giovedì, gennaio 03, 2008

28 BATUTA PËR 2008


Paris. Nji vandal hyn me forcë në Louvre dhe i ngjet dy krahë Venusit të Milosë.

Chavy Chase

Thonë se amerikanët e mirë kur vdesin shkojnë në Paris kurse ata të këqijtë kur vdesin mbesin në Amerikë.

Oskar Wilde

Dhe si tha Isaac Newton menjëherë pasi i ra në kokë nji mollë: «Çudi pra, unë qeshë ulë në bythë të dardhës!»

Laugh-In

Nji burrë në hanë nuk do jetë kurrë interesant sa një grua në diell.

Leopold Fechtner

Jam nji ateist teologjik egzistencial. Besoj te egzistenca e universit me përjashtim të ndonji kantoni zviceran.

Woody Allen

Nuk asht se kam frikë me vdekë. Thjesht nuk do desha me qenë aty kur kjo të ndodhë.

Woody Allen

Kokaina asht mënyra që ka Zoti me të thanë se po ban pare me teprí.

Robin Williams

Hera e fundit kur kam penetrue nji grue ishte kur hyna te Statuja e Lirisë.

Woody Allen

Ime amë ishte gjithmonë kaq e dejun sa kur vedosëm t’a çonim për nji kontroll mjekësor gjetën 2 përqind gjak në alkoolin e saj!

Robert de Niro

Me qenë i pafajshëm asht e rrezikshme se nuk ke alibi.

Boris Makaresko

Dje shpëtova nji vajzë nga përdhunimi. E mbajta veten.

Boris Makaresko

Truni asht nji organ i hatashëm. Fillon me punue qysh kur zgjohesh në mëngjes dhe nuk pushon deri sa hyn në zyrë.

Robert Frost

Amerikani 100 përqind asht idot 99 përqind!

Bernard Shaw

Mes dy të këqijave zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provue.

Mae West

Ndryshimi mes gazetarisë dhe letërsisë? Gazetarinë s’ka burrë që e lexon kurse letërsinë s’e lexon njeri.

Oskar Wilde

Dimni ma i ftohtë që kam kalue, ka qenë nji verë në San Francisco.

Mark Twain

Parajsën m’a kande për klimën, ferrin për shoqninë.

Mark Twain

Urtë! Përndryshe se ndëgjoj dot zhurmën e flokëve të tua që rriten!

Neil Simon

Më mungojnë vetëm një milion dollarë për me qenë milioner!

John Candy

Shikojeni atë njeri: duket si pisqollë dhe flet si pisqollë, por mos t’u gënjejë mendja: asht me të vërtetë pisqollë!

Groucho Marx

Me u plakë asht akoma mjeti i vetëm që kemi gjetë për me jetue gjatë!

Saint-Beuve

Nuk e kam kuptue kurrë pse në teatrot e operas i lanë me hy spektatorët e radhëve të para me instrumente muzikore.

Alfred Jarry

Ai që pi duhan mund të shkaktojë zjarre në pyll. Ja përse nuk e shihni kurrë një kafshë tue pi duhan.

Bill Crosby


Feministja e parë që i dogji sytjenat në këtë botë ishte Zhanë D’Arka.

Makaresko-Trani

Sikur Zoti të kishte dashtë që njeriu të flutorojte, do e kishte lindë me nji biletë.

Mel Brooks

Ata që kanë katërmijëetetëqindedhetë metra Mal të Bardhë, treqind Kullë Eiffel dhe njëzet e pesë centimetra gjoks dhe janë krenarë...

Jacques Prévert

Xhirafë: fjalë e kulturueme për mos e quejtë nji grue gamilje.

Gustave Flaubert

Vrasja asht gjithmonë gabim: nuk duhet me ba kurrë diçka për të cilën s’mundesh me folë mbas nji darke.

Oskar Wilde


E gëzueshi Vitin e Ri!

Astrit Cani

Nessun commento: