lunedì, ottobre 22, 2007

MIZOZOFIA NDER SHQIPTARE

Astrit CANI

MIZOZOFIA NDËR SHQIPTARË
Nude Male with a Red Loin-Cloth, 1914 Stampa artistica di Egon Schiele
1.

Ndër shqiptarë asht kaherë koha e mizozofisë. Ndoshta kshtu ka qenë qysh nga epoka e hekurit. E sigurtë asht se sot në kohën e hekurit. (Shprehja "koha e hekurit", me ndie do shqiptarë i referohet periudhës së kontrabandës së hekurit me Malin e Zi, vendth ky që falë stërzellit të do shqiptarëve u ba mbrenda pak vitesh mal me hekura.) Tana mizoritë e tjera vijnë prej kësaj mizorie. Mizogjinia, misantropia. Mizoneizmi. Fjalë që zakonisht lavrohen nëpër romanet a komeditë borgjeze. Na do merremi te ky shkrim me mizozofinë ndër shqiptarë, e jo ndër popuj të tjerë, pse nuk na tepron harta.

Gill Deleuze - që disa ngranës të babzitun pop-corn-esh e quejnë pop-filozof – Deleuze pra, i madhërishmi, na ka lanë nji libërth-souvenir për Proust-in dhe shenjat . Dashuninë dhe nihilzmin. Aty e përmend shkarthi edhe mizozofinë natyrale të njeriut. Deleuze, nuk e përkufizon Mizozofin. Mbase Deleuze, çprej Nietzche-s e din se te njeriu irracionalja dhe pushteti i saj errcak, asht jo ma pak e pranishme se ajo që quhet arsye që e ban të pamendueshmen të mendueshme, dhe artikulon të pakumtueshmen. E sigurisht, që sikur nesër të zbuloheshin gjenet shkaktare të pranisë së të keqes (si energji) si alternativë qeverisjet në mendjen e njeriut, asnji filozof moral nuk kishte me qenë dakort për nji ndërhymje aty, dhe gjasat janë të plota, që me heqjen ose modifikimin (riparimin) e tyne, njeriu nuk do ishte ma i njajti. Thom, ngase nuk do ishte ma i aftë për pasione. Por te pasionet do kthehemi prapë.

Egziston doksa se popujve të shtypun, hipokrizia u bahet refleks. P.sh. vetë miqtë e mi italianë, për të cilët mendimi kritik asht vlerë dhe partishmënia batakçillëk, më thonë se me siguri, nji farë rrufjanllëku u ka mbetë italianëve në kurriz nga se kanë qenë disa shekuj nën thundrën e "tjetrit". Kurse neve, prej komunizmit na ka mbetë nji kategori që i ka pasë çelë shum punë Aristotelit me shokë, dhe vazhdon edhe sot me qenë nji gozhdë filozofike, pra, monstruoziteti.

E gjithë masa intelektualoide shqiptare, pra gazetarët dhe profesionistët e tjerë të fjalës, s'kanë ba asgja, ose pakogjë, për përgatitjen qytetare të shqiptarëve. Gjithçka e keqe që ka ndodhë i asht faturue politikës. Kush ia tërhoqi veshin shqiptarëve për '97? Askush. Askush nuk i ka thanë halà shqiptarëve turp t'u vijnë për '97. E pra '97, ose viti me bisht, asht nji tumor i memories [1] sonë kombëtare. Por, sasia e dendun e mjegullës që e rrethon qenien shqiptare në kët fillim shekulli, duket se s'po ka të davaritun.

Intelektualoidëd, si në kohën e xhaxhit merren kryeisht me diskretitimin dhe demonizimin e personazheve, e askush nuk kap thelbin e problemit. Kta intelektualoidë, janë ba mjeshtra të depolitizimit të politikanve, deletrarizojnë shkrimtarët e kshtu me radhë, dhe për pasojë irracionalizojnë jetën publike.

Asht mizozofia e shqiptarit. Nji çrregullim i funksionit të arsyes. Nji reaksion ndaj të vërtetës, për me prodhue realitete saku ka individa.

Shqiptari nuk pyet. Biles asht i vetmi europian, që kur don me thanë se asht i vendosun, thotë "nuk pyes". Mirëpo, mos me pyet asht qendrimi ma antidialektik i mundshëm. Prandej, gurra e logosit që na buroi dikur nën kambë, nuk na lagu aspak. Sikundër filozofia e moçme greke, që bani sofër në qendër të botës sonë, nuk na e hoqi nji ashkël. Ne mbetemi, dhe vazhdojmë me mbetë filogjenetikisht bij të pandreqshëm pathosit. Aq lavd sa kemi grumbullue ia detyrojmë kryesisht natyrës sonë fort pasionale pra individuale. Prandej ndër gjithë ato figura perandorësh e kishtarësh, teologësh, piktorësh e poetësh, gjeneralësh e guvernatorësh që njehim si të gjakut shqiptar, nuk kemi filozofë. Gjenialiteti ynë asht patetik.

Shqipnia e jonë ka vuejtë deri diku prej faktit se asht nji komb i vogël dhe vetperceptohet si nji familje e madhe. Dihet që i vetmi mekanizëm në familje asht ai dashuni-urrejtje, i vetmi dimension asht ai i personales. Aty nuk egziston ideja e punës si vlerë objetive, pra ideja ligjit pozitiv.

Familja e madhe kombtare e ka ma të lehtë me iu bindë tiranisë së zakonit, sesa lirisë së mendimit. Në këtë mikroklimë, të tana figurat intelektuale, s'kanë hall as derman pa marrë funksionin pra edhe pozën e figurës familiare. Mirëpo nëse në nivelin e njerëzores, këta janë figura kardinale, që e bajnë jetën me u quejtë e tillë, në nivelet sipërstrukturore, baballarizimi i figurave asht kryekëput gjakim reaksionar.

Kunderës, te libri i tij ma i bukur, i pëlqen me kujtue nji moment kulturor. Cili asht shkrimtari ma i madh francez, e pyesin romansierin André Gide. Hygoi, fatkeqësisht – s'vonon përgjigjia e romansierit. Pse përgjigjet kështu francezi? Ka gjasë se pozita hygojane prej babai të kombit por edhe estetika e tij patetike, e ban Zhidin me leçitë nji konsideratë të tillë. Sa janë intelektualoidët shqiptarë që tash mezi po presin t'i pvesim cili asht shkimtari ma i madh shqiptar. Kadare, sigurisht, kishin me thanë njizashëm, Kadareja ynë i madh.

Por, ka ardhë koha, me dalë prej mënyrave të të shprehunit të realizmit socialist. Për kohën tonë, përgjigja e pyetjes Cili asht shkrimtari ma i madh shqiptar? do ishte: Kadareja, fatkeqësisht.

Tjetërkund, Pessoa ose poeti ma gjenial i shekullit ma mizozofik, na kujton se sendërgjuesit e ndërgjegjes njerzore rrinë mënjanë, anë ku rrin edhe ai, e janë: ai Homer e ai Krisht për të cilët historia s'din kurrgja, janë aty endacaku Dante Alighieri, dramaturgu i trullosun William Shakespeare, mësuesi i shkollës John Milton. Kurse nga ana tjetër janë do të tjerë: këshilltari i shtetit Johann W. Goethe, senatori i Republikës Victor Hugo, shefi Lenin, shefi Mussolini…

Për me u kthye te çashtja e familjes-komb, e thotë bukur Kundera se problemi i shkrimtarëve të kombeve të vogla, asht se ata i ngatërrojnë për popujt e tyne. Por, Kundera e din mirë, se sikundër e thotë nji bashkëatdhetare e tija, origjinaliteti i nji shkrimtari, varet nga origjina e tij.

Por, sa mizozof asht nji shkrimtar, dhe sa shkrimtar asht nji mizozof? Gjaja e parë që më vjen ndër mend, asht se sigurisht, për gjendjen mizozofike që përjeton njerzimi i sotshëm, faji nuk asht i shkrimtarëve. Në kushtet e totalitarizmit të ri të tregut, mizozofia asht ba filozofia e jetës për superstrukturën. Tregu na jep gjithçka, si e si që ne të mos (e) mendojmë (si të tillë).

Mizozofi, ose filozofi i mizave, asht ai që e urren dijen në tana format e saj, pra dashni, paqe, forcë (lexo:koherencë); mizozofi asht vrasësi i filozofisë, ose nji nihilist terrorist. Me i lypë me mendue, asht fyemja ma e madhe për tê dhe për familjen e tij.

Por, ne do kthehemi të shohim problemin e mizozofisë tek Shqipnia, që asht njiherit çadra jonë por edhe burimi ma i madh i origjinalitetit.

Përmend, diku Kasëm Trebeshina, në nji takim me rininë e qytetit të vet, turpin që ai ndjente, pse ne, nuk qemë kulturë e madhe, nuk e shkruem gjuhën, në nji kohë kur kojshitë tonë romakët e grekët, e ngritën qenien njerzore në nji nivel realiteti aq të naltë, sa ende sot, ajo konsiderohet vatra e parë kulturës botnore. Pse nuk e shkruem gjuhën, deri fare vonë? Pse u morëm me pirateri?

Sot, akoma në mjerimin kombtarist, ne themi dhe pak a shum e besojmë, se na kanë vjedhë historinë. P.sh. qysh në vitet e para të shkollës, na paraqesin me të vërtetën e dhimbshme sipas të cilës turqit, na kanë djegë dëshmitë e drejtpërdrejta të lidhjes tonë me botën ilire.

Por i drejtë asht shqetësimi i Trebeshinës. Nse logosi i pati dinjitarët e vet ndër grekët e vjetër, dhe prej aty drita e tij mujti me ndriçue nji kulturë të gjithsejtë, pathosi, ishte dhe vazhdon me qenë, mbreti i zemrave shqiptarëve. Dhe shì pse jemi bij të pathosit, njihemi si njerzit ma patetikë të Europës. Shikoni dy fjalët që në shqip i afrohen ma shum fjalës logos: janë log (mejdani) dhe lloqe (Kavaje).

Nuk mund të mos sugjeroj që gjatë rishkrimit të historisë, të shkruhet se shqiptarët janë halà në kohën e hekurit, mbasi, me nostalgji ata kujtojnë kohën kur çhekurisën gjysmën e Shqipnisë dhe e nisën në Mal të Zi, dhe këtë kohë historike për 'ta, e quejnë "koha e hekurit". Sa mirë punohej kur ishte "koha e hekurit"? Në historiografinë klasike, koha e hekurit përcaktohet para disa mijëvjeçarësh. Nji titull domethanës për nji antihistori të tillë kishte me qenë: Shqiptarët, nga epoka e hekurit te koha e hekurit.

Edhe diçka, bashkë me rishkrimin e historisë, duhet ba nji ligj i ri për arsimin: duhet ba i detyrueshëm arsimi i arsimtarëve!

I pari, dhe në disa kuptime i mbrami, që e zbloi kte ndër shqiptarët, ishte Faik Konica. Ai konstatonte se fisnikía bashkëjeton në zemrën shqiptare, bashkë me urrejtjen për të bukurën. Si mun'? Kur vallë? Freud-i, shfaqte bindjen se irlandezët janë i vetmi popull që nuk e depërton dot psikanaliza. Respekte për irlandezët. (Rroftë Irlanda, mëndesha e grigjës së filozofëve dhe nana e shkrimtarëve ma të mëdhaj të gjuhës angleze, pos Shakespeare-it.) Po për shqiptarët, a nuk vlen e njejta gja baca Freud? Për shqiptarët që s'ua hoqi nji ashkël as për ma mirë as për ma keq tanë ajo kohë nën Romë, tanë ajo fqijësi me Polise greke, tanë ai Bizant, tanë ai karshillëk i përgjakshëm sllav, tanë ai osmanllek…

A nuk asht e vërtetë, se tanë popujt që na pushtuen, në të vërtetë u pushtuen prej nesh? A nuk asht e vërtetë se barbaria jonë energjike, asht e tashmja jonë e përjetshme? A nuk asht e vërtetë, se leksiku i shqipes asht shembulluer kur bje fjala për luftën. Dhe për të tjerat, diç ma pak. A nuk asht e vërtetë se nuk kemi kaptime abstrakte? A asht e vërtetë se edhe fjalët e detit i kemi marrë uha (peshk, rrjetë), pse shpesh na asht dashtë me u rrasë nëpër male, për të ruejtë gjojën pirateske? A nuk asht e vërtetë, se jemi poetë të shkëlqyeshëm, por filozofë të vobektë. A nuk asht shqiptari, i vetmi qytetar i Europës, që i bindet diktatit të zakonit, i tutet gjykimit të publikut, pra, e konsideron jetën e vet si vepër arti(?) A ka gja ma patetike (dhe ma sublime njiherit) se kjo.

A nuk asht shqiptari ai, që e ka shndërrue mizozofinë e tij në filozofi, në filozofinë e kafehanes, e kafelloqeve, dhe kafemenderes? A nuk asht kthye shqiptari, në nji kafshë që ripërtyp fjalë pa shije, dhe gjysma mendimesh pa mundësi sinteze?

Me saktësi asht shprehë Fatos Lubonja, kur ka konstatue se shqiptarët kanë dëshirën e zjarrtë të prevarikimit, dhe as që ua ndien për me qenë koherenta. Lubonja na kujton se asht normale që p.sh. i njejti person, te e njejta tavolinë, me hedhë poshtë idetë që mbronte me bashkëbiseduesit e përparshëm, me të njejtin afsh, vetëm e vetëm, për me u pozicionue në nji llogore të vetën. (Këtë të llogores e shtova unë, për me shtue edhe se llogorja bahet shtëpia e shqiptarit). Vetëm te nji pikë nuk jam dakort me intelektualin tiranas, kur ai thotë se kjo asht pasojë e kulturës (a logjikës) patriarkale. Për ma tepër mandej shembulli që përdor me e ilustrue intolerancën ndaj kulturës së tjetrit, asht ma shum pikant se real: kalifi Omar, që urdhnon djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë, me argumentin se librat që janë aty nse thonë gjana që i ka Kurani, s'hyjnë në punë, e nse thonë gjana të tjera, janë të rremë, prandej duhen asgjësue. Kundërprova e këtij argumenti, asht se arabët e periudhës klasike, nuk njihen si mizozofë, për kundrazi, si filozofë gjenialë.

Kam opinionin se logjika e prevarikimit nuk përcaktohet nga instinktet patriarkale, por nga hipokrizia filogjenetike te masat e gjana. Kjo vjen shì nga fakti, se nji popull, sado i fortë siç asht ai i yni, krijon forma të çuditshme sjelljeje, kur i vehet në dyshim identiteti gjithmonë, gjatë tanë historisë së tij. Atëherë e humb pusullën, dhe reinterpreton vetveten, ose nji gamë vetvetore; detyrohet të shpikë e të rishpikë vetveten nga e para. E vetmja mënyrë me paraqitë identitet të fortë, asht me i mëshue anëve forta të botkuptimit vetjak, ose thjesht me i mëshue fort asaj çka mund të lidhet disi me performancën individuale. Kjo mundet me ndodhë prej te tavolinat e lokaleve, deri te superstruktarat. Shiko rastin e reinterpretimit të identitetit fetar të shqiptarëve, në shërbim të riafrimit me origjinën. Shiko, fushatën urbanistike që kryebashkiaku ma i famshëm në Europë, e quejti „Kthim në identitet"… Por identiteti i shqiptarëve, si ai i makondasve real-magjikë, nuk asht tek të qenit identik, por te rishpikja konstante e nji identiteti. Kjo kurajë, kjo energji, na ban të papapërsëritshëm në Europë. Por vetëm kultura, mundet me na ba edhe të nderuem.

Logjika e prevarikimit, asht edhe ajo e status simbolit. Shqiptarit (edhe intelektualit), nuk i intereson puna e tij, ma shum se ai status symbol që buron prej pozitës së tij. Mandej, fetishi ma konkret p ër kte asht autovetuta. Si ka mundësi që për kaq shum vite Shqipnia u mbush tejembanë me makina gjithfarit, por mbeti pa rrugë? Si shpjegohet, që shqiptarët (unë i shoh në mërgim) nxjerrin çelësat nji orë përpara se me hypë në makinë. Çfarë dojnë me tregue, se nuk janë ma të varfën? Si ka mundësi që shqiptarët e kanë për krenî me u marrë me horrllëqe, dhe edhe me ba burg për këtë punë? Si ka mundësi që në rrethin e çelësave mbajnë gëzhoja plumbash (kur në të vërtetë duhet të mbajshin prése thojsh), e si zile celulari përdorin fishkullimën e vet (nuk po thom me vu' Beethoven, por fishkullima getosh jo, e marrtë e mira)? Si ka mundësi që nji popull që thotë se ka kulturë të lashtë, ka zgjedhë muzikën e gabit për me i kalue vitet e pleqnisë? Jemi a nuk jemi popull i kahmoçëm!

2.

Kanali katodik publik i R.Sh.-s ka disa javë që njofton shfaqjen e nji dokumentari për nji akademik të Prishtinës, që mbiquhet prej autorëve "klasiku i fundit". Se si mund të quhet klasik nji akademik, kët veç nji gazetar e din, por nejse. Në tre-minutshin e spotit, shfaqet klasiku tue thanë: "Identiteti shqiptar asht gjuha e përbashkët letrare shqipe". Kuptohet, klasiku vetë kët shprehje nuk e thotë (dot) në gjuhë letrare, pra e përjashton automatikisht vetin prej identitetit shqiptar.

Përveç kësaj, duhet padit edhe fakti i përgjithshëm që mbarë intelektualoidëd tanë, e shohin identitetin nëpër superstruktura. Gjuha e përbashkët letrare, europianizmi, shqiptaria, muzika shqiptare, e drejta zakonore etj. Jo vetëm që nuk shtrojnë asnji pyetje, këta mizozofër, por nxjerrin konkluza në çdo rresht. Rasti ulëritës për kte asht eseja "Identiteti europian i shqiptarëve", nji sprovë që e ka nxjerrë përfundimin qysh në titull. E pra unë nuk e di sa e ka shpëtue europianizmi, apo gjuha e përbashkët letrare identitetin shqiptar. Dhe as "kthimi në identitet" i ndërmarrë para disa vitesh. Më duket se ma shum sesa superstruktura, atê e ka begatë nji strukturë, akoma e pranishme me gjithë problemet e saj, e kjo asht familja shqiptare, ajo tout court. Vetëm egzistenca e saj i ka garantue të tjerat. Prandej, identiteti nuk boret pse shqiptarët nuk e flasin gjuhën e '72 as nuk kanë me e folë ndojherë, as nuk boret pse shqiptarët na qenkan çeuropianizue nga pesëqind vjet otomanllek (po të duem me e kadareizue muhabetin), ndërkohë që në të vërtetë kanë europianizue turqit. Shprishja e identitetit lidhet drejtpërdrejt me dobësimin e familjes, dhe me hollimin (ngranjen) e cohës sociale, ose çthurjen e indit bashkësor.

Kot quhemi shoqni e hapun: asht iluzion dialektik. Ne nuk jemi halà në gjendje me shtrue pyetje. Ne nuk pyesim. Rinia jonë s'pyet; nuk lexon, nuk punon. Nuk shkon as në teatër, as në kinema. Tana fjalitë i fillon me "asht". Pra zotnon esencën. Duket e gjithdijshme.

Shikojmë shkrimet e gazetarëve opinion-(keq)bërës. Ç'na thonë për politikën? As edhe nji pyetje nuk shtrojnë. Përshkruajnë thatë, dhe gjykojnë rrebtë. E masin me kalibër, e shënojnë me pshtymë dhe e presin me spatë. Por në të vërtetë ata e depolitizojnë politikën. Janë punojësat e lavazhit oruelljan.

Shikojmë reçensorët e veprave letraro-artistike. Shum rrallë dikush arrin me kapë pyetjet themelore që shtron nji vepër. Zakonisht këto reçensa nuk kanë të bajnë fare me veprën, por me autorin. Janë temenara, dhe urime (për datëlindjen, për emnimin në postin e ri, ose për synetllëkun) drejtue autorit. Mundesh me i shkrue pa e lexue hiç librin e tij.

Shikojmë lajmet e orës tetë. Posa del nji problem, mundësisht edhe i pandiem ndojherë (gripi i shpezëve, f.v.), spikerja komenton me shprehjen: "…specialistët thonë…". Shtrojmë pyetjen: kur u ba shoqnia e jonë kaq e pasun me specialista, bre mixhallarë?

Lene ma dokumentaret, që s'dokumentojnë asgja. Në të vërtetë mund të mbetesh i impresionuem prej sasisë së jashtëzakonshme të tapave të dyllit retorik që arrijnë me prodhue për veshët tanë.

S'po e zgjasim se mos na vjen ndonji dhembje kryeti.

Sidoqoftë, shqiptari asht padyshim poeti ma i madh në Europë, dhe filozofi ma i vogël. Poet ka këtu kuptimin që i vjen prej poesis: me ba. Nuk ka randësi çka, mirë a keq, veç me ba. Prova e kësaj asht se kurrkush nuk e përdor në jetë liçensën poetike, ma shum se shqiptari. Në poezi shqiptari përdor ma shum liçensën patatike, por në jetë mundem me thanë se ai rrnon prej liçensës poetike. Hiqi liçensën poetike, ose mundësinë me ba (tue hulumtue pavetdije njimijë fëtyrat e së vërtetueshmes), dhe i ke heqë shqiptarësinë e tij. Prania kozmo-historike e aksionit në kët gjithësi, e ban të pamujtun nji etikë, dhe të pashkulshëm nji moral.

Pak para se me e mbyllë, due me dhanë edhe nji shembull. Në nji emison shum të ndjekun të nji kanali komerçial tiranas, ndodh nji dukuni që më duket shqetësuese. Emisioni asht humoristik, mirëpo disa nga personazhet e këtij emisioni e kalojnë grotesken dhe i afrohen jashtëzakonisht monstruozes. Në fakt disa prej personazheve (ma të sukseshmit!) janë monstra. Pikërisht me këta, publiku shkrihet ose çatrafilohet. Por a duhet qeshë me kategorinë e monstruozes, zotni? Montruozja të kall datën, të ngjall krupët, të fut tmerrin, të çmerrit, të llaftaron etj., por a ka si me të ba me qeshë? Me qeshë me monstruozen, duhesh me qenë edhe vetë pak monstër. Shikoni komedianët e traditës, prej nga Çaplini, te Mel Brooks, te Benigni, te Koço Devole. Çaplini arrin me na ba me qeshë me Diktatorin e Madh, pikërisht sepse e ka dekonstruktue monstrin, e ka ba komik. Brooks na shkrin me humorin anglez të "Frankenstein Junior". Po ashtu Benigni, p.sh. te filmi „Il mostro", na ban me qeshë në mënyrë të shëndetshme, pikërisht sepse personazhi i tij s'ka asgja monstruoze, përkundrazi na shkakton empati. Edhe Devole, te Gjuetia e Fundit , na ban me qeshë sepse na paraqet nji komedi njerëzore. Mendimi im asht se mund të qeshet me absurden, por si nji i sëmurë, tue harrue se me qeshë me absurden asht absurditet më vete. Sepse e qeshuna asht në radhë të parë empati. Njeriu qesh me të metat e veta, të dhana me art. Nuk ka asgja me qeshë me nji të çmendun.

3.

Duhet kujtue këtu se gjithsa thamë, vlen për shum tipe njerzore dhe komunitare të pellgut të Mesdheut, që ndajnë mesveti nji histori dominimesh dhe dominahesh shekullore.

A egzistojnë pyetje-shtruesat në shqiptarí? Patjetër; dhe falë Zotit, mbasi vetëm me opinion-(keq)bërësa do ishte e papërballueshme. Megjithse të pakët, ata janë nji aristokraci e vërtetë e arsyes. Aristokraci e themelueme (relativisht vonë) nga Faik Konica.

Sot si përfaqësues të saj njehim nji Fatos Lubonja në Tiranë dhe nji Migjen Kelmendi në Prishtinë. Këta dhe ata pak të tjerë (ideologjikisht të pagrupueshëm) ma n'hije, sigurisht nuk na mjaftojnë, sikundër Konica nuk mjaftonte i vetëm për kohën e tij.

Ka diçka të pashkatërrueshme në thelbin e shqiptarit. Por nuk asht mizozofia e tij, asht poesia. Në fakt, egziston edhe vetëdija për kte mizozofi shqiptare. Ja nji mik që më dërgon nji mesazh, e më kujton se: marimangat e kanë mëndafshin ma të mirë se krymbat e mëndafshit, por nuk e kultivojnë, se hajnë njana-tjetrën. Ashtu edhe shqiptarët janë individa krenar që kanë kompozue nji komb kryeulun, amigo… Prapë, besoj tek ajo që asht e pashkatërrueshme te shqiptari, dhe nuk e quej si të keqe, nuk e quej si poezi të zezë (shprehje e Kunder ës) , pavarësisht se shum mund të mëtojnë se smira asht "perpetuum mobile" i shqiptarit. Besoj se falë këtij geni të paepun ndaj shekujve, dikur, ka me e gjetë parimin e vet të rendimit, logosin, arsyen, mbrothësinë dhe ma të randësishmen që e ogurojmë sa ma shpejtë: programin kulturor. Shqiptaría duhet të dali me nji program kulturor në shekullin e ri.



[1] "Nji tumor i memories", asht shprehja me t ë cil ën, filozofi E. Levinas, p ërvijon Shoan. K ërkoj falje nse krahasimi duket i egzagjeruem, por e randsishme asht me dhan ë iden ë.

giovedì, ottobre 11, 2007

PERLA






Parlami di Dio, chiesi al mandorlo.
E il mandorlo fiorì.





M'fol për Zotin, iu luta bajames.
Dhe bajamja çeli.



Niko Kazanxaqis

lunedì, ottobre 01, 2007

Lo Straniero, con un articolo dello stesso




LO STRANIEROmensile di Arte, Cultura, Società
INDICE NUMERO 88, ottobre 2007


--------------------------------------------------------------------------------



Apertura
Totò che continua a parlare

Giuseppe Montesano

Persuasioni
Agosto ’45: Hiroshima e Nagasaki
Nicola Lagioia

Che cos’è l’otto per mille
Giulio Marcon

Politici e lavavetri
Vittorio Giacopini

Vita, morte e rinascita dell’automobile
Enzo Ferrara

Cose viste
Farsi un fuoco

Maurizio Braucci

Pronto Soccorso a Macerata
Angelo Ferracuti

Realtà africane: la Nigeria
Cosa significa dialogo

Wole Soyinka
incontro con Giuliano Battiston

Arte e parte
Per Ingmar Bergman

Goffredo Fofi


Antonioni come regista e altro

Emiliano Morreale


In ricordo di Grace Paley

Robin Morgan

Poesia sull’arte del narrare
Grace Paley

Alice e Pinocchio
Stefano Benni

Andante misterioso e altre poesie
John Ashbery

Ricordare significa sciogliere
Alexander Kluge

incontro con Piero Salabè

Il predatore moderno. Racconti
Alexander Kluge

Quando c’era Moravia
Il suo posto nella cultura del ’900

Goffredo Fofi

Al cinema e nel cinema
Emiliano Morreale

Presenza e pazienza in tv
Lorenzo Pavolini


Opere/giorni
Cosa non dimenticare di Venezia

Dario Zonta

Venezia, finti e finzioni
Daniela Persico

Mungiu e l’aborto, un film romeno
Goffredo Fofi

Techiné e l’aids, un film francese
Goffredo Fofi

Punzo, Pinocchio nella Fortezza
Rodolfo Sacchettini


Madden, 99 stili nel fumetto

Emilio Varrà

Il falsario di Maria Attanasio
Marcello Benfante

L’Umbria di Rosa Matteucci
Piergiorgio Giacchè

Il dopo Genova di Ferrucci
Gianfranco Bettin

Lo scempio degli “scrittori migranti”
Astrit Cani


Letto, visto, ascoltato
“L’ospite ingrato”, Don Tonino Bello/ “Guevariana”, Ron Kubati, Multatuli,
Budd Schulberg, Luigi Donato Ventura/ I sacchi di sabbia, Giuseppe Bartolucci/ Luigi Comencini/ “Argomenti polacchi”/ Poeti palestinesi

_______________

Gli asini
Quelli che... al disagio si ribellano
Giacomo Panizza

Disagio in famiglia
Stefano Laffi

Tragedia dell’infanzia
Manuela Trinci
incontro con Nicola Ruganti

Asini – schede
Storia del quartiere Le Piagge (Firenze), Oltre il giardino (Genova),
Mercati biologici autogestiti (Bologna), Comitato Spazio Pubblico (Napoli), Progetto Melting Pot Europa, Istituto di Culture Mediterranee (Lecce),
Radio Parole

La copertina e le illustrazioni di questo numero sono di Roberto La Forgia;
i disegni in apertura di sezione sono di Oreste Zevola;
quelli di “Gli asini” sono di Gianluigi Toccafondo;
il logo è di Mimmo Paladino.