Kto dit, industria e spektaklit na serviri do imazhe që ma shum sesa
mendjen, tërhoqën vëmendjen. Disa aktivistë të shoqnisë civile, me pak
konflikt interesi për shkak të angazhimit nëpër OJF-na, bashkë me do të
tjerë pa konflikt interesi, shkulën nji rrethojë mbrenda të cilës
parashikohej i sati ndërtim mbrenda parkut të liqenit artificial. Gjesti
brutal i nji grueje që i hedh në tokë kapelen policit dhe ky që ia
kthen me shpullë, tregoi ma s’miri se jemi “përpara ligjit”, veç jo në
kuptimin përballë tij, por në kuptimin se jemi para pranimit të ligjit,
pra jemi parapolitik. Edhe reagimi i policit ishte parapolitik. Nuk më
intereson a ishte i dhunshëm a brutal. Nuk e di çfarë do të më ndodhte
sikur t’i hidhja në tokë kapelen nji polici amerikan, nji xhandari
francez, a nji karabinieri italian. Aksioni dhe reaksioni kishin të
njëjtin regjistër. Fryma e ligjit nuk shihej kurrkah.
Imazhi tjetër që bani xhiron e dritoreve virtuale, ishte shterzimi i
njifarë Eljan Tanini, që mund ta quejmë për qejf El ninjo – nji lloj
korrenti që hiqet si uragan, në momentin kur i vehen prangat. Aktiv në
shumë profile (…çel ekspozita si piktor, shkruen libra si filozof, punon
në televizion, proteston në protestë, me siguri edhe ojëfon nëpër
OJF-na), nuk ka halà portret. Mund të jetë çashtje moshe, por tue pasë
parasysh sa aktiv asht qysh tash në profile të ndryshme, ky zor se ka me
krijue ndojherë portretin e vet. Në ktë shkrim na intereson, për shkak
se asht nji ekzemplar i moralit të kohve të reja: Morali mediatik.
Në radhë të parë duhet mbajtë parasysh se çdo imazh asht fals. Por në
kohët e reja, morali asht baras me dukjen. Pra mjafton me u dukë, për
me kenë i moralshëm, ose amoraliteti që duket, asht moral i pranuem.
Tashma s’asht nevoja as me u dukë si i moralshëm. Thirrma çajupjane e
Rilindjes autentike: Shqiptar mos rri, po duku!, ka kalue në tranzitive:
Shqiptar, rri rri dhe duku! Ose thjesht duku!
Kto janë disa arsye pse kto imazhe tërhjekën vëmendjen. Po pse nuk tërhjekën mendjen?!…
Në mnyrë naive, dikush shtron pyetjen: Pse prapë beton?! Asht si me pyet pse gjysma e rezidentëve shqiptarë jetojnë në Tiranë.
Në vendin tonë ka dy industri. Industria e imazhit që asht
ndërkombtare, dhe industria e ndërtimit, që asht e vetmja industri
kombtare. Cili shqiptar nuk asht kah ndërton nji shpi aktualisht, kjoftë
në tokë të zanun a në tokë të bleme? Prandej, nuk kemi pse habitemi kur
shpërthen betoni gjithandej. Po ju vërtet kujtoni se nji pushtet i ri
(i ri në sensin logjik), ka me e ndalë betonin?! Thjesht ka me fikë do
betoniera dhe me vu në punë do të tjera. Personalisht mendoj se pushteti
aktual asht ma i keqi ndër vite, mbasi përdor paret e industrisë së
ndërtimit, jo për me shtu ndoj kand të gjelbër (qoftë edhe në periferi,
meqë qendra u dashka bunkerizue se s’ban), por me pague industrinë
ndërkombtare të imazhit, ku falë operacioneve plastike ka me u dukë “me
ftyrë njerzore” në sy të botës, të cilës, në fakt, s’i intereson fare as
fati i shqiptarëve as fati i klasës së tyne politike.
Prandej, shqiptarët, të cilët i janë turrë qendrës në mnyrë
apokaliptike, pikrisht me kompensue faktin se jemi nji provincë e
zhurmshme ku koha asht ndalë, nuk kanë pse habiten se shì dëshira e tyne
e smundë me jetue të gjithë në panoptikonin Tiranë, e ban të
pajetueshëm at qytet, e minon zhvillimin civil të tij. Nse nuk e zbulon
qendrën mbrenda vedit, ke me kthye në periferi çdo qendër të banueme
prej teje. Asht ky kompleks i ikjes fizike nga provinca, që i jep
kuaj-fuqi industrisë së ndërtimit, me hamshorët e saj të tërbuem. Nse
nuk e kuptoni pse po shpërthen betoni prapë, kaloni nji mjes te parku i
Ushtarit të Panjohun dhe shikjoni matrapikët e ngulun në bar, në pritje
të punëdhanies. Ju edhe doni punë në ndërtim, edhe doni që të mos ketë
ndërtime. Atyne që presin me matrapik të ngulun në bar, nuk iu japin
punë OJF-nat, por industria e ndërtimit. Por ju nuk u jepni za atyne! Ju
u jepni za OJF-nave dhe LGBT-nave!
Për me i ndejtë logjikës së shkrimit, duhet të theksojmë se në
Shqipni ka nji simbiozë antidialektike mes shumicës dërrmuese dhe
pakicës që jep dërrmën. Asht nji pakicë që shet diploma, por asht nji
shumicë që i blen. Asht nji pakicë që ndërton bunkera shumkatsh, por
asht nji shumicë që i blen. Asht nji pakicë që e menaxhon korrupsionin,
por asht nji shumicë që e ushqen atë. Duhet mbajtë parasysh, se nuk janë
individat që e qeverisin jetën e përditshme të nji populli, por asht
stili i tij i jetës. Prandej ndrroji sa të duesh aktorët, po nuk ndrrove
stilin e jetës, tue fillue prej mnyrës si mendon dhe vepron, nuk ke
ndryshue asgja. Katovica ishte pikërisht në stilin “Gattopardo”: ‘Si
cambia tutto per non cambiare niente’.
Prandej që protesta të ketë kuptim etik, dhe të mos karakterizohet
thjesht nga morali i batakut mediatik, duhet të ketë frymë tjetër.
Qytetari nuk tregon katundarinë e tjetrit, por qytetarinë e vet.
I vetmi ogur asht që ploja, e cila e gjeti Tiranën dhe qytetet
bregdetare, të mos përhapet npër rrethe. Por nse ne nuk fillojmë me
ndërtue industrina të tjera, dhe mbesim në dorë të industrisë së
ndërtimit, ose të trafiqeve ose të remitencave të shqiptarëve që punojnë
jashtë – të cilët kjo qeveri ka mendue edhe me i taksue, por nuk ka
vend në botë që takson kontributorët spontan!, at’herë kangët e
shekullit tonë, kanë me qenë kangët e betonieres.
mercoledì, febbraio 24, 2016
Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(16)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)