Ndër qytetet e letërsisë, është ai që shqiptarët njohin më mirë. Dhe i tillë ka mbetur edhe sot, kur po fillojmë ta njohim prapë. Ka mbetur si një estetikë e fshehtë, pa bujë, me rreze drite të drejta e që nuk kthehen mbrapsht.
Ata që nuk u rritën në këtë djep, vazhdojnë ta quajnë "djepi". Por për ata që këtu hodhën shtatin e lidhur të personalitetit të tyre, ky është shtrati dopjo i kulturës së vërtetë. Këtu fjala është napoleon arit e jo kartëmonedhë false.
Këtu kultura e natyra bashkëjetojnë natyrshëm.
Dhe janë njësoj të thjeshta e të harlisura, ushqyese për shpirtin e dëfryese për shqisat. Bukuria e kësaj treve xiglon ndër detaje ku shkëndrit urbanizmi i dikurshëm, me gjurmë që kanë mbetë prej "belle époque"-s, me biçikleta panumër që komunikojnë ekuilibër, e me dimensionin bio të gjallimit që këndell.
Protagonizmin ajo ia lë pëllumbave, që me gugatjet e tyre të paqta popullojnë lagjet e saj. Poezive që mbushin librat e saj. Ia lë fëmijëve që rrëshkasin me patina në rrugët e qeta të qendrës. Të rinjve që kërkojnë pak punë e pak dashni.
Në të vërtetë, të gjithë këtu bëhen modestë, të zbutur prej madhështisë së saj.
Ndjej se zotni këtu do të thotë xhentëlmen. Ndjej se i kenun do të thotë i pasur me qenie.
Shoh bukuroshet e dikurshme që prorë shtatdrejta pijnë nektarin e mëngjeseve të ngeshme. Me shikimet e gjestet e qashtra të thonë se dashnia është fundi i botës e fillimi i çdo bote.
Shkodra. Përvoja është shkenca e saj. Të jetuarit specializimi i saj.
Shoh sesi me shpirt kritik e të pasionuar, ajo i dashuron ata që punojnë. E i shpërfill mikroborgjezët e vet, që bëjnë të pamundurën për të mos punuar, dhe kur ia arrijnë, besojnë se kanë gjetur sekretin për të jetuar mirë, "dijen me jetue".
Por vetëm ajo din me jetue, dhe ka një jetë të fshehtë, të fshehtë si thesaret e saj, si gjuha e saj, si drita e saj, si sakrificat e saj. Dhe sacrificio do të thotë: me ba diçka të shenjtë.
E gatshme me ta mbyllë gojën me një gjest, a me të dashurue marrëzisht. Ajo të thotë me sy e ndër sy: nëse s'kemi dashni bashkë s'kemi asgjë.
Ajo të mëson se kultura gatuhet, nuk bëhet për të ngrënë.
Shoh sesi ajo e mbron gjuhën e saj, ku përdoren më shumë fjalë e ngjizen më shumë koncepte se në çdo qendër tjetër të shqiptarisë. Shoh sesi ata që kthehen këtu e heqin maskën, të pranishëm në vështrimin e kësaj nëne të sinqertë e burrneshë.
Shoh se këtu ka kulturë e nuk ka nevojë për kulturologji. Gjej këtu pasqyrën (speculum), e nuk gjej spekulimin. Gjej natyrën e natyralizohem sërish.
Lexoj Mjedën, Koliqin, Migjenin e më rikthehet shija e të lexuarit shqip. Bashkë me shijen për modernitet, me shijen për muzikë e për të bukurën.
Në të vërtetë ajo është plakur. Por të gjithë herët a vonë, plakemi, dhe më e rëndësishmja është të plakesh mirë.
Të ruash kthjellësinë dhe dashurinë për jetën deri në fund. Shoh se ajo vuan, ngase pretendon më shumë nga vetja. Pretendon të jetë e dobishme, por dobia e saj më e madhe është në bukurinë e saj.
Veç, metabolizmin e ka të mirë. Ajo integron dhe nuk disintegron. Kurrë nuk i mori seriozisht ata që flasin shumë. Kurrë nuk i brendësoi bëmat e atyre që vuajnë nga energjia e tepërt.
Këtu kurrë nuk lëshoi rrënjë realizmi socialist, as realizmi socialist sovjetik, as realizmi socialist turk, as realizmi socialist amerikan. Sepse nuk i rri përshtat asnjë ideologji, pasi është vend idesh. Dhe më mirë sesa të kopjojë të tjerët, përsërit vetveten, si natyra.
Kur u përmbyt disa herë rrjesht, shkodranët nuk bënë zhurmë. E jo se janë pro qeverisë, por ngase janë të ndërgjegjshëm. Në thelb ata e dinë, se të ashtuquajturat "fatkeqësi të natyrës", janë fatkeqësi që ne i shkaktojmë natyrës e që mandej kthehen në fatkeqësi që natyra na shkakton ne. E këtu njeriu e ndjen më shumë se kudo, se jemi qenie prej uji.
Me lirinë e fëmijës, është e para që na e thotë kur "mbreti është lakuriq".
Besoj me mendje e zemër që, nëse kultura apo demokracia shqiptare nuk gjen përgjigje, kjo shpesh vjen ngase nuk ka pyetur Shkodrën. Prandaj mbetëm duke pyetur të huajt. Është njësoj sikur Greqia që në vend të pyeste Athinën, pyeste Kostandinopojën a Moskën.
Kur të shkruhet fjalori i qytetërimit shqiptar, do ketë kapitullin më kuptimplotë.
Nuk është një qytet, është qyteti; nuk është një dimension i shqiptarisë, është dimensioni vertikal; nuk është një dialekt, është gjuha. Ata që e kanë lidhë fatin e vet me 'të, kanë guxuar gjithçka.
Ata mund të fitojnë shumë, ose të humbasin me nder.
Me ngadalësinë e pleqërisë së urtë, Shkodra i ngjan bash breshkës që me konsekuencën e saj ia kalon në fund edhe Akilit.
giovedì, aprile 14, 2011
Elozhi i së vërtetës
E vërteta (veritas) ka në të gjitha gjuhët etimologji interesante. Në latinisht mëtohet se vjen prej "vereor" (në shqipen e vjetër, pra në gegnisht: vroe, ose droe) që domethënë "me pasë frikë", "me drashtë". Por mund të rrjedhë edhe prej "verbum" në kuptimin e "fjalës së mishëruar", Krishtit.
Pra e vërteta në botën latine ishte ajo që jepej nëpërmjet mësimit të lajmit të mirë dhe të parabolës së Mesisë. Prej parabolë mandej, është vërtetuar se rrjedh edhe "parlare", pasi në fillim me folë ishte me rrëfye parabola, "parabolare". Kjo "veritas" ka karakter narrativ, çka na bën me mendue se identiteti në thelb është përsëritje e një narracioni.
Në gjuhët e vjetra gjermanike e siç vjen deri tek anglishtja e sotme, rrjedh prej trieëð : besnikëri e korrektësi, që në shqip është gjëja më e afërt me "besë". Dhe në fakt në gjuhën shqipe, në kohë pagane, e vërteta nuk ishte gjë tjetër përveçse "besa". Besa, që në mitin e Kostandinit, është një arsye për të jetuar, madje edhe pas vdekjes. Pra e vërteta që të kërkon edhe kur vdes bartësi i saj. Në serbisht "istina", lidhet me sanskritishten as (lat. est; shqip asht, është), që domethënë: me marrë frymë dhe me jetue.
Në greqishten e vjetër aletheia: zbulesë, edhe në kuptimin e shpalosjes. Heidegger e lidh me ekzistencën si hapje ndaj qenies; pra e vërteta jo si përshtatje por si zbulesë ose zbulim i entit që shpaloset duke dalë prej errnive zanafillore prej të cilave qe mbështjellë. Qëndrimin e Heideggerit me atë absolutizant të Hegelit, sipas të cilit e vërteta është ajo çka vetë-lëviz brenda vetes, mund ta ndërmjetësojë kumti i orakullit "njih vetveten".
"Njih vetveten" s'do të thotë që ti je e vërteta, por se atë pjesë që ti mund të kesh tek e vërteta, duhet ta kërkosh jo jashtë, por brenda vetes. Në të vërtetë, kur Ponc Pilati e pyeti Krishtin, se "ç'është e vërteta?", nuk donte ta dëgjonte përgjigjen. Pasi ishte pikërisht ai që i lau duart nga e vërteta.
Më shumë se filozofia që duke interpretuar na largon prej së vërtetës, është letërsia ajo që duke na bërë të besojmë gjëra irreale, na afron me frymën e së vërtetës, pasi na mëson të besojmë.
Qëndrimet e filozofëve të mëdhenj në lidhje me të vërtetën, janë të gjitha në funksion të sistemit të tyre. Prandaj Nietzsche ka thënë me ironi, se çdo filozofi është një autobiografi.
Gjënë më të shtrembër që kam lexuar në lidhje me të vërtetën e ka shkruar Jean Braudillard: Simulakrumi nuk është kurrë ajo çka e fsheh të vërtetën - është e vërteta që fsheh se nuk ka të tillë. Simulakrumi është e vërteta. Kjo është si të thuash që mohimi është pohimi.
Por ky nuk është problem i së vërtetës, thjesht tregon karakterin e epokës në të cilin jetojmë. E vërteta është pohuese (edhe vetë mohimi që është i vërtetë, pohon një të vërtetë, pra është pohim). E vërteta është pohuese pasi vetë qenia është pohuese. Hiçi nuk thotë jam.
Është fryma e keqe e epokës që meqë nuk ka në thelb diçka për të pohuar, mohon gjithçka, pra epoka është nihiliste.
Për sa u tha më lart, të gjithë mund të thonë, se asnjë prej etimologjive të së vërtetës nuk është e sigurt. Amà edhe këto shpjegime, janë pjesë e një miti, mbase mitit më të madh në historinë e arsyes: atij të së vërtetës. Miti (ose narracioni i shenjtë) i së vërtetës, është një mit klasik, pra nuk duhet ngatërruar me mitet moderne, ose postmoderne.
Nëse miti klasik bazohet tek e vërteta e besimit, miti modern bazohet tek gënjeshtra e mosbesimit. Duke e shpallur besimin si të rremë, miti modern i kundërvë kërkimit të së vërtetës (që është kërkim absolut), përgënjeshtrimin e një hollësie. Dhe përgënjeshtrimi e krijon gënjeshtrën.
Sot e vërteta ndahet dysh: e vërtetë e shkencës dhe e vërtetë e besimit. Por që të dyja kanë një paradigmë të vetme, që është kërkimi i së vërtetës, njohja e vetes. Ky kërkim mendohet se është i pafundëm, dhe rrok të gjitha breznitë e njerëzve dhe të gjithë hapësirën dhe kohën që jeta jonë arrin me rrokë.
Çka çuditërisht domethënë se vetja është e pafundme!?
E vërteta është aq e madhe, sa para asaj edhe universi duket i njëkahshëm, ose i njëanshëm, ose i pjesshëm.
Por shkencëtari që mat gjithmonë më të voglën, a nuk e ndjen edhe ai madhështinë që ndjen besimtari?
Në një libër fantastiko-shkencor që ende nuk është shkruar, protagonisti ia kushton jetën kërkimit të së vërtetës mbi një ngjarje të së kaluarës së tij. Në këtë mënyrë, pas disa përpjekjeve sinkronike, ai kupton se e vetmja mënyrë do ishte një udhëtim në vendin dhe në kohën e ngjarjes. Pra: makina e kohës.
Nga fundi i pleqërisë së tij e ka shpikur dhe perfeksionuar këtë mjet që lëviz në katër dimensione. Por ai nuk arrin ta gjejë të vërtetën edhe pasi kthehet mbrapa në kohë... Nëse kjo histori e ka një moral, ai mund të jetë: e vetmja e vërtetë e jetës është vetë jeta. Ose: e vërteta nuk është në një të kaluar kur ende nuk të shqetësonte problemi i saj, por është ky shqetësim që ke sot.
Duke menduar për përpjekjet dhe vuajtjet e çdo njeriu që njohim, mendimi i parë është se të gjitha kanë shkuar kot. Pasi kur të marrë fund gjithçka tragjedinë e njerëzimit nuk do ketë kush ta lexojë. A ndoshta: shpëton e gjitha!? Çdo gjë është e shkruar me dritë të pashuar. Mbase njeriu që kthehet mbrapa në kohë, nuk gjen të vërtetën, por gjen të gjallët. Gjen të gjallët e tij, atë që tash nuk ka. Ky takim është e vërteta. E vërteta përtej çdo interpretimi.
"E vërteta ka një fytyrë të tmerrshme..." ka shkruar Hannah Arendt duke lexuar Kafkan. Në shqipen e vjetër do thoshim: e vërteta ka një fytyrë të mnershme. A thua çdo jetë e jona do digjet për t'i dhënë dritën e vet një gjëje që ne nuk kemi për ta parë?
Miliarda jetë që kaluan në këtë planet, miliarda yje që u dogjën e u shuan në këtë univers, e dhanë dritë, mbase për të ndriçuar një çast: çastin e fundit kur gjithçka do ketë emrin e saj të vërtetë, e mbase ne do shohim dhe do dëgjojmë; ne bartësit e përkohshëm të atij zjarri, ne përçuesit e asaj drite, mbase do dëshmojmë për veten dhe do lindim në amshim.
Dhe atëherë e gjithë shkenca jonë do jetë një libër fantastiko-shkencor, drejtësia jonë do jetë pema më e shtrembër në kopshtin e Edenit, vdekja një zgjim.
E vërteta është fytyra e Zotit.

Elozhi i femrave në Tiranë
Te mozaiku që mbulon Muzeun Kombëtar, femra shqiptare paraqitet si figurë qwndrore në formatin epik, të preferuarin e "mesjetarizmit" komunist. E ngjeshur në kostumin kombëtar dhe me pushkë në dorë, ajo nusëron në një skenë lufte.
Gjiri i saj është i bollshëm, i frytshëm. Krahu i saj i fuqishëm, bujqësor. Më shumë se prej murales të Diego Riveiras, ajo ka prej pikturës Liria që iu prin popujve të piktorit më të madh romantik E. Delacroix.
Kjo murale mund të jetë një alegori e "Shqipërisë së re", por ne nuk duam ta shohim si të tillë. Madje nuk duam ta interpretojmë fare. A është imazh propagande apo dëshmi e ditëve të veta? Sigurisht që është të dyja njëherësh.
Na shërben si një pikë e parë krahasimi me femrën e sotme shqiptare, që duke u përqendruar në masë bash në kryeqytet, ka krijuar një tipologji të mëvetshme femërore: tipin femëror në Tiranë.
Ky tip femre ka filluar të shfaqet në Tiranë qysh në vitet '70, pavarësisht se në artin zyrtar ende përshfaqej e mashkullorizuar, si në muralen e Muzeut.
Atëbotë, falë një shtrysjeje të regjimit, për herë të parë arriti ta shfaqë haptazi e deri diku masivisht përkatësinë e saj europiane. Duke i vjedhur punën meshkujve, femrat arritën pak nga pak t'iu vjedhin edhe disa mundësi. Por në vitet e rrënimit ekonomik (vitet '80), për shkak të privimeve të panumërta, femra në Tiranë e humbi një pjesë të lirisë dhe të vitalitetit të saj.
Me ardhjen e demokracisë fillon njëmend krijimi i kësaj tipologjie njerëzore, e cila për shkak të lirisë më të madhe që gëzonte sidomos në Tiranë, erdhi duke u emancipuar, rafinuar e sofistikuar pikërisht aty. Diversiteti dhe prejardhja e gjithandejshme, i ndihu më shumë identitetit gjithshqiptar të kësaj tipologjie, duke e bërë këtë tipologjinë më përfaqësuese të femrës sonë.
Sot që Tirana është bërë kolektori i gjysmës së rinisë aktive në Shqipëri, kjo më duket ndër të paktat risi të denja për tu dokumentuar.
Me gjithë mangësitë e pashmangshme, ky tip femëror është emancipuar në mënyrën më normale, duke lëvizur me kujdes në një realitet patriarkal dhe me mendësi militante e post-militariste. Femrat janë emancipuar gati vetiu, natyrshëm, pa ngërç, duke treguar një alkimi shumë të mirë në përshtatjen dhe në krijimin e kushteve të reja të shoqërizimit. Kësodore ato e kanë lënë shumë mbrapa mashkullin shqiptar.
Kontributi i elitës në lulëzimin e kësaj pjese të kopshtit antropologjik, duket minimal. Ajo elitë që gjatë 45 vjetëve fabrikoi "serën" (ushqimi dhe drita nën kontroll), pas shpërthimit të saj, u bë vetë pjesa më e helmët dhe më tentakulare e "xhunglës" së tranzicionit. Nëse mendojmë pra, se po krijojmë një kopsht të ri antropologjik me frymëzim europian, duhet të investojmë pikërisht tek kjo pjesë që ngjan si pjesa më e frytshme e kopshtit aktual: tek femra shqiptare.
Ky investim don me thanë edhe pjesëmarrja e saj aktive në politikë, në politikën e vërtetë amà: në vendimmarrje, e jo thjesht në zëdhënësinë e politikës, apo në folitikë.
Liria ka funksionuar më shumë te femrat, pasi ato qenë më të kujdesshme dhe më të durueshme. Mjafton t'i lësh të qeta dhe ato ia dalin. Falë epshmërisë së tyre të paepur, janë të parat që ndërtojnë një modus vivendi, duke u bërë vetë, motori më i fuqishëm i jetës së përditshme. Punojnë më shumë, ëndërrojnë më shumë, duan më shumë.
Si pjesa më pak e shtrembëruar psikologjikisht, pjesa më jetësore dhe më elitare njëherësh, kjo femër, ka meritën e pazëvendësueshme se është katalizatori i vetëm social në një shoqëri ku gjithçka është tranzicion, kushtëzim, rravgim.
Duke parë fotot e njëzetvjeçareve të viteve të diktaturës, vihet re se janë më europiane se brezi para tyre, por vetëm në numër e jo në cilësi. Për të kaluar nga doku tek mëndafshi, nga livandoja tek piklat e parfumit, nga zbori tek hapi i lehtë, nga sapuni tek makiazhi i kalibruar, nga muzika popullore tek ajo jazz dhe nga kooperativistja me fund e pantallona tek figura e përsosur që tymos e qetë në këmbë tek stacioni i unazës, vitet '90 kanë qenë themelore.
Shpresa e fillimit të atyre viteve i dha energjinë, dinamizmi i periudhës së kioskave ia ndryshoi ritmin si dita me natën, dhe periudha e sotme, kur Tirana bëhet kryeqendër e një vendi në zhvillim dhe fillon të zërë vend konkurrenca e lirë, e bën përfundimisht tip.
Liria funksionoi më parë te femrat, pasi femrat kishin kulturë lirie. Edhe zbukurimi i vetes është kulturë. Leximi në shkollë. Përqendrimi tek e tashmja dhe e ardhmja. Edukata në familje i mbeti vajzave, për djemtë konsiderohej turp të mos ishe "i fortë". Investimi tek vetja dhe tek familja është filozofia e kësaj tipologjie femërore.
Bukuria dhe ngrohtësia që ajo sjell në jetën e Tiranës është e vetmja pasuri natyrore që na ka mbetur e pacenuar. E vetmja prurje antropologjike. I vetmi faktor që e estetizon jetën e përditshme. Por as 300 ditët me diell në vit, as mosha e re e popullsisë, as burimet e panumërta, klima, geni, energjia psiqike, nuk mjaftojnë të gjitha së bashku për ta shpjeguar një lulëzim të kësaj përmase. Kjo nuk është një dukuri që rroket nga teoria, prandaj i përngjet më shumë një mrekullie.
Nga ana tjetër duket sikur i gjendet një finish. Më duket sikur kjo tipologji do rrallohet e do pësojë metamorfozë brenda në harkun e një dekade, kur, me hyrjen në Europë të ezaurohet dora-dorës edhe rritja ekonomike. Pikërisht kur të fillojë gara e vërtetë për pasuri më të madhe; ngarendja për të bërë sa më shumë orë ekstra në zyra; kur gjithçka të bëhet punë dhe konsum. Kur të jetë koha e vajzave bija të vetme dhe e shkatërrimit të familjes klasike...
Deri atëherë kënaqemi duke dëshmuar lulëzimin e saj.
Ia vlen të përmendet po ashtu, se kjo tipologji ruan në poret e saj, në premjen antropologjike, një dimension të gjallë të lojës. Atë dimensionin vertikal dhe prapë të shtruar, të cilin fëmijëve të sotëm po ua fshijnë ndër duar me komercializimin global të jetës që e zhduk lojën duke të shitur përfundimisht lodrën.
Tash që anija jonë pirate, ku rrallë pranoheshin gratë në bord (duhet të rrinin të prangosura nën kuvertë a thjeshtë të shërbenin), i afrohet portit, femra shqiptare e pikësëpari ajo në Tiranë, fillon t'i gëzojë qysh në bord të mirat e jetës në stere.
E mbërritur deri këtu, kjo tipologji femërore është tashmë e krahasueshme me tipin e femrës romane, por edhe me tipin e parizienes, tipa që shkëlqyen në vitet '60, pavarësisht se në artin e dehumanizuar të sodit nuk është përfaqësuar sa dhe si ato.
Tipologjia e re femërore që është krijuar në Tiranë është estetikisht baudelaire-jane pasi është e vetmja "që ka aftësinë me i përthithë të gjitha helmet e jetës moderne dhe me i transformue në parfume".

Elozh brezit tim
"Në Shqipëri nuk ka rini", ka thënë Lubonja, për provokim intelektual. Konica, me cinizëm më elegant, pat thënë se në Shqipëri nuk ka breza.
Por identiteti i një brezi mund të përvijohet edhe në mënyrë të tërthortë. Si distancë ironike me produktin identitar të brezit paraardhës.
Dhe në rastin e brezit tim, ironia është e dyfishtë. Nëse jemi ironikë me realizmin socialist, si brez, jemi të distancuar edhe prej -izmave të sforcuar që hynë në fuqi post-mortum, nga brezi ndërmjet nesh dhe atyre.
Dhe ky brez kushinetë (që ndërmjetësoi duke krijuar boshllëqe) që sot ka në dorë kulturën zyrtare, me mungesën e identitetit të vet, rreket të bastisë edhe brezin tim, matura 2000.
Nuk kemi në thelb ç'të themi për brezin përpara, atë që e jetoi tërë pjekurinë pa liri. Ata vazhdojnë (e mund ta bëjnë përjetë) të valëvisin lart a ulët, etikën e tyre ushtarake, kërmën e shekullit të XX.
Problematikët e vërtetë i mbledh brezi që vjen pas tyre e (vetëm kronologjikisht) para nesh. Këta, që duhet të ishin poetët (bërësit) e parë të lirisë, nën trysninë e idesë së mangët të botës, dështuan.
(Kur ishin të frymëzuar për modernitet, e mbajtën frymën në perëndim, por i mblodhi anonimati i emigracionit; të tjerët, ndenjën, dhe shumë ndër këta ngecën në rrjetë, bënë kompromis dhe me lejen e merimangës së madhe, sollën -izmat).
Këta e prodhuan aberracionin (shtrembërimin) e vërtetë, pasi përfaqësuan materializmin me liri, që e ndyn edhe vetë lirinë.
Bunkeri hermetik i asaj bote u zëvendësua me të njëjtën bunker ku banojnë këta, por që thjesht ka disa brima ku ndonjëherë edhe merret frymë. Nënjetesa u zëvendësua me mbijetesë.
Vërtetë, nuk ke ç't'i thuash ish-artistëve të qëmotit, që ende e veshin atë kostum teritali që është titulli "Artist i Populli" apo kostumin e dokut me emrin "Artist i Merituar". Atyre iu ka mbetur ora në kohën e vet. Por këtyre që marrin "penda ari" dhe bëjnë letërsi doku, çfarë t'iu thuash? Ata të vjetrit, u vjetruan vetë dhe nuk se veshën rroba të reja.
Bënë kulturë prej realizmi socialist dhe morën vlerësime prej realizmi socialist. Por ata thjesht vjetruan veten e jo frymën e kulturës. Prej tyre dimë të paktën se çfarë nuk është kultura, çfarë nuk është letërsia, e arti.
Kurse këta të tjerët, janë më të dëmshëm. Me produktin e tyre japin idenë e gabuar se këtu vazhdon të prodhohet vetëm kashtë.
E sikundër brezi para tyre, por me servilizëm më obtuz, si distributor zyrtar kanë partinë. Këta janë freni që s'na lë të dalim prej tranzicionit.
Ndoti prej tyre dhe shija për kulturën e vërtetë, liria e përjetuar në gjërat e vogla, sensi i privacisë e frymëmarrja më e gjerë, përçanësojnë fizionominë e brezit tim.
Vatrat e tij produktive gjenden në perëndim (të paorganizuara e pa program, por me ekselencë personale), në Tiranë (duke përjetuar kalbjen e plotë të mendësisë së vjetër) dhe në Prishtinë, ku me sa duket janë bërë faktor, edhe në rangje politike. Në Prishtinë, ngjanë më të çliruar e më fisnikë me njëri-tjetrin, por, nuk kam dyshim se në Tiranë, ky brez ka individë më premtues.
Por çlirimi i vërtetë nuk ka mbërritur. Pasi, duhet të mbërrijë vepra. Deri atëbotë, detyra e misioni i këtij brezi, mbetet ruajta e qetësisë, distanca prej histerisë, kultivimi i privacisë, pra mbrojtja e normalitetit, dhe investimi tek vetja, si përpjekje për ta fituar me punë Shqipërinë e humbur me dhunë.
Dhe kryesorja: sintonizimi në një frekuencë alternative. Te libri i vjetër, te filmi klasik, te arti i vërtetë te relatat dinjitoze te modeli, përkundër folklorit folitikës opinion-keqbëries dhe inflacionit të shembujve.
Duke gjetur pika referimi jashtë spektaklit tonë të shëmtuar, brezi im gjen respektin për veten, fisnikërinë në lidhjet njerëzore, rrok dhe vendos kriterin e tij ekzistencial.
Dhe i ndih përsosjes e harlisjes së kopshtit tonë antropologjik. Që nesër, këtu, në këtë vend, të ketë më shumë vend për njerëzoren.
Duke sublimuar njerëzoren, kultura klasike (në personin e Protagorës) mëtonte se njeriu është kuti i të gjitha gjërave.
Çdo kut është i pasaktë, por ka kute që e dinë këtë, e prandaj janë më pak të gabuar. Mund ta marr si bazë kutin e brezit tim, nëse i vendos prorë koefiçentë korrigjimi. E di, se kuti i brezit tim, është më i mirë për të matur paqen se luftën.

sabato, aprile 09, 2011
A.Cani - ELOZH I RILINDJES
Duke menduar zhvillimet e jashtëzakonshme të dy dekadave të fundit, e ndjen se nuk është nevoja të jesh intelektual, për të kuptuar se rilindësit i kishin rënë shënjestrës, kishin parë saktë: se dielli do lindte nga perëndon.
Kjo metaforë poetike e Frashërlliut Junior, bazohet te një realitet: drejtimin e dikton nevoja e natyrshme për t'u rritur. Sepse Rilindje nuk do të thotë të lindësh prapë, aq sa do të thotë: të rritesh më në fund!
Programi kulturor i kësaj lëvizjeje të madhe, përçanësoi as më shumë e as më pak, atë çka shqiptarët donin dhe duhej të realizonin. Koha e realizimit, natyrisht i mbeti historisë. Rilindja jonë është e gjatë. Nëse fillon me vitin kur lindi Naimi, ajo gjen poetin e saj të fundit tek Ibrahim Rugova, figura qendrore e rezistencës kosovare.
Abetaret shqipe, alfabeti latin, ngjallja e historiografisë shqiptare me në qendër historinë e Skënderbeut, kultivimi i zhanreve kryesore të literaturës; emancipimi nga turqit si ndihmë për emancipimin e vet Turqisë dhe mbarë Ballkanit... Të gjitha këto Rilindja i realizoi, me një përpjekje gjigande dhe të frymëzuar.
Ajo ngriti lart vlerat e identitetit shqiptar pa ulur vlerat e askujt. Pohoi se "feja e shqiptarit asht shqiptaria", por jo në kurriz të besimit fetar.
Në gjirin e rilindësve pati klerikë që shkruan letërsi të vërtetë. Ata qenë besimtarë të vërtetë që siç i besonin Zotit i besuan edhe artit.
Rilindja na largoi nga perandoria më e gjatë dhe më e errët e historisë së Ballkanit, nga Bizanti. Dhe duke bërë këtë, na nxori nga mesjeta.
Rilindja e urtë, kurrë nuk shkau në ekuacionin islamizëm=orientalizëm. E thotë qartë, një rilindës i viteve '30, filozofi Krist Maloki, se orientalizmi nuk na erdhi prej kombit të lavdishëm arab, por prej bizantinizmit me qendër në Stamboll. Prandaj, - argumenton ai - i madhi Ataturk, e barti kryeqytetin dhe e çoi në Ankara.
Rilindja qe një program me kumt iluminist e racionalist dhe kështu vjen ende sot, kur vërshon natyrshëm në programin evropian që ka të njëjtin karakter dhe po të njëjtat rrënjë historike, në 700n.
Në të vërtetë, programi i Rilindjes sonë kombëtare, është i vetmi program kulturor i njëmendtë dhe i kompletuar që kemi pasur. Nismëtarët e këtij programi janë me të drejtë në panteonin e të pavdekshmëve të shqiptarisë. Gjeografia e këtij programi dhe e ithtarëve të tij kapërceu oqeanet e pati dhe ka vatrat e veta anekënd botës ku ka shqiptarë.
Pavarësia e parë (1912) qe akti kurorëzues i këtij programi. Vitet '30, qenë vitet e emancipimit dhe urbanizimit të tij. Por edhe çelja e shkollave nga Koliqi në Kosovë, në kohën kur ishte ministër i Shqipërisë italiane, është pjesë e këtij programi. Për shkak të respektit që gëzonte, ky program u mor i mirëqenë edhe nga komunistët, por meqenëse atij i mbivendosej programi komunist, aty mbeti i parealizuar.
Dhe kjo mbivendosje me vonesën që prodhoi, është njëra arsye pse është aktual. Arsye tjetër, më e rëndësishme është çështja e Kosovës, me mbarë problematikën e kufijve shqiptaro-shqiptarë. Pavarësia e Kosovës i dha këtij programi, tagrin e një kushtetute kulturore të të gjithë shqiptarëve, tashmë të hyrë në fuqi. Por arsyeja më e fortë e aktualitetit të programit rilindës, është përkimi i tij me programin për kombin evropian.
Pavarësisht klisheve që qarkullojnë në lidhje me interpretimin e saj, Rilindja mbetet një program me burim autentik shpirtëror. Rilindja nuk erdhi nga lodhja me perandorinë turke (asgjë nuk vjen nga lodhja), nuk erdhi pasi një brez intelektualësh nga familjet e mëdha vendosën të investonin pasurinë e tyre për dije (rilindësit ishin në thelb disa idealistë në mërgim).
Rilindja erdhi si një nevojë shpirtërore për modernizim, si një thirrje e brendshme për të ndryshuar perceptimin në lidhje me veten. Erdhi si veprimtari e natyrshme e disa njerëzve që kanë ide, dhe gjejnë mjetet për t'i përçuar ato ide. Si një kthim ideal i mërgimtarëve në atdheun e realizuar, për t'ia kthyer atdheun atyre që e duan.
Përse është aktual programi kulturor i Rilindjes?
Përgjigja më e rrufeshme do ishte: pasi nuk kemi program tjetër.
Kjo është e vërtetë, puna që është bërë pas 90s nga Shqipëria kulturore, ka qenë kryesisht për të treguar inaktualitetin e këtij programi: pra nuk ka pasë diçka për të pohuar, duke qenë thelbësisht mohuese.
Ndërkohë veprimi i programit rilindas në Kosovë, i ka bërë përpjekjet hiper-moderniste të Tiranës, të duken ashtu siç janë: snob. Moria e sub-programeve të shumta anti-rilindase që janë prodhuar e importuar me shumicë, ka rezultuar snob për disa arsye.
Besoj se këto sub-programe janë snob por dhe që nuk bëjnë pjesë tek programi i madh për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Nuk shkombëtarizohet Skënderbeu, pasi është e pamundur të serbizohet, apo greqizohet. E vetmja pasojë e sub-programeve të provincës sonë qendrore, është ballkanizimi i diskursit. Pra kur opinionizmi na flet për historinë, na tregon shumëçka për vete, pra na tregon se vetë është historik. Nuk na tregon asgjë për historinë, pasi ajo njihet nga frytet e veta.
Nuk kemi program tjetër, pasi programi që na ofron Evropa është në radhë të parë teknik: plotësoni kushtet dhe nuk keni nevojë të luani vendit, pasi në Evropë jeni në fund të fundit, pra në shtëpinë tuaj. Me ndryshimin se tashmë mund të hyni nga dera dhe nuk është nevoja të hyni për hatullash.
Dhe nuk kemi program tjetër, pasi duhet të ulemi ta hartojmë ne vetë.
Besoj se për të hartuar një program tjetër, nuk është nevoja një strukturë tjetër mendore. Për një strukturë tjetër mendore kanë nevojë ata që thonë: nuk bëhet ky vend. Brezi i ri i shqiptarisë është i pasur mjaftueshëm me ide të reja dhe me energjinë e duhur për të besuar tek vetja.
I vetmi problem është se pa e vënë re tashmë kemi hyrë në post-modernizëm. Në epokën e kolazhit dhe fragmentit.
Të inaktualitetit që është aq total sa na diktohet përditë si i vetmi aktualitet. Kjo është e vetmja arsye negative e prestigjit që gëzon ende Rilindja.
Por prapë, programi kulturor rilindës ka edhe një të mirë tjetër: se në kohën e spektaklit të integruar na pajis dhe na edukon me sensin e historisë.
Shihet qartë se fundi i natyrshëm i këtij programi nuk është një disintegrim, por një integrim. Në shekullin e ri, kur shtetësia shqiptare të arrijë rritjen e plotë në vlerë, asaj do i brendashkruhet edhe kombësia.
Atëherë, programit kulturor rilindës do i zbehet konotacioni nacionalist dhe do lexohet evropianisht si një program kulturor patriotik e shtetformues. Shtetësia e realizuar evropiane mandej, e arkivon dhe i cakton vendin e vet në faqet e njërës prej poemave më të lavdishme të historisë sonë.

martedì, ottobre 19, 2010
Ftesë me hy në shekullin e ri
Astrit Cani
FTESË ME HY NË SHEKULLIN E RI
Na ishte njëherë një shekull i shkurtë
Si përqendrim i prodhimit historik, shekulli i XX ka qenë pa dyshim ma i pasuni dhe ma tragjiku i historisë moderne. Nëse ai u karakterizue prej "pasionit të reales" (pagëzimin e jep A. Badiou), pasi realja u vorfnue, mbeti vetëm "sëmundja e reales" me të gjitha simptomat e saj.
Sipas Hobsbawm, ky përqendrim nuk asht as një shekullor, por fillon më 1914 dhe mbaron më 1989 – ai e quen shekulli i shkurtë. Por nëse shekulli qe i shkurtë, sëmundjet e tij i patën pasoja të gjata që vijojnë edhe në shekullin tonë.
Me pak përqendrim mund të vërehet, se edhe në çështjen e kalimit në shekullin e ri, Europa perëndimore e hipun mbi TGVnë e saj e ka kalue Lindoren. Në radhë të parë për shkak të përditësimit të konceptit historik: p.sh., prania e ekologjistëve në parlamentet perëndimore asht e madhe, çka në kuvendet lindore asht luks i tepërt... Progresi i perëndimit drejt një epoke të re përçanësohet edhe falë ndoj artisti të shprehjes me origjinë nga ish-vendet komuniste, si Milan Kundera, përpunues i një estetike të mirëfilltë, sidomos tek vepra Testamentet e tradhtueme. Një estetikë atotalitare. Nuk them antitotalitare, pasi ndryshimi i një estetike antitotalitare me një estetikë totalitare, asht mosdomethanës e i paqenë në rrafsh ndo etik ndo estetik: sa ndryshim ka mes realizmit socialist sovjetik dhe realizmit socialist amerikan? Sa, mes komunizmit të Kadaresë me antikomunizmin e tij? A nuk bahet fjalë për një bazë të fortë militantiste në të dyja 'skajet'?
Edhe në këtë vetëdijesim ka ndodhë që Lindja ka pague, Perëndimi ka ble.
Dalja nga shekulli i XX, shënohet në radhë të parë nga ridimensionimi i marrdhanieve me vetë Historinë dhe sidomos me ideologjinë që gjakon ta prodhojë Ate. Ky ridimensionim mund të bazohet tek marrja e distancës, tek 'epoché'-ja e Husserlit, pezullimi i gjykimit, rrokja e historisë si fenomenologji, dhe relativizimi i saj, me synimin e qartë me u çlirue nga ideologjia, për të mbrojtë dhe fuqizue jetën në vetvete. Prodhimi historik nuk mundet me e jusfikue ma harxhimin e asnjë jete. Historia (ajo që u lançue në shek. XX) asht çnjerëzore, degjenerative. Jeta asht organike edhe në lidhjet që ka me botën, organike e për pasojë rigjenerative, prandaj asht arsyeja e botës. Ajo e ndërron botën në mënyrë ciklike dhe nuk e don progresionin gjeometrik të industrisë historike.
Shekulli i XX ende mendonte se gjestet dhe jetët tona do gjykohen nga historia, dhe do rigjykohen me çdo brez të ri; njerëzit linin takim në faqet e historisë. I besonin kunorave me lule të brezave që vijnë, dhe donin me i ndikue ato breza. (Ende sot, brezi i komunistave shqiptarë na sheh me përçmim, na sheh si pacifistë, duke na nënthanë: historinë e bamë ne!... Ata banë luftën (për pushtet), e në fakt s’po na lanë me e ndërtue paqen.) Kjo sëmundje asht quejtë nga Popper: historicizëm. Historicizmi ishte utopia që dhunonte realen. Utopia e parë: republika e Platonit, ajo që privilegjonte teknokratët dhe zbonte poetët. Shekulli i XX, e pa këtë sorollop kompetentash në krye të një mega-industrie të luftës pra të vdekjes.
Ata që e studiojnë sot kasaphanën, gjigantomakinë, nuk mungojnë së zbuluemi aty një pafundësi modash estetike, dhe mënyra si ndjejnë ata vetë sot ban pjesë te një modë. Historicistë postumë, ata fjala vjen ende e quejnë socializmin një utopi. E quejnë një Donkishot (- Kadare, jurisë së çmimit Asturias). Kjo nënkupton se dështimi i tij historik iu detyroka kushteve të shfavorshme historike; pra u dashka nxitë shfaqja e kushteve të reja për riaktivizimin e tij.
Por kushtet e reja, janë pikërisht pamundësia e aplikimit të kurrnjë ideologjie.
Kushtet e reja nënkuptojnë vetëdijësimin përfundimtar mbi natyrën artificiale të Shtetit, "natyrës së dytë", e cila tue mos pasë lidhje organike me natyrën njerëzore, asht degjenerative.
Absurdi, për mendimin tim, asht kategoria që prodhon bash ky Shtet, kjo "natyrë e dytë" të cilës njeriu i shekullit të XX ia delegoi jetën e vet totalisht, çka s’kish ndodhë kurrë ma parë në këto nivele. Pasojat e tmerrshme të këtij delegimi, janë dhanë në mënyrën ma të kthjelltë nga vizionari Franz Kafka.
Na, të birtë e shekullit të ri, e rimendojmë në mënyrë konstruktive (larg çdo dekonstruksioni, dhe jo mbi bazat e dekonstruksionit) "natyrën e dytë". Në këtë pikëpamje marrin për ne vlerë epokale qëndrim-marrjet e intelektualëve mbi nazizmin, mbi komunizmin dhe mbi shoqninë e spektaklit.
Interiere të shpisë sonë
Disa nga provat e mos-daljes ose thjesht ngeljes së elitës sonë në shekullin e XX, janë këto.
Politika shqiptare asht historiciste. Jo vetëm Hoxha asht mundue me prodhue një pafundësi ditësh historike, i ndihun nga shkrimtarët e oborrit të tij, por edhe kryeministri aktual qysh prej fillimeve të karrierës së vet politike, ka numërue në publik një pafundësi ditësh historike. Ende sot në 2010n ai asht krenar, fjala vjen, pse shqiptarët e paskan "ndie" ndërtimin e veprës "Durrës-Morinë", duke u ngutë me ia vu' emnin fëmijëve që iu lindin, Kalimash. Me dhjetra qenkan vërsnikët që mbakan kët emën. Shembull i përkryem i simbiozës simptomatike të historicizmit me folklorizmin.
Imagjinoj një prej këtyne Kalimashëve (Zoti i ruejtë!), në vitin 2030, në ndoj universitet të perëndimit a të Shqipnisë së atëhershme, nsa mundohet me ia shpjegue emnin e vet të pranishëmve. Me siguri ka me përdorë argumentin gjeografik në vend të atij historik.
Një provë tjetër e pizmosjes prej shekullit të XX, asht pasioni i intelektualëve tanë për frojdizmin dhe zelli i tyne në prodhimin e komplekseve të reja. Ma i famshmi ndër komplekset 'e freskëta' të prodhueme, asht kompleksi i Rozafës (me nënkomplekset relative), fabrikue nga një mësimdhanës i shquem.
Fabrikimi i komplekseve shpjegohet me përdorimin e standardeve të dyfishta.
I njejti mësimdhanës, nuk guxon me propozue ndoj kompleks të ri, në katedrat e perëndimit ku ligjëron. Një fabrikues kompleksesh ban prokopi në vendin tonë, se jashtë edhe me e quejtë Freudin të tejkaluem, asht gja e tejkalueme. Por qëllimi asht mbase i ndershëm: duen me i ba shqiptarët me zbulue të pavetëdijshmen. Me rrëmue koshin e plehrave të ndërgjegjes së vet. Ndërkohë që roli i intelektualit, të paktën prej iluminizmit, asht me çue kah vetëdija. Ata nuk i konsiderojnë shqiptarët popull. Për me e thanë me fjalët e albanologut të madh Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit, ata: “me popull nënkuptojnë vetëm popullin francez, madje, vetëm parisienët dhe ju vjen turp që populli (ynë) nuk është i tillë” (Shapovi tek Djajtë, fq. 29 – 30, Uegen 1999).
Momenti asht historik. Mtesa e tyne asht e qartë: "natyra e dytë" (Shteti) u mundka dhe u dashka t'i japë cilindo kuptim që i volitet 'të parës' (natyrës njerëzore). Kësodore, ndërsa tek miti si rrëfim, si narracion, Rozafa asht një grue tragjike protoshqiptare, tek frojdizmi postum bashkëkohës, Rozafa shndërrohet në sëmundje, në rozafizëm, e humbet ftyrën njerëzore, dhe bahet enigmë, shajni, tmerr.
Dhe ja që e përmendëm edhe mbaresën sufiksin vulën e fabrikës së aberracionit të shekullit të paranojave: izmën! Që ende sot mbijeton në konceptin ‘postmodernizëm’, që kërmëzohet në veprën e shkrimtarëve e artistëve tanë televizivë, veprat e të cilëve janë jo pak. Postmodernizmi si filozofi e artit kontraceptual.
Por ata që janë kambekrye në shekullin e XX janë në radhë të parë gazetarët. Nuk kanë faj. Duke mos mujtë me ia dalë në krye tanë asaj literature, i kanë lanë pothuejse tanë librat hapë dhe pa u shpikë ndonjë preparat që mundëson leximin simultan në shumë gjuhë të panjohuna, nuk kanë shpresa me i mbyllë ndojherë. Mjafton t'i hapni gazetat e gjeni se Aidsi vazhdon me u quejtë "sëmundja e shekullit". Në shekullin e XXII a mbase ndryshon? Kështu tek ne. Kurse në televizionin italian, ka një program që quhet 900, dhe drejtohet për bukuri nga Pippo B., çka të konfirmon se ata të shekullit të shkuem si të tundun që janë, as tuten as shkulen vendi... Sigurisht një kontratë e nënshkrueme në shek. e XX ka ma shum vlerë se nji kontratë e shekullit të ri që asht vetëm dhetë vjeç. Mbasi iu kanë ra dhambët, kanë vu proteza të fuqishme, dhe oreksi vetëm iu shtohet.
Një moment tjetër që ma konfirmon faktin se intelektualët tanë vuejnë prej ngërçit të shekullit të shkuem asht kriticizmi monotematik i vetë ngërçit. Ky ngërç mbahet gjallë nga vetë folitika e tyne e pafundme. Me misionin e tyne që nëpërmjet emisioneve me shikueshmëri të naltë (lexo: me pasivitet të naltë nga ana e shikuesve) me dekonstruktue çdo mit, e përfundimisht me dekonstruktue çdo strukturë narrative e logjike që kemi trashëgue dhe ruejmë deri sot.
Atyne, që mëtojnë se politikanët i kemi në shekullin e XIX, u duhet thanë se për vete janë në shekullin e XX, dhe te pjesa ma josubstanciale e këtij shekulli: tek karaokja e opinionizmit mediatik. Tek vitet ’80, tek letra higjienike, birra pa alkool, cigaret light, muzika disko, pornokracia.
Të dyja palët meritojnë vëmendje. Politika, sepse duke qenë në shekullin e XIX për vete, ban fushatë e mbledh vota tue iu premtue njerëzve se i fut në shekullin e XX. Por ai që politika e quen "shekulli i ri" për ata në fakt asht i kaluemi "shekulli i XX". Vëngëroshe asht elita kulturore, sepse me kategoritë ideologjike të shekullit të njëzet kallëzon prapambetjen e politikës në shekullin e nandëmbëdhetë.
Operacioni ma i randë që intelektualët kryejnë ka të bajë me mitin.
Në mbrojtje të narracionit
Mit në origjinën e vet domethanë narracion. Edhe vetë historia ka në zanafillë këtë kuptim. Opinionkeqbërësit e mediave shqiptare procedojnë në mënyrën e intelektualëve të makinerive totalitariste: në fillim e ideologjizojnë mitin, mandej duke kritikue anën ideologjike që i kanë shtue vetë, e demitizojnë atë. Por demitizimi nuk ka asnji kuptim në vetvete, pasi demitizim asht vetë ideologjizimi i mitit, duke ia heqë atij anën mitike, adamitike, narrative. Me çnarrativizue një narracion: ky asht kulmi i shitjes së ajrit të fërguem, asht H2O2 i shitun për ujë.
Në të vërtetë qëllimi i demitizuesve asht luftimi i mendësisë totalitariste. Edhe kjo detyrë e tyne ka një vonesë shekullore. Në kushtet e post-totalitarizmit duhet pozitiviteti, pohimi, idetë e reja.
Asht ma se e vërtetë që sistemet totalitare, sidomos nazizmi i Hitlerit e ka përdorë mitin (një mit të dhunuem ideologjikisht) për me përligjë një luftë të tmerrshme ndaj natyrës njerëzore, për me e përdhunue ate randë. Por miti, që nuk i përket 'natyrës së dytë – Shtet' nuk ka faj për kët.
Thamë se Shteti duke mos pasë lidhje organike me natyrën njerëzore, asht degjenerativ, por "natyra e dytë" e vërtetë që asht narracioni, pjesa ma klasike e të cilit asht mitologjia, i ka këto lidhje natyrore, prandaj asht rigjenerative. Schellingu tek Philosophie der Mythologie thotë se mitogjia "prej thellësisë, prej kohëzgjatjes dhe universalizmit asht e krahasueshme vetëm me vetë natyrën".
Nuk asht e vështirë me vërejtë se operacioni themelor i totalitarizmave ka qenë mitizimi i së tashmes. Meqë totalitarizmi nuk ka të ardhme, por veç të tashme, ai i mobilizon totalisht energjitë intelektuale për me i dhanë të tashmes universalizmin absolut, që ta bajë ate një kohë historike. Këtë lloj 'mitizimi' e bajnë zakonisht ideologët në pushtet. Ideologët që nuk janë në pushtet, bajnë të kundërtën, pra demonizimin e së tashmes.
Por e tashmja duhet pá thjesht si energji, proces dhe asht aq e hapun, madje deri në atë pikë, sa asht e hapun edhe mos me qenë ma.
Një personalit kozmo-historike që e ka ndikue maksimalisht kohën tonë dhe e ka ndikue shum ma tepër se ata që flitshin në emën të tij, si Marksi, e pá njeriun si thjesht njëpërmasor: si prodhues, si homo faber. Ai e injoroi homo narratorin, por përfundoi vetë i bamë narracion, një narracion i mërzitshëm.
Tani do mendojnë se po mitizoj narracionin, por nëse duhet të mitizojmë diçka, le të mitizojmë bash narracionin! Pasi narracioni asht shkolla ma e vjetër e njerëzimit, mënyra ma klasike e edukimit dhe e njehsimit të përvojave.
Nuk asht e largët dita kur Unesco (a sido që të quhet atëbotë) do ta shpalli narracionin si trashëgimi të njerëzimit, trashëgimi e dorës së parë. Dita kur kësaj veprimtarie themelore do i caktohet një datë feste në kalendar, ka me qenë për ne një ditë historike, por në historinë e narracionit ka me shënue mbase datën e pensionimit të parakohshëm.
Në shekullin e shkuem Shteti e ka luftue mitin për me i zanë vendin e ‘natyrës së dytë’. Fitorja e Shtetit ishte aq e pamatë sa tash kjo natyrë e dytë e legjitimueme rrezikon me zëvendësue edhe vetë natyrën, mbasi të realizojë edhe shkatërrimin e institucionit të fundit klasik: familjes.
Dalja nga shekulli i XX asht edhe një udhëtim mbrapa në kohë, kur kjo nuk kishte ndodhë ende. Prej këtij udhëtimi mund të rifitohet diçka në favor të programit të ri kulturor të shqiptarisë, botës tonë ku narracioni ende vepron.
Mirësevini në shekullin e ri!
Milano, tetor 2010
GAZETA STANDART, 23.10.2010

giovedì, agosto 26, 2010
Snobët edhe folitika
Tema e debatit
Në një intervistë verore, Albin Kurti, i përgjigjet pyetjes: a ekziston identiteti kosovar? Pyetja asht shum e mirë, dhe nuk asht e gazetarit që ia shtron, por e polemistit Migjen Kelmendi, editorit të librit Who is kosovar. Kurti përgjigjet se ekziston identiteti kosovar, por vetëm si identitet krahinor.
Mandej përmend dy zona të Gjermanisë për me tregue se nuk ka ndryshim mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyne të Shqipnisë. Ai përgjigjet edhe në lidhje me gjuhën standarde: thotë se standardi vendoset nga politika. Megjithatë, pranon se standardi asht i papërsosun.
Por mjafton me kujtue një fakt që sot e din tanë bota: identiteti kosovar asht identitet shtetnor, jo thjesht krahinor siç asht identiteti matjan për shembull.
Sa për standardin: nuk duhet lanë ma që politika me vendosë për jetën e përditshme. E ka ba me grusht të hekurt, gjatë 5 dekadave, e ban pa shum sukses sot me anë të spektaklit mediatik.
Vini re se në Shqipni, diktatura bahej ma e egër, bash atëherë kur jeta e përditshme fillonte të bahej ma e lirë.
A asht standardi i papërsosun, si çdo gja njerëzore? Nji standard ku Shën Maria bahet Shën Mëria, Zoja e papërlyeme, bahet Zonja e papërlyer, e lumnueshmja, bahet e lumturuar, nuk asht lajm nji i mirë.
Por kjo kartëmonedhë false, që mundohet me zanë tregun gjuhor, nuk asht e këmbyeshme në ar, çka në gjuhën e kulturës, d.m.th.: nuk jep vepra. Ajo vetë asht vepra e nji glosatori vlleh, biblioteka "shkencore" e të cilit sot po shitet buzë Lanës, e na gëzohemi se ky fat, nuk i ka ra në hise bibliotekës vërtè shkencore të anti-standartistit Pipa, që ruhet me pekule në muzeun e Shkodrës.
Pse duhet ngulmue prapë në çështjen e gjuhës?
Në radhë të parë gjuha nuk asht mjet, por asht mendësi. Mendësia mundet me qenë e mbyllun ose e hapun ndaj ndryshimit, ndaj të resë, ndaj të përditshmes.
Standardi asht i mbyllun dhe asht shurdhan: ai nuk ka organe për me e ndijue realitetin. Cinik asht fakti se damin ma të madh standardi ia ka ba bash tosknishtes: pasi i ka shitue organet e saj për jetën e përditshme. Ai asht nji tosknishte pa muzikë: por tue i heqë muzikën nji gjuhe, i ke heqë shì anën shpirtnore.
Pushteti mundohet me e përdorë gjuhën si mjet me kontrollue mendësinë. Me paret e veta ai nxjerr 30 gazeta identike me stok të garantuem, organizon qindra sfilata sfilitëse, disa festivale kange, dhjetra talk-shoë, me qëllimin e vetëm për me zaptue frekuencën e perceptimit, që njerëzit të mos flasin për asgja tjetër përveçse për pushtetin dhe folitikën.
Por mendësia që mundëson gjuha shqipe, nuk asht e përshtatshme vetëm për folitikë, si mundohen me na ba me besue. Shqipja e vërtetë asht shum e larmishme. Ajo nuk ka dy, por katër variante në fondin e saj të jashtëzakonshëm: arbërishten, toskërishten, gegnishten dhe standartishten.
E përse ndër 'to u dashka me mbizotnue ma artificiali e ma joburimori, pra standardi?
Ngase po bani e mbizotnoi standardi ka me mbizotnue folitika.
Kush don që me mbizotnue ky variant, don që me mbizotnue nji mendësi: e kjo mendësi, përshfaqet te monokultura e bllokut dhe nga bunkerizimi i djeshëm horizontal e nga ai i sotshëm vertikal. Kjo mendësi lufton kundër çdo mendësie tjetër, lufton klasicizmin arbëresh me anë të përkthimit të De Radës në standard, lufton fisnikërinë toske, me anë të identifikimit të 'saj me elitën komuniste.
Mendësia standardizuese, mëton me i hi në shpi malësorit në majë të malit e me i thanë: malok. Që ai të mos ndihet në shpi të vet. Kush ia thotë, nuk rrezikon asnjë kundërpërgjigje, mbasi ia thotë mbas ekranit të televizorit.
Kjo mendësi nuk don që labi "t'ia thotë këngës" si di vetë, por të vijë në karaoket e Tiranës.
Kush ka frikë nga snobët e rinj?
Në një intervistë dimnore, Enzo Biagi, e pyet Pasolinin: po juve, çfarë njerëzish ju pëlqejnë? P., i gjegjet: mua më pëlqejnë të thjeshtit, dhe të thjeshtit janë ose njerëzit analfabetë ose ata përnjimend të kulturuem...
Bash mes këtyne dy palëve janë dhe snobët: sine nobilitate, pa fisniki.
Distanca që ata kanë mes Unit dhe Mbi-unit asht e frikshme. Uni i tyne asht nji skilipec që ban si ish-nxanës i mirë, kur Mbi-uni asht nji totalitarist-sadist.
Snobët e rinj në Tiranë, janë të gjithë nga familje që përqafuan komunizmin e u puthën me partinë, por, achtung!, Marksi asht i fundmi i autorëve që lexojnë, sikundër nuk e kanë lexue as prindët e tyne.
Këta snobë nuk kanë punue kurrë në jetë të tyne, por ankohen se këtu (në këtë vend) të tjerët nuk gjejnë punë.
Janë idiosinkratikë të ndërkryem dhe kritikojnë indiosinkracinë.
E kanë të stampueme në bluzë: Qiellin me yje sipër meje, ligjin moral brenda meje, por bahen me nga tre kantianë bashkë për me kapë të njejtën studente edhe ajo kantiane.
Një pjesë e këtyne snobëve vdesin me lindë francezë.
Nji pjesë janë kritikë të spektaklit mbrenda spektaklit: janë pjesë e folitikës së pafundme, rraskapitëse, haluçinative të Tiranës.
Mbahen për hedonistë, por përfshihen shpesh ndër orgjina onaniste.
Vetëquhen radikalë të majtë, por janë asistentë e bashkautorë me Çanin.
Janë vipa që lançojnë vipa, por vijnë nga nji vend i humbun që me u përkthye shqip domethanë Ujë i zi.
Shkruejnë libra mbi masturbimin e dikurshëm, por masturbojnë sot shumë ma fort se atëherë, e për ma tepër live nga ekranet e televizorit.
Në '67n i kanë vu kazmën kishave e xhamive të vjetra, por sot janë ba të njoftun si arkeologë.
Dibranët ju duken katundarë, por e kanë vetë mbiemrin Dibra.
Kanë shkrue poezi satirike kundër dollarit, por sot paguhen me euro.
Po hangrën një sillë me Kadarenë, e keni të sigurt se do bajnë librin "Një sillë me Kadarenë".
Marrin pare nga të huejt me ba dokumentarë për Shkodrën, dhe të vijnë me objektiva nji metër të gjatë, pa ditë gja as për legjendën e Rozafës.
Në Itali janë në gjyq për të drejtat e emigrantëve me U. Bossin, në Shqipni themelojnë Lidhjen e veriut (Lega Nord).
Nji pjesë janë vërtè antiberlusconianë, por kanë një gazetë që e quejnë Gazeta (si cavalliere që të vetmen giornale që bani, e quajtën il Giornale).
Janë anoreksikë, por ju duket se studentët shqiptarë në perëndim (sidomos ata që punojnë nëpër restorante), janë duke vdekë për bukë.
Teksa politika asht shndërrue në folitikë, snobët e rinj në Kosovë, themelojnë lëvizjen "Fol". Dekalogu i tyne nuk ka dhetë por vetëm nji urdhnesë: Fol! para mikrofonit... dhe kështu e din se vendndodhja e mikrofonit nuk asht e dhimbshme për ty.
Ata të Tiranës nuk i sheh kurrë vetëm, sepse publikja mbrohet vetëm duke ndejë të gjithë së bashku, e vetëm duke folë.
Shumica e tyne nuk kanë vepër, por kanë veprimtari.
Janë kuratorët e përjetshëm të rrënimit të artit shqiptar.
Mbarojnë ma shum se nji shkollë, por filloren s'e dinë as vetë si e kanë mbarue.
Kanë histeri historiciste dhe janë fiks historiografë.
Shkruejnë editoriale të ulun në ndoj lokal snobash në bllok. Dhe e fillojnë editorialin me emrin e lokalit.
Bajnë si lexues të Pashk Gjeçit post mortem, por stonojnë në mënyrën ma qesharake, duke mos pasë nocionet ma elementare të leximit letrar.
Në emnin e tyne çelsi i Tiranës iu dha Goran Bregoviçit.
Ata mëtojnë me qenë kryeqytetarët e këtij vendi, e me prodhue ide për pjesën tjetër, por s'e kanë mbrri halà stadin e qytetarit të thjeshtë. Iu ka ndodhë si i ndodhi Tiranës: të vetmit kryeqytet në Europë, që u ba kryeqytet pa qenë akoma qytet.
Formati bizantin kundër mendjes së lirë
Lufta ndaj mendimit shumpërmasor (multiversit të ditëve të sodit) asht luftë për ngushtimin e frekuencës së perceptimit, dhe luftë për dominimin e saj total.
Për mue, ndryshimin e vërtetë, vetëvendosjen psikologjike në Kosovë e përvijon vepra polemike e Migjen Kelmendit.
Sikundër nji Lubonja në Tiranë, e mbase me rezonanca ma të mëdha, Kelmendi, asht nji nga të mirët. I mirë, në kuptimin që i jep Niçe, i cili "buonum" e nxjerr nga "duo", ai që ndan. Vetë Krishti asht ndamës par excellence, kur thotë: unë bie shpatën, jo paqen. Ai që ndan të vërtetën nga e rremja në radhë të parë, të mirën nga e keqja.
Kelmendi nuk asht nji përçamës si romaku që thotë: divide et impera. Ai nuk don me sundue. Ai don me u nda kalbësinë nga jetësorja. Në mënyrën e Debordit ai ka dashtë me e çlirue at pak jetë të përditshme që kosovarët kanë. Ngase çlirimi duhet me vazhdue, ditë për ditë.
Teksa çlirimi që propozon Kurti mbas çlirimit, asht nji kontradiktë. Ai thotë se në Europë duhet të shkojmë si komb i bashkuem në nji shtet, se simbas tij kombi shqiptar do jetojë ma gjatë se Europa, dhe ne nuk duhet ta brendësojmë ndamjen që Europa na e paska shkaktue.
Harron se kombin-shtet e ka prodhue Europa, dhe kur Europa e likuidon duke krijue shtetin-shumëkombësh - Veten e saj - a mund ta kapim fillin edhe njiherë para njëqind vjetësh?
Programi kulturor i Rilindjes, (ku nji kapitull e shkroi me dhunë edhe diktatura e proletariatit) asht i tejkaluem.
Në Europë nuk shkohet ma me atë program. Shkohet me nji program të ri, kulturor. Programet e ndryshkuna nacionaliste po i mbajnë komshitë tanë serbë e grekë, e shì pse po i mbajnë me forcë në fuqi po prodhojnë katastrofat që sot po i sheh gjithë bota.
Sipërmarrja ma bizantine e komunizmit shqiptar ka qenë zhdukja e fisnikërisë shqiptare. E bashkësisë së mendjeve të lira.
Fundi i kësaj shfarosjeje, përpos me konsolidimin e pushtetit, ka rezultue edhe me përvendosjen e formatit mendor bizantin. Prej kohëve të Bizantit, diktatori Hoxha asht përfaqësuesi ma i shquem i kësaj mendësie ndër shqiptarë.
Të paktën prej viteve '70 Prishtina ka marrë direktiva nga Tirana e kuqe. Rolin e Tiranës në rezistencën kosovare gjatë kësaj kohe, e errëson roli negativ i saj çprej fundit të Luftës së Dytë e deri atëbotë.
I ndikuem nga Demaçi e Qosja, Albin Kurti mëton orientimin total të Prishtinës nga Tirana e sotme e kuqrreme. Por asht mirë që Prishtina Beogradin të mos e zëvendësojë me Tiranën (duke zgjedhë, si ndodh rëndom ndër shqiptarë, të keqen ma të vogël). Së bashku me Tiranën e vonueme, Prishtina mundet thjesht që qendrën e lojalitetit ta zhvendosë në Bruksel.
Orientimi i qartë evropian i Kosovës kishte me i ndihë ridimensionimit të formatit mendor bizantin të një pjese të Shqiptarisë. Kjo mendësi në Kosovë asht përhapë për shkak të ndikimit serb, e në jugun e Shqipnisë, për shkak të ndikimit greko-vlleh.
Rezistencën ma të mirë këtij formati mendor, ia kanë ba katolikët romanë të veriut dhe bektashinjtë sufi të jugut e të Kosovës. Fatin ma tragjik në këtë rezistencë e kanë pasë patriotët ortodoksë.
Nuk ka dyshim që mendësia e këtyne rezistuesve asht ajo që mund ta mbartë mbrothësisht ekonominë mendore europiane ku ne po (ri)hyjmë. Nuk ka dyshim se vetëm me atë mendësi të lirë e të hapun mundemi me u ndie vërtè shqiptarë.
Kush don me u nisë për Kubë le të niset vetëm.
Gazeta Shekulli

lunedì, aprile 26, 2010
EFEKTI EUROPE
Astrit CANI
EFEKTI EUROPË
Kampionati i egoizmit politik në Shqipëri, nuk ka të sosur. Nëse, normalisht, ky kampionat duhet të mbyllej me fitoren e egos më politike, pretendimet për vjedhjen e votës, e lënë të hapur garën e egoizmit. Jemi edhe më egoistë se ju. Dhe do e tregojmë posa të na jepet rasti.
Ata që e ndajnë popullin në të majtë e të djathtë, në popull opozitar dhe mutatis mutandi pushtetar, harrojnë atë pjesë, atë ajkë do thosha, të popullit, që nuk ka votuar: shumicën morale.
Kjo ajkë që është edhe shumica e heshtur, skeptike, inteligjente dhe e durueshme e shqiptarëve, pjesa që e projekton veten më shumë në të ardhmen, më 28 qershor ka heshtur (nuk ka votuar!), ka vazhduar të heshtë dhe tani bën të njëjtën gjë.
Kjo është e vetmja sjellje europiane, besoj unë, ky pezullim i gjykimit, është gjykimi më i mirë. Kur zgjedhja është si ajo në Itali, mes një të djathte populiste dhe një të majte pa identitet, të mos votosh, është gjesti më normal, më qytetar.
Sa herë fitonte Berlusconi, në Itali, nëpër metro e mjete të tjera publike, shfaqeshin njerëz me bluza ku shkruhej: “Io non ho votato Berlusconi”. Herën e fundit që fitoi il cavalliere, këta njerëz nuk u shfaqën më. Tashmë kuptohej se nuk kishin votuar fare, ose, çka është edhe më domethënëse, nuk jetonin më në Itali.
Unë i përkas atij populli që nuk ka votuar. I përkas asaj pjese që e gënjyer nga Berisha, nga energjia e tepërt, nga entuziazmi patriotik, nga karaokja politike e Tiranës, dhe nga sensi i tepërt i identitetit, është kthyer para kohe, në Shqipëri.
Para kohe, sepse kodi gjenetik i jetës publike shqiptare është po i njëjti, edhe tek brezat fizilogjikisht më të rinj. Është një kod që shpërfaqet in acto në bunkerizimin e djeshëm dhe të sotshëm. Me ndryshimin se bunkerizimi i djeshëm ishte horizontal kurse ky i sotshmi është vertikal.
Kopshti antopologjik i diktaturës ishte një serë. Kopshti i tranzicionit i ngjau më shumë një xhungle, por, me një shpejtësi skëterrë po krijohet, në Tiranë, një serë e re.
Mua më është vjedhur vota!
Jo, sepse me identitetin tim ka votuar dikush tjetër, por sepse identitetin tim dhe të brezit tim, nuk e përfaqëson asnjëri krah apo gisht i politikës. Më është vjedhur përfaqësimi, askush nuk më përfaqëson.
Dhe pasi ia vjedhin përfaqësimin këtij brezi, e quajnë atë: brez nihilist!
Me sa shohim, politika shqiptare, vazhdon ta shohë qytetarin si burim fitimi. Në fillim i shet depozitat, pastaj gjeneratorët, pastaj i shet diploma, korrent, rrugë, mend... Na thoni sa kohë mund të vazhdojë kjo? Për sa kohë do vazhdojmë ta imitojmë Italinë edhe në veset e saj? A mos Europa do na marrë në patronazh e do na mbajë me euro vetëm që të mos bëjmë krime në shtëpinë e saj?
Efekti Europë do kishte hirin që pikësëpari do na çlironte nga ky kod i ngurtë i gjenetikës moniste. Meqë në tranzicion nuk pranuam gjene të reja, gjene të afta për ta kodifikuar ndryshimin, i mbetet ndikimit të Europës dhe kontakteve të drejtpërdrejta e të pakushtëzuara me të, kodifikimi i këtyre gjeneve të reja, që brezi im i zotëron. Që të kemi sy të rinj për ta parë vendin tonë, njëri-tjetrin, të shkuarën dhe të ardhmen tonë, duhet ta shohim atë me sytë e të rinjve, siç e sheh dhe do e legjitimojë Europa plakë.
Në këtë kuptim sikur të paktën moti të ishte europian në këtë vend, do na jepte shi më 30 prill dhe me 1 maj. Sepse nuk e meritojnë as këta të protestojnë as ata të festojnë. Zemërimi i të ashtuquajturve socialistë nuk buron nga zemra. Festimi i këtyre të tjerëve nuk buron nga gëzimi.
Zemërimi iu takon të heshturve, të papërfaqësuarve. Atyre iu takon edhe refleksioni më i thellë mbi të sotmen, gjetja e një logosi në këtë kaos.

mercoledì, aprile 21, 2010
SILOGJIZMAT E IDHNIMIT
E. M. CIORAN
SILOGJIZMAT E IDHNIMIT
Përktheu: A. Cani
ATROFI E VERBIT
Të formuar në shkollën e kotësisë, idhujtarë të fragmentit dhe të vrajave, i përkasim një kohe klinike ku kanë rëndësi vetëm rastet. Interesohemi për atë që një shkrimtar ka heshtur, për atë që do kishte mundur të thoshte, për humbellat e tij memece. Nëse lë një vepër, nëse shpjegohet, e ka siguruar harrimin tonë.
Magjia e artistit të parealizuar – të një të mposhturi që i lë pas dore zhgënjimet e tij, që nuk di t’i shfrytëzojë.
*
Sa faqe, sa libra që qenë për ne burime emocioni dhe që i rilexojmë vetëm për të studiuar cilësinë e ndajfoljeve dhe përkimin e mbiemrave!
*
Ka diçka serioze te budallallëku, që po të orientohet më mirë, mund ta shumëfishojë numrin e kryeveprave.
*
Pa dyshimet që kemi mbi veten, skepticizmi ynë do ishte letër e vdekur, shqetësim konvencional, doktrinë filozofike.
*
Të «vërtetat»: nuk duam t’ua durojmë më peshën, as të jemi viktima a bashkëfajtorë. Ëndërroj një botë ku lihet koka për një presje.
*
Sa shumë më pëlqejnë shpirtrat e dorës së dytë (Joubert mes të gjithëve) që, për delikatesë, jetuan në hijen e gjenisë së të tjerëve dhe, me frikën se mos e kishin, e mohuan të vetin!
*
Sikur Molière të ishte përkulur mbi abiset e veta, Pascal, me të tijin, do ishte dukur gazetar.
*
Kur ka siguri, bie stili: kujdesi i shprehjes është prerogativa e atyre që nuk mund të përgjumen në një fé. Duke u munguar një pikëmbështetje e qëndrueshme, ata kapen pas fjalësh – shëmbëlltyra realiteti: të tjerët, përkundrazi, të fortë në bindjen e tyre, e përçmojnë aparencën e fjalëve dhe lëshohen në lezetin e improvizimit.
*
Mos me u zanë besë atyre që ia kthejnë shpinën dashurisë, ambicies, shoqërisë. Do marrin hak pse kanë hequr dorë.
*
Historia e ideve është historia e mërisë së të vetmuarve.
*
Plutarku, sot, do shkruante Jetët paralele të Dështakëve.
*
Romantizmi anglez qe një përzierje e lumtur mërgimi dhe veremi; romantizmi gjerman, alkooli province dhe vetëvrasjeje.
*
Disa figura duhet të kishin jetuar në një qytet gjerman në epokën romantike. E marrim me mend fare mirë një Gérard von Nerval në Tubingen ose në Heidelberg!
*
Aftësia me rezistue e gjermanëve nuk njeh caqe, qoftë edhe në çmenduri: Nietzsche e duroi të vetën për njëmbëdhjetë vjet, Hölderlin-i për dyzet.
*
Luteri, prefigurim i njeriut modern, ka mishëruar të gjithë format e çekuilibrit: një Pascal dhe një Hitler bashkëjetonin brenda tij.
*
«...vetëm e vërteta mund të dashurohet». Prej kësaj rrjedhin boshllëqet e Francës, refuzimi që ajo i bën të vagtës dhe të Tymtës, antipoezia e saj, antimetafizika e saj.
*
Edhe më tepër se Descartes, do kishte qenë Boileau ai që do rëndonte mbi një popull të tërë dhe do ia censuronte gjeninë.
*
Ferri – i saktë porsi një verbal.
Purgatori – i rremë si çdo aluzion për Qiellin.
Parajsa – shfrim shpikjesh dhe fjalësh pa kripë...
Trilogjia e Dantes është rehabilitimi më i madh i Djallit që ka ndërmarrë një i krishterë.
*
Shakespeare: takimi mes një trëndafili dhe një sopate...
*
Me e dështue jetën vetjake domethënë me hy te poezia – pa ndihmën e talentit.
*
Vetëm shpirtrat sipërfaqësorë i aviten një ideje me delikatesë.
*
Përmendja e bezdive burokratike («the law’s delay, the insolence of office») mes motiveve që e përligjin vetëvrasjen, më duket gjëja më e thellë që Hamleti ka thënë.
*
Duke qenë tashmë të rreckosura të gjitha format e shprehjes, arti po prihet drejt nonsensit drejt një universi privat dhe të pakomunikueshëm. Një ngjethje intellegjibël, qoftë kjo pikturë, muzikë a poezi, na duket me të drejtë e pazakontë dhe vulgare. Publiku do zhduket së shpejti; arti do e ndjekë nga afër.
Një qytetërim që filloi me katedralet duhej të mbaronte me hermetizmin e skizofrenisë.
*
Edhe kur jemi njëmijë milje larg nga poezia, marrim pjesë akoma tek ajo prej kësaj nevojës së beftë për të ulëritur – stad i mbramë i lirizmit.
*
Me qenë një Raskolnikov – pa skuzën e vrasësit.
*
E kultivojnë aforizmën vetëm ata që e kanë njohur frikën në mes fjalëve, atë frikën se mos bie me të gjitha fjalët.
*
Sikur të mund të ktheheshim në kohët kur asnjë fjalë nuk i pengonte qeniet, te lakonizmi i pasthirrmës, te parajsa e trashamanësisë, te habia e gëzueshme që duhet t’u ketë paraprirë idiomave.
*
Është e thjeshtë me qenë «të thellë»: mjafton me e lënë veten me u mbytë nga tara vetjake.
*
Ëdo fjalë më lëndon. E prapë, sa mirënjohës do isha të dëgjoja lulet kah flasin për vdekjen.
*
Modele stili: e shara, telegrami dhe epitafi.
*
Romantikët qenë specialistët e mbramë të vetëvrasjes. Qysh atëherë, e improvizojnë... për t’ia përmirësuar cilësinë, do kemi nevojë për një «të keqe të shekullit» të re.
*
Me i heqë letërsisë kremin e saj, me ia pá fytyrën e vërtetë, është e rrezikshme sakur me e privue filozofinë nga zhargoni i saj. Krijimet e shpirtit do reduktoheshin pra në një transfigurim engletisjesh? Dhe nuk do kishte substancë përpos përjashta të artikuluarës, te zgërdhimja ose në kataleska?
*
Një libër që, pasi ka shembur gjithëka, nuk arrin të shembë edhe vetën, do na ketë acaruar kot.
*
Ja ku jemi pra, monada të copëzuara, në mbarimin e trishtimeve të kujdesshme dhe të anomalive të parashikuara: shumë shenja njoftojnë hegjemoninë e delirit.
*
«Burimet» e një shkrimtari janë turpet e tij: ai që nuk i zbulon brenda vetes, ose që u shpëton nga duart, është i destinuar për plagjiaturë ose për kritikë.
*
Ëdo perëndimor i tormentuar të bën të mendosh për një hero dostojevskjan me një llogari në bankë.
*
Dramaturgu i mirë duhet të ketë sensin e vrasjes; cili, pas elizabetjanëve, është akoma i aftë me i vra personazhet e veta?
*
Qeliza nervore është mësuar kaq mirë me gjithçka sa jemi të detyruar të dëshpërohemi se mund ta konceptojmë një çmenduri të aftë, duke i depërtuar truret, t’i bëjë të shpërthejnë.
*
Pas Benjamin Costant askush s’e ka gjetur më tonin e zhgjëndrrës.
*
Ai që i ka mësuar rudimentet e mizantropisë, nëse do të shkojë më tej, duhet të ndjekë mësimin e Swiftit: do mësojë si t’i japë përçmimit të tij për njerëzit intensitetin e një nevralgjie.
*
Me Baudelaire fiziologjia hyri në poezi; me Nietzschen në filozofi. Falë çrregullimeve organike të tyre u ngritën te kënga dhe te koncepti: i takonte atyre, të dëbuar nga shëndeti, t’i siguronin një karrierë sëmundjes.
*
Mister – fjalë që ne përdorim për të mashtruar të tjerët, për t’i bindur se jemi më të thellë se ata.
*
Nëse Nietzsche, Proust, Baudelaire apo Rimbaud i mbijetojnë pluskimit të modave, këtë ia detyrojnë mizorisë së tyre të sinqertë, kirurgjisë së tyre demoniake, dorëdhanisë së vrerit të tyre. Ajo ëka i lejon një vepre të durojë, ajo çka e pengon të bëhet e datuar, është mizoria e saj. Pohim i kotë? Pa mendoni për prestigjin e Ungjillit, libër agresiv, libër helmues sa më s’bëhet.
*
Publiku hidhet te të ashtuquajturit autorë «humanë»: e di se prej tyre s’ka asgjë për të pasur frikë. Të ngelur në gjysmë të rrugës si ai, i propozojnë një kompromis me të Pamundurën, një vizion koherent të Kaosit.
*
Vulgariteti verbal i pornografëve rrjedh më së shumti nga një tepri erzi, nga turpi për të mos e vënë «shpirtin» në ekspozé dhe sidomos nga turpi për ta përmendur: në asnjë gjuhë nuk ekziston një fjalë më e pacipë.
*
Që një realitet fshihet pas aparencave është, tekembramja, e mundshme; se gjuha mund ta shprehë, do ishte qesharake me e shpresue. Atëherë pse me e marrë përsipër një opinion në vend të tjetrit, pse me u zmbraps para banales a para të pakonceptueshmes, para detyrës me thanë dhe me shkrue gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje? Një minimum urtësie do na detyronte me i mëtue të gjitha tezat njëherësh, në një eklektizëm të buzëqeshjes dhe të shkatërrimit.
*
Frika e shterpësisë e shtyn shkrimtarin me prodhue përtej mundësive të tij dhe me i shtue gënjeshtrave të jetuara shumë gënjeshtra të tjera që merr borxh ose farkëton. Nën «Veprat e Plota» prehet një mashtrues.
*
Pesimisti duhet të shpikë përditë arsye të reja me ekzistue: është një viktimë e «kuptimit» të jetës.
Macbeth: një stoik i krimit, një Mark Aurel i pajisur me kamë.
*
Shpirti është përfituesi i madh i mposhtjeve të mishit. Pasurohet në kurriz të tij, e plaëkit, galdon me mjerimet e tij; jeton me banditizëm. Qytetërimi i detyron mirëqenien e vet një cubi.
*
«Talenti» është mjeti më i sigurt për të fallsifikuar gjithçka, për t’i shtrembëruar gjërat dhe për të gënjyer veten. Ekzistenca e vërtetë i përket vetëm atyre që natyra nuk i ka rënduar me asnjë dhunti. Prandaj do ishte e vështirë me imagjinue univers më falls se universi letrar ose njeri më të varfër për nga realiteti se njeriu i letrave.
*
Nuk ka shpëtim në mos te imitimi i heshtjes. Por llafazanëria është e paralindjes. Racë llafexhinjsh, spermatozoidësh fjalamanë, ne jemi kimikisht të lidhur me fjalën.
*
Kërkimi i ëndrrës në kurriz të gjësë së nënkuptuar; gjuha e konsideron si qëllim në vetvete, si një konkurrent i «realitetit»; mahnia verbale, deri edhe mes filozofëve; nevoja me u ripërtëri në planin e aparencave – karakteristika të një qytetërimi ku sintaksa mbizotëron ndaj absolutit, dhe gramaticieni mbi të urtin.
*
Goethe, artist i kompletuar, është antipodi ynë: për të tjerët, në të kundërt, është një shembull. I huaj ndaj paplotësisë, këtij ideali modern të përsosjes, ai refuzon me i kuptue rreziqet e të tjerëve; sa për të vetat, i asimiloi kaq mirë sa nuk vuajti fare. Shorti i tij na shkurajon: pasi e hulumtuam më kot për të zbuluar ndonjë sekret shurdhan a sublim, i dorëzohemi fjalës së Rilkes: «Nuk kam organe për Goethen».
*
S’do dinim ta qortonim kurrë sa duhet shekullin e XIX se ka favorizuar këtë sorollop glosatorësh, këto makina leximi, këtë keqformim të shpirtit që mishëron Profesori, - simbol i rënies së një civilizimi, i poshtërimit të shijes, i supremacisë së mundit mbi kapriçion.
Me pá gjithçka nga jashtë, me sistematizue të pakumtueshmen, mos me pá asgjë ndër sy, me ba inventarin e pikëvështrimeve të tjetrit!... Çdo komentar i një vepre është i keq apo i kotë, sepse gjithçka që nuk është e drejtëpërdrejtë është e kotë.
Dikur, profesorët shqyheshin më së shumti mbi teologjinë. Së paku kishin skuzën se mësonin absoluten, se qenë kufizuar te Zoti, kurse në epokën tonë, asgjë nuk i shpëton kompetencës së tyre vrastare.
*
Ajo ëka na dallon nga pararendësit tonë, është shkujdesja jonë para Misterit. Për më tepër e kemi shpagëzuar: kështu lindi absurdi...
*
Mashtrim i stilit: me u dhanë trishtimeve të zakonshme një trajtë të pazakonshme, me zbukurue fatkeqësitë e vogla, me stolisë boshllëkun, me ekzistue përmes fjalës, përmes frazeologjisë së psherëtimës ose të sarkazmës!
*
Është e pabesueshme sesi prespektiva e të pasurit një biograf nuk e ka ëuar askënd të heqë dorë nga të pasurit një jetë.
*
Mjaft naiv për tu vënë në kërkim të së Vërtetës, dikur pata marrë në shqyrtim – pa asnjë rezultat – shumë disiplina. Po filloja sakaq të forcohesha në skepticizmin tim kur më erdhi ideja për të konsultuar, si burim të fundit, Poezinë: kushedi, mbase do më bëjë dobi, mbase nën arbitraritetin e saj fshihet një zbulesë përfundimtare. Burim kallp! Në mohim isha shtyrë më përtej meje dhe më bëri të humbas deri edhe pasiguritë e mia...
*
Për atë që ka frymëmarrë Vdekjen, çfarë zhgënjimi në ernat e Verbit!
*
Meqenëse disfatat janë në rendin e ditës, është e natyrshme që Zoti të përfitojë. Falë snobëve që e përdëllejnë ose e keqtrajtojnë, ai gëzon një farë popullariteti. Por edhe për sa kohë akoma ka me qenë interesant?
*
«Kishte talent: e prapë askush nuk merrej më me ‘të. E kanë harruar». «Më se e drejtë: nuk ka ditur të marrë të gjitha masat në mënyrë që ta keqkuptonin».
*
Asgjë nuk e ter mendjen më shumë se neveria për të konceptuar ide errcake.
*
Ëfarë bën i urti? Dorëzohet me pá, me ngrënë, etj., e pranon me pahir këtë «plagë me shtatë porta» që është trupi sipas Bhagavadgītā. Urtësia? Me pësue në mënyrë dinjitoze poshtërimin që na shkaktojnë brimat tona.
*
Poeti: një dinak që mund të shullohet në mërzi, që vërsulet mbi ndërdymje dhe ia sajon vetes gjithsesi. Mandej posteriteti naiv do mallëngjehet me ‘të…
*
Gati të gjitha veprat janë bërë me stërpika imitimi, drithma të mësuara dhe ekstaza të kopjuara.
*
Letërsia, për të qenë prolikse, jeton në pletorat e leksemave, në kancerin e fjalës.
*
Europa nuk ofron akoma rrënoja të mjaftueshme që të mund të lulëzohet epopeja. Porse gjithçka të bën me parashikue se, xheloze pse Troja është gati me e imitue, do sjellë së shpejti argumente kaq të rëndësishme sa romani dhe poezia nuk do mjaftojnë më…
*
Sikur të mos kisha ruajtur një iluzion të fundit, do evokoja me dëshirë Omar Kajamin, trishtimet e tij të pakundërshtueshme; por ai i besonte akoma verës.
*
Pjesën më të mirë të vetes, atë pak dritë që më largon nga gjithçka, ia detyroj takimeve të mia të rralla me disa skile plot hidhërim, me disa skile të pangushëlluar që, viktima të rreptësisë së cinizmit të tyre, nuk mund t’i përkushtoheshin më asnjë vesi.
*
Në këtë «fjetore të madhe» - siç quhet universi në një tekst taoist – makthi është e vetmja formë e kthjellët.
*
Mos u merrni me Letrat nëse, me një shpirt errcak, u ka hyrë zekthi i qartësisë. Pas jush do lini vetëm hukama intelegjibël, dromca të gjora të refuzimit tuaj me qenë vetvetja.
Në torturat e intelektit ka një dinjitet që do kërkohej më kot në ato të zemrës. Skepticizmi është eleganca e ankthit.
*
Me qenë modernë domethanë me iu përveshë të Pashërueshmes.
*
Tragjikomedia e dishepullit: e kam degtisur mendimin tim në pluhur, për me i mujtë moralistët që më kishin mësuar vetëm me e qërue…

Etichette:
Aforizma,
Cioran,
FILOZOFIA,
parathanie
lunedì, marzo 01, 2010
KUMTI I VDEKJES
A. Cani
KUMTI I VDEKJES
Për vëllimin me poezi “Me mujtë me fjetë me kthimin e shpendve” të Ledia Dushit
Dalja e përmbledhjes me poezitë e Ledia Dushit, në një vëllim të hollë me ilustrimet e Franc Dushit, vëllait të poetes, për botimet IDEART u festua tek libraria “Andrra e Jetës”. Rreshtat e mëposhtëm përmbledhin gjërat kryesore që pata shansin të shpreh me atë rast. Ajo çka e ka karakterizuar e kushtëzuar poezinë shqipe qysh prej heshtjes së Lasgushit, është artificialiteti. Kjo përbashkon si poetët e realizmit socialist, që akoma gjenden në tekstet tona shkollore, ashtu edhe poetët e modernizmit kopjativ të viteve të tranzicionit. Në këtë lumnajë të turbullt, Frederik Rreshpja ka qenë përjashtimi më i mirë. Kur them artificialitet, nuk kam parasysh mospraninë e natyrës në poezi, por praninë artificiale të saj. Me qëllime e mjete artificiale. Ky artificialitet karakterizon poezinë e patalentuar të të gjitha kohërave dhe vendeve. Zakonisht ne mund ta njohim atë qysh në titujt e përmbledhjeve të ndryshme. Ai është vlerësuar nga juri artificiale të konkurseve letrare, lokale e kombëtare. Dhe nëse ka një mënyrë që poezia t’i rezistojë kësaj kakofonie, është pikërisht falë natyrshmërisë. E kjo është edhe ana më e mirë e poetes Ledia Dushi. Natyra e saj dhe natyra e poezisë së saj janë një: janë shpirt. Të shkruarit gegnisht nuk pat qenë kurrë kaq i natyrshëm qysh prej kohës së Camës. Dhe kjo natyrshmëri është e vetmja gjë që e përbashkon me mjeshtrin, sepse në fakt Ledia Dushi, nga ana e saj, ka një armë shumë të fortë natyrore për të mbërritë njëherit më lart dhe më thellë, ka ndjeshmërinë e femrës, pra: amës, burimit, shtratit, matricës brenda saj.
Shumë komshi të poezisë, duke parë përdorimin e gegnishtes me rezultate kaq të qenësishme, do nguten t’i japin leje që ta vazhdojë përdorimin e saj. Në fakt, varianti kaq personal e njëherit klasik i gegnishtes së Ledias, ka një rrezatim shëlbyes për çdo shqipshkrues. Një gjë tjetër që duhet vënë re si e mrekullueshme te ky libër, është fakti se ai është kryekëput më vete prej ‘Ave Maria bahet lot’ dhe ‘Seancë dimnash’. Ndryshimi qëndron tek fakti shumë i rëndësishëm, se duke shkruar këto poezi Ledia Dushi i ka mbyllur të gjithë librat, them të gjithë, me poezi italiane e spanjolle, me librat e pasardhësve të saj të shkollës shkodrane... e qoftë edhe Ungjillin. Dhe poeti që guxon kaq shumë, të mbërrijë me pohue individualitetin e vet me një sinqeritet kaq total, rrezikon fizikisht kokën. Në këtë marrje në sy të destinit që poezia pjell, kjo përmbledhje i ngjason librit “Verra’ la morte e avra’ i tuoi ochi” të Cesare Pavese-s.
Veç, në u ktheftë nga ky takim me vetveten, poeti do sjellë dhe do e ndajë me ne diçka që ka forcën të na rrisë, një energji të pariprodhueshme e të qashtër: amën, burimin, shtratin, matricën.
Dhe i vetmi vend ku mundesh me i mbyllë të gjithë librat në Shqipëri, është Shkodra, natyrisht, dashuria e së cilës i ka mëkuar poetët shqiptarë ndër shekuj, me ëmbëlsinë e ujërave të veta, me malet e fushat e gjuhën e saj. Është Shkodra ku këto poezi u shkruan dhe Shkodra që i shkroi këto poezi. Dhe mjafton të hapësh sytë për të parë, se rrallëkund si në këtë qytet, natyra e kultura festojnë dorë për dore si këtu. Prandaj, edhe pse nuk jam nga ata që e pranojnë se arti vdes, më duket (dhe këtë përshtypje mua si shqiptar ma konfirmon Lasgushi, Rreshpja e tash së fundmi Ledia), se sikur arti të vendoste të vdiste, do vinte të vdiste këtu, sepse këtu ka lindur. Besoj veç kësaj, se ajo do mbesë jo me mbiemrin por me emrin e saj, si Dante apo Naimi. Dhe kaq shumë mjaltë ka mbledhë ajo në këtë libër sa unë e quaj me dëshirë: bleta mbretëreshë.
(gazeta Shqip)

Iscriviti a:
Post (Atom)
Etichette
21 ARSYE
(1)
Aforizma
(1)
Aleanca per mbrojtjen e tearit
(1)
Artikull
(22)
Astrit Cani
(2)
BIZANT
(2)
Borges
(1)
CAMAJ
(1)
Cioran
(2)
COPYLEFT
(1)
COSTUME
(1)
DEBAT
(11)
DEBORD
(2)
Demokracia
(1)
Diario albanese
(1)
DODONA
(1)
Don Kishot
(4)
Drini
(1)
Elozh
(11)
Email
(1)
ENCIKLOPEDI
(1)
ENGLETISJE
(1)
EPISTOLA
(1)
EROTIKA
(1)
ESEISTIKE
(14)
Eulog
(1)
EVOLA
(1)
Facebook
(1)
Fante
(1)
FILOZOFIA
(6)
FOTO
(4)
GAID MARGOT
(2)
GEGNISHTJA
(3)
GRIMCA;
(1)
GUESTS
(1)
HUMOR
(4)
HUMOR I ZI
(4)
INTERVENTO
(1)
INTERVISTE
(2)
ITALIANO
(11)
KAFKA
(1)
KINA
(1)
Kinema
(1)
Koleksioni Furra e Books
(1)
KOSOVA
(2)
KRIJIMTARI
(2)
KRITIKA
(7)
KRYEVEPRA
(5)
Kundera
(3)
KURIOZITET
(1)
LEKSION
(1)
letersi amerikane
(3)
Letersi angleze
(2)
Letersi franceze
(2)
Letersi irlandeze
(2)
Letersi shqipe
(4)
Letersia ruse
(1)
Letra frange
(1)
Letteratura albanese
(1)
LIBRAT E MI
(1)
LIBRI
(3)
LOVE BOOK
(1)
MAPO
(4)
McCarthy
(1)
Memento
(1)
Metafizika
(2)
Moikom Zeqo
(1)
parathanie
(2)
PERKTHIM
(17)
Perkthime te lira
(2)
PERLA
(9)
PESSOA
(2)
Petro Zheji
(1)
POESIA
(1)
POESIA ALBANESE
(5)
POESIA ITALIANA
(3)
POEZI
(13)
Polemika
(3)
POLEMIKE
(5)
Politikisht korrektja
(2)
PROKLAME
(1)
PROUDHON
(1)
PROZE
(2)
PRUDHON
(1)
PUBBLICISTICA
(2)
PUBLICISTIKE
(7)
Quarta di copertina
(1)
RACCONTO
(3)
RELIGJION
(1)
Rendi i ri botnor
(1)
REVISTA
(5)
Rusia
(1)
SAGGIO
(1)
SCACCHI
(1)
SHQIP
(34)
SHQIPJA
(2)
STAMPA
(1)
Stephen King
(1)
Syzim
(1)
TEATRI
(2)
Teatri kombtar
(1)
TEST
(1)
TIRANA
(2)
TREGIM
(2)
TREGIMET
(5)
VETEPERKTHIM
(2)