giovedì, giugno 01, 2006
poezi
Peizazh shpirtnor
O Zogj të butë si hanë
E Hanë e lehtë si zog
Po ç’qiell moj Irlandë, e ç’tokë
Që aq të due
Sa me të shkelë s’ guxoj.
Pamje e lëvizhshme milanese
Nuk mund të ketë një ditë
Të jetës sime të këtushme
Që unë t’mos shikoj
Një dyzinë femrash të mrekullueshme
Me krahë të gjatë dhe gishta të hollë
Nuk di si ta them më hollë.
N’ sy kanë gojën e hapur dhe të tejuritur
Aty u shkëlqejnë dhëmbët e fildishtë
Të ulkonjës së anoreksisë
Seç kanë diçka këto bukuroshe
Me hënën të përbashkët
Atë zbehtësinë prej luleje ëndrre
A ulkonjën në sy, a
Kimeriken largësi.
Me krahët e gjata e gati të padukshme
Brishtësi në dukje dhe ngurtësi në shfaqje
Ecin rrugëve të mija të mira
Ku dielli vazhdon të ndrijë zakonshëm.
Fenerët e thyer të mëngjesit dimëror
Ishte një sllave e bardhë
Me dhëmbë të bardhë
Më e bardhë
Se dielli i bardhë i qiellit dimëror
Dhe pika e bardhë
Me të cilën fillon
Çdo fjali
Ishte spitali im
Si një venë gjakbardhë e kam pi
Për gjakun tim të zi
Piramidë e ngrirë
Helm i ditëve pa mbarim
E shihja të ikte e të vinte me retë
Vdekjen time që qeshte
Memento
Kam lindur poshtë yjeve që shqyenin sytë
Aty ku iu vërsulën me pyetje
Whiskey-t dhe diellit të llastuar
Ai më mërziti përditë
Derisa i tregova fundin e shishes
I ulur në gjunjë buzë greminës kohore
Ku theu qafën dhe qefinët gjuajti
Me portokalle lëkurëhollë
Të sjellë nga përtej detit
Dhe deti syjeshil u marros
Lazdran, këputi të fundmet qeshje malli
Dhe nëna që thirr birin
E pushon thirrmën e saj
Pa marrë përgjigje n’ humbëtirën e ditës-
Vampireshës bjonde që vrapon
Në trutë tona me rrëke pendimesh
Në natën pus në klubin litar
Ku syri tinzar i murit të zi
T’ ka thanë drejtimin për në ferrin e zjarrtë
Të parën herë që ishe ti
Në barin e njom volle i qetë
Kalonin retë…
…më pas s’kish mbetë
veç nata në zgrip të ditës me pjergulla dështimesh
dhe ngrysesh i pafat, i pafjalë.
*
Lokale në terr,
Derra të dhjamur
Hotel Volkswagen
Me katër yje rrotash!
Heshtje e kulluar
Sa herë shkoj dorën ndër flokët e tua
Prej andej fluturojnë pëllumba të bardhë
Heshtjes së kulluar
Lorkën duke lexuar, bëhen
Netët të gjitha me hënë
Sytë e tu plot jetë
Jetë e plotë në sytë e tu
Heshtje kulluar
Me qumështin.
Ora e Sfinksit
Zvarrë si pvetje e vjetër zemrës së pagjumë
Hardhuca vjen mbi qafën e sfinksit në oborr
E vërteta e jetës në theqafje shket
Mbi kocinjtë e përgjakta të derrit Fat
Shqye nga oreksi dimnor i natës-gjerak
E shkallares mbi tremen e shëlbimit tretë.
Banketi i diellit ka stolisë gjithçka
Me gjelbërsi të qashtër
Që erë gjaku mban;
E kajherë, si tash, dishroj me pa veç hije
Në nji botë ku hardhucat s’ rriten përjetësisht.
Iren
E ujtë foleja e dorës sate të bardhë
Aty do dojshem me ta pi butësinë
Teksa më qeshesh prej gjestit jo-urban
Ashtu mbështjellë me shpirtin tim.
Po t’ shoh tek rrugës ecë me gjunj e supe zbluet
Ma dashunore se kurrë, e njomë e krejtësisht fine
Dhe koka jote e lumtur me sytë që shndrisin squet
M’ asht e vetmja busull andrre në turmën infinite.
E andrrave lundrojshe kur më the “të due”
Thjesht veten mashtroje me musht shprese të tepërt
Që kalërojte e kaltër me flatra pezmatue
Nga zjarmi eterik i largimit tim të nesërm
Elozh njij peme
E dashtun pemë (pse e dashtun je) :
po ta kushtoj se shumë
M’ i ngjan
mendimit tim -
Universin tonë të tanë
Hiç pa bëzajt përligj
Harlisje vetmije pemë
Me kohë të gjallë shelbue
o shpirt blerosh që ditke veç me falë
As shtegëtari ma fatzi s’ të truen
Tret errësimi prorë mbarë çka gjen
Por ti prej vetes vjen e shkon te vetja
O pema ime që nata n’udhë s’të zen
Pse je vetë shpija e vetë je rruga jote
Po, ti m’je udhëtare e vërtetë
Pemë që m’jeshilon mbi krye si carpediem
Shikim dashunie që botën m’ban ta njoh
Pështymore ari e kapërdihem
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento