Astrit Cani
K(llapa)
Zoti K(llapa), i thanun ndryshe edhe K. Llapa, nuk e ndijon jetën që nuk asht kreative. Nuk e honeps dot të qenit njeri kot, ose njeri jokreativ. Sot jeta ua mundëson të tanëve moskreativllëkun. Mjaft me pasë televizor, dhe me andrrue me u ba dikushi. Por nuk asht ky rasti i zotit K. Llapa, personazhit tonë. Siç del në pah ma së miri edhe nga sa thamë, kuptohet vetiu se zoti K(llapa), asht njeri kreativ për veti.
Aq asht kreativ, dhe i njohtun si i tillë, saqë edhe emni i ka mbetë kështu, kaq sinjifikativ, ngaqë ai përditë çohet në mëngjes K., e bjen me fjetë llapë. Prej këtu, kritika e quejti pa humbë kohë zoti K(llapa), dhe kohët e fundit njado akademikë të palodhun, po mundohen me i gjetë edhe nuse ruse. Kurse synetllëkun ia kanë caktue bash në ditën e vizitës së presidentit të Gurgulesë, shtetit ma gastronomik të botës, zotit Pordhon.
Po ku lindi K(llapa)?
K. Llapës, iu pik rrashta në rrafshndejunën e vithisjes, e thanun ndryshe Vis i Vitheve të Ndejuna, ku njerzia qysh se nuk u mbante mend, merrej me artin pozitiv të thumbit, ose kunjit, teksa hante paçë mëngjes drekë darkë. Vitharët, ditën kur iu pik rrashta e i ra në dynja K(llapës), kur panë se ç’bir u kishte lerë në fshat-pazarin e tyne, u ngutën të çonin shkues me fjugë në fshat-kurdisjen e mëmëdheshës që e kish pjellë një flur të tillë. Në krye të vitit fshat-pazari u mbush me aq offspring-erë sa ç’kishte pula, dhe prindët e ngazëllepsur s’ia pritën t’i pagëzonin të porsalindunit me radhë siç e don volia në nji fshat-pazar që don të bahet sa me ma të shpejtë gjytet: avokati, leçitësi, pastiçieri, motërshkepuni, informatori, tekniku i televizorit, tekniku i bunkerit, tekniku i riprodhimit, tekniku i futbollit, tekniku i furnizmit nën banak etj. Por s’ngeleshin mbrapa edhe vaginologu, nji fëmijë ndër thojza që pasi kishte lerë, dhe gurgulepsej erë, desh të rihynte nga kish dalë, dhe, mbeti në histori (Matild Kodoshi e difton) si ai që u mundue t’i gjente birën së amës, pa hapë akoma sytë. Nji skenë e tillë, po të mos ishte vetëm nji vjeç, me siguri do e linte edhe K. Llapën pa llapë. Por mbasi u shpërndanë këto zanate të çmueshme, që e ngrehin prestigjin e njeriut qysh në vogjli, mbetën nji tubë camërdhokësh të papagëzuem për momentin, por shpejt atyne iu dha simbas traditës emni: specialistët.
Kësodore gazetaret grifsha kur nuk dijshin ku me e thye kryet, ose siç i thonë nji fjalës kur nuk i dijshin derë vetit, iu drejtoheshin specialistëve, të vetmit që ishin në gjendje me tregue pse gjaku i plepsit asht tue u ba naftë, dhe pse bota po shkon për lesh. Nga buron etja e njeriut për naftë, ishte nji pyetje, shum serioze, dhe lypte përgjigje të specializueme. Përgjigje që vetëm specialistët që u gjenin derë problemeve dhe zgjidhshin probleme nga ato religjiozo-morale deri tek zhdrivillimi i çiftimeve në zonat tropikale, dhe planifikimi familjar në Polinezi, tue mos lanë mbrapa edhe problemet e higjienës në diskotekat e vipëve, ose kokainomanëve me komplekse anale, mund të shestonin. Të gjitha këto ishin të shkrueme në analet e atdheut, dhe kontributi i specialistëve ishte i pallogaritshëm. Meqenëse K(llapa) kishte nji babë komunist që mes të tjerave kishte qenë spiun vullnetar i Partisë, edhe ai u përfshi me specialistët, që të mos veçohej dhe të mikroborgjezizohej si të tjetrët që ishin pak si tepër të specializuem.
Nga plaku, K. Llapa kishte thithur sikur thonë me qumështin e s’amës, katekizmin e dylberit të shokut En Verité, sidhe dekalogun e lakeut ideal të revolucionit. Por nji cep të zemrës së tij, zoti K(llapa) e ruente vetëm për vete. Aty e i imagjinonte veten bjond, sykaltër, arian i kulluem, spartan i stërvitun, pararendës i Aleksandrit të Madh, si dhe dashnor i preferuem i Akil Dorëbutit, hero mitologjik i njoftun edhe si kurues i kapsllëkut në tanë krahinën e Lakonisë. Nganjiherë ai i çonte vetes edhe letra dashunie me postë klasike ose elektronike. Por përveç kësaj ane romantike, ajo që ia vlen me u theksue te zoti K(llapa), asht inteligjenca e tij universale.
Për me diftue se ç’shenja mendarie shfaqi K(llapa), qysh në moshë të njomë, mjafton me kujtue rastin shembëlluer, kur ai ndigjoi nji komshie që i thoshte nji shokut të tij se ata që gjejnë pare në tokë, kanë hangër mut kur kanë pasë qenë të vegjël, dhe fill mbas zbulimit të këtij sekreti prej nji milion dollarësh, K(llapa) i vogël, që halà s’kishte festue abetaren, mezi ç’priti deri sa hangri mutin e parë që takoi. Në atë kohë ishte mjaft e vështirë me gjetë të tillë përtokë mbasi partie i kishte shndrrue të gjitha qendrat e banueme në kopshtije të sajat. Por K(llapa) ishte me fat. Duhet thanë se qysh atë ditë e mbrapa pasunia e tij asht rritun padá.
Prapë duhet thanë se K. Llapa, ndyshe nga të tanë bashkëmoshatarët e tij, u burrnue jo vetëm pa shkue kurrë me kurva, por edhe pa i ra kurrë me dorë. Si ato vajzat që shkojnë te burri pa pasë prekë kurrë punë me dorë. Shokët kujtuen se mund t’a ndihshin filmat porno, por jo. K. Llapa, burrnohej e burrnohej paprâ tue i njoftë burrat prej afër, saqë nji ditë nji plak e tha me za, se dyshonte se ai djalë e kish gjetë burimin ku buron burrnia. Ku konsistonte arti i tij burimor i burrnisë? Te fjala, sigurisht. K. Llapa, nuk e hapte kurrë gojën kot. Rrallë nji hapje goje i shkonte bosh. Profili i tij prej sokol-petriti-martini-gjin, quksej padreqollisht në vendin e sigurtë të jetës triumvirate, të shtratit androgjin. K. Llapa, nse ia mveshje shpullë, të jepte jo vetëm faqen tjetër por edhe sumën. Aq besimtar ishte ai djalë. Dhe jo për nënshtrim, por për reformim. Në këtë mënyrë ai reformoi shum burra, dhe mund të thuhet se e privatizoi ma në fund burimin ku buron burrnia.
Por K(llapa), tue qenë ai diplomacia e bame nier, nuk ia çonte keq edhe me kinezët. Madje qyshse bota kishte probleme me rezervat e ujit të pishëm, ai gjeti mënyrën e famshme të riciklimit natyral të ujit, pa kosto shtesë impiantesh. Bahej fjalë thjesht për bashkëpunim dhe forcim ose forcimim pa ankimim të marrëdhënieve dypalëshe, në bazë të motos njana dorë lanë tjetrën dhe të dyja bashkë lajnë fëtyrën, dhe gjithsa u kërkohej kinezëve ishte që ata si dorë e parë pasi t’a shijonin ujin burimor, në fundin e udhëtimit fizilogjik t’a depozitonin atë në kova të sterilizueme posaçërisht, në formë shurre ose mbeturine likuide, me ripërdorim të menjihershëm dhe me vlera të vyeme kurative, që nga problemet e tretjes deri tek dhimbja e veshëve, por edhe si venë tavoline në tryezat e popullit.
Pas të gjitha këtyne përvojave me kategorinë që me të drejtë quejmë “njerzoren e të njerzishmes” ose të “njerzishmen e njerzores” nji njeri si K(llapa) që kishte kërkue gjithmonë “të njerzishmen te njerzorja” dhe “njerzoren te e njerzishmja”, mendoi dhe konceptualizoi parimisht se kishte njoftë ajkën e të ndjemit njerzor dhe aspiratën intrinseke të sendërgjimit të tij aktual.
Qysh të nesërmen e këtij mejtimi, pa vonue shpalli kandidaturën në zgjedhjet e përgjithshme.
LABBELS: HUMOR I ZI
giovedì, maggio 17, 2007
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento