qenë modë. Tenderomania, kontrabanda ekonomike e kulturore, sensualiteti të gjitha këta të përqendrueme në qendrën sociologjike të shtetit – a s’janë të gjitha shenja të gremisjes morale të mbarë nji shoqnie?
A ka përpjekje me e dallue të mirën nga e keqja në shoqninë gjithëshqiptare. Patjetër. Dhe së shpejti mun me qenë dita kur kjo përpjekje afirmohet dhe kthehet në vizion.
Tash, platforma e re që afirmohet, si nji platfomë estetike pra mënyrë të ndjemi e të menduemi, do ketë edhe implikacione të gjana sociale e politike. Kultet e personalitetit dhe kulti i gjuhës, do ia lanë vendin personaliteteve të kalibrit europian dhe dimesionit europian të gjuhës shqipe. Mbasi deri më sot, gjuha shqipe e ka pasë nji dimension kombëtar (në Rilindje), shtetnor ma vonë, partiak e klasor në kohët e lemerishme të PPSH, dhe tranzicional, sot. Tash asht koha me ia dhanë asaj dimensionin europian që e ka meritue kahmot, tue qenë ndër idiomat ma të lashta të kontinetit. Dhe këtu duhet thanë, që sikurse historia e popullit shqiptar, historia e gjuhës shqipe asht historia e nji gjuhe europiane. E si mundemi me ia dhanë nji përfaqësim europian, nji gjuhe standarte si ajo e sodit, që s’plotëson as nevojat e shoqnisë që duhet me përfaqësue? Thjesht nevojat po thom, se jo ma me folë për aspirata.
A kemi sot personalitete të kalibrit europian? Mendoj se kjo do dallohet kur këta personalitete të konkurojnë në Europë, pa dalë nga shoqnia shqiptare, pra si të barabartë. Kjo i përket të nesërmes. Kadaré, asht larg idesë europiane. Nime që me disa nga veprat e tij përfaqësoi frymën e romanit, pra frymën e epoché-së, e pezullimit të gjykimit, e ambiguitetit dhe të relativizmit, por sot nuk i përmbush ma kriteret. Kishte diçka të dyshimtë te fakti se ai ishte i vetëm në përfaqsimin e frymës së romanit, kjo veçanësi e tij shkonte kundër frymës së romanit. Shkrimtari asht pjellë e kohës, dhe koha e Kadaresë ishte nji kohë e dyshimtë. Sot personazhi Kadaré asht arsyeja kryesore e kultit të personalitetit të vet. Së dyti, siç ka nxjerrë në pah F.Lubonja, thuejse në tanësinë e veprës së tij ai ia kundërven në mënyrë manikeiste lindjen-perëndimit, tue i thanë Islamin lindje e lindjes terr dhe krishtnimit perëndimin e perendimit dritë; por siç e ka sqarue filozofi E.Severino Islami asht thelbësisht perëndim; mtesa politike e veprës së Kadaresë nuk e ndihmon emancimipin e idesë shqiptare, e nuk pajtohet me frymën e romanit. Sepse romani asht bir i Europës.
© by Gazetajava.com

martedì, giugno 13, 2006
Libri i shqetësimit i Bernardo Soares
Fernando PESSOA
Libri i shqetësimit i Bernardo Soares
përktheu nga italishtja: Astrit CANI
[Fernando Pessoa paraqet Bernardo Soares-in]
Ka në Lisbonë një numër të vogël gjelltoresh apo restorantesh ku, përtej shtirjes si dyqan dinjitoz vene, ngrihet një gjysmëkat me pamje fshatarake dhe shtëpiake, i tipit të restoranteve të do qytezave ku nuk shkon hekurudha. Në ato gjysmëkate ku, përveç të dielës, myshterinjtë janë të rrallë, ndodh shpesh me tokue tipa të çuditshëm, djaj të gjorë, fytyra pa interes, njerëz që jetojnë në zgrip të jetës.
Dëshira për qetësi dhe çmimet e leverdisshme më çuan në një periudhë të caktuar të jetës sime me qenë klient i rregullt te njëri nga ato gjysmëkate. Ndodhte që, kur darkoja aty rreth orës shtatë, takoja gati gjithmonë një tip pamja e të cilit, që së pari më qe dukur indiferente, zuri dora-dorës me zgjue intersimin tim.
Ishte një burrë me moshë të thuash tredhjetë vjeç, kreshmor, bojagi i gjatë, i kërrusur me tepri kur rrinte ulur por diç më pak kur qe në këmbë, i veshur me njëfarë moskokëçarje por jo totale. Japija e vuajtur nuk i falte interes më të madh fytyrës së zbehtë, me tipare të zakonshme; një vuejtje e zorshme me u përcaktue, që mund të shenjonte shkaqe të ndryshme: privime, ankthe, dhe atë platitje që lind nga indiferenca e ardhur nga vuatja e tepërt.
Darkonte gjithmonë përmbajtshëm dhe në fund të vaktit dredhte një cigare me duhan të cilësisë së dobët. I vëzhgonte mprehtazi të pranishmit, me hije të vemendshme por jo të dyshimtë; i tiji nuk ishte një shikim zhbirilues, por një vemendje që gjithsesi nuk dukej e drejtuar nga tiparet dhe fizionomitë e njerëzve. Qe ky qendrim i tij i veçantë që ngjalli impulsin e parë të interesimin tim për të. Fillova të shoh me vemendje. Vrojtova se shprehia e një inteligjence diskrete e gjallëronte vagullt fytyrën e tij. Por hija e pezmatuar, ankthi i ftohtë i ndenjur, e fashonin aq me përsosmëri fizionominë e tij sa ishte e vështirë me e hetue.
Mora vesht rastësisht nga një kamarier se ishte llogaritar te një firmë tregtare e afërt.
Një ditë, rrugës, mu te dritoret tona, ndodhi një ngjarje e vogël: dy kalimtarë që u zunë. Myshterinjtë e restorantit u turrën nga dritoret; edhe unë, siedhe personi për të cilin flas.
Ndërrova me të një frazë të rëndomtë dhe ai mu gjegj me një frazë po të tillë. Zëri i tij ishte opak dhe i dridhur si ai i njerëzve që nuk shpresojnë në asgjë pse e njohin kotësinë e mbaruar të shpresës. Por ndoshta ishte absurde me i dhanë aq shumë rëndësi shokut tim mbrëmësor të restorantit.
Nuk e di pse, prej asaj dite zumë me u përshëndetë. Derisa një rradhë, të solidarizuar ndoshta nga rastisja e pazakontë e të darkuarit të dy në orën nëntë e gjysmë, zumë një bisedë rrethanore. Në një moment të caktuar ai më pyeti në shkruaja. Iu gjegja se po. I fola për revistën “Orpheu” dalë së fundmi. Ai e elozhoi me sinqeritet dhe atëbotë unë u mahnita përnjëmend. I lejova vetes me ia shfaqë habinë time, pse arti i atyre që shkruajnë te “Orpheu” mëton me qenë i rezervuar për të paktët. Por ai u përgjigj se ndoshta ishte njëri nga ata të paktët; dhe mandej shtoi se një art i tillë nuk i thoshte, në të vërtetë, asgjë të re: dhe pastaj, drashtazi më rrëfeu se duke mos pasur shumë gjëra me ba as ku me shkue, as miq të cilëve me u ba vizitë, as pasion për leximin, kishte zakon me i kalue mbrëmjet, në dhomën e tij me qera, duke shkruar edhe ai.
Fernando Pessoa
1
Mendoj herë mbas here se nuk do dal kurrë nga kjo Rua Dos Douradores . E po ta shkruaj më bëhet perjetësi.
2
Udhëtimi brenda kokës
Nga kati im i katërt mbi pafundësinë, në intimitetin e pranueshëm te mbrëmjes që ia behë, te një dritore që sheh ku zënë fill yjet, ëndrrat e mia lëvizin me akordin e një ritmi, me një distancë të drejtuar kah udhëtime e vende të panjohura, a hipotetike, a thjesht të pamundura.
3
Sot, në një nga ato përçartjet pa shkak dhe pa dinjitet që përbëjnë në pjesën më të madhe substancën shpirtnore të jetës sime, e imagjinova veten të lirët përgjithnjë nga Rua Dos Douradores, nga zoti Vasques, padroni im, nga llogaritari Moreira, nga të gjithë nëpunësat, nga shegerti, nga fatorinoja dhe nga maçoku.
Mirëpo papritmas, mu më mes të fantazisë që po ndiqja në kafene, gjatë pushimit tim modest drekor, një ndjenjë pezmi zbriti mbi ëndrrën time. Ndjeva se do provoja pendim prej kësaj. Po, e them me njëfarë solemniteti: do kisha provuar brejtje. Zoti Vasques, llogaritari Moreira, arkëtari Borges, gjithë këta djem të mbarë, rimaku gazmor që shkon me dërgue postën, fatorinoja që merret me të gjitha blerjet, maçoku i dashur: e gjitha kjo është bërë pjesë e jetës sime; s’ do mundesha ta lija gjithë këtë pa qarë, pa kuptuar se, paçka se më dukej e padurueshme, qe një pjesë e imja që mbetej me ata të gjithë, se ndarja prej tyre donte me thanë mpakje dhe i ngjante vdekjes.
Për më tepër, sikur nesër të largohesha nga ata të gjithë dhe të hiqja nga këto tesha të Rua Dos Douradores, te cila gjë tjetër do avitesha (se te një gjë tjetër duhet të afrohesh dikur); cilat tesha të tjera do vishja (se të tjera do veshësh dikur)?
Për të gjithë ne egziston një zotni Vasques, për disa i dukshëm, për ca të tjerë i padukshëm. I imi quhet me të vërtetë Vasques dhe është një burrë i shëndetshëm, i sjellë, me rasë i vrazhdë por pa dyftyrësi, egoist por në thelb i drejtë, me një drejtësi të vetën që i mungon shumë gjenive të mëdhenj dhe shumë mrekullive të qytetërimit njerëzor të djathtë a të majtë. Për shumë egziston sqima, ankthi për pasuri më të madhe, lavdia, pavdekësia... Unë preferoj zotin Vasques prej mishi e ashti padroni im, që në momentet e vështirësisë është më i gjindshëm se gjithë padronët abstraktë të botës.
Dje një mik, ortak i një firme të lulëzuar që bën afere më shtetin, vërejti se rroga ime është e ulët. “Ju lejoni që t’iu shfrytëzojnë , Borges“ më tha. Vërejtja e tij më bëri me mendue se lë nime që të më shfrytëzojnë; por meqenëse në këtë jetë na takon të gjithë të na shfrytëzojnë, pyes veten a mos është më mirë të shfrytëzohem nga një zotni Vasques i cohnave sesa nga sqima, lavdia, inati, ose nga zilia a nga e pamundura.
Ka njerëz që shfrytëzohen deri nga Zoti: janë profetë dhe shenjtorë, në zbrazëtinë e kësaj bote.
Dhe kthehem, sikurse të tjerë kthehen në familjen e tyre, në shtëpinë e tjetërkujt, në zyrën e madhe të Rua Dos Douradores. I afrohem skrivanisë time si një ledhi që më mbron nga jeta. Ndiej shpirtbutësi, shpirtëbutësi gjer në lotë, për librat e mi të tjetërkujt ku bëj llogaritë, për shishen e vjetër të bojës, për shpatullat e krrusura të Sergio-s që pak më tutje gatit pulla shoqërimi. Ndiej dashuri për të gjitha këto, ndoshta prejse nuk kam më asgjë për me dashtë: a mbase dhe prejse asgjë s’e meriton dashurinë e një shpirti; e nëse na duhet me dhënë dashuri për sentimentalizëm, s’ka rëndësi a e ruajmë për shëmbëllesën e vogël të kallamarit apo për indiferencën e madhe të yjeve.
4
Pa asgjë më shumë se ajo çka një buzëqeshje përfaqëson për shpirtin tim, kështu, me kthjelltësi, e konsideroj të mbyllurit e vazhdueshëm të jetës sime në këtë Rua Dos Douradores, në këtë dhomë, në mjedisin e këtyre njerëzve. Me pasë çka mjafton për mbajtjen time, një pullaz, atë pak hapësirë në kohën e lirisë për ëndrrën; me shkrue, me fjetë: çka tjetër mundem me i lypë Perëndive dhe Fatit?
Kam pasë ambicje të mëdha dhe ëndrra të fryra – por ëndrra ka pasë edhe shegerti dhe rrobaqepësja, sepse të gjithë ëndërrojnë. Ajo që i dallon njerëzit nga njëri-tjetri është forca me ia dalë, ose me lanë që të jetë fati që e bën në vendin tonë.
Në ëndrrat e mia jam njësoj me rrobaqepësen dhe me shegertin. Ndryshoj nga ata veç pse shkruaj. Po, shkrimtaria është një veprim, një realitetit i imi që më veçon. Por në shpirt jam i ngjashëm me ata.
E di fare mirë se egzistojnë ujdhesa në Jug dhe pasione të mëdha kozmopolite dhe [ ... ]. Jam i sigurtë se po ta kisha në dorë botën mbarë do ta shkëmbeja me një biletë për Rua Dos Douradores.
Mbase është shorti im me qenë llogaritar përjetësisht; dhe poezia apo letërsia një flutur që duke mu ulë mbi krye më bën aq më qesharak sa më e madhe që është bukuria e saj.
Do kem mall për Moreira. Po çka është nostalgjia karshi ngjitjes?
E di fare mirë se dita kur të bëhem llogaritar i Ndërmarrjes Vasques e C. ka me qenë një ndër ditët më të mëdha të jetës sime. E kuptoj me një parashikim të hidhur dhe ironik, dhe me privilegjin intelektual të sigurisë.
5
Drejtori, zotni Vasques. Ndjej shpesh në mënyrë të pashpjegueshme, hipnozën e zotit Vasques. Por çka është për mua ky njeri, përveç pengesës rastësore me qenë zot i orëve të mia, në hapësirën ditore të jetës sime? Më trajton me simpati, më drejtohet me xhentilesë, përjashto disa momente preokupimi, asoherë nuk është xhentil me askënd. Po, por pse më preokupon? Është një simbol? Është një arsye? Ç’ është?
Drejtori, zotni Vasques. Qysh tash kam kujtimin e tij të projektuar në të ardhmen tok me nostalgjinë që do provoj asobote. Asobote unë do jetoj në ndonjë shtëpizë në rrethinat e diçkaje, duke shijue një qetësi ku s’ka me m’u dashtë me ba punën që gjithsesi as tash nuk bëj e duke kërkuar, për me vazhdue mos me ba asgjë, justifikime ndryshe nga ato me të cilat sot shmang ballafaqimin me veten. Ose do më shtrojnë në një strehë vorfnore, të kënaqur me mposhtjen time të plotë dhe i ngatërruar mes atyre relikteve njerëzore që mendonin se ishin gjenialë dhe në të kundërt ishin veç lypsa të ngarkuar me ëndrra; unë, tok me masën anonime të atyre që nuk patën forcën për me fitue dhe as dorëheqjen bujare për me fitue për së prapi. Kudo që do jem, do ndjej nostalgji për drejtorin, zotin Vasques, për këtë dhomë të Rua dos Douradores. Dhe monotonia e jetës së përditëshme do jetë për mua si kujtimi i dashurive që s’pata, ose i triumfeve që kurrë s’kishin me qenë të miat.
Drejtori, zotni Vasques. Sot e shoh nga ajo asobotë, siç e shoh sot bash prej këtu: shtat i mesëm, kaprroç, i pagdhenur, me dhuntitë e veta dhe kufijtë e veta, folatroç dhe i mprehtë, i vrazhdë e i shkueshëm, një padron, përveçse për paret e tij, edhe për ato duart e tija leshtore dhe të ngathëta, me damarë të dalur si muskuj të vegjël të ngjyrosur, me qafën e fuqishme por jo të dhjamur, me faqet e pigmentuara e megjithat’ të lëmuet nën mjekrrën zijoshe të rruar gjithmonë me kujdes. E shoh, shoh gjestet e tij të ngadalshme dhe energjike, sytë e tij që çojnë brenda tij gjërat nga përjashta; kap turbullimin e momentit kur më kundërshton, dhe shpirti im i gëzohet buzëqeshjes së tij, një buzëqeshje e gjërë dhe e njerëzishme, si duartrokitja e një turme.
Mbase vjen nga që nuk kam ngat meje një figurë më të rëndësishme se zotni Vasques që, shpesh, kjo figurë e rëndomtë dhe biles bajate më hyn në mendje dhe më habit nga vetja ime. Besoj se ai është një simbol. Besoj, jam gati i sigurtë, se diku në një jetë të largët, ky njeri ka qenë për mua diçka më me rëndësi nga ç’ është sot.
6
Ah, e kuptova! Zoti Vasques është Jeta. Jeta, monotone dhe e pakthyeshme, ligjvënëse dhe e panjohur. Ky njeri i rëndomtë përfaqëson rëndomësinë e Jetës. Ai, prej së jashtmi, është gjithçka për mua, sepse Jeta për mua është e gjitha përjashta.
Dhe kur zyra e Rua dos Douradores për mua përfaqëson Jetën, ky kat i dytë ku banoj, po në Rua dos Douradores, përfaqëson për mua Artin. Po, Artin që banon në të njejtën rrugë me Jetën, por në një vend të ndryshëm; Arti që të lenon nga Jeta, pa të lenue nga të jetuarit, dhe që është po aq monoton sa jeta, por thjesht në një vend tjetër. Po, kjo Rua dos Douradores përqafon për mua krejt kuptimin e gjërave, zgjidhja e të gjitha enigmave; fakt, ky, që nuk mund të këtë zgjidhje.
7
Hyra te berberi me predispozitën e zakonshme, me kënaqësinë që më jep fakti se mund të hy pa siklet ndër vende të panjohura. Ndjeshmëria ime ndaj të resë është e tmerrshme: ndjehem i qetë vetem në vendet ku kam qenë saora.
Teksa rehatohesha mbi poltonë m’u bë t’i pyes shegertit që po më rregulltonte rreth qafës një copë lini të ftohtë e të pastër, si më ish kolegu i tij që shërbentë tek poltrona ngat, ai tipi hokatar, më në moshë se ai, që u pat sëmurë. Ia pyeta pa ngutin me dijtë: qe një pyetje e sugjeruar nga vendi dhe nga kujtimi. “Ka vdekur dje,” mu gjegj pa ton zëri që gjendej prapa meje, gishtat e të cilit po mbaronin së futuri peshqirin në jakën time. Krejt humori im i mirë i pashkak u venit papritur, si berberi i poltronës ngat që do mungonte përjetësisht. I ftohti zbriti mbi mendimet e mia. S’ hashë asgjë.
Nostalgji! Kam nostalgji deri edhe për çka s’ka qenë asgjë për mua, për ankthin e arratisë së kohës dhe sëmundjen e misterit të jetës. Fytyra që shihja zakonisht në rrugët e mia të zakonshme: po s’i pashë më trishtohem; megjithatë s’ kanë qenë asgjë për mua, përveçse simboli i gjithë jetës.
Plaku i paemër me paliçeta të pista me të cilin kryqëzoheshim gati prorë në nëntë e gjysmë të mëngjesit? Shitësi topall i biletave të llotarisë që më bezdiste pa sukses? Plaku matuf dhe kuqalosh, me puron në gojë, që rrinte te pragu i Duhantores? Duhanshitësi i zbetë? Ç’do bëhet me të gjithë këta njerëz, që kanë bërë pjesë në jetën time, thjesht se i kam pa? Nesër edhe unë do zhdukem nga Rua da Prata, nga Rua dos Douradores, nga Rua dos Fanquieros. Nesër edhe unë – shpirti që ndien dhe mendon, universi që unë jam për veten time – po, nesër edhe unë do jem thjesht dikush që ka pushuar së kaluari ndër këto rrugë, dikush që të tjërët do të sjellin në zë vagullsisht veç më një “ç’të jetë bërë vallë me atë?”. Dhe gjthë sa bëj tashti, sa ndiej e jetoj s’ka me qenë asgjë më shumë se një kalimtar më pak në përditshmërinë e rrugëve të një qyteti çfarëdo.
8
Ortaku më i rëndësishëm i kësaj firme, ai që ka më shumë pare, që ka qenë gjithmonë i sëmurë në një vend të pasaktësuar, deshi, s’ e di nga ç’ tekë e një intervali të sëmundjes, me pasë një foto grupi të personelit të zyrës. Dhe kështu, pardje, u rreshtuam të gjithë në pozë, mbas udhëzimit të fotografit ngazëllyes, karshi murit ndarës bardh-të ndyrë që veçon , me drurin e butë, zyrën e përbashkët nga kabineti i zotit Vasques. Zoti Vasques rrinte në qendër; në dy anët, në një shpërndarje të paracaktuar, mandej rastësore të kategorive, shpirtat e tjerë njerëzorë që sot mbledhin te ky vend trupat e tyre për me pritë detyra të vogla të cilave veç fshehtësia e Perëndive ia njeh qëllimin e mbramë.
Sot, kur mbërrita në zyrë, pak më vonë dhe në të vërtetë i harruar prej evenimentit statik të fotografisë së shkrepur dy herë, gjeta Moreira-n, befasisht mëngjezor, dhe njërin nga nëpunësit e banakut, të përkulur gjithë oreks mbi disa gjëra të përnxira që i njoha menjëherë si prova e para të fotografive. Përkundrazi ishin veç dy kopje të së njejtës fotografi, asaj që kish dalë më mirë.
E vuajta të vërtetën se gjendesha aty, meqenëse, siç është e natyrshme, të parin kërkova veten. Nuk kam pasë kurrë një ide fisnike të prezencës time fizike, por kurrë s’ e kisha ndie kaq mosdomethanëse sesa në ballafaqim me fytyrat e tjera, që i njihja aq mirë, në atë radhë njerëzish të të gjitha ditëve. Ngjaj si jezuit i thatë. Fytyra ime e dobët dhe e pashprehi nuk zotëron inteligjencë dhe as intensitet, as ndonjë gjë tjetër çfarëdo që ta nxjerrë mbi morinë e vdekur të fytyrave të tjera. Ose më mirë, nuk është një mori e vdekur. Ka fytyra përnjëmend shprehëse. Zotni Vasques është saktësisht siç është: fytyra e gjerë e hareshme dhe e ashpër, shikim i ndalur, musteqet e vrazhda që japin dorën e fundit. Energjia, dinakëria e atij njeriu (tek e fundit kaq banale e kaq shpesh të riprodhuara në shumë mijëra njerëz në të gjithë botën) janë të shkruara të ajo fotografì si në një pasaportë psikololigjike. Dy shegertat e jashtëm janë të hatashëm; shegerti i bangos ka dalë mirë por ka mbetë gati i fshehur prej një supi të Moreira-s. Dhe Moreira! Eprori im Moreira, esenca e monotonisë dhe vazhdimësisë, është shumë më i gjallë se unë! Biles edhe shegerti (e vërej pa mundur ta shtyp një ndjejë që mundohem të supozoj se nuk është zilia) zotëron një siguri vijëzimesh, një shprehi të drejtpërdejtë që ndodhet mijëra buzëqeshje larg mjerimit tim mosdomethanës prej sfinksi kartolerie.
Çka do me thanë krejt kjo? Cila është vallë kjo e vërtetë që filmi di me kapë? Cila është kjo siguri që një lente e ftohtë dokumenton? Kush jam unë për me qenë kështu? Prapëseprapë... Po fyerja e së gjithës?
“Ju keni dalë fare mirë në fotografi,” thotë në njëfarë çasti Moreira. E mandej pyet shegertin e bangos, “Është tamam ai, dora vetë, nuk ju duket?”. Dhe nëpunësi i bangos pohon menjëherë me një gaz miqësor që më katandis në mbeturinë.
9
Shpirti im është një orkestër e mistershme; nuk e di cilat vegla luan dhe fryn brenda meje: korda dhe harpa, timpane dhe daulle. E njoh veten si sinfoni.
10
Papritmas sot kam brenda një ndjesi absurde dhe të drejtë. Kuptova, me një ndriçim të fshehtë, se jam askushi. Askush, absolutisht kurrkush. Në shkreptimat e llampës ai që pandehja ish një qyetet na qenkesh një djerrinë e shkretë; dhe drita sinistre që më zbuloi vetveten nuk më zbuloi asnjë qiell mbi të. Më kanë vjedhur të egzistuarët para se të egzistonte bota. Nëse kam qenë i detyruar të rimishërohem, jam rimishëruar pa veten me vete, pa u rimishëruar. Unë jam rrethina e një qyteti inegzistent, parathënia e stërzgjatur e një libri të pashkruar. Jam askush, askush. Nuk di me ndie, nuk di me mendue, nuk di me dashtë. Jam një figurë e një romani ende për m’ u shkrue, që kalon ajrore dhe e fletëzuar pa pasë patur një realitet, mes ëndrrave të dikujt që s’ ka ditur me më plotësue.
Mendoj vazhdimisht, ndjej vazhdimisht; por mendimi im është i pa gjykim, emocioni im i pa emocion! Nga një e çarë atje lart, po bie hapësirës së pafund, në një rënie pa drejtim, të pambarimtë dhe boshe. Shpirti im është një maëlstrom i zi, një marramendje e zgjeruar përreth boshllëkut, lëvizje e një oqeani pa kufij përreth një vrime në hiç, dhe në ujrat, që më shumë se ujra janë turbina, vozisin imazhet e asaj çka kam pa e ndie në botë: vorbullisen shtëpi, fytyra, libra, arka, jehona muzikash dhe copa zërash në një turbinë sinistre e pa fund.
Dhe unë, tamam unë, jam qendra që egsiston vetëm prej një gjeometrie të abisit; jam hiçi përreth të cilit kjo lëvizje rrotullohet, si e qëllimshme në vetvete, me atë qendër që egziston vetëm se çdo rreth duhet të ketë një qendër. Unë, bash unë, jam pusi pa parete por me rezistencën e pareteve, qendra e gjithshkahes me hiçin përreth.
Dhe brenda meje duket se ferri qesh, pa të paktën njerëzishmërinë e djajve që qeshin, marrëzinë e shpupëluar të universit të vdekur, kufomën rrotulluese të hapësirës fizike, fundi i të gjithë botëve që pluskon errësisht në erë, patrajtë, jashta kohe, pa një Zot që ta ketë krijuar, pa as edhe vetveten që po sillet nëpër hijet e hijeve, e pamundur, unike, gjithshkahe.
Me dijtë me mendue! Me dijtë me ndie!
Nëna më ka vdekur shumë herët, dhe unë s’ e kam njohur...
11
Me i dhanë çdo emocioni një personalitet, çdo gjendjeje shpirtnore një shpirt.
12
Kjo është një ditë ku më rëndon, si një hyrje në burg, monotonia e së tërës. Por monotonia e së tërës s’është gjë tjetër veçse monotonia e vetes sime. Cilado fytyrë, edhe ajo që pamë dje, sot është një tjetër, sepse sot nuk është dje. Çdo ditë është ajo që është dhe kurrë s’ ka patur një të barabartë në botë. Identiteti është veçse në shpirtin tonë (identiteti i ndier më vehte, anipse fallco), përmes të cilit gjithçka ngjan dhe thjeshtohet. Bota është gjëra të shkëputura dhe kënde të shqueme; por nëse jemi miopë është një mjegull e pamjaftueshme dhe e vazhdueshme.
Dëshira ime është me u arratisë. Me u arratisë nga çka njoh, nga çka është imja, nga çka dua. Dëshiroj me u nisë: jo drejt Indive të pamundura a drejt ujdhesave të mëdha në Jug të së gjithës, por drejt një vendi çfarëdo, katund a vakuf, që të ketë virtytin mos me qenë ky vend. Nuk dua me i pa më këto fytyra, këto zakone e këto ditë. Dua me pushue, si i huaj, në simulimin tim organik. Dua me e ndie gjumin që vjen si jetë e jo si pushim. Një kasolle në breg të detit, der’ edhe një guvë në brinjën e rrudhur të një mali, mund të ma japë këtë. Për fat të keq veç vullneti im nuk mund të më japi.
Skllavëria është ligji i jetës, dhe nuk ka ligj tjetër sepse kjo duhet të bëhet, pa revoltë a strehë të mundshëm me u gjetë. Disa lindin skllevër, të tjerë bëhen skllevër, dhe të tjerëve u imponohet skllavëria. Dashuria burracake që të gjithë ne provojmë për lirinë (liri e cila, po ta njihnim, do na dukej e çuditshme prejse e re, dhe do e refuzonim) është gjurma e vërtetë e peshës së skllavërisë sonë. Unë vetë, që sapo thashë se do të dëshiroja një kasolle a një guvë për me u lirue nga mërzia e së tërës, që mandej është mërzia që ndiej për veten, a do guxoja vallë të shkoja te ajo kasolle a guvë i vetëdijshëm se, meqenëse mërzia më përket ajo do ishte gjithnjë e pranishme? Unë vetë, që mbytem ku jam dhe prejse jam, ku vallë do frymëmerrja më mirë kur sëmundja është në mushkjëritë e mia dhe jo te gjërat që më rrethojnë? Unë vetë, që me zjarr ëndërroj diellin e pastër dhe fushat e shlirta, detin e rrokshëm me sy dhe horizontin e gjerë, kushedi a do përshtatesha me ushqimin apo me moszbritjen e tetë kambëve shkallë për të mbërritë në rrugë apo mos me hy në duahantoren e cepit apo mos me shkëmbye mirëditën me berberin dembel.
Ajo çka na rrethon bëhet pjesë e vetes sonë, na filtrohet brenda në ndjesinë e mishit dhe të jetës dhe, si jargë e Marimangës së madhe, na bashkon në mënyrë të hollë me gjithë ç’është e afërt, duke na burgosur në një shtrat vdekje të butë ku koloviemi në erë. E gjitha është ne dhe ne jemi e gjitha; po sa pare bën kur gjithçka është hiç? Një rreze dielli, një rè kalimi i së cilës zbulohet nga një hije e befasishme, një puhi që çohet, heshtja që pason kur ajo pushon, ndonjë fytyrë, ndonjë zë, e qeshura e rastësishme ndër zërat që flasin: dhe mandej nata ku shfaqen pa kuptim hieroglifet e thyera të yjeve.
13
Mendoj shpesh si do kisha qenë sikur, i mbrojtur nga fati dhe nga çadra e pasurisë, dora e ndershme e axhës tim të mos më kish shpënë kurrë te një zyrë në Lisbonë; dhe qysh nga ajo ditë të mos kisha kaluar nëpër punë të tjera deri me mbërritë këtë majë me leverdi si ndihmës llogaritar, me një punë që është një lloj mrizimi dhe një rrogë që më mundëson jetesën.
E di mirë se sikur ajo e shkuar që s’ish të kish qenë, unë sot nuk do isha njeriu në gjendje me shkrue këto faqe pa dyshim më të bukura (sepse të paktën janë disa faqe) se ajo asnjë faqe që në rrethana më të favorshme veç do kisha lakmue. Sepse në fakt banaliteti është një formë inteligjence, dhe realiteti, sidomos kur është budalla dhe mosmirënjohës, është një kundrinë e natyrshme për shpirtin.
Ia detyroj faktit se jam llogaritar një pjesë të madhe të asaj çka mund të ndjej dhe mendoj si mohim dhe arratisje nga detyrimet e mia.
Po të më duhej t’i përgjigjesha një pyetësori mbi formimin tim letrar duke shkruar në një hapësirë ideale që nuk parasheh germat e përgjigjes, do kish hapësirën e yjëzuar me emrin e Cesário Verde, por nuk do e mbyllja pa përfshi emrat e zotit Vasques, të Moreira-s, llogaritarit tjetër, të Vieira-s, të punësuarit, dhe të Antonio-s, shegertit. Dhe për të gjithë këta do shkruaja me germa të mëdha adresën kyçe: LISBONA.
Sepse njëmend qoftë Cesário Verde ashtu edhe të gjithë këta i kanë pru’ vizionit tim për botën disa koefiçenta korrigjimi. Më duket se kjo është shprehja, të cilës sigurisht nuk ia di kuptimin e saktë, më të cilën inxhinieria përvijon trajtimin të cilit i nënshtrohet matematika në mënyrë që ajo t’ i aplikohet jetës. Nëse ky trajtim egsiston, ai për mua ka ndodhur. Nëse nuk egsiston, le të kuptohet për atë çka mundet me qenë, dhe qëllimi im le ta vlejë metaforën pa vend.
14
Kam zbuluar se mendoj gjithmonë dhe pres gjithmonë dy gjëra njëherësh. Ma merr mendja se si unë janë pak a shumë të gjithë. Ekzistojnë disa mbresa aq të vagta sa veçse më vonë, kur kujtohemi për to, bëhemi me dijë se i paskemi pasë; nga këto mbresa, besoj, është formuar një pjesë (krejt pjesa, ndoshta) e kësaj vëmendje të dyfishtë të çdo njeriu. Në rastin tim dy realitetet që pres kanë rëndësi të njëjtë. Këtu konsiston origjinaliteti im. Këtu qëndron, me shumë gjasa, tragjedia ime, dhe komedia e saj.
I kërrusur mbi librin ku përvijoj me anë bilancesh historinë e kotë të një ndërmarrjeje të errët, rri gjith’ duke shkruar me zell; dhe njëherësh mendimi im ndjek, me vëmendje të veçantë, drejtimin e një tansatlantiku inegzistent përmes peizazheve të një Orienti që nuk egziston. Të dyja gjërat janë njësoj të kthjellëta, njëlloj të dukshme përpara meje: fleta mbi rreshtat e së cilës shkruaj me kujdes, vargjet e epopesë trtegtare të Vasques & Company; dhe ura ku shoh qartësisht, përpara lidhjeve të kallafatura të boshllëqeve të tavolinave, shezlongjet e vëna rresht dhe këmbët e pasagjerëve që pushojnë.
(Sikur të më shkilte biçikleta e një fëmije, ajo biçikletë do bëhej pjesë e historisë sime.)
Në prespektivën time ndodhet këndi i smoking room; prandej shihen vetëm këmbët.
Zgjas penën nga kallamari dhe nga porta e smoking room [...] mu pranë vendit ku ndjej se jam, del silueta e një të panjohuri. Më kthen shpinën dhe bën para drejt të tjerëve. Mënyra e tij e ecjes është e avashtë dhe ijet e tij s’ thonë shumëçka [...]. Filloj një tjëtër shënim kontabliteti. Rrekem me kuptue ku pata gabuar. Gabimi qe në debitin dhe jo në kreditin e Marques (e shoh, të bëshëm, të këndshëm, plot me batuta, dhe në çast, transatlantiku zhbëhet).
15
Qysh se shirat e fundit e lanë qiellin dhe u ndalën në tokë – qiell i qëruar, tokë e njomur dhe e pastër – qartësia e jetës që tok me kaltërsinë u ngjit lart dhe, në freskinë për ujin që qe, gëzoi poshtë, la një qiell të vetin në shpirt dhe një freski të vetën në zemër.
Jemi edhe pse s’e duam, skllevër të momentit, të ngjyrave dhe formave të tij, nënshtetas të qiellit dhe të tokës. Deri ai që më shumë strehohet brenda vetes, duke shpërfillur gjthsa e rrethon, ky nuk strehohet njësoj si kur bie shi edhe kur është kthjellët. Ndryshime të errëta, të parandjera ndoshta veçse në intimitetin e ndjenjave abstrakte, ndodhin pse bie shi a pse ka pushuar së rëni, ndjehen pa i ndjerë, sepse pa e ndjerë e kemi ndjerë kohën.
Çdonjëri nga ne është më se një, është shumëkush, është një tejzgjatje e vetvetes.
Andaj ai që e urren ambjentin e vet nuk është po ai që gëzohet a vuan për të. Në koloninë e gjerë të qenies sonë ndodhet një turmë prej shumë llojesh që mendon e ndjen në mënyrë të përndryshme. Po në këtë moment kur shkruaj këto pak fjali impresioniste, gjatë një pushimi më se të shenjtë të punës që sot është e pakët, unë jam ai që i shkruan me kujdes, jam ai që është i gëzuar pse në këtë moment nuk i duhet me punue, jam ai që po sheh përjashta qiellin, i padukshëm që këtu, jam ai që po mendon të gjthë këtë, jam ai që e ndjen trupin e vet të këndellur dhe duart e tij ende disi të ftohta. Dhe e gjitha kjo botë e imja prej vetash të huaja ndaj vetes, projekton, si një turmë e larmishme por kompakte, një hije të vetme: ky trup i paqëtuar që shkruan, ky trup me të cilin përkulem, në këmbë, kah skrivania e lartë e zotnisë Borges, ku ia beha me marrë letrën time thithëse që i pata huajtur.
16
[...], lundra që kalojnë nëpër natë dhe nuk përshëndeten dhe nuk njihen [...]
17
Tragjedia kryesore e jetës sime është, si çdo tragjedi, një ironi e Fatit. E mohoj jetën reale si dënim; e mohoj ëndrrën si çlirim të ulët. Por jetoj pjesën më të flligtë e më të përditshme të jetës reale; dhe jetoj pjesën më intensive dhe më konstante të ëndrrës. Jam porsi një skllav që dehet gjatë pushimit: dy mjerime në një trup të vetëm.
Po, shoh kthjelltësisht, me qartësinë me të cilën rrufetë e arsyes ia shkulin errtësisë së jetës objektet e afërm që e paraqesin, gjithsa ka të urryer, të molisur, të braktisur dhe të rrejshme në këtë Rua dos Douradores, që është për mua jeta e tërë: kjo zyrë e flligtë me njerëz gjer në palcë, dhoma ime marrë me qera njëmujore, ku s’ ndodh kurrgjë interesante përpos faktit se aty jeton një i vdekur, kjo barnatore e qoshes ku njoh pronarin siç njihemi mes njerëzish, ata djemtë mbi pragun e tavernës së vjetër, ajo kotësi e zellshme ditësh krejt të njëjta, kjo përsëritje ngulmuese e të njëjtëve personazhe si një dramë që konsiston veç te skenari dhe skenari është përmbys...
Por shoh edhe se me u arratisë nga gjithë kjo do nënkuptonte me e dominue ja me e përbuzë, dhe unë nuk e dominoj pse nuk e përshkoj së brendshmi realitetin, dhe nuk e përbuz pse, çkado që të ëndërroj, mbetem gjithmonë ku jam.
Dhe ëndrra, màrrja me u arratisë drejt vetes, burracakëria e të pasurit si jetë atë mbeturinë të shpirtit që të tjerët kanë vetëm në gjumë, në imazhin e vdekjes përmes të cilit gërhasin, në qetësi, që i bën të duken si bimë të mirëzhvilluara! Mos me mujtë me pasë një gjest të fisëm që të mos jetë i bërë në privatësi as një dëshirë të kotë që të mos jetë vërtet e kotë!
Qezari e përkufizoi mirë ambicjen kur tha: “Më mirë i pari në katund se i dyti në Romë!” Unë nuk jam asgjë as në katund as në asnjë Romë. Të paktën barnatori i qoshes vlerësohet në një rreze që shkon nga Rua da Assunção deri në Rua da Vitória; është Qezari i një mëhalle. A mos jam epran ndaj tij? E në çka vallë, duke pa se asgjë nuk presupozoka epërsi as poshtranësi as krahasim? Ai është Qezari i krejt një mëhalle, dhe me të drejtë gratë e çmojnë.
Dhe kështu, duke bërë atë që s’ dua të bëj dhe duke ëndërruar atë që s’ mundem me pasë, marr zvarrë jetën time [...], absurde si një orë qyteti e ndalur.
Ajo ndjeshmëri e përkorë por e thukët, ëndrra e gjatë por e vetëdijshme [...] që përbën në tërësinë e vet priviligjen tim të gjysmëhijes.
18
Në ditët e para të vjeshtës së ardhur papandehur, kur errësimi fiton evidëncën e një evenimenti të parakohshëm dhe duket se i kemi lënë mbas dore si shumë punët tona të përditshme, unë shijoj, edhe në mes të punës së përditshme, këtë ardhje të parakohshme të dembelisë që hija sjell, pse është natë – dhe nata është gjumë, vatër, çlirim. Kur ndezen dritat në zyrën e gjerë që del terri, dhe ne përgatitemi për extra-n mbrëmësore pa asnjë pushim për të gjithë ditën, ndjej një konfort absurd thua të ish kujtimi i një tjetri, dhe duke shkruar ndihem i qetë, sikur të lexoja duke pritur gjumin.
Jemi të gjithë skllevër të rrethanave të jashtme. Një ditë diell na shpalos fusha të gjera mu në mesin e një kafeneje cepi; një hije në fshat na bën të ndërrojmë mendje brenda vetes dhe kërkojmë strehë si të keqen më të vogël në shtëpinë pa porta të vetes sonë; një errësim, deri edhe ndër gjërat e ditës, zgjeron, si një erashkë që hapet ngadalë, vetëdijen intime se duhet me pushue.
Megjithatë puna nuk pëson vonesa: gjallërohet. Nuk punojmë më, engletisemi me detyrën me të cilën na kanë dënuar. Dhe befas, përmes fletës së madhe dhe të vijëzuar të fatit tim algjebrik, shtëpia e vjetër e tezeve, e mbyllur mbi botën, mirëpret çajin e përgjumshëm të dhjetës dhe llampa me vajguri e fëminisë sime të humbur, që shkëlqen e vetme mbi linin e tavolinës, ma ërrëson, me dritën e vet, pamjen e Moreira-s, ndriçuar nga një elektricitet i zi, shumë pafundësi larg meje.
Ja tek shërbehet çaji (e shërben kamarierja më e vjetër e tezeve, me mbetje gjumi dhe humori të keq të duruar dhembshurisë së një vasalizmi antik) dhe unë shkruaj pa gabuar as shifër as shumë përmes krejt të shkuarës sime të vdekur. Ripërthith, humbem në vetvete, harrohem në netë të largëta, të pandotura me detyrë e më botë, të virgjëra misteri e të ardhmje.
Dhe kaq e këndshme është ndjesia që më tëhuan nga borxhi dhe nga kredia sa, nëse dikush më merr në pyetje, përgjigjem me ëmbëlsi, thua se qenia ime qenka boshe, thua se qenkam vetëm makina e shkrimit që mbaj me vete, bartëse e një vetes sime të hapur. Ndërprerja e ëndrrave të mia s’ më trazon: janë ëndrra kaq të ëmbla sa vazhdoj t’ i ëndërroj teksa flas e gjegjem e bisedoj. Dhe në krejt këtë, çaji i humbur mbaron, dhe është momenti me mbyllë zyrën... Ngre nga libri që mbyll ngadalshëm sytë e sfilitur nga lotë të paderdhura, dhe me një lëmsh ndjenjash vuaj, pse me mbylljen e zyrës mbyllet edhe ëndrra ime; pse gjesti i dorës sime që mbyll rregjistrin e okulton të kaluarën time të pandreqshme; pse shkoj shtratin e jetës pa gjumë, shoqëri as qetësi, në fluksin dhe rifluksin e vetëdijes sime konfuze si dy batica që përzihen në natën e errët, në kufirin e fateve të nostalgjisë dhe pikëllimit.
19
Sot që po ma shtypte trupin një angështi e moçme që me herë ngre krye, nuk hëngra shumë dhe s’ piva siç pi normalisht, në atë restorant madje gjellëtore, në gjysmëkatin e të cilit hedh themelet e ezistencës sime. Dhe ndërsa merrja me dalë, kamarieri pasi vu re se gjysma e venës pati mbetë në broke, u kthye kah unë dhe më tha: “Mirupafshim sonte pra, zotni Soares, dhe gjithë të mirat për shëndetin tuaj.”
Në tingullimën e brirtë të kësaj fraze të thjeshtë shpirti mu ftillua si kur te një qiell i vranësuar era beftazi të zbonte tutje retë. Dhe atëbotë kuptova atë që s’ e kam kuptuar kurrë qartazi: se këta kamarierë të kafeneve a të restoranteve, këta berberë, këta hamej të rrugës, provojnë ndaj meje një simpati të vetvetijshme dhe të natyrshme që s’ mund ta pres nga njerëzit që frekuentoj me intimitet më të madh (intimitet sa me thanë).
Vllaznia ka sfumatura.
Disa e administrojnë botën, të tjerë janë bota. Mes një miliarderi amerikan me zotnime në Angli e Zvicër dhe kryebashkiakut socialist të një fshati nuk ka një ndryshesë cilësie, por vetëm sasie. Nën [...] këta, ne, amorfët, mësuesi i shkollës John Milton, endacaku Dante Alighieri, shegerti që dje më kreu një blerje, berberi që më tregon barcoleta a kamarieri që sapo më shfaqi interesimin e tij vllaznor për shëndetin tim prejse kisha pirë vetëm gjysmën e venës.
20
Vetëm një gjë më mrekullon më shumë se budallësia me të cilën shumica e njerëzve jeton jetën e vet: inteligjenca që gjindet te kjo budallësi.
Monotonia e jetëve të zakonshme është në dukje e lemerishme. Po drekoj në këtë restorant dyzinal dhe shoh, matanë banakut, figurën e guzhinierit dhe, pranë meje, kamarierin e vjetër që më shërben sikundër, prej tridhjetë vjetësh besoj, shërben te kjo gjellëtore. Ç’ jetë është jeta e këtyre njerëzve? Prej dyzetëvjetësh ai njeri kalon gati të gjithë ditën e vet në një guzhinë; i lejohen pushime të shkurta; flen pak orë; kur e kur kthehet në fshatin e tij, nga i cili rivjen pa ngurrim e qejfpaprishur; vë ngadalë mënjanë pare të ngadaltë që s’ ka ndërmend të shpenzojë; do sëmurej po t’ i duhej me e lanë përfundimisht guzhinën e tij për fushat që ka blerë në Galizia1; rrin në Lisbonë tash dyzet vjet dhe s’ ka qenë kurrë te Rotunda as në ndonjë teatër; vetëm njëherë te Coliseu: paliaço në përgjigjet shenjë të jetës së tij. S’ di me kë është martuar dhe pse, ka katër djem e një vajzë, dhe buzëqeshja e tij në përkuljen nga ana tjetër e banakut shpreh një lumturi të madhe, solemne e të kënaqur. Ai nuk simulon dhe nuk ka arsye me simulue. Nëse e ndjen këtë lumturi do të thotë se e ka përnjëmend.
Dhe kamerieri i vjetër që më shërben e sa vuri para meje atë që duhet të jetë e njëmilionta kafe e aktit të vënies një kafe mbi tavolinë? Bën të njëjtën jetë si guzhinieri, veç katër a pesë metra larg: ato metra që ndajnë këdo që jep e merr në guzhinë nga nga ai që rri në sallën e ngrënies të gjellëtores. Sa për pjesën tjetër, ka veç dy djem, shkon më shpesh në Galizia, e ka parë Lisbonën më shumë se tjetri dhe njeh Oporto-n ku ka jetuar për katër vjet – dhe është njësoj i lumtur.
Rishoh me mrekullim të çmeritur, panoramën e këtyre jetëve dhe, duke provuar frikë e pikëllim dhe indinjatë, vërej se nuk provojnë frikë as pikëllim as indinjatë shi ata që do kishin të drejtë: ata që i jetojnë ato jetë. Është ky gabimi qendror i imagjinatës letrare: ajo supozon se të tjerët janë ne dhe se duhet të ndjejnë si ne. Por, për fatin e mirë të njerëzimit, çdo njeri është vetëm ai që është, dhe gjeniut i lejohet vetëm me qenë ndonjë vetë më tepër.
Tekembramja çdo gjë na jepet në lidhje me atë çka japim. Një incident i vogël rrugor që thërret te porta guzhinierin e kësaj gjellëtoreje arrin me e kapë më shumë nga ç’ mund të më kapi hetimi i një ideje krejt origjinale, leximi i më të mirit libër, më e mira ëndërr e kotë. Dhe, nëse jeta është esencialisht monotoni, në të vërtetë ai njeri i ka shpëtuar monotonisë më shumë se unë. Dhe vazhdon me i shpëtue monotonisë më thjesht se unë. E vërteta nuk është e tija e s’ është imja pse e vërteta s’ është e askujt; por lumturia është sigurisht e tija.
I urti është kush arrin me e ba monotone egzistencën, prejse atëbotë çdo incident i vogël zotnon privilegjin me e habitë. Gjuetari i luanëve nuk e ndjen më aventurën mbas luanit të tretë. Për këtë guzhinier monoton, një grindje në rrugë ka gjithmonë diç prej një apokalipsi modest. Kush s’ është larguar kurrë Lisbone do bëjë një udhëtim të pafundëm mbi tramin që shkon në Benfica, dhe nëse po ky një ditë ia mban për Sintra do ketë ndjesinë se ka bërë një udhëtim deri në Mars. Udhëtuesi që ka përshkuar globin mbas pesëmijë kilometrash nuk gjen më risi, gjen vetëm gjëra të reja, por koncepti abstrakt i risisë ka mbetur në det me të dytën e tyre.
Një njeri, në e zotëroftë dijen e vërtetë mund ta shijojë krejt spektaklin e botës ulur mbi një karrige, pa ditur të lexojë, pa folur me askënd, veç me anë përdorimit të shqisave dhe faktit që shpirti të mos dijë me qenë i trishtë.
Me e ba monotone egzistencën në mënyrë që ajo të mos jetë monotone. Me e ba qetësues ditë-për-ditën në mënyrë që gjëja më e vogël të jetë një dëfrim. Në mesin e punës sime të përditshme, opake, të njëllojtë e të kotë, më shfaqen vizione arratisje, imazhe të ëndërruara ujdhesash të largëta, festa në shëtitore parqesh të tjera kohëve, të tjera peizazhe, të tjera ndjenja, të tjerë unë. Por pranoj, mes dy shënimeve llogarish, se po ta kisha të gjithë këtë, asgjë nga kjo s’ do ish e imja. Në të vërtetë zotni Vasques është më mirë se Mbretërit e Ëndrrave; me të vërtetë, më mirë Rua Dos Douradores se shëtitoret e parqeve të pamundura. Duke mbajtur zotin Vasques, mund të gëzoj ëndrrën e Mbretërve të Endrrës; duke patur zyrën në Rua Dos Douradores mund të gëzoj shikimin e brendshëm të peizazheve që s’ egzistojnë. Por po ta kisha Mbretin e Ëndrrave, çfarë do më ngelej me andrrue? Po t’ i kisha peizazhet e pamundura, çfarë do më mbetej e pamundur?
Monotonia, ngjashmëria opake e ditëve të njëjta, mungesa e ndryshimit mes së sotmes e së djeshmes: kjo më mbettë gjithmonë, me shpirtin zgjuar për t’ u engletisur me mizën që vjen vëdallë para syve të mi; me qeshjen që ngrihet me hope nga rruga, me ndjenjën e madhe të çlirimit të orari të mbylljes së zyrës, me pushimin e pambarimtë të një dite pushimi.
Mund të imagjinoj gjithçka pse s’ jam asgjë. Po të isha diçka nuk do mund të imagjinoja. Ndihmës-llogaritari mund të ëndërrojë me qenë perandor romak; Mbreti i Anglisë nuk mund ta bëjë sepse Mbreti i Anglisë në ëndrrat e tij nuk mund të jetë tjetër përpos mbretit që sakaq është. Realiteti i tij nuk i lejon me andrrue.
21
Në mes të bllokut ë shtëpive, në një gërshetim të dritës dhe hijes (ose më mirë, të dritës dhe dritës më të pakët) mëngjesi shkrihet mbi qytet. Duket se ai nuk lind nga dielli, por nga qyteti dhe se drita e lartësisë shkëputet nga muret dhe nga pullazet: jo nga ata fizikisht, por nga ata pse janë aty.
Ndjej, duke e ndjerë, një shpresë të madhe; por e pranoj se shpresa është letrare. Mëngjes, pranverë, shpresë, bashkohen në muzikë nga po ai qëllim melodik; i bashkohet në shpirt po ai kujtim i një qëllimi të njëjtë. Jo: nëse vëzhgoj vetveten si vëzhgoj qytetin pranoj se e vetmja gjë që mund të shpresoj është se kjo ditë e ka një fund, si të gjitha ditët. Edhe arsyeja e sheh agimin. Shpresa që ushqeja për të, në pastë qenë ndonjëherë, nuk ishte e imja: ishte ajo e njerëzve që jetojnë orën që shkon dhe për të cilët kam marrë, pa dashje, vetëdijen e jashtme të këtij momenti.
Me shpresue? Çfarë duhet me shpresue? Dita s’ më premton tjetër veç ditës dhe unë di se ajo e ka një dekurs dhe një fund. Drita më gjallëron por s’ më përmirëson, se do dal që këtu siç kam ardhë këtu: më i vjetër me orë, më i hareshëm me një ndjesi, më i trishtë me një mendim. Në çka lind mund të ndjejmë atë që në të lind j me mendue atë që në të duhet të vdesë. Tash poshtë dritares së gjerë e të lartë, peizazhi i qytetit është si ai i një fushe shtëpish: është i ndryshëm (është i shtrirë, është i strukturuar. Por edhe duke e parë krejt këtë, a do mundem vallë me harrue se egzistoj? Vetëdija ime e qytetit është, së brendëshmi, vetëdija e vetes sime.
Po më kujtohet befaz kur isha fëmijë dhe shikoja, si nuk mundem me shikue sot, mëngjesin që shkrepte mbi qytet. Ai atëherë nuk shkrepte për mua, por për jetën, se unë atëherë pa qenë i ndërgjegjshëm, isha jeta. Shikoja mëngjesin dhe ndjeja hare; sot shikoj mëngjesin e ndjej hare e trishtohem. Fëmija ka mbetur, por është shtangur. Shikoj siç shikoja, por mbrapa syve shikohem tek shikoj; dhe kjo mjafton me ma errësue diellin dhe me e plakë gjelbërsinë e pemëve dhe me i vyshkë lulet para se të kenë lulëzuar. Po, dikur i përkisja këtij vendi; sot, në çdo peizazh për mua të ri kthehem i huaj, mysafir dhe pelegrin i paraqitjes së tij, shtegtar i asaj që shoh e dëgjoj, i plakur nga vetja.
Kam jetuar gjithçka tashmë, edhe atë çka s’ kam parë e s’ do shoh kurrë. Në gjakun tim rrjedh deri edhe më i parëndësishmi i peizazheve të ardhme dhe ankthi i asaj çka do më duhet të shoh prapë është për mua një monotoni e parardhur.
Dhe i dalë mbi parmak, duke shijuar ditën përmbi vëllimin e qytetit të tërë, një mendim i vetëm ma mbush shpirtin: dëshira intime me vdekë, me mbarue, mos me pa ma asnjë dritë mbi asnjë qytet, mos me mendue, mos me ndie, me lanë mbrapa, si një letër ambalazhi, udhën e diellit dhe të ditëve; me heqë shtati, si një kostum të rëndë, pranë shtratit të madh, mundimin e pavullnetshëm me qenë.
22
Ngrihem nga karrigia me një mundim të përbindshëm, por kam përshtypjen se e po e marr me vete, kam përshtypjen se është më e rëndë, pse është karrigia e subjektivizmit.
23
Dua në muzgjet e pambarimta verore, qetësinë e qytetit të ulët, mbi të gjitha atë qetësi që për kontrast theksohet në zonën që dita zhyt në një konfuzion më të madh. Rua do Arsenal, Rua do Alfândega, përzgjatja e rrugëve melankolike që hapen kah lindja mbas fundit të Rua do Alfândego, linja e vijëzuar e moleve të patundur: krejt kjo më ngushëllon trishtaz poqese hidhem, atyre mbasditeve, në vetminë e bashkësisë së saj. Jetoj në një epokë paraardhëse ndaj asaj ku jetoj: më pëlqen të ndihem bashkëkohës i Cesário Verde-s, mbart brenda vetes vargje që, edhe në mos qofshin të njëjta me të tijat, substancën kanë të njëjtë me ato vargje.
Në të këtilla zona tërheq, deri në të zbritur të natës, një ndjesi jete të ngjashme me atë të rrugëve që përshkrova. Ditës ato vlojnë nga një lëvizje pa kuptim; natës vlojnë nga mungesa e asaj lëvizje pa kuptim. Ditës unë jam asgjë; natës unë jam unë. S’ ka asnjë ndryshim mes meje dhe rrugëve të lagjes së Alfândego-s, përpos asaj se ato janë rrugë e unë jam shpirt, që mund të mos ketë asnjë rëndësi përballë esencës së gjërave. Egziston një fat i njëjtë – i njëjtë pse abstrakt – për njerëzit dhe gjërat: një emërtim njësoj indiferent në algjebrën e misterit.
24
Po shkruaj, është mëngjesi i vonë dielësor i një dite të gjerë drite të këndshme, ku, mbi çatitë e qytetit të pandërprerë, kaltërsia prorë e përbaltur e qiellit mbyll në harresë egzistencën misterioze të yjeve.
Edhe brenda meje është e diel...
Edhe zemra ime shkon te një kishë që nuk din ku është, dhe shkon e veshur me një kostum mëndafshi-djaloshar, me fytyrën e skuqur nga përshtypjet e para, duke buzëqeshur pa sy të trishtë mbi jakën shumë të madhe.
25
I kam zili – por s’ e di në është zili – ata për të cilët mund të shkruhet një biografi, a që mund ta shkruajnë të vetën. Në këto shënime të miat të palidhura, e që nuk synojnë me pasë lidhje, tregoj me indiferëncë autobiografinë time pa ngjarje, historinë time pa jetë. Janë rrëfimet e mia, dhe nëse ndër to s’ them asgjë vjen ngase s’ kam gjë prej gjëje me thanë.
Ç’ ka për tu rrëfyer që t’ ia vlejë barra qiranë a të hyjë në punë? Ajo që na ka ndodhur, ja i ka ndodhur të gjithëve ja ekzkluzivisht neve; në rastin e parënuk është risi dhe në të dytin nuk është diçka që mund të kuptohet. Nëse shkruaj atë që ndjej vjen ngase duke bërë kështu i ul ethet e të ndjerit. Ajo që rrëfej nuk ka rëndësi pse asgjë nuk ka rëndësi. Me çka ndjej ndërtoj peizazhe. Fabrikoj pushime me anë të ndjesive. Më vjen e lehtë me i kuptue endëset që endin prej pikëllimit dhe ato që bëjnë çorapin pse egziston jeta. Tezja ime plakë bënte solitario gjatë pafundësisë së mbrëmjeve të vigjëlimit. Këto rrëfime të ndjesive janë solitariot e mia. Nuk i interpretoj si ai që interpreton letra për me njohtë fatin. Nuk i shqyrtoj prejse në solitario letrat s’ kanë vlera të sakta. Zgjidhem si një lëmsh shumëngjyrësh apo shpik me vetveten do figura spagoje si ato që mes fëmijësh thuren me gishta të hapur dhe kalohen nga një fëmijë te tjetri. E vetmja gjë që kam për zemër është që gishti i madh të mos gabojë lakun që i takon. Mandej sjell dorën dhe imazhi ndryshon. Dhe unë rifilloj.
Me jetue është me ba grep me opinionin e të tjerëve. Por, ndërsa e bën, mendimi është i lirë dhe të gjitha parimet e magjepsura mund të shëtisin në parqet e tyre mes një hedhje e tjetrës së grepit të fildishtë. Grep i gjërave... Interval... Asgjë...
Tekembramja në çka mund t’ ia zë besën vetes? Një gatishmëri e terrshëme i ndjesive, dhe vetëdija e thellë se po ndjen... Një inteligjencë e mprehtë për t’ u shkatërruar, dhe një fuqi ëndrre plot dëshirë me më habitë... Një vullnet i vdekur dhe një reflektim që e përkund si një bir të gjallë... Po, grep.
26
Në fundin e kësaj dite ngelet ç’ mbeti nga dje dhe çka do mbesë nga e nesërmja; ankthi i pangishëm dhe i shumëfishtë i qenies gjithmonë i njëjti person dhe një tjetër.
27
Stuhi
Ajër i ulët resh të ndalura. Kaltërsia e qiellit njollosur nga një bardhësi të tejpashme.
Shegerti, në fundin të zyrës, resht për një çast së mbështjelli spangon perrëth pakos së përjetshme...
“Sa e [...],” komenton në mënyrë statistike.
Një heshtje e ftohtë. Zhurmat e rrugës si të qenë të prera me thikë. Është ndjerë gjatë, një si ligie e të gjithës, një pezullim kozmik i frymëmarrjes. Qe ndalur krejt universi. Çaste, çaste, çaste. Hijet janë karbonizuar nga heshtja.
Pa pritur, çelik i gjallë [...].
Sa njerëzore qe tringëllima metalike e tramvajit! Sa peizazh i hareshëm shiu i thjeshtë në rrugët e ringjallura nga abisi!
Oh Lisbonë, vatra ime!
28
Me zë të tejëmbël këndonte një këngë vendesh të largëta. Muzika i bënte familjare fjalët e pakuptueshme. Dukej si një fado për shpirtin por nuk i ngjante aspak.
Kënga thonte, përmes fjalëve të mbuluara dhe melodisë njerëzore, do gjëra që janë mbrenda secilit prej nesh dhe askush nuk i njeh. Burri këndonte i zhytur në një si këputje, duke mos i parë dëgjuesit, në një ekstazë të vogël udhëkryqi.
Gjindja që qe mbledhur e dëgjonte pa nënqeshje të hapur. Kënga na përkiste të gjithëve dhe fjalët nganjëherë na drejtoheshin neve, sekret oriental i një race të zhdukur. Gumëzhitja e qyteti qe shuar teksa e dëgjonim, dhe karrocat na kalonin aq pranë sa njëra më ceku një kind të kapotës. Por unë e dëgjova e nuk e pashë. Në këngën e të panjohurit kishte një rrëmbim që stimulon gjithsa tek ne ëndërron a nuk arrin me ëndërrue. Ishte një ndodhi e rrugës, dhe të gjithë pikasëm se një roje kishte dalur dalëngadalë te qoshja. Po aq ngadalë ai u avit. Ndaloi ndonjë çast pas djalit që shiste çadra, si të kishte parë diçka. Po atë çast këngëtari heshti. Askush nuk tha gjë. Atëherë roja bëri para.
29
Në mjegullën e lehtë të mëngjesit të mespranverës, Baixa zgjohet e turbulluar e mund të thuhet se dielli po del mezi. Ka shend të qetë në ajrin gjysmë të ftohtë, dhe jeta në të fryrët e lehtë të puhisë që mungon, rrënqethet vagullt prej të ftohtit të kaluar, më shumë prej kujtimit të të ftohtit se nga i ftohti, prej përballjes me verën e afërt më shumë se prej kohës së tanishme.
Dugajët përveç kafeneve dhe tamëltoreve s’ janë çilë akoma, por qetësia nuk është e topitur si ajo e së dielës: është vetëm qetësi. Një gjurmë bjonde lajmohet në ajrin që hapet dhe kaltërsia ngjyroset zbehtë me të kuqe përmes brymës që marrakos. Lindja e trafikut rrallon nëpër rrugë, ekzalton largesa mes kalimtarëve dhe dritoreve të ndryshme të hapura, lart, edhe disa figura fillojnë me agëzue. Tramat vizatojnë në gjysmëajrì siluetën e tyre të verdhë të luajtshme e të çliruar. Dhe nga minuti në minutë, në mënyrë të ndjeshme rrugët popullohen.
I bërë vemëndje e mirëfilltë e shqisave, vozis pa mendim e pa emocion. Jam zgjuar herët; kam dalë në rrugë pa ide të gatshme. Vëzhgoj si të reflektoja. Shoh si të mendoja. Dhe një mjegull e lehtë emocioni del në mënyrë absurde brenda meje; bryma që po zhduket më ngjan se infiltrohet ngadalësisht brenda meje.
Ndjej në mënyrë të pavullnetshme se po mendoj për jetën time. Ndodh pa e pikasur. Besoja veç se shikoja e dëgjoja e s’ isha tjetër, në krejt këtë intinerar timin dembel, në mos një reflektor imazhezh, një erëpritës i bardhë ku realiteti projekton ngjyra e dritë në vend se hije. Por pa e ditur isha më tepër. Isha akoma shpirti që mohohet; dhe vetë të vëzhguarët tim abstrakt ishte edhe ai një mohim.
Nxihet ajri prej mungesës së mjegullës, ërrësohet me një dritë të zbehtë ku mjegulla është infiltruar. Pikas papritur se zhurma është shumë më e madhe, se egzistojnë shumë më tepër njerëz. Hapat e kalimtarëve të shumtë janë më pak të ngutur. Duke thyer mungesën e tij, dhe ngutin më të vogël të të tjerëve, ja hapi i vrapit të peshkashitëseve. Oshilacioni i bukëpjekësave, të përbindshëm me shporta; dhe njëtrajtësia divergjente e shitëseve të produktve të tjera humb monotoni veç prej përmbajtjes së shportave, ku ngjyrat divergojnë më shumë se përmbajtja. Shitësat e qumështit shkundin si çelësa bosh dhe absurdë enët e pabarabarta prej llamarine të zanatit të tyre ambulant. Policët e trafikut janë të palëvizshëm ndër kryqëzime, si një përgënjeshtrim statik me uniformë i qytetërimit në lëvizjen e padukshme të ditës që lind.
Sa do doja, e ndjej në këtë çast, me qenë një person që të jetë i aftë me e pa krejt këtë si të mos të kishte me të raport tjetër përpos atij të mosshikimit: me i soditë gjërat si të isha unë udhëtari i rritur ardhur sot në sipërfaqen e jetës! Mos të kisha mësuar prej lindjes me i mveshë kuptime të përdorura gjithë këtyre gjërave; me mujtë me e nda imazhin që gjërat kanë në vetvete nga ai imazh që u është vendosur. Me mujtë me dallue te peshkashitësja realitetin e saj njerëzor, pa marrë parasysh së s’ bën faktin se quhet peshkashitëse, dhe atë se egziston e shet. Me pa një polic trafiku siç e sheh Zoti. Me kuptue gjithçka për herë të parë, por jo në mënyrë apokaliptike, si të ishte një zbulesë e Misterit, por drejtpërsëdrejti si një harlisje e realitetit.
Ndjej të rëna nga këmbana a nga sahati i madh; duhet të jenë tetë por nuk i numëroj. Më bën të zgjohem nga vetja banaliliteti i egzistimit të orëve, ndarje që jeta sociale i imponon vazhdimësisë së kohës, kufi i abstraktes, skaj i të panjohurës. Zgjohem nga vetja, shoh se gjithçka sakaq është mbushur me jetë dhe njerëzishëmëri të zakonshme, dhe pikas se mjegulla (që tash e la lirshëm qiellin, përveç ndonjë dromce jo të kaltër të së kaltrës) ma ka mbytur me të vërtetë shpirtin dhe njëkohësisht ka mbytur anën sekrete të gjithçkaje që egziston, atë anë përmes së cilës gjërat komunikojnë me shpirtin tim. E humbas imazhin që po shihja. Jam bërë një i verbër që shikon. Mënyra ime e të ndjerit i takon tashmë banales. E gjitha kjo nuk është më Realitet: është thjesht Jeta.
...Po, jeta së cilës edhe unë i përkas dhe që më përket; jo më Realiteti që i përket vetëm Zotit apo vetes, që s’ përmban mister dhe të vërtetë që (shi pse është reale a shtiret se është) egziston diku, fikse, e lirë me qenë kohore a e amëshueshme, imazh absolut, ide e një shpirti jashtësor.
I drejtoj hapat e mi të ngadaltë (të shpejtë sa mundem) te pragu për tu ngjitur së rishmi në shtëpi. Por nuk hyj; ngurroj; vijoj. Praça da Figueira, duke kotur tezga shumëngjyrëshe, duke u populluar me blerësa ma mbulon horizontin prej bredharaku. Përparoj ngadalshëm, i kallur, dhe vizioni im nuk është më i imi, nuk është më asgjë: është ajo e kafshës njerëzore që ka trashëguar pa dashur kulturën greke, rendin romak, moralin kristian dhe të gjitha iluzionet e tjera që formojnë qytetërimin brenda të cilit unë perceptoj.
Ku qenkan vallë të gjallët?
30
Një nga shqetësimet e mia konstante është me kuptue si mundet që egzistojnë njerëz të tjerë, si mundet që egzistojnë shpirtëra të tjerë që nuk janë shpirti im, ndërgjegje të tjera të huaja për ndërgjegjen time; e cila, shi pse është ndërgjegje, më ngjan se është e vetmja e mundshme. E kuptoj se ai që më rri përballë dhe më flet me fjalë të njëjta me të miat, ose bën gjeste analoge me ato që bëj a mund të bëj unë, qenka disi një i ngjashëm i imi. E pra më ndodh e njëjta gjë me figurat e ilustrimeve që ëndërroj, me personazhet e romanit që lexoj, me vetat dramatike që alternohen mbi palkskenik përmes aktorëve që i interpretojnë.
Besoj se askush s’ e pranon përnjëmend egzistimin real të një njeriu tjetër. Mund të pranojë se ai njeri është gjallë, se mendon o ndjen si ai: e pra do ketë prorë një element të pakumtueshëm ndryshimi, një skarto të materializuar.
Ka figura kohësh të shkuara, imazhe-fantazma librash që janë për ne realitete më të mëdha se do mosdomethanie të mishëruara që flasin me ne nga tarraca ja që na shohin rastësisht mbi tram, ja që na hasin duke kaluar në rastësinë e vdekur të rrugëve. Të tjerët s’ janë për ne tjetër në mos peizazh dhe, gati gjithmonë, peizazhi i padukshëm i një rruge të njohur.
I konsideroj si të miat, me njëgjakshmëri e intimitet më të madh, disa figura që janë shkruar në libra, do imazhe që kam njohur në ilustrime, më tepër se shumë njerëz që konsiderohen realë, që janë të bërë prej asaj kotësie metafizike që quhet mish e asht. Dhe “mish e asht”, në fakt, është një përkufizim i mbaruar: duken gjëra të copëtuara dhe të ekspozuara mbi banakun e mermertë të një hapësire, të vdekur që gjakosin si jeta, këmbë e kotoleta të Fatit.
Nuk kam turp që kam këto përshtypje, pse kam kuptuar se të gjithë ne kemi përshtypje të ngjashme. Përçmimi që duket se egziston mes njeriut e njeriut, indiferenca që na bën të vrasim njerëz pa kuptuar se vrasim, si ndër vrasës, a pa menduar se vret, si ndër ushtarë, vijnë nga fakti se askush s’ ia vë veshin sa duhet rrethanës, që duket e pashpjegueshme, se edhe të tjerët janë shpirtëra.
Ndonjë ditë, ndonjë orë që më sjell kushedi cila puhi, që më hap kushedi cilën portë që hapet, ndjej papritur e papandehur se barnatori i qoshes është një ent shpirtnor, se shitësi që në këto çast duket te porta përmbi thesin e patateve është një shpirt i aftë me vuejtë.
Kur dje më thanë se shegerti i duhantores ka vra veten pata përshtypjen e gënjeshtrës. I gjori, edhe ai egzistonte! Na pati dalë mendsh të gjithëve, të gjithë neve që e njihnim njësoj si ata që s’ e kanë njohur. Nesër do ta harrojmë më mirë. Por që ai kishte një shpirt, kjo është e sigurtë: qe e domosdoshme, me u vetvra. Pasione? Ankthe? Pa dyshim... Po për mua, si për gjithë të tjerët, mbetet vetëm kujtimi i një buzëqeshje të marrakosur mbi një xhaketë fustanji, të pisët dhe me supe të pabarabartë. Është gjithsa më ngelet nga ai që ka ndie kaq intensivisht sa me u vetvra pse ndiente; sepse, tekembramja askush s’ vetvritet për tjetër shkak... Një herë, tek më shiste cigaret mendova se së shpejti do bëhej tullac. S’ pati kohë me u ba. Është njëri nga kujtimet që më ngelen prej tij. Ç’ kujtim tjetër mund të më ngelej, kur edhe ky s’ i përket atij, por është një mendim i imi.
Dhe befas shoh gjenazen, arkivolin ku është vu, gropën, plotësisht të huaj, ku me gjasë e kanë shpënë. Dhe vërej, gjithmonë papandehur, se i punësuari i duhantores ishte, njëfarësoj, me xhaketën e tij të qepur keq e krejt të tjerat, ishte i gjithë njerëzimi.
Qe vetëm një çast. Sot, tash, qartësisht, sikundër njeriu që unë jam, ai ka vdekur. Asgjë tjetër.
Po, të tjerët nuk egzistojnë... Qenka prej mua që ky perëndim i flatrazuar rëndshëm i mban ngjyrat e tij mjegullore dhe të vrazhda. Poshtë muzgut, pa e parë tek rrjedh, lumi i madh rrudh ballin për mua. Për mua është bërë ky shesh i hapur mbi lum që po fryhet prej baticës. Sot në gropën e përbashkët u shtie në dhè shëgerti i duhantores. Nuk është për atë muzgu i sotëm. Por, meqënëse e mendova këtë, dhe pa e dashur, as për mua s’ është ky muzg.
31
Kam para meje fletët e mëdha të rregjistrit të rëndë; drejtoj te banga e vjetër, me sy të lodhur, shpirtin më të lodhur se sytë. Përtej asgjësë që kjo përfaqëson, magazina, deri në Rua dos Douradores, tregon etazherët e saj të rregullt, nëpunësat e saj të rregullt, rendin e gjërave njerëzore dhe qetësinë e gjërave të zakonshme. Mbi xhamllëk është zhurma e të ndryshmes, dhe zhurma e të ndryshmes është e rëndomtë si qetësia pranë etazherëve.
Unë ul sytë e rinj mbi faqet e bardha ku numrat e mi të përpiktë, kanë tejshkruar bilancin e ndërmarrjes. Dhe, me një buzëqeshje që ruaj për vete, mendoj se jeta, që ka këtë faqe me emra stofërash e paraje, me ato hapësira të bardha, me ato rreshta llogarish, me ato fjalë, përfshin edhe lundërtarët e mëdhenj, shenjtorët e poetët e të gjitha epokave, të gjithë të parregjistruar, shuma e madhe e emargjinalizuar nga ata që bëjnë vlerësimet e botës.
Në rregjistrimin e një stofi të panjohur më çelen dyert e Indo-s e të Samarcanda-s, dhe poezitë e Persisë, që nuk i përket asnjë vendi, i fal me kuartinat me varg të tretë pa rimë një mbështetje të largët shqetësimit tim. Por nuk bëj gabime: shkruaj, mbledh: dhe dërgesa vijon mbi fletë, rregjstruar si zakonisht nga një llogaritar i kësaj firme.
32
Qysh prej agut të hershëm, për inat të vijimësisë diellore të këtij qyteti të kthjellët, një mantel i lehtë mjegulle, praruar dora-dorës nga dielli, mbështillte shtëpitë e njëpasnjëshme, mungesën e zgjidhjes për hapësirat, diznivelet dhe ndërtesat. Mandej, me ardhjen e mëngjesit të plotë, bryma e lehtë filloi të ftillohet dhe të shpërbëhej në mënyrë të pacaktuar me firoma hije vellosh. Nga ora dhjetë, vetëm kaltërsia e topitur e qiellit e tregonte kalimin e mjegullës.
Me rënien e maskës turbulluese, fytyra e qytetit rilindi: si një dritore e hapur në dy kanatet, drita sakaq është ngritur. Ngjau një ndryshim i vogël në zhurmën e çdo sendi. Mandej të tjera zhurma u ngritën. Një intonim i kaltër u fut deri në gurët e rrugëve dhe në japinë pavetore të kalimtarëve. Dielli ishte i nxehtë, por i një të nxehti ende të njomë. Mjegulla tashmë inegzistente po e filtronte në mënyrë të padukshme.
Zgjimi i një qyteti, si të ndodhë me mjegull e si tjetërsoj, për mua është gjithnjë më mallëngjyes se dalja e dritës në fshat. Ka shumë më tepër gjëra që kthehen në jetë, ka shumë më tepër gjëra me pritë kur dielli, në vend që të kufizohet me prarue (së pari me dritë të errët, mandej me dritë të njomë, së fundi me ar të ndritshëm) lëndinat, majthet e shkurrëzeve, palmat e duarve të gjetheve, i shumëfishon efektet e tij mbi dritaret, mbi muret, mbi çatitë [...]. Një agim në fshat më bën të ndjehem mirë; një agim në qytet më bën të ndjehem mirë e keq, dhe për këtë më bën të jem më mirë. Po, sepse shpresa më e madhe që më sjell zotëron, si të gjitha shpresat, shijen e largët dhe nostalgjike të mosqenies realitet. Një mëngjes në fshat egziston; një mëngjes në qytet premton; i pari të bën me jetue; i dyti të bën me mendue. Dhe unë do ndjej gjithmonë si të mallkuarit e mëdhenj, se është më mirë me mendue se me jetue.
33
15.9.1931
Re... Sot jam i vetëdijshëm për qiellin, prejse ka ditë kur nuk e shoh por vetëm e ndjej, duke jetuar në qytet pa jetuar në natyrën ku qyteti përfshihet. Re... Janë ato sot realiteti kryesor, dhe më shqetësojnë a thua se të mbuluarit e qiellit qenkërke një nga rreziqet e mëdha të fatit tim. Re... Rendin nga gryka e lumit drejt Kështjellës; nga Perëndimi drejt Lindjes, në një pështjellim të hapërndarë dhe hollak, nganjëherë bardhoshe kur shkojnë të copëzuara sipas pararojes të kushediçkaje; herë tjetër gjysmë të zeza, kur e kur të ngadalta vonojnë me u fshi tutje nga era fërshëllyese; në fund të zeza me një të bardhë të pisët, thua se duan të rrinë, i vranësojnë më shumë me anë të lëvizjes sesa me hijen pikat e rreme të arratisjes që rrugët hapin përmes vijave të mbyllura të bllokut të shtëpive.
Re... Egzistoj pa e ditur këtë gjë dhe do vdes pa e dashur. Jam intervali mes asaj çka jam dhe asaj çka nuk jam, mes sa ëndërroj me qenë dhe sa jeta më ka bërë me qenë, mesatarja abstrakte e mishnore mes gjërash që s’ janë asgjë, plus asgjënë e vetes sime. Re... Çfarë shqetësimi po të ndjej, ç’ trazim po të mendoj, ç’ padobi po të dua! Re... Vazhdojnë me kalue, disa aq të pamata (prejse shtëpitë s’ lenë me e matë madhësinë e tyre të saktë) që duket se mësynë krejt qiellin; të tjera me madhësi të pasigurta, thua se janë dy që janë çiftuar apo një e vetme që po çahet dysh. Tutje-tëhu, në ajrin e lartë karshi qiellit të lodhur; të tjetra akoma të vogla, të ngjashme me lodra me forma të bëshme, topa të parregullt të një loje absurde, mënjanë, në një izolim të madh, të ftohta.
Re... Pyes veten dhe shnjihem. Kurrë s’ kam bërë diçka të dobishme as do bëj diçka të përligjshme. Atë pjesë të jetës time që nuk e kam çuar dëm duke interpretuar në mënyrë konfuze asnjë gjë, e kam harxhuar duke i kushtuar vargje ligështimi ndjesive të pakumtueshme me të cilat e bëj timin universin e panjohur. Jam i loodhur nga vetja objektivisht dhe subjektivisht. Jam i lodhur nga e gjitha dhe e gjitha e së gjithës. Re... Ato janë gjithçka, shembje të lartësië, të vetmet gjëra sot reale mes tokës dhe qiellit inegzistent; copa të papërshkrueshme të mërzisë që u mvesh; mjegull e kondensuar në kërcënime të pangjyrë; flokë pambuku të pisët të tokës, pre e një impulsi të padukshëm, rebeshore a heshtarake, që lumturojnë prej bardhësisë e trishtojnë prej errësisë, stisje të intervalit e të mosudhës, larg nga zhurma e tokës, larg nga heshtja e qiellit.
Re... Vazhdojnë me kalue, vazhdojnë akoma me kalue, do të kalojnë gjithmonë pajda, në një vargan të pavijuar torkash opake, si tejzgatje e shpërhapur e një qielli kallp të zhbërë.
34
16.12.1931
Sot u nis drejt tokës së tij të lindjes, më duket përfundimisht, ai që emërtohet si fatorinoja, po ai njeri që isha mësuar me e konsiderue si pjesë e kësaj shtëpie njerëzore, pra, si pjesë e vetes dhe botës sime. Shkoi sot. Në korridor, kur u takuam rastësisht për shkak të pritjes së beftë të lejes së zakonshme, i fala një përqafim që ma ktheu ndrojtshëm. Dhe pata kurajë të mjaftueshme mos me qa, si, mbrenda zemrës, dëshironin pa e dashur unë sytë e mi të nxehtë.
Çdo gjë që ka qenë e jona, edhe pse veç prej rastisjes së bashkëjetesës a bashkëndarjes, pikërisht pse ka qenë e jona bëhet vetja jonë. Sot për mua nuk u nis fatorinoja i zyrës drejt një fshati të vogël të Galizia-s që s’ e njoh, qe një pjesë jetësore, pse e pashme dhe njerëzore, e substancës së jetës sime. Sot pësova një gjymtim. Nuk jam më saktësishi i njëjti. Fatorinoja i zyrës u nis.
Gjithçka që ndodh ku jetojmë, ndodh në ne. Gjithçka që resht në çka shohim, resht në ne. Gjithçka ka qenë, po ta kemi parë kur qe, kur shkon na hiqet. Fatorinoja i zyrës u nis.
Më i rëndë, më i vjetër, më pak vullnetçar ulem pranë skrivanisë së lartë dhe vazhdoj kontabilitetin e dërgesës së djeshme. Por tragjedia e vogël e sotme ndërpret me meditacion që duhet ta argjinoj me mund proçesin automatik të kontabilitetit të dërgesës. Arrij me punue veç prejse mundem, me një inerci aktive, me qenë skllav i vetes. Fatorinoja u nis.
Po, nesër a ndonjë ditë tjetër, a kur të bjerë për mua këmbana pa tingull mortje a nisje, edhe unë do jem ai që s’ është më këtu. Një libër kopje që do vendoset në raftin e nënshkallës. Po, nesër a kur Fati ta thotë, do marrë fund ai që u shtir në mue se qe unë. Do shkoj në fshatin tim të lindjes, nuk e di ku do shkoj. Sot tragjedia është e pashme prej mungesës, e ndjeshmë pse nuk e meriton që të ndihet. O Zot, o Zot, fatorinoja u nis.
35
21.4.1930
Ka ndjesi që janë gjume, që mësyjnë si një mjegull krejt hapësirën e shpirtit, që nuk lënë vend me mendue, që nuk lënë vend me veprue, që nuk lënë vend mirëfilli me qenë. Si të kishim fjetur, diçka nga ëndrra mbijeton në ne, dhe dielli ka një topitje që ngroh sipërfaqen e palëvizëshme të shqisave. Është një dehje e mosqenies asgjë dhe vullneti është një kovë që rrëzohet në oborr nga një lëvizje e pashpirt e një këmbe që kalon.
Shohim por nuk dëgjojmë. Rruga e gjatë bubërritëse me kafshë njerëzore është njëfarë tabele e rënë ku shkronjat janë të lëvizëshme dhe nuk kanë kuptim. Shtëpitë janë vetëm shtëpi. Humbim mundësinë me i dhanë një kuptim asaj çka shohim, por me siguri e shohim mirë atë çka është.
Mbi prag të rënat e çekiçit të marangozit ushtojnë me një çudi të afërt. Të rëna të fshira tutje nga heshtje të mëdha jehuese dhe të kota. Zhurmat e veturave ngjajnë ato të disa ditëve kur pritet stuhi. Zërat harlisen nga ajri dhe jo nga kordat zanore. Tutje në fund, lumi është i lodhur.
Çka ndjejmë nuk është mërzi. Çka ndjejmë nuk është pikëllim. Është një dëshirë me ra në gjumë të pajisur me një personalitet tjetër, me harrue të furnizuar nga një rritje rroge, nuk ndjejmë asgjë përpos një mekanizmi ngjitëmetokën që vë në lëvizje do këmbë që i përkasin sho-shoqes dhe që i detyron me rrahë për tokë, me levizë pavullnetshëm këmbët që ndjejmë mbrenda këpucëve. Ndoshta nuk e ndjejmë as këtë. Kam një shtrëngim në brendi e kokës, përreth syve dhe do si gishta në brendi të veshëve.
Duket një rrufë në shpirt. Dhe me imazhin letrar të të qënit sëmurë lind dëshira që jeta të jetë një konvaleshencë e palëvizshme; dhe ideja e konvaleshencës evokon shtëpiat fshtarake të rrethinave, por në brendësinë e tyre, ku janë shtëpitë larg nga rruga dhe rrotat. Po, nuk ndjejmë asgjë. Duke fjetur vetëm me pamundësinë me i dhanë trupit një drejtim tjetër, kapërcejmë të vetëdijshëm portën përmes së cilës duhet të hyjmë. Kapërcejmë gjithçka. Ku ma ke daullen e vogël o ari i ngrirë?
E lehtë, si një gjë që fillon, krypësia e puhisë u shpërhap mbi Tago dhe u hapërda duke ndotur shtëpitë e para të Baixa-s. Të çonte të pështjellët freskisht, në një topitje të ftohtë deti të vakët. E ndjeva jetën në stomak dhe nuhatja mu bë diçka mbas syve. Re të rralla dhe të larta, puplore, pozonin mbi hiçin në një përhimësi që zhbëhej në bardhësi kallpe. Atmosfera kishte kërcënimin e një qielli burracak, si ajo e një stuhie të padëgjueshme, të bërë veç me ajër. Kishte pushim deri edhe në fluturimin e pulbardhave. Dukeshin gjëra më të lehta se ajri, të braktisura nga dikush. Nuk kishte asgjë të rëndë. Mbrëmja binte në një shqetësimin tonin; ajri freskonte me intervale.
Shpresa të varfra që pata, të dala nga jeta që më ra në short me pasë. Ato janë si kjo orë dhe ky ajër, mjegulla pa mjegull, punte ildisje të prishura të një shqote të rreme. Kam frikë me bërtitë, që ta mbyll me peizazhin dhe me meditimin. Por ka kripësi në qëllimin tim dhe zbatica në mua ka lënë të zbuluar zijësinë e melmët që është aty jashtë dhe që s’ shoh po të mos e përshkoj aromën.
Sa mungesë logjike në dëshirën me i mjaftue vetes! Sa ndërgjegje sarkastike e ndjesive hipotetike! Ç’ intrigë e shpirtit me ndjesitë, dhe e mendimeve me ajrin dhe lumin, për me thanë se më dhemb jeta në nuhatje dhe në ndërgjegje, për të mos ditur me thanë si në frazën e thjeshtë e të gjërë të Librit të Jobes “Shpirti im është i lodhur nga jeta ime!”
36
Oh, natë ku yjet rrejnë dritë, natë, gjë e vetme e dimensionit të Universit, lem të bëhem, trup e shpirt, pjesë e trupit tënd, lem të humbem në faktin e të qenit thjesht hije dhe të bëhem natë edhe unë, pa ëndrra që të jenë yje në mua as diell pritë me shkëlqye nga e ardhmja.
37
Po të donte ndokush me hartue një kampionar përbindshash nuk duhet të bëjë tjetër përpos që me fotografue me fjalë ato gjëra që nata i sjell shpirtërave të përgjumur që s’ ia dalin të flenë. Këto gjëra e zotnojnë të gjithë inkoherencën e ëndrrës pa alibinë e panjohur të qenies duke fjetur. Varen si lakuriqë nate mbi pasivitetin e shpirtit ja vampirë që thithin gjakun e nënshtrimit. Janë larva të humnerës dhe të shkapërdarjes; hije që mbushin lugajën, gjurmët që mbesin nga fati. Nganjëherë janë krimba që i shkaktojnë të pështjellët vetë ndërgjegjes që i përkund dhe që i krijon; tjetërherë janë lugatë dhe në mënyrë sinistre patrullojnë hiçin; prapë tjetërherë përvidhen si gjapërinj nga zgafellat absurde të emocioneve të humbura. Zhavorr i kallpes, nuk duhen për tjetër në mos që me na ba me qenë të kotë. Janë dyshime të abisit që të plandosura në shpirt zvarrisin palë solemne e të ftohta. Kanë kohëzgjatje tymit, kalim gjurmësh; dhe tjetër s’ ka përpos pasjes egzistuar në substancën e vetëdijes që kemi pasë për ata. Disa janë si elementi i ngërthyer i fishekzjarrit: ndizet një çast mes ëndrrave; dhe kusuri është pavetëdija e vetëdijes me të cilën e kemi parë.
Flok i lëshuar, shpirti nuk egziston në vetvete. Kalimet e mëdha janë për të nesërmen, dhe ne kemi jetuar sakaq. Biseda e ndërprerë ka dështuar. Kujt do ia kish marrë mendja se jeta do ishte kështu?
Humbem po të takohem, dyshoj po të gjej, nuk zotëroj po të kem përftuar. Po të shëtis, flej, por jam zgjuar. Si të flija, zgjohem, dhe nuk i përkas vetes. Në fund jeta është në vetvete një pagjumësi e madhe dhe ka një zgjim të kthjellët të beftë në krejt çka mendojnë e bëjmë.
Do isha i lumtur sikur të mundesha me fjetë. Është një opinion i tashes, pse nuk flej. Nata është një peshë e pamasë mbas mbytjes së kopertës memece të asaj që ëndërroj. Kam një mostretje në shpirt.
Gjithmonë, mbas së mbasandejmes, dita do vijë, por do jetë vonë, si gjithmonë. Gjithçka flen dhe është e lumtur, por jo unë. Pushoj pak pa guxuar me fjetë. Dhe koka të mëdha përbindëshash mosegzistues dalin konfuze nga fundi i atij që unë jam: dragoj të Orientit dhe të Abisit, me gjuhë prej një të kuqje ilogjike, me sy që vështrojnë pa jetë jetën time të vdekur që nuk i vështron.
Kapakun, pash hatrin e Zotit, kapakun! Mu kompletoftë mosvetëdija dhe jeta! Për fat të mirë, nga dritorja e ftohur kanatehapur, një fill i trishtë drite zbehtake zë ta fshijë hijen nga horizonti. Për fat të mirë, ajo që po lind ëhstë dita. Dhe gati qetësohem nga lodhja e shqetësimit. Një gjel këndon, absurd, në mes të qytetit. Dita bojëlile fillon në gjumin tim të vagullt. Një ditë do flej. Një zhurmë rrotash dhe një karrocë. Qepallat e mia flenë, por unë nuk flej. Gjithçka, më në fund, është Fati.
38
Mbas një nate të kaluar keq askush që të na dojë. Gjumi i ikur duarsh mori me vete diçka që na bënte njerëzorë. Duket se ka një irritim lantent kundër nesh deri edhe te ajri inorganik që na rrethon. Fakti është se kemi brakstisur veten, dhe mes nesh e nesh thuret strategjia e betejës së shurdhët.
Sot hoqa zvarrë rrugës këmbët dhe lodhjen time të madhe. E kam shpirtin e katandisur në lëmsh të kërleshur, dhe ajo çka jam e kam qenë, që unë jam, e ka harruar emrin e vet. Nëse kam një të nesërme, di vetëm se nuk kam fjetur dhe konfuzioni i intervaleve të ndryshme i ofron heshtje të mëdha bisedës sime brendësore.
Ah, parqe të mëdha të të tjerëve, kopshtije të përherëshme të pjesës më të mirë, aveny të mrekullueshme të atyre që s’ do më njohin kurrë! Unë vegjetoj ndër vigjëlimet, si ai që s’ ka guxuar kurrë me qenë i sipërfaqshëm, dhe ajo që meditoj ngjethet si një ëndërr kah fundi.
Jam një shtëpi vejane, kuvendore në vetvete, e banuar prej fantazmash të drojtura e fshehatake. Gjendem gjithmonë në dhomën pranë, apo gjenden ata, dhe ndjej frushullima të mëdha pemësh rreth meje. Shmangem pse gjej; gjej pse shmangem. Ditët e mia fëminore, edhe ju me përparëse veshur!
Dhe mes gjithë kësaj eci rrugës plangprishës i timit vagabondazh-gjethe. Një erë e ngadaltë më ka fshirë nga dheu dhe unë endem si fundi i një muzgu mes ngjarjeve të kalimit. Qepallat më rëndojnë te këmbët që marr zvarrë. Do doja me fjetë pse eci. E kam gojën e mbërthyer thua se buzët po më ngjiten. E fundos vagabondazhin tim.
Po, nuk fjeta, por jam më në terezi kështu, nëse nuk kam fjetur dhe nëse nuk flej. Jam me të vërtetë unë në këtë amëshim rastësor dhe simbolik të gjendjes së gjysmë-shpirtit ku rrej veten. Disa persona më shohin si të më njihnin e të mos më kujtonin. Ndjej se edhe unë i shikoj me orbita të lajmuara nën qepallat që i cekin, dhe nuk dua t’ ia dij faktit se bota egziston.
Kam gjumë, shumë gjumë, krejt gjumin.
39
Së pari është një zhurmë që prodhon një zhurmë tjetër në kotësinë natësore të gjërave. Mandej është një britmë e pasigurtë e shoqëruar nga oshilacioni gjëmues i tabelave të rrugës. Mandej, akoma, është një lartësi e papritur në zërin e shpërlarë të hapësirës, dhe gjithçka përqethet dhe nuk oshilon dhe ka heshtje në frikën e gjithë kësaj me një frikë shurdhe që [...] vetëm kur ka kaluar.
Mandej s’ ka gjë tjetër veç erës: vetëm era; unë kam gjumë, dhe vërej se dyert e mbërthyera vibrojnë dhe dritoret nxjerrin një zhurmë xhami që reziston.
Nuk fle. Ndër-gjumë1.
Në vetëdijen time ka gjurmë. Rëndon në mua gjumi megjithëse nuk më rëndon mosvetëdija... Nuk egzistoj. Era... Zgjohem dhe bie së rishmi. Akoma nuk kam fjetur. Është një kalim me zë të lartë e të mbrapshtë përtej të cilit s’ njihem më. Shijoj në fshehtësi mundësinë me fjetë. Në fakt fle, por nuk e di a fle. Në atë çka ne mendojmë se konsiston zhurma ka prorë zhurmë prej momenti final, era në errësirë dhe, po të dëgjoj më andej zhurma e mushkërive dhe e zemrës.
40
Edhe pse nuk zotëroj virtyte të tjera, kam së paku një virtyt: risinë e përhershme të ndjesisë së lirë.
Sot, teksa përshkoja Rua Novo da Almada zura të vëzhgoj supet e një burri që ecte para meje. Ishin supet e zakonshme të një njeriu çfarëdo, xhaketa modeste e një kostumi modest veshur nga një kalimtar i rastit. Mbante një çantë të vjetër poshtë krahut të majtë dhe rrahte për dhè, duke e shoqëruar me hapin e tij, një çantë të mbyllur që mbante në dorën e djathtë.
Papritur provova për atë njeri një ndjesi të ngjashme me dhimbshurinë. Pata për të atë dhimbshuri që provohet ndaj banalitetit të përbashkët njerëzor, ndaj përhimtësisë së përditshme të kryefamiljarit që shkon në punë, ndaj vatrës së tij të përvuajtur e të hareshme, ndaj gëzimeve të lumtura e të trishtuara të atij që jeton pa u troshitur trush mbi gjërat, ndaj natyrshmërisë kafshërore të atyre supeve të veshur.
Drejtova sytë mbi shpinën e atij njeriu, dritare përmes së cilës pashë këto mendime të miat.
Ndjesia qe identike me atë që na pushton në prani të dikujt që flen. Të gjithë krijesat që flenë janë rishmaz fëmijë. Ndoshta pse në gjumë nuk mund të bëhet dhunë e nuk e pikasim jetën prej një magjie natyrale, edhe krimineli më i keq ose egoisti më absolut në gjumë bëhen të shenjtë. Besoj se nuk ka ndryshim mes vrasjes së një fëmije dhe vrasjes së dikujt që flen.
Dhe supet e këtij njeriu flenë. Ai i tëri, që ecën para meje me një hap të ngjashëm me timin, flen. Ecën pavetëdijshëm. Jeton pavetëdijshëm. Flen, se të gjithë flenë. Tërë jeta është një gjumë. Askush s’ e di se ç’ bën, askush s’ e di se ç’ do, askush s’ e di se ç’ di. Flemë jetën, fëmijë të përjetshëm të Fatit. Prandej, po mendova me këtë ndjesi, provoj një dhimbshuri të patrajtë e të pamatë për të gjithë njerëzimin fëminor, për të gjithë jetën shoqnore që flen, për të gjithë, për gjithçka.
Çka provoj në këtë moment është një hermetizëm i drejtëpërdrejtë, pa teza e pa ideale: një dhimbshuri si një zot. Përmes kompasionit të një të vetëdijshëmi unikal, i shoh të gjithë, këto njerëz të ngratë, këtë njerëzim të ngratë. Por krejt kjo ç’ kuptim ka?
Çdo lëvizje, çdo qëllim jetësor, nga fillimorja jetë frymore te ndërtimi i qyteteve dhe i kufinjve të perandorive, më duken një dremitje: diçka si ëndrra a pushime që ndodhin pavullnetshëm në intervalin mes një realiteti e një tjetër realiteti, mes një dite e një dite tjetër të Absolutes. Dhe porsi një person amësor në mënyrë absolute, përkulem natës mbi bijtë e mirë a të këqinj, të përbashkuar nga gjumi që i bën të mijtë. Dhimbshurohem me një gjerësi infiniti.
I heq sytë nga burri që më parashkon e duke vështruar të gjithë ata që ecin në këtë rrugë, të gjithë i përqafoj me çiltërsi me po atë dhembshuri absurde e të ftohtë që më erdh nga supet e atij që nuk di pse po ndjek. Ky është krejt kjo: janë të gjithë këto aprendiste që po llafosen pranë atelier-së së tyre, këta nëpunësa të rinj që qeshin në dritaret e zyrës, këta shegerta që kryejnë porosinë e tyre të parë; krejt kjo është një mosdije e njëjtë e diversifikuar në fytyra e trupa të ndarë, si dordolecë të lëvizur prej fijesh që i lidhin me gishtat e dorës së një qenie të padukshme. Ecin me të gjitha qendrimet me të cilat ndërgjegja shfaqet, dhe nuk kanë ndërgjegje për asgjë pse s’ kanë ndërgjegje se kanë ndërgjegje. Disa inteligjentë, të tjerë budallenj, janë barabar budallenj: disa pleq, disa të rinj, janë të së njëjtës moshë. Disa burra, disa gra, janë të së njëjtës gjini inegzistente.
41
Ka ditë kur çdo njeri që takoj dhe, sidomos, njerëzit e përhershëm të bashkëjetesës sime të detyrueshme dhe të përditshme, marrin aspekte simbolesh dhe, të izoluar a të lidhur mes tyre, formojnë një alfabet profetik apo okult që përshkruan me anë hijesh jetën time. Zyra më bëhet faqe me fjalë të bëra me njerëz; rruga është një libër; fjalët e ndërruara me të njohur a të panjohur që takoj janë shprehje për të cilat s’ më mjafton fjalori por jo plotësisht kuptimi. Flasin, shprehen; e pra s’ flasin për veten dhe nuk shprehin veten; janë fjalë, siç thashë, dhe nuk shenjojnë, lënë veç me kuptue. Mirëpo, në vizionin tim mugullor, dalloj veçse ngultazi gjithsa këto vetrata, që zbulohen në sipërfaqe të gjërave, lënë të ndërduket nga brendësia e tyre që ruajnë e zbulojnë. Kuptoj pa arritur te ndërgjegja, si një qorr të cilit i flitet për ngjyrat.
Ndonjëherë, duke kaluar rrugës, kap pjesëza bisedash intime, dhe është kurdoherë fjalë për biseda mbi gruan tjetër, mbi burrin tjetër, mbi të dashurin e njërës a mbi dashnoren e tjetrit, [...]
Thjesht prej faktit të dëgjimit të këtyre hijeve të bisedës njerëzore, që tekembramja është krejt ajo me çka merret shumica e jetëve të ndërgjegjëshme, bart brenda meje një mërzi të neveritur, ankthin e një egzili mes marimangash dhe vetëdijen e menjëherëshme të turpërimit tim mes njerëzve; dënimi, karshi pronarit dhe vendit, i qenies i ngjashëm me banorët e tjerë të grumbullit; i ndjenjës duke përgjuar me neveri, mes shufrave të funddugajës, plehrat e tjetërkujt që grumbullohen nën shi te ai oborr i brendshëm që është jeta ime.
42
Kanë kaluar disa muaj nga gjërat e fundit që kam shkruar. Përshkova një gjumë të intelektit falë të cilit jeta ime qe jeta e një tjetri. Pata shpesh një ndjesi lumturie të ndërsjellë. S’ egzistova, qeshë një tjetër, jetova pa menduar.
Sot, papritur, u ktheva në çka jam a ëndërroj se jam. Qe një moment sfilitës, mbas një pune pa ndonjë rëndësi. Mbështeta kokën në duar, me bërryla mbështetur mbi tavolinën e lartë pjerrëzane. Dhe, symbyllazi, gjeta veten.
Një një gjumë kallp të largët kujtova gjthë ç’ kam qenë, dhe me kthjellësinë e shikimit të një peizazhi m’ u ngrit befas para syve, para a në fund të së gjithës, pjesa e gjerë e çifligut të fshatit, ku në gjysmë të vizionit, kurti qe bosh.
Ndjeva çilembyll sytë kotësinë e jetës. Me pa, me ndigjue, me kujtue, me harrue: krejt kjo mu ngatërrue në një dhimbje të vagtë bërrylash, me mërmërimën e pasigurtë të rrugës pranë dhe zhurmat vogëlane të punës së ngeshme të zyrës së qetë.
Kur mbështeta duart mbi tavolinën e pjerrët dhe ia drejtova shikimin asaj që duhej të ishte një lodhje plot botë të vdekura, gjëja e parë që pashë, duke parë, qe një mizë e madhe (ajo zukatje e lehtë që nuk ishte e zyrës!) ulur mbi kallamar. E sodita nga fundi i abisit, anonim dhe të zgjuar. Kishte tone jeshile të një të kaltre të zezë me një xixëllim krupëndjellës por jo dhe shëmtak. Një jetë!
Kushedi nëse prej forcash të panjohura eprane (perëndi a demonë të së Vërtetës në hijen e së cilës endemi), mos jam edhe unë miza vezulluese që ndalet një çast para tyre? Një mendim i kollajtë? Një vëzhgim tashmë i vjetëruar? Një filozofi pa substancë? Ndoshta; por unë s’ e mendova: e ndjeva. Qe mishërisht, drejtëpërsëdrejti, me një lemeri të thellë dhe [...] e bëri krahasimin qesharak. Qeshë mizë kur u krahasova me mizën. U pandeha mizë kur pandeha se ndjeva. Dhe u ndjeva një shpirt mize, fjeta si mizë, u ndjeva i mbyllur si mizë. Dhe lemeria më e madhe është se në të njëjtën kohë u ndjeva unë. Pa dashje çova sytë nga tavani, se mos zbriste mbi mua një rrige eprane me më shtypë, si do mundesha unë me e shtypë atë mizë të madhe me rrigën time. Për fat, kur ula sytë, miza pa u ndier qe zhdukur. Pa dashje zyra ishte prapë pa filozofi.
43
Qysh se i nxehti ka pushuar dhe lehtësia e parë e shiut u rrit deri të bëhej e ndjeshme, në ajër mbeti një qetësi që ajri i nxehtë s’ e kishte, një paqe e re së cilës uji i jepte një puhi të tijën. Hareja e këtij shiu të këndshëm ishte aq e qartë, pa shtrëngata as vranësim, sa edhe ata (qa mandej ishin gati të gjithë) që s’ kishin çadër a mushama, qeshnin e flisnin duke ecur nxitimthi përgjatë rrugës shkëlqimtare.
Në një interval moskokëçarje, u avita te dritorja e hapur e zyrës ( hapur nga i nxehti, s’ qe mbytur nga shiu) dhe hetova me vemendje intensive dhe indiferente, siç është mënyra ime, shi atë që sapo përshkrova saktësisht para se ta shihja. Po, ja tek është, hareja e dy njerëzve banalë që flisnin e buzagazeshin nën pikëlinë, me hap të shpejtë por jo të ngutur, nën dritën e pastër mbuluar me vel.
Por papritur, nga befasia e një cepi që ishte prej kohësh aty, i erdh shikimit tim një burrë i vjetër dhe i hequr, i varfër por jo i përvuajtur, që ecte me padurim poshtë shiut të zbutur. Ky, që me siguri nuk e kishte një pikëmbërritje, kishte së paku padurimin. E pashë me vemendjen e pavemendshme që i falim gjërave por me vemendjen përcaktore që i falim simboleve. Ishte simboli i askujt; prandej, kishte ngut. Ishte simboli i kujt s’ është asgjë; prandej vuante. I përkiste jo atyre që duke u buzagazur ndjejnë harenë e parehatshme të shiut, por i përkiste vetë shiut: një njeri aq i pavetëdijshëm sa me ndie realitetin.
E prapë s’ qe kjo ajo çka desha të them. Mes vëzhgimit tim të atij kalimtari (që pastaj e humba menjëherë pse reshta së pari) dhe lidhjes së këtyre vëzhgimeve m’ u ndërshtie njëfarë misteri i mosvemendjes, një urgjencë shpirtnore që më la pa vazhdimësi. Dhe në fund të moslidhjes sime, pa i ndier unë, ndjej zhurmat e bisedave të magazinierëve, në fund të zyrës, ku fillon zyra, dhe shoh pa vështruar spangot e ambalazhit për pako postale, të kaluara dy herë, me nyjet e kithta, dy herë, përqark pakove të letrës së mbyllët dhe rezistente, mbi tavolinën pranë dritares që sheh nga oborri i brendshëm, mes barcoletash e gërshërësh.
Me pa’ është me pasë pa’!
44
S’ kemi si dallojmë nëse disa mundime të thella, prej vetë esencës së tyre të hollë dhe të dystë, i përkasin shpirtit a trupit, janë dhembje shkaktuar nga fakti i lajmimit të kotësisë së jetës, a mosterezia që rrjedh nga një abis organik: stomaku, mëlçia, truri. Sa shumë herë më fashohet vetëdija vulgare për veten, në një depozitim të zi amullie të shqetë! Sa herë më dhemb të egzistuarit, me një të pështjellët aq të pasigurtë sa nuk di ta dalloj a bëhet fjalë për mërzi a për një simptomë të vjellti! Sa herë...
Sot shpirti im është i trishtë deri në trup. Krejt vetja më dhemb: kujtesa, sytë dhe krahët. Në krejt çka jam ndodhet një lloj reumatizmi. Mbi qenien time nuk ka asnjë influks drite të kulluar të ditës, qielli i një kaltërsie të madhe safi, batica e palëvizëshme e dritës së shpërhapur. Nuk më lenon aspak të fryrit e lehtë vjeshtor, thua se vera s’ po di me kalue, që i jep ton ajrit. Asgjë s’ është asgjë për mua. Jam i trishtë aty jashtë, në rrugën ku grumbullohen shtëpitë.
Ky përshkrim nuk përkthen saktësisht atë që ndjej, pse asgjë s’ mund ta përkthjejë saktësisht atë që dikush ndjen. Por tentoj disi me dhanë idenë e asaj që ndjej, një lëmsh llojesh të ndryshme të vetes dhe të rrugës së huaj që, shi pse e shoh, edhe ajo, në një mënyrë të nëndheshme që nuk di me analizue, më përket, bën pjesë tek unë.
Do doja të jetoj i ndryshëm në vende të largëta. Do doja të vdes tjetër mes flamujsh të panjohur. Do doja të më shpallin perandor në epoka të tjera, sot më të mira pse s’ janë të sotme, pa në një spektër shumëngjyrësh, të papërbotuara sfinksesh. Do doja gjithçka që mund ta bëjë qesharak atë që jam, dhe pse e bën qesharak atë që jam... Do doja, do doja... Por ka gjithmonë diell kur shndrit dielli dhe natë kur vjen nata. Ka gjithmonë brengë kur na dhemb brenga dhe ëndërr kur na përkund ëndrra. Ka gjithmonë atë që ka dhe kurrë atë që duhet të ketë, jo pse është më mirë a pse është më keq, por pse është tjetër! Ka gjithmonë...
Në rrugën plot arka hamejt po punojnë. Me të qeshura e hoka po ngarkojnë arkat një nga një mbi karro. Nga lartësia e dritoses së zyrës sime po i shoh me sy dembelë e qepalla që flenë. Dhe diçka e hollë, e pakuptueshme, lidh atë që ndjej me punët e ngarkimit që shoh; një ndjesi e panjohur e transformon në arkë krejt këtë mërzi timen, jase ankthin, jase të pështjellët, dhe e ngre mbi supet e hokatarit zëlartë, deri te një karro që s’ është. Dhe drita e ditës, lumturore, si gjithmonë, shkëlqen pjerrëtaz, se rruga është e ngushtë mbi vendin ku rrijnë arkëzat, jo mbi arkëzat, që janë në hije, por mbi qoshkun tutje në fund ku hamejt po bëjnë të mosbërin asgjë, papërcaktueshëm.
45
Ora që ndodhet në fund të shtëpisë shkretane, shkretane pse të gjithë flenë, rreh ngadalshëm tingullin e qartë katërfish të orës katër e natës. S’ kam rënë akoma dhe besoj se s’ do bie. Mëgjithëse nuk ka asgjë që ta ndalë vemendjen time dhe të mos më bëjë me fjetë, a diçka që të më pushojë në trup pa më lënë të pushoj, e shtri heshtjen e brohoritur të trupit tim të huaj në hijen që dritëhëna e vagullt e fenerëve të rrugës e bën akoma më të veçuar. Për shkak të gjeniut që më pushton nuk arrij më as të mendoj, dhe për shkak të gjumit që nuk arrij me kapë më është deri edhe e pamundur të ndjej.
Përreth meje universi cullak, abstrakt, i bërë me mohime natësore. Veçohem, i lodhur dhe i shqetë, dhe arrij me cekitë me ndjesinë e trupit një dije metafizike të misterit të gjërave. Nganjeherë shpirti im zbutet, dhe atëbotë do hollësi pa formë të jetës së përditshme vijnë me pluskue në syprinën e ndërgjegjes sime dhe e shoh veten tek bëj shënime llogarish duke pluskuar mbi gjumin e pamundur. Herë të tjera shkundem nga brendësia e pagjumësisë ku amulloja, dhe imazhet e vagullta, të një kromatizmi poetik e rastësor lënë me vjedhë mbi mosvemendjen time spektaklin e tyre pa zhurmë. Sytë e mi s’ janë plotësisht të mbyllur. Një dritë e largët ma kornizon shikimin e flashkët; janë fenerët publikë të ndezur rrugës, në kufijtë e shkretë të rrugëve.
Me mbarue, me fjetë, me e zavendësue këtë ndërgjegje mosvijuese me gjëra melankolike më të mira, gjëra të thëna në fshehtësi dikujt që s’ më njeh!... Me mbarue, me kalue i rrjedhshëm dhe përbrishëm, fluks e rifluks i një deti të gjerë, nëpër gjëra të dukshme të një nate ku flihet vërtet!... Me mbarue, me qenë klandestin dhe i jashtësor, shkundullimë degësh në aveny të largëta, rënje butake gjethesh e perceptuar një tingull më shumë se në rënie, baticë parqesh nëpër natë, humbur pështjellimesh të vazhdueshme, labirinte natyrorë të hijes!... Me mbarue, me reshtë më së fundi, por me një mbijetesë të ndërsjellë, me qenë faqja e një libri, tufa e lëshuar e flokëve, hapat pa rëndësi mbi zallin fin të kthesës, tymi i fundit lart mbi fshatin që përgjumet, kamxhiku i harruar nga karrocieri mbi cepin mëngjezor të rrugës... Absurdi, kaosi, fshirja: gjithçka që të mos jetë jeta...
Dhe në mënyrën time, pa gjumë as pushim, fle këtë jetë vegjetuese të supozimit; poshtë qepallave të mia shpaloset i shqetë, si shkuma e qetë e një deti të pisët, refleksi i largët e fenerëve memecë të rrugës.
Flej e shflej.
Nga ana tjetër e vetes, përtej vendit ku akulli, heshtja e shtëpisë prek pafundësinë. Ndjej kohën të bjerë, pikë mbas pike, dhe asnjë pikë të bjerë pa rënë. Zemra fizike ma shtyp fizikisht kujtimin e gjithçkaje që qe a qeshë, bërë një mpiksje hiçi. E ndjej kokën mbështetur materialisht mbi jastekun ku ajo zhytet. Epiderma e këllefit ka me epidermën time një kontakt personash në hije. Deri edhe veshi ku mbështetem shtampohet matematikisht kundër trurit. Përplas qepallat prej lodhjes dhe qerpikët e mi nxjerrin një tingull të stërvocërr, të pazëshëm mbi bardhësinë ndjesore të nënkrejses së lartë. Marr frymë duke dihatur dhe frymëmarrja ime ndodh: nuk është e imja. Vuaj pa ndier e pa menduar. Ora e shtëpisë, vend i sigurtë atje në fund të gjërave, godet gjysmën, e thatë dhe e kurrëgjëshme. Gjithçka është shumë, gjithçka është kaq fund, gjithçka është kaq terrane dhe e ftohtë!
Kaptoj kohëra, kaptoj heshtje, dhe botëra pa formë kalojnë pranë meje.
Papritur, si një fëmijë i mistershëm, një gjel këndon i padijeni për natën. Mund të flej pse në mua është mëngjes. Dhe e ndjej gojën time që buzëqesh, duke u mbështetur lehtë palëve të këllefit që më burgos fytyrën. Mund të braktisem te jeta, mund të flejmë, mund të injorohem... dhe përmes gjumit të virgjër që më errëson, rimendoj për gjelin që këndoi; a ndofta është vërtet po ai gjel që këndoka së dyti.
46
18.5.1930
Me jetue është me qenë një tjetër. As me ndie s’ është e mundur sot siç kemi ndjerë dje: me ndie sot siç kemi ndjerë dje nuk është me ndie, është me kujtue atë që kemi ndjerë dje, është me qenë sot kufoma e gjallë e asaj që dje ka qenë jeta e humbur.
Me fshi gjithçka nga dërrasa e zezë një ditë çfarëdo, me qenë i ri në çdo ag të ri, në një virgjëri të re të përherëshme të emocionit: kjo dhe veç kjo ia vlen me qenë a me u pasë, për me qenë a me pasë atë që në mënyrë të papërkryer jemi.
Ky agim është i pari agimi i botës. Kjo ngjyrë rozë, që përmes të verdhës kthehet nga një i bardhë i ngrohtë, nuk është ndalur kurrë mbi fasadën perëndimore që blloku i shtëpive me sytë e tij të qelqtë drejton mbi heshtjen që ia beh nga drita që rritet. Kurrë s’ ka qenë kjo orë, a kjo dritë, a kjo qenie e imja. Ajo çka do jetë nesër do jetë një gjë tjetër dhe çka do shoh do shihet nga sy të shpërblyer, mbushur nga një vizion i ri.
Male të larta të qytetit! Arkitektura të mëdha që pjerrësitë e thikëtambajnë e zmadhojnë, rrëshqitje ngerhinash grupuar në forma të ndryshme që drita thur me hije dhe djegie: jeni e sotmja, jeni unë; prejse ju shoh jeni ajo që [...] dhe ju dua nga shpatet e mia të nëndetëshme si një piroskaf që takon një piroskaf tjetër ka nostalgji të panjohur te ai kalim.
47
Nga tarraca e kësaj kafeneje shoh me një të ngjethme jetën. Shoh pak prej saj: rrëmujën e saj, në atë përqendrimin e saj brenda këtij sheshi të vogël të qëruar, dhe timin. Një ligështim, si fillimi i një dehje, ma ndriçon shpirtin me gjëra. Jashtë meje, në hapat e kalimtarëve [...] rrjedh jeta evidente dhe unanime.
Në këtë çast shqisat e mia përgjumen dhe gjithçka më duket një gjë tjetër: ndjesitë e mia janë një gabim konfuz dhe i kthjellët, hap krahët por nuk lëviz nga vendi, porsi një kondor hipotetik.
Si njeri me ideale që jam, kushedi aspirata ime më e lartë është ajo me zanë këtë karrige në tavolinën e kësaj kafeneje?
Çdo gjë është e kotë si me trazue hirin e ftohtë, e vagtë si momenti kur ende s’ ka zbardhur.
Dhe drita gurgullon aq lumturisht e përsosurisht mbi gjërat, seç i mbështjell me realitet gaztor e të pikëlluar. Krejt misteri i botës rrëzohet derisa materializohet para syve të mi në banalitet e rrugë.
Ah, në ç’ mënyrë gjërat e përditshme cekin mistere në ne! Në ç’ mënyrë mbi sipërfaqen e prekur nga drita e kësaj jete kaq komplekse pse njerëzore, Ora, buzëqeshje e kithtë, ngjitet mbi buzët e Misterit! Sa moderne duket e gjithë kjo! Dhe njëherësh kaq antike, më një kahje kaq të përndryshme nga ajo që vezullon në gjithçka!
48
Duke ditur më së miri sesi gjërat mosdomëthënëse kanë aftësinë me më torturue, e mënjanoj qëllimisht kontaktin me gjërat mosdomethënëse. Ai që, sikundër vetë, vuan kur një rè kalon para diellit, si mundet mos me vuejtë në errësirën e ditës së vranësuar prorë nga jeta?
Vetmia ime nuk qëndron në një kërkim lumturie, që nuk kam forcën me e arritë; as qetësia, që përfitohet vetëm nëse nuk e ka humbur kurrë. Por është një kërkim gjumi, anullimi, dorëheqje të vogël.
Katërparetet e dhomës sime të paornuar, janë për mua njajkohe burg e largësi, shtrat e arkivol. Orët e mia më të lumtura janë ato ku nuk mendoj për asgjë, ku nuk dua asgjë, ku as nuk ëndërroj, i tretur në një përhumbje prej bime të gabuar, myshk i gjallë rritur në sipërfaqen e jetës. Dhe pa idhësi shijoj vetëdijen absurde se nuk jam asgjë, shije paraprake e vdekjes dhe e fshirjes.
Nuk kam pasur kurrë dikë me e quejtë “Mjeshtër”. Asnjë Krisht s’ ka vdekur për mua. Asnjë Buddha s’ më ka shenjuar ndonjë rrugë. Në majën e ëndrrave të mia asnjë Apollon e asnjë Minervë s’ më janë shfaqur për me ndriçue shpirtin tim.
49
Nuk arrij me durue më asgjë, përpos jetës: zyrën, shtëpinë, rrugën (deri edhe të kundërtën e tyre, po të ish e mundur), çdo gjë më rëndon e më shtyp; vetëm tërësia më lehtëson. Po, në këtë tërësi, një hiçmosgjë mjafton me më ngushëllue. Një rreze dielli që e pafikshme hyka në zyrën e vdekur; vikatja e një shitësi gazetash në rrugë që u ngjitka e shpejtë gjer në dritoren e dhomës sime; që njerëzia egzistoka; që egzistoka klima dhe ndryshueshmëria e kohës, objektiviteti i botës...
Beftazi rrezja e diellit hyri për mua, që beftazi e pashë... Ishte veç një fije drite imcake dhe thuaj e pangjyrë që priste me një lamë lakuriqe dyshemenë e zymtë prej druri, duke këndellur në kalimin e saj gozhdat e vjetra dhe boshlleqet mes tavolinave, kundërshembujt e zinj të të mos-bardhës.
Për do minuta të gjatë, ndoqa efektin e pandjeshëm të depërtimit të diellit në zyrën e rreptë... Egletisje të burgut! Veç të burgosurit e shohin kësisoj diellin që lëviz, si ai që sheh milingonat.
50
Me hope një xixëllonjë vazhdon me i pasue vetvetes. Krejt okolle, fshati errëcak është një mungesë e madhe zhurme që gati erëmon. Paqja e gjithçkaje dhemb e rëndon. Një mërzi pa formë më mbyt.
Në fshat, vete rrallë e për mall, dhe gati kurrë s’ kaloj aty një ditë jo më të qendroj nga dita në ditë. Mirëpo sot, që shpirti të cilit i bëra vizitë s’ lejoi që ta refuzoja grishjen e tij, ja që erdha në këtë vend me pak pishman, si një i ndrojtur te një festë e madhe; erdha këtu i hareshëm, u kënaqa me ajrin peizazhin bujar, drekova mirë e darkova po mirë dhe tash, që është natë e thellë, në dhomën time pa dritë ky vend i papërcaktuar me mbush me angështi.
Dritorja e dhomës ku do flej jep mbi fshatin e hapur, një fshat i pacaktuar që është të gjitha fshatërat, mbi natën e madhe vagulltaz të yjëzuar ku ndjehet një puhi e heshtur. I ulur buzë dritares sodis me shqisa të gjithë këtë asgjë të jetës universale që është aty jashtë. Ora harmonizohet në një ndjesi të shqetë, nga padukshmëria e dukshme e së tërës deri te druri vagullisht i rrudhur, ku mbështetet dora ime e majtë.
O sa herë e dëshiroj me sy këtë paqe nga e cila do arratisesha tashti, po të qe e lehtë dhe e hijshme! Sa herë më është dukur se besoja (duke ndenjur aty, mes rrugëve të ngushta të shtëpive të larta) se paqja, proza, definitivja janë këtu, mes gjërave natyrore, në vend që atje ku sofrabezi i qytetërimit bën të harrosh drurin tash të lyer të tavolinës së nëntëshme! Dhe tash, këtu, duke u ndjerë shëndosh dhe i lodhur shëndetshëm, jam i shqetë, i burgosur, nostalgjik.
Ndoshta s’ më ndodh vetëm mua, por edhe të gjithë atyre që qytetërimi i ka lindur së dyti. E prapë kam përshtypjen se për mua, a për ata që ndjejnë si unë, artificialisht është bërë një gjë e natyrshme, dhe është e natyrshmja që duket e çuditshme. Po korrigohem: artificialiteti është e natyrshmja që duket e çuditëshme. S’ pyes fare për to dhe i urrej mjetet rrugore, bëj pa to dhe i urrej produktet e shkencës (telefonë, telegrafë) që lehtësojnë jetesën a nënproduktet e fantazisë (gramafonë, receptorë hertzianë) që ë bëjnë argëtuese jetesën e atyre që arrijnë me zbavitë.
Asgjë sish s’ më intereson, asgjë sish s’ dëshiroj. Por e dua Tago-n pse në bregun e tij ndodhet një qytet i madh. E shijoj qiellin sepse e shoh nga një kat i katërt i një rruge të Baixa-s. Nuk ka asgjë që fshati e natyra mund të më japin që të jetë baraz me madhështinë e parregullt të qytetit parë nga Graça a nga belvederja e S. Pedro de Alcântara nën hënë. Nuk gjenden për mua lule që të jenë baraz me shumëngjyrëshmërinë e Lisbonës nën diell.
Vetëm racat që mbajnë rrobe e kuptojnë bukurinë e një trupi lakuriq. Cipa vlen mbi të gjitha për sensualitetin, sikundër pengesa për energjinë. Artificialiteti është një mënyrë me shijue natyrshmërinë. Atë që shijova nga këto fusha të gjera, e shijova, pse nuk jetoj këtu. Kush s’ ka jetuar kurrë në shtrëngesë nuk e kupton lirinë. Qytetërimi është edukimi i natyrës. Artificialiteti është rruga për një afrim tek natyrorja. E prapë s’ duhet ngatërruar kurrë artificialja me natyroren. Natyrshmëria e shpirtit njerëzor epran qendron në harmoninë mes natyrores dhe artificiales.
Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)