Metafizika, na thoshte një mësues, u quajt nga lëçitësi latin, ajo  pjesë e veprës së maqedonasit Aristotel, që vinte pas Fizikës. Por meqë  physis domethënë natyrë, metafizikja është thjesht e mbinatyrshmja. E  përtejshmja, infiniti, e pashmja simbas dritës... 
Ajme jetojmë në epokën e anti-metafizikës, në konsumizëm, dhe të  gjitha këto tingëllojnë patetike. Kjo epokë është veç tjerash edhe  anti-fizike. Kaq na janë errësuar sytë nga mallrat, sa kemi humbur edhe  lidhjen me natyrën, me fiziken. Dhe meqë e kemi humbur, kjo lidhje është  bërë qëllim në vetvete. Priremi drejt fizikes, duke u nisur nga  dëshpërimi ynë material, si dikur prireshim drejt metafizikes, duke u  nisur nga pamjaftueshmëria jonë fizike. 
Por shpirti ynë është aq i paushqyer, sa çdo kundërmim metafizike, na  bën efektin e një helmi. Sa nga njerëzit e sotëm mund ta dëgjojnë  Moxartin, pa iu dukur si "muzikë të vdekurish" fjala vjen?
Për të folur tani më në konkret për shpirtin shqiptar, e ndjejmë sa i  kufizuar është bërë ai, nga reformat e historisë, sidomos atyre të  shekullit të kaluar. Nuk po flasim për shpirtin Spirit (Spirito, Geist),  por për shpirtin Soul (Anima, Seele). Për botën gjysmë-errcake të  shqisave, që po errësohet gjithmonë e më shumë. Shpirti shqiptar po  humbet instinktet, por pa fituar mendimin. Po humbet reflekset, pa  fituar refleksionin. Mendimi është instinkt i ri, prandaj i dominon  instinktet e vjetra fizike, dhe është i vetmi instinkt metafizik. 
Në mungesën e programeve reale, atyre që i mundësojnë njeriut të  vetëndërtohet, jemi sot para dy modeleve "sendërtuese". Sera e  socializmit sovjetik është zëvendësuar me xhunglën e tranzicionit, dhe  synohet që të shitet xhungla për të blerë serën. Në dyja këto modele  zhvillimi të kopshtit antropologjik, shpirtit i merret fryma (për ta  thënë filozofikisht më saktë, do më duhej italishtja, e do thosha: allo  spirito vien tolta l'anima). Xhungla është model a-politik, pra  antimodel, anarki. Sera prodhon në seri, por njerëz të skaduar amà, të  konsumuar. 
Nëse elita jonë ka modele kaq të skaduara për ne, kjo do të thotë se ajo  nuk ka model për vete. Dhe ajo nuk ka lidhje organike me elitarizmin e  viteve '30, sado që me fjalë mundohet ta bëjë. E madje pyetja shtrohet: a  kemi elitë? Jo. Nuk kemi. Kjo elitë synon të na bëjë të besojmë se ne  nuk kemi teknologjinë për ta kuptuar. Por meqë ajo e ka teknologjinë, si  ka mundësi që nuk kupton vetveten?!
Thjesht se i mungon ai dimensioni...
Ç'është një elitë, përpos se një lëvizje që prodhon metafizikë?! Në  kohën kur njerëzimi ishte më pak i robotizuar nga teknika, i donte  lundërtarët e poetët e heronjtë e vet, pasi këta e pajisnin me  metafizikë, i jepnin frymëmarrjen univerale, energjinë jetësore,  largpamësinë profetike. Sot sistemit nuk i duhen më tërë këta figura të  shpirtit, i duhen thjesht bateri. 
Pa metafizikë, fjalët janë thjesht miza. Janë miza që kalojnë kokë më  kokë, hyjnë në veshë e dalin nga goja, gjithnjë e më të azdisura,  gjithnjë e më pickuese e verbanike. Shikojini se ç'ndodh me tërë  komunikatorët - conquistadores të ekranit të vogël - gazetarët,  politologët e politikanët, pedagogët e intelektualët, aktorët e  regjisorët, këngëtarët dhe kompozitorët? A bëjnë gjë tjetër përpos së  transmetuari mizat?! Mizat e njëri-tjetrit. Mizat e labirintit! Mizat e  këtij realiteti të mbyllur, jo për shkak të vogëlsisë së vendit, por për  shkak të mungesës së metafizikës!
Edhe Irlanda është e vogël, por shpirti irlandez merr frymë thellë.  Sepse një shpirt nuk është një shpirt po nuk u derdh në një plan  shpirtëror. 
Diçka aktuale, tash. Kur themi se ne shqiptarët e kësaj Shqipërie duhet  të dalim, nuk kemi parasysh se duhet të bëjmë pasaportat biometrike dhe  të harxhojmë ato pak kursime që kemi. Të dalim, të dalim sa më parë, e  jo të ikim, por të shkojmë. Për hir të atyre që vdiqën në kufi, të  dalim, për të parë liri me sy, aty ku liria funksionon... 
Por ata që vdiqën martirë, e kishin metafizikën e lirisë e ne mund të  vdesim pa e pasur; shpirtrat e tyre e panë lirinë, e ajo qe shkëndija që  i bëri të lëvizin edhe fizikisht. Sikundër, shumë shpirtra që kanë  lindur në liri, nuk do e shohin atë, pasi nuk e kanë metafizikën e saj.
Kur flet për fiziken dhe metafiziken, s'mundesh dot ma ta vesh  theksin tek e dyta. E don metafizika e tekstit. Ngase thjesht po shkruan  pa folur. E në fakt në kohën tonë për shkak se po minohen të dyja,  natyra dhe e mbinatyrshmja bëjnë lidhje të vetme (religjon t'unjishëm),  për të krijuar njeriun me ndjeshmëri kozmike, si përgjigje ndaj robotit  elektronik.
Pse e duam hebreun, të krishterin, muslimanin, siç duam poetin,  muzikantin, e Ainshtajnin? Se kanë metafizikë, se kuptojnë gjuhën e  krijimit, ia hapin dyert dritës, dhe janë jeta e kësaj bote, që pa ta  s'ka jetë. 
Metafizika ose skaji kah synohet. Pasi vetëm duke synuar të gjesh mbinjerëzoren, mund të arrish së paku njerëzoren.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)
Nessun commento:
Posta un commento