venerdì, dicembre 12, 2008


Bota është shkatërruar.

Një burrë dhe djali i tij ecin me mund e me frikë, nëpër zezimin e Fundit. Synojnë drejt jugut, drejt bregdetit. Në botën që e ka humbur dritën e vet, në ngricën që forcohet dita ditës, ata bartin zjarrin.

Kanë vetëm një pistoletë dhe vetëm një plumb për tu mbrojtur nga predonët e rrugës që nuk ndalojnë para asgjëje, as para kanibalizmit, as para dhunës së epërme.

Fjali pas fjalie pritet me tmerr se çfarë do ndodhi, por nuk ka ç’ndodh më, e gjitha ka ndodhur: bota është shkatërruar.

Në botën pas botës, i është kthyer dinjiteti të gjitha gjërave të mira me të cilat përmbushim nevojat tona, por që në botën tonë s’i perceptojmë drejt, pasi jemi mbuluar me ’to.

Një shishe ujë, ngrohtësia e një zjarri, një drekë e thjeshtë, gjumi, një rrëfenjë.

Të gjitha këto gjëra në botën e likuiduar vijnë në statusin e tyre “të vërtetë”, atë të mrekullisë.

Cormac McCarthy “shkatërron” botën për të krijuar një marrdhënie njerëzore.

Lidhja e këtij burri me djalin e tij të vogël është gjëja më e pastër që ndeshet në letërsinë e sotme.

Romani “Rruga” është një kristal i kulluar i letërsisë botërore.

Mos ia jepni Nobelin Cormac McCarthyt.

Astrit Cani

giovedì, novembre 20, 2008

TREGIMET E HUMORIT TE BARDHE















Mir DIBRA

PËR TË GJITHË ATA QË NUK U ULËN TA SHKRUAJNË POR QËNDRUAN TA TREGOJNË.

(18 TREGIMET E HUMORIT TË BARDHË, BOTUES Gaïd Margot, 90 FQ. 200 LEK)

PREMISË KRITIKE

Antologjia, për vetë traditën e saj, është ndoshta gjëja që gëzon më pak favore në botën e librit. Libri është ndoshta gjëja që gëzon më pak favore në botën shqiptare. Prej kësaj koncepti i antologjisë mujore tematike, tingëllon si sfidë e vërtetë.
Borges (kemi dëgjuar të shahen edhe antologjit e tij), e sheh t'udhës me thanë se antologjisti më i mirë është në fakt koha. Atëherë përse duhet një antologji? Në fakt, një antologji, çdo antologji, ka luksin e arbitraritetit, si në kohë, ashtu edhe në hapsirë. Në kohë, sepse, i jep kohë kohës, dhe në hapësirë, sepse, e kohëzon hapësirën. Ky kohezion, që ne e quajmë antologji, është në thelb, një koleksion ëndrrash. Pra, duke qenë ëndërr, është kohë e pame.
Në Shqipëri, sikundër në një pjesë të mirë të Lindjes Evropiane, antologjitë janë orientuar kah letërsia e “vërtetë”. Për rrjedhojë edhe këtu tek ne ka patur antologji të mendimit, të poezisë, të prozës e me radhë. Për tu shprehur me fjalët e revistës ArsAlbania, disa prej këtyre antologjive kanë qenë “varreza masive”. Në këtë klimë, unë dhe miqtë e mi të klubit kultuoror “Snack Bar Mediterran”, hyjmë në vallen e Kadmit me një revistë-libër, që quhet Tregimet.
Në radhë të parë, kjo revistë antologjike, synon ta çlirojë konceptin e antologjisë nga puna kinse shkencore, nga puna që synon shpërblesa burokratike, nga filologjia e merimangave, dhe hedh idenë në thelb humaniste, se antologjistja e ditëve tona është rruga.
Kësaj i lidhet edhe emri ynë që ka një Bar në mes. Ideja është ta dëlirim fjalën bar nga parazitizmi. Kafeneja, duke qenë vendi ku shërbehet kafeja; kafeja duke qenë pije e miratuar nga i Madhnueshmi, pra mistike, nuk kanë në vetvete asgjë prej rrugës, në kuptimin e shthurjes, por kanë prej udhës, pra prej etikës.
Shqipëtarët janë në rrugë, në rrugë për diku apo në rrugë të madhe? Shqiptarët merren shum me analiza. Nuk ia thonë për sinteza. Anipse shqiptari nuk është as analitik as sintetik, duke qenë në thelb një njeri i aksionit. Është koha për sinteza. Antologjia mundet me qenë sintezë.
Shqiptarët janë shumë energjikë. Shqiptarët po harrojnë të tregojnë. Humbja e narracionit, do na çojë edhe ne, siç ka shpënë një pjesë të mirë të popujve të botës, drejt humbjes s'identitetit, pra të memories, pra drejt shoqërisë së konsumit që sugjeron në thelb një gjë, atë që filozofi Tahirson e quan “të shkohet drejt vdekjes me karrierë, duke an-esetitizuar jetën, që s'është tjetër përveçse përveçse përvojtje estetike”.Antologjia mundet me qenë rikthim i narracionit.
“Lufta e njeriut kundër pushtetit, është lufta e kujtesës ndaj harrimit”, ka thënë Milan Kundera. Të gjithë e kanë harruar Milan Kunderën. Të gjithë pyesin “Pse akoma gjallë është Milani”. Dhe s’do ishte çudi, ta ngatërronin me Mìlanin. Po ç’kuptim ka të bësh libra, për më tepër libra mbi librat, në kohën e spektaklit, ose të kujtesës katodike. Asnjë kuptim. I vetmi kuptim, është që t’i bësh. Pastaj t’ua gjesh kuptimin. Sa kuptim ka me qenë njeri sot? Kur je i rrethuar nga njerëz-imazh.
Për ta shprehur me një imazh të narracionit: kjo situatë e qyetërimit, të kujton atë njeriun që shiti hijen e vet, dhe mandej zbuloi se ishte hija e njeriut që e shiti. Por këtij pesimizmi nuk i duhet shkuar deri në fund.

PËRSE ME TREGUE

Revista e Tregimeve, që në numrin 0, iu foli shqiptarëve për detin, për detin – armikun tonë më të mirë – nuk e kaloi detin. Në fakt, ishin vetëm katër tregime të gjata, sepse deti përndryshe humorit, nuk thuhet me dy fjalë. Por, prapë, anipse shumë nga minimarketet e librit, nuk denjuan as ta ekspozonin, ndodhi një fenomen. Gazetashitësit, anipse nuk shitën asnjë kopje, e lexuan për vete. Për më tepër një gazetashitës, na bëri një ndërhyrje kritike të shkëlqyer në lidhje me tregimin e Marit, 8 shkrimtarë. Bëri një mbrojtje të admirueshme të Zhyl Vernit. Dhe ne të G.M. e kuptonim, se mbronte në fakt rininë e tij. S'ka gjë më legjitime se kjo.
Me këtë dhe me të tjera na u konfirmua ajo që kurrë s’e kishim dyshuar. Shqipëria ka lexues të shkëlqyer. Por në përgjithësi, Lindja Evropiane, megjithë problemet e përgjithshme të receptimit ka lexues të panumërt dhe shumë receptivë. Flas për lexues që kanë disa nivele leximi, dhe që arrijnë në radhë të parë të kënaqen duke i nda do vlera që i përkasin mirëfilli inteligjencës. Prandej, gara e shkrimtarëve tonë për tu botuar në Oksident, na duket pak mitomani. Lexuesit më të mirë i ka padyshim Lindja. Lexuesit që e mbushin me dashni tekstin. S’ka rëndësi, a ka patos a patetikë kjo gjë. S’ka pikë rëndësie. Jemi krenarë dhe me fat pse jemi Evropianë të Lindjes. Mbrenda kësaj Evrope mandej, ne jemi me fat pse jemi shqiptarë.

Tani, kemi 18 tregimet e humorit të bardhë. Në fakt ky libër është konceptuar e punuar nga autori para dy vjetësh, dhe ka patur titullin “Antologji e humorit të zi”. Meqë autori është edhe përkthyesi i antologjisë së Bretonit. Por, duke parë se te përzgjedhja e Bretonit, disa tregime, për arsye të ndryshimit ndo të kontekstit historik, ndo të perceptimit në lidhje me kategorinë e provokimit intelektual, vendosi të bënte diç më aktuale, dhe sidomos: i duheshin hapur dyert humorit të zi të shkrimtarëve të Lindjes. Atëherë ja ku pas klasikëve botëror: Des Reaux, Tolstoj, Balzac, Tëain, ëilde e Ducasse, hyjnë me radhë: Aleksandër Sollzhenjicin, Bertolt Brecht, dhe sidomos shkrimtarët shqiptarë Drini, Dibra, Simoni, Temali, Qazimi, Cani e Muça (që shkruajnë italisht), Zejno, Kyçyku e Kelmendi. Shumica e këtyre autorëve do meritonin një shkrim më vete.
Çfarë është interesante te kjo përzgjedhje e humorit të zi, që quhet 18 tegimet e humorit të bardhë? Në radhë të parë titulli gënjen, por gënjen me shaka, humori i bardhë nëse egziston nuk është i njejtë me humorin e zi. Mandej kjo sugjeron idenë tjetër, se humori (edhe ai i zi) është në të vërtetë i bardhë, pra pozitiv: castigat ridendo mores.
Mandej, shohim diçka tjetër, përse 18 tregimet, kur në fakt këtu nuk ka vetëm tregime, ka parabola (ëilde, Dibra, Temali...), skica (Cani...), pjesa e disidentit të madh rus është fragment nga kap. “Historia e gjirizeve tona” e Arkipelagut Gulag, Elozhi i morrit është shkëputur nga kryevepra e çuditshme e kontit të Lotreamonit që është një prozodi e gjatë... etj. Me i dhanë emrin tregime këtyre 4-5 pjesëve që s’janë tregime, nuk do me thanë me dalë nga ideja e tregimit, ose me e orientue gabim lexuesin. Por, domethënë, me u lidhë me idenë e përgjithshme të revistës që quhet Tregimet..., dhe e ka luksin me shti në lojë jo vetëm parabolat por edhe aforizmat, gjithmonë në rastin kur këto, synojnë të stimulojnë veprimtarinë më njerëzore, ndër veprimtaritë njerëzore: të rrëfyerit. Pra, kjo revistë don të lidhet me këtë veprimtari, dhe numri shumës i titullit të saj, është një iluzion dialektik.
Atëherë nëse pranojmë, se këto janë 18 tregime, sepse këtu mund të lexohen 18 histori të shkurta që mund të tregohen në tavolinë, mundësisht në njërën nga tavolinat e Snack Bar, atëherë, do themi se kjo revistë i afrohet narracionit oral, dhe do kuptojmë diçka më shum edhe nga dedikimi: Për të gjithë ata që nuk u ulën ta shkruajnë, por qëndruan ta tregojnë. Nuk është ulje të shkruash, e prapë, humori në përgjithësi është zhanër gojor, i folur... Prandej, këtu gjenden ndo spunto të humorit të vërtetë, ndo ana stilistike, letrare, e kësaj pune. Tregimet e Reaux, Tolstoj, Balzac, por edhe të mjeshtrit Drini, apo të ndonjë shqiptari tjetër të këtij konaku, mund të vlejnë për këdo që merret me art, ndo me filmin e shkurtë a të gjatë, ndo me muzikën jazz, ndo me ndonjë formë tjetër donkishotizmi.
Dhe donkishotizëm qenka kjo punë, si na e kujton vetë citimi që është zgjedhur nga Borges:
“Huang-Ce na tregon për një njeri ngulmues që pas tre vjetësh ushtrimi vetëmohues u bë zot i artit të vrasjes së dragonjve: dhe që, për gjithë jetën e tij më pas, nuk gjeti as edhe një rast për ta ushtruar.”
Na pëlqen ideja e antologjizimit tematik, kur shohim përspari, krejt në harmoni, shkrimtarët e botës së madhe, me shkrimtarët e botës shqiptare. Na pëlqen larushia e përkthimeve. Sollzhenjicin me rrëfimin e tij për delirin stalinist në një mbledhje në Tbilis ku askush s’guxuan të pushojë së duartrokituri, përkthehet në gegnisht (me pak lëshime ndaj standardit). Përkthehet në një gjuhë që është gjuha e Fishtës, por edhe gjuha e barsoletave, që dikur, ishin forma narrative krejt funksionale për me kujtue se ka diçka jashtë totalitarizmit, se ideologjitë janë më banale se fjalët banale, që tregojnë diçka autentike. Se ata që shanin sistemin me fjalë rruge, ata që tregonin barsoleta të ndyra, ishin më të bardhë se ata që me fjalë të pastra vendimesh kriminale shkatërronin familje pa numër në vendin tonë. Ata që rrinin rrugash, në fakt vuanin se donin të krijonin familje. Dhe se donin me qenë pjesë e familjes njerëzore.
Ata që nuk u ulën ta shkruajnë, por qëndruan ta tregojnë... ata që ruajtën humorin, ata qenë disidentët e vërtetë.

venerdì, novembre 07, 2008

Ontologjia e imazhit fotografik

André Bazin

Themelues në 1951 i “Cahiers du Cinéma” (Fletoret e Kinemasë), që ka me drejtue deri sa të vdesi, André Bazin, qe ati shpirtnor i regjizorëve kryesorë të nouvelle vague-ës franceze (Truffaut, Godard, Chabrol, Rivette), të cilët gjatë viteve Pesëdhetë, para se të debutonin në regji, ishin shquejtë si kritikë kinematografikë në faqet e revistës së tij.

Ontologji e imazhit fotografik

Nji psikanalizë e arteve plastike1 mundet me e konsiderue praktikën e ballsamosjes si fakt themeltar të zanafillës së tyne. Në origjinën e pikturës dhe të skulpturës, do gjejkesh “kompleksin” e mumjes. Feja egjiptase, plotësisht e përcaktueme për me iu kundërvu’ vdekjes, e varte mbijetesën te përhershmënia materiale e trupit. Tue plotësue kësodore nji nevojë themeltare të psikologjisë njerëzore: mbrojtjen ndaj kohës. Vdekja s’asht tjetër përpos fitorja e kohës. Me fiksue artificialisht dukjet mishnore të qenies asht baraz si me e heqë atë nga fluksi i kohëzgjatjes: me e udhëheqë së rishmi kah jeta. Ishte e natyrshme me i pështue ato dukje në vetë realitetin e të vdekunit, në mishin e tij dhe në kocat e tij. Statuja e parë egjiptase asht mumja e njeriut të sajuem e të ngurtësuem në natron. Por piramidat dhe labirinti i korridoreve nuk ishin garanci e mjaftë ndaj ndonji dhunimi të mundshëm të vorrit; u dojshin marrë masa sigurie të matejshme kundra rastit, e shumëfishue mundësitë e ruejtjes. Kështu, ngat sarkofagut, tok me drithna destinue për ushqimin e të vdekunit, vendoseshin statuja terrakote, njëfarë mumjesh ndërrimi, të përshtatshme me zanë vendin e trupit po qe shkatërrohej. Del në pah kështu, në origjinat fetare të statujërisë, funksioni i saj fillimor: me e përkthye qenien me anë të dukjes. Dhe mundemi me e mbajtë për një aspekt tjetër të të njajtit projekt, tue mbajtë parasysh modalitetin e tij aktiv, ariun prej argjile të shpuem nga shtiza në shpellën parahistorike, zavendës magjik, i identifikuem me bishën e gjallë, i destinuem me garantue efikasitetin e gjahut.

Dihet se evolucioni paralel i artit dhe i qytetnimit i ka çlirue artet plastike nga këto funksione magjike (Luigji XIV nuk ballsamoset, kënaqet me një portret nga Lebrun). Por s’mundej veçse ta sublimojte këtë nevojë të pabesueshme me ekzorcizue kohën në përdorim e konsum të një mendimi logjik. Nuk i besohet ma identitetit ontologjik mes modelit dhe portretit të tij, por pranohet se ky na ndihmon me u kujtue për të, dhe kësodore me e pështue nga nji vdekje e dytë shpirtnore. Fabrikimi i imazhit asht çlirue deri edhe nga utilitarizmi antropocentrik. Nuk i përket ma mbijetesës së llojit, por ma në tanësi krijimit të nji universi ideal simbas imazhit e shëmbëllesës me realen dhe të pajisun me një fat kohor autonom. “Ç’kotësi piktura”2 përderisa mbas admirimit tonë absurd nuk tejshihet nevoja primitive me fitue mbi kohën me anë të përhershmënisë së formës! Nëse historia e arteve nuk asht vetëm ajo e estetikës së tyne por para së gjithash ajo e psikologjisë së tyne, atëherë asht thelbësisht ajo e ngjashmënisë ja, po të duem, e realizmit.

***

Fotografia dhe kinemaja, të vendosuna në këto prespektiva sociologjike, shpjegojnë gjithësisht natyrazi krizën e madhe shpirtnore e teknike të pikturës moderne që zë fill kah gjysma e shekullit të kaluem.

Te një artikull në Verve3 , André Malraux shkruente se „kinemaja asht veçse aspekti ma i evoluem i realizmit plastik, fillimi i të cilit asht dukë me Rilindjen dhe ka gjetë shprehjen e vet skajore te piktura baroke”.

Asht e vërtetë se piktura universale pat realizue disa ekuilibre mes simbolizmit dhe realizmit të formave, por në Katërqindën piktori perendimor ka fillue sakaq me u shmangë nga preokupimi i vetëm fillimor i realitetit shpirtnor të shprehun me mjete autonome, për me e zgjedhue ekspresionin me një imitim pak a shumë të plotë të botës së jashtme. Evenimenti vendimtar qe padyshim shpikja e sistemit të parë shkencor e, në njëfarë mënyre, sakaq mekanik: prespektiva (dhoma e errët e Leonardos parashëmbëllente atë të Nièpce-s). Ajo i lejonte artistit me krijue iluzionin e një hapsine tri përmasore ku objektet mund të nguliteshin sikurse në perceptimin tonë të drejtëpërdrejtë.

Tashma piktura ndahej mes dy aspiratash: njana posaçërisht estetike – shprehja e realiteteve shpirtnore ku modeli gjendet në transhendencën e simbolizmit të formave – tjetra që asht veçse një dëshirë mirëfilli psikologjike me zavendësue botën e jashtme me dublin e saj. Kjo nevojë për iluzion, e rritun me shpejtësi nga kandisja e vet, i gëlltiti pak nga pak artet plastike. Gjithsesi prespektiva pat zgjidhë vetëm problemin e formave, jo atë të lëvizjes, dhe realizmi duhej të përzgjatej natyrshëm nëpërmjet kërkimit të vet të shprehjes dramatike të çastit, njëfarë dimensioni i katërt mendor i aftë me e sugjerue jetën në mos lëvizjen e përvuejtun të artit barok.4

Sigurisht, artistat e mëdhaj kanë realizue gjithmonë sintezën midis këtyne dy tendencave i kanë hierarkizue, tue dominue realitetin dhe tue e rithithë mbrenda artit. Por ngelet fakti se jemi në prani të dy dukurive thelbësisht të përndryshme, që një kritikë objektive duhet me dijtë me dallue në dashtë me kuptue evolucionin praktik të pikturës. Mbas Pesëqindës, nevoja për iluzion s’ka mê së punuemi pikturën nga mbrendësia. Nevojë krejt mendore, joestetike në vetvete, origjina e së cilës gjurmohet veçse në mendësinë magjike, mirëpo nevojë efikase tërheqja e së cilës e ka prishë ekuilibrin mes arteve plastike.

Debati mbi realizmin në art rrjedh nga ky keqkuptim, nga ngatërrimi mes estetikes dhe psikologjikes, mes realizmit autentik që asht nevojë me shprehë domethanien e vetë kohës konkrete dhe esenciale të botës, dhe pseudo-realizmit të trompe-l’oeil (ja të trompe-esprit)5, që kënaqet me iluzionin e formave6. Prandaj arti mesjetar fjala vjen, duket se vuen nga ky konflikt; dhunësisht realist dhe naltësisht shpirtnor në një kohë, ai s’e njihte dramën që këto mundësi teknike erdhën tue zbulue. Prespektiva ka qenë mëkati fillimor i pikturës perendimore.

***

Nièpce dhe Lumière kanë qenë shëlbyesat e tij. Fotografia, tue përmbushë barokun, i ka lirue artet plastike nga obsesioni i tyne i përngjasimit. Përnjimend, piktura tekembramja sforcohej më kot me na iluzionue dhe ky iluzion i mjaftojte artit, teksa fotografia dhe kinemaja janë zbulime që kënaqin përfundimisht dhe në vetë esencën e tij obsesionin e realizmit. Sado i zoti të qenkej piktori, vepra e tij ishte shpesh e hipotekueme nga nji subjektivizëm i pashmangshëm. Përmbi imazhin bante roje nji dyshim burues nga prania e njeriut. Në fakt, dukuria esenciale e kalimit nga piktura baroke te fotografia nuk gjendet thjesht te përsosja materiale (fotografia do ngelej për shumë kohë poshtërane ndaj pikturës në imitimin e ngjyrave) por te nji fakt psikologjik: kënaqja e plotë e oreksit tonë për iluzion me anë të nji riprodhimi mekanik nga i cili njeriu përjashtohet. Zgjidhja nuk ishte te rezultati por te zanafilla.7

Prej kësaj konflikti mes stilit dhe ngjashmënisë asht nji fenomen relativisht modern, të cilit s’ka me iu pa gjurma para shpikjes së lastrës ndjesore. Asht e dukshmë se objektivizmi i mahnitshëm i Chardin nuk asht aspak ai i fotografit. Asht Tetëqinda koha kur fillon njimend kriza e realizmit, mit i së cilës sot asht Pikaso dhe që ka me ba për diskutim njikohe kushtet e egzistencës formale të arteve plastike sidhe ato të themeleve të tyne sociologjike. Çlirue nga kompleksi i përngjasimit, piktori modern ia len popullit8 që sakaq e indentifikon në njanen anë me fotografinë, dhe në tjetrën veç me atë pikturë ku ai zbatohet.

***

Origjinaliteti i fotografisë karshi pikturës qendrueka pra në objektivitetit e saj esencial. Aq sa edhe grupi i lenteve që përbajnë synin fotografik zavendës të synit njerëzor quhet pikërisht “objektivi”. Për të parën herë, mes objektit fillestar dhe reprezentimit të tij ndërfutet thjesht nji objekt tjetër. Për të parën herë, nji imazh i botës së jashtme formohet automatikisht pa ndërhymjen krijuese të njeriut, simbas nji determinizmi rigoroz. Personaliteti i fotografit hin në lojë veçse për zgjedhjen, orientimin, pedagogjinë e fenomenit; sado që të jetë e dukshme në veprën e kryeme, nuk rezulton me të njajtin titull si ai i piktorit. Të gjitha artet bazohen në praninë e njeriut; vetëm te fotografia i gëzohemi mungesës së saj. Ajo vepron mbi ne si fenomen “natyror”, si nji lule apo nji kristal bore bukuria e së cilës asht e pandashme nga origjinat bimore a tokësore.

Automatizmi i kësaj zanafille e ka tronditë rranjësisht psikologjinë e imazhit. Objektiviteti i fal fotografisë nji fuqi besueshmënie që mungon në çdo vepër pikture. Cilatdo qofshin vërejtjet e shpirtit tonë kritik jemi të detyruem me besue në ekzistencën e objektit të reprezentuem, kryekreje të ri-prezentuem, pra të bamë prezent në kohë e hapsinë. Fotografia gëzon nji transfert realiteti nga gjaja te riprodhimi i saj. Vizatimi ma besnik mund të na japë njoftësi ma të madhe mbi modelin por s’do zotnojë kurrë, për të keqen e shpirtin tonë kritik, fuqinë irracionale të fotografisë që gjeneron besimin tonë.

Kësodore, çileembyll sytë, piktura nuk asht ma se nji teknikë poshtërane e përngjasimit, nji Ersatz i procedimeve të riprodhimit. Vetëm objektivi na jep nji imazh të aftë me nxjerrë në pah, nga thellësia e nënvetëdijes sonë, këtë nevojë me i zanë vendin objektit me diçka ma shumë se nji kalk përafërues: me vetë objektin, mirëpo të liruem nga rastisjet kohore. Imazhi mundet me qenë i shfokusuem, i shtrajtësuem, i shngjyrosun, pa vlerë dokumentare, por rrjedh prej zanafillës nga ontologjia e modelit; ai asht modeli. Që këtu vjen tërheqja e fotove të vjetra9, ato hije të përhime apo sepie, fantazmagorike, thuej të palexueshme, nuk janë ma portretet tradicionale të familjes, janë prania tronditëse e jetëve të ndaluna në kohëzgjatjen e tyne, të çlirueme nga Fati i tyne, jo nga prestigji i artit por nga virtyti i nji mekanizmi pa gjak; njimend, fotografia nuk krijon përjetësi, si arti, por balsamos kohën, thjesht e pështon nga korruptimi i saj.

***

Në këtë prespektivë, kinemaja shfaqet si përmbushja në kohë e objektivitetit fotografik. Filmi nuk kënaqet ma me ruejtë për ne objektin e mbështjellë në çastin e vet si, në ambër, trupin e paprekun të kandrrave të ndoj ere të kalueme; e liron artin barok nga gjendja e tij e katalepsës konvulsive. Për të parën herë imazhi i gjanave asht si ai i kohëzgjatjes së tyne dhe si mumja e ndryshimit.

Kategoritë10 e përngjasimit që karakterizojnë imazhin fotografik përcaktojnë pra edhe estetikën e saj karshi pikturës. Virtualitet estetike të fotografisë qëndrojnë në zbulesën e reales. Refleksi mbi trotuarin e lagun, gjesti i nji fëmije, nuk varej nga unë me i dallue në pëlhurën e botës së jashtme; vetëm mosgjakësia e objektivit, tue e zhveshë objektin nga zakonet dhe nga paragjykimet, nga të gjitha skorjet shpirtënore me të cilat e mbështillte perceptimi im, mund ta bante të virgjën përballë vemendjes sime dhe prej andej edhe dashunisë sime. Te fotografia, imazhi natyral i nji bote që nuk dinim e nuk mund të shikonim, natyra përfundimisht ban ma shumë sesa me imitue artin: imiton artistin.

Mundet edhe ta kalojë në fuqinë e saj krijuese. Universi estetik i piktorit asht i tjetërsishëm ndaj universit që e qarkon. Korniza përfshin nji kozmos substantivisht dhe esencialisht të përndryshëm. Në të kundërt, ekzistenca e objektit të fotografuem merr pjesë te ekzistenca e modelit si nji gjurmë gishtore. Në këtë mënyrë, ajo i shtohet realisht krijimit natyral në vend që ta zavendësjë me nji tjetër.

Surrealizmi e kishte ndërpa këtë kur thirrte gelatinën e lastrës ndjesore për me i dhanë jetë teratologjisë së vet plastike. Fakti asht se për surrealizmin qëllimi estetik asht i pandashëm nga efikasiteti mekanik i imazhit mbi mendjen tonë. Dallimi llogjik mes imagjinares dhe reales gjakon me u fashitë. Çdo imazh duhet me u ndie si objekt dhe çdo objekt si imazh. Fotografia përfaqësonte pra nji teknikë të privilegjueme të krijimit surrealist sepse realizonte nji imazh që merr pjesë te natyra: nji haluçinacion të vërtetë. Përdorimi i trompe-l’oeil dhe i saktësisë së përpiktë asht kundërprova e kësaj.

Fotografia duket pra bash si ngjarja ma e randësishme e historisë së arteve plastike. Njikohe lirim dhe përmbushje, i ka lejue pikturës perendimore me lanë mënjanë njiherë e përgjithmonë obsesionin realist dhe me rigjetë autonominë e vet estetike. “Realizmi” impresionist, me alibitë e tij shkencore, asht e kundërta e trompe l’oeil. Ngjyra tekembramja mund ta gëlltiste formën vetëm kur kjo të mos kishte ma randësi imituese. Dhe kur, me Cézanne-in, forma rimerr prapë dorëzinat e telajos, në çdo rasë nuk ka me ndodhë ma simbas gjeometrisë iluzioniste të prespektivës. Imazhi mekanik, tue i kundërvu’ pikturës nji konkurrencë që mbërrin, përtej përngjasimit barok, identitetin e modelit, e ka detyrue me u kthye për vete në objekt.

Ç’kotësi dënimi paskalian, prejse fotografia na len me admirue nga njana anë, në riprodhimin e vet, origjinalin që sytë tonë nuk do kishin dijtë me dashtë, dhe te piktura nji objekt të kulluem arsya me qenë e të cilit nuk asht ma në referencë me natyrën.

***

Nga ana tjetër kinemaja asht nji gjuhë.

1 Shprehja franceze arts plastiques përvijon bashkësinë e arteve pamore të karakterizueme nga riprodhimi i relievit dhe nga reprezentimi i dimensionit të tretë (thellësisë), realë (si te skulptura) ose iluzorë (si te piktura). (Sh. i p.)

2 Blaise Pascal: “Ç’kotësi piktura, që shkakton admirim si rredhojë e ngjashmënisë për gjana të cilave s’u admirojnë as origjinalet”. (Sh. i p.)

3 « Esquisse d’une psychologie du cinéma », Verve, 1939. (Sh. i p.)

4 Do ishte interesante me ndjekë nga ky kanvështrim konkurrencën, në gazetat e ilustrueme prej 1890 në 1910, mes reportazhit fotografik, ende në zanafillë, dhe vizatimit. Ky i fundit kënaqte mbi të gjitha nevojën baroke të dramaticitetit. Sensi i dokumentit fotografik asht ngulitë veçse dora-dorës. Konstatohet gjithashtu, përtej njëfarë saturimi, nji kthim të vizatimi i animuem i tipit “Radar”.

5 Lojë fjalësh mes mashtrim për synin dhe për mendjen. (Sh. i p.)

6 Ndoshta sidomos kritika komuniste do duhej, para se me i mveshë aq shumë randësi realizmit ekspresionist në pikturë, me reshtë së foluni për këtë si do kish qenë e mundun me e ba në Shtatëqindën, para fotografisë dhe kinemasë. S’ka shumë randësi se Rusia sovjetike ban pikturë të keqe qyshse ban kinema të mirë: Ejzenstejn asht Tintoretto-ja i saj. Përkundrazi ka randësi që Aragon mundohet me na mbushë mendjen se qenka Repin-i.

7 Do ishte gjithsesi rasa me e studiue psikologjinë e zhanreve plastike poshtëranë, si kalku dhe maskat mortore, që paraqesin edhe ato njëfarë automatizmi në riprodhim. Në këtë kuptim mund të konsiderohej fotografia si nji kalk, nji mënyrë me marrë gjurmën e objektit me ndërmjetësimin e dritës.

8 Po a ndodhet njimend « populli » si i tillë në zanafillë të divorcit mes stilit dhe ngjashmënisë që efektivisht ndeshim sot? A s’identifikohet ma mirë me shfaqjen e “shpirtit borgjez” të lindun me industrinë dhe që të shërbejë pikërisht si opozitor i artistëve të Tetëqindës, shpirt që mund të përcaktohet me reduktimin e artit në kategoritë e tij psikologjike? Për më tepër, historikisht fotografia rrjedh drejtpërsëdrejti nga realizmi barok, dhe Malraux vë në dukje me të drejtë se ajo fillimisht nuk ka shqetësime të tjera përpos që me “imitue artin” tue kopjue në mënyrë naive stilin e pikturës. Nièpce dhe pjesa ma e madhe e pionierëve të fotografisë për ma shumë, kërkonin me kpjue stampat me këtë mjet. Çka andërronin ishte me prodhue vepra arti pa qenë artistë, për dekalcomani. Nji projekt ky në mënyrë tipke dhe esenciale borgjez, që megjithatë e konfirmon tezën tonë tue e ngritë disi në katror. Ishte e natyrshme që fotografit modeli ma i denjë i imitimit t’i dukej objekti i artit, për faktin se ai e imitonte sakaq në sytë e tij natyrën, “por ma së miri”. Ishte e nevojshme njifarë kohe që, tue u ba vetë artist, fotografi të mbërrinte me kuptue se nuk mund të kopjonte tjëtër në mos natyrën.

9 Në origjinal, photografies d’albums, pra fotot e mbedhuna gjatë viteve në albumet e familjes. (Sh. i p.)

10 Përdor skajin « kategori » në kuptimin që i mvesh Gouhier në librin e tij mbi teatrin, kur i dallon kategoritë dramatike nga ato estetike. Kështu sikurse tensioni dramatik nuk implikon asnji vlerë artistike, edhe përsosja e imitimit nuk identifikohet me bukurinë: ajo përban vetëm nji landë të parë ku fakti artistik regjistrohet.

botue dikur te Milosao

DANIELE LUTAZZI

Daniele Luttazzi

Ka lindur në Sant’Arcangelo di Romagna në 1961 (siç kishte dëshiruar gjithmonë). Ka botuar 101 gjëra me u shmangë në një funeral, Seks me Luttazzi-n, Thuaji klitos po, Taboid etj. Ka punuar me RaiDue (Valë kozmike) dhe në tv (Magazine 3, Mai dire Goal, Barracuda).

Është i dashuruar.

S’qenë ba as dy minuta qysh se e kishim hapë restorantin, kur ia behu një klient i urtë plot maniera prej xhentëllmeni, me një shikim tejet inteligjent porse të tërhequr. Ishte Daniele Luttazzi, një nga mjeshtrat më të mirë të satirës italiane, sot, natyrisht, i çensuruar. Mbaj mend se porositi pjatën më të thjeshtë që kishim në listë e u tret saora në mendime. Ngula këmbë me e shërbye vetë, anipse roli im ishte ai i banakierit. Ndërruam ndonjë fjalë e më tregoi për punën e tij të fundme për teatër, ku edhe më ftoi. Natyrisht s’vajta. Teatrit, vazhdoj t’i ruhem.

A. CANI

Marxulo interviston Hitlerin

Skena: dy poltronëza të bardhë, dhe në sfond një orë muri madhoshe mbi kuadrantin e së cilës figurojnë veç numra 12.

Marxulo

Ja tek është, ora e Mesnatës me rrethina, takimi juaj i natës. Sonte, mysafir i Mesnata me rrethina, diktatori më profesional i të gjitha kohërave: Adolf Hitler. (Kthehet, e sheh.) Adolf Hitler: diktator, njeri spektakli, koleg. Si u bëtë diktator, doktor Hitler?

Hitler

Duke iu gjegjur një njoftimi të “Corriere della Sera“. Kërkonin dikë që të ndizte Luftën e Dytë Botërore në mënyrë kreative, duke pushtuar Poloninë, kampe përqëndrimi, dhoma gazi, dhe të gjitha të tjerat, në mënyrë që mandej Chaplini të mundej me përftue një film komik. Kjo gjë më vinte shumë përzemër, e kësisoj u paraqita. Kam pasur gjithmonë temperament artistik. Mos harronin se kam frekuentuar Akademinë e Arteve të Bukura.

Marxulo

Ku gjithsesi nuk arritët të diplomoheshit…

Hitler

Është e vërtetë. Më mbetën në provimin e fundit. Ishte një shkollë prestigjioze, shumë përzgjedhëse. Dhe do ishte edhe sot e kësaj dite, po të mos e kisha rrafshuar me anë të SS-ve.

Marxulo

Ah, të tmerrshmet SS! A është e vërtetë se s’i ishin të dytë askujt, për sa i përket mizorisë mendore?

Hitler

Është e vërtetë. Autorët e këtij emisioni s’kishin lindur akoma.

Marxulo

Bukuria. Fakti se ju jeni objektivisht i bukur si ka ndikuar, nëse ka ndikuar, në mënyrën tuaj të të qenit diktator?

Hitler

Oh, ka lehtësuar gjithçka. Shikoni, i dashur Marxulo, do iu zbuloj një sekret. Njerëzia – njerëzia zor se mbetet indiferente para një mbrapanice mashkullore të bërë më së miri. Merrni për shembull Göring, mareshallin Göring. A besoni se do i kish ardhur keq të bënte diktatorin, të ishte në vendin tim? I kishte të gjitha cilësitë e nevojshme për tu bërë, e prapë s’ia doli. Dhe e dini pse? Ishte barkiç.

Marxulo

Edhe duke mos u pajtuar me politikën e tyre të jashtme, kam menduar gjithmonë se nazistët ishin gjithsesi stilista mode të mëdhenj. Ato pantallona, ato tabare! Kush i vizatonte modelet?

Hitler

Unë. Ju falemnderit për komplimentin. Është gjëja që më ka dhënë kënaqësinë më të madhe absolutisht. Unë qeshë vizionari që në vitet Dyzet propozoi ngjyrat pastel për burrat. Dhe kështu do më pëlqente të kujtohesha: si vizionari që në vitet Dyzet propozoi ngjyrat pastel për burrat.

Marxulo

Jeta juaj sentimentale. Ç’raport keni me dashurinë, doktor Hitler?

Hitler

Shumë të mirë. Në fund s’jam tjetër në mos një romantik i dashur vjetran i pashërueshëm. Për mua, dashuria është laksativi më efikas që gjendet sot në treg.

Marxulo

Shumë bindëse. E tashti më hiqni një kuriozitet: ju, doktor Hitler, a do bënit dashuri me një vajzë hebreje të sëmurë me AIDS?

Hitler

Veç pasi ta kem kremuar.

Marxulo

Një pyetje që ia bëjmë gjithmonë të ftuarëve tonë. Ç’ëndërr do donit të shikonit, sonte?

Hitler

Po atë që bëj gjithmonë tash do kohë të mira: ëndërroj se bëj dashuri me Alba Parietti. Një ëndërr fantastike! Sikur një gjë e tillë të bëhej realitet. E mendoni? Unë që bëj dashuri me Alba Parietti-n... Nuk do e laja për një vit!

Marxulo

E kështu përfund do kishit një rezervë të mirë djathi. A keni ndonjë pishman?

Hitler

Nuk duhej të vetvritesha, në atë bunker të mallkuar. Duhej të filmoja gjithçka dhe mandej t’ia shisja ekskluzive-n Mixer-it. Ose t’ ia hyja bisnesit, të ristrukturoja bunkerin dhe të ndërtoja një McDonald’s. Diçka të tillë.

Marxulo

Jemi njëmend në mbyllje. Jeta është një ëndërr, apo ëndrrat ndihmojnë me jetue më mirë, doktor Hitler?

Hitler

S’kam më moshë unë për këso lloj pyetjesh. Jam një pesionist i qetë, tashti. Loz me koça, bëj pazarin te Coop, përdor panalonen dhe të enjtën mbrama shoh Telemike. Mbase jeta është një ëndërr.

Marxulo

A keni një apel të fundit me i lëshue spektatorëve të natës së Rai Uno?

Hitler

Një apel? Po, dhe është ky. (Sheh nga kamera.) Duke parë si po shkojnë gjërat në botë, nuk jam akoma i rehabilituar?



botue dikur te Milosao e Albri Brahushës dhe Shpëtim Kelmendit

martedì, settembre 09, 2008

doli revista Tregimet... ideja & dashnia A.Cani





Ja një revistë që i kushtohet Mjeshtrit Pashko Gjeçi… !

Dhurata Hamzai

-Doli në treg revista Tregimet... , një e përmuajshme antologjike me temë. Numuri 0 i saj nis me Tregimet e detit ku janë përzgjedhur autorët Michele Mari, Andreas Karkavicas, Edgar Allan Poe, Jorgos Skabardonis, të cilët janë shqipëruar përkatësisht nga Astrit Cani, Romeo Çollaku, Erion Temali…

Këndoje revistën dhe hidhe në det! Forumi Snack Bar Mediterran. Kështu shënohet në faqen e fundit të një reviste të përmuajshme me tregime antologjike, e cila dje ka dalë në treg nga botues Zenit&Forumi Snack Bar Mediterran me numërin 0. Kjo sprovë me numërin e saj zanafillor i kushtohet mjeshtrit Pashko Gjeçi. Numëri 0 i saj nis me Tregimet e detitku janë përzgjedhur Michele Mari, Andreas Karkavicas, Edgar Allan Poe, Jorgos Skabardonis, të cilët janë shqipëruar përkatësisht nga Astrit Cani, Romeo Çollaku, Erion Temali…

Ideja e kësaj reviste ka qenë e Astrit Canit. Ai, ndërsa ka ngjizur projektin e tij që do t’i vinte për mbarë ta quante dhe dashniaështë takuar me bashkudhëtarët në botën e përkthimit Ledia Dushi, Dalina Jashari, Chiara Lunardi, Ardian Kyçyku, Romeo Çollaku, Azem Qazimi, Shpëtim Kelmendi, Agron Tufa, Primo Shllaku, Gëzim Kame, Krenar Zejno, Erion Temali, Gilman Bakalli, Jonila Godole, etj, etj, ka shtyrë më tej këtë ide dhe revista e përmuajshme antologjike u bë.

Tirana që nga sot ka një të përmuajshme antologjike me temë. Cani ka pohuar në intervistën për gazetën TemA se pas detit, sipas temave përkatëse, ata kanë menduar të vijojnë me numurat në seri me Tregimet për humorin (të bardhë e të zi), Tregimet për shahun, Tregimet për gotën, Tregimet për nitratin e argjendit e me radhë. Sipas tij, revista nuk do të mbahet vetëm me përkthime. Do zgjedhim edhe tregimet më pikante të shkrimtarëve shqiptarë. Synojmë edhe t’i japim lexuesit fjalorthët përkatës, të detarisë, të erotikës, të shahut, të kinemasë, etj , ka pohuar poeti dhe përkthyesi Astrit Cani. Ky numër nuk flet për detin turistik, po për detin aventuresk, për detin si dimension metafizik të aventurës, siç e quan i ndrituri Michele Mari, shprehet Cani. Ndërsa përsa i përket numërit zanafillor që i kushtohet përkthyesit të Odisesë”, Pashko Gjeçit, Cani pohon se ja: Odiseja e Gjeçit është libri themelor i fëmijërisë sime. Vetëm pasi e lexova mund të them se fillova të kem një ndërgjegje. Aty gjenden vlerat themelore të qytetërimit tonë, dhe Mjeshtri i ka përcjellë në shqip me shumë dashuri. Pra, duket se kjo revistë e ka rëndësinë më të madhe të saj ngaqë i kushtohet zejes së përkthimit, sepse është koha kur kjo zeje është futur nga përkthyesit sharlatanë në rrugën e banalitetit.

Intervista me Astrit Canin, ideatorin e numërit 0 të së përmuajshmes antologjike Tregimet e detit

Dhurata Hamzai : Doli numri i parë i revistës Tregimet, një e përmuajshme antologjike. Nëse kjo është sprova që ju e quani numri 0, cili është niveli që synoni më tej ?

Astrit Cani : -Niveli është letërsia e vërtetë, nuk ka nivel tjetër.

Dhurata Hamzai : Letërsia e vërtetë… ?!

Astrit Cani : -Po. Ajo që arrin me qenë me të vërtetë pjesë e jetës.

Të krijohet përshtypja se publiku është çmendur pas viçit të artë, ose shamanit demoniak me emrin e krupshëm spektakël. Por kjo është ajo çka vetë spektakli don me na ba të besojmë. Por ne i besojmë Orwellit dhe jo Big brother-it. Një gjë e vogël e vërtetë ka më shumë kuptim dhe jetëgjatësi se një rrenë e madhe.


Dhurata Hamzai : Tregimet e detit i kushtohen Pashko Gjeçit, ngaqë ai ka përkthyer Odisenë ?

Astrit Cani : -Po. Sidomos për këtë gjë. Miku im Zejno e kishte shumë për zemër këtë dedikim. Unë dua vetëm të shtoj se nga Odiseja tek Moby Dick, deti ka qenë ati i letërsisë së burrave të vërtetë. Ata që kujtojnë se klasikët e letërsisë detare janë libra për fëmijë kanë të drejtë, por edhe ata që kujtojnë se kemi të bëjmë me kryevepra të epikës ose me epikë të kulluar, kanë të drejtë.

Ky numër nuk flet për detin turistik, po për detin aventuresk, për detin si dimension metafizik të aventurës, siç e quan i ndrituri Michele Mari. Odiseja e Gjeçit është libri themelor i fëmijërisë sime. Vetëm pasi e lexova mund të them se fillova të kem një ndërgjegje. Aty gjenden vlerat themelore të qytetërimit tonë, dhe Mjeshtri i ka përcjellë në shqip me shumë dashuri.

Dhurata Hamzai : Ja ku dolëm tek përkthyesit, a ka përkthyes të rinj që mund të krahasohen me mjeshtërit e kalibrit si Gjeçi, Shllaku, Zheji?

Astrit Cani : -Unë personalisht e kam humbur shijen e leximit në shqip. Kjo lidhet me inekzistencën e filologjisë shqiptare. Ka përpjekje individuale dhe arritje të shkëlqyera individuale mes të rinjve. Është një Romeo Çollaku dhe një Azem Qazimi, por nuk kemi një shkollë të vërtetë. Puna e këtyre pak individëve të përkushtuar, nuk gjen as terrenin, as përmasën fizike, as volumin për të përbërë një korpus.

Dhurata Hamzai : Thatë që janë pak të rinj që e njohin zejen e përkthimit, por në Shqipëri ka një përmbytje me tituj të letërsisë së përkthyer?

Astrit Cani : -Po kjo dihet. Ky është një fakt banal. Është më banal se banaliteti i përkthimeve. Besoj se kjo mund të zgjidhet vetëm me krijimin e kritikës së mirëfilltë. Lexuesit i duhen dhënë koefiçentat e korrigjimit. Perceptimi sot fabrikohet nga gazetat. Sipas disa interesave që vetëm me të ardhmen nuk kanë lidhje. Kritiku duhet të gjejë kriteret, duhet të bëjë diskrecionin midis vlerës dhe mosvlerës. Por duhet punuar në skuadër për ta bashkuar realitetin kulturor shqiptar, dhe për ta ngjitur atë në një nivel më të lartë. Ndërkohë, mediat po punojnë për të shkatërruar receptimin.

Dhurata Hamzai : Cila është natyra e revistës ?

Astrit Cani : -Kjo është një e përmuajshme antologjike me temë. Pas detit si tema ne kemi menduar humorin (të bardhë e të zi), shahun, gotën, nitratin e argjendit e me radhë. Kuptohet revista nuk do të mbahet vetëm me përkthime. Do zgjedhim edhe tregimet më pikante të shkrimtarëve shqiptarë. Synojmë edhe t’i japim lexuesit fjalorthët përkatës, të detarisë, të erotikës, të shahut, të kinemasë, etj.

Dhurata Hamzai : Revista del si botim Zenit & Forumi Snack Bar Mediterran. Zenitin e njohim, na thoni dy fjalë për forumin Snack Bar Mediterran….. ?

Astrit Cani : -Ky forum është një bashkim artistësh, shkencëtarësh dhe filozofësh të rinj që ngulmojnë për ndryshimin e perceptimit dhe synojnë të punojnë me brezin e vet. Misioni ynë është të promovojmë kulturën e lirisë, sepse ne e kemi lirinë, por e kemi marrë ndoshta gratis dhe nuk e zotërojmë kulturën e saj. Liria e shprehjes duhet të vijë bashkë me kulturën e shprehjes. Revista është gjëja e parë që ky bashkim intelektual sprovon dhe shpresojmë të vijojë me prurjet e tjera. Duke pasur para sysh kuadrin filologjik ku Zeniti i vendos botimet e veta, ne e konsiderojmë atë partner tonin natyror.

Jeni shprehur për të disatën herë mbi ndryshimin e perceptimit, çfarë kemi parasysh me këtë?

Astrit Cani : -Kjo temë lyp më shumë bojë nga sa importon sot Shqipëria. Mund të themi se perceptimi ka frekuencën e vet, dhe ne luftojmë që kjo frekuencë të jetë e lirë e pakontrolluar dhe e mosvarme. Në momentin kur këtë frekuencë e kontrollon spektakli kemi të bëjmë krejtësisht me një zhurmë që shkatërron pikësëpari shqisat perceptive ose receptimin. Ne synojmë që njerëzit të shpallin pavarësinë e mendimit. Duhet shpallur pavarësia e perceptimit. Besojmë se orientuesi më i mirë për çdo njeri është zemra dhe mendja.

Çfarë nënkuptoni me spektakël?

Astrit Cani : -Përkufizimin na e jep Guy Debord. Ai thotë se spektakli është kapitali i grumbulluar deri në atë pikë sa me u kthy në imazh. Filozofi italian A. Zhok, flet për shpirtin e parasë dhe likujdimin e botës. Debord, pikas dy lloje spektakli: spektaklin e përqëndruar që e bënte partia në mbarë Lindjen Evropiane, dhe spektaklin e hallakatur që e bën kushdo dhe më mirë se kushdo e bën stërbosi, në botën e lirë. Për lexuesin shqiptar, një ide mbi këtë luftë e jep Orwelli, te libri 1984(bot. Zenit). Raste galopante të spektaklit te ne janë televizionet alla berluska, sektet fetaroide, muzika porno, pornokracia, etj. Prandaj ne, i kthehemi Kinës e Indisë, Biblës, Kuranit, Kantit, qoftë edhe Engelsit, apo Freudit dhe i mbrojmë si vlera të qarta të mendimit historik. Dhe jemi kundër spektakolarizimit të këtyre vlerave, dhe sidomos jemi me mish me shpirt kundër interpretimit folkloristik të tyre. Kundër interpretimit folkloristik të politikës. Kundër interpretimit.

TEMA

mercoledì, luglio 30, 2008

TEST INTELIGJENCE IDEUE NGA AJNSHTAJNI

  • Test intelligence ideuar nga Einstein

Einstein mëtonte se 98% e popullatës globale nuk ishte në gjendje ta zgjidhte këtë test:

% Kemi 5 shtëpia prej 5 ngjyrash të ndryshme.

% Në çdo shtëpi jeton nga një penson me kombësi ndryshe.

% Këto 5 persona pijnë njëfarë pije, tymosin njëfarë duhani dhe kanë një tip kafshe.

Adresat:

1. Anglezi jeton në shtëpinë e kuqe.

2. Suedezi ka qenë.

3. Danezi pi çaj.

4. Shtëpia jeshile është në të majtë të së bardhës.

5. Banori i shtëpisë jeshile pi kafe.

6. Personi që tymos Marlboro rrit zogj.

7. Banori i shtëpisë së verdhë tymos Dunhill.

8. Banori i shtëpisë në qendër pi qumësht.

9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë.

10. Personi që tymos Blend jeton pranë atij që ka mace.

11. Personi që ka kuaj jeton pranë atij që tymos Dunhill.

12. Personi që tymos Camel pi birrë.

13. Gjermani tymos Pall Mall.

14. Norvegjezi jeton pranë shtëpisë blu.

15. Personi që tymos Blend ka një komshi që pi ujë.

Pyetja është:

]]]]] Kush ka peshq? [[[[[

sabato, luglio 05, 2008

In memoria

Xhuzepe Ungareti

In memoriam

Emnin ia thojshin Muhamed Sheb,

Prej rodi të mirë emirësh nomadë.

Vrau veten se jeta e la pa atdhé.


E deshi Francën

E ndërroi emën.

I thirrën Marsel,

Mirpo s'ishte francez.

Dhe nuk dinte ma

Si rrnohet

Në çadrën e të vetve

Ku ndëgjohet Kurani me za,

Tue gjerbë kafen erëmirë.


E s’diti me e shprangue kangën e vetmís.


Me zojën e hotelit e shoqnova

Në rrugën e të Pafatëve numër 9

Teposhte ku nata troshitet.

E tash pushon në hupnín e Ivrís

Vorrezë që ka përherë bojën e nji cirku të fikun në shi.


Dhe ndoshta veç unë

E di halà se ai jetoi.

mercoledì, giugno 18, 2008

Eldorado

Appunto una parabola

La mia tappa a Milano, la milanesiana si oppose diametralmente a quella di Tirana. Mettiamola così. Ero su questo treno che faceva un tratto lungo ma proprio lungo: tipo la transsiberiana. A un certo punto appare una splendida stazione. Il treno ferma. La gente scende a fiotti. Io decido di fare lo stesso. Si entra tutti lì. In questa stazione tutto è impeccabile. Le sedie sono dei troni forgiati in oro. I servizi del thè poi non parliamone. Dopo il thè noto una cosa. Tutti quelli scesi con me, ritornano verso il treno. Sono perplesso. Ma non demordo. Io non sono sceso per fare una pausa, tanto il thè lo potevo bere in uno degli innumerevoli vagoni ristorante. Comunque è vero che sù non è permesso fumare. Allora esco dalla stazione dalla parte della strada, direzione città. Ma che vedere: una desolatissima landa che annega all’orizzonte. Stupito, indugo un attimo. Capisco che non c’è altro da fare che risalire a bordo. Ma una volta raggiunto i binari, del treno nemmeno l’ombra. A questo punto mi tocca aspettare lì per anni. Soppravvivo, sono albanese. Dopo di che nell ottavo anno di vita erma, ecco il treno. Lo stesso. Quelli che scendono sono stupiti nel vedermi. Forse non tanto per il mio aspetto, quanto per il fatto che io mi trovavo proprio lì in quella stazione. Dopo il loro thè, il treno riparte. Forse tra i scesi c’è stato qualcuno che ha rifatto il mio datato errore. Senza forse, ma sicuramente. Ma forse non è nemmeno un errore. E questa stazione non è del tutto inutile.

Il treno viaggia. I paesaggi si alterano come le stagioni. Solo la gente è sempre quella. La gente muta in sé, questo è vero, ma nel mutare, nell’affacendarsi ricrea sempre la stessa cosa: la quatidianità. All’improvviso, senza che nemmeno io me ne sia accorto, mi ero buttato dal treno in corsa, a capofitto in un combusto paesaggio, foresta uccisa come quelle de “La Strada” di Cormac McCarthy. Perché l’ho fatto? Non lo so. So solo che non aspetterò più nessun treno. Volterò per sempre le spalle ai binari, quelli che portano da qualche parte. Qui le possibilità di soppravvivenza sono pari a zero. Le possibilità di riscatto pure. Ma qui non c’è nessuno dei ricatti che condizionano la quatidianità di quelli. Qui le possibilità di soppravvivenza sono minime. Acqua di pioggia, principalmente. Questa è la morte. Ma io vado avanti. A capo di non molto tempo, dietro quella foresta uccisa, sbuco a Eldorado. Quella desolazione nascondeva la città promessa. Una fittissima giungla bruciata, per avere così il sentiero per Eldorado.

Adesso vivo in Eldorado, e passo le giornate a lavarore nel ramo dell’oro. Le mie mani valgono oro. Ogni tanto sogno il treno. Ne sto faccendo uno enorme, tutto in oro. Mi coricherò lì dentro, quando mi toccherà rendere l’anima.

17 giugno 2008

mercoledì, giugno 11, 2008

Email

Ciao Astrit!
Come stai? Tutto bene al tuo rientro?
Io sto bene e ho anche qualche novità: ho finito gli esami, riuscendo a dare l'ultimo mentre lavoravo al Corriere. Poi lì ho smesso il 10 maggio, quando è scaduto il contratto, ma nel frattempo ho trovato lavoro per una rivista mensile che si occupa di comunicazione e mass media. Lavoro per loro solo la settimana prima della chiusura e correggo bozze. Sono contenta perchè mi permette di studiare, ma nel frattempo faccio esperienza e guadagno quanto basta. Quindi complessivamente sono più tranquilla. Sto iniziando a leggere qualcosa per la tesi, ma onestamente sono molto stanca...e si vede...non sono più così precisa! Dimentico un sacco di cose, mi confondo... ;)
Mia madre ha letto il tuo libro di poesie e le è piaciuto molto, mi ha detto di farti i complimenti. Io invece sono per te una delusione: non l'ho ancora letto. Continuo a leggere per la casa editrice, per lavoro e studio e per me stessa non trovo mai un momento, anche perchè quando ho del tempo libero o esco o dormo, ho gli occhi stanchissimi...mi spiace. Confido sull'estate...ne ho un bel po' di cose da recuperare durante le vacanze... (tu probabilmente non approverai il modo in cui mi faccio stressare......)
Però ogni tanto fra i libri insulsi che mi fanno leggere ce ne è uno che merita, come quello che ho finito di leggere oggi e che mi ha fatto pensare a te. Forse lo conosci già:
Anilda Ibrahimi
"Rosso come una sposa"
Einaudi - I coralli
Lei è albanese, ma vive in Italia e ha scritto direttamente in italiano. E' una storia basata sui ricordi che le arrivano dalla sua famiglia e racconta l'Albania dagli anni 20 agli anni 90, attraverso le vicende umane dei protagonisti, soprattutto le generazioni delle donne della stessa famiglia. C'è qualcosa di antico e profondo nel tipo di relazioni che sono descritte, qualcosa che mi ha fatto pensare alla tua infanzia così piena di spazi liberi. Poi è molto intenso ciò che le donne di quella famiglia si trasmettono, come una eredità: il compito di raccontare ai morti ciò che accade nel mondo dei vivi, per non perdere i legami familiari e per non perdersi. Un gesto che fa sentire chi lo compie al suo posto, in pace.
Qualcosa che io non ho mai sentito, qualcosa che sembra essere lontano dalle nostre vite frenetiche, e che infatti l'ultima delle protagoniste, quella della nostra generazione (più o meno, è nata nel '72) fa fatica a sentire e a compiere. Ma poi ci riesce, in modo nuovo: non più l'antico lamento rimato cantato dalle donne (una specie di epica), ma il romanzo.
Mi è piaciuto e mi ha commosso.
Magari ti viene voglia di leggerlo...
Intanto a me ha fatto venire voglia di scriverti!
Un bacio grande,
a presto!
Virna

martedì, giugno 10, 2008

Artur Bejzade, peshkatar

Astrit Cani

Artur Bejzade, peshkatar

Na ishte njëherë televizioni shqiptar. Nuk e dijmë a pati ndokur aty një tryezë të rrumbullakët, nuk e dijmë a na qe ndopak Kamelot. Vitet për të cilat flas ishin ato kur ne dilnim nga materializmi pa liri, dhe hynim këmbëekrye në materializmin me liri, që e perverton edhe vetë idenë e lirisë. Nse në këtë kohë vërshuan spiritualistët (me sekte, nënsekte, dogma dhe nëndogma), spiritualizmi nuk u duk gjëkundi në horizont. U rindërtuan objektet e kultit, por subjektet mbetën të pakultivuara. Premisat ishin të errëta. Lindja e pluralizmit kulturor, u përurua me vjedhjen e arkivit të këtij televizioni. Mund të duket se pikërisht kjo vjedhje shënoi lindjen e pashmangshme të mafies së re kulturore në Shqipëri.

Në këtë moment (gjysma e parë e viteve ’90) një njeri i dhënë pas dritës dhe dritëshkrojës, i vendosur në pult, fillon të ndryshuarët e perceptimit të spektatorit filmik, na katapulton në magjinë e një arti, kinemasë, që në fakt ngelet i kritikueshëm si i pari që krijoi konformizmin e përgjithshëm ose planetar ndaj spektaklit. Veç pati hereziarkët e vet, anarkistë e vizionarë, godardë e kubrickë, artistë të klasit më të lartë, nga ata që kanë diçka për të na dhënë, nga ata që e kritikojnë dhe i shpëtojnë ekonomisë së spektaklit, duke na mësuar së pari ekonominë e qenies njerëzore.

Ky përzgjedhës i shquar dhe i harruar për së gjalli, me estetikën e tij origjinale dhe frymëzuese, jo vetëm iu kundërvu realizmit socialist, nga i cili disa bënin sikur dilnin e të tjerë bënin sikur zgjoheshin, por i rezistoi mrekullisht edhe realizmit socialist amerikan. Puna e tij iu kundërvu gjithaq edhe pse për pak kohë, pornokracisë, që lulëzoi më vonë, me ballkanizimin etnofolklorik me bazë të gjerë pulsionale të Ballkanit.

Unë me brezin tim n’atë periudhë ishim në moshën më të mirë të njeriut: hunda s'na kishte zënë ende lesh (kishim nuhatje të jashtëzakonshme), veshët s'na kishin vënë ende dyll (ishim sidomos dëgjues të mirë, bij të radios). Besonim te Zoti si krijuesi i jonë dhe si krijuesi e frymëzuesi i Mr. Al Pacino dhe Mrs. Michelle Pffeifer.

Në këtë moment, ne shihnin te televizioni një burim kulture, dhe në fakt për ne ashtu rezultoi. Duke lundruar në kanalin tonë, ne pamë një seri filmash nga më të mirët e të gjitha kohëve dhe vendeve, kryesisht në gjuhë origjinale dhe të përkthyer mirë, çka na ndihte edhe në përvetësimin e gjuhëve të huaja.

Në fakt, disa njerëz gjendeshin pas gjithë këtij operacioni kulturor. Ky shkrim përmend veç njërin, z.Artur Bejzade, i denjë për këtë elozh të vonuar.

Dikush, me një thjeshtëzim tipik shqiptaresk, në mënyrë tendencioze, do mëtojë se Bejzade ishte thjesht në vendin e duhur në momentin e duhur, por unë them se ai në radhë të parë ishte personi i duhur, dhe kam prova për këtë. Në fakt këta janë njerëz që e kan kapakun gati vetëm për të mirën, sepse mëtojnë që kanë sensin e masës, në fakt masën ua jep dijenia se janë të parealizuar, e nuk i kemi parë t’ia vënë atë kapak të keqes...

Nuk dua, dhe nuk di të kujtoj shumë tituj. Një film me seri do e përmend patjetër: gjermanin Enigmat e rërës. Mandej serinë e pakrahasueshme të filmave francezë. Mandej kryeveprat hollywoodiane (“Dritarja mbi oborr”, etj.) dhe të tjerat nga Amerika (“Vdekja nuk di të lexojë”); perlat e paçmuara të shkollës italiane (Djemtë e rrugës Panisperna), filmin “Vdekja e një poeti” nga Spanja.

Filigranë e këtij korpusi ishin filmat e dashurisë, ku ne mësuam ta perceptonim erotizmin si diçka me vlerë dhe si vlerë e kultivuar dhe e kultivueshme... Ishim çunakë por e kishim kuptuar ku ishte e bukura e moshës që na priste. Vetë Bejzade ishte i dashuruar pas Nastasja Kinskit. Kozmogonia e tij filmike ishte e ndriçuar nga rrezet e argjendta të nitratit të dashurisë. Zgjidhte edhe filma dramatikë, epikë, satirikë... por në thelb prekja e tij dhe shqisa e tij e gjashtë, ajo e muzikës kozmike, ishte e lirës.

Nga një satirë te një film aksion ja ku çelnin Lulet e mollës, që lageshin nga Lot në shi, dhe ja ku ato lule na dhuronin Çaste magjike. Karrigeja në maje të kodrës te Dashnorët e Maries, ishte në fakt vendi ideal i spektatorit ideal të filmit. Narracioni filmik hynte sakaq në jetët tona dhe i mbrunte sipas imazhit të vet, gjithmonë e më bukur - muzika bëhej harmoni e gjallë.

I mrekullueshëm ishte fakti se ne po shihnim gjërat më të mira të etérit, pa pasur aspak idenë se këta ishin punë të regjizorëve më të mëdhenj. Burimi ishte platonik, ideal. Ne nuk pyesnim fare për regjizorët. Shumë më vonë (në moshë të pjekur, sic!), zbuluam se këta ishin regjizorët më të mëdhenj të botës së filmit, por kjo s'na e ndryshoi fare perceptimin, për mos me thanë, na la si na gjeti. Vazhduam t'i donim ato vepra dhe t'ushqeheshim me kujtimin e të pamit të tyre pa ia mbushur mendjen vetes se këta ishin punë të disa personave, pasi ne ishim jo vetëm spektatorë inteligjentë por edhe pjesmarrës në krijim. Ky është fat dhe fakt. Të hysh në vepër pa mik. Të lidhesh me dashuri, me ide.

N'atë dimension të realitetit (dhe ndoshta vetëm aty) Shqipëria ishte një ujdhesë fatlume. Por në qoftë lumturia një iluzion, shija e saj që ne e ndjemë ishte reale, dhe askush s'mund ta mohojë se ajo që perceptonim me ndihmën e atyre filmave ishte lumturia, moskokëçarse dhe haplehtë, vegimtare dhe ideale; la bonheur: gati gati, ora e mirë.

Besoj se në mos i pastë bërë të tëra Artur Bejzadja, së paku ai është per ne modeli i shkëlqyer i punëtorit të etérit. Dhe është puna ajo që e bën etérin eternel. Ai – e kush e ka harruar buzëqeshjen e tij! - kishte me thesarin filmik të regjizorëve të mëdhenj një konfidencë që vetëm një i barabartë mund ta ketë. Jo një primum inter paris, aq sa një i barabartë në mesin e të parëve.

Me qenë filolog është e pamundur në Shqipëri. Por ka pasë njerëz që ia kanë dalë, të paktën për një kohë. Artur Bejzade, mbetet i veçantë në këtë. Në misionin e tij estetik të përmbushur me thjeshtësinë e qytetarit të vërtetë, e ilirit, romakut, grekut të lashtë, anglezit... Artur Bejazde, përfaqëson edhe i vetëm (por s'është dhe pa shokë), tipin e vërtetë dhe të çmuar të merakliut.

Në kohën tonë të shnjerëzuar, kur spektakli ose grumbulli i të gjitha iluzioneve pa lavdi po i fundos të gjitha, po fundos librin, po dhunon artet, po e bastardon kinemanë, kur njerëzit si Bejzade nuk e gjejnë më vendin e vet, prapë Bejzade për të cilin flasim (pra ai i fillimiviteve ’90) arrin edhe sot të komunkiojë pasion e përkushtim ndaj së bukurës.

Ai nuk ishte një filmpërzgjedhës, një kontrollor cilësie, një programator, një pragmatist. Ai ishte një peshkatar. Ai na peshkoi të gjithëve. Na peshkoi me karremin luksoz të dritëshkrojës.

Kolegë të tij të sotëm, o bij të karaokes egzistenciale! Ju që keni 20000 filma në arkiv dhe s'dini që s'dini me zgjedhë. Këqyrni prapa jo dhe aq prapa në kohë, rikthehuni me mendje në vitet kur duhej të ishte formësuar ndërgjegja juaj, dhe aty do e gjeni një referencë të shkëlqyer. Mister Artur Bejzaden, peshkatar.

Tiranë, Maj 2008

botue te TEMA e Tiranës