Xhuzepe Ungareti
In memoriam
Emnin ia thojshin Muhamed Sheb,
Prej rodi të mirë emirësh nomadë.
Vrau veten se jeta e la pa atdhé.
E deshi Francën
E ndërroi emën.
I thirrën Marsel, 
Mirpo s'ishte francez.
Dhe nuk dinte ma 
Si rrnohet 
Në çadrën e të vetve
Ku ndëgjohet Kurani me za, 
Tue gjerbë kafen erëmirë.
 
E s’diti me e shprangue kangën e vetmís.
 
Me zojën e hotelit e shoqnova
Në rrugën e të Pafatëve numër 9
Teposhte ku nata troshitet. 
E tash pushon në hupnín e Ivrís
Vorrezë që ka përherë bojën e nji cirku të fikun në shi.
  
 
Dhe ndoshta veç unë 
E di halà se ai jetoi. 
Nessun commento:
Posta un commento