KADARE E DO ATDHEUN, POR PA LETERSINE
Shpetim Kelmendi
Ja shkaku qe me nxiti per kete shkrim. Me qelloi te lexoja nje
interviste me titullin: "Si mbijetova nga vdekja e artit,
autocensura", qe Kadare paska dhene per suplementin New Yorker te
gazetes The New York Times, interviste e cila eshte rimarre edhe nga
nje e perditshme shqiptare. Pergjithesisht, Kadare mundohet te jape
pergjigje te kujdesshme, por gjithe pa hequr dora nga mania e
ravijezimit te nje autoportreti me blana te mugeta disidence. Nevoja
e domosdoshme per t'u shfaqur si disident apo si shkrimtar i
censuruar nga regjimi, mbetet e kudopranishme ne te gjitha
intervistat, pikepamjet apo opinionet e tij. E, nuk do shume mend
per t'u kuptuar kjo prirje e tij e vonuar heroike dhe qendrestare
ndaj diktatures. Qellimi nuk ka te beje asfare me ndonje mea kulpa
apo ndonje pendese ne lidhje me kompromiset e tij te vogla e po te
medha ne kohen e diktatures, por eshte thjesht praktik. Endrra e
cmimit te madh i eshte shndrruar ne nje ankth te vertete. E gjej me
vend te permend ketu, dy nobelistet e fundit, Jelinek dhe Pinter:
asnjeri prej tyre nuk mori pjese fare ne ceremonine e dhenies se
cmimit, duke na deshmuar kesisoj se ata mund te benin fare mire edhe
pa ate cmim, e se shkrimtarit qe eshte i tille me te tera atributet,
nje cmim nuk i shton e as i heq asgje nga vlerat e tij te
qenesishme. Ata qe jane vertete te medhenj, dine te jene te tille ne
cdo kohe. Por Kadare ka nevoje te jete disident! Me kete rast, e
gjej me vend edhe shprehjen e sterperseritur deri ne besdisje
se "Askush nuk eshte mjaft i pasur sa per ta blere te kaluaren e
tij". Personalisht, mendoj se me letersine e tij, Kadare i ka bere
nje sherbim madhor konsolidimit te diktatures. Pa u larguar nga
tema, me duhet te pohoj se nuk e kuptoj fare zotin John Hodgson,
perkthyes i Kadarese ne anglisht, kur thote se Kadare paskerka
formesuar ndergjegjen kulturore te shqiptareve, sepse ne kete rast
do me duhet ta pyes zoterine se "kush eshte me i lashte, Kadare, apo
populli shqiptar?". Dmth, ne paskeshim qene tribu, por pastaj erdhi
Kadare dhe fatmiresisht u beme saora popull. Kjo eshte vertete
fantastike!
Mandej me cudisin gazetaret shqiptare: pyesin perkthyesit ne lidhje
me shkrimtarin qe kane perkthyer. Eshte njelloj si te pyesesh
elefantin per llojin e trungjeve qe mban mbi kurriz. Nje individ me
thoshte para ca vitesh se, gjate kohes kur kishte qene i persekutuar
nga rregjimi komunist, pati lexuar "Dimrin e madh" dhe, pasketaj, i
gjori gati sa s'kishte filluar te mendonte se "per bese!) komunistet
nuk ishin edhe aq te keqinj sa dukeshin, dhe se me gjase fajtori
mund te ishte ai vete. Thene ndryshe, perpak s'kishte kishte filluar
ta lexonte si te drejte denimin qe i kishte dhene diktatura. Tashti,
te dashur miq, mendoni pak se c'ndodhte me njerezit e lire, pra me
ata qe nuk ishin te internuar apo te burgosur. Entusiazem i gjalle
revolucionar! Sepse dihet, roli i shkrimtarit eshte i madh Edhe
pergjegjesia e tij eshte po aq e madhe. Nje shkrimtar i vertete
quhet fajtor jo vetem per mbeshtetjen qe i jep nje diktature, por
edhe per heshtjen ndaj te keqijave qe ajo ben. Gjate nje takimi mes
Kadarese dhe Lasgushit, pohohet qe ky i fundit te kete
thene: "Prennushi ishte 82 vjec kur e denuam!". Kadare i
pergjigjet: "Ne mos gabohem, thate "e denuam'!" Lasgushi ia
kthen: "Po! Poeti eshte pergjegjes per gjithcka".
Por, ai ishte Lasgush Poradeci, poeti dhe burri i madh i Shqiperise.
Gjeja me e shemtuar eshte se ne intervisten ne fjale, pyetjes
se "Cfare po ndodh ne letersine e sotme shqipe?", Kadare i
pergjigjet ne menyre cinike, a thua se eshte fjala per Burkina
Fason:
"Letersia shqipe po zhvillohet normalisht, njelloj si letersia e cdo
vendi te lire. Megjithate, iluzioni se pas renies se komunizmit, do
te ndodhte mrekullia "iluzion qe i pikellon te gjitha vendet
postkomuniste) mbetet thjesht nje iluzion.
Letersia ka rregullat e saj te brendshme te zhvillimit. Tamam sic
mund te jete e lire ne roberi, mund te jete gjithashtu e roberuar ne
liri. Shkrimtaret e botes se lire jane fort te vetedijshem per
kete".
Ne kete pike, Kadare ka rastin te permende emrin e ndonje shkrimtari
qe perfaqeson letersine e re. Nuk e ben! Nga nje ane, edhe me mire,
sepse ne rastin kur e ka bere kete, ka permendur ca emra kot me kot,
qe jane thjesht ca shqytare apo epigone te tij. Strategjia e tij
eshte krejt e qarte: te krijoje idene se ne kete vend nuk po ndodh
letersi, e se ai eshte e vetmja ngjarje. Dhe, mjerisht, strategjia e
tij funksionon.
Para ca muajsh, dikush qe kishte marre pjese ne nje takim
shkrimtaresh te huaj, me tregoi fjalet e nje shkrimtari
ballkanas: "Sikur ne te kishim ne vendin tone nje shkrimtar me
njohje aq te gjere sa c'eshte Kadare, letersia jone do te ishte
padyshim me e promovuara ne Ballkan!". Nenteksti eshte i qarte: ata
e duan vendin e tyre.
Edhe Kadare, sigurisht e do atdheun vet, por, me sa shihet vesh, pa
letersine.

Nessun commento:
Posta un commento