Letër nji intelektuali të ri -
Astrit Cani
Nata e kulturës shqiptare
I dashtun mik,
kemi të përbashkëta mjaft gjana. Së pari, çka unë vërej nga shkrimet tua, âsht se je i ri sikundër jam vetë. Thom jemi i njajti brêz. E shì nga ne, ma shum se prej gjithkujt, pritet nji etikë e re. Nji tjetër etikë e mvarun veç prej parimeve ma pozitive, e që i ka rrâjët në humanizëm para se n’Etnopsikozë. Gjaja e dytë që di âsht se ke studjue, dhe patjetër vijon me studjue në Perëndim. Sikundër vetë. Nji arsye ma tepër për me i dhanë hov frymës perëndimore në kulturë. Veçoria tjetër e përbashkët âsht se për ne Kadaré âsht shkrimtar i diskutueshëm.
Por s’duhet me iu sulë atij si kamikazë. Në nji artikull për “realizmin socialist” pata përdorë formulat “realitet i idesë imorale”… “kukulturë”… “kakë e kuqe që vazhdojnë me na e bâ në krye”…; kurse për Kadarenë: K. (më beso që dikush e mori për shamje rruge), pse kuptojshem: personazh kafkjan… Ardian Ndreca, nji i njohun i përbashkët, padiskutim pinjoll i asaj aristokracie kulturore që sublimohet me Konicën, Malokin e Pipën, me të cilin na bashkon të dyve dashunia për Shkodrën, më tha në Romë pa paternalizëm se “me sulmue Kadarenë âsht si me qitë mbi Kryqin e Kuq”, e m’a ban hallall nse tash unë t’a kthej ty ktè këshillë. N’emën t’etikës sonë dialektike.
Vetë, e kam zgjedhë Kadarenë si thezë për laurea dhe më beso merrem me tê për përditë. E përditë e harxhoj pjesën ma të vlertë të durimit tim tue u marrë me librat e tij. Por nuk âsht punë PeHashit. Ky âsht prore problematik mes shqiptarëve. Shtrohet çashtja e identitetit. Unë jam nji mysliman shqiptar i kulturës evropiane dhe për sivëlla njehi nji hebre çek me kulturë gjermane! Por kjo âsht mrekullia e të ndjemit… Kadare, a e ka damtue me t’vërtetë identitetin shqiptar?! Mue s’m’interson nacionalizmi, pra as përgjegja e kësaj pyetje, ma fort se përgjegjet e pyetjeve estetike që shtron vepra e tij. Kur zgjohem në mëngjes, nuk më kujtohet se jam shqiptar, por se jam gjallë. Mendoj, pra jam më vjen si: Ndjej se mendoj, pra ndjej se jam. Njisoj si kur bie me fjetë…
Nuk kam asgja kundër fanatikëve të ideve, por nuk i due fanatikët e nji ideje të vetme si qenë komunistat. Duhet me i pasë lexue të gjithë librat për me thanë se janë nji libër i vetëm, e jo anasjelltas… Ajo çka më ban përshtypje âsht se të gjithë çohen e mbrojnë nji e sulmojnë nji tjetër, çdo gja relativizohet me përdhunë, njerëzit t’a përsërisin nji fjalë për me i dhanë asaj ekzistencë, por askush s’u çue me sintetizue nji époche të përgjithshme. Nji pezullim gjykimi. Unë i përqasem botës me époche-në time, na mëson Husserl, dhe kësodore qendroj jashta saj. Pra gjykimi fillon me u bâ vlerë mbas aplikimit t’époche-së.
***
Asgja.
Rilexova me mall mbas shum kohe, “Vargjet e lira” të Migjenit, këtë radhë në variantin dygjuhësh (shqip-anglisht) të Robert Elsie-t. E bashkë me të m’u kujtue Shkodra me “belle époque” shqiptare në vitet tridhetë. Mendova se në të vërtetë, u pré çdo lidhje organike mes asaj kohe dhe kohës që e pasoi, sado që autorët e diktaturës e quejshin punën e tyne kunorëzim të natyrshëm të andrrës migjeniane.
Realizmi social i Migjenit, thashë, duhet mbajtë veçan realizmit socialist, jo pse Migjeni nuk ishte nji socialist, por sepse i ashtuquejtueni “realizëm socialist” - formulë kjo e shpikun shì nga Stalini, - në Shqipni ma shum se kudo, ka qenë deri në grahmat e mbrame “realizëm stalinist”, ngase përshkohej i tani prej nji idiosinkrazie, tue iu gjegjë nji arsyeje terroriste të diktatorit.
Stalinizimi e përçudnoi peisazhin fizik dhe sidomos atë shpirtnor të vendit tonë. Aq sa edhe sot, ai e helmon realitetin, shì pse procesi i ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e tij ndodhet në pikë të vdekun. Dhe kjo reflektohet në nivelin e dobët të cilësisë psiqike shoqnore. Dukuni e rrezikshme âsht mandej ajo mbas së cilës, po synohet kalimi nga stalinizimi te komerçializimi i kulturës (nji botë mediatike ku gjithçka premton seks). Dukuni e kallëzueme nga faqet serioze të kulturës shqipe, si ishin ato të t’paharrueshmes Ars. Kemi nji treg që lulëzon shì nga mungesa e identitetit. E për turpin tonë, çdo përpjekje me e çue dinamikën kulturore qoftë në nivelet e viteve ’30, përfundon në mjerim. Kemi nji ’97 që desh na katandisi në skenare ruandeze, kur dikush deshti që toskë e gegë të silleshin si utu e tutci. Po të mos ishte ky vit, nuk do e kisha gjetë kurrë skajin “etnia” përkrah “ghego” apo “tosco”, sikundër e gjeta te nji libër italian (sigurisht amoral) për historinë e vonë të Shqipnisë. Nji komb, dy etni: hajt hajt moj llokum…! Prandej thom mik, se festimi i datëlindjes së gegënishtes âsht gja e tepërt, jo pse gegënishtja nuk meriton me u festue, por sepse në të vërtetë rasa madhore âsht datëlindja e shkrimit shqip. Sa për datëlindjet e tjera, kemi datëlindjen e standartit që e shenjojmë me rreth të zi në kalendar. Gegënishtes do ia festojmë, po, ringjalljen. “Gegë”, e “tosk”, kanë nevojë për thojza, mik, fjala shqiptar, nuk ka.
Problemi etik âsht i ngutshëm, por gjaja e parë që ai lyp, âsht pikërisht ngêja.
Nse krimet fizike të stalinizmit janë pranue e dënue deridiku, asnjeni nga intelektualët e “realstalinizmit” nuk ka pranue se ka krye krime kulturore. Sigurisht, nuk presim asgja nga policët e kulturës, apo automat kulturore të asaj kohe, por nga personalitete të nivelit të Kadaresë (me emnin e të cilit abuzohet nga të gjitha palët), do ishte ma se e pritshme, që ai, ai përfaqësues i frymës së kulturës europiane, së cilës i përket, të bante nji gjest si dëshmi e etikës perëndimore që e karakterizon. Nji distancim, qoftë mirëfilli estetik nga veprat e tij “realstaliniste” do kishte padyshim nji valencë etike të padiskutueshme. Nji distancim i tillë nuk do merrej si implikim nga inteligjencia shqiptare (heshtja âsht ma kompromentuese), e sa për reagimin e lexuesit masovik, shkrimtari mund t’a harronte pa dhimbë, tue pritë mandej pasojat katarktike të gjestit të tij. Prej Kadaresë, në mirëbesimin ma të madh, pritej diçka ma shum sesa me folë për mosdashuri (?!?) të komunizmit ndaj klerit dhe inteligjencës dhe gjuhës gege… Por ndoshta vetë shkrimtari ka nevojë i pari për katharsis.
Distanacimi estetik âsht hipostaza ma e natyrshme për shkrimtarin. Lanksch referon se Martin Camaj, (disident që s’ka nevojë për ktè titull, sikundër Borges s’kishte nevojë për Nobel), u distancue nga dy veprat e tij të para, thjesht për arsye estetike. Emblematik rasti i Franc Kafkës, që me skrupuj pambarim, distancohet në fjalët testamentare, nga vepra e vet që nuk i përmbushkej aspiratat fetare dhe mëtimin e tij kah teomorfikja… Shkrimtari ynë, që nuk vuen nga skrupujt e tepërt, asht kufizue në premjen e do fragmenteve pikante në ribotimin e ndonji libri apo në ndonji lustrim a rimontim qendrimesh në intervistat e tij të buta. Thjesht mundet me u rikujtue çka thotë për poetin B.Xhaferri (trashëgimtarin e zjarrit migjenian), te ftesa në studio e mandej te biseda me Alain Bosquet.
Shkrimtari ynë mandej duhet të distancohet nga katrahura kritike simbas të cilës atij i hiqet një izëm dhe i veshet nji tjetër. Përfaqësuesi i realsocializmit, asht njiherësh edhe përfaqësues i modernizmit (surrealizmit) dhe i postmodernizmit!? Kuptohet, se kur kritika mundohet me të mveshë ndonji izëm, ajo ma tepër po synon me i la duert me veprën tande sesa me iu përqasë asaj me nji qendrim dialektik. Në t’vërtetë veprat e mëdha, që e kanë karaturën me u quejtë klasike, nuk e durojnë dot gjatë nji izëm, por diskursi i tyne mëton me e përtërî në të gjitha kohënat sfidën ndaj kritikës.
Kemi droe se nguti i klasifikimit dhe nguti i nobelizimit nuk janë të së njajtës frymë me adagio-n e përjetësisë. Nesër kur të thom kadarean, çka do nënkuptoj, nëse vetë shkrimtari, nuk ndjek rrugën e veprës së tij, tue u distancue nga çnjerëzorja e realstalinizmit e tue shkue te njerëzorja e humanizmit. Çka do kuptoj si kadareane nesër, po qe se të vetmet vepra kritike për Kadarenë, do mbesin si obeliske të zeza ato të hordhisë së karakritikëve enverocentrikë (kritikëve të zij pse nxijnë letrën e i ndihin veç shpyllëzimit)?! A mjaftojnë ato që shkrimtari thotë për veten me e përçanësue kadareanen?!... Vetë Dostojevskij gjeniu kolosal, i njoftojte kritikët të mos ndigjojshin atë çka thote për veprën e vet.
***
750.000 bunkerë ndërtoi komunizmi shqiptar, më shumë se nji për familje.
Në rrafshin e realitetit, këto janë shifrat esencjale t’irrealitetit të tij. Në fakt, - tue rimarrë atë çka Borhes vëzhgonte mbi nazizmin, - komunizmi hynte n’mëkatë për irrealitet. Ishte i pajetueshëm; njerëzit mundeshin sall me vdekë për të, me rrejtë për të, me vra e me derdhë gjak për të. Por askush në vetminë qarkore të unit të vet s’mundej me jetue për të.
Këtu vepron shkrimtari Kadaré. Në këtë pajetueshmëni. Ai âsht pjesë e sistemit. Âsht ajo pjesë e cila duhet t’a përligjë atë në planin estetik. Sot, ai mëton se ka qenë i vetëdijshëm për pajetueshmëninë e sistemit (kjo âsht normale!), ja pse pjesa mâ e mirë e veprës së tij e përfaqëson këtë vetëdije. Pra, mbetet për me u ftillue nse pjesa ma e mirë e veprës së tij, âsht edhe pjesa mâ autentike, pra pjesa mâ e vërtetë e prodhimit kadarean. Unë besoj se po. Por ajo çka më zhgënjen âsht fakti se nji shkrimtar që ka marrë pjesë në stalinizimin e kulturës shqiptare, qoftë edhe me do vepra që i paskeshin shërbye si alibi, don me vlejtë si disident, pra me pasë dy alibi për të njajten akuzë (che non son logico io? c. “Inferno” Dante), teksa nuk ban ndonji gjest emblematik iniciator të destalinizmit, përkundrazi fortifikohet ndër qendrime konservatore që ruejnë atë farë monopoli që ia detyron kryekëput komunizmit egzistencën e vet. Shkrimtari nuk ka nevojë për kurrfarë alibie për veprën e tij mbasi kjo âsht alibia e vetme e tij dhe e vetes. Sepse, - me përdorë në mirëbesimin ma të madh - nji terminologji policeske: na e dijmë ku ka qenë i pandehuni në momentin e krimit. Kemi dëshmitaren e pakundërshtueshme – veprën e tij.
Ndërsa “Lidhja e shkrimtarëve” dhe artistëve sëtoku me akademinë provon kryekreje se lufta e klasave në Shqipni ka mbarue dhe ajo vetëpërfaqëson klasën fituese. Ajo çka ti kallëzon si “neorealizëm socialist” e ka gjenezën aty mbrendë. “Realizmi socialist” âsht nji minierë e vërtetë m… dhe e di se ka boll minatora që halà vazhdojnë me nxjerrë në dritë thesare prej saj… Por kjo nuk âsht letërsi, prandej kur flasim për letërsinë e sotme shqipe, do flasim për shkrimtarët e jo për minatorët e minierës së m… se mandej e ndyjmë edhe fjalën letërsi edhe fjalën shqipe. Mos u shqetëso hiç, pse realizmi socialist âsht sot jo burrë, por rê pa pantallona!
Labirinti dialektik
Asgja s’më ka bâ ma shum përshtypje se vlerësimi i Kadaresë si Kafka i Ballkanit. Kjo s’ka ndodhë nga kritikë shqiptarë, mbasi ata që i bajnë dûa mjeshtrit shqiptar, nuk e njohin jase nuk e pranojnë randësinë e Kafkës, kurse ata që e duen mjeshtrin pragez, nuk e bajnë nji krahasim të tillë mbasi njohin Kadarenë. Dihet se nji krahasim të tillë e ka bâ ndoj mik extrashqiptar i shkrimtarit [shkrihem kur i lexoj francezët tue i bâ pyetje tonit për fatet e Evropës (?!)].
Sigurisht, “Nëpunësi i pallatit të ëndërrave” (por edhe “Piramida” e “Përbindëshi”) asht nji roman që mëton me u lexue si kafkjan. (Mos të harrojmë se Kafka âsht shkrimtari ma pak kafkjan i letërsisë). Na shpie në qendrën e nji labirinti dialektik. Por për mue âsht edhe romani ku Kadaré, na paraqet nji personazh që mund t’i vlejë si doppelganger. Mark-Alem, njeriu që tue u marrë me andrrat i gjendun në nji labirint në zvoglim e sipër që mundet fare mirë me u zvoglue deri sa me ia shtrëngue fytin e me ia marrë frymën si litari, i shërben nji pushteti që mundet me gjykue e dënue paapelueshëm atë dhe familjen e tij, në mënyrën e gjykatores kafkjane… Por toni i veçantë i forma mentis kadareane rroket në formulën “trishtim qyprilian” që s’përvijon tjetër pos vetmisë së njeriut nën diktaturë, vetmi që domosdo Kadare e provoi, në nji intonim të veçantë, qyprilian, kuptohet, ngase ai qe nji funksionar i naltë i asaj diktature, nji funksionar që merrej me andrrat.
Por me vuejtë vetminë nën diktaturë nuk mjafton me qenë disident. Për me kuptue disidencën e Kadaresë, mjafton me shikue qendrimet e shkrimtarit me ata të sojit të vet, nga Solxhenicin te B. Xhaferri e K. Trebeshina. E do shohim se Kadereja ka qenë disident… - me disidentat! Fakti se ai ka pasë frikë nga komunizmi, nuk provon se ai âsht disident. Pse atëherë do na dalin disidenta të gjithë. Nji Dante, mbase do e kishte vue shkrimtarin tonë te rrethi i «pusillanimi», ata që s’qenë as të mirë as të këqij.
Nji disident i vërtetë, e din se disidenca nuk të nxjerr e vetme, prej shpellës platonike. Kjo ndoshta âsht thjesht nji mënyrë tjetër me pá vargojtë. Nji manierë prometeane sigurisht. Por artistat i përkasin Apolon-Dionisit. Shkrimtarët e mëdhej janë disidenta, por në nji mënyrë retroaktive, postume. Kafka, ishte disidenti ma i madh i nazizmit, anipse vdiq në ’24 para se ky me u përurue, por fillimin e tij e pati pá pse ishte vizionar.
Me diskrecion të plotë mundemi me thanë se disidenca e Kadaresë âsht alegoria e tij e fundit.
Tash, me u kthye te të ndjemit estetik.
Në të vërtetë ajo çka ban që Kadare të mbesë p.sh. në zemrën time, âsht shì zotësia e tij artizanale, mjeshtria e tij plastike, e thanë in nuce: talenti i tij. Me disa vepra ai nuk i ka shërbye rregjimit, por letërsisë. Vetë Pipa e pranon talentin e Kadaresë, gjithë tue e ftillue ma së miri përmasën e diskutueshme moral-personale të Kadaresë. Por, le të kujtojmë fjalët e Croce-s, për artistin:
«[…] Potrà peccare e macchiare la purezza del suo animo e farsi colpevole in quanto uomo pratico; ma dovrà avere vivo, in una forma o in un’altra, il sentimento della purità e della impurità, della rettitudine e del peccato, del bene e del male. Potrà non esser dotato di gran coraggio pratico o addirittura dar segni di smarrimento e di timidezza; ma dovrà sentire la dignità del coraggio; molte, e forse le più belle pagine di poesia eroica e guerresca, sono dovute a uomini che non avrebbero saputo o potuto brandir mai un’arma. D’altra parte, non si vuol dire che basti possedere personalità morale per esser poeti e artisti: l’essere vir bonus non basta neppure a diventare oratore, se non vi si aggiunga il dicendi peritus.»
Dhe ato pak veprat e tij të nalta do admirohen për madhështinë e tyne, teksa sëtoku piramidave, funksioni i tyne ka me u harrue. Në të vertëtë faraoni shqiptar e përkrahte veprën e Kadaresë, pse shihte te ajo piramidën e tij (edhe vetë kish prove me ndërtue nji piramidë – 75 veprat- por i kish dalë bunker). Por, sikundër piramidat, veprat e Kadaresë do i përkasin artit e jo ndonji faraoni. S’due me thanë se do jetojnë sa piramidat, por se për aq kohë sa do jetojnë, askush nuk do i shohë si depozitare të ndonji kërme. Nuk ka si me e pasë “Kronika në gur”, kërmën mbrenda, dhe edhe në e pastë e ka të mumifikueme e të fortifikueme n’sarkofag. Gjirokastra, qe qyteti që egzistoi, për me dalë, në mënyrën e Mallarmé-së, te ky libër.
Shkolla e sotme Shkodrane
I dashtun mik, jam dakort se mundemi me folë për “Neo-realizëm socialist” prej viteve ’90 e këtej, por atë unë e shoh ma tepër në fushën e gjuhës. Vigoriziteti i përtëritun i bunkerit gjuhësor – mbrojtja me ligj e standartit që âsht vetë dami ma i madh i gjuhës, sigurisht këtu kemi të bajmë me atë që formula jote identifikon. Kurse në fushën e letrave, që padyshim gëzon dinamikë tjetër kundrejt politikës gjuhësore, kemi “post-realizëm socialist”. Disa e rinovojnë realizmin socialist sikundër mëton ti. Por ata si Kelmendi, janë pikërisht prova e gjallë se “realizmi stalinist” e ka humbë çdo të drejtë qytetarie në republikën e letrave shqipe.
Shpëtim Kelmendi, lindë mbrenda Shqipnisë londineze i biri i nji patrioti pejan, âsht shkrimtari ma interesant i shkollës shkodrane. Kurse me çdo libër që shkruen ai tregon se ku i ka kufinjtë letërsia shqipe. “Vdekja ka shije të hollë” vepra e tij e parë me poezi, prej së cilës na ndajnë ma se nji dekadë e gjysmë. “Vdekja nuk vjen”, romani i tij aktual. Nga Vdekja në Vdekje, kalon shkrimtari. Por nuk âsht vdekja e artit, pse edhe kur vdes arti, arti i vdekjes vazhdon me jetue. Arti e din se ka nji vdekje ma të rrezikshme, që âsht vdekja për së gjalli.
Romani “Vdekja nuk vjen” rimerr nji mit grek. Përbindëshi mitik që sot nën dritën e Frojdit ka edhe pahjet e kimerave psiqike…
Dijmë se qytetënimi ynë fillon kur grekët e vjetër, kuptojnë se tashma, të shumtit ndodheshin andej. Në këte mënyrë âsht e pranishme edhe sot vdekja në botëkuptimin tonë, si nji institucion demokratik trashendental.
Por vdekja për Kelmendin âsht egzistenciale, ajo nuk vjen. Pret aty që ti me e zgjue…!
Roman marramendës e i thukët, dramatik e madhështor, sublim e i mnershëm, ky libër për mue shenjon edhe nji triumf filozofik për autorin, nji hap drejt vetëpërsosjes. Mbas solipcizmit të “Nirvanës” dhe të poezive të “Maieutikës”, mbas përroit të ndërgjegjes të “Pesë gardianëve”, shkrimtari del në det të hapun dhe përballet me stuhinë. Tashma balena e bardhë i ka ditët e numërueme. Uni e ka lanë monologun dhe âsht nisë drejt Tjetrit por në t’vërtetë kundron Njësinë . Qiriu i Naimit, nuk egziston ma këtu si dritë e kullueme. Letërsia shqipe ka sot nji moshë tjetër. Ideali i së mirës asht i mbrujtun te figura e nji profesori, të shtruem në nji infermieri ku të gjithë pacientët, mëtojnë bodlerjanisht se kjo jetë âsht nji spital ku çdo i sëmundë âsht i zaptuem prej dëshirës me ndërrue shtrat. Dhe sidomos, personazhi i profesorit âsht i gjallë, real, jo bartës i nji ideje, por i kompleksitetit të jetës. Mbasi Kelmendi e din se detyra e tij âsht me shfaqë artin e me mshehë artistin (citue O.Wilde).
Nuk mundem me folë ma këtu për ktè roman, por më besoni se shkolla shkodrane, si quej elitën letrare të viteve ’90 në Shkodër, ka përfaqësues të denjë me u quejtë mjeshtra dhe poetikë të lavrueme me u quejtë shkollë. Kuptohet kjo shkollë ka për mue pikësëpari nji kuptim privat, e ban pjesë në mitologjinë time personale ma shum se te ndonji historiografi letrare e stisun.
Nji burrë i randë i kësaj shkolle âsht Skënder Drini, i vetmi shkrimtar që njoh, i cili shì prej zotësisë artizanale - talentit, i ka pështue triumfalisht “realizmit stalinist” tue shkrue gjana shum të mira mbas fundit të terrorit. Romanin e tij “Eklipsi i hanës” përfaqëson dramaticitetin ma të mirë të realizmit, para të cilit prumjet e vonueme eksperimentale në prozën shqipe tingëllojnë të stonueme.
Manierist në kuptimin ma të naltë âsht shfaqë Ridvan Dibra.
Strëhollimet estetike munden me u shijue në punën e G.Krasniqit. Kurse Ledia Dushi âsht poeteshë laureate e gegënishtes.
Randësia e punës së Klemendit (që mjet gjuhësor – gjuha âsht mjet! - ka gegënishten letrare) dhe Dibrës (që përdor drejt, pra me qëllim emancipuese, standartin) âsht dimensioni filozofik i veprës së tyne.
Kelmendi publicist, me të cilin ti kapesh (me shkrimtarin s’mundemi me u kapë), prapë âsht me u vlerësue në rangun e ma të mprehtëve. Mjafton me kujtue artikullin “Shoqnia shqiptare i don shkrimtarët e vet, por i don të vdekun”. Sidhe intrevistën me Irhan Jubicën:
I. Jubica - «Cili asht ngjarja ma e randësishme e shekullit të XX-të».
Sh. Kelmendi - «Romani “Dasma”» i Kadaresë. Unë nuk e kam lexue por thonë se âsht libër me lanë thojtë në tê».
I. Jubica - «Po ma e parandësishmja? »
Sh. Kelmendi - «“Andrra e Jetës”, e Ndre Mjedës.»
A ka ku shkon ma larg ironia e hidhun? Mue më qe dukë mjaft dramatike kjo përgjigje. Por ti Leshai e lexon gabim. Dhe sak kujton se Kelmendi e ka përnjimend, kur përmend romanin ma anonim të Kadaresë që as nuk e ka lexue si ma të mirin, roman, prej të cilin (rast unikal!) vetë Kadareja ka shfaqë rezerva. Ngutesh lum miku, e nguti shfaqet qartë kur e ngatërron kryeveprën e Mjedës me nji vepër të Naimit. Thue: «“Lulet e verës” vlejnë ma shum se se 75 veprat e Enverit të marruna së bashku». Unë jam dakort. Boll që mos t’a quejmë kryevepër të Mjedës.
Gabon edhe kur thue se për shqiptarin, e drejta me folë për letërsinë shqipe egziston gjithmonë – paraprakisht. Ti nuk je thjesht tue folë, je tue gjykue.
Me qenë shqiptar, nuk âsht nji titull, sikundër nuk âsht titull as me qenë gjerman e anglez. Duhet me folë për letërsinë shqipe që kemi lexue. Ti e din se sa shum mungon diskrecioni ndër shqiptarë, prandej nuk duhet me e përgjithësue të drejtën tande si intelektual, me të drejtën e çdo shqiptari. Ka edhe boll fundërrina ndër shqiptarë, që memzi presin që dikush me ua konvalidue të drejtën e tyne me gjykue. Munden me të dhanë gjykime të flakta për letërsinë shqipe, pa pasë lexue asnji libër.
Âsht mandej patetike me e atashue Kelmendin me mendësinë dhe bamat e realsocializmit shqiptar. Shpëtimi e ka vuejtë diktaturën shum ma tepër se na të dy që na ka tokue ma së shumti me e ulë kryet veç para librit. Por Kelmendit s’ke me ia ndie kurrë këtë gja, pse ai ka po atë etikë, sikundër poeti Frederik Rreshpja, që s’ia kushtoi as edhe nji varg burgut. E as pati nevojë me i thanë kush disident. Me rezultatin fatlum se ne nuk do ia bashkangjisim emnin e tij kurrë diktaturës e burgut, por humanizmit të shpirtit shqiptar.
E u baftë vullneti i letërsisë dhe jo i joni!
venerdì, maggio 18, 2007
POESIE di TITO
Il mio amico si è stupito
Il mio amico si è stupito un giorno
quando gli ho parlato delle biblioteche d'Albania.
E io mi sono stupito, d'avere un amico così stupito.
Ma perché, ci sono le biblioteche in Albania?
Ha chiesto, e poi ha girato la frittata:
Ma, perché ci sono le biblioteche in Albania?
(A che servono? Qua in Italia, sì, servono a fare su i tipi come me!)
Così mi ha chiesto, col tono di uno che domanda:
Ma perché, anche voi vi siete fatti la bomba atomica?
Ha ragione, lui che per tutta la vita ha bevuto acqua pesante…

Ha ragione a stupirsi il mio amico stupito,
ha ragione a stupirsi che vi siano biblioteche in Albania.
Ha ragione: a vedermi, io sembro uno che si è formato sugli alberi.
Sarò sceso solo se passava una Jane.
Io ho bevuto fino ai diciotto anni acqua leggera,
e sono venuto in Italia ricoperto di verdi foglie.
Io i libri li conoscevo quando erano ancora vivi,
e in primavera fiorivano spandendo odore di vita.
Le parole di Alice
Questa mia notte a L.A.
Ciudad de Los Alcoolicos
ha una luna che sembra la ciliegina sulla torta
d'ombre
e le candeline sono di vetro soffiato. Con sopra fiammelle d'etere.
Ho qui la mia pancia pelosa piena fino a scoppiare di morte alcolica che gesticola.
Il poliziotto, vedendomi di razza bianca ha detto
che l'ubriachezza non è un reato
e se n'è andato.
Il tempo è mite sul promontorio e io mi trastullo;
si spezzano i ramoscelli e il vento li sparge come pioggia di matite,
ne rubo una incenerita e scrivo:
la mia donna mi ha lasciato
per un Asfodelo che le ha promesso
una morte più dolce.
Crocefisso forever
Crocefisso forever,
or whatever: crucified.
Parole cruciverbate, rush & pane
Gold & vino.
Crocefisso for love.
Saggezza for sale.
Amore for fuck.
Ogni tanto ti comporti come vuoi
ogni tanto come gli altri si aspettano
ogni tanto come ti aspetti che gli altri si aspettano che tu ti comporti…
Quando basterebbe vivere e basta
essere un uomo e basta o un idiota qualunque
basta essere un uomo e basta, qualunque idiota basta.

giovedì, maggio 17, 2007
Humor i Zi
Astrit Cani
K(llapa)
Zoti K(llapa), i thanun ndryshe edhe K. Llapa, nuk e ndijon jetën që nuk asht kreative. Nuk e honeps dot të qenit njeri kot, ose njeri jokreativ. Sot jeta ua mundëson të tanëve moskreativllëkun. Mjaft me pasë televizor, dhe me andrrue me u ba dikushi. Por nuk asht ky rasti i zotit K. Llapa, personazhit tonë. Siç del në pah ma së miri edhe nga sa thamë, kuptohet vetiu se zoti K(llapa), asht njeri kreativ për veti.
Aq asht kreativ, dhe i njohtun si i tillë, saqë edhe emni i ka mbetë kështu, kaq sinjifikativ, ngaqë ai përditë çohet në mëngjes K., e bjen me fjetë llapë. Prej këtu, kritika e quejti pa humbë kohë zoti K(llapa), dhe kohët e fundit njado akademikë të palodhun, po mundohen me i gjetë edhe nuse ruse. Kurse synetllëkun ia kanë caktue bash në ditën e vizitës së presidentit të Gurgulesë, shtetit ma gastronomik të botës, zotit Pordhon.
Po ku lindi K(llapa)?
K. Llapës, iu pik rrashta në rrafshndejunën e vithisjes, e thanun ndryshe Vis i Vitheve të Ndejuna, ku njerzia qysh se nuk u mbante mend, merrej me artin pozitiv të thumbit, ose kunjit, teksa hante paçë mëngjes drekë darkë. Vitharët, ditën kur iu pik rrashta e i ra në dynja K(llapës), kur panë se ç’bir u kishte lerë në fshat-pazarin e tyne, u ngutën të çonin shkues me fjugë në fshat-kurdisjen e mëmëdheshës që e kish pjellë një flur të tillë. Në krye të vitit fshat-pazari u mbush me aq offspring-erë sa ç’kishte pula, dhe prindët e ngazëllepsur s’ia pritën t’i pagëzonin të porsalindunit me radhë siç e don volia në nji fshat-pazar që don të bahet sa me ma të shpejtë gjytet: avokati, leçitësi, pastiçieri, motërshkepuni, informatori, tekniku i televizorit, tekniku i bunkerit, tekniku i riprodhimit, tekniku i futbollit, tekniku i furnizmit nën banak etj. Por s’ngeleshin mbrapa edhe vaginologu, nji fëmijë ndër thojza që pasi kishte lerë, dhe gurgulepsej erë, desh të rihynte nga kish dalë, dhe, mbeti në histori (Matild Kodoshi e difton) si ai që u mundue t’i gjente birën së amës, pa hapë akoma sytë. Nji skenë e tillë, po të mos ishte vetëm nji vjeç, me siguri do e linte edhe K. Llapën pa llapë. Por mbasi u shpërndanë këto zanate të çmueshme, që e ngrehin prestigjin e njeriut qysh në vogjli, mbetën nji tubë camërdhokësh të papagëzuem për momentin, por shpejt atyne iu dha simbas traditës emni: specialistët.
Kësodore gazetaret grifsha kur nuk dijshin ku me e thye kryet, ose siç i thonë nji fjalës kur nuk i dijshin derë vetit, iu drejtoheshin specialistëve, të vetmit që ishin në gjendje me tregue pse gjaku i plepsit asht tue u ba naftë, dhe pse bota po shkon për lesh. Nga buron etja e njeriut për naftë, ishte nji pyetje, shum serioze, dhe lypte përgjigje të specializueme. Përgjigje që vetëm specialistët që u gjenin derë problemeve dhe zgjidhshin probleme nga ato religjiozo-morale deri tek zhdrivillimi i çiftimeve në zonat tropikale, dhe planifikimi familjar në Polinezi, tue mos lanë mbrapa edhe problemet e higjienës në diskotekat e vipëve, ose kokainomanëve me komplekse anale, mund të shestonin. Të gjitha këto ishin të shkrueme në analet e atdheut, dhe kontributi i specialistëve ishte i pallogaritshëm. Meqenëse K(llapa) kishte nji babë komunist që mes të tjerave kishte qenë spiun vullnetar i Partisë, edhe ai u përfshi me specialistët, që të mos veçohej dhe të mikroborgjezizohej si të tjetrët që ishin pak si tepër të specializuem.
Nga plaku, K. Llapa kishte thithur sikur thonë me qumështin e s’amës, katekizmin e dylberit të shokut En Verité, sidhe dekalogun e lakeut ideal të revolucionit. Por nji cep të zemrës së tij, zoti K(llapa) e ruente vetëm për vete. Aty e i imagjinonte veten bjond, sykaltër, arian i kulluem, spartan i stërvitun, pararendës i Aleksandrit të Madh, si dhe dashnor i preferuem i Akil Dorëbutit, hero mitologjik i njoftun edhe si kurues i kapsllëkut në tanë krahinën e Lakonisë. Nganjiherë ai i çonte vetes edhe letra dashunie me postë klasike ose elektronike. Por përveç kësaj ane romantike, ajo që ia vlen me u theksue te zoti K(llapa), asht inteligjenca e tij universale.
Për me diftue se ç’shenja mendarie shfaqi K(llapa), qysh në moshë të njomë, mjafton me kujtue rastin shembëlluer, kur ai ndigjoi nji komshie që i thoshte nji shokut të tij se ata që gjejnë pare në tokë, kanë hangër mut kur kanë pasë qenë të vegjël, dhe fill mbas zbulimit të këtij sekreti prej nji milion dollarësh, K(llapa) i vogël, që halà s’kishte festue abetaren, mezi ç’priti deri sa hangri mutin e parë që takoi. Në atë kohë ishte mjaft e vështirë me gjetë të tillë përtokë mbasi partie i kishte shndrrue të gjitha qendrat e banueme në kopshtije të sajat. Por K(llapa) ishte me fat. Duhet thanë se qysh atë ditë e mbrapa pasunia e tij asht rritun padá.
Prapë duhet thanë se K. Llapa, ndyshe nga të tanë bashkëmoshatarët e tij, u burrnue jo vetëm pa shkue kurrë me kurva, por edhe pa i ra kurrë me dorë. Si ato vajzat që shkojnë te burri pa pasë prekë kurrë punë me dorë. Shokët kujtuen se mund t’a ndihshin filmat porno, por jo. K. Llapa, burrnohej e burrnohej paprâ tue i njoftë burrat prej afër, saqë nji ditë nji plak e tha me za, se dyshonte se ai djalë e kish gjetë burimin ku buron burrnia. Ku konsistonte arti i tij burimor i burrnisë? Te fjala, sigurisht. K. Llapa, nuk e hapte kurrë gojën kot. Rrallë nji hapje goje i shkonte bosh. Profili i tij prej sokol-petriti-martini-gjin, quksej padreqollisht në vendin e sigurtë të jetës triumvirate, të shtratit androgjin. K. Llapa, nse ia mveshje shpullë, të jepte jo vetëm faqen tjetër por edhe sumën. Aq besimtar ishte ai djalë. Dhe jo për nënshtrim, por për reformim. Në këtë mënyrë ai reformoi shum burra, dhe mund të thuhet se e privatizoi ma në fund burimin ku buron burrnia.
Por K(llapa), tue qenë ai diplomacia e bame nier, nuk ia çonte keq edhe me kinezët. Madje qyshse bota kishte probleme me rezervat e ujit të pishëm, ai gjeti mënyrën e famshme të riciklimit natyral të ujit, pa kosto shtesë impiantesh. Bahej fjalë thjesht për bashkëpunim dhe forcim ose forcimim pa ankimim të marrëdhënieve dypalëshe, në bazë të motos njana dorë lanë tjetrën dhe të dyja bashkë lajnë fëtyrën, dhe gjithsa u kërkohej kinezëve ishte që ata si dorë e parë pasi t’a shijonin ujin burimor, në fundin e udhëtimit fizilogjik t’a depozitonin atë në kova të sterilizueme posaçërisht, në formë shurre ose mbeturine likuide, me ripërdorim të menjihershëm dhe me vlera të vyeme kurative, që nga problemet e tretjes deri tek dhimbja e veshëve, por edhe si venë tavoline në tryezat e popullit.
Pas të gjitha këtyne përvojave me kategorinë që me të drejtë quejmë “njerzoren e të njerzishmes” ose të “njerzishmen e njerzores” nji njeri si K(llapa) që kishte kërkue gjithmonë “të njerzishmen te njerzorja” dhe “njerzoren te e njerzishmja”, mendoi dhe konceptualizoi parimisht se kishte njoftë ajkën e të ndjemit njerzor dhe aspiratën intrinseke të sendërgjimit të tij aktual.
Qysh të nesërmen e këtij mejtimi, pa vonue shpalli kandidaturën në zgjedhjet e përgjithshme.
LABBELS: HUMOR I ZI

domenica, aprile 29, 2007
Mbi qenien dhe mirëqenien
Astrit CANI
Mbi qenien dhe mirëqenien.
Me sa shihet, fjala mirëqenie si rranjë ka qenien. Mirëpo këtë duhet me e përsëritë përditë, mbasi e kanë harrue të gjithë. Benessere, italisht; well-being, anglisht. Porse të tanë mëtojnë me e lidhë mirëqenien me mirëqenien ekonomike, pra me me pasjen. Kështu, thohet: u rrit mirëqenia. Ose në italisht: accresciuto bennesere. Në anglisht: the increasing of well-being… Anglezët mandej e kanë korruptue herët të mirën tue e lidhë atë direkt me pasjen: thonë wealth, për me thanë pasuni, dhe e ka etimon te well…por kjo del pak prej argumentit tonë. Amà, dhe jo për me u dukë si filozof i Mesjetës europiane, pra nji fanatik - megjithëse çdo qenie e gjallë në përgjithësi (instinktivisht) dhe çdo njeri në veçanti (racionalisht), duhet të jetë nji fanatik i qenies – qenia asht ma hyjnore se pasja.
Argumenti për këtë asht se Zoti, tue qenë i vetëm dhe i papërsëritshëm, asht i pasun veç me qenien e tij. Dhe për me kënaqë qenien e tij, na pajis dhe ne me qenie, dhe na len lirinë, që asht dinjiteti i qenies. Pra, mjafton që qenia të jetë orientueme nga Qenia dhe nga vlerat që Qenia bart, dhe asht mirëqenie.
Në rrafshin shoqnor, ne shqiptarët mund të kujtojmë për shembull konsideratën që qytetarët shkodranë i falshin vetëm xhentëllmenve, pra njerzve të njerzishëm: i kenun, filani asht i kenun. Pra, nuk thojshin i pasun, mbasi i pasun nuk difton gjithmonë njerzillëk, por i pasun me qenie, pra i kenun. Nji kontrabandieri p.sh., ose nji politikani të korruptuem, qytetari nuk i thotë kurrë “i kenun”. Mund t’i thonë “pareli”, “miliarder”, ose “barkderr”, por jo i kenun. Kah ana tjetër “i kenun”, nuk i thohet as thjesht njeriut pasivisht të mirë, por u rezervohet atyne që janë mirë në lidhje me veten dhe me të tjerët, dhe me të mirën. Mirëpo ne, qeniet e gjalla a nuk luftojmë për me qenë, jo thjesht për mbijetesë, por për me qenë dikushi, me qenë i njoftun, i kenun, i pranuem dhe i nderuem… Me qenë në harmoni me qenien! Atëherë nga kjo rrjedh që ai që nuk asht në harmoni me qenien, nuk asht i realizuem! Nuk bahet fjala me kënaqë egon. Egoja si tana gjanat njerzore asht shum relative, biles sa ma e madhe të jetë gropa e egos, aq ma fort e ka gërrye shpirtin njeriu dhe aq ma e madhe asht mundësia që kte gropë t’a mbushin e liga, dhuna, helmi.
Njeriu i zakonshëm që i mendon fjalët simbas kuptimit që koha u jep, e sheh rregullisht mirëqenien si diçka të lidhun në lule të kërthizës me pasjen. Madje njeriu i zakonshëm (që zakonisht nuk asht shembulli ma i mirë njerëzor), mendon për nji pasunar të ditëve të sodit: ç’ia kam lakmi mirëqenien! Por jo qenien! Asht nji paradoks, sigurisht. Mirëqenia asht pjesë e qenies, dhe jo e kamjes.
Vetë fjala aspiratë, ka të bajnë me frymëmarrjen, me frymën, pra me jetën dhe me qenien. Dhe vetëm qenia asht reale. Parja, pushteti, politika këto janë të gjitha lojna dhe konventa nominale. Prandej beteja midis ideales dhe materiales nuk pushon në asnji minutë. Do pushojë vetëm kur të gjitha qeniet të kthehen te Qenia. Atëherë ka me u ditë, se çka ishte reale dhe çka ishte iluzion i egos.
“Ma i miri”, që sot duket sikur asht nji kategori e arrivizmit karriestik, asht pikërisht ai që arrin me qenë ma i miri, tue e respektue qenien e të tjerëve, dhe jo tue e shkapërcye, shkelmue, ose shkelë atë.
Nji skeptik, do thonë se nga sa u tha, del sikur qenia qenka diçka e pakorruptueshme dhe e pasundueshme prej ligjeve të kohës. Natyra, p.sh. e shkatërron trupin e njeriut sikurse ne djegim metalet në furrë për me prodhe diçka funksionale. Fakti se njeriu vdes dhe se shpirtit të tij nuk i dihet ma destinacioni, ban pjesë tek dialektika normale e natyrës, dhe te ekonomia klasike e qenies, por vetë natyra asht qenie e shkallës së ndërmjetme, pra qenia jonë edhe në fundin e saj i shërben qenies, dhe kjo asht shenjë si e inteligjencës së qenies ashtu edhe e triumfit të saj.
Në dritën e kësaj, thom se besoj se nji jetë tepër e gjatë e njeriut (kalo caqet natyrore), nji protopërjetësi e tij do na jepte veçse nji qenie njerzore të fjetun, pa stinë, pa harlisjen e qenies siç mund të gëzojnë njeriu klasik që mbërrin të tetëdhjetat.
Ajo çka mbetet këtu halà me kujtue asht se qenia ka nevojë për varietet, larmi. Qenia ka nevojë për frymëmarrje të gjanë, kozmike. Sikurse kultura i realizon thesaret e saj nëpërmes martesës së produkteve me origjinat ma të përskajme (p.sh. guzhina mesdhetare asht fryt i bashkimit të disa elementeve thelbesore të marra sa në Amerikën e Lëkurëkuqve aq dhe në Orientin e Marko Polos), ashtu edhe qenia ka nevojë për përpjekjen e hapsinave të largëta, për zgjanimin e dimensioneve dhe përmasave. Veçse në këtë rast, njeriu duhet të veprojë mbrenda vetes. Pra, nuk bahet fjalë me shkue me marrë nuse në Kinë, çka prapë s’duhet përjashtue si mundësi. Truelli i begatimit të qenies asht mbrenda njeriut. Aty njeriu duhet t’i kombinojë elementet ma të largëta që përbajën qenien e tij, me njani-tjetrin, për me krijue stimuj të rij, mendime të reja, ndjenja të reja. Njeriu duhet që t’i bashkojë kujtimet e vjetra me mendimet e reja, duhet të sintetizojë gjithçka që ka marrë prej qenies. Duhet të ndëgjojë muzikën e qenies së tij, dhe nëse kjo i duket zhurmë duhet të gjejë nota të reja. Dhe sidomos me zgjanue territorin e qenies së tij, që asht i mbrendshëm. Me zbulue thesaret e vetes. Me gjetë të mirën e qenies së tij, pra mirëqenien e tij. Kjo asht! Të gjithë shqetësohen për pare, dhe kanë të drejtë pikërisht se mungesa e pareve të shpërqendron nga mirëqenia e vërtetë.
Porse mirëqenie domethanë, me i përkitë nji niveli të realitetit ku kujdesi për qenien asht ligj; ky nivel i realitetit asht ai i njeriut të qytetnuem dhe të ligjshëm. Çdo shpirt aspiron natyrshëm të jetë banues i tij, të jetë pjesë e tij. Prandej njeriu që e dredhon atë shkon kundër vetes, dhe nuk asht në paqe me veten!
Qofshi mirë!

martedì, marzo 06, 2007
Mbi nihilizmin e rinisë
Astrit CANI
RINIA PËRBALLË MODERNIZMIT
Mbi nihilizmin e botës së sotme
Qysh prej shpirtënimit të vjetër kinez, mbi faqen e këtij dheu, qytetnimet (zakonisht kultura të organizueme përreth perandorive) i kanë lanë vendin njani-tjetrit në mënyrë graduale. Nji qytetënim shuhet dhe prej humusit të tij del nji qytetnim tjetër, i cili, si gjithçka njerëzore e ka të shkruem fatin e vet prej vdekatari qysh në lindje. Historianët dhe filozofët numërojnë shum faktorë ndër arsyet e këtij mekanizmi shkëlqim-ramje. Mund të kujtojmë këtu se fill mbas periudhës “heroike” të nji perandorie, vjen nji dukuni degjenerimi që e ka simptomën ndezëse te korruptimi i elitave. Progresioni i natyrshëm i parabolës historike, kërkon ndryshimin (zgjanimin, hipostatizimin) e paradigmës. Dhe nji qytetnim vdes, por nuk vdes qytetnimi mbarë-njerëzor… Të paktën, jo në historinë që na ka sjellë deri këtu.
Në kohën tonë çmeritëse, ka ndodhë një fenomen tjetër: përmbysja e paradigmës. Nuk vdes thjesht kulturalisht nji qytetnim i caktuem, por mbarë qytetnimi njerëzor ka nji mundësi ma tepër (nji plusvlerë paradigmatike): atê me vra veten fizikisht. Ka bombën atomike! Ky mutacion i pandëgjuem paradigmatik, e universalizon në mënyrë urgjente problemin etik. Njeriu (i riu) i sotëm, ma shumë se kurrë duhet t’a mbajë parasysh faktin se nga veprimi i tij i përditshëm (në dukje pa peshë) mbi mjedisin njerëzor e natyror që e rrethon, varet drejtpeshimi i natyrës dhe ardhmënia e gjithë botës. Vetë njerëzimi asht nji bombë ekologjike!
Kultura jonë arriviste e konsideron si arritje faktin se ka prodhue nji armë me anë të së cilës mund të vrasë, por edhe të kryejë vetëvrasje. Kjo asht përmbysja e paradigmës: nse qytetnimi deri dje ishte i vdekshëm, sot ai zotnon edhe mundësinë me vra veten. E quejnë fjala e fundit e teknologjisë. Por shpresojmë që fjalën e fundit t’a ketë njerëzimi e jo teknologjia. Kjo armë asht mbase mishërimi teknik i asaj çka Nietzche e quente “vullnesa për fuqi”. E nse nji njeri (sipas shum mendimtarëve laikë) ka të drejtë me e vra veten (vetëvrasja si gjest i mramë lirie, aq e parapëlqyeme nga filozofët e egzistencializmit), arsyeja njerëzore kurrë nuk ka me e përligjë këtë akt në rastin e mbarë njerëzimit. Askush, që nuk vuen nga mendtë e kokës, s’mund t’a pranojë që njerëzimi të vrasë veten, dhe askush s’do e kursente jetën e tij po të varej prej saj mbijetesa e familjes njerëzore.
Amà njerëzimi ka sot dy opsione për me vra veten. Opzioni i parë asht ai i bombës atomike (e cila u eksperimentue “me sukses” ani pse “në shkallë të reduktueme” në fund të luftës së dytë botnore). Opsioni i dytë i cili me çka po ndëgjojmë po eksperimentohet saora, asht vetëvrasja graduale me anë të shkatërrimit sistematik të mjedisit që e mikpret atë formë jete që na përmban, pra bomba ekologjike.
Para do kohësh, Arte, i vetmi televizion pa reklama në mbarë kanalet që disponoj (me siguri i financuem prej masonësh), dha nji dokumentar mbi nji ujëdhesë n’Oqeanin Indian. Në vitet ’70-’80, ujëdheasit, ishin pasunue pa masë falë rezervave natyrale të fosfatit që flejshin nën kambët e tyne. Tue fillue nji eksport të çartun me disa kompani euro-atlantike, ata e kishin përmirsue nivelin e tyne të jetesës me 1000 %. Kishin ble me qindra makina luksi, dhe kishin ndërtue vila t’admirueshme. N’ato vite këta ujëdheas kishin aq pare, sa s’kishin nevojë me prodhue vetë asgja, blejshin gjithçka, me shumicë, i hypshin avionit, zdrypshin në perëndim, e mbushnin tue ble me pare në dorë dhe mandej ktheshin në vendlindje. Amà në ditët tona, kur fosfati pat mbarue, ujëdhesa na qenkej shndrrue në vorrezë makinash, e ata s’dijshin ma ç’me prodhue, jetojshin si peshkatarë t’epokës së tymit. Dhe kishin të gjithë nevojë për kura, anipse s’kishin pare për medikamente, ngase vuejshin nga diabeti. Kështu ndodhte që ministri i shndetësís, nji mjek i ri, të merrej personalisht me kurimin e tanë të sëmunëve t’ujdhesës. Të vetmet t’ardhuna të buxhetit t’atij shteti vijshin nga Australia, që kishte ngrehë nji kamp në qendër t’ishullit për me pritë refugjatët musliman që tue ikë nga lufta, i lypshin azil politik Canberra-s. Kështu pra, venin punët n’Ujëdhesën e Pilafit.
Ja pra nji shembull i nihilizmit bashkëkohor. Fallsifikimi i mjedisit natyror me anë të përdorimit instrumental të teknologjisë, shoqnohet me ma të rrezikshmin fallsifikim të jetës. Me i realizue këto asht fare e thjeshtë në epokën kur mundesh me industrializue dhe stereotipizue gjithçka. Dukuni kjo e sprasmja që përfaqet te shthurja e privates dhe kthimi i saj në mall publik, pra mall tregu; shkrimja e tana modeleve qytetnuese – globalizimi – në nji model të vetëm, modelin fitimtar, që i ka pré rrâjët me tana format prindërore nga buron, e që janë të bazueme te do vlera, sosh që s’kanë të bajnë doemos me tregun. Nse asht e vërtetë se martesa midis dy qytetnimeve e pasunon identitetin njerëzor, divorci midis këtyne por edhe divorci i nji qytetnimi nga vlerat e veta burimore e shtjerr djepin e qenësisë njerëzore.
Sistemi global prej rinisë kërkon që ajo të jetë në shërbim të sistemit, që ajo t’a fallsifikojë jetën e vet simbas modem-it të sistemit. Përfundimisht, sistemit i vjen për shtat që i riu të njohë anglishten (ja mbase kinezçen mbas do kohësh) dhe internetin. Por nuk i intereson që i riu të ketë nji ide morale në kokë. Nuk asht fare e nevojshme që i riu të ketë nji formim humanist, se ma që i riu t’i besojë miteve të vjetra të religjionit dhe të filozofisë klasike. I riu nuk duhet të ketë brum, por të jetë sa m’a i langshëm në mënyrë që të marrë simbas rastit formën e enës ku e rras sistemi.
Anglishten pra, dhe internetin. Nji anglishte business-çe dhe internet-çe, pra nji anglishte sa ma të çlirueme nga mbeturinat morale që fatkeqësisht çdo gjuhe i kanë mbetë në fyt ç’prej periudhës kur njerëzimi nuk kishte televizor dhe për me i kalue netët e ftohta të dimnit, e kishte zakon me tregue përralla përreth zjarmit. Nji gjuhë ku do i ishte marrë fryma Shakespeare-it e William Blaku-t, por edhe highlander-it ma të vetmuem të Skotlandës.
Komerçializimi i jetës, drogimi i ndërgjegjeve me virtualitete ose pahje të hiçit (nga “nihil” lat. “hiç”, lloji i drogës: nihiloinë), ka si pasojë atë që heidegger-ianisht do quhej: vorfënim i botës së jetës (Lebenswelt), ose zbrazja e jetës nga kuptimi e nga domëthania. Dhe (prapë simbas shvartcenvaldezit) kishim me thanë, se ai që s’e kupton qenien, nuk asht në gjendje me u kujdesë për tê.
Andrra e “qytetit të përkryem”, “qytetit të Diellit” ose “Qytetit të Zotit” po zavendësohet me zgjandrrën e të ashtuquejtunit “fshat global”. Bota po del nga periudha postromantike për të mos u kthye ma kurrë kurrkund, dhe nesër nuk do ketë ma vend për utopi. “Fshati global” asht në të vërtetë nji supermarket gjigand, ku gjithçka prodhohet veçse për t’u shitë. Ka kulturën e vet, filozofinë e vet, që janë – jo për reductio ad absurdum – nji kulturë dhe nji filozofi supermerkatoje. Epoka e informacionit, nëse në fillesat e saj kontribuoi në mënyrë vendimtare në ndërgjegjësimin e të rijve (le të kujtojmë se revolucionet kryesore të epokës moderne janë quejtë revolucione mediatike, prej ndikimit të padiskutueshëm që patën mediat - atëbotë sall të shkrueme - në përçmimin e ideve që i frymëzuen), sot po degjeneron në nji epokë të politikave informuese. Tue vu informacionin në shërbim të drejtëpërdrejtë të tregut (me pretekstin se përmirësohet përditë niveli i jetës) dhe tue vu’ mediat në shërbim t’informacionit, sistemi s’ban gja tjetër përpos se anestetizon ndërgjegjet dhe manipulon etjen e natyrshme që ka njeriu për mardhanie. Në të vërtetë shumë të rij mëtojnë me qenë në dijeni për shumçka, tue harrue se informacioni nuk asht formë e dijes. Por në të vërtetë stereopizimin i njeriut dhe reduktimi i tij në konsumator të telekomandue(shë)m, së shpejti ka me e shfaqë plotësisht efektin dytësor. Qè Kundera, n’esenw e tij të jashtëzakonshme (“Les Testaments Trahis”) ku ka hetue trashëgiminë e Kafkës dhe botën e sotshme: Sa ma shum reduktohet, nën mbikqyrjen e rreptë të gjykatores së konformizmit të përgjithshëm, liria e mendimit, liria e fjalës, e qendrimeve, e shakave, e refleksioneve, e ideve të veçanta, e ideve të rrezikshme, e provokimeve intelektuale, aq ma shum rritet liria e pulsioneve. Kundër mëkateve të mendimit rekomandohet rreptësia; kundër krimeve të kryeme në ekstazën emotive predikohet falja.
Nihilizmi asht dogma simbas të cilës shpirti jo vetëm nuk asht i përjetshëm por as që egziston, kurse trupi jo vetëm që egziston por ai asht nji makinë e përkryeme (përdoret si qëllim për me përligjë mjetin dhe si mjet me përligjë qëllimin) dhe falë tij dhe shkencës së tij njeriu asht kafshë jetëgjatë. A ka egocentrizëm këtu mbrenda? Shum, veç jo moralizëm. A ka antropocentrizëm këtu mbrenda? Shum, veçse autoreferencial e jo providencial… simbas tij njeriu asht diktatori i botës – i pathyeshëm, i përjetësueshëm qysh në gjallje, profesional etj.
Shkenca, që duhet me qenë pjellë (vepër) e racionalitetit të njeriut, me arritjet e saj i ka shkaktue atij nji dehje të pabesueshme shekullore. N’epokë industriale, njeriu zbuloi se rrféja asht pasoja verbuese e tokimit të dy reve të mbarsuna elektrikisht, dhe e përçmoi kaptimin e vjetër simbas të cilit, po kjo ishte atribut (përfaqje) e fuqisë së Krijuesit, tue mos e vu’ re, faktin e thjeshtë se rrféja mundet me qenë të dyja këto gjana njiherit, e se takimi i dy rêve asht thjesht shkasi fizik i saj, por jo edhe shkasi metafizik. Pohimi tautologjik: nji rê asht nji rê, i përfshin të dyja domethaniet.
Njeriu industrial e ka zbulue shkasin fizik të dukunive, dhe po e përdor imitimin e këtyne për qëllime përditë e ma shum të papërligjshme. Tue zbulue nji me nga nji ligjet e natyrës, por tue mohue ligjin e ligjeve, ai po e përdor racionalitetin e tij në mënyrë krejt të njianëshme, çka mundet me rezultue herën ma të parë e damshme për tê dhe për botën jetësore në përgjithësi.
Mund të thuhet, se nihilizmi asht sëmundje që e virtualizon (manipulon, fallsifikon, korrupton) përqasjen e natyrshme të njeriut me botën e jetës, simbas dogmës bllofeske se njeriu asht i mjaftueshëm dhe njiherit aksidental në vetvete.
Nihilizmi i rinisë së sotshme shqiptare
_ Nihilizmi i sotshëm asht në përgjithësi nihilizëm etik, dhe ai duket se ka rrjedhë drejtëpërsëdrejti nga nihilizmi teoretik (sistematik) i filozofëve të kohës së Nietszche-s. Nihilizmi etik ka të bajë me premjen e çdo raporti mes etikës dhe moralit nëpërmjet vrasjes së moralit dhe instrumentalizimit retorik të etikës. Në nji shoqni moralisht të shkatërrueme si ajo e jona, ku për ma tepër mungon nji traditë etike e rranjosun (shteti me idenë e së mirës publike), rinia në të vërtetë asht brez që e ka ma të vështirë, për mos me thanë krejt të pamundun, me dalë nga kriza egzistenciale e me gjetë do vlera kah të cilat me e orientue egzitencën e vet. Vijmë nga nji periudhë ku njerëzit u mbajtën të izoluem në mënyrë policore. E, mbrenda rrethit vicioz, sa ma shumë njerëzit janë të izoluem, aq ma shumë ngjasojnë, sa ma shumë ngjasojnë, aq ma shumë urrehen, sa ma shumë urrehen, aq ma shumë izolohen. (Tiqquin)
Në të njajtën kohë, në gjendjen e sotshme, pushteti ka forma mjaft dinake me e manipulue vëmendjen e njerëzve, dhe me e largue njeriun nga kultura, tue e vu’ në gjumë vetëdijen e tij. Sot nji gja ka sukses vetëm kur asht në modë. Sot në modë janë seksi, droga, dhe suksesi. Ky triptik totemik i quejtun me shum të drejtë pornokraci (pushtet i pornos), ka egzistue edhe në qytetnime të tjera (veçse në Romë, ku pat lindë, pati zgjatë jo ma se dy javë, dhe u quejt porno-kraci mbasi tue qenë se pat mbetë pa burra Roma ato ditë, dhe pushtetin e morën në dorë prostitutat e oborrit). Kjo mund të tingëllojë shum e randë, por duhet kujtue se nuk asht e pashmangshme që rritja e nivelit të jetesës së nji shoqnie të prujë me vete edhe çfisnikërimin e po kësaj. Për ma tepër sot në përgjithësi njeriu asht i dhanun shum mbas informacionit e pak mbas dijes. Deri para dhetë vjetësh në Shqipni (sikurse në tanë Lindjen) kishte halà puntorë me tetë klasë shkollë që lexojshin Homerin e Shekspirin. Sot Homerin e Shekspirin nuk i lexojnë ma as kandidatët e shkencave me nga tre mastera jashtë shtetit. Kultura ka ramë në vorr, ose, siç e quejshin tekstualisht vorrin etruskët, në hupní. Pse nuk lexohen ma klasikët? Po sepse njerëzve nuk i intereson ma e bukura në vetvete, tue qenë se nuk ka interes lukrativ në tê! Dhe kultivimi i të mirës estetike, asht diçka jashtë mode. Pornokracia ka edhe muzikën e vet: zhanrin rock. Ekstazën e tejzgjatun, siç e quente Milan Kundera, nji shkrimtar që ka nji formim të shkëlqyeshëm muzikor por edhe historik. Prapë Kundera na kujton se kjo muzikë, lindi kur shekulli po villte historinë e vet.
Kjo muzikë me tana nënllojet e saj i këndon gjendjeve protoseksuale të njeriut, dhe ban që të rijtë të harrojnë gjithçka tjetër dhe të pornokratizohen me shpejtësi. Të gjithë e njohin moton pornografike: seks, drogë & rock&roll, ku duket sikur skaji i parë, i korrespondon gjymtyrës së parë të togfjalëshit të famshëm, kurse i dyti gjysmës tjetër.
Rinia e sotme shqiptare asht e çorientueme, sepse lidhjet organike mes brezave janë këputë, dhe në fakt edhe brezi pararendës i saj, vazhdon të bajë nji jetë mjaft rinore, së paku në Europë, dhe nuk vuen nga përgjëgjësitë e tepërta.
Virtytet pozitive, jo vetëm që i bajnë mirë shpirtit, por edhe i bajn vend shpirtit në jetën shoqnore, tue dhanë ndihmesë për mirëevoluimin (pardon për neologjizmin) e nji komuniteti në përgjithësi. Nji intelektual i rilindjes rumune, qysh kah mesi i tetëqindës i paralajmojte të vetët se nji popull mund të mbijetojë pa kulturë, por jo me nji kulturë fallco (shih N.Iorga, “Storia della Rumania”). Prandej edhe në shoqnín tonë, janë tana premisat që ne mos mbijetue kulturalisht (me ra’ në hupní), prej kulturës fallco që asht instalue në dhjetvjetshat e fundit. Dhe që asht negativi i asaj të keqeje që ishte reale në kohën e diktaturës, dhe që mundet me u kthye prapë në forma edhe ma të frikshme. Vetë pseudo-kritika e diktaturës ka prodhue veç shum retorikë te ne, por asgja s’asht ba për ndërgjegjësimin real.
Po le të kthehemi te të rijtë. Ku asht problemi i tyne? Problemi i parë dhe ma i fuqishëm asht se ata kanë trashëgue nji shoqní të shkatërrueme, dhe tue pa’ ma së miri se nuk mjafton puna e nji brezi për me i vu’ gjanat në vend, ky brez s’merr përsipër as me ia fillue punës. E kush mundet me i thanë gja? Amà brezi i ri e di se ai duhet me qenë brezi i ndryshimit, por në vend që të thellohet në kërkimin e vlerave, mjaftohet me përsëritjen e disa modeleve të sjelljes që kanë sukses në perëndim, gjithë tue aspirue edhe tranferimin fizik atje. Por nuk e kuptojnë se kjo formë lirie (liria me qenë njeri kot) nuk asht “valore motrice” e perëndimit, por thjesht ndodh sepse perëndimi mundet me ia lejue vetes që rinia e tij të bajë kokrrën e pallës. Në të vërtetë vlera “motrice” perëndimore, që rinia duhet me ia pru Shqipnisë dhe kulturës shqiptare, asht vlera e punës.
Dy janë faktorët (demagogjikë) që e mjegullojnë imazhin real të perëndimit në Shqipni: intelektualët e lodhun që flasin për identitet europian (Europa si Klub i Krishtenë, por njiherit Shoqní e Dijes e themelueme nga iluministat) të shqiptarëve si identitet paleokristian e kështu me radhë, tue zavendësue mitin nacional të dikurshëm gjithmonë po me nji mit ani pse kontinental këtë radhë, dhe skandali tjetër, ku e ka fajin vetë burokracia europiane simbas të cilit rinia shqiptare nuk ka të drejtë me lëvizë lirshëm e me u ambjentue me kulturat që e rrethojnë, e për pasojë bie pré e komplekseve psikogjeografike dhe provon nji ndjenjë të fortë frustrimi. Këtyne intelektualve të shkollës së soc-realizmit, u duhet thanë se Europa bazohet mbi realitetin e punës, para se mbi ndonji mit palo-intelektual! Qè neni i parë i kushtetutës italiane: Italia asht nji republikë e themelueme mbi punën... Por mjegulla e publikut asht totale sepse asht si e jashtme ashtu edhe e brendshme. Se si ia ka ba me bllokue Europa lëvizjen e lirë të studentëve dhe korpusit universitar shqiptar për pesëmbëdhjetë vjet rresht, kjo asht çashtje më veti. Ajo çka na intereson ne me hetue asht ngërçi që ka pjellë ky status quo kulturor i shqiptarisë.
Të rijtë shqiptarë duhet t’a dijnë – gjithë nëse u intereson – se Europa asht sot nji kontinent moralisht shumë, po shumë i lodhun. Provë për këtë asht klasa e saj politike. Amà e mira që i ka mbetë Europës, asht inteligjenca e saj kulturore. Europa vazhon me pas nji inteligjencë kulturore të pashoqe në rruzull. Dhe kjo na intereson ne. Mos t’a ngatërrojë kush këtë inteligjencë me politikat kulturore, apo me OJQ-të. Kjo inteligjencë kulturore nuk duhet ngatërrue as me inteligjencjen europiane, që asht prapë gja tjetër. Kjo inteligjencë kulturore ka të bajë me klimën shum të favorshme shpirtnore që në Europë ka lejue qysh prej Greqisë së Moçme e tekëndej, pjekjen e fryteve ma të ambla të kulturës dhe shartimin e pemëve dhease (vendase) me pemët ma të mira të kulturave fqinje. Cioran, me shum poezi, e quente Europën: shoqnia e romanit. Për të nënvizue rolin qendror që ka pasë puna kulturore e disa artistave të jashtëzakonshëm (ndër ma të mirët e tana vendeve dhe kohnave) në kodifikimin dhe sublimimin e identitetit shoqnor të këtij komuniteti. Ne pra, na intereson inteligjenca kulturore e Europës, pikërisht sepse mund të dialogojmë me tê, tue qenë se jemi dhe duhet të vazhdojmë të konsiderohemi pjesë e saj.
Përveç kësaj duhet kujtue, se pulsioni përmbysës ndaj periudhës që na pruni deri këtu, ban që ky popull që për pesëdhjetë vjet qindroi në kambë, të ketë dëshirë me ndejtë ulun po për nja pesëdhjet vjet. Dhe nse demokracia i dha atij televizor ai mund të rrijë ulun edhe ma gjatë e të mos mërzitet, biles, nse mërzitet tue ndejtë ulun në shpi, mund shkojë të rrijë ulun në lokal e nse mërzitet tue ndjetë ulun si në shpi ashtu edhe në lokal, mundet me ndejtë ulun në bankat e shkollës disa vjet, me fitue nji kolltuk në ndonji zyrë e mandej me ble edhe nji makinë me sedile të rehatshme ku të rrijë ulun. Kemi të bajmë me nji qendrim jo të tipit: Gati-tu!, por: Në vend, ulu! Nji tjetër valë frymëzuese e rinisë në kohën e modernizmit asht pra dëshira e zjarrtë me ndejtë ulun! Ata që s’e kuptojnë këtë mënyra të ndjemi, kujtojnë se kjo asht nji ndjenjë e ulët, por ata në të vërtet nuk i njohin thesaret e ndejes! Thesari ma i parë i ndejes asht kriminalizimi i shoqnís. Nse të mirët e braktisin nji vend, qoftë fizikisht qoftë shpirtnisht, atëherë asht gjaja ma normale që t’a marrin në dorëzim të ligët. Dhe të ligët kanë shkathtësi, kanë shkërdhatëri, sadoqë nuk kanë vizion, se po të kishin vizion, do e shihnin edhe fundin e vet. Këtyne të ligëve mandej u shtohet masa e madhe barbare ose bastarde e atyne që me inisiativë të lirë e përdhojnë vendin e vet. Po elita, ç’rol ka në këtë mes? Pyetja asht: a ka elitë? Si shembull, mund të marrim shkurtimisht elitën letrare të vendit. A s’ju duket p.sh. se shkrimtarët shqiptarë janë halà shum të zanë tue ba si shqiptarë për me qenë shkrimtarë?! Edhe ata që janë të pavarun prej qerres së filestejve apo ujqve të thinjun që organizojnë aktivitet kulturore masovike. Edhe poetët e lirë dhe të talentuem, edhe ata nuk harrojnë për asnji moment me ba pak si shqiptarë. Nuk kanë kontakte me shkrimtarë të kombeve të tjera. I druhen ajrit të hapun. Ne e morëm si shembull këtë elitë, por a mund t’a marrim si model?
Rinia e sotme asht brezi ma i pafajshëm në lidhje me të gjitha këto shqetësime. Asht nji brez që ka lindë plak, së paku tremijë vjeçar po të mbajmë parasysh faktin se vetëdija jonë identitare fillon me Iliadën. Por asht brez pa vizion të qartë, dhe pa iluzione të tepërta. Kulturën e percepton në formë pensioni, me pikatore. Por asht nji rini në thelb e ndershme dhe nuk e don politikën e as pushtetin okult, asht nji rini që e don dijen dhe e don vendin e vet. Amà asht edhe nji rini që përditë para pasqyrës i thotë vetes se ka lindë në kontinentin e duhun por në shtetin e gabuem!
Cilat janë sfidat e kësaj rinie përballë modernizimit egërshan dhe të pakriter të jetës shqiptare?
E para sigurisht asht sfida e kriterit. Rinia duhet të mos pranojë asgja në mënyrë akritike, pavarësisht burimit.
E dyta asht sfida e organizimit. Rinia duhet të organizohet, dhe duhet të kërkojë paprâ përmirësimin e nivelit shkollor dhe të kushteve dhe të të drejtave të punës. Rinia duhet të organizohet rreth bibliotekave dhe rreth fondacioneve të huaja që financojnë iniciativat e saj. Rinia duhet të njohë truellin e të parëve dhe të përditësohet me zhvillimet e gjithsejta të shqiptarësisë. Rinia duhet t’a zhvillojë dimensionin qytetar në jetën shqiptare.
E treta asht sfida e kulturës. Ma e randësishmja. Rinia duhet t’a dallojë elementin fisnor e tribal në kulturën shqiptare nga elementi fisnik e bujar.
Rinia duhet t’i drejtohet për çdo gja institucioneve. Tue e shmangë njiherit si vetëgjyqësinë ashtu edhe abstenimin, të dyja dukuni me prumje të damshme për të vërtetën dhe vërtetësinë. Në këtë program (të shkruem në mirëbesim dhe pa pretendime) duhet të bajnë pjesë edhe gazetat dhe revistat e specializueme për problematikat reale. Mbasi ne nuk arrijmë, sado që dikush mundohet, të kemi nji rini të shpëlame, atëherë aq ma shum ia vlen të kemi nji rini intelektuale. Nji rini të përgjegjshme dhe të vetëijshme për shoqnín dhe vendin në ku jeton. Nji rini që t’i garantojë jetës publike shqiptare frymëmarrjen e nevojshme të lirisë por edhe nji koefinçent kritik. Për të gjitha çashtjet e kulturës dhe jetës shoqnore. Nji rini që t’i hapë rrugën brezit të nesërm, me nji ripërtërimje vlerash. Nji rini që t’a sfidojë çorientimin e përgjithshëm të etënve dhe rrymat e reja politike (berluskonizmin në radhë të parë), me identitetin e vet humanist, tue iu drejtue drejpërdrejt inteligjencës kulturore europiane.
Nji rini, përfund, e gatshme që t’a pranojë dhe t’a marrë përsipër ndryshimin e paradigmës mbarëshoqnore. Tue e nxjerrë jashtë loje njiherë e përgjithmonë mbizotënimin e praktikave televizivo-pornokratike, tue e nxjerrë jetën kulturore publike, nji herë e përgjithmonë nga tranzicioni dhe nga bizantinizmi. Tue e harrue për nji stinë individualizmin dhe tue zhvillue individualitetin.

botue te Java në republikën e Kosovës
dhe Drita në repuplikën e Shqipnisë
Paraadhësit e SOKRATIT
Diogjen LAERCI (-i biri i Laertit)
Jeta, doktrinat dhe sentencat e filozofëve të shquar
PARAARDHËSIT E SOKRATIT
ANAKSIMANDRI
Anaksimandri, i biri i Praksiadesit, me origjinë nga Mileti. Ai mendonte se parimi i parë ishte e PAKUFISHMJA, gjithsesi pa e përcaktuar në ishte ajri, uji a diçka tjetër; se ajo ndryshonte në pjesët e saj dhe për këtë mbetej e pandryshuar në tërësi; se toka gjendej e vendosur në mes të botës dhe i qe kësaj qendër dhe se ajo ishte sferike; se hëna nuk jepte dritë të vetën por pasqyronte dritën e diellit; se dielli ishte po aq i madh sa toka, dhe se ai ishte një zjarr absolutisht i kullua. Ai zbuloi i pari shtizën e pjerrësueshme, e instaloi në kuadrante diellore në Lasedemon për të shenjuar solsticet dhe ekuinoset dhe ndërtoi ora. I pari gjithashtu zbuloi konturin e tokës dhe detit dhe ndërtoi sferën. Ai ka bërë një ekspoze të teorive të tij me kapituj, që u mbajt nga Athinasi Apollodor. Ky autor raporton në Kronikat e tij se ai ishte gjashtëdhjetë e katër vjeç në vitin e dytë të olimpiadës së pesëdhjetë e tetë, se ai vdiq pak më vonë, dhe se ai ishte rreth dyzet vjeç pak a shumë bash në kohën kur Polikrati qe tiran i Samosit. Rrëfejnë se fëmijët talleshin me të kur ai këndonte dhe se kur e mori vesht ai tha: «Mu dashka pra të mësoj me këndue për fëmijët.» Ka pasë një tjetër Anaksimandër, edhe ai Miletas, dhe që shkroi në dialektin jonian.
ANAKSIMENI
Anaksimeni, i biri i Eristratit, me origjinë nga Mileti, qe dishepull i Anaksimandrit; sipas një tradite tjetër, i Parmeneidit. Ai pohonte se parimi i parë i gjërave ishte ajri i pakufishëm; se yjet lëviznin përqark tokës e jo sipër. Ai shkruante në dialekt jonian të tjehstë e të esëllt. Ai ka lindur, sipas Apollodorit, në Olimpiadën e gjashtëdhjetëetretë dhe vdekur në momentin e marrjes së Sardenjës. Kemi dy të tjerë, me origjinë nga Lampsaku, një orator, një historin. Ky i fundit ishte i biri i motrës së oratorit që shkroi Gjestet e Aleksandrit. Ky për të cilin flas ishte filozof. Ai ka shkruar letrën që pason:
ANAKSIMENI PITAGORËS
«Taleti, i biri i Eksamosit, vdiq në pleqëri nga një aksident i veçantë. Ai kish dalë, gjatë natës, sipas zakonit të vet, me shërbëtoren e tij, për të vrojtuar yjet. Teksa i sodiste ai ra në pusin e vet, që kish harruar se egzistuake. Ja si e tregojnë në Milet vdekjen e këtij astrologu. Për ne, të dashuruar mbas studimit, e ruajmë besnikërisht kujtimin e këtij burri; fëmijët tonë, miqtë tonë dhe ne i zbatojmë këshillat e tij. Në krye të çdo diskutimi duhet të vihet emri i Taletit.»
Ai ka shkruar ehde këtë letër:
ANAKSIMENI PITAGORËS
«Qetë më i kujdësshëm se ne duke lënë Samosin për Krotonen, ku jetoni në paqë; sepse Easidët kthehen në barbarë, tiranët qeverisin deri në Milet, dhe mbrati i Medës na kërcënon, nëse nuk do pranojmë t’ i paguajmë tribut. Jonianët po nisen në luftë kundër medejve, për çlirimin e përgjithshëm. Kur të ketë filluar lufta, nuk do ketë më për ne asnjë shpresë shëndeti. Qysh vallë Anaksimandri do kishte shije me studjue yjet, kur duhet drojtur çdo çast vdekja a sklavërimi? Sa fat që keni, ju që shiheni me sy të mirë nga Krotonasit dhe nga Italiotët e tjerëm vijën të kuvendojë me ju edhe nga Siqelia? »
ANAKSAGORA
Anaksagora, i biri i Hegesibylit o i Ebylit, me origjinë nga Klazomena. Dishepull i Anaksimenit, qe i pari që ia shtoi inteligjencën materies. Ja fillimi i librit të tij, shkruar me një stil të pasur dhe të pëlqyeshëm: «Gjërat ishin në kaos; inteligjenca ia behu dhe i bëri një gjë të oraganizuar. Dhe prej kësaj ajo mori emrin inteligjencë.»
Timoni, te Silat e tij, flet edhe ai në këto skaje: «Anaksagora thotë se egziston diku një hero shumë i fuqishëm i quajtur shpirt, sepse qenkërka, dikush që papritur bashkoi të gjitha gjërat dhe rendoi atë që ishte mëparë kaosi.»
Ishte i përnderuar prej farës dhe pasurisë së tij, akoma më shumë për shpirtgjerësinë e tij, ai u përgjigj: «Merruni ju vetë pra me to.» Dhe ai u stakua prej tyre më së fundi për tu dhënë vetëm pas studimit të natyrës, pa asnjë vramendje për politikën. Një ditë i thanë: «S’ të interesoka fare pra atdheu yt?» Ai u gjegj duke treguar qiellin: «Mos blasfemo, unë kam merakun më të madh për atdheun tim.» Ishte njëzet vjeç, thonë, kur Kserksi kaptoi detin. Ai jetoi shtatëdhjetëedy vjet. Apollodori, në Kronikat e tij, thotë se ai lindi në olimpiadën e shtatëdhjetë dhe se ai vdiq në vitin e parë të olimpiadës së tetëdhjetëetetë. Ai filloi të filozofonte në Athinë në moshën njëzet vjeç dhe jetoi tridhjetë vjet në këtë qytet.
Ai ka thënë se diellli idhte një masë inkandeshente më e madhe se Peleponezi (fjali që i atribuohet nganjëherë Taletit), se hëna kishte shtëpia, dhe kodra dhe lugina; se elementet e parë ishin Homeomeri; se, sikundër ari përbëhet nga kashtëza, njësoj Gjithçkaja përbëhet nga pjesëza të ngjashme mes tyre; se inteligjenca është parimi lëvizës, që përmes trupave, ato që të rëndë gjenden poshtë, për shembull toka; ato që janë të lehtë gjenden lart, për shembull zjarri; uji dhe ajri janë në midis, në fakt deti ka zënë vend mbi tokën që është e sheshtë, dhe pjesëzat e lagështa avullojnë në veprimin e diellirt; se yjet në fillesë kishin një lëvizje qarkore, asodore që pjesa që dukej mëpas në majë të tokës ishte poli; se më vonë, ato morën një përthyerje; se udha e qumështit ishte pasqyrim i dritës së yjeve që nuk ndriçohen nga drita e diellit; se kometat ishin bashkimi i yjeve endacakë që nxjerrin flakë, dhe se yjet që këputen projektoheshin nga era si xixa: se ernat lindnin nga një rrallim i ajrit prej diellit, se bubullima vikesh nga përplasja e reve, dhe vetëtimat nga fërkimi i tyre; se dridhja e toëks vikesh nga era që fryn në tokë gremisen në tokë;: se qeniet e gjallat ishin formuar nga një përzjerje lagështije, ngrohtësie dhe substancash dheu dhe që më vonë ato qenë riprodhuar me njëri-tjetrin; prej nga vjen që Euripidi, që qe dishepull i tij, thotë te Fetoni se dielli është«një xollë ari». Thonë gjithëaq se kur pat shkuar në Olimpia, ai u mbulue me një mantel lëkure në parashikim të shiut që s’ mungoi së rëni. Dikush e pyeti nëse një ditë malet e Lampsakuës do bëheshin det. Ai u përgjigj: «Po, me kalimin e kohës.» I pyetën një ditë pse kishte lindur: «Për të vrojtuar diellin, hënën dhe qiellin.» I thanë: «Ti po privohesh nga Athinasit.» «Jo more, u gjegje ai, janë ata që privohen nga unë.» Kur pa varrin e Mozolit, ai tha: «Një varr i mrekullueshëm është shenjë e një fati të kthyer në gurë.» Një burrë ankohej se vdiste në vend të huaj, ai i tha: «Nga çdo drejtim të nisesh, rruga që shpie në ferr është e njëjta.» Qe ai që ka treguar se poema e Homerit kish për objekt virtytin dhe drejtësinë, ide që vuri më se miri në pahje Metrodori nga Lampsaka, familjar i tij, ai studioi atë çka te poema e Homerit prek çështjet e fizikës. Anaksagoraështë gjithashtu i pari që ka botuar një libër me shkrimet e tij (në prozë). Dhe Silenos (Historia, lib. I) thotë se nën arkontatin e Lisit… një gur mulliri ra nga qielli, dhe se Anaksagora pohoi se qielli qe i bërë prej gurësh; një lëvizje e gjallë rrotullimi i mbante të ldihur, po të reshte kjo lëvizje, gurët binin. Mbi proçesin e tij ka tradita të ndryshme. Sotion në fakt, te libri i tij mbi Pasueshmënrinë e Filozofëve, thotë se ai u auzua për empieti nga Kleoni, pse kish pohuar se diuelli ishte një masë inkandeshente, se ai u mor në mbrojtje nga Perikliu dishepull i tij, dhe se u dënua me një gjobë prej 5 talonash dhe me azil. Por Satyros te Jetët e tij regon se proçesi iu shpif nga Tuqiditi, që ishte kundërshtar politik i Perikliut, dhe se ai u akuzua jo vetëm për empieti, por edhe për medizëm, dhe se u dënua gabiumisht me vdekje. Ia njoftuan, shton Satyros, dënimin dhe në të njejtën kohë vdekjesn e fëmiëjve të tij, ai thotë se «ai e dinte mirë se kish sjellë në botë fëmijë të destinuar me vdekë një ditë». Autorë të tjerë ia atribuojmë shprehjen Solonit, dhe prapë të tjerë Ksenofonit. Gjithsesi, dijmë se ai i varrosi fëmiëjt e tij me dorën e vet. Hermipi (Jetët) tregon se në çastin kur po e kërkonin në burg për të çuar në vdeje, ia behu Perikliu.ai i pyeti armiqtë e tij: «A keni diçka me më vërejtë?» Atë u gjegjën«jo».«Ja pra, tha Perikliu, uën jam dishepulli i Anaksagorës, mos e lini veten të shpërdoreni nga shpifjet, mos e ndëshkoni këtë burrë, besomëni mua e lirojeni atë.» Dhe ata e liruan. Por Anaksagora, duke mos mundur ta duronte këtë fyerje, shkoi vullnetarisht në azil. Jeronimi (Kujtime të ndryshme, lib. II) thotë përkundrazi se qe Perikliu që e paditi te drejtësia, por se athinasit, duke e parë Anaksagorën të sfilitur dhe krejt të dobësuar nga sëmundja, e mikëpritën më shumë për mëshirë se në virtyt të një gjykimi të rregullt. Ka krejt çka thuhet për procesin e tij.
Besohej gjithashtu se ai kisht urrejtje për Demokritin, prejse ai s’ kish mundur të fitonte pjesëmarrjen në gostat e tij. Kah fundi, ai u tërhoq në Lamsak ku vdiq. Teksa, pa para vdekjes, arkantët e qytetit pyetën kush ishte dëshira e tij e mbrame, ai lypi që të liheshin me luejtë fëmijët çdo vit, në muajin e vdekjes së tij. Ky zakon ruhet akoma në ditët topna. Pas vdekjes së tij, populli i Lampsakës i bën varrim plot ndera, dhe ky shkruan mbi varrin e tij:
Këtu prehet Anaksagora, që shpjegoi botën qiellore
Në mënyrën më të vërtetë.
Edhe unë e kam hartuar epitafin e tij:
Pse tha se dielli s’është veçse masë e përflaktë,
Anaksagora duhej të vdiste,
Miku i tij Perikli e hoqi nga rreziku;
Por urtësia e tij e bëri ta lërë jetën pa brengë.
Ka tre Anaksagora të tjerë, që patën cilësi të ndryshme: një rektor dishepull Izokratit, një skulptor, i cituar nga Antigona, një gramarien dishepull i Zenodotit.
ARKELAOSI
Arkelaosi, me origjinë nga Athina a nga Mileti, biri sipas disave i Apollodorit, sipas të tjerëve i Midonit, qe nxënës i Anaksagorës, dhe mësues i Sokratit. Është ai që i pari e bëri me kalue filozofinë e Jonisë në Athinë, dhe u quajt «Arkelaos fizikani», mbasi ai qe përfaqësuesi i mbramë i kësaj forme të filozofisë, të quajtur fizikë, që me Sokratin ia la vendin etikës. Duket gjithashtu se është interesuar edhe vetë për moral, dhe ka filozofuar mbi rregullat, të mirën dhe të drejtën. Por meqë është Sokrati, dishepulli i tij, që e përparoi shumë këtë disiplinë, më në fund Sokratit ne ia atribuojmë futjen e saj në Athinë. Arkelaosi mendonte se jeta rridhte nga dy shkaqe: të ngrohtët dhe të lagështët, se qeniet e gjalla kishin lindur nga balta e tokës, dhe se e drejta dhe e padrejta s’ ishin të tilla prej natyre, por prej përdorimit.
Ja si e shpjegon ai botën: «Uji avullon nën veprimin e nxehtësisë; kur ky avull thahet dhe përflaket, ai krijon tokën; kur ai shkrihet dhe rrjedh, ai gjeneron ajrin, asodore që toka përmbahet nga ajri, dhe ajri prej lëvizjeve qarkore të zjarrit.» Ai thotë gjithashtu se qeniet e gjalla lindin nga ngrohtësia e tokës. Ai e reprezentonte diellin si më të madhin e yjeve, dhe e mendonte universin të pakufishëm.
Ka pasë tre Arkelaos të tjerë: ai që përshkroi vendet e përshkuara nga Aleksandri, ai që bëri një poemë përmbi dukuritë e veçanta, dhe i treti, një orator, autor i një traktati retorike.
zgjodhi e përktheu prej gluhës franke: Astrit Cani

lunedì, novembre 13, 2006
Letër Këndonjësit

HERMAN HESSE
Një letër lexuesit (Brief an die Leser)
Kam shkrue shumë letra. Anipse sytë e mi ma me qejf do t’ia kushtojshem luleve, koteleve a këndimit të një poeti.
E vetë ke për me mësue se kur je i ri asht e nevojshme me ndërtue, tue kërkue e tue vuejtë. Ke për t’ndie nevojën me e marrë veten seriozisht. Ke me u mundue me e zotnue medoemos të vërtetën. Dhe të patunit e saj tekembramja s’ka me të hy në punë kurrqysh, sepse për çdo të vërtetë asht e vërtetë edhe e kundërta e vet. S’po kuptojke asgja, ê? …mos me kuptue ka me kenë shkasi me e marrë me të qeshun.
Ji i vetëdijshëm se jeta jote prej njeriu asht pikëspari nji rrugë drejt vetes sate, mos u rrek me kërkue tjera. Çdo njeri asht qendra e botës.
Meqë ra fjala…besoj asht koha me u paraqitë…më quejnë Herman Hesse. Kam lindur më 1877, në korrik. S’kam kalue fëmini të lumtun. Biles pata ble edhe një pistoletë e me shumë gjasa do ta kisha pasë përdorë po t’mos ish për hatrin e dashnisë së nanës sime. Pak e kam dashtë tim atë. Fort e kam dashtë time amë. Mirëpo tok i kam dashtë me njat lloj dashnie për të cilën bahemi me dijë veç kur asht tepër vonë.
Kam marrë çmimin Nobel për letërsi në vitin 1946. S’asht qenë ndër andrrat e mija. Me u ba shkrimtar, po.
Ti po ashtu duhet me e hetue andrrën tande dhe, jo fill, rruga jote ka m’u ba e kollajtë. Andrrat e dobishme janë ato që dita- ditës ua lanë vendin andrrave tjera.
Duhet t’bash provë me u ndalë, me çue kryet e me hapë krahët: duket marrí, po veç njerëzit n’dukje të marrë arrijnë me u marrosë. Pyete veten sa herë që njeh një vajzë, sa i zoti do ishe me e dashtë. Pyete veten a je i zoti me dashunue pa dëshirue, me dashtë pa zotnue. Sikur me tana sendet që humbasim rrugës të mujshim me ndërtue, na do t’kishim shtëpin ideale. Sikur tana herët që buzëqeshim të kishim dikend me na e kthye buzqeshjen, na do kishim gruen e përkryeme. Sikur tu hapte fjala se duert kanë ledhatimet. Sikur t’ishim të ndërgjegjshmëm se të fortë na jemi kajherë ashtu sikundër budallejt…Sikur mos ta shndrronim kohën në një sëmundje. Sikur ta përdorshim ate për me u shërue.
A don me të dëftue ndonjifarë sekreti për me qenë i jetës e i lumtunisë? Nuk ka bash të tillë. Ndoshta vullneti, vendosmënia dhe durimi kanë me të ndihmue. Nuk jemi n’gjndje me e ndryshue vet-vedin. Por jemi gjithë e ma të fortë sa ma shpejt që e njohim pushtetin e jetës, sa ma shumë që arrijmë me u pajtue me çka na rrethon.
Cilido që ndjek rrugën e vet asht një hero. Mos u merr me ata të cilët veç flasin per idealet e tyne të bukura pa luftue aspak për ta.
Mos e fshikullo mendjen, mos u msheh mbas miqasisë, e mos i len vend arrogancës. Prano gjanat që i ke sak për zemër. Mandej gjanat kanë me rrjedhë vetiu.
Gjanat që sheh s’janë po të njejtat që ke përmbrenda. S’egziston realitet pos atij që asht në ty.Mos i merr për t’qenuna imazhet e botës së jashtme, lene botën tande të flasi.
Mos kij màrre pse e urren vetëkënaqsinë, shëndetin e paqtë, optimizmin e dhjamun të teveqelave; disiplinën e begatë të njeriut mediokër, normal, dyzinal.
Unë gjatë tanë jëtës time kam patun nevojë për vetmi dhe veçim. Kam ndie parreshtur nevojën me dashtë e me zgjue ku mund dashuninë, sidomos në drejtim të miqve e kolegëve shkrimtarë. Kam qenë në tanësi, pavarësisht jetës time të mbyllun, një mik i mirë.
Përkthye nga A. Cani janar 2003
venerdì, ottobre 13, 2006
MBI ROMANIN VDEKJA NUK VJEN, TE SHKRIMTARIT SHPETIM KELMENDI
Astrit CANI
Vdekja, identiteti, romani
Ese për romanin “VDEKJA NUK VJEN” të Sh.Kelmendit
Tue pa nji njoftim vdekje’, sytë nguliten vetiu te vitet ose skajet kohore të nji jete, e sidomos midis tyne te viza që i lidh. E atëherë diçka drithëmuese të thotë se jeta jonë âsht njajo farë vize fort e shkurtë që bashkon dy koordinata kohore. I vdekuni vazhdon me jetue nëpërmjet të afërmve e të dashtunve të tij, që zakonisht janë shumica të gjallë. Pra ai jeton halà mbi atë cope letre të vdekun, në sajë të lidhjeve njerzore që pat në jetë: pra identitetit të tij familjar, si zoon politicon. Për njerëzimin, kjo âsht vepra që i mbijeton vdekjes: familja me stadet e saj. Dhe identiteti vijon me u përtërî.
Artisti âsht ai njeri normal që realizon nji vepër tjetër, e sigurisht ia kundërvendos vdekjes. Nuk âsht fjala me luftue vdekjen fizike, që âsht e pathyeshme. Për veprën e artistit âsht rasa me mposhtë nji vdekje tjetër, të llaftarshme: vdekjen e njerzimit, fshimjen e identitetit.
Mbase identitetin ia detyrojmë grave, nanave, që nëpër shpella, kur njerzimi ishte halà bartës instinktiv i nji identiteti në potencë përpunonin rrëfimet e gjuetarëve dhe peshkatarëve ja shpiknin të reja: histori që gratë tregonin me rrejtë dimnin parahistorik. Atëbotë parahistoria filloi me u bâ histori, dhe vdekja u bâ pjesë e jetës, pse tashmâ ajo po i nënshtrohej nji zbulimi të jashtëzakonshëm: narracionit.
Narracioni, ka meritën e pazavendësueshme se e shndërron vdekjen në objekt të vetin, tue ia zbatue ligjësive të jetës, tue e bâ pjesë të harmonisë dhe moralit universal. Tue tregue për vdekjen, njeriu i rrëfehet jetës. Ai e njehë vdekjen si bosht identitar. Njeriu ka identitet, pse âsht i vdekshëm.
Dikur, kuptohet se shumica e përbâsave të llojit tonë të lavdishëm, ndodheshin andej jetës. Nji kafshë që âsht ndërgjegjësue për fatin e vet identitar, ka dalë prej llojit e ka hý te nji hipostazë e re: ajo e identitetit.
Identiteti i llojit, ruhet nëpërmjet identitetit gjenetik dhe përsoset te ai estetik. Mandej mbërrin edhe koha kur lloji fillon me mendue mendimin dhe thotë: E vetmja gja që di âsht se nuk di asgja, tue përftue mbrenda llojit, primatin e individit. Tashmâ mbijetesa e llojit duket e zgjidhun dhe objekti i perceptimit mësyn nji truell të ri: filozofinë. Porse filozofia me emnin e saj të kumbueshëm, âsht e vjetër sa bota, sa vdekja, sa letërsia. Objekti i parë i mendimit të fortë, âsht vdekja. Habia filozofike par excellence, âsht habia e vdekjes. Narracioni e ka kultivue mirësinë estetike të njeriut, dhe ka bâ të mujtun njiherësh, që çdo send me qenë send përjetimi estetik, edhe vetë vdekja, mësuesja e kohnave, para së cilës, pa mrekullinë e të rrëfyemit do njihnim histerinë mâ rrënuese.
Nji kënaqësi aq praktike siç âsht narracioni, çudi, si mun’ me pasë, nji vlerë aq të pamatshme filozofike dhe ditunore. Gjithmonë, kur e kam ndie veten të poshtnuem nga skizofrenia dhe virtualiteti i vjetëve të mija 2000, u jam kthye rrëfimeve të gjysheve të mija, e aty e kam gjetë atë urtësinë që e ban dallimin mes të mbijetuemit dhe të jetuemit. A mun’ njeriu i ishullit me i thanë qoftë vetes kam jetue? Cili udhëtim âsht real pa kthimin, pa Itakën pa historinë e vet të rrëfyeme?
Vdekja, âsht padyshim personazhi kryesor i letërsisë botnore. Nuk âsht nji personazh aktiv, nji personazh-tip. Por nji terminus ad quem, dhe nji deus ex machina. Vdekja si fundi i jetës, por edhe si pjesë e jetës (stafetë morale); vdekja si fundi i dashnisë, por edhe si pjesë e dashnisë ; vdekja si fundi i nji romani, finishi që ia çel vendin (simbas djalit të dialektikës Walter Benjamin), nji pyetje’ për kuptimin e jetës.
Në romanin « Vdekja nuk vjen », deus ex machina i vërtetë âsht personazhi i profesorit. Vdekja, këtu, âsht nji vdekje ekzistenciale - ajo nuk vjen : pret aty që ti t’a zgjosh! Vdekja fiton, vetëm atëherë kur jeta e pranon humbjen…
Profesori nuk ka droe : ai e din se vdekja nuk âsht asgja para budallësisë njerzore. Njeriu i qytetnuem, mëton maspari ligjin. Dhe vdekja âsht ligji nga i cili buron kodi moral, nji kod i pashkruem, pse ekziston qysh para shkrimit, si gramatikë e gjesteve dhe aksioneve të llojit. Vdekja si garanci se bota nuk âsht nji reprezentim, por nji realitet objektiv. E estetizueme nga nji qytetnim i tanë, ajo mbretënon format, përcakton etalonet, ofron kutin… Por le të dalim nga ky pus filozofik pa fund.
Në reprezentimin te romani në fjalë, vdekja âsht si e thamë, shum moderne. Nji sëmundje e keqe, si jeta. Dhe interesante âsht se këtë na e parashtron nji personazh i kallepit “klasik”, si profesori. Profesori, relacionohet me personazhet e tjerë, si “arketipi” me “prototipat” (këtë skemë e kam përdorë me përshkrue raportin e klasikut Rreshpja ndaj rrethit të poetëve modernë të sotëm me idiosinkrazitë dhe “soliloqui-ot” e tyne të urryeshme). Profesori ka fillue tue jetue vdekjen, ai jeton në do imazhe që veç vula e saktë e vdekjes i ka ngrî në kujtesën e tij. Ai jeton mementon, teksa të shtruemit e tjerë të infermierisë së burgut gjakojnë baudelaire-janisht se kjo jetë âsht nji spital ku çdo i sëmundë âsht i zaptuem nga dëshira me ndërrue shtrat. Ky memento, âsht vdekja e tij e bukur, pse ai tash âsht plak dhe kulti i tij i vdekjes së bukur i mbetet ligjësive të kontemplacionit.
Në nji nga poezitë e tij të fisme, Borges konstatonte: “Nuk kam ra/ Si shum prej të gjakut tim/ N’betejë.// Jam/ Në natën e kotë/ Ai që rrokjet numëron.” Të parët e Boges-it luftuen me shpatë pra tue vu në punë zanatin e vetëm, trimninë, me i pështue vdekjes së keqe: harresës. Horheja e dinte, anipse qe lodhë (si na e tregojnë këto vargje), se ai po e luftonte flakëpërflakë atë vdekje, me nji zanat tjetër të ngadalshëm e ma pak burrnor, atë të letrave (që lypte durimin e qendistoreve plaka), por fitorja s’do ishte kurrsesi mâ pak jetëgjatë.
Kurse profesori, (Maroni, si më duket se quhet), duket se ka vetëm nji zanat: të ndiemit, të ndiemit e naltë, të ndiemit e lirë e të dlirë, të ndiemit me dritën, të ndiemit si ligjërata e drejtë e të menduemit. Dhe të rrëfyemit e këtij të ndiemi.
Dhe zanatet e të tjerëve shpalosen aq mjeshtrisht në këtë roman të gjallë, sa duket se të gërvishtin edhe teksa t’gërdisin. Jevgu Rakip, që ka për zanat të vetëm mbijetesën e që s’i kursen vetes asgja, veç që ai dhe zanati i tij të mbijetojnë. Mjeku mandej, që ka për zanat shkërdhatërinë. Koloneli, përfund, i tmerrshmi, që (si çdo nazist i mirë) ka për zanat të zemrës vrasjen. Dhe bashkë me personazhet e tjerë, janë të gjithë njerz të skaduem! A janë njerzit e skaduem të fabrikës komuniste “NJERIU I RI”? Sigurisht. A janë njerzit e skaduem të ’97-s? S’ka dyshim! Por janë edhe dhe sidomos, njerzit e skaduem të tana kohnave dhe epokave, të tana vendeve dhe komuniteteve. Janë yahoos e Gulliver-it dhe Brodie-t. I gjejmë te Maupassant dhe Gogol, të gdhendun në mënyrën mâ plastike si te Dostojevskij e Céline. Janë obllomovët dhe humbert humbertët, janë tenorët e “procesit”, dhe vrasësit e Zotit.
Po ç’randësi ka me e dijtë nga vijnë? Autori na tregon kush janë, na i bân realë njiherë, dhe prej kësaj ne mandej mújm me ftillue nga vijnë e ku shkojnë. A janë realistë? Po, por jo edhe aq. Në ç’kuptim. Në kuptimin se këta, sikundër sall do personazhe të mjeshtrave Gogol, Dostojevskij, Kafka, e Nabokov janë për fatin tonë të mirë mrekullisht mâ shum realë se realistë. Dhe kështu duhet me qenë. Real si Çiçikov dhe si Don Kishoti*, mâ shum se realist si shoku Zylo a Enver Hoxha i «Dimrit të madh».
Dhe kjo âsht pranvera e letërsisë së madhe, pse me e pranue sfidën e realizmit domethanë me dhanë personazhe reale.
Pra, si e kam thanë kalimthi te nji shkrim tjetër, shkrimtari e ka lanë monologun (soliloquio-n), dhe âsht nisë drejt tjetrit, por në të vërtetë kundron Njisinë. Dhe ajo kurajo që i âsht dashtë për me e pranue sfidën, ia ka shpërblye bujarisht te romani “Vdekja nuk vjen”.
Kaq kishem, nuk mundem me e kapë mâ teknikisht, pse e kam lexue vetëm nji herë, me nji frymë këtë libër. Herë tjetër kur hyu kurrnac Kronos të ma lejojë, do i kthehem këtij romani, dhe shpresoj veprës së shkrimtarit në tanësi.
*Kryepersonazhi i realizmit âsht mâ shum real se realist!

martedì, settembre 12, 2006
lunedì, settembre 04, 2006
DORA MARKUS

Legjenda tregon se nji mik i postoi Montales, nji fotografi që shfaqte kambët e bukuroshes austriake D. M., tue e grishë me ia kushtue nji poezi. Poeti nuk e njohu kurrë bukuroshen por kjo s’e pengoi me e shndërrue në protagoniste të njanës prej poezive ma të “pezullueme” të tij për nga tensioni formë-përmbajtje. I tillë asht edhe vetë hartimi i saj. Veç në krye të nandë vjetëve poeti i ka dhanë nji mbarim (pjesën II.), në mos nji qendër – ndryshimi mes pjesëve rroket me ta lexue.
Nji lirikë e shqetësueme për vetminë, e kryqëzueme mes imazheve të ambla e helmplote të peizazhit detar, luleve, zogjve në shqotë… korrelativet objektive të nji ndjesie të (mbyllun) thellë e të pakompensueshme humbjeje. Dora Markus, mikesha platonike, me zemët të ftohtë, asht vetë natyra që mbetet larg… e tëhollon helm, pijen e preferueme të njeriut të vetmuem.
Mitologjia personale e poetit ka gjetë me poezinë Dora Markus, nji ndër pikat ma të nalta të sublimimit.
EUGENIO MONTALE
Dora Markus
I.
Qe shì tek ura e drunjtë qet
N’Porto Corsini mbi det të hapun
E njerz të rrallë, pothuej gdhunj, kridhen
Vetë, a rrjetat hedhin. Me nji shenj
Të dorës gishtnoje nji breg tjatër
Të padukshëm atdhenë e vërtetë.
Mandej ndoqëm kanalin deri në dok
Të qytetit, prej bloze shkëlqimtar,
N’ultësinën ku shpërfundej
Nji pranverë gjysëfjetun, pa kujtime.
E këtu ku nji jetë e lashtë
Bigëzohet n'ambëlshti
Të angshtë Orienti,
Fjalët tua pëshqisnin porsi luspa
Të barbunit vdekatar.
Shqetësia e zemrës sate më ndërmend
Zogjtë shtegtarë që shkapeten faresh
Mbramjeve me shqotë:
Nji shqotë asht dhe ambëlsia jote,
Gjallon e kurrë s'përfaqet,
E prehje gjen fort rrallë.
S’e di qysh e sfilitun ti duron
N’atë liqé
Indiference që ke zemër; kushedi
Ndoshta të pështon
Nji hajmali që e mban pranë
Lapsit të buzëve, puplës,
Limës, nji miush i bardhë,
Fildishi: e kshtu rrnon!
II.
Tashma n’Carnzia-n tande
Me luledëllinja e moçale,
Përkulë mbi parvaz përgjon
Krapin që drashtas ngecet
A ndjek mbi blirë, mes
Monopatesh t’ashprin xiglim
Të muzgut e ndër ujna nji flaknim
Tendash për skela e pensione.
Mbramja që tejzgjatet
Në gjiun e proshkët s’bje
Me rropamë motorash pos
Krikatje patash e nji mbrendi
Fajancash bardh si bora i thotë
Pasqyrës së nxime që të pa
Të ndryshueme nji histori gabimesh
Të patrazueme dhe e gdhend
Ku fshisa s’mbrrin.
Legjendën tande, Dora!
Veç â shkrue tashma n'ato
Shikime burrash me baseta
Fisnike e të holla ndër portrete
T’arta ndërsa kthehet
Në çdo akord që shpalon
Sazja e prishun e orës
Q’errëson, vonë e ma vonë.
 shkrue atje. Gjelbrimpërhershmi
Lar për guzhinë
Po duron, zani s’ndryshon
Ravenna ka mbet larg, tëhollon
Nji helm bestyte mizore.
Prej teje ç’don? E ku dorëzohet
Zani, legjenda fati jonë…
Por vonë po bahet, prorë e mâ vonë.
Përktheu: Astrit Cani
Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
Koleksioni Furra e Books
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letra frange
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(17)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)