Visualizzazione post con etichetta Letersi shqipe. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Letersi shqipe. Mostra tutti i post

lunedì, dicembre 29, 2014

Intervistë imagjinare me Skënder Drinin



- Cilin libër kishe me marrë me vedi në udhtimin e fundit?

Komedinë njerëzore të Balzakut.

- Po Komedinë Hyjnore?

Të gjithë jetën time u mundova të njoh njerëzit, dhe dua ta vazhdoj përpjekjen, meqë jetën s'e vazhdokam dot.

- Po me Komedinë njerzore a njohim ma mirë komedinë si zhanër apo njerzimin si fabrikë komedish?

Njerëzimi është komik. Kurse njeriu në vetminë e tij është thelbsisht tragjik.

- Po Balzaku?

Balzaku duke qenë njeri dhe njerëzim njëkohësisht është tragji-komik.

- Ju nuk besoni në jetën e përtejme?

Unë besoj te jeta ime. Te ata që e duan jetën. Jeta e përtejme në ekzistoftë ka për të qenë me detyrim e përcaktim metafizik, pra jo e imja.

- Kshtu flet ekzistencialisti.

Po flasim për jetën si ekzistencë, jo për jetën biologjike.

- Pse ky sens pronësie, te një njeri që s'beson tek prona?

Jeta ka pronësi. I përket të zotit qysh në lindje, madje edhe para se të lindi. Nuk kemi tjetër përpos kohës, brenda të cilës jeton edhe i pastrehu, thotë një Makiavel spanjoll.

- Pse dështoi Rilindja kombëtare?

Sepse poetët nuk e bëjnë dot shtetin. Makiaveli thotë më jepni shtetin dhe t'ju bëj kombin. Grekët e bënë kombin duke u nisur nga shteti. Ne jemi kombi më i vjetër në Evropë dhe nuk e kemi bërë akoma shtetin.

- Jemi komb i ndamë.

Ne i kemi mësuar të tjerët si të na ndajnë. Kshtu kemi ndarë mjerimin.

- Përkthimi?

Shkrimtari nuk duhet të përkthejë. Do të gjendet vazhdimisht nën çekanin e stilit të tjetrit. Kjo është fatale për stilin e tij.

- Kshtu asht nse e konsiderojmë përkthimin punë në kuptimin marksist. Por stili asht në gjak.

Atëherë përkthimi ia hollon gjakun shkrimtarit.

- Po Noli?

Nolin e shpëtoi muza dhe muzika. Ai përktheu shqip në një kohë që s'dihej a do të kishte Shqipëri.

- E pshtoi Faiku!?

Faiku ishte një dendi, tepër gjenial që t'ia dinte vlerën punës. Ishte Noli që, me punë, e shpëtoi vizionin e Faikut.

- Po tash a kemi Shqipni?

Tashti nuk jemi pa gjë.

- Kongresi i '72shit vendosi nji shqipe ku nuk pasqyrohet ma shum se çereku i kombit e letërsisë sonë. Kushdo që s'asht i zoti i ksaj gjuhe konsiderohet katundar. Lasgushi refuzoi ta firmoste me shprehjen "unë nuk e firmos këtë kartë palaçosh". Çka asht nji gjuhë që s'e ka bekimin e poetit?

Kongresi vendosi drejtshkrimin. Të jeni të sigurt se mos të ishte bërë asokohe, edhe tani pa drejtshkrim do të ishim. Shqipja nuk ka fund as ka pse të ketë.

- Po gegnishtja? A asht nji shqipe tjetër?

Asnjë nga lëvruesit e sotëm të gegnishtes s'më ka bindur, deri kur lexova një përmbledhje me poezi të Ledia Dushit. Gegnishtja është shqipja e poezisë.

- Nji shkrues me të cilin baj debat prej vitesh, kur ishte mysafir i nji familje arbëreshe në Romë, u mundue t'iu msonte atyne drejtshkrimin zyrtar, harronte se atyne s'iu ngjisnin "ç-ëhat" e "xh-ëhat", dhe shkurt la namë, tue u ba mysafir arrogant dhe i bezdisshëm, shkurt "zyshë".

Poezia e arbëreshëve është më e pastër dhe më e pasur se çdo shkollë. Domethënë është shkollë më vete, ku ne mund të hyjmë si nxënës e jo si mësues.

- Njiherë nji mik i përbashkët po ankohej se poetet shqiptare nuk kanë gjoks. Juve i njihni ato. A mund të na e konfirmoni këtë konstatim?

Do t'i pyes njëherë a kanë gjoks, se të them të drejtën gjithë këto vite nuk më ka shtyrë kurioziteti t'i shoh në këtë aspekt.

- Juve jeni socialist?

Jam realist. Në leximet e mia të pafundme nuk kam gjetur inteligjencë më të kulluar se Engelsi. Në luftën e dytë botërore do t'isha antifashist, ergo i majtë.

- Juve jeni antiklerikal. Si Migjeni. Tregojnë se Milloshi i tallte murgeshat kur i shifte kah kalojshin para Kafes së Madhe.

Antiklerikal janë vetë klerikët. Unë jam shkrimtar. Kam vizionin tim. Nuk i duroj atavizmat. Migjeni ishte modern. Kthjellësia e tij mendore akoma na e tërheq vëmendjen nga problemet reale.

- Po fjalët e Migjenit a duhen marrë tekstualisht, apo si metafora? Mjerimi për të cilin flet ai nuk shkulet kurrë ngaqë asht ma shpirtnor se ç'e imagjinojmë. Debati i vjetër forma apo përmbajtja? Cila e përcjell tjetrën...? A mund të thomi se janë e njejta gja?

Nuk janë e njëjta gjë. Migjenin e marrim tekstualisht se ai tekst ka lënë. Përmbajtja është limfa.

- Njiherë jam prishë me nji shok vetëm se ju kam konsiderue pjesë e shkollës së sotme shkodrane. Juve nuk ishit as katolik dhe as shkodran, e kjo e çoi në qark të shkurtë lexuesin e ish-shokun tem.

Mund të më kenë marrë për antikatolik e antishkodran, por letërsia ime e pasqyron artistikisht Shkodrën me të gjitha dritë-hijet e saj. Me realizëm. Këtu është vendosur pjesa më e mirë e jetës dhe e letërsisë sime. Sakrifica ime... dhe sacrum facere domethënë të bësh diçka të shenjtë.

- Shkodra i ka dhanë kaq shum letërsisë kombtare sa më duket absurde që në gjuhën e quejtun letrare, nuk pranohet as paskajorja, kjoftë edhe për hir të Shkodrës?

Paskajorja është një kalë troje, ajo e merr kalanë nga brenda, po hyri ajo shkatrrohet standarti.

- Juve keni qenë aktiv në ndërtimin e socializmit.

Kam punuar. Koha vetëm i ka konfirmuar idetë e mia. Koha korrigjon vetveten. Idetë mbesin. Puna vazhdon.

- Kam bindjen se njeriu nuk mund të ndërtohet, po u mundove me e ndërtue (me inxhenieri sociale), e shkatrron. Duhesh me i krijue kushtohet që ai me ndërtue veten.

Njeriu ndërtohet. Nuk ndërtohet me baza ideologjike, por me baza humaniste. Pra me bazat që ka vendosur vetë njeriu. Paqja ndërtohet mbas luftës. Humanizmi nuk është anarkizëm. Energjitë e pakanalizuara nëpërmjet punës, ato po, janë destruktive.

- Po liria?

Liria është alibia që ka i ligu për të shtypur të dobtin. Ç'është një vend që të jep liri, po nuk të jep punë??!

- Po sikur kafshët të lexojshin cili do të ishte shkrimtari i tyre i preferuem?

Xhek London.

- Ma parë se Ezopi apo La Fonteni?

Edhe më parë se Anderseni. Londoni nuk shkruan alegori. Kafshët e tij janë kafshë, nuk janë njerëz të maskuar.

- Nuk keni qenë kurrë purist në gjuhë? Përkundër trendit të kohës.

Si mund ta konsideroj turke një fjalë që shqipja e ka përvetsuar prej 500 vjetësh. Apo sllave një fjalë që e përdorim që nga mesjeta. Imagjinoni sikur të gjitha gjuhët të eliminonin huazimet, do të mbeteshin më lakuriq se mbreti i Andersenit. Këta që duan t'ia ndërrojnë emrin Velipojës e gjoja t'ia shqipërojnë, kujtojnë se historia arnohet. Se kështu e kanë edhe formimin, me arna gjithandej.

- Jeni shahist shum i fortë, pavarsisht se lueni pa mbretneshë, dhe në nji moment të caktuem kemi pasë bindjen se sikur të pranojshit me luejtë me damë juve do t'ishit i nivelit kombtar.

Jam koherent me filozofinë time. Pa damë. Ka që lozin pa tabelë, ka që lozin mendsh, unë loz pa damë.

- Më kanë tregue se njiherë, në Shkodër, te nji klub i sheshit "Dy Prilli" besoj, dikush, nji stjuardesë ju asht afrue mbasi ka zbritë nga nji makinë lukzose dhe ju ka dorzue nji çantë me togje dollarësh amerikanë. Me fjalët: kto janë për ju zoti Drini. Juve nuk i pranuet!? A ju ngacmoi kureshtja prej kujt vinin? Mos ishte nderim për nji favor të vjetër? Kjo bani xhiron e rretheve letrare dhe të gjithë thoshin pse s'i mori të m'i jepte mue.

I thashë se kur të kem nevojë mund t'i marr, por për momentin nuk kisha nevojë. Nuk e vrava mendjen se nga "më" vinin. Këto janë gjëra që ndodhin nëpër librat e mi, dhe jam i familjarizuar me 'to. Jeta krijuese të familjarizon me të gjitha të mirat e të këqijat, e realisht këto s'kanë pse të ndodhin më. Mund të rrinë edhe në raftin e mundësive dhe ne s'na prish punë. Sa për reagimin e rretheve letrare, këto janë engletisje. Ai që do t'i zgjidhë hallet nuk pret një çantë nga qielli, e edhe po i ra ajo çantë, nuk ka për t'i zgjidhur falë hapjes së saj. Hall problemi e hall zgjidhja. U kthye në thashethem kjo ndodhì, në engletisje provinciale. Edhe unë kam engletisjet e mia. Askush s'di të engletiset më mirë e më bukur se asketi.

- Cili asht kryekushti për me pasë letërsi të madhe?

Duhet një epokë e madhe, një gjuhë të cilën e tashmja e kthen në madhështore. A mbase është gjuha që ia jep madhështinë së tashmes. Probleme të mëdha sociale.

- Po kshtu i bjen që Afrika me pasë shkrimtarët ma të mdhej?

I ka, por thjesht nuk e ka kuptuar akoma. Nuk u është zgjuar gjuha akoma. Nuk e dijnë ende sa madhështore është Afrika. Afrika e shenjtë!

- Për kontributin në fushën e letrave, përpos çmimeve dhe mirënjohjeve të tjera, shkodranët dishrojnë me ju dhanë lavdin "shkodran i vjetër".

Jam shkrimtar shqiptar. Kurrë s'i kam bërë kortë Shkodrës, as Shkodra s'më ka bërë lajka. Nëse Shkodra ma respekton veprën, unë me vepër e kam respektuar. Migjeni e ka quajtur Shkodrën dashnorja e moteve, dhe nëse Shkodra m'i ka hedhur ndonjëherë sytë, unë e kam dashur atë me vesh, me dëgjim, dhe me kriter, me kritikë. Dhe me nuhatje sigurisht. Jam një dashnor realist. Ndonjëherë dhe e kam prekur, ndonjëherë më ka prekur.

- Ishte knaqsi me pi kto cigare me duhan sheldije të dredhun në këtë kuvendim imagjinar.

Nganjëherë edhe helmi është kënaqësi, me dozat e duhura sigurisht.

Skëndër Drini, shkrimtar shqiptar
Voskopojë 1935 – Shkodër 2014

bisedoi Matrapapupa

giovedì, aprile 10, 2014

KOMSHITE E LETERSISE - fragment

Kafe Drakul.
Sa kam ardhë.
Kthimi nga jashtë në atdhé, nuk asht ma pak emocionues se kthimi nga Tirëra në provincë.
Nuk e di pse lashë që miku im të më tërhiqte për tek kafja e fundit që ishte çilë në kët qyqtet kafshësh që rrinë në kafe. Mbase qe shpresa me pá ndonjë ftyrë të re femnore, a ndonji ftyrë të vjetër të papame kaherë, mbase ndonji arsye tjetër ma e fshehtë, por kurrsesi forca e inercisë. Nuk mundet forca e inercisë me të çue drejt inercish të reja.
Sa hymë më bani përshtypje se mobilimi e muret e lyeme me stuko venedikase por të importueme prej Turqiet e të përzieme mandej shqiptarçe, ishte pak hard-core. Nji varg hudrash sa gazepi varej pa turp mbi banak.
Në atë lloj pompe që shokët e mi të akalopisë, e quejnë me admirim surrealizëm. E ky asht shoku i parë për nji sy si ky i imi, në tanësi i pamësuem me teknikat e artit kontraceptual.
Amà ky lokal më shkaktoi edhe nji mbresë të mirë: banaku i tij fin, pa asgja të tepërt dhe karriget e pakta i ftojshin njerzit me ndejtë në kambë. E thashë, ja, ma në fund nji vend që ta nxjerr gjumin. Se kishte sak, rrum nja dy-tri shekuj që jeta në kët qyqtet qe kthye në nji konvaleshencë të vërtetë, por pa përmirësim energjish jetësore, pa rikthim as të oreksit me punue, as të oreksit me jetue, të atij me shijue anën hedoniste të jetës, a si e thonë njerzit këtu: me e kullotë ma... Veç oreksi me hangër sa vinte e zgjahej.
Veç halà nuk më ishte përshtypë qartë kjo mbresë ndër shqisa, kur, nji fjollë e lehtë e nji tymi të tejdukshëm e ma të lehtë se ajri, më shkëputi da-kadalë prej ritmit e mandej edhe prej të tjerëve. Atëherë nën kët efekt, shkova e u ula te nji tavolinë e kandit. Me nji portret aktoreje italiane mbi murin djathtas e nji portret aktori hollivudjan me origjinë italiane mbas kreje, të dy me origjinë origjinale shqiptare.
Piva nji cigare e gati po më shijote, e po rrëshkisja ma thellë në at topitje, kur, qe, më shkrepi me shkue në banjo për me u freskue pak. Nuk jam si Leoja që ka kuriozitet me iu pá edhe banjat mjediseve të reja që hapen për publikun, por simethanë, po më qëllonte mue shorti me e përurue, prandej, e përurinova... dhe sikur u rinova për vedi.
Kur u ktheva, me ftyrën në mos ma të zgjueme, të paktën ma të lame, tek tavolina ime, shoh se qe ulë nji tip tmerrësisht i çuditshëm. E s'më len as kohën me u habitë pse po ikin tanë, kur më thotë:
- Zatet, i dashtun.
- Zaten, me ke kam nderin?
- Juve si kush ju dukkem?
- Si Vlad Tepeshi, fatosi kombiar...
- Po, pikërisht ay jam, Drakuli me nammë... por unë më shumë përdornja hunjtë sesa retorikën nacionaliste për punët e mia. Kam qenë sitatheshja, i hurrit e i litarrit.
- E mbase edhe shprehja prej jush ka mbetë...
- Ppoo. Jjoo. Hurrin nuk e shpikka h...unn... tek ne në Dakki, e kanë pasë sjellë hunnt... por sitatheshja mmua më mbeti.
- Chi di palo ferisce di palo perisce, non è così conte? Thashë unë në mendjen time. Por Drakula kishte telepati.
- Po, ashtu me hu, më dënuan dhe turkkit.
- Po tash n'epokë moderne me se merreni?
- Oh, po ta sspjeggoj, durim. Po juve çffarë do të merrni? - ma priti ai që kishte hallin e xhiros.
- Unë nji kafe, simbas vendit kuvendi.
- Bukkur.


Dhe i bani nji sinjal kaq të avashtë banakierit, sa mu duk si ngurrimi i qëllimshëm i qezarit në kolosé para se ta kthente gishtin e madh për me vendos fatin e të mposhtunit n'arenë. Veçse unë nuk e pashë si publik at gjest, por si gladiatori i mposhtun prej mosluftimit.
- Na ven edhe do muzikkë. Klasikke, kuptohet, për mysafirin moddern.
Më erdhi nji kafe e nxime, këllirë e shkuar këllire, as me qenë zie me lesh të palamë. Ladi shihte kah korridori i shkurtë majtas meje, ku vareshin do steka bilardoje luksoze. Nuk iu shkulkan hujt nga mendja dhe këtij... mendova.
- Ja, çfarë bëj tani me hunjtë – më tha me at shqipen prej sllavo-dakasi të Transilvanisë. Por unë e kisha mendjen te kafja, dhe fill mbasi riktheva kryet në pozicionin fillestar, mendova se më kishte ba me kthye kryet qëllimisht për me më ba me ekspozue qafën. Dhe unë që bash at ditë pata dalë me qejf prej të ngrohtit, e ma në fund pa pasë nevojë me e veshë golfin.
- Kont, i thashë, tue e pranue përfundimisht identitetin e tij prej të vdekuni të pakallun, pozitën e tij prej mbreti të ndërbotëve, a mund të kem nji kafe ma të mirë?
- Jjoo... Jjoo... ka bbërë më të mirën e mundshme.
- Jo mu duk si e zieme...
- Ppo e zierë është ajo dreqi e hëngërt...
- E di conte, por më duket sikur â zi uji veç e kafja veç...
- Dale, se kshu e kka ekspressi sapo është vvënnë në punnë... njësoj do dalë edhe tjettra.
- Po pak sheqer kont, ju lutem (e me veti: na qenka dhe leibnitzian pale).
- Sheqerin na e ka ndaluar biroja, por ka kripë... - tha ai me nerva prej të vdekuni që s'gjen vorrim dhe futi dorën tek nji thes poshtë tavolinës e më hodhi do kokrriza të bardha në kafen e zezë si nata transilvanike. Mandej futi thonin e tij të zi e të gjatë të gishtit të vogël dhe e përziu. Në fund, kur po bante me e nxjerrë, nga gishti i tij i hollë i shêjit ra drejt e në filxhanin tim nji unazë.
- Oh, tovarish, e kisha harrosur... (veç tek varrosjet e kishte mendjen shejtani!) kisha edhe pak nga ky pluhuri i cianurit... e kam qysh prej Luftës së Ftohtë.
Mori unazën, e mbylli rubinin dhe e vuni prapë në gishtin e hollë. E mbante siç mbahet kambëza e nji pistolete e jo siç mbahet nji unazë.
- Pra juve conte, i thashë unë me pak latinitet edhe në za, keni qenë aktiv gjatë Luftës së Ftohtë.
- Po. Pse prej kujt mësuan ata? Dhe e dini juvve pse u quajt e ftohtë?
- Ngaqë ishte luftë nervash mes byrokratësh të ftohtë?!
- Jjooo. Dimri rus nuk hyn aspak. Asnjë dimër i madh s'ka lidhje. Ajo qe luftë e ftohtë, pasi ishte thjesht një luftë civvile e jona. Por ne jemi të pavdekshëm, prandaja... dhe jemi gjak-ftohtë. Luftuam kryesisht në bursë, me thënë të drejtën. Ndërsa vegjëlia luftonte për pilaf. Dhe faktikisht dolëm shumë më të pasuruar se çdo dilnim nga çdo luftë e nxehtë, por sa parà bën kjo pasuria jonë? Nuk ha mordja as dyfishim t'i japim! Të na thuash vdeksh neve është njësoj si juve kur i thoni njëri-tjajtrit rrofsh!
Kshtu mora vesh që kontit mund t'i faleshe nderit, por jo t'i thoshe rrofsh!
Me këto fjalë konti po hynte prej derës kryesore në rolin e vampirit filozof, ma profesionistit në kohnat moderne, në kohnat kur karriera asht gjithçka, ku edhe kometat luhet në bursë!
- I keni të gjiththa aty, te 'Dimri i madh'... këshilli i vamppirëve... në dimrin rus. Por mos u tuttni, se ne nuk i tuttemi dimrit rus... më shumë na tuttet dimri nne!
- Interesante.
- Kam shumë respekt për vampirizmin shqiptar.
- Komunizmin, deshët me thanë?
- Po pra, vampirizmin... Ai, Rampiri ka qenë talent i linddur. Qysh para se ta njihja. Një virtuozz. S'kishe ç'ti mësoje. E mbann mend takkimin me studentët? ...Ai e kafshoi edhe shekullin e ri... që ju akoma e ndiqni si bebat kur ndukin bishtin e mackave.
- ...E mbaj mend si nëpër tym atë takim, me sa na e kanë shtrembënue mediat veç.
- Po pra, natën përpara pattëm qenë bashkë për darkë. Çfarë ironiku ai, ë? Si iu tha studentëvve: juve nuk i dini ca gjëra. Nuk dinin menunë e re, me ingrediantët e vjetër, që po u gatiste ai. Si i thonë fjalës, mirë që do hani, po dikush duhet të gatuajë. Dhe ky pilaf do tu thejë edhe ato gjysma dhëmbësh që ju kanë mbetur.
- Po mirë kont, cili asht vampirllëku ma i madh që keni ba ju vetë?
- O, nuk e kam bërë akoma, atë po pres, ndaj jam edhe këtu në mesin tuaj, e mbasse kur ta bëj do të vdes më në fund nga gëzimi. Shiko, unë i mësova të gjithë këta, dhe hapën të gjithë bisnez. Por edhe unë e bëra time: këta hap një biznes, unë hapu antibiznes përballë, në krah, poshtë shtëpisë së prindërve. Pse kush i lexoi Marksin, Adam Smithin, Bakuninin? Këta parapolitikët tuaj?! Këta nuk dinin as shqip! Kupton?! Unë ua thashë të gjitha. Kot, se jam snob!! Por më gjetën plak. Dhe kujtuan se më lanë si pykë, hahahu... Besoj e kuptuat lojën e fjalëve? (Dhe me gjysmë zani: Plepi plak i plasur pak palcë ka pasur, Plepi plak i plasur pak palcë ka pasur, Plepi plak i plasur pak palcë ka pasur... konti i bënte kto ushtrime për zgjidhje gjuhe, me i vërtetue vetes dhe mue se edhe pas gjashtë shekujt vegjetimi ai akoma ishte në gjendje me llapë)
- Ngaqë... pykë asht ai që mbet guak, por pyka asht edhe ajo majë druni që shërben me vra vampirat... tue ia ngulë në... hëkhë... në... zemër.
- Po, pra, me më lanë ata mua si pykë. Unë i bëra rehat. Pse, s'i thashë unë sektretarit tim dhe tuaj të parë En Verité-së, ç'industri zezën do bësh, bëre traktorin dhe nuk të eci... e vetmja industri që të ec këtu është një industri që bazohet mbi një lëndë të parë që nuk ka kosto përpunimi...
- Gjaku...?!
- Ekzakt, zotni, gjaku. Industri, biznes, dhe për më tepër e vetmja industri që respekton mjedisin. Pse kot e mora për sekratarim tim të parë unë atë, ashtu vetëm Aliun kam patur!!
- Domethanë, Vladiç, edhe ju paskeni vendosë me hapë biznes.
- Oh, biznes këtu hap gjithkush. Unë do të hap direkt monopol. Ndërsa, antibinzese simethanë kam boll. Jam Ladi i Dhombëve, ke nigju besoj... Kam edhe atë uniseksin... më fal, universitetin privat. Dhombët i njof kaher fort, i njoh me rrojë, simethonë... përpos kësaj mund të shërbej edhe si pemtar gjenealogjik... ja ti për shembull, i njoh të tonë të parët e tu... e keni gjakun e omël, po duhet t'i shtoni pak ujë amà... dhe më zgjati nji gotë ujë që ia mori kamerierit, gjesti i tij qe aq i avashtë, dhe unë kisha aq të nxehtë, sa gjysma e gotës mund të avullonte deri sa të ma vinte para ai. Kishte do kokrriza mbrenda... si naftalinë dukej, por unë kishem tepër etje.
- Falemnderit për komplimentin, kont – thashë unë dhe e piva me neps.
Me aq u ndamë, se shkoi në banak me pi Bloody Mary me kryetarin e bashkisë.
Rrugës mendojsha se si më ishin shkoqë tanë ato gjana. Tanë ata vampirushat merrkan zemër e mësokan prej kryevampirit të kryevampiratës botnore esnafit Vlad Tepesh, që masat e njofin vetëm me nji emën: Drakula.

Po Transilvaninë kujt do t'ia ketë lanë?



vijon 

martedì, gennaio 07, 2014

Asht e diele

Asht e diele. 
Trupi pushon po shpirti s'prân.

Xhami që më ndan prej fminisë
Asht avullosë prej duhmës së botës. 

Tana rrugët janë plasaritje t'atij xham.
Po kristalet e tij s'janë ende të lira
Diçka e fortë i mban n'lidhnì.

Tana pritjet janë plagë 
Ku hedhi sytë si krypen
Me i pjekë ma mirë. 

Qielli sikur s'ka meteorologji.


Mungon ti shije e ditve t'errnueme,
Dora e punve të vendueme.
Largoma zhurmën prej kangve të zgjimit,
Perden prej dritës s'agimit.


Në kjosh primend ajo që je për mue,
Në kjosh parmenda e trunit tem t'lulzuem,
Shpaloja shtretnit mbretnuer dit-netve
Të bajnë dashni si dashnia n'vetvete.


A.C.

lunedì, aprile 14, 2008

CAOS

Shpetim Kelmendi


CAOS


Nessuno può chiamare sbagliata la mia idea che questo mondo incasinato e cacofonico, è comunque abitato da gente normale. Un uomo che parla, vive, agisce e si muove secondo regole e leggi dialettiche, è senza dubbio normale. Detiene il suo inamovibile posto che serve per gli altri come punto di riferimento, e va sotto l’appellativo di “normalità classica”.

Ma non soffermiamoci su questo.

Si può credere che il poeta, lo scienziato, il truffatore professionista, l’incallito dongiovanni, l’assassino senza scrupoli, siano tutti normali?!

No? Io dico di sì. Normali a tutti gli effetti, a patto che questi non siano degli esemplari, ma rappresentino una colonia all’interno della quale vivono. Il guaio comincia allorquando tutte queste colonie si mischiano l’una con l’altra, come i liquidi con pesi specifici diversi, in uno di quei grandi cilindri di vetro. Allora sì, che si avranno serî problemi.

Commincia il rumore, la scompiglio, il dissidio.

Il poeta si vede circondato da una folla che nel migliore dei casi gli dà dell’anormale, o in genere dell’pazzo. Lo scienziato si ritrova sotto una pressione di tipo nuovo che gli suggerisce il ripudio del lavoro. Il truffatore abbandona il suo rango per diventare un politico. Il dongiovanni incallito risale affiatamente alcune scale per chiedere la mano di una vergine. E l’assassino senza scrupoli, arrampicatosi sul balcone di una ragione strappata con la forza, risale al rango della normalità generale, dove si procura le giuste maschere.

E in fine?!

Infine, qualcuno che osserva da un punto irragiungibile, sicuramente qualche marziano, urla orripilato:

- Dio, ma che cosa sta succedendo laggiù?

traslato da Kantor

Etichette

21 ARSYE (1) Aforizma (1) Aleanca per mbrojtjen e tearit (1) Artikull (22) Astrit Cani (2) BIZANT (2) Borges (1) CAMAJ (1) Cioran (2) COPYLEFT (1) COSTUME (1) DEBAT (11) DEBORD (2) Demokracia (1) Diario albanese (1) DODONA (1) Don Kishot (4) Drini (1) Elozh (11) Email (1) ENCIKLOPEDI (1) ENGLETISJE (1) EPISTOLA (1) EROTIKA (1) ESEISTIKE (14) Eulog (1) EVOLA (1) Facebook (1) Fante (1) FILOZOFIA (6) FOTO (4) GAID MARGOT (2) GEGNISHTJA (3) GRIMCA; (1) GUESTS (1) HUMOR (4) HUMOR I ZI (4) INTERVENTO (1) INTERVISTE (2) ITALIANO (11) KAFKA (1) KINA (1) Kinema (1) Koleksioni Furra e Books (1) KOSOVA (2) KRIJIMTARI (2) KRITIKA (7) KRYEVEPRA (5) Kundera (3) KURIOZITET (1) LEKSION (1) letersi amerikane (3) Letersi angleze (2) Letersi franceze (2) Letersi irlandeze (2) Letersi shqipe (4) Letersia ruse (1) Letra frange (1) Letteratura albanese (1) LIBRAT E MI (1) LIBRI (3) LOVE BOOK (1) MAPO (4) McCarthy (1) Memento (1) Metafizika (2) Moikom Zeqo (1) parathanie (2) PERKTHIM (17) Perkthime te lira (2) PERLA (9) PESSOA (2) Petro Zheji (1) POESIA (1) POESIA ALBANESE (5) POESIA ITALIANA (3) POEZI (13) Polemika (3) POLEMIKE (5) Politikisht korrektja (2) PROKLAME (1) PROUDHON (1) PROZE (2) PRUDHON (1) PUBBLICISTICA (2) PUBLICISTIKE (7) Quarta di copertina (1) RACCONTO (3) RELIGJION (1) Rendi i ri botnor (1) REVISTA (5) Rusia (1) SAGGIO (1) SCACCHI (1) SHQIP (34) SHQIPJA (2) STAMPA (1) Stephen King (1) Syzim (1) TEATRI (2) Teatri kombtar (1) TEST (1) TIRANA (2) TREGIM (2) TREGIMET (5) VETEPERKTHIM (2)