Heshtje për Gërtën me dy fjalë
Ah Gërta.
Gërta ime, Gërta G.?
Akoma s’më shlyhet zëri yt
Ngadalë kujtimi diku në zemër
Si lumi bregun më përmbyt.
*
Një gjysmë mafiozi i tipit merakli –
Këtë ia pranoj pa rezervë –
Kish çuar, me anë të kamerierit të shkathët
Një koktej të rëndësishëm te tavolina jote.
Unë, që të njihja se të kisha parë te holli
Ty, që më hyre në zemër qysh te pragu
Ty, që e vetme zgjidhe enigmën e recepsionistit gjeni
Ty të pashë tek rrije pa pranuar kurrfarë lidhje
Me atë farë kodoshi, tek e kishe shtyrë në cep të tavolinës koktejin e shkëlqyer.
O Gërta ime e vyer!
Dhe unë për të shmangur çdo bezdi të metëjshme
– Mafiozët s’para e kruajnë me shqiptarët e ndershëm – erdha e u ula te ti
E thirra kamerierin e shkathët ta merrte mbrapsht atë pije.
Dhe kurrë s’kisha parë një tavolinë aq të rrumbullakët
Një rrumbullsi që na bënte aq të barabartë.
Moj Gërta, tërë tipare (namuzqare).
Oj perlë korçare.
Ah, Gërta e vogël, mbase ia vlejti, që aq sa folëm folëm për dashninë
Në dy dialektet më të dashura të shqipes
Dhe pastaj kërcyem, vallëzuam frymë më frymë
Në ëndjet e papërsëritshme të shpirtprekjes.
Dhe ishe aq e lehtë – fole në erë
Dhe isha aq në paqë – një zog në diell;
Moj Gërtë e vogël që kurrë nuk të harrova,
Moj nur e dritë e qiell shpirt e gogël.
Dhe kur pista ishte boshatisur
Kishin mbetë akoma hapat tonë
Që ndiqnin ritmin e fandaksur
Dhe zemra fryhej si balonë.
Moj Gërtë e brishtë plot zgjuarsi
Që sytë e mi më kurrë s’të panë,
Ma thuaj sa je bërë grua tani
Ku ikën ëndrrat, vallë ku vanë?
Se të pëlqeva moj e bardhë
Pa dhe të njoha për një ças
E kurrë s’e dita se kaq mall
Zemra e poetit bart e s’plas.
Prandej o Gërtë e adhuruar
Që desh më thinje në rini
Në Amerikën pa kufi
Kujtoje djalkën e rrënuar
Të desha moj e dinje, vetë moj dhe ti.
Milano, 29 janar 2008.
3 commenti:
Nje nga poezite me te bukura qe kam lexuar se fundmi. Me trondit e me ngjeth narracioni ne vargje.Thjeshte,kthjellet dhe ndjeshmerisht bukur.Je nje pene e forte,ndaj prano urimet e mia.
problemi i ksaj poezie asht se rimerr diçka nga shkolla e poezise shqipe (kryesisht poetet e variantit toske)dhe flet per nji ngjarje dhe persone reale... ketu ka disa nota ironie por qe veç e ndihmojne ndijimin e pergjithshem te njij malli te sinqerte
per ke e ke shkruar kete poezi?
Posta un commento