martedì, giugno 06, 2006
“TESHA TË NDEME N’HIJE” Andrea Pistone
Nga “TESHA TË NDEME N’HIJE” i Andrea Pistone-s
Pistone asht nji poet i ri ku ndihet energjia e fjalës që rreh me ritmin e zemrës. Pistone asht nji bitnik i ditëve tona.
Tue shkrue muzgut
Stepë nga dhambët e çatajtë
Dridhem para çmendisë
A thue çmendia asht ma pak e flliqtë
Se nji luftë e përçdoditshme
Stërçelma mue kthimin e fjalís së përkryeme
O demon! O anmik epshor!
E qoftë e imja nji mendje e proshkët
E dlirun më qoftë ûja e hajthme e dashnisë
Gjithë nësa do shof në verë
Borë që s’egziston
Që do më duket
E bukur si shpirt
Thika e ngjyeme
Nata të kalon para syve
E ti e ndjek pse asht grue e bukur
U avitesh trotuareve
Dhe takëllima e takove të nalta
Të rrok e trallis paq
E kështu
Sikur nji vrasës i ramë në dashni
I vehesh mbrapa
Nsa rrahjet e zemrës shpejtohen
Dhe nata përkulet ambëlsisht me
Ngritë getat që i janë shqitë
Dhe ti e sheh kofshën e bardhë
E të bahet me ia ngjitë me dhambë
Atëbotë e zgjat hapin dashunor
Të asaj shajnie të padepërtueshme errëcake
E kushedi mbase e depërton
Pothuejse ia ke dalë
Gati e ke mbërritë
Saora po e ndjen erën e folkëve të saj
Ndjen erën e teshave
Dhe imagjinon qimet përshkëditëse
Të vaginës së saj
Ndjen llëret e saj në dorën tate
Gjinjtë në gojë…
Nata
Nata e zezë e gjatë dhe e rrëmujshme
Nata e paparashikueshme
E kushtueshme sa bileta për Kamboxha
Por e përrallshme kjo natë
Që të mban çuet
Nëpër rrugët mekun nga të dejun myslimanë
Nga fundrrinat që ke bashkëmoshatarë
Nga lumej alkooli që paguen sa i biri t’amën
Por që rrëshqet butë teposhtë
E mandej ti
Tue pa vërdallë
Kacavjerresh mbi pullaze
Me ia ndie shijen e skajme
E merr në duer
Tue e përkëdhelë
E pse s’u dashka ba?
Ia shkyen teshat
Dhe zbulon se nata qenka e pacipë
E dredhun dhe çmendurake
Karshi dritës së tmerrit
Dhe ti e puth në mënyrë të idhët
Mu në zemrën e saj të ftohtë e të poshtër
Që pak a shum të tanë kanë marrë npër kambë
Dhe nata
Nata veç ka me ta thithë
Shtyllën kurrizore
Dhe me ta citë ndjeshish të krupëta porsi
Nji thikë e ngjyeme nga damarë të premë
Poshtë llampës që s’ka punue ndojherë
E ajo çka ndien asht mjaft
Që ti të biesh i dekun në shtrat
Halà i veshun
Gati i cfilitun
I tharptuem në shpirt
I harruem mrekullisht
Ndar flash-back misteri
E gjithaq
Ajo grue e shkëlqyer
Ajo gjuetare shpirtënsh
Asht zhvendos nji grimë ma andej
Shum ma andej
Gati me plotësue
Të tjera dëshira të degjeneruemsh
Që i tuten dritës së Zotit.
Përgatitë nga Astrit
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento